Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.3.2008, 12:07   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Gėrmime nė Ballsh (Bylis etj.)


  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2008, 22:07   2
Bylyni
 
Kjo video shumė e duhur edhe e mirė por pak gjėra ka, ku jam rriturė vėrdallė kėtu edhe ka 100 herė mė shumė gjėra edhe ėshtė bukuri me e para

Ndryshuar sė fundmi nga sub89474575 : 10.5.2008 nė 08:32. Arsyeja: ė/ē

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 12:16   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Ballsh: Zbulime tė reja nga ekspedita shqiptaro-franke


Citim:
Zbulohet ne Bylis pusi i hapur ne shkemb
E Hene, 26 Maj 2008 / Xhemil Beharaj

Ekspedita arkeologjike e Bylisit vijon, e perpos objekteve qe deshmojne lashtesi, pak dite me pare eshte zbuluar edhe nje pus uji. Rast unik, pasi pusi eshte brenda shkembit, 4 metra i thelle dhe 3 metra i gjere. Ekspedita e cila vijon prej 4 vjetesh ne Bylis eshte ne saje te nje bashkepunimi me arkeologet franceze. Ky pus i hapur ne shkemb dhe objekte te tjera arkeologjike jane te nje rendesie te vecante, pohojne specialistet qe po germojne aktualisht ne rrenojat antike te Bylisit. Dhe drejtuesi i kesaj ekspedite, arkeologu Skender Muca ka pohuar se jane objekte me vlera shume te rralla per antikitetin shqiptar.


KANTINA

Para se te zbuloje pusi i hapur ne shkemb, u zbulua nje kantine vere ne 15 metra katrore, dy qypa dhe govata ku shtypej rrushi. Arkeologet qe jane duke germuar aktualisht ne Bylis, pohojne se jane objekte tejet te vecanta dhe zbulohen per here te pare. Gjate punes mese dhjete ditore te kesaj ekspedite, perpos kantines se veres, u arrit te zbulohej edhe pusi i ujit me gryke 85 cm , i thelle kater metra dhe i gjere ne baze tre metra. E vecanta qendron ne faktin se pusi nuk eshte i ndertuar ne saje te germimeve ne thellesi te tokes, dhe vendosje guresh apo tullash por eshte i teri i gdhendur ne shkemb. Pra banoret e asaj kohe kane skalitur brenda shkembit nje pus uji i cili edhe ditet e sotme, i zbuluar nga kjo ekspedite, ishte i lagesht. Arkeologet vijojne punen qetesisht dhe rrefejne per rezultatet e ekspedites duke pohuar se sivjet puna eshte me e organizuar. Grupi i arkeologeve qe germojne kete vit ne Bylis perbehet nga pese arkeologe francezeve, nje kanadeze dhe disa punonjesve shqiptare te cilet jane banues ne fshatin Hekal te rrethit Mallakaster. Punimet e kesaj ekspedite i drejton arkeologu Skender Muca i cili ka nje ndjeshmeri teper te madhe ndaj kesaj zone, pasi eshte vet prej ketij rrethi. Ndersa sa i takon zbulimeve te reja ata pohojne se vendi ku ndodhet kantina e veres tashme eshte ne fazen e zbulimit te saj fillestar. Para se te pikasej nga arkeologet qe prej vitesh germojne ne Bylis, ajo ka qene e mbuluar me dhe dhe gure. “Pasi hoqem pjesen mbuluese-tregon Mitat Goxhaj njeri prej punetoreve, u duk qarte se pjesa ku ndodhej kantina eshte e mbuluar me pllaka balte qeramike te cilat kane sherbyer ne ate kohe per mbulimin e ndertesave”. Vetem pas largimit te tyre, per te cilat eshte duke u punuar momentalisht, do te dal qarte ne pah se cfare fshihet nen kete hapesire. Arkeologet vijojne duke treguar se, “jane edhe kollona prej guri te cilat aktualisht jane te shtrira pertoke por pas perfundimit te punimeve ato do te ngrihen prej specialisteve ashtu si mund te kene qene ne ate kohe”. Per te dhene ne kete menyre me qarte edhe imazhin e asaj cka ka qene shekuj shkuar ne kete vend te lashte.

Ekspedita e sivjetshme drejtohet nga arkeologu francez, Paskale Shevalie profesor ne universitetin e Klemont veran te Ovelies. Ndersa nga pala shqiptare eshte arkeologu Skender Muca i cili tregon se “Pika antike e Bylisit shquhet per numurin e madh te Kishave Palokristiane jo vertem per numurin e madh te tyre por edhe per madhesine e tyre. Keto hyjne ne kishat e medha ose te mesme.Numuri i tyre eshte me i madh se pese, pasi vetem 5 jane zbuluar deri tani”. Mirepo duke qene nje ekspedite e cila do vijoje, i takon nje periudhe te mevoneshme numri i sakte i tyre.

Ndersa sa i takon pusit te ujit i cili eshte i skalitur brenda nje masivi shkembor punonjesi tjeter i kesaj ekspedite Agroni pohon se, “Eshte objekt i vecante pasi kemi hasur ne puse uji qe kane qene te hapur nen toke dhe per te mos u shembur dheu kane qene te mbrojtur me mur guri”. E vecanta e ketij pusi qendron pikerisht ne faktin e hapjes se tij ne masivin shkekmor. Banoret e kesaj qyteze ne kohen e tyre kane skalitur brenda masivit te shkembit nje pus. Ai ka nje gryke me diameter rrethe 85 centimetra, thellesi kater metra. Sapo kalon gryken e tij prej afro 70 centimetrash ai fillon e zgjerohet deri poshte ne baze-tregojne specilistet. Baza e tij eshte rreth tre metra e gjere. Po te futesh poshte ka ende lageshti. Kjo tegon qe ai jo vetem furnizohej me uje qe mblidhej nga shiu por edhe buronte vet.


Skender Muca: Jemi perqendruar ne Kompleksin Peshkopal

Ekspedita kete vit ka filluar qe ne daten 7 maj dhe do te vazhdoje pune per kater jave rresht. Grupit te specilaisteve franceze i jane shtuar kete vit edhe punonjes te Parkut te Apollonise dhe te Bylisit. Punimet ne Bylis kane disa vjet qe kane filluar, tregon Muca, por ato tashme jane perqendruar ne Konpleksin Peshkopal (ku u gjet kantina e veres dhe pusi i ujit) dhe ne baziliken “E”. Ndersa sa i takon punonjesve te parqeve, ata jane shtuar ne menyre qe te fitojne nje pervoje prej te huajeve ne kete fushe.


Mitat Goxhaj: Kantina e mbuluar me pllaka qeramike

Prej 7 majit kur ka nisur ekspedita e Bylistit jane zbuluar objekte tejet interesante, nder to eshte edhe kantina e veres. Mitat Goxhaj njeri prej puntoreve, tregon se, “u duk qarte se pjesa ku ndodhej kantina eshte e mbuluar me pllaka balte qeramike te cilat kane sherbyer ne ate kohe per mbulimin e ndertesave”. Vetem pas largimit te tyre, do te dale qarte ne pah se cfare fshihet nen kete hapesire. Arkeologet vijojne: “Jane edhe kollona prej guri te cilat aktualisht jane te shtrira pertoke por pas perfundimit te punimeve ato do te ngrihen prej specilaisteve ashtu si mund te kene qene ne ate kohe”.

http://www.kohajone.com/html/artikull_25771.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 12:20   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Ballsh: Zbulime mbresėlėnėse nė qytetin e lashtė


Citim:
Bylis, zbulime mbresėlėnėse nė qytetin antik
03/06/2008 - 10:54 / Irma Hoxha

Punimet e ekspeditės sė pėrbashkėt shqiptaro-franceze nė qytetin antik tė Bylisit, kanė sjellė zbulime tė reja, qė dėshmojnė pėr zhvillimin gjatė tre periudhave kohore tė ekzistencės sė tij. Sipas drejtorit tė Parkut Arkeologjik tė Bylysit, Bashkim Vreka, punimet filluan gjatė javės sė parė tė muajit maj dhe pėrfunduan nė javėn e fundit po tė kėtij muaji. Gėrmimet e kėtij viti ishin nė vazhdimėsi tė gėrmimeve tė vitit tė kaluar dhe u pėrqendruan nė Kompleksin Peshkopal, nė ambientet e tij ndihmėse si, bazilika "E" dhe tė njė monumenti tė ri i cili u quajt "Altari i Terencianit", i zbuluar gjatė vitit tė kaluar. Punimet jo vetėm hodhėn dritė duke qartėsuar situatėn pėr ambientet e zbuluara mė parė, por sollėn dhe zbulime tė reja. Por zbulimet mė me vlerė i sollėn gėrmimet nė "Altarin e Terencianit", zbuluar vitin e kaluar nga profesor Skėnder Muēaj nė pjesėn juglindore tė qytetit, pranė murit tė "Viktorinit" dhe Bazilikės "B". Shkak i punimeve tė kėtij viti, u bėnė gjetja e dy piedestaleve me mbishkrimin latin gjatė njė kėrkimi nė sezonin e vitit 2007.

Sipas specialistėve tė arkeologjisė, zbulimet e gjetura nė Bylis tregojnė zhvillimin e tij nė faza tė ndryshme tė qytetėrimit dhe se nė njėmijė vjetėt e para tė ekzistencės sė tij qyteti, ka pėrjetuar dhe kohėn e lulėzimit. Pėr detaje mė tė hollėsishme rreth zbulimeve dhe gėrmimeve, pyesim drejtorin Parkut Arkeologjik tė Bylysit, Bashkim Vrekėn.

Prej kohėsh po dėgjojmė gjithnjė e mė shumė pėr Bylisin, sidomos pas gėrmimeve tė fundit. Ēfarė ka ndodhur realisht, pasi duket sikur qyteti antik ėshtė rizbuluar?

Ėshtė mė se e vėrtetė. Fakti qė Bylisi po kthehet nė qendėr tė vėmendjes sė publikut mund tė konsiderohet pa mėdyshje si njė rizbulim i tij. Nė fakt, ky qytet madhėshtor ka qenė gjithnjė aty por paksa i harruar nga publiku.

Pse pikėrisht tani?

Kjo lidhet me disa faktorė. Sė pari, pavarėsisht gėrmimeve tė shumta arkeologjike qė vazhdojnė pothuajse pa ndėrprerje prej 30 vjetėsh, pasi realisht jemi nė tridhjetė vjetorin e fillimit tė gėrmimeve shqiptare nė Bylis, pra megjithėse janė kryer shumė gėrmime qė kanė nxjerrė nė dritė monumente tė shumta dhe me vlera ėshtė bėrė pak pėr propagandimin e tyre dhe vėnien nė shėrbim tė turizmit kulturor.

Ju po thoni se ka munguar publiciteti i gjithė procesit tuaj tė punės?

Po. Fakti ka treguar se deri tani gjithēka ėshtė kryer si nė fshehtėsi, pasi shumė pak gjėra janė publikuar dhe paraqitur si zbulime.

Duke u ndalur tek gėrmimet dhe zbulimet ne qytetin antik te Bylisit, cilat janė tė dhėnat e fundit? Megjithėse kemi njė qytet me dendėsi tė madhe monumentesh, duket se nėntoka e tij ruan ende surpriza...

Po, ėshtė fakt se Bylisi ofron pėr vizitorin njėzet monumente tė vizitueshme tė cilat i pėrkasin epokės helenistike, shek.IV-I.p.e.s., ku ndėr mė tė spikaturit mund tė pėrmendim murin rrethues tė kėsaj periudhe, teatrin, dy shėtitore, njėra prej tė cilave dykatėshe, stadiumin, depozitėn e ujit, dy banesa me sipėrfaqe 600 m2 secila, krahas objekteve arkeologjike po tė kėsaj periudhe. Por edhe nė periudhat nė vazhdim, atė romake dhe antikitetit tė vonė qė pėrfshijnė shek.I-VI e.s. Mund tė pėrmendim pesė bazilika, kisha paleokristiane, tė pasura jo vetėm me ambiente dhe elementė arkitekturore me vlera, por sidomos me dyshemetė e shtruara me mozaikė shumėngjyrėsh dhe me skena tė larmishme nga jeta e njerėzve, bota bimore dhe shtazore si dhe motive tė shumta gjeometrike.

Ēfarė vlerėsimi mund tė kishte Bylisi nga ju personalisht?

Me njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 1000m2 dysheme me mozaikė, Bylisi pėrbėn njė rast unikal nė Ballkan duke u dėshmuar si njė qendėr antike me vlera nė trashėgiminė kulturore botėrore, i denjė pėr tė aplikuar pėr statusin e siteve arkeologjike tė mbrojtura nga UNESKO, gjė qė do tė bėhet nė njė tė ardhme tė afėrt. Duke u ndalur mė konkretisht nė rezultatet e gėrmimeve tė fundit tė ekspeditės shqiptaro-franceze qė kryen gėrmime tė pėrvitshme nė Bylis qė prej vitit 1999, mund tė themi se kemi rezultate me tė vėrtetė interesante. Sė pari, kemi zbulimin e njė monumenti tė ri, i quajtur nga arkeologėt monumenti i Terencianit, pasi ky ishte dhe pronari i kėsaj banese. Kemi tė bėjmė me njė banesė tė periudhės romake dhe ėshtė rasti tė vemė nė dukje se ėshtė banesa mė e bukur e kėsaj periudhe e zbuluar nė Bylis. Kėsaj banese i pėrket dhe shtati prej mermeri kushtuar Maksimit, njėrit prej bijve tė Terencianit, me sa duket i ndarė nga jeta nė moshė tė re. Nė fakt, nė tė njėjtėn banesė duhet tė ketė pasur edhe njė shtat tjetėr qė i kushtohej vėllait tė Maksimit, i quajtur Terencian, si i ati, pasi nė aula, ambient i hapur brenda banesės romake, ku pėrkujtoheshin pjesėtarė tė saj, jane zbuluar dy bazamente me mbishkrime latinisht tė cilat na bėjnė me dije se skulpturat qė qėndronin mbi tė dy bazamentet i kushtoheshin dy vėllezėrve. Pra, kemi tė bėjmė me njė familje tė pasur romake e cila jo vetėm qė zotėronte njė banesė luksoze, por kishte mundėsi tė porosiste skulptura prej mermeri, tė cilat duhet thėnė se jo ēdo kush mund tė pėrballonte shpenzime tė tilla, pasi mermeri vinte nga Greqia ose Italia dhe kushtonte.

Ky vit ka pasur vetėm kėto zbulime apo ekspedita ka pasur dhe gjetje tė tjera interesante?

Pėrveē banesės sė Terencianit, kėtė vit ka pasur rezultate interesante edhe nė gėrmimet nė kompleksin peshkopal. Ėshtė rasti tė vėmė nė dukje se ky kompleks, i cili quhet edhe katedrale, ėshtė njė kompleks i rrallė jo vetėm pėr nga madhėsia, afro 4000 m 2, por edhe nga pasuria e shumėllojshme arkitekturore dhe arkitektonike. Nė kompleks, i cili vazhdon tė gėrmohet prej gati 25 vjetėsh dhe ende nuk ka pėrfunduar, janė zbuluar njė sėrė monumentesh, midis tė cilave bazilika B, e cila ka dhe dyshemetė mė tė pasura me mozaikė nė njė sipėrfaqe prej 400m2, ka baptisterin (vendin e pagėzimit) si dhe ambientet e peshkopatės, ku krahas dhomave tė banimit jane zbuluar edhe tre punishte, njė e marangozit, njė tjetėr pėr vajin e ullirit dhe njė kantinė vere, e cila pėrbėn dhe njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme tė kėtij viti, pasi kantina ruhet nė gjendje mjaft tė mirė me tė gjitha pajisjet dhe ambientet, duke pėrfshirė vaskat pėr shtrydhjen e rrushit, basenet pėr mbledhjen e mushtit si dhe pitosat, enė tė mėdha prej balte, pėr depozitimin e verės. Pra, siē shihet kemi rezultate mjaft interesante, tė cilat shtojnė monumente tė reja tė vizitueshme dhe njėkohėsisht rrisin gamėn e vizitueshmėrisė.

Pėrveē asaj qė ėshtė procesi mė me vlerė, zbulueshmėria dhe publikimi, sa i ndjeshėm ėshtė restaurimi apo pėrshtatja pėr syrin e vizitorit?

Bylisi jo vetėm qė ėshtė njė nga qendrat antike mė tė gėrmuara nė vendin tonė, por edhe njė qendėr ku janė kryer restaurime tė shumta dhe mjaft domethėnėse, pasi restaurimi krahas mbrojtjes sė monumenteve nga dėmtimet e mundshme natyrore, u jep atyre edhe njė vlerė mė tė mirė arkitekturore, pasi krijon njė pamje sa mė tė pėrafėrt me gjendjen origjinale tė monumentit. Nga kjo pikėpamje, restaurimet qė janė kryer nė teatrin e qytetit, nė shėtitoren dykatėshe, nė depozitėn e ujit, nė termėn e Jusitnianit, nė bazilika dhe nė muret rrethuese helenistik dhe tė antikitetit tė vonė, kanė bėrė tė mundur rritjen nė mėnyrė tė dukshme tė vlerave tė monumenteve, gjė qė pėrbėn dhe joshjen kryesore tė vizitorėve. Restaurimet do tė vazhdojnė, pasi tashmė edhe Parku ėshtė i interesuar pėr kryerjen e tyre ashtu si dhe pėr gėrmimet. Me kėtė rast dua tė theksoj se ekspozimi pėr herė tė parė, pas gati njėzetė e pesė vjetėsh nga zbulimi i tyre i njė pjese tė mozaikėve tė bazilikės B, nuk mund tė realizohej nėse ato nuk do ishin tė restauruara.

Nė njė gjuhė mė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme pėr tė gjithė lexuesit e Gazetės, mund tė na thoni se ēfarė i ofrohet vizitorit nė Bylis?

Sigurisht, monumentet e sipėrpėrmendura bashkė me ato tė sapozbuluara pėrbėjnė njė pasuri tė madhe. Po t'i shtojmė kėsaj edhe infrastrukturėn e brendshme tė Parkut, ku pėrfshihen pastėrtia e monumenteve dhe ambientit, tabelat shpjeguese dhe pamjet madhėshtore tė luginės sė Vjosės, si nga Jugu ashtu dhe nga Perėndimi deri nė derdhjen e saj nė Adriatik, mendoj se kuadri ėshtė mė se i plotė.

Sė fundi, ajo qė i tremb deri diku vizitorėt ėshtė infrastruktura rrugore. A ėshtė ajo e pėrshtatshme kėtė vit pėr tė thithur mė shumė vizitorė vendas dhe tė huaj nė Bylis?

E drejtė. Por dua tė sqaroj edhe njė herė se Bylis gjendet vetėm 35 km larg Fierit dhe, si rruga nacionalė Fier-Ballsh ashtu edhe ajo nga Ballshi nė Bylis, kanė pėsuar pėrmirėsime tė ndjeshme dhe udhėtimi ėshtė bėrė mė komod. Edhe njė herė dua tė sqaroj se Bylisi nuk gjendet nė male, siē mund tė mendojė ndokush dhe se rruga ėshtė mė se e pranueshme pėr njė udhėtim normal. Kėshtu qė ēdo alibi se ai ėshtė larg dhe me rrugė jo tė mirė nuk ka vlerė pėr atė qė dėshiron ta vizitojė. Tė mos harrojmė se ne na vijnė vizitorė jo vetėm evropianė, por edhe amerikanė, kanadezė apo australianė, atėherė si mund tė themi ne qė ėshtė larg kur kemi vizitorė kaq tė largėt?

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=21680
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2009, 14:28   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Rikthehen ekspeditat nė Bylis
Ekipi shqiptaro-francez vazhdon punėn e nisur njė vit mė parė

Nė qytetin antik tė Bylisit, rreth 7 km larg Mallakastrės kanė filluar pėr tė dytin vit gėrmimet e ekspeditės shqiptaro-franceze, tė cilat synojnė njohjen mė tė plotė tė monumenteve tė zbuluara deri tani, si dhe zbulimin e monumenteve tė reja.

Sipas drejtorit tė Parkut Arkeologjik Kombėtar tė Bylisit, Bashkim Vrekajt, "nė vazhdim tė ekspeditės sė njė viti mė parė, ekipi i pėrbashkėt shqiptaro-francez do tė vazhdojė gėrmimet nė kėtė qytet antik deri mė datėn 3 qershor". Profesor Vrekaj pohon se "gėrmimet do tė fokusohen nė punishten e verės dhe ambientet pranė saj, si dhe nė banesėn e Terencianit, njė monument i ri ky i zbuluar vitin e kaluar, nė tė cilin krahas ambienteve tė banesės u zbuluan edhe dy bazamente statujash pėrkujtimore, si dhe njė shtat prej mermeri qė i pėrkiste njėrit prej bazamenteve".

"Gėrmimet aktuale jo vetėm qė premtojnė zbulimin e monumenteve tė reja, por krijojnė mundėsi edhe pėr restaurime, si nė rastin e gėrmimit nė sterėn antike", thotė Vrekaj. Qyteti antik i Bylisit ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme arkeologjike tė Shqipėrisė, renditur pėr nga vlerat monumentale. Bylisi ka qenė qyteti mė i madh ilir nė Ilirinė e Jugut dhe ka njė pozitė zotėruese mbi kodrat e Mallakastrės dhe mbi luginėn e Vjosės. Emri i tij pėrmendet relativisht vonė nga kronikat e kohės. Nė fillim del nė trajtėn Bulis, nė ngjarjet e viteve 49-48 para.Krishtit. kur iu dorėzua Cezarit dhe shėrbeu si bazė pėr furnizimin e ushtrisė sė tij. Burimi mė i hershėm pėr Bylisin vjen nga gjeografi grek, Pseudo-Skylaksi dhe daton nė vitin 380 para.Krishtit.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=64344
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2009, 14:37   6
qiellikalter
 

Ballsh: Zbulohet punishte qelqi e shekullit II


Citim:
Copėza enėsh tė thyera, amfora, kandila qė ndriēonin jetėn e njerėzve pothuaj para 1900 vitesh. Tė gjitha kėto janė gjetur nė Bylis, aty ku surprizat nuk mbarojnė dhe dėshmitė e lashtėsisė janė tė pafundme. Nė ekspeditėn e fundit katėrjavore, qė zgjati deri tė dielėn, pikėrisht nė Bylis ėshtė zbuluar njė punishte qelqi e gjysmės sė parė tė shekullit tė dytė e.s. Edhe pse gėrmimet e bėra pėr kėtė punishte janė nė fillimet e veta, rezultatet e para janė mjaft tė kėnaqshme dhe shpresėdhėnėse.

Hapėsira nė tė cilėn mendohet se shtrihej kjo punishte ėshtė e madhe, pasi vetėm deri tani parashikohet tė jetė rreth 1000 metra katrorė. Akoma nuk ėshtė e sigurt se sa pėr qind tė kėsaj hapėsire e zinte punishtja e qelqit, por kjo dėshmon se Bylisi ka qenė ndėr shekuj njė pikė mjaft e rėndėsishme prodhimi e po ashtu, edhe njė pikė kyēe ekonomike. Kjo, duke pasur parasysh edhe kantinėn e verės sė zbuluar vitin e kaluar, e cila ėshtė ndėr mė tė plotat e zbuluara nė Mesdhe.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=60493
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2009, 01:56   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Bylisi tronditet nga tre zbulimet
SUELA FURRIKU

Nė Bylis, si rrallė ndonjėherė sapo kanė ndodhur tre zbulime tė mėdha, qė identifikojnė territoret shqiptare nė tė gjithė pellgun e Mesdheut. Nuk ėshtė hera e parė qė vjen njė informacionin i tillė nga antikiteti. Gjatė njė ekspedite nė kėtė qytet, ėshtė zbuluar punishtja mė e madhe e vajit tė ullirit nė territorin mesdhetar, janė detajuar gėrmimet nė monumentin e quajtur “Terenciani”, si pjesė e banesės sė shtėpisė romake, qė u kushtohet tė parėve, si dhe punishtja e shkrirjes sė qelqit, e identifikuar mė e lashta nė Evropė. Nė njė bashkėpunim me francezėt qė prej 11 vjetėsh, arkeologėt sapo janė kthyer nga kjo ekspeditė bashkė me zbulimet mė tė fundit nė qytetin antik tė Bylisit, me nė krye prof. dr. Skėnder Muēaj. Ai tregon se gėrmimet kėtė vit janė pėrqendruar nė monumentet e kultit paleo-kristian, si dhe nė Bazilikėn V nė Bylis, e cila sapo ka pėrfunduar, ndėrsa po punohet nė kompleksin peshkopal. “Ky ėshtė njė nga komplekset mė tė mėdha jo vetėm tė territorit shqiptar, por edhe atij mesdhetar, ndonėse nuk do tė thotė se vendet e tjera nuk kanė komplekse tė pėrmasave tė tilla, por ky ėshtė mė i madhi i gėrmuar. Deri tani kemi ndėrhyrė nė gjysmėn e tij, e na ka mbetur edhe gjysma tjetėr”, - shprehet arkeologu Muēaj, duke shtuar se pėrmasat e tij shkojnė rreth dhjetė mijė metra katrorė nė ambiente tė ndryshme. Kompleksi nė tė cilin po kryhen gėrmimet ishte i pajisur edhe me pjesėn e banimit, zejtari dhe atė tė prodhimit tė produkteve bujqėsore-blegtorale, e pėr momentin, sipas arkeologut, po punohet mbi zonėn e prodhimit.


Punishtja mė e madhe e vajit tė ullirit

Gjatė kėsaj periudhe prej ekspeditės nė Bylis ėshtė zbuluar punishtja mė e madhe e vajit tė ullirit, e cila i pėrket shek. VI. Ajo ėshtė punishtja e parė me pėrmasa kaq tė mėdha pėr njė qendėr peshkopale, e jo tė qytetit. Pėr kėtė, prof. Skėnder Muēaj bėn edhe njė krahasim me njė zbulim tė ngjashėm nė kontinentin afrikan, duke u shprehur se “deri mė tani kjo ėshtė punishtja mė e madhe e zbuluar nė tė gjithė territoret mesdhetare. E njėjtė me tė ėshtė edhe njė tjetėr qė ėshtė zbuluar nė Afrikė vitet e fundit, por ajo ėshtė me pėrmasa shumė mė tė vogla”. Sipas tij, pėr tė evidentuar mė mirė kėtė zbulim, gjatė gėrmimeve janė gjendur rreth 40 pitosa (qypa tė mėdhenj nė tė cilėt rezervohej mushti pėr t’u kthyer mė pas nė verė), ku secila prej tyre mbante rreth 300 litra. Po ashtu janė gjendur edhe tre vaska tė mėdha ku mbahej mushti, si dhe tė tjera vaska ku shtypej, e derdhej mushti, duke na lėnė tė kuptojnė se kjo ishte njė punishte e madhe. “Pjesa mė e madhe e mjeteve janė gjendur nė vend, sepse tė gjitha sė bashku kanė mbetur edhe nė momentin e fundit kur ėshtė braktisur qyteti, dhe po ky vend nuk ėshtė banuar mė nė periudhat e mėvonshme. Pėr fat, tė gjitha materialet e lėna nė shek. VI ne i gjejmė sėrish dhe ēdo gjė mbeti nė vend”, - thotė Muēaj, duke shpresuar se nė vijim tė gėrmimeve do tė zbulohet edhe punishtja e verės.


Terenciani, zbulimi i vargjeve dedikuese

Nė gėrmimet e fundit nė Bylis ėshtė zbuluar njė monument i quajtur “Terenciani”. Vitin e kaluar janė gjetur rreth dy mijė “shkrime kushtimi”, qė babai ua dedikon djemve tė tij. Sipas arkeologut Skėnder Muēaj, monumenti ka marrė pikėrisht kėtė emėr pėr shkak se babai quhej Terenciano, njėri nga djemtė e tij kishte po tė njėjtin emėr, ndėrsa i biri tjetėr quhej Marsim. Gjatė kėsaj ekspedite arkeologėt janė pėrqendruar mė shumė tek ky monument dhe kanė zbuluar mė shumė rreth kėsaj dėshmie. “Ėshtė njė pjesė e banesės sė shtėpisė romake ku u kushtohet tė parėve. Nė njėrin prej tyre ne gjetėm shtatin prej mermeri tė Marsimit, ndėrsa kėtė vit mundėm ta nxjerrim nga muri, pasi ende nuk ėshtė pėrfunduar zbulimi i plotė i tij, ndėrsa nga Terenciani nuk kemi gjetur ende asgjė”. Gėrmimi nuk ka pėrfunduar, pasi banesat e periudhės helenistike kanė pėrmasa shumė tė mėdha, gati njė mijė metra katrorė sipėrfaqe dhe kanė rreth 20 dhoma. “Deri tani kemi gjetur katėr banime tė periudhave tė ndryshme. Njėri i takon periudhės helenistike, shek. III p.e.s., e dyta i takon shek. I e.s., nė mes tė gjysmės sė dytė tė shek. II dhe njė tjetėr qė i pėrket shek. IV”, - pohon Muēaj.


Identifikimi pėr herė tė parė i punishtes sė shkrirjes sė qelqit

Pėr herė tė parė nė Shqipėri zbulohet njė punishte e shkrirjes sė qelqit, njė prej zbulimeve mė tė rralla jo vetėm nė rang kombėtar, por edhe nė territorin mesdhetar.

“Shkrirja e qelqit nė kėtė rast kryhej nė enė, ku merreshin gotat qė mund tė vinin nga vende tė ndryshme, pasi nė atė kohė ishin territoret e Azisė qė bėnin prodhime tė tilla. Ato eksportoheshin dhe secili nė qytetin e tij pėrdorte teknologjinė me enė prej balte, futeshin nė furra dhe prej andej prodhoheshin enėt e vogla. Pėr tė faktuar kėtė punishte janė gjendur tri enė qė kanė shėrbyer pėr procesin e shkrirjes si dhe pjesė tė tjera tė furrės”, - tregon me detaje arkeologu, i cili na bėn me dije se punishtja e rrallė i pėrket shek. II e.s. Kjo e bėn zbulimin edhe mė interesant, pasi sipas profesor Muēaj, dėshmon se gjetjet e tjera i pėrkasin gjysmės sė dytė tė shek. III dhe IV e.s., duke hedhur kėshtu poshtė konkluzionet e specialistėve tė tjerė se kėto lloj punimesh pėrdoreshin nė kėto periudha. “Pėrdorimi i tyre ėshtė mė i lashtė. Ky ėshtė zbulim tepėr i rėndėsishėm pėr territorin dhe pėr kulturėn nė pėrgjithėsi. Para kėsaj punishteje ėshtė zbuluar edhe njė tjetėr nė Slloveni, disa nė Francė, ndėrsa zbulimi i radhės ėshtė nė Shqipėri”, - thotė ai. Pavarėsisht entuziazmit tė tre zbulimeve nė qytetin e lashtė tė Bylisit, ekspedita ėshtė kėrcėnuar nga mungesa e fondeve, madje edhe tė dietės ushqimore qė i takon ēdo arkeologu. Sipas Skėnder Muēaj, fondet kėto tre vitet e fundit kanė munguar, duke pėrfshirė pagėn e fuqisė punėtore dhe dietat pėr studentėt qė angazhohen dhe punėtorė tė tjerė. “Ne kemi shfrytėzuar tė ardhurat e familjes dhe tė rrogave tona, sepse nėse njė monument do tė lihet pas dore, do tė shkatėrrohet. Pavarėsisht e kėtė vit janė larguar njė numėr i madh punonjėsish pėr t’u forcuar mė shumė ekonomikisht, asgjė nuk ka ndryshuar”, - shprehet i shqetėsuar arkeologu, duke shtuar edhe njė tjetėr arsye qė e ka shtyrė atė tė vazhdojė ekspeditėn edhe pa shumė mbėshtetje financiare, kontratėn 11-vjeēare pėr bashkėpunim me francezėt. Ai vetė thotė se ka paguar nga rreth 150 mijė lekė tė reja, pėrveē shpenzimeve personale, ndėrkohė qė ekipi pėrbėhej nga 20 persona. Kjo ekspeditė shėnon vitin e 31-tė tė punimeve nė kėtė qytet, tė cilat janė ndjekur qė nga dita e parė e gėrmimeve e deri nė tani nga prof. dr. Skėnder Muēaj. Bylisi ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė kulturės ilire. Fillimet e tij si qytet i ka nė shek. IV p.e.s. dhe ka vazhduar pa ndėrprerje deri nė fund tė shek. VI e.s. Jeta nė qytet ka vazhduar pėr gati njė mijė vjet dhe gjatė gjithė periudhave historike mban njė vend tė rėndėsishėm tė qytetėrimit antik, romak dhe antikitetit tė vonė tė territoreve tė Shqipėrisė sė sotme. Po ashtu, Bylisi njihet edhe si pėrfaqėsues i kulturės sė Ilirisė sė Jugut nė periudhėn helenistike (antike).

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=19225
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2011, 23:30   8
Lasht
 
Citim:
Zbulohet njė statujė antike nė Bylis



Fier, 5 mars - Nė afėrsi tė Parkut Kombėtar Arkeologjik “Bylis”, tė premten gjatė punimeve pėr sistemimin e rrugės nga Qafa e Kashit nė Bylis ėshtė zbuluar njė skulpturė antike, e cila ėshtė nė gjendje shumė tė mirė.

Drejtori i parkut, Bashkim Vrekaj, ka thėnė se statuja, tė cilės i mungon koka, ėshtė punuar nga guri gėlqeror dhe se ajo ėshtė e vjetėr mbi 2.200 vjet.

“Statuja mund tė jetė njė perėndi lufte, ose njė luftėtar ilir, por saktėsisht do tė saktėsohet nga studimet nė vijim. Ajo ėshtė nga trup-statujat e pakta qė kemi gjetur nė Bylis, sepse kėtu portrete kemi gjetur edhe mė parė, ndėrsa shtatėt janė tė rralla”, ka thėnė Vrekaj.

Ndryshe, zbulimi nė fjalė shton pasurinė arkeologjike tė Bylisit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,51432

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 6.3.2011 nė 00:14.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 16:59   9
Citim:
Gjatė gėrmimeve shpresohet tė gjendet edhe koka e “luftėtarit”

Njė shtatore e rrallė e pėrmasave tė mėdha u zbulua dje nė qytetin antik tė Bylisit. Kanė qenė punonjėsit e njė firme e cila po punon pėr rikonstruksionin e rrugės hyrėse qė tė ēon nė Parkun Arkeologjik Bylis, ata qė kanė nxjerrė nė dritė kėtė zbulim tė rrallė. Punimet janė ndėrprerė menjėherė, ndėrsa specialistė tė kėtij parku, tė njoftuar nga punonjėsit kanė shkuar nė vendin ku doli nė dritė kjo shtatore.

Shtatorja ėshtė nė gjendje shumė tė mirė, e ndėrtuar me pėrbėrje guri gėlqeror. Ajo paraqet njė trup pa kokė, me njė veshje luftėtari. Drejtori i Parkut Arkeologjik Bylis, Bashkim Vreka, pohoi se pėr kėtė zbulim do tė kryhen studimet pėrkatėse pėr tė pėrcaktuar saktė periudhėn sė cilės ajo i pėrket, si dhe elementė tė tjerė pėrbėrės.

“Ky zbulim ka ndodhur gjatė punimeve pėr rikonstruksionin e rrugės qė tė ēon nė Bylis, ku rastėsisht ka dalė nė dritė njė skulpturė. Ėshtė njė shtat me madhėsi natyrale prej guri. Ėshtė njė punim shumė i mirė, mjaft interesant. Ėshtė njė skulpturė e periudhės helenistike, qė i pėrket shekullit katėr ose tre p.e.s.”, - tha Vreka.

Sipas tij, kjo shtatore ėshtė e njė luftėtari, sepse janė dy simbole tė rėndėsishme nė shtatore; njė mburojė dhe njė sėpatė. Nga kjo skulpturė nuk ėshtė gjetur koka, qė duket qė ėshtė njė shkėputje e hershme nė Antikitet.

“Ndoshta gjatė gėrmimit qė do tė bėhet pėrreth mund tė jetė edhe shansi i mirė qė mund tė gjendet edhe koka. Kemi tė bėjmė me njė skulpturė interesante, tė rrallė nė llojin e vet jo vetėm pėr Bylisin, por edhe me gjerė, pasi ėshtė njė skulpturė e plotė, e llogaritur pėr t’u parė nga tė gjitha anėt, pasi ėshtė punuar nė tė gjitha anėt e saj. Pra, ėshtė njė luftėtar ose njė perėndi nė pozicionin ulur dhe tė jep mundėsi tė mendosh qė ke tė bėsh me njė perėndi, nga pozicioni. Studimet qė do tė vijojnė do ta zbardhin mė tej atė, pasi kėto janė pėrshtypjet e para, ku skulptura ende nuk ėshtė pastruar nga dherat qė e mbulonin”, - sqaroi prof.as Bashkim Vreka.

Nė Bylis ka buste, por kemi pak trupa. Ky ėshtė trupi i dytė qė gjendet, dhe ajo qė ėshtė me rėndėsi lidhet me faktin se kemi tė bėjmė me njė skulpturė tė punuar me gurė gėlqerorė qė ėshtė dhe material i zonės.

“Kemi tė bėjmė me njė punė tė mjeshtėrve tė Bylisit,
dhe kjo ia shton mė shumė vlerat dhe njėkohėsisht pasuron gjetjet arkeologjike qė vijnė nga Bylisi. Nė kėtė drejtim, edhe pse ajo ėshtė gjetur nė rrugėn e Bylisit, ne kemi lėnė porosi se gjatė punimeve mund tė gjenden edhe vepra tė tjera arti, ashtu si u gjet edhe sot kjo shtatore”, - theksoi Vreka.

Ndėrkohė, ai shtoi se ky zbulim i rėndėsisė sė veēantė tregon se nė tė njėjtin vend mund tė ketė edhe statuja tė kėtij lloji, duke pėrfshirė edhe kokėn e shtatores sė zbuluar.

Rreth dy vjet mė parė, njė ekspeditė arkeologjike zbuloi gjatė gėrmimeve tė saj njė shtatore tė pėrmasave tė mėdha nė brendėsi tė qytetit antik tė Bylisit, nė njė vilė romake.

Prof.as Bashkim Vreka sqaroi se edhe ajo pėrbėn njė zbulim tė rrallė arkeologjik dhe vlerė pėr historinė e kėtij vendi.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...a11c60291.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.