Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Propaganda a/sh
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.7.2010, 23:15   21
Citim:
Vendimi i Apelit nė ēėshtjen Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj

Emri:  100716_haradinaj_big.jpg
Shikimet: 206
Madhėsia:  24,5 KB

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj, Lahi Brahimaj

Sot Dhoma e Apelit shfuqizoi pjesėrisht verdiktin e pafajėsisė sė Ramush Haradinajt, ish-komandat i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) nė zonėn e Dukagjinit nė Kosovė; Idriz Balajt, ish-anėtar i UĒK-sė dhe komandant i njėsisė sė posaēme “Shqiponjat e Zeza” dhe Lahi Brahimajt, ish-zėvendėskomandant i Shtabit Operativ tė UĒK-sė pėr Dukagjinin. Dhoma e Apelit urdhėroi rigjykim tė pjesshėm tė ēėshtjes.

Nė aktakuzė pretendohej se UĒK-ja pėrndoqi dhe rrėmbeu civilė pėr tė cilėt mendohej se bashkėpunonin me forcat serbe nė Dukagjin nė 1998 dhe se Z. Haradinaj, Z. Balaj dhe Z. Brahimaj ishin pėrgjegjės pėr krime nėpėrmjet pjesėmarrjes nė njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt kriminale, qėllimi i pėrbashkėt i sė cilės ishte konsolidimi i kontrollit tėrėsor tė UĒK-sė mbi zonėn e Dukagjinit me anė tė largimit tė paligjshėm dhe keqtrajtimit tė kėtyre civilėve. Mė 3 prill 2008, Dhoma Gjyqėsore konkludoi se nuk kishte prova tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt kriminale nė lidhje me kryerjen e krimeve kundėr njerėzimit dhe shkeljeve tė ligjeve ose zakoneve tė luftės dhe i liroi tė tre tė Akuzuarit prej pėrgjegjėsisė penale pėr pjesėmarrje nė njė ndėrmarrje tė pėrbashkėt kriminale. Gjithashtu Z. Haradinaj dhe Z. Balaj u shpallėn tė pafajshėm edhe pėr tė gjitha akuzat e tjera nė Aktakuzė. Z. Brahimaj u shpall fajtor nė lidhje me njė pikė pėr torturim si shkelje e ligjeve ose zakoneve tė luftės dhe nė lidhje me njė pikė tjetėr, pėr torturim dhe trajtim mizor si shkelje tė ligjeve ose zakoneve tė luftės dhe u dėnua me gjashtė vjet burgim.

Si Prokuroria po ashtu edhe Z. Brahimaj e apeluan Aktgykimin e Dhomės Gjyqėsore.

Nė pikėn e parė tė apelit tė saj Prokuroria argumentoi se Dhoma Gjyqėsore gaboi kur refuzoi kėrkesat e Prokurorisė pėr kohė shtesė pėr shfrytėzimin e tė gjitha hapave tė arsyeshme pėr tė mundėsuar dhėnie dėshmie prej dy dėshmitarėve kyē dhe urdhėroi mbylljen e procedimit tė ēėshtjes sė Prokurorisė para marrjes sė kėtyre masave tė arsyeshme. Shumica e Dhomės sė Apelit me pėrjashtim tė gjykatėsit Robinson e miratoi kėtė pikė tė apelit dhe urdhėroi rigjykim tė pjesshėm. U konkludua se ēdo vendim i Dhomės Gjyqėsore, i marrė individualisht dhe jashtė kontekstit tė procesit gjyqėsor, ishte brenda kompetencės sė saj gjykuese, mirėpo shqyrtuar sė bashku kėto vendime, dhe veēanėrisht nė kuadrin e frikėsimit tė rėndė tė dėshmitarėve qė karakterizoi procesin gjyqėsor, del qartė se Dhoma Gjyqėsore gaboi rėndė kur nuk mori masat e mjaftueshme pėr tė mundėsuar dhėnien e dėshmisė prej disa dėshmitarėve.

Nė lidhje me pikėn e dytė tė apelit tė Prokurorisė, Dhoma e Apelit hodhi poshtė pretendimin e Prokurorisė se Dhoma Gjyqėsore gaboi kur i dha pafajėsinė Idriz Balajt nė lidhje me ndihmė dhe inkurajim nė vrasjen e tri grave.

Sa i pėrket pikės sė tretė tė apelit tė Prokurorisė, Dhoma e Apelit nuk u bind se Dhoma Gjyqėsore kishte gabuar kur gjykoi se Idriz Balaj nuk ishte fajtor pėr pėrdhunim, trajtim mizor dhe torturim tė njė viktime femėr pasi kishte konkluduar se Idriz Balaj ishte personi i njohur si “Togeri”. Dhoma e Apelit e hodhi poshtė konkluzionin e Dhomės Gjyqėsore se trajtimi i njė dėshmitari tė mbrojtur nuk pėrbėnte trajtim mizor, por gjithsesi la nė fuqi pafajėsinė e Idriz Balajt nė lidhje me kėtė pikė.

Dhoma e Apelit hodhi poshtė pikat 1 dhe 2 tė apelit tė Lahi Brahimajt ku ai pretendon se Dhoma Gjyqėsore bėri gabime tė shumta kur konkludoi se ai ishte pėrgjegjės pėr torturimin e Dėshmitarit 6.

Dhoma e Apelit hodhi poshtė pikat 3-8 tė apelit tė Lahi Brahimajt nė tė cilat ai ngre kundėrshtime tė shumta ndaj konkluzioneve tė Dhomės Gjyqėsore se ai ishte pėrgjegjės pėr torturimin dhe trajtimin mizor tė Dėshmitarit 3.

Nė lidhje me pikėn 9 tė apelit Dhoma e Apelit konkludoi se Prokuroria nuk argumentoi fakte materiale pėr njė prej motiveve qė pėrbėjnė bazėn ė fajėsimit pėr torturim dhe se Dhoma Gjyqėsore kishte gabuar sepse Zotit Brahimaj nuk iu dha paralajmėrimi i duhur pėr bazėn e fajėsisė sė torturimit. Gjithsesi pėr arsye se Dhoma Gjyqėsore u mbėshtet nė mė shumė se njė motiv pėr fajėsinė e torturimit, u la nė fuqi fajėsia e tij pėr torturimin e Dėshmitarit 3.
Dhoma e Apelit hodhi poshtė pikat 10-19 tė apelit tė Lahi Brahimajt, nė tė cilat ai argumenton se Dhoma Gjyqėsore bėri gabime tė shumta kur e dėnoi me gjashtė vjet burgim.

Dhoma Gjyqėsore urdhėroi paraburgimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt nė Njėsinė e Paraburgimit tė Kombeve tė Bashkuara nė Hagė ku do tė mbahen deri nė njė urdhėr tjetėr.

Aktakuza fillestare kundėr Ramush Haradinajt Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt u konfirmua mė 4 mars 2005. Ramush Haradinaj, i cili nė atė kohė ishte Kryeministėr i Kosovės dalė prej institucioneve tė pėrkohshme vetėqeverisėse demokratike nė bazė tė Rezolutės 1244 (1990), dha dorėheqjen dhe iu dorėzua vullnetarisht Tribunalit pas marrjes sė aktakuzės. Edhe Lahi Brahimaj me tė marrė aktakuzėn iu dorėzua vullnetarisht Tribunalit. Nė kohėn e konfirmimit tė aktakuzės, Idriz Balaj ishte duke vuajtur njė dėnim me 13 vjet burgim nė Kosovė dėnuar prej njė gjykate vendore. Tė tre tė Akuzuarit u transferuan nė Hagė mė 9 mars 2005. Procesi gjyqėsor filloi mė 5 mars 2007 dhe argumentet pėrmbyllėse u dėgjuan mė 21-23 janar 2008
Qė prej themelimit 17 vjet mė parė, Tribunali ka akuzuar formalisht 161 individė pėr shkelje tė rėnda tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare tė kryera nė territorin e ish-Jugosllavisė. Kanė pėrfunduar proceset kundėr 124 individėve.

Janė ende duke u zhvilluar procese pėr 37 tė akuzuar ku 21 prej tyre janė nė fazėn e gjykimit dhe 14 nė apel. Mbeten pėr tu arrestuar dhe transferuar pėr gjykim nė Hagė edhe Ratko Mlladiqi dhe Goran Haxhiqi, dy tė akuzuar qė janė ende nė arrati.

****

Teksti i plotė i pėrmbledhjes sė Vendimit tė Dhomės sė Apelit gjendet nė adresėn e mėposhtme:
http://www.icty.org/x/cases/haradina.../sq/100721.pdf

Fletinformacioni i ēėshtjes gjendet nė:
http://www.icty.org/x/cases/haradina...inaj_et_al.pdf

Aktgjykimi i Dhomės Gjyqėsore gjendet nė:
http://www.icty.org/x/cases/haradina.../sq/080403.pdf

http://www.icty.org/sid/10434
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2010, 00:45   22
Citim:
Avokati Smith: Vendimi i Hagės shokues

Hagė, 21 korrik 2010 - Gregor Gaj Smith, avokat i ish pjesėtarit tė UĒK sė, Lah Brahimaj, u shpreh sot jashtėzakonisht i befasuar pėr vendimin e Dhomės sė Apelit tė Tribunalit tė Hagės, qė tė bėhet rigjykim i pjesėrishėm, pėr klientin e tij, pėr Ramush Haradinajn dhe pėr Idriz Balajn.

"Vlerėsoj se vendimi ėshtė shokues. Ėshtė shumė gjė e rrallė, qė njė dhomė apeli ta kthejė vendimin pėr lirim, siē ka ndodhur nė kėtė rast", tha avokati Gregor Gaj Smith, para gazetarėve nė Hagė.

http://www.kosova.com/artikulli/63741

Citim:
Veteranėt e UĒK-sė kundėrshtojnė vendimin e Dhomės sė Apelit tė Tribunalit

Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, kundėrshton vendimin e Dhomės sė Apelit tė Tribunalit pėr krimet e luftės nė ish- Jugosllavi, pėr shfuqizimin e vendimit tė vitit 2008, ndaljen nė paraburgim, si dhe vendimin pėr rigjykim tė bashkėluftėtarėve tonė Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, thuhet nė reagimin e OVL tė UĒK-sė.

Nė reagimin e lėshuar tė mėrkurėn, thuhet se ky vendim i padrejtė, qė merret vetėm njė ditė para shpalljes sė mendimit tė GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė i motivuar politikisht.

"Botėrisht njihet dhe ėshtė argumentuar se lufta e UĒK-sė ka qenė e pastėr, ēlirimtare, e orientuar kundėr forcave tė njė shteti pushtues dhe gjenocidal.

Konsiderojmė se ky vendim i padrejtė ėshtė vetėm njė tentim pėr tė balansuar krimet qė Serbia ka kryer nė Kosovė, dhe si i tillė pėr ne gjithmonė do tė jetė i papranueshėm.

Duke besuar nė pafajėsinė e secilit pjesėtar tė UĒK-sė, ne kėrkojmė lirimin e tyre tė menjėhershėm", thuhet nė reagimin e OVL e UĒK-sė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=70932

Citim:
Qeveria: UĒK ka zhvilluar luftė tė drejtė pėr liri dhe demokraci

Qeveria e Kosovės ka reaguar ndaj procesit pėr rigjykimin e Ramush Haradinajt dhe luftėtarėve tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pasi qė Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės pėr ish-Jugosllavinė ktheu sot nė rigjykim tė pjesshėm "Rastin Haradinaj".

"Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi dhe Qeveria e Republikės sė Kosovės e ka pėrcjellur me vėmendje procesin gjyqėsor tė shkallės sė dytė dhe shpreh brengosje pėr procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftėtarėve tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Qeveria e Republikės sė Kosovės shpreh keqardhje pėr kėtė vendim tė gjykatės, mirėpo ėshtė e bindur se z.Haradinaj do tė dėshmojė pafajėsinė e tij nė rigjykimin e pjesshėm, ashtu si nė rastin e gjykimit tė tij nė kėtė gjykatė, e cila e kishte shpallur i pafajshėm", thuhet nė komunikatėn e Qeverisė sė Kosovės.

Qeveria e Republikės sė Kosovės ka ritheksuar se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka zhvilluar luftė tė drejtė pėr liri dhe demokraci, pėr mbrojtjen e vlerave tė qytetėrimit, dhe ka respektuar tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė luftės.

"Institucionet, qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe vete z. Haradinaj kanė dhėnė provat e bashkėpunimit dhe tė besimit nė drejtėsinė ndėrkombėtare, njė gjė e cila po rikonfirmohet edhe nė rastin aktual".

"Qeveria e Republikės sė Kosovės u bėn thirrje qytetarėve qė tė kenė besim nė drejtėsinė ndėrkombėtare, duke shprehur besimin e plotė se tė bashkuar do t’i tejkalojmė tė gjitha sfidat para nesh, pėr ēka Qeveria jep garancione tė duhura".


Krasniqi: UĒK s’ka bėrė krime kundėr njerėzimit

Pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės janė shprehur tė bindur pėr pafajėsinė e Ramush Haradinajt, tė cilin sot dhoma e apelit e Tribunalit tė Hagės e ka ndalur nė paraburgim, ndėrsa rastin e tij e ka kthyer nė rigjykim.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, nė njė prononcim pėr Kosovapress, ka deklaruar se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ėshtė e pastėr dhe se pjesėtarėt e saj asnjėherė nuk kanė kryer krime kundėr njerėzimit.

“Kam besimin, siē e kam pasur nė kontinuitet, se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, pjesėtarėt e saj, nuk kanė bėrė krime ndaj njerėzimit. Andaj nė kėto momente, sigurisht se unė i bashkohem shqetėsimeve tė shumė qytetarėve tė Kosovės”, ka thėnė ish-zėdhėnėsi i UĒK-sė.

Krasniqi ka shprehur bindjen se sikur gjykimi i Limajt, sikur gjykimi i parė i Haradinajt, ashtu edhe ky rigjykim i tij, do tė rezultojė me pafajėsinė e ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinajt.

“Ne kemi besim qė siē ka dalė edhe gjykimi i parė, edhe gjykimi i dytė; e kam fjalėn pėr ‘Fatmir Limajn dhe tė tjerėt’ dhe ‘Ramushin dhe tė tjerėt’; nė Tribunalin e Hagės, ku kanė dalė tė pafajshėm edhe njėri edhe tjetri, shpresojmė qė gjykata e Hagės do t’i vlerėsojė argumentet, faktet dhe ne kemi besim nė drejtėsinė e kėsaj gjykate”

Edhe Zyra e Presidentit tė Kosovės ka shprehur besimin nė drejtėsinė ndėrkombėtare dhe nė pafajėsinė e kreut tė AAK-sė. Zėdhėnėsi Xhavit Beqiri, nė emėr tė presidentit Sejdiu, ka thėnė se Haradinaj nė kėtė rigjykim do ta dėshmojė pafajėsinė e tij.

“Institucionet e Republikės sė Kosovės, pra edhe presidenti Sejdiu, besojnė nė drejtėsinė ndėrkombėtare dhe ne shpresojmė qė edhe rigjykimi i pjesshėm i Haradinajt do tė dėshmojė pafajėsinė e tij. Po ashtu, ne jemi tė bindur se Haradinaj sikur edhe nė gjykimin e parė, do tė bashkėpunojė me kėtė institucion tė lartė tė drejtėsisė ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė t’i kontribuojė pėrmbylljes sa mė tė shpejtė tė kėtij procesi gjyqėsor”, i ka thėnė Beqiri, Kosovapress-it.

Vendimi i Tribunalit tė Hagės pėr Haradinajn, Balajn dhe Brahimajn, ka ardhur njė ditė para vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės.

Megjithatė, pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, nuk shohin ndonjė lidhshmėri mes vendimit tė Tribunalit dhe mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thėnė se nuk beson qė kėtu raste tė kenė lidhshmėri mes vete, ngase nė GJND tashmė ka pėrfunduar gjithēka dhe vetėm pritet vendimi final.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../35000/C4/C15/

Citim:
AAK e befasur tejmase me Gjykatėn e Hagės pėr rigjykimin e Haradinajt

Prishtinė, 21 korrik 2010 - Lajmi pėr rihapjen e pjesėshme tė gjykimit tė Ramush Haradinajt, kryetar i AAK sė, ėshtė njė lajm shumė i keq pėr AAK-nė, pėr qytetarėt e Kosovės, pėr shtetin e Kosovės, thuhet nė njė deklaratė tė kėsaj partie.

Mė tej theksohet se "AAK ėshtė tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit tė Hagės, veēmas kur dihet qė me njė vendim unanim tė Shkallės sė Parė tė kėtij Tribunali, mė 3 prill 2008, Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm prej tė gjitha akuzave".

Nė deklatarėn e AAK-sė konstatohet se "si nė marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės, ashtu edhe tani, nė korrikun e vitit 2010, kur u mor vendimi pėr rihapjen e pjesėshme tė Gjykimit tė Haradinajt, Kosova pėrballet me sprova tė mėdha politike dhe tė sigurisė".

Gjithashtu AAK ėshtė e bindur "qė proceset politike nė Kosovė, veēmas ato qė do tė pasojnė nė vijim tė shpalljes qė qėndrimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, kėtė tė enjte, me 22 korrik, do tė dėmtohen thelbėsisht".

Por AAK shprehet e sigurt se edhe nė rigjykimin e pjesshėm qė do tė pasojė, shpreson "sa mė parė qė ėshtė e mundur qė Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK sė, do tė shpallet plotėsisht i pafajshėm".

Me kėtė rast AAK u bėn thirrje qytetarėve tė Kosovės qė "tė tregohen tė matur dhe tė pjekur si edhe herave tė tjera, kur Kryetari i AAK sė, me shembullin e vet personal, ka treguar se si duhet tė sillemi kur pėrballemi me sprovat e tilla".

http://www.kosova.com/artikulli/63731

Citim:
Tribunali i Hagės synon tė relativizojė krimet serbe

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) pėrmes njė deklarate me shkrim reagon ashpėr ndaj vendimit tė Tribunalit tė Hagės, pėr rishqyrtimin e rastit Haradinaj.

“Ky vendim i “Dhomės sė Apelit” i Tribunalit tė Hagės i sjellė njė ditė para se Gjykata Ndėrkombėtare e drejtėsisė tė prononcohet lidhur me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė vendim politik, i mbeturinave politike tė kėtij tribunali, qė synon tė relativizojė krimet serbe dhe mungesėn e vullnetit tė kėtij tribunali pėr tė arrestuar kriminelėt e vėrtetė!”, thuhet nė reagimin e BDSH-sė.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dėnon kėtė sjellje tė papėrgjegjshme tė qarqeve politike tė kėtij tribunali.Sipas BDSH, spektakli i kurdisur “Haradinaj I” zhveshi pėrpara publikut ndėrkombėtar konstruksionet politike tė kėtij tribunali dhe detyroi Gjykatėn tė sjellė vendimin unanim pėr pafajėsinė e tė akuzuarve!

“Serbia, si gjenerator i krimeve mė monstruoze tė bėra nė Evropėn e pasluftės sė dytė botėrore ėshtė shndėrruar nė Eldorado e kriminelėve tė Ballkanit!Nė pamundėsi qė t’i imponojė kėtij shteti kriminel qė tė dorėzojė kriminelėt e vėrtetė tė Luftės nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės kurdis procese gjyqėsore kundėr personaliteteve qė ishin bartės tė rezistencės pėrballė politikės gjenocidale tė Beogradit.”, thuhet nė regaimin e BDSH-sė.

Nė reagim mė tej theksohet se “nė 15 vjetorin e pėrkujtimit tė masakrės sė Srebrenicės, tė kėsaj ngjarje makabre qė u zhvillua nė sytė indiferent tė prezencės ndėrkombėtare nė Bosnjė, kriminelėt qė urdhėruan dhe kryen kėtė masakėr ende ndodhen nė liri”.

“Nė ditėn e zbulimit tė varezės masive nė Komunėn e Andievicės nė Mal tė Zi, ku kriminelėt serbė kishin varrosur civilėt shqiptar tė Kosovės, “Dhoma e Apelit” e Tribunalit tė Hagės shfuqizon vendimin e kėtij tribunali, i cili unanimisht nė vitin 2008 shpalli pafajėsinė e Ramush Haradinajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij”, thuhet nė fund tė reagimit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...5b3f1201c&ln=3

Citim:
Serbia e pėrshėndet vendimin pėr Haradinajn

Zėvendėsprokurori i Serbisė pėr krime tė luftės, Bruno Vekariq, e ka pėrshėndetur vendimin e Dhomės sė Apelit nė Tribunalin e Hagės, pėr rigjykimin e pjesėrishėm tė Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Vekariq ka vlerėsuar se ky vendim paraqet “fitore tė madhe pėr kryeprokurorin Serge Brammertz dhe ekipin e tij, nė luftėn e tyre pėr tė drejtat e viktimave”.

Beogradi shpeshherė e ka akuzuar Gjykatėn e Hagės pėr njėanshmėri, pasi pjesa mė e madhe e tė akuzuarve tė Tribunalit ishin serbė.

Raportohet se vendimi pėr rigjykim tė pjesėrishėm ėshtė i pari i kėtij lloji nė veprimtarinė 17 vjeēare tė Tribunalit tė Hagės. (REL)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../34997/C4/C13/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2010, 23:18   23
Citim:
Tirana zyrtare beson se Haradinaj edhe kėtė radhė do tė mbrojė pafajėsinė e tij

Nėpėrmjet njė Deklarate pėr shtyp tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, thuhet:

"Ministria e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė u njoh me vendimin e Dhomės sė Apelit tė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė Ish-Jugosllavi pėr rigjykim tė pjesshėm tė Ramush Haradinaj dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij.

Ministria e Punėve tė Jashtme beson se Haradinaj, njė nga ish-komandantėt kryesorė tė UĒK-sė, dhe ish-Kryeministėr i Kosovės, siē u ballafaqua me dinjitet mė parė, do tė dijė tė argumentojė dhe mbrojė pafajėsinė e tij edhe kėtė radhė.

Ministria e Punėve tė Jashtme ėshtė gjithashtu e bindur se populli dhe institucionet e Republikės sė Kosovės, ashtu si dhe mė parė, do tė tregojnė maturi dhe qetėsi, duke i pėrballuar me dinjitet kėto momente tė rėndėsishme qė po kalon Kosova."

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=71059

Citim:
Ministri Hyseni vizitoi Haradinajn

Ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni, ka vizituar dje kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, nė Qendrėn e Paraburgimit nė Sheveningen.

Ministria e Punėve tė Jashtme njofton se Hyseni ka ofruar solidaritetin dhe mbėshtetjen e plotė pėr zotin Haradinaj.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=40345

Citim:
Kuvendi shpreh shqetėsimin pėr ndaljen e Haradinajt nė Hagė

Pozita dhe opozita sot kanė shprehur shqetėsimin e tyre lidhur me ndalesėn e liderit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj si dhe tė dy ish komandantėve tė tjerė tė UĒK-sė. Ata kanė thėnė se besojnė nė pafajėsinė e Haradinajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij por kanė thėnė se kjo ēėshtje nuk duhet tė politizohet.

Lidhur me paraburgimin e djeshme tė liderit tė AAK-se Ramush Haradinaj dhe dy komandantėve tjetėr tė ish UĒK-sė, nė Hagė kanė reaguar sot dhe deputetėt e parlamentit tė Kosovės.

Kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka thėnė se paraburgimi i Haradinajt ėshtė bėrė nė kohėn kur pėr Kosovėn po pritet vendimi i GJND-ės dhe rifillimi i bisedimeve teknike mes Kosovės dhe Serbisė.

Krasniqi ka thėnė se beson nė pafajėsinė e luftėtarėve tė UĒK-sė dhe ka thėnė se kjo ēėshtje nuk duhet tė politizohet. Ndėrsa nė emėr tė grupit parlamentarėve tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės foli Ahmet Isufi, i cili e ka quajtur tė padrejtė vendimin e Gjykatė sė Hagės pėr tė ndaluar Ramush Haradinaj nė Hagė.

Isufi tha se ėshtė e dyshimtė ndalesa e Haradinajt nė Hagė pikėrisht nė kėtė kohė. Eqrem Kryeziu, nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ka thėnė se kjo ndalesė e Haradinajt nė Hagė ėshtė befasuese. Ai ka thėnė se rastit i Hardinajt nuk mund tė ketė ndikim nė vendimin e GJND-sė.

Ndėrsa Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re tha se beson nė pafajėsinė e zotit Haradinaj. Edhe ai shprehet se nuk beson qė paraburgimi i Haradinajt nė Hagė mund tė ndikojė nė veprimin e GJND-ės.

Dhoma e Apelit tė Tribunalit tė Hagės ka urdhėruar dje paraburgosjen e liderit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj dhe ish dy komandantėve tė UĒK-ės, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=40291
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2010, 22:42   24
Citim:
Protestohet nė mbėshtetje tė Haradinajt

Qindra qytetarė nga komuna e Deēanit kanė protestuar sot nė sheshin kryesor tė kėtij qyteti, nė shenjė tė pakėnaqėsisė kundėr rigjykimit tė kryetarit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj.

Kryetari i komunės se Deēanit, Rasim Selmanja, njėherėsh organizator i protestės, tha se kjo protestė ėshtė bėrė nė shenjė pėrkrahjeje pėr kryetarin e AAK-sė, zotin Haradinaj.

Protestuesit kanė pasur tė veshura fanella me fotografi tė zotit Haradinaj.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Pejės, Zeqir Kelemsi, ka deklaruar se protesta u zhvillua nga ora 12:00 deri nė orėn 12:30 dhe ka kaluar pa incidente.

Policia njoftoi po ashtu se nė fund tė tubimit protestuesit ka vendosur lule ne shtatoret e dėshmorėve.

Dhoma e Apelit e Gjykatės sė Hagės e ka anuluar pjesėrisht vendimin e Gjykatės pėr pafajėsi ndaj ish-komandantit tė UĒK-sė pėr Dukagjin, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=9735
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2010, 23:32   25
Citim:
Haradinaj kėrkon lirim deri nė gjykim

Ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, ka kėrkuar sot nga Gjykata e Hagės, qė tė lirohet pėrkohėsisht deri nė fillimin e procesit gjyqėsor.

Nė kėrkesė, avokatėt e liderit tė AAK-sė, theksojnė se nėse lirohet, ai nuk do tė paraqesė rrezik pėr dėshmitarėt dhe se nuk ekziston rreziku pėr ikjen e tij.

“Nuk ka asnjė dėshmi se rrezikimi i ndonjė dėshmitari mund tė ketė qenė pasojė e lirimit tė Haradinajt pas gjykimit tė shkallės sė parė”, thuhet nė kėrkesėn e mbrojtėsve, njoftoi RFE.

Dhoma e Apelit e Tribunalit tė Hagės pėr Krime tė Luftės, nė seancėn e mbajtur mė 21 korrik tė kėtij viti, ka vendosur qė procesi kundėr Ramush Haradinjat, Idriz Baljat dhe Lah Brahimit, tė pėrsėritet pjesėrisht.

http://www.ina-online.net/Default.as...97fe0f2fc&ln=3

Citim:
Mitrovica, deklaratė nė mbėshtetje tė Haradinajt

Kuvendi Komunal i Mitrovicės, nė mbledhjen e mbajtur tė hėnėn, mes tjerash ka vendosur unanimisht tė lėshojė njė deklaratė nė mbėshtetje tė liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, si dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, tė cilėt po mbahen nė Hagė.

“Duke pasur parasysh luftėn e pastėr tė UĒK-sė, tė verifikuar shumė herė nga institucionet ndėrkombėtare, si Tribunali i Hagės, i cili nė vitin 2008 shpalli tė pafajshėm Ramush Haradinaj dhe dy bashkėluftėtarėt e tij, ne shprehim besimin tonė se ata edhe njė herė do tė dėshmojnė pafajėsinė e tyre dhe pastėrtinė e luftės sė UĒK- sė, ne kėrkojmė lirimin e tyre sa mė tė shpejtė”, thuhet nė deklaratė.

Dhoma e Apelit e Tribunalit tė Hagės pėr Krime tė Luftės nė ish-Jugosllavi, nė seancėn e mbajtur mė 21 korrik tė kėtij viti, ka vendosur qė procesi kundėr Ramush Haradinjat, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimit, tė pėrsėritet pjesėrisht.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../35819/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.8.2010, 23:44   26
Citim:
Thaēi premton ndihmė institucionale pėr Haradinajn

Prishtinė, 11 gusht - Kryeministri Hashim Thaēi ka premtuar tė martėn ndihmė institucionale pėr liderin e opozitės, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nė Tribunalin e Hagės nė rigjykim tė pjesshėm pėr krime lufte.

“Unė kam besim tė plotė nė drejtėsinė ndėrkombėtare, por kam besim tė plotė nė pafajėsinė e z. Haradinaj dhe garancia qė do tė kėrkohet nga Qeveria ėshtė minimumi qė mund tė bėjmė”, ka theksuar kryeministri Thaēi tė martėn. “Pra, nuk do tė kursejmė asgjė nė kėtė drejtim”.

Nė muajin e shkuar Dhoma e Apelit ka vendosur pėr paraburgimin e Haradinajt, pasi kishin munguar dėshmitė e disa dėshmitarėve bazė gjatė gjykimit tė parė tė tij. Ajo pati anuluar pjesėrisht vendimin e Gjykatės pėr pafajėsi ndaj Haradinajt.

Apeli ka pranuar ankesėn e Prokurorisė se nuk i ishte dhėnė kohė e mjaftueshme pėr t’i shfrytėzuar tė gjitha rrugėt, nė mėnyrė qė tė paraqiteshin dy dėshmitarė kyēė tė rastit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,30757
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2010, 13:04   27
Citim:
Ramush Haradinaj mbetet nė burg

Hagė - Gjykata e Hagės ka rrėzuar kėrkesėn pėr lirimin e pėrkohshėm tė ish-komandantit tė UĒK-sė pėr Zonėn e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
“Ėshtė vetėtuar se Haradinaj personalisht nuk paraqet rrezik pėr dėshmitarėt. Sidoqoftė, pėr shkak tė ndjenjės sė frikės qė kanė dėshmitarėt, kjo kėrkesė refuzohet”, thuhet nė vendimin e marrė nga Trupi Gjykues i Gjykatės sė Hagės.

Ekipi mbrojtės i Ramush Haradinajt ėshtė i zhgėnjyer qė trupi gjykues vendosi tė mos i ofrojė lirim tė pėrkohshėm.

Megjithatė, “mbrojtja ėshtė e inkurajuar nga deklarata e Tribunalit qė, siē qėndrojnė gjerat, rigjykimi i pjesshėm mund tė fillojė pa ndonjė vonesė dhe se ky ėshtė faktori i cili ėshtė marr pėr bazė me rastin e vendimmarrjes”, thuhet nė deklaratėn pėr media tė Koordinatorit tė Ekipit tė Mbrojtjes, Michael O'Reilly.

Ekipi mbrojtės deklaron gjithashtu se do tė konsultohet me Haradinajn para se tė vendosė nėse do tė ankohet pėr kėtė vendim tė Dhomės sė Apelit tė Gjykatės sė Hagės.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/24048/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 10:28   28
Citim:
Rigjykimi i Ramush Haradinajt fillon mė 4 nėntor?

Hagė, 23 shtator - Nė Tribunalin e Hagės sot u mbajt seanca statutore ndaj ish kryeministrit tė Kosovės dhe liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, si dhe dy tė akuzuarve tė tjerė, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Nė seancė nuk u caktua njė datė pėr fillimin e rigjykimit, por prokuroria dhe mbrojtja u pajtuan qė tė takohen mė 26 tetor, pėr tė pėrcaktuar edhe datėn finale.

Mbrojtja e Ramush Haradinajt ka kėrkuar fillimin sa mė tė shpejtė tė rigjykimit, ndėrsa si datė e mundshme ėshtė pėrmendur 4 nėntori.

Dhoma e apelit e Gjykatės sė Hagės, mė 21 korrik vendosi pėr rigjykimin e Haradinajt, me arsyetimin se procesi fillestar ėshtė shėnuar me frikėsime tė dėshmitarėve.

Nė prill tė vitit 2008 Haradinaj ishte liruar si i pafajshėm nga tė 37 akuzat qė e ngarkonin.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,35117
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2010, 23:35   29
Citim:
Tė gjithė pėr mbrojtjen e Haradinajt

Prishtinė. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, partitė opozitare dhe drejtuesit e Qeverisė sė Kosovės pajtohen se institucionet e vendit duhet tė ndajnė buxhet me tė cilin do tė financohet mbrojtja e liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Ata thonė se ish-kryeministri Haradinaj nė Tribunalin e Hagės akuzohet pėr vepra gjatė kohės sa ai ishte komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe si i tillė nuk e pėrfaqėson partinė e tij, por tėrė Kosovėn.

Ndėrkaq, duke ndarė njė milion dollarė pėr mbrojtjen e Haradinajt, sa ėshtė pėrllogaritja paraprake e mbrojtjes sė tij, do tė ishte shenjė e kujdesit institucional pėr luftėn si dhe do tė sigurohej dinjitet dhe transparencė e fondit.

Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut, Fatmir Rexhepi, thotė se lufta e UĒK-sė ka qenė luftė qė ka mbrojtur popullin nga agresori, dhe si e tillė sipas tij, kjo duhet tė kualifikohet nga tė gjitha qeveritė e pasluftės.

“I takon qeverisė qė nė frymėn e mbrojtjes sė kėtyre lirive dhe tė drejtave tė kėtyre pjesėtarėve tė UĒK-sė tė krijon edhe njė mbrojtje tjetėr qė ofron njė shėrbim dhe njė mundėsi. Ėshtė mė mirė tė organizohet qeveria me fonde nė mėnyrė legale sesa t’i detyrojė njerėzit tė kėrkojnė lėmoshė ose kėrkime tė parave”, thotė ai, duke shtuar se ndarja e mjeteve pėr Haradinajn e ka njė dimension tjetėr, ngase sipas tij, qeveria duhet tė interesohet edhe pėr tė kaluarėn edhe pėr tė sotmen e qytetarėve tė saj.

Ndėrsa, deputeti i Aleancės Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, thotė se ėshtė defekt i madh qė Kosova nuk ka arritur tė krijojė njė fond me tė cilin do tė mbroheshin tė akuzuarit e Tribunalit tė Hagės.

“Do tė duhej tė kishte njė buxhet tė tillė. Vendet tjera duke pėrfshirė edhe Kroacinė edhe Bosnjėn kanė krijuar fonde nėpėrmjet tė cilave sigurohet mbrojtja juridike e kėtyre personave, nė veēanti kur e ke parasysh se nė Kosovė nuk ka pasur krime tė kryer nga ana e shqiptarėve”, thotė Makolli.

Ai shton se meqenėse lufta e UĒK-sė ka qenė e drejtė, mbrojtja e tė akuzuarve nga Haga nuk nėnkupton mbrojtjen e tyre si individ, por mbrojtjen e luftės pėr liri. “Do tė duhej tė ishte njė fond i cili do tė merrte nė mbrojtje ata qė akuzohen nga Tribunali i Hagės,
pa e predikuar fajėsinė apo pafajėsinė e askujt”, thekson ai.

Nėse nuk ndahen 1 milion dollarė nga Qeveria e Kosovės pėr mbrojtjen e liderit tė AAK-sė, ky veprim nga anėtarėt e kėsaj partie shihet si tendencė e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė tė mbajė sa mė larg kundėrshtarin e tij politik.

“Ėshtė ēėshtje e qeverisė. Kjo nuk ėshtė punė e imja. Absolutisht, sikur tė isha unė vetė kryeministėr do t’i ndaja mjetet sipas logjikės sime. Logjika e kėsaj qeverie ėshtė e tillė qė rivalėt tė mos i ketė kėtu dhe tė bėjė zgjedhje tė parakohshme”, thotė deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Naim Maloku, duke i ikur ēdo lloj komenti tjetėr.

Megjithatė, drejtues tė Qeverisė sė Kosovės thonė se nuk janė “duarshtrėnguar” pėr kundėrshtarin e tyre politik, Ramush Haradinajn.

“Ne kemi vullnet qė njerėzit tanė qė pėrballen me drejtėsinė nė Hagė tė kenė njė mbrojtje tė dinjitetshme, mbrojtje plotėsisht profesionale. Nė kėtė drejtim do t’i shikojmė mundėsitė tona brendapėrbrenda institucioneve por edhe nė koordinim tė plotė me faktorin ndėrkombėtar”, thotė Kuēi.

Ai shton se nėse pajtohet faktori ndėrkombėtar pėr ndarjen e njė shume pėr mbrojtjen e Haradinajt, nė Qeverinė e Kosovės ekziston vullneti pėr tė bėrė diēka tė tillė.

Ramush Haradinaj ėshtė akuzuar pėr krime lufte sa ishte kryeministėr i Kosovės. Ai nė mars tė vitit 2004, ka dhėnė dorėheqje nga pozita e kryeministrit dhe ka udhėtuar pėr nė Hagė, ndėrsa nė prill 2008 ėshtė liruar si i pafajshėm.

Ndėrkaq, mė 21 korrik tė kėtij viti, Dhoma e Apelit e Gjykatės sė Hagės ka vendosur ta rigjykojė pjesėrisht atė me arsyetimin se gjatė gjykimit tė parė ka pasur disa lėshime, qė kanė tė bėjnė me frikėsimin e dėshmitarėve. Pėr tė mbrojtur Haradinajn, mbrojtja ka kėrkuar mė shumė se 1 milion euro.

Transparencė me fondet

Ndarja e fondeve pėr mbrojtjen e Ramush Haradinajt, pėr shoqėrinė civile duhet tė bėhet nė njė proces tejet transparent. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lėvizjes Fol, thotė se pavarėsisht nga mėnyra se si do tė sigurohen mjetet, publiku duhet tė ketė qasje nė grumbullimin dhe menaxhimin e tyre.

“Nė cilin do opsion, edhe nėse qeveria paguan, ato janė mjete tė qytetarėve tė Kosovės. Ajo qė ne kėrkojmė ėshtė qė ky proces tė jetė sa mė transparent dhe t’i nėnshtrohet kontrollit publik”, thotė Ilazi.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...-e-haradinajt/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2010, 23:14   30
Citim:
Tetovė: Protestė nė mbėshtetje tė Haradinajt

Nė Tetovė, u mbajt tubimi solidarizues, me ish-kryeministrin e Kosovės, Ramush Haradinajt, i cili ndodhet nė burgun e Hagės, pėr rigjykim tė pjesshėm pėr akuzat e ngritura ndaj tij nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi.

Protesta ėshtė organizuar nga Kėshilli i organizatave shqiptare ne Maqedoni. Protestuesit thanė se shqiptarėt kudo qė janė besojnė nė pafajėsinė e Haradinajt dhe se ai duhet tė lirohet sa mė shpejt, pasi Kosova ka nevojė pėr tė.

“ Ky tubim vulos bindjen se shqiptarėt besojnė fuqimisht nė pafajsinė e zotit Haradinaj. Ky tubim solidarizues dėshmon se populli shqiptar di tė qėndrojė pranė atyre qė nuk kursyen as mė tė voglėn, as mė tė madhen, as tė brėndshmen dhe as tė jashtmen”, deklaroi ,Valon Bela, pėrfaqėsues rrjetit tė organizatave joqeveritare.

http://www.kosova-sot.info/politike/...-te-haradinajt
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2010, 21:02   31
Citim:
"Qeveria serbe urdhėroi masakrėn e Dubravės"

Masakra mbi tė burgosurit shqiptarė nė burgun e Dubravės gjatė bombardimeve tė NATO-s, nė vitin 1999, ėshtė kryer me urdhėr tė Qeverisė sė Serbisė.

Kėshtu pohon edhe Prokuroria serbe pėr krime lufte, e cila ka siguruar dokumentin qė e ngarkon ish-ministrin serb tė drejtėsisė, Dragolub Jankoviē, dhe zėvendėskryeministrin e Republikės Federale tė Jugosllavisė, Nikolla Shainoviē, pėr krimet e luftės nė burgun e Dubravės afėr Istogut, shkruan e pėrditshmja serbe "Danas".

Sipas kėsaj urdhėrese, tė burgosurit serbė pėr krimet mė tė rėnda janė transferuar nė burgun e Dubravės, pėr t'i qėruar hesapet me tė burgosurit shqiptarė, shkruan gazeta nė fjalė.

Sipas po tė njėjtės gazetė, gjatė hetimeve ėshtė zbuluar se mbi tė burgosurit shqiptarė fillimisht ėshtė hapur zjarr me revole dhe pushkė, e pastaj kur tė dyshuarit e kuptuan se pėr kėtė krim nuk mund ta "akuzojnė NATO-n, atėherė kanė vendosur qė kundėr tė burgosurve nėpėr dhoma tė hapet zjarr nga mortajat "zola".

Pas krimit, rreth 90 pėr qind e tė burgosurve serbė marrin pushim nga 15 deri mė 20 ditė, dhe pastaj kurrė nuk janė kthyer pėr tė vuajtur dėnimet me burg.

Gazeta citon zėvendėsministrin e atėhershėm tė drejtėsisė, Zoran Stefanoviē, i cili ka thėnė se tė gjitha urdhrat kanė arritur nga Jankoviēi. Gjatė hetimeve ėshtė konfirmuar se njerėzit nė terren, tė cilėt u kanė raportuar autoriteteve tė atėhershėm tė regjimit nė Beograd pėr krimin nė burgun e Dubarvės, qėllimisht kanė rritur numrin e tė vrarėve, sepse kanė pasur urdhėr qė numri i viktimave tė jetė rreth 500.

Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare, me seli nė Beograd, nė maj tė kėtij viti ka bėrė kallėzim penal nė Prokurorinė pėr krime lufte kundėr 34 pėrgjegjėsve pėr vrasjen e mbi 90 personave dhe plagosjen e mė se 150 tė burgosurve shqiptarė nė burgun e Dubravės.

Edhe Natasha Kandiq ėshtė deklaruar pėr kėtė gazetė se ėshtė e domosdoshme tė vėrtetohet se ēfarė nė tė vėrtetė ka ndodhur nė burgun e Dubravės dhe tė ngritet padia ndaj ish-ministrit tė drejtėsisė, Dragoljub Jankoviē.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...dubraves-quot/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 20:36   32
Citim:
Haradinajt i hiqet akuza pėr krim kundėr njerėzimit

Tribunali i Hagės pėr krime tė luftės nė ish-Jugosllavi, ka njoftuar se e ka shkurtuar dukshėm pikėn 4 tė aktakuzės ndaj Ramush Haradinajt dhe tė tjerėve, transmeton KTV.

Ėshtė hequr pika qė ngarkon Haradinajn, Balajn dhe Brahimajn me veprėn Krim kundėr njerėzimit, duke e lėnė pikėn e thyerjes sė ligjeve dhe zakoneve tė luftės.

Gjykata ka bėrė publike pikėn e rishikuar tė aktakuzės. Aty thuhet se Prokuroria ka tė drejtė qė tė pėrdorė dėshmi edhe pėr pikėn e hequr tė aktakuzės, nėse dėshmitė shihen si relevante.

http://www.kosova-sot.info/politike/...der-njerezimit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 13:18   33
Citim:
Rigjykimi i Haradinajt pritet tė pėrfundojė nė shtator 2011

Nju Jork – Rigjykimi i pjesshėm i ish-kryeministrit tė Kosovės dhe liderit aktual tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, pritet tė pėrfundojė para muajit gusht apo shtator tė vitit tė ardhshėm.

“Koha Ditore” ka siguruar dy raporte, tė cilat edhe kryetari i Gjykatės sė Hagės, Partik Robinson, edhe kryeprokurori Serge Bramertz ua kanė dėrguar javėn e shkuar vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė prag tė debatit qė do tė zhvillohet pėr punėn e kėsaj Gjykate nė dhjetor nė Kėshillin e Sigurimit.

Nė kėtė raport presidenti i Gjykatės sė Hagės, Patrik Robinson, duke iu referuar “rastit Haradinaj”, shkruan se “pritjet janė qė rigjykimi i pjesshėm do tė nisė mė sė shpejti nė fund tė janarit apo fillim tė shkurtit 2011, dhe do tė zgjasė shtatė muaj, me nxjerrjen e verdiktit nė fund tė gushtit apo fillim tė shtatorit 2011”.

Vlerėsohet se pas fillimit tė rigjykimit, ku evidencat e veta do t’i nxjerrė Prokuroria, do pasojė edhe pjesa e kohės qė i takon palės mbrojtėse tė nxjerrė pėrgjigjen e saj, e pastaj gjykatėsit do tė marrin kohė pėr t’i analizuar tė gjitha kėto dhe tė nxjerrin verdiktin e tyre, i cili nė rastin e gjykimit ishte se Haradinaj nuk ishte fajtor pėr asnjė nga pikat e aktakuzės.

Nė raportin e veēantė, kryeprokurori i Gjykatės sė Hagės, Serge Bramertz, shkruan se “Prokuroria beson se pjesa e saj e rastit do tė mund tė pėrmbyllet brenda dy muajsh pas nisjes sė rigjykimit”.

Nė pjesėn ku shkruan pėr “rastin Haradinaj”, Bramertz shkruan: “Prokuroria ėshtė duke siguruar pėrdorimin eficient tė resurseve tė saj, duke pasur njė qasje tė fokusuar nė rigjykim. Kjo do tė thotė selektivitet nė rastin e dėshmitarėve dhe provave pėr rigjykim dhe punėn pėr tė arritur pajtim me palėn mbrojtėse nė sa mė shumė ēėshtje tė arsyeshme qė tė jetė e mundur.

Prokuroria pret qė pjesa kryesore e rastit do tė pėrmbyllet brenda dy muajsh pas nisjes sė rigjykimit, data e cila nuk ėshtė caktuar ende. Prokuroria po e ndihmon kryerjen ekspeditive tė fazės pėrgatitore tė rigjykimit. Prokuroria ka propozuar afate tė shkurtra pėr dorėzimin e listės sė dėshmitarėve nė dokumentet pėrgatitore, tė cilėt Trupi Gjykues i ka miratuar”, shkruan Bramertz.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/28112/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2010, 23:52   34
Citim:
Lirohet pėrkohėsisht Ramush Haradinaj

Gjykata e Hagės ka vendosur nė favor tė kėrkesės sė ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinajt pėr lirimin e pėrkohshėm. Atij i ėshtė aprovuar kėrkesa pėr tė qenė nė Kosovė nga datat 17 dhjetor 2010 deri mė 14 janar 2011, kohė kjo kur pritet qė gruaja e tij, Anita Haradinaj, tė sjellė nė jetė fėmijėn e tyre tė tretė.

Lideri i Aleancės pėr Ardhmerinė e Kosovės, Haradinaj, do t’u dorėzohet autoriteteve tė EULEX-it nė Aeroportin e Prishtinės, dhe nuk guxon tė dalė jashtė kryeqytetit, raporton Indeksonline.

Ish-komandanti i Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės pėr Zonėn e Dukagjinit, sipas Gjykatės sė Hagės, nuk guxon tė ketė as kontakt me dėshmitarėt e mundshėm tė procesit.

Ndėrkohė Tribunali njė kėrkesė tė njėjtė ia ka refuzuar, tė akuzuarit tjetėr, bashkėluftėtarit tė Haradinajt, Lah Ibrahimaj.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=11682
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2010, 23:01   35
Citim:
Haga nuk liron Haradinajn

Mbrojtja e ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, shprehu zhgėnjimin dhe habinė e saj me vendimin e Dhomės sė Apelit pėr anulimin e vendimit tė Trupit Gjykues pėr lirimin e pėrkohshėm tė Haradinaj gjatė periudhės sė pushimeve.

“Pėr fat tė keq, nuk do tė ketė mundėsi tjera pėr ankesė dhe me kėtė rast Ramush Haradinaj do tė mbetet ende nė Hagė”, thuhet nė deklaratėn e Majkėll O’Rajlit, koordinator i mbrojtjes sė Haradinajt.

Dhoma e Ankesave e Tribunalit tė Hagės anuloi tė enjten vendimin pėr lirimin e pėrkohshėm tė ish-kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinaj dhe urdhėroi qė ai tė mbetet edhe mė tej nė paraburgim nė Sheveningen. Me kėtė ėshtė miratuar ankesa e prokurorisė ndaj vendimit tė javės sė kaluar tė Tribunalit, sipas tė cilit Haradinaj do tė lirohej pėrkohėsisht nga data 17 dhjetor deri mė 14 janar.

http://www.tv-alb.com/?p=lajm&pid=3&id=1607
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2011, 20:05   36
Citim:
Shkurtohet aktakuza ndaj Ramush Haradinajt

Tribunali i Hagės edhe njė herė ka zbutur akuzat ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij nė Zonėn Operative tė UĒK-sė nė Dukagjin, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Siē raporton portali KosovaTimes, nė njė njoftim nga Tribunali i publikuar tė premten, thuhet se gjykatėsit kanė urdhėruar Prokurorinė tė korrigjojnė dhe shkurtojnė njė varg pikash nė aktakuzėn kundėr Haradinajt.

Paneli i gjykatėsve kėrkon nga Prokuroria qė mbi bazė tė urdhrit tė pastrohet aktakuza dhe t’i dorėzohet gjykatės deri mė 21 janar.

Gjykimi i pjesshėm ndaj Haradinajt pritet tė fillojė nė fund tė kėtij muaji ose mė sė largu nė fillim tė shkurtit. Ky proces ėshtė paralajmėruar tė pėrfundojė nė qershor ose mė sė largu nė gusht tė kėtij viti. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...a90194fc4&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2011, 09:29   37
Citim:
Sėrish ndryshime nė aktakuzėn ndaj Ramushit

Hagė, 1 shkurt - Ndryshon pėr tė katėrtėn herė aktakuza e rishikuar pėr rastin kundėr Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. E njėjta ėshtė dorėzuar mė 31 janar, ka raportuar “Klan Kosova” nė lajmet qendrore.

Nė tė prokuroria e Gjykatės sė Hagės, pėr krime lufte, akuzon tre tė pandehurit pėr shkelje tė ligjeve dhe zakoneve tė luftės, ndėrsa ka paraqitur pėr secilin prej tyre.

Nė akuzat e pėrgjithshme thuhet se tė gjitha veprimet ose mosveprimet e paraqitura nė kėtė aktakuzė lidhen me periudhėn prej 1 marsit 1998 e deri mė 30 shtator tė vitit 1998.

Nė aktakuzėn e rishikuar, thuhet se viktimat e tė pandehurve, nuk merrnin pjesė aktive nė luftime, me ē’rast tė pandehurit nuk iu bindėn ligjeve dhe zakoneve qė rregullojnė konfliktet e armatosura, pėrfshirė konventėn e Gjenevės tė vitit 1949.

Tani mbi Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, rėndojnė gjashtė pika tė aktakuzės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,48346

Citim:
Hagė: Mė 23 shkurt vendimi pėr krimet nė Kosovė

Gjykata e Hagės njoftoi se mė 23 shkurt do ta marrė vendimin pėr ish-gjeneralin e policisė serbe, Vlastimir Gjorgjeviē, lidhur me rolin e tij nė spastrimin etnik tė shqiptarėve nė Kosovė.

Pas gjykimit qė zgjati mė shumė se dy vjet, gjatė tė cilit u paraqitėn 105 dėshmitarė tė prokurorisė dhe u prezantuan mė shumė se 2.500 dėshmi, Gjorgjeviē do tė mėsojė mė nė fund fatin e tij pėr krimet qė pretendohet se janė kryer nė periudhėn janar-qershor tė vitit 1999.

62-vjeēari u gjykua pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit, konkretisht pėr vrasjen e qindra shqiptarėve dhe dėbimin e 800 mijė tė tjerėve nga Kosova.

Prokurori Cester Stamp e akuzoi atė pėr pjesėmarrje nė fushatėn e spastrimit etnik. Gjorgjeviē u arrestua nė Mal tė Zi nė qershor tė vitit 2007.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/1...met-ne-kosove/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2011, 09:52   38
Citim:
Haradinaj heq dorė nga posti i deputetit

Pėr shkak tė obligimeve qė ka ndaj Hagės, kryetari i AAK-sė,Ramush Haradinaj, ka vendosur tė heq dorė nga posti i deputetit tė cilin e kishte fituar nė zgjedhjet parlamentare nė Kosovė, njoftoi AAK.

Anėtari i kryesisė sė kėsaj partie, Besnik Tahiri, tha se “Ramush Haradinaj e ka njoftuar me kėtė vendim edhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve”.

Nė vend tė Haradinajt postin e deputetit pritet ta marrė Bali Muahrremaj qė ėshtė nė radhė nė listėn e AAK-sė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=103056
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2011, 09:27   39
Citim:
Haga dėnon ish gjeneralin serb Gjorgjeviē pėr krime kundėr shqiptarėve

Gjykata e Hagės dėnoi njė ish gjeneral serb pėr rolin e tij nė krimet kundėr shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999.

Gjykata dėnoi sot gjeneralin Vlastimir Gjorgjeviē me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor se kishte pėrndjekur dhe vrarė qindra civilė shqiptarė dhe kishte detyruar qindra mijėra tė tjerė tė largoheshin.

Gjorgjeviē u arrestua nė vitin 2007 nė Mal tė Zi. Ai ishte zėvendės ministėr i brendshėm i Serbisė dhe shef i policisė gjatė njė periudhe katėr vjeēare duke filluar nga viti 1997. Ai ka qėnė gjithashtu aleat i ngushtė i ish presidentit jugosllav Sllobodan Milosheviē.

http://www.voanews.com/albanian/news...116744609.html

Citim:
Gjorgjeviē dėnohet me 27 vjet heqje lirie

Dhoma Gjyqėsore e Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartė tė policisė serbe, Vllastimir Gjorgjeviē, pėr krime kundėr njerėzimit dhe krime lufte kundėr civilėve shqiptarė kosovarė mė 1999. Gjorgjeviē ėshtė dėnuar me 27 vjet heqje lirie....

Gjykatėsit hodhėn poshtė pretendimin e Gjorgjeviēit se ai nuk kishte kontroll efektiv mbi pėrdorimin e forcave tė MPB-sė nė Kosovė, sepse ministri Stojilkoviē e kishte pėrjashtuar prej kėtij kontrolli.

Gjorgjeviēi ėshtė shpallur fajtor pėr krime nė formėn e dėbimeve, vrasjeve, transferimit tė dhunshėm dhe pėrndjekjeve tė kryera nė 13 komuna: Rahovec, Prizren, Skėnderaj, Suharekė, Pejė, Mitrovicė, Prishtinė, Gjakovė, Gjilan, Ferizaj, Kaēanik, Deēan dhe Vushtrri.

Gjykata konkludoi se Gjorgjeviēi mban pėrgjegjėsi pėr vrasjen e “jo mė pak se 724 shqiptarėve kosovarė”, tė cilėt u vranė nga forcat serbe.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=46070
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.5.2011, 17:46   40
Citim:
Gjykimi i Haradinajt nė qershor?

Avokati mbrojtės i Ramush Haradinajt, Michael O’Reilly, ka thėnė se brenda kėsaj jave mund tė merret vendim lidhur me numrin e dėshmitarėve qė do paraqiten pėr kėtė rast.

Sipas, O’Reilly nėse kjo ndodh, gjykimi i Haradinajt mund tė nisė nė mes tė qershorit.

Avokati O'Reilly i ka thėnė Radio Dukagjinit se Ramush Haradinaj kėsaj radhe, njė herė e pėrgjithmonė do t’i pėrfundoj punėt me Tribunalin e Hagės.

Po bėhen njė vit dhe ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj ėshtė duke u mbajtur nė burgun e Hagės. Rasti i tij ėshtė i pari qė ėshtė kthyer nė rigjykim.

Sipas avokatit tė Haradinajt, Michael O’Reilly ky fakt bėnė qė Tribunali tė jetė pa eksperiencė pėr raste tė tilla dhe tė mos caktoj datėn e gjykimit dhe numrin e dėshmitarėve qė do tė paraqiten ne rigjykimin e tij. Por O’Reilly, ėshtė optimist qė vendimi pėr dėshmitarėt do merret kėtė javė duke i hapur rrugė edhe vendimit pėr nisjen e seancave gjyqėsore.

“Nėse vendimi merret kėtė javė shpresojmė se gjykimi mund tė filloj nė mes tė Qershorit. Por nė kėtė fazė nuk mund tė themi dhe nuk e dimė kur do tė filloj seanca gjyqėsore. Derisa nuk e shohim vendimin dhe derisa i marrim pėr bazė implikimet qė mund tė ketė ky vendim nuk mund tė kemi njė ide tė qartė se kur gjykimi do tė filloj dhe sa do tė zgjasė”, ka thėnė O’Reilly

Pala mbrojtėse ka paraqitur kėrkesė qė nė rigjykimin e Haradinajt tė merren nė pyetje vetėm dy dėshmitarė, nga ana tjetėr, prokuroria insiston qė tė paraqiten tė gjithė dėshmitarėt qė kanė dėshmuar edhe mė parė pėr tė njėjtin rast.

“Jemi shumė optimist se kėsaj here do tė pėrfundoj njė herė e pėrgjithmonė”, ka shtuar O’Reilly

Nga ana tjetėr, zėdhėnėsja e Tribunalit tė Hagės, Nerma Jellacic, ka theksuar se nuk mund tė pėrcaktohen afate se kur mund tė nis rigjykimi i Haradinajt. Sipas saj, ēdo gjė varet nga vendimi i Dhomės sė Apelit

“Kur tė gjitha kėto procedura tė kompletohen data e gjykimit do tė caktohet. Nuk ka asnjė afat kohor nė rregullat e pėrcaktuara tė Tribunalit tė Hagės qė vendimi duhet tė merret brenda kėtij apo atij afati. Prandaj pėr ne ėshtė e pamundur tė spekulojmė se kur Gjykimi do tė filloj”, ka pohuar Jelacic.

Njėri nga dėshmitarėt kryesorė nė procesin gjyqėsor kundėr Ramush Haradinajt, Shefqet Kabashi, gjendet nė SHBA dhe refuzon tė dėshmoj kundėr Haradinajt. Kabashi pretendon se ėshtė mbajtur nė njė burg ushtarak nė Deēan, gjatė kohės sė luftės. Ai doli para gjykatės nė vitin 2007 por, pasi u betua, nuk pranoi tė dėshmojė dhe udhėtoi drejt SHBA-ve. Kabashi u padit mė vonė pėr mospėrfillje tė gjykatės, por gjyqi kundėr tij nuk u zhvillua. Kabashi tash posedon pasaportė amerikane.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,54357
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:46.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.