Kthehu   Kreu > D1 > Ligji i Maleve I
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 8.4.2008, 16:11   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Punim 1500 p.e.s.: Kultura Terramare - kasollet mbi hunj


Kultura Terramare i takon kohės sė bronzit, mes viteve 1500 - 1100. Kjo kulturė shtrihej nė Itali dhe Iliri, dhe u pėrhap edhe nėpėr vende tjera pėrreth.

Nė hartė shihet shtrirja e kėsaj kulture me ngjyrė tė kaltėr tė mbylltė:

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Kultura Terramare.jpg
Shikimet:	280
Madhėsia:	28,5 KB
NNJ:	1314

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 10.7.2009 nė 10:29.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.4.2008, 16:15   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Vendbanimet e kulturės Terramare janė ngritur kryesisht pranė ujėrave dhe datojnė nė kohėn e bronzit tė mesėm dhe tė vonė (1600 - 1200 p.e.r.)
Kasollet kanė formė katėrkėndėshe, me pendė dhe hendeqe, tė ngritura mbi hunj apo shtylla druri, ndėnjėherė nė toka tė thata e ndonjėherė edhe pranė ujėrave.
http://books.google.com/books?id=OEK...gAIZ2OKSLfRlzE

Citim:
Njerėzit e kulturės Terramare sė pari u vendosėn nė terraca lumore, pastaj filluan tė zgjerojnė vendbanimet nėpėr fusha
http://books.google.com/books?id=-bt...WOl4fZzFbxOwBc

Citim:
Konstruktimi i kėtyre aglomerateve, na shtyn tė mendojmė pėr njė shoqėri tė organizuar, me ndėrtim piramidal, por nga gjetjet nė varreza ėshtė e pamundur tė vėrehet ndonjė ndėrtim i tillė shoqėror.
http://books.google.com/books?id=8p6...JCo#PPA93  ,M1

Ky qytetėrim nė pėrgjithėsi nga shkencėtarėt po identifikohet me ato kasollet mbi hunj tė ndėrtuara nga ilirėt. Aleksandėr Stipēeviēi nė veprėn ilirėt i kushton njė kapitull tė tėrė, kėtyre ndėrtimeve.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 3.7.2009 nė 09:52.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2008, 11:01   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kėsaj kulture i pėrket edhe lokaliteti parahistorik Donja Dolina nė Bosnėn veriore.

Citim:
Donja Dolina filloi si njė vendbanim i kasollave mbi hunj mbi lumin Sava, por nė periudhėn e vonshme tė hekurit, depozitimet e lumit kishin ngritur nivelin e tokės prandaj ishin ndėrtuar kasolle tė reja mbi to. Shtėpitė ishin rektangulare, nė pėrgjithėsi me tri dhoma, njėra nga tė cilat kishte edhe vatrėn. Kasollet lidheshin me rrugė tė drunjta. Nė varreza janė gjetur skelete tė varrosura me tabut druri, dhe tė tjera tė varrosura direkt nė tokė. Prezenca e luftėtarėve tė armatosur mirė nė kėtė komunitet, na bėn me dije pėr njė pvarėsi lokale tė kėsaj shoqėrie.
Nga libri: "Ilirėt" - J. J. Wilkes

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 25.6.2009 nė 17:53.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.7.2009, 19:04   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Njė ri-krijim i kasolleve mbi hunj

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	kasolle mbi hunj.jpg
Shikimet:	332
Madhėsia:	59,5 KB
NNJ:	1812

http://sambali.blogspot.com/2005_01_29_archive.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2009, 08:48   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kjo mėnyrė jetese ka vazhduar tė mbahet pas shumė shekujve nga fiset peone nė Maqedoni.

Citim:
Historitė - Herodoti

Libri i pestė

(16) Fiset qė jetojnė pranė malit Pangaeum, ato qė kufizohen me doberėt, me agrianėt dhe me odomantėt, dhe ato qė jetojnė rreth liqenit Prasias, nuk ishin tė nėnshtruar nga Megabazusi, ndonėse ai provoi t'i shkatėrrojė ata, dhe banorėt e liqeneve gjithashtu. Kėta njerėz jetojnė nė liqene duke ndėrtuar njė tarracė nga dėrrasat tė vendosur mbi hunj tė lartė nė mes tė liqenit, me vetėm njė urė qė mundėson kalimin nė breg tė liqenit. Mėnyra se si jetojnė, ėshtė qė ēdo njeri ka njė kasolle e cila pėrbėn shtėpinė e tij mbi tarracė dhe njė qepen i cili varet poshtė nė liqen pėrmes tarracės. Ata i lidhin fėmijėve tė tyre nga njė litar nė kėmbė, sepse frikėsohen se mund tė bien nė liqen. Ata i ushqejnė kuajt e tyre dhe kafshėt bartėse me peshq. Aty ka kaq shumė peshq saqė nėse dikush e hedh njė shportė tė zbrazėt nė liqen, pėr njė kohė tė shkurtėr do t'a ketė shportėn e mbushur me peshq. Aty janė dy lloje peshqish, qė nė gjuhėn e vendasve quhen paprax dhe tilon.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 3.7.2009 nė 09:01.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2009, 09:51   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Njė tjetėr vendbanim mbi liqe i rekonstruktuar nė Unteruhldingen, Gjermani.

Emri:  kasolle mbi hunj.jpg
Shikimet: 631
Madhėsia:  38,4 KB

http://www.flickr.com/photos/sfduggan/134686012/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2009, 10:29   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kasollet mbi hunj janė njė dukuri me zanafillė autoktone nė Shqipėri. Vendbanime tė kėtilla ekzistonin nė kohėn e Neolitit, me njė vazhdimėsi tė pandėrprerė.

Nga Historia e Shqipėrisė, pėr periudhėn e Neolitit:
Citim:
Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.
dhe pėr kohėn e bronzit:
Citim:
Nė njė masė mė tė kufizuar janė shfrytėzuar dhe shpellat, ashtu siē kanė vazhduar tė jenė nė pėrdorim edhe palafitet, siē tregojnė gėrmimet e viteve tė fundit nė vendbanimin palafit tė Sovijanit.
http://historia.shqiperia.com/iliret..._primitive.php
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 04:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.