Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.4.2008, 22:03   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Restaurohet pėrkrenare ilire e Rrugės sė Arbrit


Citim:
09/04/2008 - 13:55

Njėra prej pėrkrenareve ilire tė gjetura nė rrugėn e Arbrit po i nėnshtrohet restaurimit. Prej tri javėsh ajo ndodhet nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkiometrisė tė Institutit tonė tė ruajtjes kulturore dhe studimit tė artit, pėr t'u konservuar dhe restauruar. Kjo ėshtė dhe pėrkrenarja mė e dėmtuar. Ato u gjetėn gjatė punimeve nė kėtė rrugė nė fshatin Sofraēan. E dyta kaloi nė peripecinė e vjedhjes nga njė prej punėtorėve, tė cilit ia konfiskoi mė pas policia e Fierit.

Pėrkrenares ilire, e cila daton rreth shek VI-V para erės sonė, i mungojnė disa pjesė. Ndėrkohė qė punonjėsja e laboratorit, Elida Davishi ka filluar punėn me tė. "Gjėja e parė qė synojmė, ėshtė tė ndėrpriten proceset e korrezionit tė pėrkrenares dhe tė jetė e ekspozueshme. Nga ana tjetėr, do tė pėrpiqemi tė gjejmė dhe anėt teknologjike tė prodhimit tė saj", - shprehet Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Arkiometrisė dhe Restaurimit.

Deri mė tani kanė dalė tė qarta motivet e zbukurimit nė dy buzėt e pėrkrenares. Ato janė nė formė gjysmėsferash. Njėkohėsisht, janė tė qarta vendet ku lidhej spangoja nė gushėn e kalorėsve dhe njė birrė qė shėrbente pėr tė lidhur kreshtat e pėrkrenares.

Zbulimi i njėkohshėm i dy pėrkrenareve, nė njė kohė qė sipas Stamatit nė Shqipėri nuk ka mė shumė se 10 tė tilla, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr studimin e mėtejshėm tė tyre. Ato ndodhen tė shpėrndara nė disa qytete. Njė ruhet nė Belsh (Elbasan), njė ishte nė muzeun e Durrėsit (pas restaurimit dhe ekspozimit, u vodh) njė nė muzeun e Krujės dhe disa nė Muzeun Arkeologjik nė Tiranė.

Pėrkrenarja qė gjendet nė laborator ka njė patinė jeshile fisnike, me pėrjashtim tė vendeve ku e ka dėmtuar kova e ekskavatorit. Sipas Stamatit, pėr fat tė mirė toka ku ėshtė ruajtur ka qenė pa lagėshtirė dhe kripė. Kėtė e tregon korrezioni i qetė, qė nuk e ka dėmtuar nė masė tė madhe. Gjatė ditėve tė para tė restaurimit, nė tė janė vėrejtur edhe shenjat qė i janė lėnė gjatė prodhimit.

Ndonėse analizat nuk janė bėrė pėr tė nxjerrė me saktėsi pėrbėrjen e saj, jepen disa tė dhėna paraprake pėr ndėrtimin dhe mėnyrėn e prodhimit tė saj. "Me mjetet tona nė laborator, konstatojmė qė kjo pėrkrenare ka qenė bėrė nė linjėn e pėrpunimit tė metaleve tė asaj kohe. Duhet tė jetė bronz normal, me rreth 10 % kallaj dhe 8 % bakėrr. Ėshtė marrė njė petė prej bronzi, ka filluar tė rrihet duke u shtrirė gjithnjė e mė tepėr, e pastaj duke u kuposur me rrahje nga brenda. Duken shumė mirė gjurmėt e ēekiēit qė ėshtė pėrdorur pėr ta rrahur dhe ndonjė plasaritje", - tregon Stamati. Madje, 2-3 ditė mė parė, gjatė restaurimit u pa qė nė njė vend nė pjesėn e sipėrme tė kokės, gjatė rrahjes metali ka qenė ēarė dhe mė pas ėshtė arnuar me njė tjetėr metal.

Sipas Stamatit, ky nuk ėshtė rasti i parė. Ai shprehet se ėshtė njė fenomen qė ndodhte rėndom nė punimet e lashtėsisė. Ai sjell si shembull gjetjet nė varrin e Belshit, njė nga mė tė pasurit, ku bashkė me njė pėrkrenare, ishin gjetur dhe enė tė tjera qė ishin tė arnuara, njė pjesė e tė cilave janė pėrdorur nga prijės.

Nga studimi i parė i saj, Stamati shprehet se nė pėrfundim tė prodhimit, kjo pėrkrenare ėshtė limuar aq shumė sa ka marrė refleks pasqyre. Duke iu referuar kohės, Stamati shprehet se ato nuk janė mbajtur nga ēdo njeri, por pėr prijėsit. Tė tilla mund tė kenė qenė dhe dy pėrkrenaret e rrugės sė Arbrit.

"Nė atė kohė, nė shekullin e VII sapo ėshtė shthurur rendi fisnor pėr tė dhėnė bazėn e kalorėsve, e cila do tė ishte mė pas baza e fisnikėrisė sė ardhshme. Kėto mund tė jenė pėrkrenaret e dy kalorėsve, pra tė pjesės sė ngritur tė shoqėrisė. Metali nė atė kohė kushtonte jashtėzakonisht shumė dhe nuk ka prodhim masiv tė metaleve.

Ende nuk mund tė thuhet nėse dy pėrkrenaret e gjetura janė pjesė e njė varri tė pasur me objekte tė tjera arkeologjike. Sė shpejti Adem Bonguri do tė kryejė njė ekspeditė arkeologjike dhe do tė kontrollojė gjithė dheun qė ka dalė nga gėrmimi. "Gjatė restaurimit ne do tė shohim pėr praninė e ndonjė mbishkrimi, sidomos pjesėn e brendshme dhe ndoshta do tė hedhim idenė pėr njė studim tė veēantė tė pėrkrenareve qė gjenden nė Shqipėri, pėr tė kuptuar nėse janė prodhuar nė njė qendėr tė specializuar tė prodhimit tė tyre apo nga njerėz qė u ėshtė dashur tė merren me to", - shprehet Stamati. ol.li

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19220
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2008, 17:40   2
allianz
 

Shkrim i cituar Dibėr: Zbulohet pėrkrenare e shek.V-VI p.e.s.


Citim:
Njė pėrkrenare, e cila i pėrket periudhės sė shek.V-IV p.e.s. qė ėshtė gjetur para disa kohėsh nė Sofraēan tė qarkut tė Dibrės, po i nėnshtrohet restaurimit nė Laboratorin Konservimit dhe Arkeometrisė nė Tiranė. Aktualisht ėshtė bėrė pastrimi i pėrkrenares, ndėrsa mė vonė ajo do tė rregullohet, duke bėrė njė negativ druri nė formėn e sendit tė gjetur, si jashtė dhe brenda tij.

“Pėr mungesė tė fondeve, duhet tė presim akoma pėr tė bėrė radiografinė si dhe analizat nė Institutin e Fizikės Bėrthamore tė kėsaj pėrkrenareje”, theksoi prof. Frederik Stamati.

Ai sqaron se ėshtė gjetur edhe njė pėrkrenare ilire tjetėr nė Sofraēan tė Dibrės, por nuk i ėshtė nėnshtruar ende njė restaurimi. Pėrkrenarja tjetėr ėshtė mė e shtypur, pasi u zbulua gjatė punimeve tė njė ekskavatori, dhe brenda ka njė mbishkrim.

http://www.sot.com.al/index.php?opti... emid=0&lang=
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.