Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.5.2008, 13:11   1

Shkrim i cituar Tiranė: Gjermanishtja e detyrueshme nė 9-vjeēare


Citim:
Gjermanishtja, me detyrim nė shkolla
Mer, 30 Pri 2008 08:31:00

Duke filluar nga viti i ardhshėm shkollor, mėsimet nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme "Sami Frashėri" dhe nė atė 9-vjeēare "Fan Noli" nė Tiranė do tė zhvillohen nė dy gjuhė: pėrkatėsisht, nė shqip dhe gjermanisht. Marrėveshja pėr ngritjen pėr herė tė parė tė seksionit dygjuhėsh nė shkollat e mėsipėrme, ėshtė arritur pas nėnshkrimit tė deklaratės sė bashkėpunimit ndėrmjet Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave dhe Ambasadės sė Republikės Federale tė Gjermanisė nė Shqipėri.

Nė plan tė pėrgjithshėm, marrėveshja synon intensifikimin e mėsimit tė gjuhės gjermane te tė rinjtė, si edhe krijimin e mundėsive pėr kėta tė rinj pėr tė ndjekur studimet e mėtejshme nė kėtė vend.

Pas aplikimit fillimisht nė shkollat e mėsipėrme, nė marrėveshje ėshtė rėnė dakord qė gjuha gjermane tė jetė lėndė me detyrim nė vitet nė vazhdim, nė tė gjitha shkollat 9-vjeēare nė vend.

http://shekulli.com.al/news/194/ARTI...008-04-30.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2009, 17:59   2
Citim:
Shkollat e Tiranės do tė "flasin" gjermanisht

Nxėnėsit e gjimnazit "Sami Frashėri" nė Tiranė, duke nisur nga viti shkollor i ardhshėm do tė mund tė regjistrohen nė seksionin dy gjuhėsh shqip-gjermanisht. Por kjo gjuhė do tė hyjė edhe nė programin mėsimor tė shkollave 9-vjeēare "Fan Noli", "Avni Rustemi" dhe "Jeronim De Rada", nė kryeqytet.

Njė shtim i tillė nė linjėn tradicionale tė mėsimit tė gjuhėve tė huaja Anglisht dhe Frėngjisht ėshtė mundėsuar falė nėnshkrimit tė njė memorandumi bashkėpunimi pėr hapjen e njė seksioni dygjuhėsh gjermano-shqiptar mes ministrit tė Arsimit, Fatos Beja dhe ambasadorit tė Republikės Federale tė Gjermanisė, Bernd Borchardt.

Ky akt u nėnshkrua dje nė ambientet e Ministrisė shqiptare tė Arsimit. Seksioni dygjuhėsh, krahas mėsimit intensiv tė gjermanishtes pėrfshin dhe mėsimdhėnien e lėndėve tė caktuara nė gjuhėn gjermane, si matematikė, gjeografi, fizikė dhe kimi. Nė fund tė shkollės kėta nxėnės kanė mundėsi tė japin provimet e maturės nė shqip dhe gjermanisht.

Ministri Beja theksoi se nxėnėsit qė mbarojnė kėtė seksion dygjuhėsh, pėrveē dėftesės sė Pjekurisė do tė marrin edhe njė diplomė tė gjuhės gjermane, qė certifikon njohuritė e saj, sipas standardit gjerman".

Beja i ka mėshuar faktit se "ambicia jonė ėshtė qė tė gjithė nxėnėsit shqiptarė, tė cilėt mbarojnė shkollėn e mesme, tė jenė nė gjendje tė komunikojnė nė dy gjuhė tė Bashkimit Evropian".

Ai tha se gjermanishtja ėshtė njė nga pesė gjuhėt e BE-sė, qė mėsohet nė shkollat tona. Ne duam qė ta shtrijmė kėtė gjuhė nė sa mė shumė shkolla nė mėnyrė qė tė jetė njė ofertė pėr njė shumicė nxėnėsish nė gjithė qytetet e Shqipėrisė, krahas gjuhėve tė tjera.

Sipas ministrit tė Arsimit, objektivi ėshtė qė diplomat e nxėnėsve tė jenė tė pėrputhshme me kuadrin e referencės evropiane tė gjuhėve. Kjo lehtėson vijimin e studimeve tė tyre nė tė gjitha vendet e Evropės, por edhe proceset integruese tė Shqipėrisė. Ndėrsa Ambasadori Borchardt vlerėsoi mundėsinė qė po i hapet gjermanishtes nė shkollat shqiptare, si njė gjuhė qė flitet si gjuhė amtare nga pothuaj Ā¼ e vendeve tė BE-sė dhe si gjuha e dytė mė e rėndėsishme zyrtare brenda BE-sė.

"Prej pak mė tepėr se 2 javėsh, tha ambasadori, vendet tona janė partnere nė kuadėr tė NATO-s dhe mendoj se nė njė tė ardhme tė parashikueshme e tė afėrt do tė jemi edhe partnerė nė kuadėr tė BE-sė. Kjo rrit nevojėn reciproke pėr t‘u kuptuar dhe mirėkuptuar bashkėrisht nga pikėpamja gjuhėsore. Mirėkuptimi i pėrbashkėt ėshtė mė i mundshėm nėpėrmjet gjuhėve reciproke. BE dhe NATO janė organizata me mė tepėr se sa 20 anėtarė dhe sigurojnė bashkėjetesėn e tyre nėpėrmjet kompromiseve tė zgjedhura, midis vendeve anėtare. Dhe kompromiset janė tė mundshme vetėm atėherė kur partneri nė bashkėbisedim kuptohet. Edhe pėr kėtė, zotėrimi i gjuhės ėshtė njė kusht paraprak thelbėsor".

Njė motiv tjetėr mjaft i rėndėsishėm nė kuadėr tė kėtij programi, sipas ambasadorit Borchardt, ėshtė mbėshtetja e rinisė nė Shqipėri.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...0e7cb9c89.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2011, 16:50   3
Citim:
“Gjermanishtja, gjuhė e dytė nė shkolla”

Gjermanishtja pritet tė futet si gjuhė e dytė nė shkollat e mesme dhe universitete. Pas anglishtes, e cila vitet e fundit ka pasur prioritet nė politikat arsimore, Ministria e Arsimit po sheh mundėsinė e integrimit e gjermanishtes nė kurrikulat mėsimore.

Ministri Myqerem Tafaj tha dje se futja e gjuhės gjermane si gjuhė e dytė nė shkollat e mesme dhe nė universitetet publike do tė jetė njė ndėr prioritetet e Ministrisė sė Arsimit. Ai e cilėsoi si tė suksesshėm projektin dygjuhėsh nė shqip dhe gjermanisht, i aplikuar nė katėr shkolla nė kryeqytet.

“Po punojmė me drejtoritė rajonale dhe me shkolla qė gjuha gjermane tė shtrihet nė shkolla si gjuhė e dytė. Pra, nxėnėsit tė kenė mundėsi ta zgjedhin atė. Por, edhe si gjuhė e parė, atje ku ėshtė e mundur dhe nxėnėsit kanė dėshirė ta zgjedhin. Kemi mjaft mėsues tė gjuhės gjermane, kemi tri departamente tė shkėlqyera tė gjermanistikės nė Universitetin e Tiranės, tė Shkodrės dhe tė Elbasanit”, tha Tafaj.

http://www.panorama.com.al/sociale/%...olla%E2%80%9D/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:48.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.