Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.9.2010, 06:04   41

Shkrim i cituar GTZ-ja gjermane i mėson albanezėve tregun kombėtar


Citim:
GTZ-ja gjermane pėrpiqet tė gjejė zgjidhje pėr rrushin e Rahovecit

Tiranė me 17 shtator - Kolapsi qė ka pėrfshirė vreshtarėt e Rahovecit, nga bllokimi i shitjes sė prodhimit tė rrushit, ka mbledhur nė Tiranė drejtuesit e doganave tė Kosovės dhe Shqipėrisė. Pala kosovare ka kėrkuar uljen e ēmimit tė referencės pėr rrushin qė nga Kosova eksportohet nė Shqipėri. Por takimi ka pėrfunduar pa rezultat, pasi drejtori i pėrgjithshėm i Doganave tė Shqipėrisė, Flamur Gjymyshka ka thėnė se ulja e referencės nuk ėshtė nė kompetencėn e Doganave.

Ndėrkohė, kjo ēėshtje i ka kaluar pėr zgjidhje ministrit tė Financave Ridvan Bode. Megjithatė, pėr zgjidhjen e kėtij problemi kėrkohen bisedime tė nivelit politik, por politikanėt mė tė lartė tė Kosovės kanė udhėtuar (apo pėrgatiten tė udhėtojnė) pėr nė New York.

Por, vreshtarėt e Rahovecit kėrkojnė njė zgjidhje urgjente pasi prodhimi do kalbet. Rrushi qė importohet nė Kosovė pėrfshihet nė listėn e mallrave qė pėrfitojnė nga marrėveshja e CEFTA-s, por ky artikull nuk ėshtė i pėrjashtuar nga TVSH-ja, qė ėshtė nė masėn 20 pėr qind, ndėrkohė qė ēmimi i referencės me tė cilin llogaritet TVSH-ja ėshtė 33 cent pėr kilogram, ndėrsa pėr rrushin e thyezės (pėr ngrėnie), ēmimi i referencės ėshtė 50 centė pėr njė kilogram.

Me kėto nivele taksash rrushi qė importohet nga Kosova nuk ėshtė aspak konkurrues pėr tregun e Shqipėrisė. Kjo ka qenė arsyeja qė zyrtarėt e doganave tė Kosovės kėrkuan uljen e ēmimit tė referencės vetėm pėr rrushin e Kosovės.

Derisa qeveritarėt e lartė tė Kosovės merren me “punė tė mėdha”, GTZ-ja gjermane ka filluar njė lėvizje pėr tė bėrė tė mundur eksportimin e rrushit pėr nė Shqipėri. GTZ-ja gjermane, qė vepron nė Kosovė, nė bashkėpunim me Zyrėn e GTZ-sė nė Shqipėri, kanė filluar kontaktet me prodhues tė verės nė Shqipėri.

“Nga fillimi i javės pronarė tė kantinave nga Shqipėria do tė udhėtojnė pėr nė Kosovė, ku do tė shikojnė nga afėr mundėsinė e importimit tė njė sasie rrushi nga Rahaveci. Takimet do tė jenė tė ngjeshura dhe do tė vazhdojnė nė njė periudhė tre ditore. Kėto takime janė vonuar, pasi pronarėt e kantinave kanė qenė tė ngarkuar me punėt e tyre pasi kanė njė personel tė reduktuar. Besoj se takimet nė Kosovė do tė kenė rezultat”, deklaroi pėr “Kohėn Ditore” zv/drejtori i GTZ-sė pėr Shqipėrinė Ismail Beka.


Edhe kryetari i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj ka bėrė tė ditur se njė grup pronarėsh tė prodhimit tė verės nė Shqipėri do tė udhėtojė pėr nė Kosovė, ku do tė shohin mundėsinė e importit tė rrushit tė Rahovecit. Por, sipas Ferizajt, protestat e vreshtarėve kanė shtyrė udhėtimin e prodhuesve tė verės nga Shqipėria.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,34602
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 09:40   42
Citim:
Qeveria, program kombėtar pėr mbjelljen e drurėve frutorė

Njė program i veēantė pėr mbjelljen e drurėve frutorė nė tė gjithė vendin pritet tė marrė jetė shumė shpejt. Grupi i punės ėshtė mbledhur dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ka kėrkuar hartimin e njė programi kombėtar pėr zhvillimin e kultivimit tė drurėve frutorė tė lajthisė, arrave, gėshtenjave, bajameve e shegėve.

Ky program, i cili ėshtė programi i dytė i madh kombėtar pėr zhvillimin e drurėve frutorė, ka si qėllim shumėfishimin e sipėrfaqeve tė mbjella me kėta drurė, si dhe krijimin e mundėsive tė reja pėr fermerėt shqiptarė, nėpėrmjet shfrytėzimit tė kėtyre potencialeve.

Duke e vlerėsuar kėtė si njė projekt tė rėndėsishėm dhe ambicioz, ashtu sikurse projekti pėr zonėn e ullirit, Kryeministri theksoi se nuk ka rrugė mė tė sigurt pėr njė luftė efikase kundėr varfėrisė sesa tė shfrytėzosh potencialet vendore, atje ku ato ndodhen.

“Nė kėta drurė frutorė tė marrė sė bashku, ekzistojnė potenciale mė tė mėdha se ulliri, pėr tė ndikuar nė mėnyrė pozitive nė jetėn e fermerėve, duke rritur tė ardhurat dhe prodhimin”, - u shpreh Kryeministri.

Berisha theksoi se Shqipėria ka fatin e madh tė jetė e vendosur nė gjerėsitė gjeografike mė tė pėrshtatshme pėr drurin e lajthisė, duke bėrė nė kėtė mėnyrė qė tė shumėfishohen pa asnjė vėshtirėsi sipėrfaqet e mbjella nė mbarė vendin.

Nė kėtė kontekst, Kryeministri theksoi se ėshtė mjaft i rėndėsishėm njė pėrafrim sa mė shkencor pėr kėta drurė frutorė, tė ngjashėm me projektin e ullirit, nėpėrmjet studimit tė fondit gjenetik kombėtar pėr evidentimin e kultivarėve mė tė pėrshtatshėm dhe me karakteristikat mė tė mira.

Ky projekt i rėndėsishėm nė fushėn e bujqėsisė do tė financohet jo vetėm nga buxheti i shtetit, por edhe nga fondet evropiane IPA dhe mė pas ato tė kohezionit.

http://www.standard.al/index.php/sociale/11614.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.9.2010, 14:15   43
Citim:
Bujqit solidarizohen me vreshtarėt

Federata e Bujqve tė Kosovės tė shtunėn nė njė konferencė pėr media pohoi se nėse Qeveria e Kosovės, nuk bėnė ndonjė zgjidhje, Federata e Bujqve ėshtė e gatshme pėr t’iu bashkangjitur protestės sė vreshtarėve.

Nė konferencėn pėr media Federata e Bujqve tė Kosovės (FBK) u solidarizua me vreshtarėt, tė cilėt janė nė kėrkim tė njė zgjidhje pėr shitjen e rrushit tė tyre.

Federata e Bujqve dėnoi dhunėn e Policisė sė Kosovės, ndaj protestuesve. Me kėtė rast, udhėheqėsit e Federatės kanė akuzuar Njėsinė Speciale tė Kosovės, se ata kanė provokuar duke hedhur gaz lotsjellės tek protestuesit, tė cilėt po shprehin njė tė drejtė legjitime tė tyre.

Ndryshe, raportohet se gjatė protestave tė sė premtes tė vreshtarėve tė Rahovecit 17 qytetarė dhe 15 policė janė lėnduar. Njoftohet se pas kėsaj proteste, janė arrestuar katėr persona tė te cilėt pas intervistimit me vendim tė Prokurorit janė dėrguar nė paraburgim.

Ngjarja ka ndodhur kur qytetarė, anėtarė kėta tė shoqatės “Vreshtaria” kanė kėrkuar qė t’u blihet rrushi i cili u ka mbetur pa u shitur. Protestuesit thuhet se kanė filluar tė hedhin gurė nė oborrin e podrumit tė verės “Stone Castle”, me ē’rast ka pasur edhe dėme materiale tė kėsaj ndėrmarrje.

Referuar raportimit policor, persona tė dyshuar kanė tentuar edhe tė ndezin shtėpizėn prej druri, e cila shėrben pėr shitjen e rrushit pronė e podrumit “Stone Castle”. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=10382
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2010, 21:02   44
Citim:
Qeveria-vreshtarėt, arrihet marrėveshja

Shoqata e Vreshtarėve tė Rahovecit dhe Qeveria e Kosovės kanė arritur marrėveshje pėr subvencionimin e kultivuesve tė rrushit me nga 1 mijė euro pėr hektarė, me ēka vreshtarėt do t’u japin fund protestave tė cilat shpėrthyen nė shenjė pakėnaqėsie pėr shkak tė mos grumbullimit tė rrushit nga ana e kompanisė “Stone Castle”.

Pas dy takimeve qė janė zhvilluar tė martėn nė mes tė zv. kryeministrit tė Kosovės Hajredin Kuēi, kryetarit tė Komunės sė Rahovecit Qazim Qeska dhe pėrfaqėsuesve tė Shoqatės sė Vreshtarėve mė nė fund ėshtė arritur marrėveshja.

Kėtė e ka konfirmuar nė njė prononcim pėr media pas takimit zėvendėskryeministri Kuēi.

Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesi i Shoqatės sė Vreshtarėve tė Rahovecit Labinot Shulina, e ka vlerėsuar vendimin e qeverisė tė drejtė. I kėnaqur me kėtė zgjidhje ka qenė edhe kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska.

Vreshtarėt kanė protestuar javėn e kaluar nė Prishtinė, ndėrsa njė ditė mė vonė protesta e tyre e organizuar nė Rahovec eskaloi nė dhunė, me ē’rast ka pasur tė lėnduar nga radhėt e protestuesve dhe Policisė sė Kosovės.

Prodhuesit e rrushit nga komuna e Rahovecit patėn paralajmėruar se nėse nuk plotėsohen kėrkesat, atėherė nesėr do tė protestojnė serish nė Prishtinė.

Kėrkesat e tyre janė qė institucionet e vendit t’i qasen mė seriozitet kėtij problemi, dhe qė ēmimet e grumbullimit tė rrushit tė jenė ato nga viti paraprak, pagesa tė kryhet sipas marrėveshjeve tė viteve paraprake, kategorizimi i rrushit tė bėhet sipas kualitetit tė tij, Doganat e Kosovės tė shqyrtojnė bazat doganore tė rrushit tė importuar, tė bėhen memorandum mirėkuptimi dhe bashkėpunimi me shtetet pėrreth, e posaēėrisht me shtetin shqiptar dhe tė shqyrtohet mundėsia e liberalizimit tė tregut pėr rrush, sė paku pėr muajt shtator dhe tetor.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=78514
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 10:09   45
Citim:
Ēelet panairi i tetė, i Agrobiznesit

Bujqėsia dhe sektori i agro-pėrpunimit, do tė vazhdojė tė mbėshtet nga qeveria me fonde zhvillimi dhe suvencione. Ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli, u shpreh gjatė ceremonisė sė hapjes sė Panairit tė 8 tė Agrobiznesit, organizuar nga Kėshilli i Agrobiznesit, se gjatė viteve tė ardhshme ky sektor do tė orientohet drejt prodhimeve bio.

Presidenti i KASH, Enver Ferizaj u shpreh se gjatė kėtij viti prodhimet vendase kanė patur rritje, dhe si rrjedhoje edhe eksportet e tyre. Panairi i 8 i Agrobiznesit mblodhi nė Tiranė 95 kompani dhe firma shqiptare, nga tė cilat 15 janė nga Kosova.

Gjithashtu nė panair, po ekspozojnė prodhimet e tyre bujqėsore dhe blegtorale, edhe 170 fermerė nga rrethe tė ndryshme tė vendit.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/ve...obiznesit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2010, 22:38   46
Citim:
Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shqipėrisė

Kukės, 10 tetor - Prodhimet “Made in Serbia” pushtojnė tregjet e Shqipėrisė me ndihmėn e Greqisė. Ky ėshtė konkluzioni i qeveritarėve tė Kosovės, por edhe i biznesmenėve tė kėtij vendi.

“Patatja e Serbisė po depėrton nė Shqipėri pėrmes Greqisė, duke falsifikuar origjinėn e mallit dhe kjo arrihet me ndihmėn e zyrtarėve grekė, ndėrkohė qė Serbia vazhdon tė bllokojė prodhimet e Kosovės, duke shkelur edhe marrėveshjet e CEFTA-s”, ka deklaruar ministri i Ekonomisė e Financave tė Kosovės, Ahmet Shala nė njė aktivitet tė organizuar nė Vushtrri ne kompaninė e prodhimit tė patates “Pestova”.

Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare ka rritur nė 50 pėr qind referencat pėr pataten e importit. Kjo rritje e bėn pataten e Kosovės jo konkurruese nė tregun e Shqipėrisė. Kosova ėshtė njė fuqi rajonale nė prodhimin e patates, ku prodhuesit mund tė pėrballojnė njė treg prej 6 milionė banorėve.

“Jam i befasuar nga ky vendimi i qeverisė shqiptare pėr rritjen e ēmimit tė referencės pėr pataten. Ky vendim shkon nė favor tė prodhimeve serbe. Serbia po dėrgon patate nė Shqipėri pėrmes Greqisė, duke falsifikuar dokumentet e origjinės. Pėr kėtė problem kam njoftuar homologun Bode, por edhe kryeministrin, Sali Berisha, “deklaroi nė vijim kreu i financave tė Kosovės.

Shala ka deklaruar se edhe prodhime tė tjera serbe, duke u falsifikuar me ndihmėn e Freqisė, po pėrfundojnė nė tregjet shqiptare.

Tė njėjtin shqetėsim ka shprehur edhe pronari i kompanisė sė patates “Pestova” Bedri Kosumi.

“Kemi shumė barriera nė eksportin e patates. Serbia vazhdon tė bojkotojė prodhimet e Kosovės, si dhe kalimin transit tė tyre pėr nė shtetet tjera, duke shkelur marrėveshjen e CEFTA-s. Ndėrkohė, Serbia po eksporton patate nė Shqipėri pėrmes Greqisė. Me keqardhje po e them se Shqipėria po pengon herė pas here eksportin e patates sė Kosovės me disa masa administrative, duke rritur referencat. Kosova ka nevojė pėr pataten e hershme tė Shqipėrisė dhe Shqipėria pėr pataten e vonshme tė Kosovės. Me hapjen e rrugės Durrės-Kukės-Morin, kjo tregti do tė duhej tė zgjerohej, por nė fakt ajo ėshtė duke u penguar me masa administrative tė zyrtarėve shqiptarė”, tha biznesmeni Kasumi.

Zyrtarė tė doganės sė Morinit bėn tė ditur se referenca pėr pataten ėshtė 24 centė, nga 18 centė sa ka qenė mė parė. Ēmimi i referencės ėshtė sa dyfishi i ēmimit tė shitjes me shumicė tė patates nė Kosovė.

“Ēmimi i shitjes me shumicė tė patates nė Kosovė ėshtė nga 12-14 centė pėr njė kilogram, kurse referenca ėshtė sa dyfishi i kėtij ēmimi!”, u shpreh njė biznesmen nga Kukėsi, i cili merret me tregtimin e patates sė Kosovės.

Kėsisoj, del se deklarimet e politikanėve tė tė dy vendeve pėr forcim tė bashkėpunimit ekonomik mbeten retorikė.

Pas vizitės nė Panairin e Agrobiznesit qė u mbajt njė javė mė parė nė Tiranė , kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me pėrfaqėsues tė agrobiznesit, prodhues, si dhe pėrfaqėsues tė fermerėve shqiptarė dhe atyre tė Kosovės, pjesėmarrės nė panair.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,36725
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2010, 22:20   47
Citim:
Shqipėri-Kosovė, bisedime pėr referencat doganore

Historisė dyvjeēare me taksat e larta doganore qė aplikon qeveria shqiptare mbi produktet kosovare duket se do t’i vijė fundi. Pas shqetėsimit tė ngritur dy ditė mė parė nga kreu i Odės Ekonomike tė Kosovės pėr diskriminim tė produkteve qė eksportohen drejt Shqipėrisė, reagon Ministria e Financave, duke dėrguar nė Prishtinė disa ekspertė fiskalė qė e njohin terrenin mes dy vendeve.

Burime zyrtare nga ministria sqarojnė pėr gazetėn “Shqip” se pala kosovare ankohet mbi ēmimet referencė qė aplikon dogana shqiptare mbi produktet bujqėsore tė patates dhe rrushit. “Qė sot kanė nisur diskutimet nė Prishtinė dhe nesėr qeveria shqiptare, pėrmes doganės, do tė dalė me njė material studimor rreth zgjidhjes sė problemit”, tregon Ministria e Financave.

Prej vitesh patatja e Kosovės ėshtė kthyer nė kėrcėnim pėr patatet tona, kryesish ato tė Kukėsit, dhe pėr t’i mbrojtur qeveria shtoi barrierat fiskale ndaj sasive qė vinin nga jashtė. Por duket se kohėt e fundit ėshtė kthyer edhe rrushi, variete qė pėrdoret pėr prodhim vere, si konkurrent i fortė pėr prodhimin vendas. Sipas ministrisė, vendosja e ēmimeve referencė lidhet me vetė kėrkesėn e bizneseve shqiptare pėr tė mbrojtur produktet e tyre dhe pėr nxitur produktet vendase.

Vendosja e tarifave shtesė ka sjellė reagime tė forta nga Prishtina, duke paralajmėruar pėr rishikim tė marrėdhėnieve tregtare.

“Na vendosin ēmime qė shkojnė deri nė 300 pėr qind tė vlerės sė mallit”, deklaron Safet Gėrxhalliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės. Kosova kėrcėnon se do tė ankohet zyrtarisht kundėr Shqipėrisė nė sekretariatin e CEFTA-s, bordit qė mbikėqyr marrėveshjen e pėrbashkėt tė tregtisė sė lirė nė rajon.

"Dua tė besoj se do gjendet njė zgjidhje, nė tė kundėrt do jemi tė detyruar tė kėrkojmė ndėrhyrjen e palėve tė treta”, shton mė tej zoti Gėrxhalliu. Gėrxhalliu thotė se Kosova i ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta zgjidhur kėtė ngėrē, por pa rezultat. Madje pala kosovare hedh dyshime se Shqipėria po bėn proteksionizėm pėr tė favorizuar grupe tė caktuara.

Pėr tė gjendur zgjidhje tė shpejtė, por mė sė shumti pėr tė qetėsuar situatėn, qeveria shqiptare ka dėrguar nė Kosovė ish-zv.ministrin e Financave, Florion Mimėn, njohės shumė i mirė i legjislacionit kosovar dhe nė tėrėsi i terrenit mes dy vendeve.

Megjithatė, bizneset kosovare duken tė pashpresa, pasi pranojnė se janė kryer shumė takime, por asnjėra nuk ka dhėnė zgjidhje.

Sipas Gėrxhalliut, marrėdhėniet tregtare mes Shqipėrisė dhe Kosovės prej vitesh janė nė krizė. Kosova po pret mbledhjen e ardhshme tė sekretariatit tė CEFTA-s qė do tė zhvillohet sė shpejti nė Hungari. Nėse deri atėherė kriza nuk do tė jetė zgjidhur, atėherė pėr herė tė parė Kosova dhe Shqipėria do tė jenė zyrtarisht nė njė konflikt zyrtar, ku do kėrkohet ndėrhyrja e ndėrkombėtarėve pėr t’u zgjidhur.

Tregtarėt dhe shoqatat e biznesit po ankohen gjatė muajve tė fundit pėr ēmime reference nė dogana shumė mė tė larta nga realiteti i tregut. Ministria e Financave thotė se “vetėm” 22 pėr qind e praktikave doganore kryhen duke marrė pėr bazė ēmimet referencė, por tregtarėt thonė se rasti i patateve tė Kosovės ėshtė vetėm njė nga abuzimet e shumta.

Dhoma Amerikane e Tregtisė ėshtė ankuar disa herė pėr referenca tė fryra nė koston e transportit tė mallrave nė det. Qeveria zbaton referencė doganore nė masėn mbi 3 mijė dollarė pėr ton, ndėrkohė qė ēmimi real i kėtij shėrbimi ėshtė dy herė mė pak sot, si pasojė e krizės financiare ndėrkombėtare.

http://www.gazeta-shqip.com/index/ek...306725ec3.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 03:42   48
Citim:
Nis implementimi i subvencionimit tė vreshtarėve

Prishtinė, 22 tetor 2010 - Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), pohon se ka filluar implementimin e projektit tė qeverisė pėr subvencionimin e sipėrfaqeve tė mbjella me varietetet e rrushit pėr pėrpunimin e verės.

Subvencionimi i vreshtarėve do tė bėhet nė mėnyrė tė pėrpjesėtuar dhe pjesa e parė nė vlerė prej 500 euro/1ha do tė bėhet gjatė vitit 2010. Ndėrsa, pjesa e dytė e mbetur nė vlerė prej 500 euro/1ha, do tė bėhet gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2011.

Bazė pėr implementimin e projektit ėshtė regjistri i vreshtave nė Rahovec dhe pėrfitues do tė jenė tė gjithė prodhuesit e varieteteve tė rrushit pėr pėrpunimin e verės nga rajoni vreshtar i Republikės sė Kosovės, tė cilėt i plotėsojnė kushtet e parapara nė marrėveshjen e arritur ndėrmjet qeverisė dhe pėrfaqėsuesve tė vreshtarėve tė Rahovecit.

Vreshtarėt qė aplikojnė duhet t'i plotėsojnė disa kushte tė caktuara, ndėrsa periudha e aplikimit fillon mė 25. 10. 2010 dhe zgjat deri mė 15. 11. 2010.

http://www.kosova.com/artikulli/66185
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2010, 05:46   49
Citim:
Gjysma e subvencionimit pėr vreshtarėt deri nė fund tė vitit

Prishtinė, 25 tetor – Premtimin e dhėnė pėr subvencionimin e vreshtarėve qė kultivojnė rrush pėr pėrpunimin e verės, Qeveria thotė se do ta pėrmbush me t’u kompletuar listat zyrtare nga njėsia e pagesave dhe Enti i Vreshtarisė dhe i Verėrave.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rrushi2.jpg
Shikimet:	866
Madhėsia:	85,2 KB
NNJ:	2787

Nė njė njoftim pėr media, Ministria e Bujqėsisė ka paralajmėruar vreshtarėt se pjesa e parė prej 500 eurosh pėr hektar do tė paguhet deri nė fund tė vitit 2010. Ndėrsa pjesa e dytė qė pėrfshin 500 eurot e tjera pėr hektar do tė bėhet nė tremujorin e parė tė vitit 2011.

“Bazė pėr implementimin e projektit ėshtė regjistri i vreshtave nė Rahovec dhe pėrfitues do tė jenė tė gjithė prodhuesit e varieteteve tė rrushit pėr pėrpunim tė verės nga rajoni vreshtar i Kosovės, tė cilėt i plotėsojnė kushtet e parapara me marrėveshjen e arritur ndėrmjet Qeverisė dhe pėrfaqėsuesve tė vreshtarėve tė Rahovecit”, thuhet nė njoftimin e Zyrės pėr Komunikim me Publikun tė MBPZHR-sė.

Kompromisi mes Qeverisė dhe shoqatės “Vreshtari” ėshtė arritur muajin e kaluar pas njė vale protestash nga ana e vreshtarėve, pėrfshirė protestat edhe para objekteve qeveritare. Kulmi i reagimit tė tyre ishte kur protestuan para bodrumit tė verės nė Rahovec.

Nga ana e protestuesve pati hedhje tė gjėsendeve nė drejtim tė objektit tė kėtij bodrumi dhe pėrpjekje pėr t’u futur brenda kompleksit. Reagimi i policisė mė pas pati pėr pasojė lėndime tė protestuesve dhe policėve, por edhe tė arrestuar.

Vreshtarėt kėtė vit ishin nė hall tė shitjes sė rrushit, meqė bodrumi kryesor nė Rahovec “Stoncastle” nuk kishte mundur ta grumbullonte sasinė e kultivuar me arsyetimin se kapacitetet i ka tė plotėsuara dhe se vetė ajo ka mjaft vėshtirėsi nė pasimin e verės jashtė vendit. Madje, paralajmėrimi pėr pamundėsinė e grumbullimit tė rrushit pronarėt e “Stoncastles” e kishin dhėnė qė nė pranverė. Nė Rahovec me rrethinė janė afro 2.500 familje qė kultivojnė rrushin.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,38268
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2010, 06:29   50
Citim:
Pogradeci do t’i rikthehet kultivimit tė gėshtenjės

POGRADEC- Rrethi i Pogradecit do t’i rikthehet traditės sė kultivimit tė gėshtenjės, pasi ky drufrutor, nė gjithė historinė e tij nė vendin tonė tregoi se nė kėtė rreth arriti parametrat mė tė larta tė saj pėr sa u pėrket vlerave ushqyese dhe kurative.

Gėshtenja e Zervaskės ishte me nam nė tė gjithė vendin. Veē kėsaj, aktualisht nė rrethin e Pogradecit ekzistojnė 5000 ha tokė tipike nė zonat kodrinore-malore, ku njė pjesė e sipėrfaqes u krijua nga shpyllėzimet para vitit 1990 dhe qė sot ndodhet nėn efektin e erozionit.

Kultivimi i gėshtenjės do tė ishte njė mbėshtetje e mirė pėr zonat kodrinore-malore me resurse mė tė kufizuara dhe nė tė njėjtėn kohė do tė pėrmirėsonte ekosistemin e kėtyre zonave. Njė projekt i tillė u iniciua edhe nga vetė Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Rikthimi nė traditėn e kultivimit tė gėshtenjės u bė i ditur nga burime pranė Drejtorisė sė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit nė Qarkun e Korēės. Gjithēka do tė realizohet vitin e ardhshėm.

Nė lidhje me kėtė sipėrmarrje, studiuesi Ilia Ballauri shpjegoi se “sipas tė dhėnave qė ekzistojnė, nė Shqipėri, nė vitin 1970 kishte gjithsej 8.195 ha me gėshtenja, nga kėto vendin e parė e zinte Tropoja me 1.800 ha dhe tė dytin Pogradeci me 1.728 ha, pra pothuajse njėsoj sa Tropoja. Pra, Pogradeci kishte pothuajse 1/5 e gėshtenjave tė tė gjithė Shqipėrisė, ndėrsa gėshtenja e Zervaskės ishte mė e njohura nė mbarė vendin”.

“Pėr nga ana cilėsore, tha Ballauri, gėshtenjat e Pogradecit kishin njė sėrė parametrash mė tė larta sesa llojet e tjera tė gėshtenjave tė Shqipėrisė. Konkretisht, pėrqindja e tulit nė frutė nė gėshtenjat e Pogradecit arrinte deri nė 75.9%, kurse nė atė tė Tropojės 75.2%; proteinat nė gėshtenjėn e Pogradecit arrinin nė 6.7%, kurse nė atė tė Tropojės 6%; sheqeri nė gėshtenjat e Pogradecit shkonte 30.2%, ndėrsa tek e Tropojės 20.4% etj”.

“Gėshtenja, siē u shpreh studiuesi Ballauri, nė thellėsitė e kohės pėr populacionet primitive tė njeriut ka qenė njė nga ushqimet themelore. Si Aleksandri i Madh, ashtu edhe mė pas romakėt, kanė mbjellė gėshtenja gjatė fushatave tė tyre ushtarake, gjithandej nė lėvizjet e tyre nėpėr Ballkan dhe Azi. Mjekėt e lashtė, si Dioskuridi dhe Galeni pėrshkruajnė nė punimet e tyre vetitė mjekėsore tė gėshtenjės”.

Pėrveē cilėsive tė sapopėrmendura, gėshtenja mund tė pėrdoret edhe si lėndė druri. Pėr tė gjitha kėto, fermerėt e rrethit tė Pogradecit nga kultivimi i gėshtenjės, arrės dhe lajthive do tė siguronin mjaft tė ardhura, kur aktualisht kjo sipėrfaqe prej 5000 hektarėsh vazhdon tė jetė djerr.

Nė vijim tė kėtij informacioni, Ballauri sqaroi se “gėshtenja (Castanea sativa ose Cataneva veska) ėshtė dru pyjor dhe njėkohėsisht drufrutor i pėrhapur nė Evropėn Jugore qė i pėrket familjes Fagacea”. V. Hasani

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68036
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2010, 19:04   51
Citim:
Gėrxhaliu: Shqipėria diskriminon prodhimet kosovare kurse favorizon ato serbe

Nuk ka asnjė diskriminim ndaj produkteve kosovare, ka deklaruar pėr Radio Blue Sky, Drejtori I Doganave tė Shqipėrisė, Flamur Gjyrmishka. Ai thotė se qasja bėhet nė bazė tė ligjeve nė fuqi dhe nuk dallon nga vendet e rajonit.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, ndėrkaq, nuk pajtohet me kėto deklarata.

Vlerėsimi i ēmimeve tė referencės nga Oda Ekonomike dhe disa prodhues vendorė, si tė larta dhe diskriminuese, kundėrshtohen nga Doganat e Shqipėrisė. Drejtori Flamur Gjyrmyshka, thotė se nuk ka asnjė diskriminim ndaj Kosovės.

“Ne i zbatojmė rregullat dhe ligjet pėr tė gjithė vendet, duke favorizuar vendet qė janė jashtė BE-sė, duke respektuar tė gjithė normat dhe rregullat qė janė aktualisht nė fuqi. Ju siguroj se nuk ka asnjė diskriminim ndaj Kosovės”, tha Gjyrmyshka.

Sipas kreut tė doganave tė Shqipėrisė, pėr ēėshtjen e ngritur janė tė njoftuar tė gjithė nė Shqipėri, mirėpo nuk ka bazė pėr shqetėsim.

“Ky ėshtė njė problem qė ėshtė bėrė mediatik, janė njoftuar tė gjithė strukturat nė Shqipėri, por, natyrisht, ne zbatojmė tė gjitha ligjet qė duhen respektuar pėr tė gjitha vendet, pėr tė gjitha llojet e mallrave”, shoti Gjyrmyshka.

I pari, i cili e ka ngritur kėtė ēėshtje nė vendin tonė, kryetari i Odės Ekonomike, Safet Gėrxhaliu, ndėrkaq, nuk pajtohet me thėniet e Drejtorit tė Doganave tė Shqipėrisė.

“E vėrteta ėshtė kjo, se prodhimi kosovar ėshtė duke u diskriminuar dhe ėshtė duke u favorizuar prodhimi nga Serbia. Kėtė e dėshmon edhe fakti, nėse sot e vizitoni Shqipėrinė, mos u habitni se do ta keni njė ndjenjė se jeni nė Beograd apo nė Nish apo Krushevc”, tha Gėrxhaliu.

Gėrxhaliu thotė se zyrtarėt nga Shqipėria po deklarohen ndryshe ndaj mediave.

“Problemi ėshtė qė ata nė takimet tona bilaterale thonė njė gjė tjetėr, kurse si duket para gazetarėve thonė diēka krejt tjetėr, dhe nė kėtė drejtim nuk shkon nė favor tė zgjidhjes sė problemit, ėshtė koha kur duhet vėrtet me fakte dhe argumente tė dėshmohet njė dukuri e tillė”, tha Gėrxhaliu.

Sipas Gėrxhaliut, kjo ēėshtje mbetet si problematike dhe pėr kėtė do tė debatohet edhe nė Parlamentin e Shqipėrisė.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=42955
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 12:08   52
Citim:
Bujqit tė bashkojnė tokėn

Shkup, 27 tetor - Parcelat e vogla, problemet me grumbullimin dhe sigurimin e plasmanit tė prodhimeve bujqėsore dhe mungesa e njė prodhimi tė organizuar bujqėsor janė shkaqet kryesore qė nė Maqedoni mė shumė se 50 pėr qind e ushqimit importohet nga jashtė.

Para dhjetė vitesh mesatarisht 70 pėr qind e prodhimeve ushqimore prodhoheshin nė vend, ndėrsa nė vitin 1996 mbi 90 pėr qind e tregut furnizohet me prodhimet vendore.

"Problemi mė i madh nė Maqedoni ėshtė qė tokat apo parcelat janė shumė tė vogla dhe tė ndara. Te ne zakonisht nuk ke llogari pėr tė mbjellė misėr dhe grurė, pėr shkak tė parcelave tė vogla", thotė Arben Abdurrahmani, pronar i kompanisė "Vezė Sharri" dhe "Lecker".

Sipas tij, dy fshatarė qė ne i quajmė fermerė tė mėdhenj mund tė kenė dy apo tre hektarė tokė, kurse pėr tė mbjellė misėr duhet sė paku 200 apo 1000 hektarė tokė .

"Maqedonia duhet tė fokusohet nė produkte tė shtrenjta si specat apo diēka tjetėr dhe jo nė misėr dhe grurė, pasi te ne pėr fat tė keq mungojnė parcelat e mėdha. Pėr kėtė shkak nga jashtė importohet misėr, diku 60 pėr qind, kurse grurė rreth 50 pėr qind", thekson ai.

Afaristi Abdurrahmani tregon pėrvojėn nė kohėn e komunizmit, kur me dhunė tokat u bashkuan nė kombinate dhe prodhoheshin sasi tė mėdha, kurse ai tani sugjeron tė bėhet njė gjė e tillė vullnetarisht.

"Sot duhet tė jemi tė vetėdijshėm se duhet t`i bashkojmė tokat dhe ai qė merret me tokė tė merret me tė. Propozimi im ėshtė se nė Maqedoni fshatarėt duhet t`i bashkojnė tokat, tė bėjnė parcela tė mėdha dhe tė fillojnė tė merren me bujqėsi ata qė njėmend duan dhe jo tė gjithė", thekson Abdurahmani.

Agronomi Nusret Iseni shprehet se grumbullimi i prodhimeve bujqėsore nuk bėhet nė mėnyrė tė organizuar dhe shpesh bujqve prodhimet e tyre u kalben nga mungesa e plasmanit tė sigurt.

Sipas ekspertėve, problem tjetėr paraqet edhe prodhimi i pamjaftueshėm dhe mospunimi i tokės. Sipas Federatės sė Fermerėve llogaritet se mbi 200 mijė hektarė tokė nė Maqedoni nuk punohet. Mungesa e prodhimeve konkurrente me ēmim dhe cilėsi, sipas ekspertėve, paraqet shkakun kryesor qė vitin e kaluar importi i ushqimit prej mė shumė se 500 milionė dollarė e ka tejkaluar eksportin prej 385 milionė dollarėve. Maqedonia mė sė shumti eksporton pemė, perime, duhan dhe pije, ndėrsa importon mish, drithėra, qumėsht dhe sheqer.

http://www.koha.com.mk/a09.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 20:17   53
Citim:
Vreshtarėt dhe OEK kėrkojnė tregje pėr shitjen e rrushit

Shoqata e vreshtarėve tė Rahovecit dhe zyrtarėt e Odės Ekonomike tė Kosovės do tė angazhohen bashkėrisht pėr gjetjen e tregjeve pėr plasimin e rrushit, dhe qė tė mos pėrsėriten problemet e vjeshtės sė sivjetshme.

Pėr kėtė qėllim, drejtues tė kėtyre asociacioneve nėnshkruan njė memorandum bashkėpunimi nė Prishtinė. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, tha se pėrmes kėtij bashkėpunimi synojnė tė promovojnė prodhimet vendore tė rrushit dhe verės.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=43019
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2010, 09:11   54
Citim:
Thaēi premton lehtėsira pėr eksportin e patates

Prishtinė, 29 tetor – Pengesat qė shteti shqiptar ėshtė duke u bėrė prodhimeve “Made in Kosova” kanė qenė temė diskutimi edhe nė Parlamentin e Kosovės. Dogana e Shqipėrisė vazhdon tė aplikojė ēmime referente,tė njohura sipas tyre si “ēmime dysheme”, me rastin e vlerėsimit tė mallrave nė import. Nė rastin konkret kėto ēmime janė shumė mė tė larta se ēmimi real i patates apo i rrushit nė tregun e Kosovės.

Kryeministri Thaēi ka thėnė tė enjten para deputetėve se ēėshtja e zgjidhjes sė problemit tė eksportit tė prodhimeve bujqėsore nė Shqipėri ėshtė afėr zgjidhjes. Ai ka thėnė se, pas takimeve me kryeministrinė Berisha, por edhe diskutimet qė kanė ndodhur nė nivel teknik, ėshtė arritur mirėkuptimi qė tė ulet vlerėsimi i ēmimit tė prodhimeve bujqėsore qė eksportohen nė Shqipėri.
“Tani mbetet tė kryhen procedurat administrative sa i pėrket rregullimit tė kėsaj ēėshtjeje”, ka thėnė kryeministri i vendit.

Ai nuk ka dashur tė komentojė vendimet e Qeverisė sė Shqipėrisė qė janė nė fuqi. “Qeveria e Kosovės vazhdimisht ėshtė nė kontakt me shtetet fqinje pėr tė lehtėsuar procedurat dhe pėr tė krijuar njė ambient tė pėrshtatshėm pėr bizneset dhe shtimin e eksporteve bujqėsore”, ėshtė shprehur kryeministri Thaēi.

Kėto pėrgjigje kryeministri i ka dhėnė pas pyetjes sė deputetit tė pavarur nė Parlamentin e Kosovės, Driton Tali, tė enjten, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės pėr pengesat qė Shqipėria u bėnė prodhimeve kosovare pėr eksport. Ai fillimisht ka sqaruar se Doganat e Shqipėrisė aplikojnė ēmime referente pėr patatet qė eksportohen.

“Edhe mė keq ėshtė ēėshtja e rrushit, ku rrushi i Kosovės nga Doganat e Shqipėrisė tatimohet deri nė 300 pėr qind. Kurse qumėshti i Kosovės ėshtė e pamundur tė eksportohet ne Shqipėri, sidomos gjatė stinės sė verės kur tek ne rritet prodhimi i qumėshtit, ndėrsa nė Shqipėri shtohen kėrkesat”, ka thėnė Tali, para se ta pyeste kryeministrin pėr punėn qė ka bėrė Qeveria qė tė evitohen kėto pengesa.

Oda Ekonomike e Kosovės ka qenė e para qė e ka kėrkuar heqjen e barrierave pėr eksport tė prodhimeve bujqėsore nė Shqipėri. Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thėnė se ndėrtimi i “Rrugės sė kombit” ka qenė njė vendim i mirė i Shqipėrisė, por kjo e fundit sipas tij shpeshherė ka krijuar barriera tarifore pėr produktet e Kosovės pėr shkak tė interesave tė ndryshme ekonomike.

“Sė fundi pa kurrfarė arsyeje Dogana e Shqipėrisė e ngre nė 24 centė vlerėn e patates, ndėrsa vlera reale ėshtė 12 centė. Pra, e dyfishon kėtė vlerė, e dyfishimi i vlerės nėnkupton edhe dyshimin e pagesės pėr TVSH”, ka thėnė Rukiqi.

Sipas tij, kjo ēėshtje ėshtė ngritur nė tė gjitha panairet me Qeverinė e Shqipėrisė, por edhe nė tė gjitha institucionet pėrkatėse me Shqipėrinė.
“Rreth kėtij problemi pritet tė ketė njė diskutim nė Parlamentin e Shqipėrisė, pasi ėshtė diskriminim i dyfishtė. Vlera doganore pa kurrfarė dokumenti dhe dėshmie ėshtė dėmtim i tregtisė sė lirė”.

Pėrveē Shqipėrisė, prodhuesit kosovarė kanė vėshtirėsi me rastin e eksportit tė prodhimeve tė tyre edhe me shtetet e tjera fqinje dhe tė rajonit. Serbia dhe Bosnjė-Hercegovina qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk i kanė njohur vulat e Doganave tė Kosovės dhe e kanė pamundėsuar hyrjen e prodhimeve nė ato shtete. Gjatė muajit gusht 13.1 pėr qind e eksporteve tė Kosovės kanė qenė drejt Shqipėrisė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,38733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 15:47   55
Citim:
Pemėtarėve tė Istogut u vėshtirėsohet shitja e mollėve

Istog, 29 nėntor - Si pasojė e depėrtimit tė mollėve nga vendet e jashtme, pemėtarėve tė Komunės sė Istogut u ėshtė vėshtirėsuar shitja e mija tonėve tė kėsaj frute tė realizuar gjatė kėsaj vere. Dy vėllezėrit Qerim dhe Afrim Salihaj nga Kovraga bashkė me xhaxhin e tyre, Malushin, kultivues tė njohur tė mollėve, thonė se gjatė kėtij viti kanė kultivuar rreth 70 tonė me mollė tė cilėsisė sė lartė, por ankohen se nuk kanė shitje.

“Mollė kemi me bollėk, por shitje nuk ka”, thekson Qerim Salihaj, duke kėrkuar garantimin e shitjes sė mollėve nga Qeveria e vendit. Sipas tij, Qeveria ėshtė dashur tė mendonte edhe pėr parandalimin e hyrjes sė pemėve nga tregu i jashtėm, nė veēanti tė tregut tė zi.

“Unė bashkė me vėllanė, xhaxhin dhe njė kushėri timin, kemi pėr shitje rreth 100 tonė mollė, ndėrsa mijėra tonė tė tjerė kanė edhe familjet e tjera tė Kovragės, nė veēanti familja Blakaj, e cila njihet si kultivuese e madhe e mollės nė Kosovė”, ka deklaruar ai.

Malush Salihaj thotė se ka pak shpresė se mund t’i shiten mollėt.
“Kam 35 tonė mollė pėr shitje, por vėshtirė ėshtė tė shiten ato nė njė treg tė egėr tė stėrngarkuar nga prodhimet e vendeve fqinje” , ka shprehur shqetėsimin e tij ai.

Nė mėnyrė qė pemėtarėt e Kovragės tė mos ballafaqohen me problemin e shitjes sė mollėve nė Ditėn e Mollės nė Kovragė, drejtori i kompanisė “ELKOS”, Ramiz Kelmendi, ka nėnshkruar me shoqatėn “Pema” kontratėn pėr blerjen e mollėve pėr vitin 2011 dhe ėshtė zotuar se do t’ i pėrmbahet kėsaj marrėveshjeje. Megjithatė kjo marrėveshje, sipas pemėtarėve, po ecėn ngadalė.

“Kemi nėnshkruar njė marrėveshje me ETC-nė pėr shitje tė mollėve, por deri tash kjo organizatė nga unė ka marrė vetėm 1500 kilogramė mollė” thotė Qerim Salihu. “Edhe ministri Blerand Stavileci, po nė Ditėn e Mollės, pati premtuar grante pėr zgjerimin e sipėrfaqeve tė mbjella me mollė, por mė mirė do tė ishte sikur ai tė parandalonte hyrjen e pemėve nė tė zezėn nga shtetet fqinje”, pėrfundon Salihaj.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,41815
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2011, 22:11   56
Citim:
Rikthehet kultivimi i drurėve frutorė nė Shqipėri

Nė Shqipėri fermerėt po pėrpiqen tė gjejnė rrugė fitimi duke shfrytėzuar mbjelljen e drufrutorėve. Kultivimi i lajthive dhe i arrave po pėrhapet nė Jug tė Shqipėrisė, ndėrsa tregu i shitjes sė kėtyre prodhimeve sigurohet nga sipėrmarrjet vendase.

Shqipėria pėsoi gjatė viteve tė tranzicionit dėmtime tė mėdha tė sipėrfaqeve tė mbjella me drufrutorė dhe pas gati 15 vitesh fermerėt po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rrugė tė reja fitimi. Nė Jug tė Shqipėrisė interesimi mė i madh ėshtė pėr agrumet kryesisht nė zonė bregdetare si dhe pėr arrat dhe lajthitė nė zonat nė brendėsi.

Nė Gjirokastėr, njė fshat i vogėl tipik nė kultivimin e lajthive ėshtė fshati “Andon Poēi”. Shtėpitė e reja tė fshatit flasin pėr njė nivel ekonomik tė banorėve qė kanė ngritur sipėrmarrje tė vogla tė mbėshtetura tek blektoria dhe buqjėsia, por edhe tek njėsi tė vogla tė pėrpunimit.

Vasil Basho ėshtė tek tė shtatėdhjetat , por thotė se nuk e ka lėnė punėn. Sė bashku me bashkėshorten kanė mbjellė rreth 1200 rrėnjė lajthi nga tė cilat nxjerrrin nė vit tė ardhura sa njėqindfishi i pensionit tė tyre.

Basho thotė se bujqėsia ka punė dhe vetė kultura e lajthisė kėrkon plotėsimin e disa kushteve. Por si Vasili edhe banorė tė tjerė nė kėtė fshat janė nxitur pėr kultivimin e lajthive , jo vetėm nga mundėsitė e klimės sė zonės , por edhe pasi tregu i shitjes sė tyre deri tani ka qenė i sigurtė.

Njėsi tė biznesit ,kryesisht tė ėmbėlsirave , i tėrheqin lajthitė kundrejt ēmimit katėr dollarė pėr kilogramė. Vasili thotė se kompani nga Korēa dhe Tirana kanė ardhur nė fshat pėr tė tėrhequr prodhimin e lajthive.

Ndėrsa Thanas Poēi , specialist nė Drejtorinė e Buqėsisė nė Gjirokastėr thotė se ky interesim ka bėrė qė vit pas viti sipėrfaqet me drufrutorė tė shtohen. Sipas tij kultivmi i drufrutorėve nuk prek sipėrfaqet bujqėsore por zonat afėr lumenjve.

Qeveria shqiptare ka shpallur njė program tė nxitjes sė kultivimit tė drufrutorėve nė mbarė vendin ,i cili ėshtė pritur me skepticizėm nga opozita.

Skemat e sumbencioneve sipas opozitės duhet tė jenė transparente dhe tė shoqėrohen me programe tė nxjerrjes nga prapambetja e thellė tė sektorit buqjėsor.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=108949
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2011, 22:38   57
Citim:
Patatja e Kosovės, ul ēmimin e saj nė Serbi

Eksporti i patates sė Kosovės ka ulur ēmimin e saj nė Serbi, i cili ėshtė madje pėr 30 pėr qind mė i lartė se nė Evropė.

Siē shkruajnė mediet serbe, prodhuesit e patates nga Kosova, e shesin atė nė Serbi pėr 38 centė kg, gjė qė pa kėto sasi ēmimi me shumicė nė Serbi qėmoti do tė ishte mbi 60 dinarė (rreth 60 centė).

"Ata (kosovarėt) e furnizojnė edhe tregun e Shqipėrisė me rreth 7.000 tonė", shkruajnė mediet.

Tregun evropian thuhet se ka ērregulluar kėrkesa e madhe nga Rusia, e cila qė nė vjeshtė ishte rreth katėr milionė tonė. Ditė mė parė, shumė kamionė nga Serbia janė vėrejtur tė ngarkuar me patate nė Pestovė tė Vushtrrisė, qė ėshtė prodhues i madh i kėsaj kulture bujqėsore.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=109025
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2011, 23:56   58
Citim:
Paradoksi shqiptar: Hiqen taksat me Serbinė, mbahen me Kosovėn

Tiranė, 29 prill - Shkėmbimet tregtare me Serbinė pritet tė rriten akoma e mė shumė, kurse me Kosovėn mund edhe tė pėrkeqėsohen. Me stadin aktual tė tarifave doganore, Shqipėria ka kryer volume tė mėdha tregtie me Serbinė, ndėrsa me vendin mė tė afėrt, Kosovėn, niveli nuk paraqitet aty ku duhet, por me ndryshimin e fundit tė taksave raporti me kėto vende do tė thellohet.

Njė tjetėr marrėveshje e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, nė kuadėr tė CEFTA-s pritet tė miratohet sė shpejti nga Kuvendi i Shqipėrisė. Gazeta “Shqip” ka mėsuar strukturėn e re tė tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipėria.

Mes kėtyre vendeve do tė shkėmbehen mallra pa paguar tarifė doganore, mbi bazė tė kuotave (nė tonė), qė shkojnė deri nė 15 pėr qind.

Mes kėtyre vendeve duhet tė kishte pėrfituar edhe Kosova, por pėr shkak statusit tė njohjes ndėrkombėtare, nuk ka pranuar tė nėnshkruajė protokollin shtesė tė marrėveshjes. Pakti mes 6 shteteve tė CEFTA-s ėshtė firmosur mė 12 nėntor 2010, nė Beograd, ku ashtu si Kosova, edhe Bosnjė-Hercegovina nuk ka pranuar tė firmosė marrėveshjen, madje nuk kishte negociuar me asnjė nga shtetet, kurse qeveria e Prishtinės kishte nisur bisedimet prej kohėsh me Kroacinė dhe Maqedoninė, por nė fund u tėrhoq.

Sipas Ministrisė sė Jashtme, marrėveshja e re pėr tregtinė e lirė mes vendeve erdhi pas pėrfundimit tė periudhės tranzitore tė reduktimit tė tarifave doganore pėr produktet industriale. Pėr kėto mallra tarifat aktualisht janė zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes sė taksave pėr produktet bujqėsore dhe blegtorale, apo tė vezės, verės dhe peshkut.

“Referuar shkallės sė pėrfitimit nga tarifat preferenciale pėr shkak tė origjinės tė produkteve bujqėsore tė importuara (rreth 35-40 pėr qind) dhe tarifės doganore mesatare prej 2.4 pėr qind, qė rezulton nė kėtė periudhė, efekti minus nė buxhetin e shtetit nga reduktimi i taksave nuk shkon mė shumė se 60 milionė lekė”, pohon Ministria e Ekonomisė, ndėrsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkėmbimeve tregtare, do tė ketė zhvillim pozitiv nė arkėtimet e taksės sė TVSH-sė.

Ndryshimet e fundit fiskale nuk shikohen me sy pozitiv nga ana e eksportuesve shqiptarė. Sipas tyre, ulja e taksave doganore pėr mallrat e importit do ta dėmtojė prodhimin vendas, pasi lėnda e parė po blihet me taksė doganore 10 pėr qind, kurse nga Kroacia apo Serbia do tė futen direkt nė treg produkte finale pa taksa doganore.

Tė ndihmuar edhe nga rrjetet e shitjes me pakicė, importet nga kėto vende (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjė-Hercegovinė) u rritėn 50 pėr qind. Sipas tė dhėnave tė Institutit Shqiptar tė Statistikave (INSTAT), vlera e importit arriti gati 49 miliardė lekė, duke shėnuar nivelet mė tė larta.

Po sipas INSTAT-it, pėr vitin 2010, importet nga Serbia janė 17.5 miliardė lekė, rreth 65 pėr qind mė shumė se nė vitin 2007, duke zėnė vendin e parė, ndėrsa nga Kosova kanė hyrė mallra me vlerė rreth 3.7 miliardė lekė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,57295
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2011, 22:46   59
Citim:
Tregu, tėrėsisht me prodhime vendase

Ndėrsa nė muajin prill gjysma e prodhimit ishte e importit dhe gjysma tjetėr vendase, kėtė muaj tregu ėshtė mbushur me prodhimin vendas, importohen vetėm agrumet.

Emri:  tregu.jpg
Shikimet: 819
Madhėsia:  29,4 KB

Megjithatė cmimet vazhdojnė tė jenė 2 deri 3 lekė mė tė larta se tė njėjtin muaj tė viti tė kaluar, por me shtimin e prodhimit vendas cmimet do tė ulen edhe mė.

Tregtarėt shprehen se kėtė vit prodhimi vendas ka vazhduar deri nė muajin janar, nė muajt shkurt, mars gjithcka vinte nga importi pėr tė rinisur sėrish furnizimi me prodhim vendas.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-vendase.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2011, 10:26   60
Citim:
Shqipėria po anashkalon ekonominė e Kosovės

Vazhdojnė reagimet pėr bllokadėn nga Shqipėria tė mallrave nga Kosova dhe heqjen e barrierave nė transportin e mallrave me Serbinė.

Njohėsit e ēėshtjeve ekonomike, arritjen e kėsaj marrėveshjeje e konsiderojnė tė pakuptimtė, sidomos pėr shkak se njė marrėveshje e tillė nuk ekziston ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė.

Ata thonė se me kėtė marrėveshje po anashkalohet ekonomia e Kosovės dhe po i jepet pėrparėsi ekonomisė sė Serbisė.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, ka thėnė pėr Kosovapress se me kėtė trajtim qė po e bėn Shqipėria ndaj Kosovės, po e anashkalon ekonominė e Kosovės.

”Shqipėria ėshtė duke u hapur me tė madhe ndaj Serbisė, ndėrsa ndaj Kosovės paraqet probleme tė shumta, barriera tė shumta. Kemi rastin e patates, rrushit dhe produkteve tjera qė vėshtirė e kanė tė depėrtojnė nė tregun e Shqipėrisė. Kjo pėr qarqe tė caktuara nė Shqipėri, Kosova ende llogaritet si njė fshat mes Shqipėrisė dhe Serbisė”, thotė Gėrxhaliu.

Ai ka shprehur besimin se nė tė ardhmen do tė dominojė njė qasje pozitive dhe ky anashkalim apo kjo ftohje e avancimit tė prioriteteve mes bizneseve shqiptare nė Shqipėri dhe nė Kosovė do tė avancohen. Komentet nga pala e Shqipėrisė bėjnė tė ditur se nuk ka pasur iniciativa nga pala kosovare, por Gėrxhaliu thotė qė kjo ka pasur tentativa dhe iniciativa pėr dialogim nė kėtė drejtim nga pala kosovare.

Madje ai pėrmend edhe kontributin e ish- ministrit tė Financave, Ahmet Shala, ku nė praninė e komunitetit tė biznesit i ka telefonuar ministrit Ridvan Bode dhe Genc Rulit pėr tė bashkėpunuar mė shumė. Por, sipas Gėrxhaliut, problemi i krejt kėsaj ėshtė se nė sy dhe nė dialogim thonė krejt diēka tjetėr, ndėrsa veprojnė krejt diēka tjetėr.

Pėr kėtė anashkalim tė shtetit shqiptar qė po i bėn Kosovės, profesori nė Fakultetin Ekonomik, Nagip Skenderi e quan njė nonsens, pėr faktin se, siē thotė ai, me kėtė po bėhet njė komplot kundėr ekonomisė sė Kosovės.

“Mendoj qė kjo ėshtė njė nonsens dhe nuk do koment, sepse anashkalimi i Kosovės, respektivisht i shtetit tė Kosovės, nga ana e shtetit tė Shqipėrisė nuk do duhej tė ndodhte. Pėrkundrazi, ajo do tė duhej tė jepte dorėn e parė nė rimėkėmbjen ekonomike tė Kosovės dhe nė funksionalitetin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės”, thotė Skenderi.

Sipas tij, institucionet e Kosovės duhet t’ia bėjnė me dije Shqipėrisė se Kosova ka nevojė nė kėtė fazė substanciale tė zhvillimit ekonomik. Pėr mė tepėr, profesor Skenderi kėtė e quan njė lojė tė Serbisė qė po e bėn me Kosovėn dhe Shqipėrinė. “Serbia nė njė farė mėnyre po bėn lojė me dy shtete shqiptare, respektivisht njė ekonomi tė hirtė me ekonominė e Kosovės dhe njė ekonomi tė bardhė, e cila ėshtė nė dobi tė saj tė zhvillimit ekonomik me Shqipėrinė dhe anashkalimi i saj nga ana e Shqipėrisė e dėmton jo vetėm imazhin e ekonominė, por edhe imazhin politik ndaj vendeve tjera”, ka theksuar ai.

Ndėrsa ditė mė parė ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i pyetur nga mediet se pėrse Kosova dhe Shqipėria ende nuk kanė njė marrėveshje pėr heqjen e tatimeve, kur dihet se tashmė Shqipėria ka realizuar njė marrėveshje tė ngjashme me Serbinė, tha se kjo ēėshtje mė tepėr i pėrket Ministrisė sė Financave.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,53422
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.