Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.11.2011, 17:39   81
Citim:
Garanci e sigurimit me bukė, jo Serbia, por Kosova

Prishtinė, 16 nėntor 2011 Kompania "M & Sillosi" i plotėson tė gjitha kriteret ndėrkombėtare tė kualitetit dhe garanci e sigurimit me bukė nuk ėshtė Serbia, por Kosova, pasi qė njė potencial ēfarė e ka kjo kompani bėn tė mundur pėrpunimin e grurit pėr nevojat e vendit.

Kėshtu u shpreh kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės Safet Gerxhaliu gjatė vizitės Fabrikės sė pėrpunimit tė grurit dhe miellit "M& Sillosi" nė Xėrxė tė komunės sė Rahovecit, ku ėshtė takuar me drejtuesit e kėsaj kompanie.
Kjo kompani ėshtė certifikuar me standardet mė tė larta evropiane, ndėrsa teknologjia dhe laboratorėt e saj janė tė nivelit mė tė lartė. Posaēėrisht bie ne sy pėrkujdesja e kompanisė pėr kualitetin e prodhimeve tė veta.

Kryetari Gėrxhaliu vlerėsoi se vizita kėtij prodhuesit tė rėndėsishėm vendor ishte impresive dhe ka treguar se nė Kosovė ekziston njė gjigant i tillė i pėrpunimit tė grurit dhe tė miellit.

Gjatė takimit me drejtorin ekzekutiv, Seat Shehu me bashkėpunėtorėt, u bisedua pėr ēėshtjet aktuale ekonomike nė vend me theks tė veēantė nė funksionimin e ndėrmarrjeve prodhuese.

Kjo kompani do tė mund tė ishte garant i sigurimit tė rezervave shtetėrore nė lėmin e miellit dhe prodhimeve tė tij, qė janė parakusht i stabilitetit social dhe ekonomik ne Kosovė.

"Besoj qė njė kompani e tillė meriton tė pėrkrahet jo vetėm nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare, por edhe nga mediet qe tė promovojnė vlera tė tilla tė cilat ndikojnė nė pėrmirėsimin e ambienti biznesor nė Kosovė, nė rritjen e atraktiviteti pėr investitorė tė huaj dhe vėrtet storia M&Sillosi duhet tė jetė njė ndėr kompanitė qė mund tė jetė edhe vėrtet njė marketing shumė pragmatik dhe me konotacion multiplikativ", tha Gėrxhaliu.

http://www.kosova.com/artikulli/76904
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2011, 17:58   82
Citim:
Maqedoni - Shqipėri, prodhimet bujqėsore pa doganė

Ministri i Ekonomisė i Maqedonisė Valon Saraēini theksoi sot se tregtia me prodhime bujqėsore - ushqimore me Shqipėrinė ėshtė e liberalizuar tėrėsisht.

"Kjo nėnkupton se prodhimet bujqėsore ushqimore me origjinė nga tė dy vendet, kėmbehen pa doganė. Liberalizimi i tregtisė sė ndėrsjellė ėshtė nė pajtim me Protokollin plotėsues tė Marrėveshjes pėr ndryshimin dhe qasje nė Marrėveshjen qendrore evropiane pėr tregti tė lirė, e ashtuquajtur CEFTA 2006, e ratifikuar dhe e shpallur nė “Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Maqedonisė” nr.117/2011", theksoi ministri Saraēini.

Sipas tij, me liberalizimin plotėsues janė hequr doganat pėr 46 pėr qind tė prodhimeve bujqėsore ushqimore, tė cilat deri tani kėmbeheshin me doganė tė plotė apo nė kuadėr tė kuotave preferenciale tė kontraktuara nė mėnyrė reciproke.

Ky njoftim i bėrė nga ministri Saraēini ėshtė nė vazhdėn e lehtėsimeve dhe pėrkrahjes sė shkėmbimit tregtar dhe bashkėpunimit ekonomik midis Maqedonisė dhe Shqipėrisė. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/11397.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2011, 20:54   83
Citim:
Vėmendje pėr fermerėt e arrorėt

Tiranė – Ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli, e ka vėnė theksin tek mbėshtetja pėr fermerėt nė buxhetin e vitit tė ardhshėm.

Nė diskutimet nė Kuvend pėr kėtė qėllim, ai shpjegoi se buxhetin pėr vitin 2012 pėr kėtė ministri ka njė rritje prej 5.2% krahasuar me kėtė vit.

Duke shprehur optimizėm pėr investimet dhe financimet e rėndėsishme qė janė planifikuar tė realizohen vitin qė vjen, me qėllim zhvillimin e qėndrueshėm rural nė vendin tonė, Ruli nėnvizoi se pėrparėsi financimi nga buxheti 2012 do tė marrin projekti kombėtar i propozuar nga Kryeministri Sali Berisha pėr mbjelljen e shtimin e sipėrfaqeve me arrore, lajthi, gėshtenja, arra, shegė dhe bajame, si projektet mė tė leverdishme pėr vendin, ndėrkohė qė, projekti pėr ullishtarinė vazhdon tė bartė rėndėsi pėr ekonominė rurale.

Sipas tij, programi pėr rritjen e sigurisė ushqimore nė vend, pėrmirėsimi i infrastrukturės sė kullimit tė ujit dhe ujitjes nė bujqėsi dhe aplikimi i kredive tė buta pėr fermerin, renditen ndėr komponentėt kryesorė qė do tė pėrfitojnė dhe financimet mė tė mėdha. Nė vijim, ai tha se buxheti 2012 reflekton vazhdimėsinė dhe konsistencėn e programit tė qeverisė, tė ndėrmarrė nė vite dhe qė synon tė pėrmbushė objektivat e qeverisė pėr uljen e varfėrisė dhe rritjen e tė ardhurave familjare. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/45614/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.11.2011, 16:53   84
Citim:
Mbillen rreth 6 mijė hektarė grurė mė shumė

Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural ka bėrė tė ditur se kanė pėrfunduar mbjelljet vjeshtore tė kulturave lavėrtare bujqėsore, ku sipas raporteve tė 32 drejtorive komunale bujqėsore, gjithsej sipėrfaqe tė mbjella nė vitin 2011 janė 90.503.6 hektarė me kultura lavėrtare.

Nė njė komunikatė tė kėsaj ministrie thuhet se kushtet e favorshme klimatike qė kanė mbizotėruar kanė mundėsuar qė me kohė tė pėrfundojnė mbjelljet vjeshtore, nė pėrjashtim tė kulturės lavėrtare tė grurit qė ka vazhduar tė mbillet edhe pas afatit optimal.

“Prej kėtyre, 83.875 hektarė janė mbjellė me grurė, qė krahasuar me vitin e kaluar mė shumė janė rreth 6.000 hektarė, 3905 hektarė me elb, 921.6 me thekėr dhe 1802 me bimė foragjere”, thuhet nė komunikatė.

Ndryshe, MBPZHR nėpėrmjet pagesave direkte edhe kėtė vit do t’i mbėshtesė fermerėt nė mbjelljet e kulturės bujqėsore tė grurit me nga 100 euro pėr sipėrfaqet, qė janė nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara nė shpalljen publike.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/m...grure-me-shume
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2011, 09:22   85
Citim:
Vetėm 17 milionė euro eksport tė produkteve bujqėsore

Niveli i eksportit tė produkteve bujqėsore tė Kosovės edhe mė tutje mbetet shumė i ulėt, prej muajit janar tė 2011, deri nė muajin tetor ka qenė rreth 17 milionė euro, ndėrkohė qė edhe mė tutje Kosova nuk i mbulon nevojat e veta me prodhimin vendore.

Tė dhėnat e eksportit tregojnė se vendi ku mė sė shumti ėshtė eksportuar ėshtė Shqipėria. Sipas tė dhėnave tė Doganės sė Kosovės, sa u pėrket vendeve mė tė largėta, mė sė shumti ėshtė eksportuar nė Zvicėr dhe Austri.

Bujqit kosovarė pėrveē vėshtirėsive qė kanė deri nė prodhimin final tė produkteve bujqėsore, ata pėrballen me mungesė tė tregut, pasi qė mungojnė marrėveshjet pėr tė eksportuar jashtė vendit. Gjithashtu, njė problem tejet tė madh pėr prodhuesit tanė paraqet mungesa e subvencionimit tė produkteve bujqėsore nga Ministria e Bujqėsisė. Por, zyrtarė tė MBZHR-sė, thonė se subvencionimin e eksportit tė produkteve bujqėsore e ndalon edhe marrėveshja e CEFTA-s.

“Subvencionimin e produkteve tė eksportit nuk e lejon marrėveshja e CEFTA-s dhe Politikat e Pėrbashkėta Bujqėsore. Nė kėtė aspekt, tė gjitha palėt janė tė kufizuara, por nxitja e eksportit tė produkteve tona mė sė shumti mund tė bėhet nėpėrmjet krijimit tė lehtėsirave tė reja administrative, zvogėlimit tė tarifave tė licencave e lejeve pėr eksport dhe eliminimit tė barrierave tregtare”, ka thėnė pėr “Kosova Sot”, zėdhėnėsi i MBZHR-sė, Adil Behramaj.

Pėrpunimi dhe marketingu

Sipas Behramajt, gjatė kėtij viti Ministria e Bujqėsisė ka realizuar disa hulumtime nė tregjet e rajonit, me qėllim tė rritjes sė eksportit tė produkteve bujqėsore.

“Fokusi ynė si Ministri e Bujqėsisė ėshtė rritja e prodhimtarisė pėr tė zėvendėsuar produktet e importit dhe pėr tė nxitur eksportin e produkteve me pėrparėsi krahasuese. Madje, nė kuadėr tė projektit tė “NOA”, gjatė kėtij viti janė realizuar edhe hulumtime tė ndryshme tė tregjeve nė 9 shtete tė rajonit dhe kėto hulumtime u janė prezantuar pastaj drejtpėrdrejt edhe fermerėve dhe agrobizneseve nėpėrmjet grupeve tė ndryshme punuese. Kėto prezantime kanė pėrfshirė edhe periudhėn kohore kur mund tė shiten mė lehtė produktet tona nė kėto tregje, mirėpo siē dihet, ne sė bashku me donatorėt tanė tashmė kemi filluar ta mbėshtesim edhe masėn 4, e cila pėrfshinė pėrpunimin dhe marketingun e produkteve bujqėsore. Nė kėtė drejtim, neve si ministri sapo na ėshtė miratuar edhe organogrami i ri nga Qeveria dhe nė ri-organizimin e tanishėm, ne planifikojmė ta themelojnė edhe njė njėsi, e cila do tė merret ekskluzivisht me marketingun e produkteve tona bujqėsore dhe me forcimin e markave vendore”, ka thėnė zėdhėnėsi Behramaj.

Ai ka thėnė se ende nuk kanė tė dhėnat pėrfundimtare pėr tė parė se a ka patur rritje tė eksportit tė produkteve bujqėsore, krahasuar me njė vit mė parė, por ka shtuar se tė dhėnat e deritanishme tregojnė se me Shqipėrinė ka patur rritje tė eksportit tė kėtyre produkteve.

Ndėrkaq, sipas koordinatorit tė Departamentit tė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Prof. Dr. Imer R. Rusinovci, Kosova vazhdon tė mbetet vendi me bujqėsinė mė tė pazhvilluar nė rajon. Derisa sipas tij vendet pėrreth investojnė nė prodhim tė ushqimit tė shėndoshė, Qeveria e Kosovės, kėnaqet me investime simbolike, qė nuk ofrojnė qėndrueshmėri zhvillimore.

Ai ka theksuar se rendimentet e larta, modernizimi i fermave, trefishimi i prodhimit tė brendshėm, subvencionet specifike, prioritetet buxhetore pėr bujqėsinė siē ka thėnė ai janė vetėm fasadė e fjalorit ditor medial tė kėsaj qeverie.

“Realiteti ėshtė i zymtė, me toka tė shkatėrruara, pyje tė degraduara, lumenj tė ndotur dhe ara tė ndotura e djerrina. Kėto politika tė kėqija bujqėsore e sollėn vendin nė shkallė tė madhe tė importit, pėr shumė prodhime bujqėsore. Objektiv i Departamentit pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tė AAK-sė, sipas tij ėshtė qė fermerėt tė mos e braktisin bujqėsinė, sepse ky sektor ėshtė burim shumė i rėndėsishėm i zhvillimit ekonomik. Jemi njė vend agrar, nė tė cilin bujqėsia kontribuon me rreth Ľ nė formimin e BPV, punėson 25-30 % tė popullatės dhe merr pjesė me 15 % tė vlerės sė eksportit vendor. Por, “shpėrblimi” qė ajo po merr nga ana e buxhetit tė shtetit dhe financimeve publike ėshtė mbi 20 herė mė i vogėl”, pati thėnė Prof. Rusinovci.

Ndryshe, tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Bujqėsisė, tregojnė se vlerė mė tė madhe tė eksportit kanė tėrhequr produktet e industrisė bluajtėse, tė cilat arrijnė nė rreth 5 milionė euro dhe prej kėsaj rreth 3 milionė euro janė eksportuar kryesisht nė Shqipėri.

Po ashtu, kėto tė dhėna tregojnė se perime janė eksportuar rreth 2 milionė euro, ku prej tyre nė Shqipėri janė eksportuar rreth 866.000 euro, nė Austri 413.000 euro, nė Zvicėr rreth 120.000 euro, etj. Ndėrsa, nė masė tė konsiderueshme janė eksportuar edhe pije alkoolike, ku vlera e tyre arrin nė rreth 4 milionė euro (prej kėtyre rreth 1 milionė euro janė eksportuar nė Shqipėri, 1 milionė nė Maqedoni dhe tė tjerat kryesisht nė vendet e regjionit).

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/v...teve-bujqesore
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2012, 20:22   86
Citim:
Elbasan: Ka nisur mbjellja e arroreve dhe ullirit

Fermerėt e qarkut tė Elbasanit kanė thuajse dy javė qė kanė nisur mbjelljet e reja tė arroreve dhe ullirit nė tokat e tyre.

Falė subvencioneve tė shtetit dhėnė fermerėve edhe pėr mbjelljet e reja kėtė vit, kėta tė fundit kanė nisur punėn nė tokat e tyre, ndėrsa prioritet edhe kėtė vit do tė kenė mbjelljete fidanėve tė ullirit.

Kėtė vit do tė mbillen rreth 675 hektarė rrėnjė ullinj nė rang qarku, ndėrsa duke iu referuar aplikimeve, janė rreth 28 hektarė arrore dhe lajthi qė do tė mbillen nga fermerėt kryesisht nė zonat malore.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=150950

Citim:
Miratohet vendimi pėr krijimin vullnetar tė shoqėrive bujqėsore

Kryeministri Berisha prezantoi dje masat e qeverisė pėr tė transformuar sektorin bujqėsor nė vend, masa tė cilat konsistojnė nė dhėnien e mikrokredive, shtrirjen dhe dixhitalizimin total tė bujqėsisė, pėr mbėshtetje me pėrparėsi tė agrobiznesit, nė sistemin e kanalizimeve, tė vaditjes e tė kullimit dhe vendimin pėr krijimin vullnetar tė shoqėrive bujqėsore.

"Ne miratojmė njė vendim pėr krijimin vullnetar tė shoqėrive bujqėsore, qė do t'u lejojnė fermerėve shqiptarė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr rritjen maksimale tė rendimenteve, pėr gjetjen e caktimin e tregjeve mė tė leverdisshme dhe marketingun mė tė mirė dhe ky pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm. Gjithashtu, janė bėrė pėrpjekje nė kanalizime, sistemin e vaditjes e kullimit, por tė gjitha kėto, duhet ta pranojmė, pėrbėjnė vetėm njė bazė solide pėr njė nivel krejt tjetėr tė bujqėsisė shqiptare. Zoti ministėr i Bujqėsisė, ėshtė nė detyrėn e ministrisė suaj tė ndėrmarrė shtrirjen dhe dixhitalizimin total tė bujqėsisė shqiptare. Fermeri shqiptar duhet tė disponojė on line, gjithēka i duhet pėr fermėn e tij. Ministria do tė shqyrtojė e identifikojė praktikat mė tė avancuara qė ekzistojnė sot, nė moshėn dixhitale, tė kėtij sektori dhe kjo do tė ketė njė pėrparėsi absolute", theksoi Berisha.

Ky sektor, si njė sektor prodhimi shumė i rėndėsishėm, tha Kryeministri, ėshtė, mbetet e do tė jetė gjithnjė njė ndėr sektorėt mė tė rėndėsishėm tė krijimit tė pasurisė, rritjes sė tė ardhurave, pėrmirėsimit tė bilancit tregtar, por, mbi tė gjitha, tė mėkėmbjes sė atyre qė zotėrojnė tokėn nė kėtė vend.

http://www.rilindjademokratike.com/R...robiznesit_etj
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2012, 21:56   87
Citim:
Kalben patatet nė Korēė, fermerėt "i mbyt" konkurrenca

Korēė - Patatet e fermerėve tė Korēės po mbeten stok e po kalben. Ato nuk po tėrhiqen nga tregu vendas edhe pse cilėsia e tyre ėshtė shumė e mirė. Shkak, sipas fermerėve, ėshtė konkurrenca jo e ndershme qė i bėhet prodhimit tė tyre nga tregtarėt kosovarė qė sjellin patate jo me tė njėjtėn cilėsi dhe me ēmim mė tė ulėt.

"Shumė dobėt sepse ka hyrė malli nga jashtė. Vjen nga Kosova me ēmim mė tė ulėt dhe mallin e vendit nuk e preferojnė. Nuk pyesin pėr cilėsi po vetėm ēmime tė ulėta. Fermerėt kanė mė qindra tonė patate", thotė njė fermer.

"Tregtimi i patates nė fshatin Zvirinė po ec shumė keq. Ėshtė njė fshat qė kultivon shumė patate, dhe ky vit ka mbetur pothuajse 70 pėrqind e prodhimit e pashitur. Mund tė jenė nė fshat rreth 12-13 mijė kuintalė pa shitur", shprehet njė tjetėr.

Mė tė dėmtuar janė fermerėt e fshatrave Lumalas, Pojan, Zvirinė, Vreshtas, Pirg dhe Drithas tė cilėt kultivojnė jo vetėm papaten, por edhe mollėn. Pas dy muajsh kėta fermerė rrezikojnė tė hedhin prodhimet e tyre tė kalbura, pra punėn e njė viti tė tėrė pėr prodhimin e patates dhe tė mollės duke futur kėshtu nė krizė ekonomike familjet e tyre.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/27840

Citim:
Bujqit e Korēės protestojnė kundėr importit tė patates nė Kosovė

Korēė, 11 janar - Bujqit e komunės Vreshtas nė rrethin e Korēės kanė protestuar kunder importimit tė prodhimeve bujqėsore nga Kosova dhe Maqedonia. Protesta e bujqve tė komunės Vreshtas tė Korēės ėshtė organizuar nė rrugėn Korēė-Pogradec.

Protestuesit kanė kėrkuar nga autoritetet qeveritare qė tė bllokojnė importin e patates nga Kosova dhe tė mollės nga Maqedonia , ndėrkohė qė nga zyrtartėt vendorė kanė kėrkuar njė treg pėr shitjen e prodhimeve bujqėsore tė cilat sipas tyre kanė mbetur stok nėpėr magazina. Bujqit e komunės Vreshtas kanė kėrcėnuar se do tė pėrshkallėzojnė protestat si dhe do tė bllokojnė rrugėn nacionale nėse nuk ka ndonjė reagim pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrkohė qė ndaj protestuesve fermerė tė komunės Vreshtas kanė reaguar importuesit e patates. Njeri prej tyre, pikėrisht pronari i kompanisė “Haliti” nė Kukės qė importon patate nė Kosovė, por edhe nė Korēė ka deklaruar se bllokimi i importit tė patates nga Kosova do tė jetė nė dem tė konsumatorit shqiptar.

http://koha.net/?page=1,3,83645
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2012, 23:39   88
allianz
 
S'i kuptoj kėrkesat e kėtyre. Nėse s'kanė grumbullues (grosist), duhet tė organizohen nė kompani tregtare dhe tė punėsojnė specialistin e marketingut. Pse ia faturojnė tė tjerėve dėshtimin e tyre nė treg? Ky lajm tregon qė kėta rrojnė akoma nė 1800. Normal qė ka faj dhe deputeti i zonės nėse nuk di t'i drejtojė, po fundja kėta vetė e kanė votuar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2012, 17:42   89
Citim:
Agroindustria prioritet gjatė 2012

Tiranė – Viti 2011 ishte mė i larti pėr sa i pėrket rritjes sė eksporteve dhe mė i ulėti nė nivelin e importeve.

Kėtė theksoi sot ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli, nė analizėn vjetore tė kėsaj ministrie, ku nėnvizoi se "krahasuar me njė viti mė parė ėshtė rritur me mbi 5% prodhimi i kulturave tė drurėve frutorė dhe me 4% ėshtė rritur prodhimi i perimeve".

Sipas tij, ferma shqiptare ėshtė orientuar drejt kėrkesave tė tregut dhe rritja e kėrkesės sė tregut pėr sasi dhe cilėsi ka bėrė qė fermerėt tė jenė tė interesuar pėr njė rritje tė specializuar tė fermave tė tyre drejt produkteve mė tė kėrkuara nė treg".

“Dinamikėn e sektorit tė bujqėsisė e ilustron ecuria e eksporteve bujqėsore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe nė total kemi rritje 33%, ku veē perimeve, bimėve medicinale, kemi tashmė fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje tė mirė pėr kėtė vit 38% dhe ajo qė spikat ėshtė rritja e eksportit tė mishit” ka theksuar Ruli.

Politikat mbėshtetėse subvencionuese pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe agroindustrinė do tė marrin prioritet dhe njė vėmendje tė veēantė nė projektet qė do tė aplikohen nė kėta sektor gjatė vitit 2012. Ruli veēoi rritjen e eksporteve nė 29% nė 9 mujorin e parė tė 2011-sė, si dhe kontrollin e tė gjitha produkteve ushqimore, proces pėr tė cilin u ngritėn dhe laboratorė pėr kontrollimin e ushqimeve. Ndėr tė tjera, ministri Ruli, theksoi si arritje edhe projektin e dixhitalizimit tė informacionit bujqėsor, proces ky i nisur qė gjatė vitit 2011, i cili do tė vijojė tė pėrforcohet mė tej gjatė vitit 2012.

Nė investimet e parashikuara pėr vitin 2012, nga kjo ministri veēohen ndėrhyrje rehabilituese tė shtretėrve tė lumenjve, digave dhe rezervuarėve tė tyre. Pėr ujitjen dhe kullimin, tha ministri Ruli do tė financohen nga buxheti i shtetit 1.2 miliard lekė, ndėrsa nga Banka Botėrore pėr riskostruksionin e hidrovorėve nė Shkodėr e Lezhė do tė ketė njė financim me njė vlerė prej 8 milionė dollarė./Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/48000/

Citim:
Ruli: Nė 2011 u shėnuan rritje tė kėnaqshme tė eksporteve bujqėsore dhe ulje tė importeve

Nė njė takim tė zhvilluar sot me mediat, ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli ka analizuar punėn njė vjeēare tė institucionit qė ai drejton. Nė fjalėn e tij, Ruli theksoi se gjatė vitit 2011 ka pasur rritje tė kėnaqshme tė eksporteve bujqėsore dhe nivel mė tė ulėt pėr importet gjatė 5-vjeēarit tė fundit.

“Dinamikėn e sektorit tė bujqėsisė e ilustron ecuria e eksporteve bujqėsore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe nė total kemi rritje 33%, ku veē perimeve, bimėve medicinale, kemi tashmė fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje tė mirė pėr kėtė vit 38% dhe ajo qė spikat ėshtė rritja e eksportit tė mishit” ka theksuar Ruli.

Gjithashtu, Ruli shtoi se gjatė vitit qė sapo lamė pas, tendencė rritjeje kanė shėnuar eksportet e agroindustrisė, eksportet e peshkut tė konservuar, perimet e konservuara dhe prodhimet e mishit. Njė tjetėr sukses pėr ministrin Ruli ėshtė edhe dixhitalizimi i informacioneve bujqėsore qė bėn tė mundur qė fermerėt tė kenė akses pėr marrjen e informacioneve si dhe dixhitalizimi i arkivės. Mė tej, Ruli paraqiti edhe prioritetet e ministrisė qė ai drejton, pėr vitin 2012.

http://sot.com.al/index.php?option=c...omi&Itemid=473
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 21:28   90
Citim:
Pėrmirėsohet bilanci tregtar nė sektorin e bujqėsisė

Eksportet bujqėsore u rritėn me 29%

Bilanci tregtar pėr vitin 2011 nė sektorin e bujqėsisė shėnoi njė pėrmirėsim tė dukshėm kundrejt njė viti mė parė, ndonėse mundėsitė e eksportit nė Shqipėri pėr produktet bujqėsore mbeten ende tė kufizuara. Nė kėndvėshtrimin e ekspertėve tė fushės, kjo ėshtė kryesisht rrjedhojė e pamjaftueshmėrisė tė prodhimit bujqėsor dhe industrisė agro-pėrpunuese, mungesės sė lehtėsirave tė tregtimit (magazinimit, pėrpunimit, paketimit tė produkteve); standardeve tė ulėta lidhur me sigurinė ushqimore, shkallės sė ulėt tė konkurrueshmėrisė nė treg tė produkteve bujqėsore shqiptare pėr shkak tė cilėsisė sė ulėt dhe kostos relativisht tė lartė. Ekspertėt vėrejnė se rėndėsia e rritjes sė eksporteve nuk shihet vetėm pėr tė reduktuar bilancin tregtar, por edhe pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e produkteve dhe rritjen e aftėsive prodhuese, krijimin e vendeve tė reja tė punės, rritjen e mirėqenies dhe zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik tė vendit. Rritja e cilėsisė sė produkteve tona, thonė ata, do tė ndikojė pozitivisht nė rritjen e eksporteve si dhe do tė rrisė shkallėn e zėvendėsimit tė importeve me produkte tė prodhuara nė vend.

Eksportet bujqėsore u rritėn me 29%. Eksportet e produkteve bujqėsore zunė rreth 34% tė totalit tė eksporteve shqiptare, duke pėrfshirė kėtu prodhimet bujqėsore, blegtorale e agroindustriale. Vlera e eksporteve bujqėsore shqiptare gjatė 9-mujorit 2011, arriti 8.3 miliardė lekė, me njė rritje prej 29%, nė krahasim me vitin 2010, bėnė tė ditur burime nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Sipas kėtyre burimeve, peshėn mė tė madhe nė kėto eksporte e zunė kulturat bimore, duke shėnuar gjatė vitit 2011 shifrėn rekord tė rritjes prej 33% kundrejt tė njėjtės periudhė njė vit mė parė. Ekspertėt e statistikave nė MBUMK shpjegojnė se nė strukturėn e produkteve gjatė 2011, me rritjen mė tė ndjeshme tė eksporteve, janė patatet, perimet, bimėt medicinale, frutat, etj. Eksporti i patateve u rrit 6.6 herė dhe nė vlerė 5.8 herė mė shumė se nė 9-mujorin 2010. Perimet u rritėn 2 herė nė sasi dhe 2,5 herė nė vlerė, bimėt medicinale u rritėn me 27% nė vlerė dhe sasi dhe eksporti i frutave shėnoi njė rritje prej 2.9%, duke arritur 953 ton produkte, krahasur me 330 ton nė 9-mujorin e 2010, me njė rritje me nė vlerė prej 89%.


Me rreth 24% u rritėn edhe eksportet agroindustriale

Eksportet shqiptare tė industrisė agropėrpunuese drejt tregjeve tė huaja zunė rreth 53% tė totalit tė eksporteve bujqėsore, duke shėnuar njė rritje prej 24% mė shumė se vitin e kaluar. Ministria e Bujqėsisė bėn tė ditur se, volumi i eksportit tė peshkut tė konservuar dhe acugeve u rrit me rreth 17%. Ndėrsa eksporti nė vlerė i kėtij produkti u rrit me rreth 12%, duke zėnė kėshtu njė peshė kryesore nė eksportet e agroindustrisė shqiptare. Nė kushtet e zbatimit tė tregtisė sė lirė me BE-nė si dhe Marrėveshjes "CEFTA" pėr vendet e rajonit tė Europės Juglindore, mundėsia e zhvillimit tė industrive agroindustriale vazhdon tė jetė e lartė pėr Shqipėrinė. Specialistėt vlerėsojnė se nė kėtė sektor ekziston perspektiva e rritjes sė tij. Kreu i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, thotė se "sipėrmarrėsit e kėtij sektori tashmė kanė rritur kapitalet e tyre dhe po zgjerojnė aktivitetin me linja dhe teknologji tė reja, veēanėrisht nė pėrpunimin e produkteve bujqėsore dhe tė frutave, tė qumėshtit, tė vezėve, pijeve dhe prodhimit tė mishit". Megjithatė, tėrėsia e tregut nė vend nuk shkon mė shumė se plotėsimi i kėrkesave (tė tregut) nė masėn 25 pėrqind, sepse pjesa tjeter, 75 pėrqind, janė importe. Nė Shqipėri, numėrohen zyrtarisht 2900 fabrika dhe linja tė pėrpunimit tė kėsaj industrie, pjesa dėrrmuese e sė cilave janė ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme. Pėrpunimi i prodhimeve dhe artikujve agroindustriale vjen nga sektori blegtoral, vreshtaria dhe pemėtaria. Lėnda e parė kryesisht vjen nga importi, gjė qė ka ndikuar, sipas tij edhe nė rritjen e ēmimeve.

Importet bujqėsore shėnojnė rritjen mė ulėt se nė 5 vitet e fundit. Ministria e Bujqėsisė konfirmon se importet bujqėsore pėr 9-mujorin e vitit 2011 u rritėn me 8%, kundrejt vitit 2010, duke shėnuar rritjen mė tė ulėt nė 5 vitet e fundit. Sipas statistikave tė MBUMK-sė, importet u ulėn me 16% pėr patatet, 35% pėr perimet dhe 13% pėr frutat. Pėr treguesin e importeve blegtorale, qė zė 10.6% tė totalit tė importeve, rėnie me 41% shėnon importi i mishit dhe mishi i shpendėve u ul me 19%. Ndėrsa, importet u rritėn pėr kulturat bimore me rreth 17%, ku vend kryesor zuri importi i grurit me rreth 12% mė shumė nė sasi dhe 58% nė vlerė, kundrejt njė viti mė parė. Sipas MBUMK-sė, importi i produkteve bujqėsore zuri rreth 27% tė totalit tė importeve dhe 61,8% zuri importi i prodhime agroindustriale.


Eksportet blegtorale zunė 13% tė totalit tė eksporteve bujqėsore

Mbėshtetja e fermerėve me subvencione dhe rikthimi i traditės pėr mbarėshtimin e kafshėve blegtorale, kryesisht nė zonat malore tė vendit, ka risjellė nė realitet kohėn kur prodhimi blegtoral vendas, jo vetėm plotėsonte kėrkesat e tregut, por edhe eksportin e tyre. Madje, viti qė lamė pas, shėnoi edhe rritjen e eksporteve blegtorale nė vlerė me rreth 38% mė shumė se nė vitin 2010. Sipas statistikave tė dikasterit tė Bujqėsisė, rritjen mė tė ndjeshme nė vlerė e paraqet zėri produkte mishi, (tė brendshme, stomaqe kafshėsh blegtorale), tė cilat u rritėn nė sasi me rreth 2 herė dhe nė vlerė me rreth 77%. Ēezar Agimi, specialist nė Drejtorinė e Ekstensonit nė MBUMK, duke argumentuar pozicionimin e eksporteve blegtorale ne 13% tė totalit tė eksporteve bujqėsore, shprehet se, "filozofia e skemave mbėshtetėse nė disa prej prioriteteve kryesore tė zhvillimit tė blegtorisė qė janė, zhvillimi i fermės blegtorale pėr treg, rritja e numrit tė krerėve nė shkallė vendi, mbėshtetja e racave autoktone, po jep rezultatet e konsolidimit tė blegtorisė, si njė nga degėt bazė tė zhvillimit tė bujqėsisė nė pėrgjithėsi".

Duke iu referuar peshės specifike dhe sasisė sė importeve blegtorale, kryesisht mishit, sot pėr sot, thotė Agimi, mbėshtetja do tė ishte mė shumė efektive vetėm te gjedhi dhe tė imtat (dhen e dhi). Sipas tij, shpėrndarja e investimeve nė shumė skema e nė disa lloje tė blegtorisė ul efektivitetin e tyre, duke e bėrė tė pandjeshėm fondin e pėrdorur. "Planifikimi nė kėtė mėnyrė do tė na lejojė sė pari, qė skemat e nisura, veēanėrisht nė lopė, tė kenė kohėn e nevojshme minimale pėr tė dhėnė efektet e tyre, tė cilat duken se kanė qenė pozitive", thekson eksperti Agimi.

http://www.rilindjademokratike.com/R...aktualitet.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2012, 18:53   91
Citim:
Bora ndihmoi bujqėsinė

Temperaturat e ulėta qė kanė pėrfshirė vendin tonė gjatė ditėve tė fundit, ndikoi pozitivisht nė mbjelljet vjeshtore. Ekspertė tė bujqėsisė thonė se faza zhvillimore qė ndodhet tani kultura e grurit ka lagėshti tė mjaftueshme nė tokė dhe kjo ka ndikuar shumė mirė nė zhvillimin e bimės. Ata i kėshillojnė bujqit qė t`i kushtojnė rėndėsi plehėrimit tė grurit nė kėtė fazė.

Sipėrfaqet qė janė mbjellė me grurė brenda afatit optimal, kanė marrė zhvillim tė hovshėm, fal kushteve tė favorshme klimatike. Sasia e madhe e borės e ditėve tė fundit ka bėrė qė tė krijohet lagėshti e mjaftueshme pėr tė mbjellat vjeshtore.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Adil Behramaj, tha pėr Radio Kosovėn se nė bazė tė analizave qė kanė bėrė ekspertėt nė terren, gjendja e tanishme e grurit ėshtė relativisht e mirė dhe nuk paraqet rrezik tė madh pėr humbjen e bimėve pėr shkak tė ngricave.

Sipas Behramajt, ekspertėt i kėshillojnė bujqit qė t`i kushtojnė rėndėsi plehėrimit tė grurit nė kėtė fazė.

“Nė mėnyrė qė bima e grurit tė ketė ushqimin e nevojshėm nė kohėn e duhur, tani nė muajin shkurt duhet tė bėhet edhe plehėrimi i parė, i cili do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsorė tė grurit, respektivisht nė plotėsimin e nevojave tė tij me materie ushqyese”, thotė Behramaj.

Sipas statistikave nga Ministria e Bujqėsisė, prodhimtaria e grurit nė Kosovė sillet prej 250 mijė deri nė 280 mijė tonė, duke u bazuar nė tė dhėnat e deritashme tė popullsisė.

Ndėrkaq, nevojat vjetore konsumuese vlerėsohen tė jenė rreth 410 mijė tonė qė do tė thotė se sipėrfaqet e mbjella me grurė nė vendin tonė plotėsojnė rreth 60 pėrqind tė nevojave tė pėrgjithshme, ndėrsa pjesa tjetėr duhet tė importohet nga vende tjera.

Ndėrsa, sa i pėrket importit, sipas statistikave tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Kosova importon nė vit mesatarisht 120 mijė tonė grurė, mirėpo njė pjesė e konsiderueshme e kėsaj sasie kalon vetėm transit nėpėr vendin tonė dhe plasohet nė tregun e Shqipėrisė.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=56685
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2012, 21:27   92
Citim:
Cilėsia e bukės, prodhuesit takim me AKU

Emri:  4f34d0f7ce8ac.jpg
Shikimet: 655
Madhėsia:  19,1 KBTiranė - Prodhuesit e bukės diskutojnė sot me Autoritetin Kombėtar tė Ushqimit pėr propozimet e reja pėr kėtė produkt. Gjatė takimit do tė diskutohet pėr peshėn, cilėsinė dhe sigurinė ushqimore.

Pak kohė mė parė kreu i shoqatės sė prodhuesve tė bukės, Gėzim Peshkėpia ka kėrkuar standardizimin e prodhimit tė bukės, pėr tė shmangur abuzimet me peshėn. Ai kėrkoi gjithashtu qė ēmimi tė jetė i liberalizuar dhe i pėrcaktuar nga tregu.

Ndėrkaq, prej janarit, mielli qė tregėtohet nė Shqipėri ėshtė i pasuruar me vitamina B6, B12 dhe acid folik. Kjo ka qenė kėrkesė e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe OBSH, me qėllim reduktimin e shifrave tė anemisė. Sipas shifrave zyrtare, rreth 30 pėrqind e popullsisė rezulton anemike.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/30283

Citim:
Autoriteti i Ushqimit: Buka tė shitet me ambalazh letre

TIRANE - Autoriteti Kombėtar i Ushqimit i ka kėrkuar prodhuesve tė bukės nė vend, qė tė fillojnė tė shesin bukėn e ambalazhuar nė letėr dhe jo nė plastikė.

Gjatė njė takimi tė premten nė Tiranė, Drejtorėt e Drejtorive Rajonale tė Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit dhe prodhues tė bukės, diskutuan pėr forcimin e kontrollit nė tregun e prodhimeve tė brumit dhe veēanėrisht tė bukės, pėr cilėsinė e miellit dhe peshėn e bukės.

Prodhuesit kėrkuan qė tė mbyllen furrat e palicencuara, tė kontrollohen jo vetėm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka. Sipas tyre, nė matjen e cilėsisė nuk duhet tė pėrdoren standadet ISO, por norma tė tjera pasi ky ėshtė prodhim artizanal.

Drejtori i Pėrgjithshėm i AKU-sė, Genc Juka deklaroi se, standardet nuk do tė ndryshohen, por do tė respektohen tė gjitha normat teknike dhe higjieno-sanitare. Juka e quajti tė papranueshme prerjen e bukės nė makineri, si njė proēes jo higjenik.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2012, 21:57   93
Citim:
Mbi 200 milionė euro humbje nga mosmbjellja e elbit

Nė Kosovė ēdo vit mbesin pa u mbjellė mijėra hektarė tokė, ndėrkohė nga Kina e largėt importohen madje edhe hudhra. Nė tregjet e Kosovės ka pak plasime tė zarzavateve tė freskėta, e lėrė mė tė konservuara. Dallimi ndėrmjet importit dhe eksportit ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė nga pikat e debatit nė skenėn politike, por qė asnjėherė nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje ēfarė duhet ndėrmarrė pėr tė nxitur prodhimet vendore, "Made in Kosova". Nėse vetėm me elb do tė mbilleshin 173 mijė hektarė tokė, sa ėshtė kostoja aktuale tė fitimit sot, atėherė i bie qė Kosova tė pėrfitonte hiq mė pak se mbi 200 milionė euro, por kėto shifra do tė ishin edhe mė tė larta dyfish nėse do tė mbilleshin me kultura tjera: speca, domate apo patate. Pėr shfrytėzimin e plotė tė tokės nevojitet tė sigurohen sistemet pėr ujitje, shtimin e subvencioneve, por edhe ringjalljen e fshatrave. Kosova ka nė dispozicion, sipas regjistrave tė vjetėr, 577.000 hektarė tokė bujqėsore. Kėshtu qė pėr kokė banori ka mė shumė se 0,4 hektarė tokė tė punueshme. Mė sė shumti tokė pjellore e mbetur djerrinė ka nė Rrafshin e Kosovės dhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Jo pak qytetarė mbesin tė befasuar qė nė kėto pjesė nuk mbulohen me drithėra, luledielli. Por, nė vend tė tyre rrėnjė kanė lėshuar barishte tė ndryshme, tė cilat nėse do tė ishin mjekėsore, do tė kishte ndonjė dobi. Nėse nė kėto toka do tė mbilleshin drithėra dhe tė korrat tė ishin pak mė shumė se njė ton pėr hektar, atėherė do tė kishim mbi 600 mijė tonė miell.


Konkurrenca jolojale destimulon prodhuesit

Ministria e Bujqėsisė ende nuk ka ndonjė statistikė tė saktė tė tokave djerrinė. Zėdhėnėsi i ministrisė, Adil Behramaj, thotė se pa njė regjistrim tė pronave dhe ekonomive bujqėsore nuk mund tė dihet gjendja reale nė terren."Ne tashmė i kemi filluar pėrgatitjet pėr regjistrimin e pėrgjithshėm bujqėsor dhe po ashtu e kemi pėrgatitur edhe draftligjin pėr kėtė regjistrim, i cili do tė fillojė nė vitin 2013. Pasi tė pėrfundojė ky regjistrim, ne do ta dimė saktėsisht edhe gjendjen reale nė terren, por deri atėherė tė gjitha deklaratat e mundshme qė jepen pėr kėtė ēėshtje janė supozime dhe bazohen kryesisht vetėm nė hamendje", tha ai.

Mirėpo, sipas tė dhėnave qė tanimė janė shumė tė vjetra, nga sipėrfaqja e pėrgjithshme e tokės bujqėsore prej 577.000 hektarėve sa ka qenė nė tė kaluarėn, rreth 28 % e kėsaj sipėrfaqe shfrytėzohet me kultura bujqėsore levėrtare, rreth 5% shfrytėzohet me perimekulturė, me pemė dhe vreshta, rreth 3% shfrytėzohet me kultura industriale, rreth 7% me bimė foragjere, rreth 31% me kullosa pėr bagėtinė, rreth 14% me livadhe, si dhe toka tė pakultivuara dhe tė ndotura janė rreth 12%". Ai thotė se mbi 17 milionė euro do tė jetė vlera e investimeve tė pėrgjithshme pėr kultura tė ndryshme bujqėsore dhe pėr projekte agrorurale nga buxheti vetjak i Ministrisė sė Bujqėsisė, rreth 8.5 milionė do tė jetė vlera e mjeteve tė donatorėve qė janė pjesė e buxhetit dhe programit tonė, tė cilat do t'i implementojmė nė kėtė vit, nga tė cilat fermerėt do tė pėrfitojnė po ashtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe rreth 5.5 milionė euro do tė jetė edhe vlera e investimeve tė tė gjitha komunave pėr sektorin e bujqėsisė. Teksa nė Ministrinė e Bujqėsisė nuk mund tė flasin pėr humbjet nė njė hektari tokė pėr mospėrpunimin e saj, Selatin Kaēaniku, nga organizatori 'Konsumatori', pohon se nė kushtet aktuale marrja me bujqėsi ėshtė biznes me rreziqe tė mėdha."Nisur nga fakti se pronat e fermerėve tanė janė tepėr tė pėrmirėsuara dhe nėse marrim parasysh se edhe shpenzimet pėr tė pėrgatitur, kultivuar, vjel dhe pėr tė pėrgatitur pėr treg bereqetin nga 1 hektar sipėrfaqe tė punuar kanė kosto tė lartė. Por, duke pasur parasysh edhe ēmimet tepėr tė ulėta tė plasmanit tė prodhimeve bujqėsore nė treg, atėherė logjikisht imponohet pėrfundimi se pėrfitimet janė tepėr tė ulėta. Nėse i marrim parasysh edhe rreziqet:

reshjet atmosferike, mashtrimet me farėra, me pleh artificial, me pesticide, por konkurrencėn jolojale tė importit me ēmime dumping, atėherė ėshtė mė se e qartė se marrja me bujqėsi nė Kosovė ėshtė biznes me rreziqe tė mėdha", thotė Kaēaniku.


Rusinovci: Kultura e vreshtarisė, mė fitimprurėsja

Eksperti i bujqėsisė, Imer Rusinovci, nė formė tė tabelės i ka pasqyruar pėrfitimet qė mund tė jenė nga punimi i tokės bujqėsore. Ai thotė se nėse nė 1 hektar tė mbjellė me grurė llogarisim se do tė realizojmė njė prodhim tė nivelit mesatar, fitimi mund tė jetė 100-200 euro, duke i llogaritur shpenzimet pėr inputet qė nevojiten, pėr misėr fitimi mund tė jetė mė i lartė dhe sillet 200-400 euro pėr hektar, e nė kushte tė ujitjes me prodhimtari intensive edhe deri 1500 euro pėr hektar, te patatja deri nė 5000 euro (nė prodhimtari intensive, ujitje dhe mbrojtje ndaj patogjenėve), e kėshtu me radhė. "Fitimi ėshtė shumė mė i mirė me perime, kultura mjekėsore dhe pemė, varėsisht nga lloji qė mbillet, kushtet e kultivimit dhe agroteknika e zbatuar. Pėr ēdonjėrėn kulturė ka kosto tė veēantė tė prodhimtarisė, tė cilat janė variabla jo vetėm brenda llojeve tė ndryshme, por edhe brenda tė njėjtit lloj, varėsisht nga rajoni kultivues, kushtet klimatike-tokėsore dhe teknologjia e kultivimit", thotė ai. Ndėrsa, Kaēaniku pranon se Qeveria mund tė bėjė shumėēka vetėm me vullnetin e mirė pėr ta mbrojtur e avancuar agrobiznesin. "E para, qė tė mbrojė tregun dhe agrobiznesin nga importi me ēmime dumping, duke zhvilluar e zbatuar politika antidumping. E dyta, tė krijojė mundėsi pėr zbatimin e Ligjit mbi standardet, ligj ky qė do tė zbatohej jo vetėm mbi prodhimet vendore, por nė veēanti ndaj prodhimeve nga importi. Disa shtete nė fqinjėsi punojnė me pėrkushtim tė madh pėr tė krijuar varshmėri tė madhe nga ato shtete dhe pėr ta penguar zhvillimin ekonomik, nė veēanti tė zhvillimit tė bujqėsisė nė Kosovė", thotė Kaēaniku. Nga toka, e cila nuk punohet, Kosova ka vetėm dėme, thonė specialistė tė kėsaj fushe. Shtimi i kapaciteteve pėrpunuese, stimulimi i raporteve kooperuese, pėrfshirė organizimin mė tė mirė nė bujqėsi, janė faktorė kyēė pėr mbjellje pranverore. Nga viti nė vit, pėrveē patates, Kosova nuk i pėrmbush as nevojat elementare dhe statistikat e importit janė njė alarm pėr vendin. Jo pak nė opinion qarkullon edhe ideja ekstreme nėse duhet konfiskuar tokėn pronarėve qė nuk e punojnė apo tė gjobiten.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/m...jellja-e-elbit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.2.2012, 21:24   94
Citim:
Berisha: Nuk e ndalim importin e patates nga Kosova

Korēė, 20 shkurt - Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, u ka thėnė bujqve korēarė se Shqipėria nuk do tė ndalė importin e patates nga Kosova. Ai nuk do t’ua plotėsojė dėshirėn prodhuesve tė patates nė Korēė, pasi bilanci tregtar i Kosovės me Shqipėrinė ėshtė 9 herė mė i vogėl, por u ka premtuar atyre se do tė ngrejė sa mė shpejt fabrikėn e pėrpunimit tė patates dhe impiantet e ftohjes.

“Cilido qė do tė shikojė kompjuterin aty do tė gjejė se nga Shqipėria nė Kosovė eksportohen 180 milionė euro prodhime dhe janė importuar 20 milionė euro. Ky ėshtė bilanci. Tani me kėtė situatė ato qė pėrfitojnė totalisht nė kėtė shkėmbim ėshtė ultėsira bregdetare, sepse ultėsia ėshtė 3 javė deri nė 1 muaj para Kosovės nė prodhime”, u ka thėnė kryeministri Berisha prodhuesve tė patates nga Korēa, tė cilėt njė muaj mė parė u hodhėn nė protestė pėr tė kėrkuar nga autoritetet qeveritare qė tė bllokojnė importin e patates nga Kosova dhe tė mollės nga Maqedonia. Kreu i Ekzekutivit shqiptar u ka thėnė korēarėve se nuk do tė prishim kompjuterin (ndalim importin e patates nė Kosovė), por do tė gjejmė alternativa tė tjera, pasi Kosova konkurron Shqipėrinė me patate. “Korēa ka tė njėjtat kushte prodhimi si Kosova, pra prodhime tė vonshme. Ajo qė ne duhet tė bėjmė me shpejtėsi, jo tė prishim kompjuterin, por duhet tė ndėrtojmė kėtu fabrikat e pėrpunimit tė patateve, tė mbjellin, tė prodhojnė sa mė shumė dhe ne t’u krijojmė mundėsi pėrpunimi”, tha Berisha. Nė kushtet e konkurrencės kryeministri Sali Berisha u ka thėnė bujqve korēarė qė tė pėrshtaten me kushtet e tregut. “Sesi pėrshtatet fermeri me tregun, kjo ėshtė ēėshtje e tij, jo e qeverisė, e shet mė lirė apo me shtrenjtė, ai do tė mėsojė vetvetiu tė gjejė rregullin e shitjes, por ju garantoj qė Shqipėria eksporton 8 deri 9 herė mė shumė nė Kosovė sesa importon prej saj dhe ata qė pėrfitojnė janė zonat e ultėsirės. E gjithė ultėsira nga Konispoli deri nė Bunė eksportoi sasi kolosale tė prodhimit nga tė gjitha llojet nė Kosovė. Kosova prodhon mė shumė patate, atėherė ne duhet tė pėrpunojmė pataten e Korēės, ne nuk mund tė themi mos mbillni patate, jo, mbillni dhe prodhoni sa mė shumė patate”, u ka thėnė nė vazhdim Berisha bujqve korēarė. Shqipėria ke hequr referencat doganore pėr prodhimet vendore me Kosovėn.

Referencat nė doganat Shqipėri-Kosovė, sidomos pėr artikullin patate kanė qenė objekt i njė debati prej mė shumė se dy vjetėsh midis zyrtarėve tė lartė tė tė dyja vendeve. Nė tetor tė vitit kaluar nė doganat e Shqipėrisė e Kosovės ka filluar aplikimi i marrėveshjes pėr heqjen e dyfishtė tė referencave pėr prodhimet vendore. Ky akt u mirėprit nga biznesi i tė dyja vendeve duke shtuar njėherėsh edhe bilancin e eksport-importit midis dy shteteve. Por nė muajin dhjetor, zyrtarėt e Shqipėrisė aplikuan sėrish referencat pėr prodhimet vendore tė Kosovės, por ky vendim zgjati vetėm tri ditė pasi u anulua pėr shkak tė presionit tė palės sė Kosovės. Tė gjitha prodhimet vendore, tė tė dyja vendeve aktualisht nuk kanė ēmim reference, por ato do tė taksohen nė bazė tė faturave tė ēmimit tė blerjes qė paraqet importuesi. Kjo mėnyrė taksimi aplikohet edhe nė doganėn e Kosovės pėr prodhimet vendore tė Shqipėrisė. Ky vendim i Qeverisė shqiptare ka nxitur reagimin e bujqve korēarė, tė cilėt i kėrkuan Qeverisė shqiptare qė tė ndalė importin e patates nga Kosova dhe mollės nga Maqedonia. Importuesit e patates nė Kosovė shprehen se bllokimi i importit tė patates nga Kosova do tė jetė nė dėm tė konsumatorit shqiptar, pasi pas janarit patatja e Korēės e humb cilėsinė e saj, ndėrkohė qė patatja kosovare e ruan cilėsinė deri nė pranverė.

http://koha.net/?page=1,14,88591
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2012, 21:08   95
Citim:
Shqipėria nė garė me 17 vende pėr vajin e ullirit

Puglia, 8 mars - Cili nga 18 vende tė botės arrin tė prodhojė vajin mė tė mirė tė ullirit? Mos vallė Shqipėria... Pėrgjigjen e njė pyetje tė tillė, pritet qė ta japė njė konkurs ndėrkombėtar, i parashikuar tė zhvillohet nė rajonin Puglia tė Italisė, gjatė datave 15-17 mars.

E ftuar tė konkurrojė mes tyre, edhe Shqipėria do tė paraqesė llojet e saj ekskluzive tė vajit tė ullirit, duke pretenduar nė kėtė mėnyrė, qė tė marrė “Ēmimin Biol”, i konsideruar si mė prestigjiozi nė kėtė fushė, bėn tė ditur NOA.

Mediat italiane kanė bėrė me dije ndėrkaq, se janė afėrsisht 300 lloje vajrash qė do tė prezantohen si prodhime ekskluzive tė vendeve pjesėmarrėse nė kėtė garė. Ndėrsa saktėsohet se kėto do tė jenė Shqipėria, Arabia Saudite, Kili, Kroacia, Gjermania, Jordania, Greqia, Izraeli, Libani, Zelanda e Re, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia, SHBA, si dhe Italia.

Nga ana tjetėr, pohohet edhe fakti se vaji i ullirit ekstra i virgjėr qė do tė marrė ēmimin e madh, do tė pėrzgjidhet pėr shijen mė tė mirė, paketimin, etj.

http://koha.net/?page=1,3,90769
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2012, 21:46   96
Citim:
Thėnė nga allianz

Normal qė ka faj dhe deputeti i zonės nėse nuk di t'i drejtojė, po fundja kėta vetė e kanė votuar.
Citim:
Patatja e Kosovės, peng i votave tė ministrit Bode

Kukės, 26 mars – Votat e rajonit tė Korēės kanė dalė tė jenė mė tė vlefshme pėr ministrin e Financave tė Shqipėrisė, Ridvan Bode, sesa patatet e Kosovės. Ministri Bode ka vendosur tė injorojė premtimet e shefit tė tij, kryeministrit Sali Berisha, se nuk do tė ketė ēmime referente pėr patatet kosovare, dhe tė mbrojė prodhuesit korēarė tė patates, prej nga vijnė edhe votat e tij pėr deputet. Kjo masė e ndėrmarrė nga Ministria e Financave ka befasuar edhe Doganėn shqiptare, pasi krerėt e Doganave tė Kosovės dhe ato tė Shqipėrisė nė muajin dhjetor ranė dakord pėrfundimisht qė tė gjitha operacionet doganore pėr eksport-importin mes kėtyre dy vendeve pėr prodhime vendore do tė kryhen me transaksione (fatura tė blerjes).

Zyrtarė tė Doganave shqiptare qė dėshirojnė tė mbeten anonimė bėjnė tė ditur se kjo masė ėshtė ndėrmarrė nga Ministria e Financave gjoja nė emėr tė politikave fiskale tė kėtij vendi dhe mbrojtjes sė prodhimit vendas, ndėrkohė qė sipas tyre e vėrteta ėshtė se rritja e referencave tė patates ka qenė njė iniciativė personale e kreut tė financave tė Shqipėrisė, Ridvan Bode, qė ėshtė njėherėsh edhe deputet i zonės sė Korēės, e cila kultivon pataten dhe bujqit e kėsaj zone kanė kėrkuar sistematikisht qė tė ndėrpritet importi i patates nga Kosova. Megjithatė zyrtarė tė Doganės bėjnė tė diture se edhe kjo masė nuk po zbatohet, pasi, sipas tyre, para pak ditėsh ėshtė shkarkuar nė portin e Durrėsit njė anije e ngarkuar me patate tė Egjiptit. Ndėrkohė qė burime doganore bėjnė tė ditur se subjekti qė ka importuar pataten nga Egjipti ėshtė njė nga nėnshkruesit e marrėveshjes nė Odėn Ekonomike tė Kosovės pėr import tė patates nga Kosova.

Kur kryeministri Sali Berisha u dha pėrgjigje buqėve korēarė se nuk do tė ndalė importin e patates, Ministria e Financave e kėtij vendi ka urdhėruar rritjen e referencave nė masėn nga 14 centė nė 24 centė. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė e Ushqimit tė Shqipėrisė, Florian Papa, thotė se Shqipėria e ka tė nevojshme tė importojė rreth 22 mijė tonelata patate, pasi pjesėn tjetėr e plotėson nga prodhimi vendas. E kėtė nevojė, prodhuesit kosovarė tė patates janė tė gatshėm ta mbulojnė.

Kosova ėshtė njė fuqi regjionale nė prodhimin e patates, ku prodhuesit pėrballojnė njė treg prej 6 milionė banorėsh. “Me keqardhje po e shpreh se Shqipėria po pengon herė pas here eksportin e patates sė Kosovės me disa masa administrative duke rritur referencat. Kosova ka nevojė pėr pataten e hershme tė Shqipėrisė dhe Shqipėria pėr pataten e vonshme tė Kosovės. Me hapjen e rrugės Durrės-Kukės-Morin, kjo tregti duhej tė zgjerohej, por nė fakt ėshtė penguar nga masat administrative tė zyrtarėve shqiptarė”, pohoi biznesmeni Bedri Kosumi, pronar i kompanisė “Pestova” nė Vushtrri. Tė premten janė takuar nė Tiranė krerėt e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės dhe kreu i Odes Ekonomike tė Kosovės, ku temė e bisedės ka qenė rritja e referencave pėr prodhimet vendore, kryesisht tė artikullit patate. Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, Nikolin Jaka, ka kėrkuar ndėrhyrjen e shtetit shqiptar qė problemet e krijuara nga vendosja e ēmimeve tė referencės nga pala shqiptare, duhet tė gjejnė zgjidhje tė menjėhershme. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, sqaroi se dėmi ekonomik qė po i shkaktohet Kosovės nga mostrajtimi nė mėnyrėn e duhur tė produktit tė patates, kap vlerėn e 2 milionė e gjysmė eurove. Referencat qė aplikon Dogana shqiptare pėr artikullin patate janė mė tė lartat nga tė gjitha vendet e rajonit. Nėse me Serbinė ēmimi i referencės sė patates ėshtė 8 centė, me Malin e Zi, 10 centė, apo me Maqedoninė 14 centė, me Shqipėrinė ky produkt eksportohet me ēmim reference 24 centė. Referencat pėr pataten e importuar nė Kosovė janė rritur njė muaj mė parė, nga 14 centė nė 24 centė

http://koha.net/?page=1,13,92940
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2012, 13:16   97
Citim:
Mė 2013 fillon regjistrimi bujqėsor nė Kosovė

Nė vitin 2013 do tė fillojė regjistrimi bujqėsor nė Kosovė. Zyrtarė tė Ministrisė sė Bujqėsisė kanė bėrė tė ditur se faza pėrgatitore do tė fillojė nė korrik tė kėtij viti dhe se tashmė janė siguruar mjetet pėr realizimin e projektit, qė konsiderohet ndėr projektet kapitale....

Mė nė fund, pas 50 vjetėsh, Kosova do ta ketė njė regjistėr tė saktė tė bujqėsisė. Mungesa e tė dhėnave bujqėsore dhe kadastrale, ka qenė sfidė e Ministrisė sė Bujqėsisė.

Por, tashmė kjo Ministri, ėshtė duke i bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura qė tė fillojė regjistrimi. Ministri, Blerand Stavileci, potencon se mjetet tashmė janė siguruar dhe me njė korrik tė kėtij viti, do tė fillojnė pėrgatitjet pėr regjistrim.

“Ne e kemi kaluar koncept dokumentin e ligjit pėr regjistrimin bujqėsor, pas njė gjysmė shekulli. Ky regjistrim do tė fillojė vitin e ardhshėm dhe kushton 4.6 milionė euro. Kėto mjete nuk janė brenda buxhetit tonė, por i kemi siguruar nga donatorėt si rezultat i angazhimit dhe besimit qė ata po tregojnė pėr sektorin e bujqėsisė”, tha Stacileci.

Sipas Stavilecit, pėr herė tė parė tė dhėnat bujqėsore nė Kosovė do tė mund tė krahasohen me ato tė Bashkimit Evropian, sepse regjistrimi nė vendet e BE do tė bėhet gjatė vitit 2013. Veē tjerash, Ministri Stavileci tha se Kosova do tė pėrfitojė mjaft nga regjistrimi i bujqėsisė:

“Benifitet e realizimit tė regjistrimit bujqėsor do tė jenė tė shumėfishta. Edhe sa i takon politikave brenda vendit tonė, si dhe relacioneve me Bashkimin Evropian”.

Pėrgjegjėsinė kryesore pėr regjistrimin bujqėsor, do ta ketė Enti i Statistikave tė Kosovės, i cili pėr implementimin e kėtij projekti do tė bashkėpunojė ngushtė me Ministrinė e Bujqėsisė dhe atė tė Administratės Publike. Pėr herė tė fundit regjistrimi i bujqėsisė ėshtė bėrė nė vitin 1960.

Rezultatet e pritura nga implementimi i kėtij projekti, i cili do tė zgjasė deri nė vitin 2014, janė hartimi dhe botimi i njė serie tė plotė tė dhėnave tė sakta pėr sektorin e bujqėsisė, tė hartuara dhe tė pėrpunuara nė pėrputhje tė plotė me normat dhe standardet ndėrkombėtare.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=58920
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2012, 21:24   98
Citim:
Shqipėria ul ēmimin referent pėr pataten

Pas pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė me Qeverinė e Shqipėrisė, zyrtarisht ėshtė konfirmuar rikthimi i ēmimit referent tė patates nga 24 centė nė 14 centė. Doganat e Kosovės kanė konfirmuar se nga dita e sotme prodhuesit e patates mund tė eksportojnė nė Shqipėri me ēmimin e mėparshėm referent. “Tėrė kohėn ne kemi qenė nė kontakt me institucionet nė Shqipėri dhe pas insistimeve dhe paralajmėrimeve qė nėse ata nuk marrin masa, ne do tė fillojmė me masa nga ana jonė”, tha Bernard Nika, kėshilltar i ministres sė Tregtisė Mimoza Kusari Lila.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/s...nt-per-pataten

Citim:
S’ka reciprocitet me Shqipėrinė, prodhuesit e patates paralajmėrojnė protestė

Shteti shqiptar ka rikthyer ēmimin referent nė 14 centė pėr produktet e patates tė eksportuara nė Shqipėri nga Kosova. Por, pavarėsisht kėtij vendimi Federata Sindikale e Bujqve tė Kosovės ka paralajmėruar protestė mė 12 prill. Ndėrkohė, bujqit kėrkojnė nga Qeveria e Republikės sė Kosovės qė t`iu kompensohet dėmi prej 7 centė pėr kilogram pėr t`i mbuluar sado pak humbjet e konsiderueshme tė shkaktuara nga mungesa e eksportit....

Ndonėse sot do tė duhej tė vendoseshin ēmimet referente pėr produktet e importuara nga shteti shqiptar, kjo nuk ndodhi pėr shkak se Shqipėria riktheu ēmimin referent nė 14 centė pėr patatet eksportuara nė Shqipėri nga kosova. Zėdhėnėsja e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, Arta Istrefi, i tha Radios sonė se konfirmimin pėr rikthimin e ēmimit referent e kanė marrė nga doganat e Republikės sė Kosovės

“Sot kemi marrė konfirmimin se ēmimi referent ėshtė rikthyer nė 14centė. Pasi qė ėshtė bėrė rikthimi i ēmimit referent atėherė nuk ėshtė e nevojshme qė tė vendosim ne ndonjė ēmim referent pėr produktet e Shqipėrisė”, theksoi ajo.

Mirėpo, pavarėsisht rikthimit tė ēmimit referent, prodhuesit e patates planifikojnė qė mė 12 prill tė protestojnė para ndėrtesės sė qeverisė dhe Ministrisė sė Bujqėsisė. Kryetari i Federatės Sindikale tė Bujqve tė Kosovės, Tahir Tahiri, gjatė njė prononcimi pėr media tha se ėshtė shumė vonė heqja e referencės.

“Patatja mund tė qėndrojė edhe dhjetė ditė mė sė shumti. Ne kemi kėrkuar nga qeveria qė tė hiqet referenca por mundėsisht me shtetin amė tė bėhet, por me shtetin amė tė bėjnė kontraktimin e ēfarėdo sasie qė mund tė kontraktohet. Ato veprime nuk kanė ndodhur deri mė sot, tani pakėnaqėsia e bujqve do tė shprehet mė 12 pill duke e pru pataten nė sheshet “Nėnė Tereza” dhe “Skėnderbeu” dhe do t`i hedhin kėtu”, theksoi ai.

Tahiri tha se do tė hiqet dorė nga protesta vetėm atėherė kur Qeveria i fton prodhuesit e patateve dhe Federatėn Sindikale tė Bujqve qė tė dialogojnė dhe tė gjendet njė zgjidhje pėr kompensimin e dėmeve.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&news...5Emecf%5EQ8Jk2
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2012, 21:53   99
Citim:
Bujqit e revoltuar hedhin patatet nė rrugė

Prishtinė, 13 prill 2012 - Protesta e djeshme e bujqve ėshtė pėrshkallėzuar nė momentin kur ata kanė hedhur njė sasi tė madhe patatesh nė hyrje tė Prishtinės, nė lagjen Kodra e Trimave. Ka ndėrhyrė policia dhe ka arrestuar Tahir Tahirin, kryetar i Federatės sė Sindikalistėve tė Bujqve tė Kosovės, si dhe disa bujq tė tjerė. Por mė vonė ata janė liruar.

Mė herėt kultivuesit e patates kishin paralajmėruar se patatet e mbetura pa i shitur do t'i hedhin nė sheshin "Nėnė Tereza" nė Prishtinė, por qė nė mėngjes forca tė mėdha policore kanė ndaluar hyrjen e tyre me traktorė nė qytet.

Megjithėse para disa ditėsh Qeveria e Shqipėrisė ka hequr masėn e referencės pėr kėtė produkt, por bujqit ankohen se u kanė mbetur qindra tonelata patate pa i shitur.

http://www.kosova.com/artikulli/81419
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2012, 21:35   100
Citim:
Krijohet sistemi elektronik i regjistrimit tė fermerėve nė Kosovė

Prishtinė, 18 prill - Pėrmbyllet projekti “Ngritja e Sistemit tė Regjistrit tė Fermerėve nė Kosovė - EU FARM”, i cili ėshtė financuar nga BE-ja dhe ėshtė menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian nė Kosovė, njoftohet nėpėrmjet njė komunikate. Regjistrimi i fermerėve dhe mungesa e tė dhėnave tė besueshme janė disa prej problemeve mė tė mėdha me tė cilat ėshtė duke u ballafaquar Ministria e Bujqėsisė dhe sipas tė pranishmėve, implementimi i kėtij projekti jep kontribut tė veēantė nė kėtė fushė.

Ministri i MBPZHR-sė, Blerand Stavileci, tha se ky ėshtė edhe njė hap pėrpara pėr fermerėt tanė dhe pėr pėrafrimin e Kosovės nė menaxhimin e subvencioneve dhe granteve investive, nė pėrputhje me kėrkesat pėr kontrollė qė dalin nga Politikat e Pėrbashkėta Bujqėsore tė Bashkimit Evropian. “Themelimi i sistemit elektronik pėr Regjistrin e Fermerėve tė Kosovės ėshtė njė prej hapave mė tė rėndėsishėm nė mbledhjen e tė dhėnave tė kualitetit tė lartė rreth grupeve tė synuara dhe pėrfituesve nga sistemi i granteve dhe subvencioneve. Tė dhėnat do tė na ndihmojnė nė pėrmirėsimin e politikave tona duke i adresuar nė mėnyrė tė drejtė nevojat e fermerėve dhe objektivat strategjike nė modernizimin e fermave dhe nė krijimin e sistemit tė plotė nė pėrputhje me Sistemin e Administratės sė Integruar tė Kontrollit, qė ėshtė edhe njė prej kėrkesave tė Bashkimit Evropian pėr tė gjitha shtetet qė pretendojnė tė bėhen anėtare”, deklaroi Stavileci.

Ai tha se nė kėtė vit ministria ėshtė duke e praktikuar edhe sistemin LPIS pėr digjitalizimin e parcelave, nė bazė tė tė cilit do tė dihen saktėsisht parcelat e fermerėve tė cilėt aplikojnė pėr tė pėrfituar nga pėrkrahja e Ministrisė sė Bujqėsisė, e cila paraprakisht deklarohet prej vetė fermerėve dhe mė tej regjistrohet nė sistemin LPIS, ku do tė dihen nė detaje pastaj edhe lloji i kulturės bujqėsore dhe kategoria e shfrytėzimit tė tokės bujqėsore.

Edhe zyrtarė tė Agjencionit tė Statistikave tė Kosovės thanė se implementimi i kėtij projekti ka bėrė ndryshime tė mėdha nė tė dhėnat statistikore tė Kosovės. “Gjatė kohės sė implementimit tė kėtij projekti kanė ndodhur ndryshime rrėnjėsore nė jetėn statistikore tė Kosovės. Kemi pasur bashkėpunim tė mirė me ekipin e projektit, me pėrfaqėsuesit e MBPZHR-sė dhe mendoj se projekti i ka pėrmbushur me sukses objektivat qė i ka paraparė”, tha Bajrush Qevani, drejtor i Departamentit tė Statistikave tė Bujqėsisė dhe Mjedisit.

Ai sqaroi se ky projekt e ka pėrkrah Agjencionin e Statistikave tė Kosovės nė komponentėn e tij tė dytė pėr ngritjen e kapaciteteve tė Departamentit tė Statistikave tė Bujqėsisė dhe Mjedisit pėr Aqui Communitare, nė pėrputhje me kėrkesat e EUROSTATIT pėr statistika.

Ndėrsa, Arton Osmani nga Zyra e Bashkimit Evropian nė Kosovė tha se ambienti nė Kosovė nuk ėshtė optimal, mirėpo po bėhen pėrpjekje serioze pėr ta pėrmirėsuar. “Projekti ėshtė financuar nga EU-ja me 1 milionė euro dhe ėshtė implementuar me kohėzgjatje pak mė shumė se njė vit. Pėrkundėr vėshtirėsive fillestare dhe kohės sė shkurtėr pėr zbatimin e komponentėve tė kėtij projekti ėshtė arritur qė nė kohė rekorde tė zhvillohet sistemi i regjistrit tė fermerėve dhe tė pėrgatitet stafi i ministrisė dhe komunave pėr pėrdorimin e tij”, potencoi Osmani.

Nė bazė tė kėsaj praktike tė punės, e cila pėrdoret nė tė gjitha vendet qė janė kandidate potenciale pėr hyrje nė BE, mundėsitė pėr mashtrime dhe keqpėrdorime janė shumė tė vogla dhe nė kėtė mėnyrė pėrshpejtohet edhe implementimi i granteve investive dhe subvencioneve nga ministria. Nė vitin e kaluar janė zėnė gjithsej 2892 fermerė qė kanė deklaruar rrejshėm sipėrfaqet e mbjella dhe krerėt e bagėtisė dhe krijimi i sistemit tė regjistrit tė fermerėve, pėrpos rėndėsisė qė ka pėr sektorin, do tė shėrbejė edhe pėr detektimin e fermerėve mashtrues.

Nė kėtė takim u ndan edhe 10 ēertifikatat e para pėr fermerė dhe u bė e ditur se deri mė tani pėr regjistrim kanė aplikuar rreth 15.700 fermerė dhe rreth 75% e aplikacioneve tė tyre janė tė vlefshme.

http://koha.net/?page=1,3,96152
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.