Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.5.2008, 16:59   1

Shkrim i cituar Z1: Nxėnės/studentė tė kthyer nga jashtė


Vetėm 20 maturantė qė e kanė kryer shkollėn e mesme jashtė vendit kanė preferuar tė aplikojnė pėr tė ndjekur studimet e larta nė universitetet tona publike. Lajmin e bėn tė ditur specialisti i Drejtorisė Arsimore tė Tiranės.

http://www.kohajone.com/html/artikull_25533.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2010, 23:24   2

Shkrim i cituar Perėndimor: Shqip nė provimet e maturės pėr tė ardhurit


Citim:
Kėrkohet dėshmia e gjuhės pėr t’u pranuar nė universitet

Ndjekja e studimeve tė larta pėr nxėnėsit qė kanė mbaruar shkollėn e mesme jashtė vendit kushtėzohet nga marrja e dėshmisė pėr njohuritė nė gjuhėn shqipe.

Rregullorja e provimeve tė maturės 2010, pėrcakton se pėr t’u pėrfshirė nė provimet me zgjedhje, kėta nxėnės mė parė duhet tė japin provimin e gjuhės shqipe. Zotėrimi i gjuhės shqipe vėrtetohet nėpėrmjet dėshmisė sė provimit qė zhvillohet mbi bazėn e programit pėr tė huajt pranė Fakultetit tė Filologjisė, nė Universitetin e Tiranės.

Ndėrkohė qė matura pėr kėta nxėnės pėrfshin nė total katėr provime, nė ndryshim nga vitet e shkuara, ku testoheshin vetėm nė lėndėt me zgjedhje.

“Shtetasit shqiptarė qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit dhe qė nuk kanė dhėnė provimet ekuivalente me Maturėn Shtetėrore, pėr t’u pranuar nė universitet, duhet tė japin Matematikėn, Gjuhėn shqipe dhe Letėrsinė, ose njė nga gjuhėt e huaja tė menysė sė lėndėve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit tė testit tė Gjuhės shqipe dhe Letėrsisė (provimet me detyrim D1 dhe D2)”, pėrcaktohet nė rregullore.

Pėr tė aplikuar pėr provimet me zgjedhje, kjo kategori duhet t’i dorėzojė dokumentet nga data 1-15 prill. Pėrveē kėrkesės, dosja duhet tė pėrmbajė edhe dėftesėn origjinale me notat e tė gjitha viteve tė shkollės sė mesme, tė pėrkthyera dhe tė noterizuara, dhe pasaportė ose kartė identiteti.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=64856
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2010, 14:39   3
Citim:
Maturantėt e arsimuar jashtė, MASH-i nxjerr 102 kandidatėt e pėrzgjedhur

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht emrat e 102 maturantėve qė e kanė kryer arsimin e mesėm jashtė vendit dhe dėshirojnė t’i ndjekin studimet e larta nė Shqipėri.

Pas marrjes nė dorėzim tė dokumenteve qė u dorėzuan nė Ministri nga tė arsimuarit jashtė, komisioni i posaēėm i shqyrtimit tė tyre nė MASH, pasi ka njohur vlefshmėrinė e Dėftesės shkollore, ka pėrcaktuar mbi bazėn mbi e dokumentacionit tė paraqitur, nėse provimet e dhėna qė figurojnė nė Dėftesė janė ekuivalente me Maturėn Shtetėrore.

Sipas rregullave tė vendosura kėtė vit nga Ministria e Arsimit, shtetasit shqiptarė qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit dhe qė nuk kanė dhėnė provimet ekuivalente me Maturėn Shtetėrore, pėr t’u pranuar nė universitetet publike, duhet tė japin Matematikėn dhe Gjuhėn shqipe dhe Letėrsinė, ose njė nga gjuhėt e huaja tė menysė sė lėndėve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit tė testit tė Gjuhės shqipe dhe Letėrsisė (provimet me detyrim D1 dhe D2).

Sipas Ministrisė sė Arsimit, pėr kėta konkurrues, pėr provimet me zgjedhje (Z1 dhe Z2) do tė respektohet zgjedhja individuale, pėrveē gjuhės sė huaj, kur kėtė e kanė dhėnė si provim tė detyruar.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=25907
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2011, 19:47   4
Citim:
Programe pėr integrimin e nxėnėsve tė kthyer nė Shqipėri

Kėtė vit shkollor, nė shkollat e Gjirokastrės, Tepelenės dhe Pėrmetit, bashkė me nxėnėsit e tjerė, janė ulur nė bankat e shkollės edhe fėmijėt, tė cilėve iu janė kthyer prindėrit nga emigracioni.

Nga statistikat zyrtare tė Drejtorisė Rajonale tė Arsimit nė Gjirokastėr mėsohet, se nga 124 fėmijė tė pas emigrimit jashtė vendit, 109 prej tyre i pėrkasin atyre nga Gjirokastra.

Burimet zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Arsimit nė kėtė qark bėjnė tė ditur se, pėr kėta nxėnės qė kanė nisur procesin mėsimor nė shkollat shqipe, ka vėshtirėsi pėr shkak tė mangėsive qė kanė nė njohjen e gjuhės amtare.

"Megjithatė, vėshtirėsitė pėr integrimin e tyre dhe pėrvetėsimin e programit mėsimor, mėsuesit po bėjnė punė tė diferencuar dhe kualitative", deklaron drejtori i Arsimit nė Gjirokastėr, Arjan Pano.

Sipas Panos, ky vit shėnon numrin mė tė madh tė nxėnėsve tė ardhur nga emigrimi, e pėr rrjedhojė edhe puna nė procesin mėsimor me ta ėshtė mė e madhe. Mbėshtetur nė udhėzimet e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe programin mėsimor, ai thotė se, Drejtoria Arsimore nė Gjirokastėr, nė bashkėpunim me Drejtoritė e shkollave atje, kanė programuar plane tė veēanta pėr tė gjithė nxėnėsit e ardhur nga emigrimi.

Referuar burimeve tė mėsipėrme, nė shkollat e Gjirokastrės po punohet me programe tė detajuara dhe metoda tė diferencuara, ku gėrshetohet puna pėr konsolidimin e gjuhės shqipe, me atė tė pėrvetėsimit tė programit mėsimor. Pėr drejtuesin e Arsimit nė Gjirokastėr, Arjan Pano, nuk ka asnjė dyshim se, me metodat e aplikuara sė fundmi nė procesin mėsimor atje, tė gjithė kėta nxėnės do tė mund tė pėrvetėsojnė programin e mėsimdhėnies.

http://www.rilindjademokratike.com/R...0n%C3%AB%20det
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2012, 20:08   5
Citim:
Korēė, mėsimi i gjuhės shqipe, vėshtirėsi pėr fėmijėt e emigrantėve

Korēė - Rreth 180 fėmijė tė emigrantėve korēarė janė pėrballur gjatė vitit shkollor qė sapo u mbyll me vėshtirėsi tė shumta pėr shkak tė mos njohjes mirė tė shkrimit dhe shqiptimit tė gjuhės shqipe.

Ata shprehen para mikrofonit se kanė pasur shumė vėshtirėsi gjatė kėtij viti shkollor, si nė shkrim ashtu dhe nė shqiptim.

Veēanėrisht shkrimi i gjuhės, i ka detyruar shpesh tė mbingarkohen nė mėsime. I kanė ndihmuar pėr tė kaluar vėshtirėsitė mėsuesit e tyre, tė cilėt kanė kryer punė tė diferencuar. Nė mjaft raste prindėrit e tyre kanė zgjedhur dhe mėsues privatė.

Drejtori i arsimit, Arben Belba, shprehet se kėta fėmijė do tė ndihmohen pėr tė pėrvetėsuar sa mė mirė njohuritė nga stafi pedagogjik.

Gjatė dy viteve tė fundit janė rreth 400 nxėnės qė kanė ardhur nga emigracioni dhe po mėsojnė nė shkollat publike tė Korēės.

Nė vitin e ri shkollor parashikohet qė numri i fėmijėve qė do tė regjistrohen nė shkolla do tė jetė mė i madh, pėr shkak tė kthimit me familjet e tyre nga efekti i krizės ekonomike nė Greqi.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40473
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2013, 21:16   6
Citim:
Fėmijėt e emigrantėve, probleme me shqipen

Vala e kthimit tė emigrantėve nė atdhe ėshtė shoqėruar me shumė probleme sociale. Njė ndėr ta ėshtė edhe problemi qė kanė fėmijėt e tyre me gjuhėn shqipe. Janė me mijėra fėmijė tė emigrantėve tė kthyer qė janė regjistruar nė sistemin parauniversitar kėto dy vitet e fundit.

Vetėm nė simestrin e parė tė 2012-ės janė regjistruar 2700 nxėnės, ku pjesa dėrrmuese e tyre kanė mangėsi tė theksuara tė njohjes sė shqipes.

Sipas specialistėve tė Ministrisė sė Arsimit, pėr t'i bėrė ballė kėtij problemi dhe pėr t'u ardhur nė ndihmė kėtyre fėmijėve, po iu mundėsohen orė konsultimi pėr mėsimin e gjuhės shqipe.

Sipas Shefit tė Sektorit tė Monitorimit tė Cilėsisė nė Ministrinė e Arsimit, Ndriēim Mehmeti, nė tė gjitha shkollat e vendit ku ka fėmijė tė kthyer nga emigracioni tė cilėt kanė mangėsi tė gjuhės shqipe ėshtė vendosur qė ata tė bėjnė orė shtesė.

Sipas specialistėve tė MASH, ėshtė me mijėra numri i fėmijėve qė kanė nevojė pėr orė shtesė pėr sa i pėrket gjuhės shqipe, ndėrkohė qė numri i fėmijėve tė regjistruar, vetėm pėr kėtė vit shkollor ėshtė 3 mijė fėmijė.

Dy vitet e fundit janė kthyer me mijėra familje shqiptare, tė cilat kanė jetuar nė emigracion pėr mė shumė se njė dekadė. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria Arsimore, vetėm nė shkollėn 9-vjeēare "Vasil Shanto" nė Tiranė, kėtė vit janė regjistruar rreth 30 fėmijė emigrantėsh.

Njė pjesė e tyre kanė probleme me gjuhėn, por edhe me pėrshtatjen nė shkollė dhe nė shoqėri. Mungesa e njė vendi pune, kryesisht nė Greqi, ka bėrė qė shumė familje tė kthehen nė Shqipėri, pas 15 apo 20 vitesh qė kanė kaluar nė emigracion.

Nė Ministrinė e Arsimit deklarojnė se mbi 1200 fėmijė kanė kėrkuar mbėshtetjen e punonjėses sociale nė shkollė. Gjuha shqipe mbetet njė ndėr problemet mė tė mėdha pėr ta.

"Numri i shtetasve tė kthyer, qė janė regjistruar nė sistemin arsimor parauniversitar ėshtė 8373 dhe kėtu futen nė total ata qė janė regjistruar pėr herė tė parė dhe ata qė kanė vijuar arsimin. Pjesa mė e madhe e tyre nuk kanė lindur nė Shqipėri. Ata kanė vėshtirėsi edhe nė komunikim dhe nė pėrshtatje me komunitetin. Pėr vėshtirėsitė e gjuhės kemi menduar qė ata tė kenė orė konsultimi shtesė, derisa tė jenė nė tė njėjtin nivel me tė tjerėt", - thotė Ndriēim Mehmeti, Shef i Sektorit tė Monitorimit tė Cilėsisė nė Ministrinė e Arsimit.

Ministria e Arsimit ka vendosur qė kėta fėmijė tė zhvillojnė orė konsultimi shtesė, pėr tė pėrmirėsuar gjuhėn shqipe, pasi vetė fėmijėt e kanė ngritur kėtė problem. Sipas tyre, ata kanė mangėsi tė theksuara nė gramatikė dhe nė tė shkruarin e gjuhės shqipe.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=128039
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2013, 22:57   7
Citim:
Emigrantėt, si do regjistrohen nė Maturė

Shtetasit shqiptarė qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit, kanė tė drejtė tė vazhdojnė studimet e larta nė Republikėn e Shqipėrisė, me kusht qė tė zotėrojnė gjuhėn shqipe nė njė nivel tė pranueshėm. Zotėrimi i gjuhės shqipe vėrtetohet nėpėrmjet dėshmisė sė provimit qė zhvillohet mbi bazėn e programit pėr tė huajt nė Fakultetin Histori-Filo-logji, nė Universitetin e Tiranės. Nga ky detyrim pėrjashtohen shtetasit qė kanė pėrfunduar arsimin e detyruar ose tė mesėm nė shkolla me program nė gjuhėn shqipe. Plotėsimi i formularit pėr kėta kandidatė sipas rregullores sė MASH nis nė muajin maj dhe ata do tė ketė afat deri mė datė 10 maj pėr tė plotėsuar formularin A1Z.


Afatet&Dokumentet

Ndriēim Mehemti, Shefit i Monitorimit dhe Vlerėsimit tė Cilėsisė nė Ministrinė e Arsimit ka sqaruar se plotėsimi i Formularit A1Z do tė nisė nė 15 prill. Ndėrsa pėr kandidatėt e huaj, ata qė kanė pėrfunduar gjimnazin jashtė vendit do tė nisė nė muajin maj, pasi duhet qė mė parė kėta kandidatė tė bėjnė njehsimin e diplomės si dhe tė marrin dėshminė pranė Universitetit tė Tiranės se njohin gjuhėn shqipe. "Pėr kandidatėt e huaj qė do bėhen pėr herė tė parė pjesė e Maturės Shtetėrore pėr kėtė vit, plotėsimi i formularit A1Z do tė nisė nė muajin maj. Pasi kėtyre kandidatėve u lihet afat qė tė njehsojnė diplomat deri mė 25 prill", - ka sqaruar Mehmeti. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Arsimit, minimalisht janė 200 kandidatė nė vit qė bėhen pjesė e Maturės Shtetėrore, kryesisht kėta janė shqiptarė qė shkollėn e mesme e kanė mbaruar nė Greqi, por ka raste edhe nė Itali. Me urdhėr tė ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės, nė kėtė dikaster ngrihet njė komision i posaēėm pėr tė shqyrtuar kėrkesat e kėsaj kategorie kandidatėsh. Shtetasit shqiptarė paraqesin pranė kėtij komisioni deri mė 25 prill 2013 disa dokumente. Siē janė: kėrkesėn me shkrim pėr tė vazhduar njė program studimi nė institucionet e arsimit tė lartė publik, dėftesėn/diplomėn origjinale, sė bashku me listėn e notave tė shkollės sė mesme, tė pėrkthyera dhe tė noterizuara si dhe kopjen e dokumentit tė identifikimit. Ndėrkohė qė pėr ata shtetas shqiptarė qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit, por qė nuk kanė dhėnė provimet e Maturės Shtetėrore, pėr t'u pranuar nė universitetet publike shqiptare duhet tė japin provim Matematikėn si dhe Gjuhėn Shqipe dhe Letėrsinė, ose njė nga gjuhėt e huaja tė listės sė lėndėve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit tė testit tė Gjuhės Shqipe dhe Letėrsisė tė Maturės Shtetėrore. Pėr shtetasit shqiptarė, qė pėrfshihen nė kėtė pikė, pėr provimet me zgjedhje tė detyruar do tė respektohet zgjedhja individuale, pėrveē gjuhės sė huaj, kur kėtė e kanė dhėnė si provim tė detyruar. Komisioni i posaēėm, pasi njeh vlefshmėrinė e diplomės shkollore, pėrllogarit notėn mesatare tė viteve tė shkollimit dhe pėrcakton, mbi bazėn e dokumentacionit tė paraqitur, nėse provimet e dhėna janė ekuivalente me Maturėn Shtetėrore Shqiptare. Kėto tė dhėna i pėrcillen AKP-sė. Komisioni ia pėrcjell rezultatet e ekuivalentimit, zyrtarisht Komisionit tė Maturės Shtetėrore (KMSH) sė DAR/ZA-sė, ku shtetasi shqiptar ka vendbanimin, deri nė datėn 5 maj 2013. KMSH e DAR/ZA-sė i pėrcjell kėto tė dhėna nė AKP dhe pėrcakton shkollėn ku kandidati do tė kryejė provimet e Maturės dhe ku do tė plotėsojė formularėt pėrkatės. KMSH e DAR/ZA-sė i dėrgon KMSH-sė tė dhėnat e maturantit/kandidatit dhe rezultatet qė ka pėrcaktuar Komisioni i Posaēėm. Shtetasit qė kanė kryer arsimin e mesėm dhe nga komisioni i posaēėm rezulton se nuk kanė asnjė detyrim pėr Maturėn Shtetėrore, plotėsojnė online Formularin A1Z nė AKP deri mė 10 maj 2013.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=131118
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:02.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.