Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kulturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.5.2008, 17:51   1

Prishtinė: Panairi vjetor i Librit


Citim:
Prishtinė: Panairi 10 i Librit, 19-24 maj, Pallati i Rinisė dhe Sporteve

Prishtinė, 19 maj - Sot nė orėt e pasdites nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė hapet panairi tradicionali i librit "Prishtina 2008". Organizatori thotė se nė kėtė eviniment pritet tė marrin pjesė mbi njėqind botues nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset e tjer, me botimet mė tė reja, ku do tė ekspozohen mbi 2 mijė tituj tė rinj.

Gjatė pesė ditėve tė panairit, i cili do tė zgjasė deri mė 24 maj, do tė jenė tė pranishėm shumė shkrimtarė dhe nga botuesit pritet tė organizohen edhc aktivitete pėrcjellėse, siē janė pėrurime librash tė rinj.

http://www.kosova.com/artikulli/46425
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2009, 01:43   2
Citim:
Prishtinė: Panairi 11 i Librit, 3-7 qershor

Nė panairin e njėmbėdhjetė tė Librit qė do tė mbahet nga data 3 deri mė 7 qershor nė Prishtinė do tė ketė zbritje ēmimesh deri 20%. Drejtuesit e Shoqatės sė botuesve nė shtetin e Veriut pohojnė se kėtė vit interesimi i shtėpive botuese pėr pjesėmarrje ka qenė mė i madh.

Pritet qė nė panair tė paraqiten mė shumė se 2 mijė tituj tė rinj.

http://www.kohavision.net/index.php?...ac=0&Itemid=40
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2010, 12:06   3
Citim:
Pėrgatitjet pėr Panairin e 12-tė tė librit

Pėrgatitjet pėr edicionin e dymbėdhjetė tė Panairit tė librit nė Prishtinė, janė nė pėrfundim.

Sipas organizatorėve, deri tani e kanė konfirmuar pjesėmarrjen rreth 70 pėr qind e pjesėmarrėsve, ndėr ta edhe dhjetė shtėpi botuese tė reja.

http://www.rtklive.com/?cid=9,1&newsId=38741
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 19:09   4
Citim:
Hapet Panairi i Librit nė Prishtinė

Nė Panairin XII tė Librit, i cili pritet tė hapet tė hėnėn nė Prishtinė, pritet tė marrin pjesė rreth 100 shtėpi botuese nga tė gjitha viset shqiptaret. Pėrfaqėsuesit e Shoqatės se Botuesve tė Kosovės qė organizojnė kėtė panair, thonė se gjatė kohės sa do tė zgjasė panairi, do tė prezantohen rreth 1500 tituj tė rinj librash.

Pėr tė dymbėdhjetėn herė me radhė nė Prishtinė, nga data 7 e deri mė 13 qershor, nė Pallatin e Rinisė dhe tė Sporteve do tė mbahet Panairi i Librit.

Organizatorėt thonė se nė kėtė eveniment pritet tė marrin pjesė rreth njėqind shtėpi botuese nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset e tjera.

Daut Demaku, kryetar i Shoqatės se Botuesve tė Kosovės, thotė se nė ketė panair kryesisht do tė ekspozohen tituj tė rinj librash.

“Kemi njė interesim tė jashtėzakonshėm tė tė gjithė botuesve shqiptarė nga Kosova, Shqiėpria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe diaspora dhe jemi tė sigurt se sivjet oferta do tė jetė shumė e pasur, shumė e begatshme”.

“Parashihet qė do t’i kemi rreth 1500 tituj tė rinj. Sipas njė standardi normal evropian, nė 1 milion banorė botohen 800 tituj tė rinj. Nėse nė Panairin XII do tė arrijnė 1500 tituj tė rinj, atėherė standardeve evropiane Kosova po u afrohet me segmentin e quajtur libėr”, thotė Demaku.

Gjatė shtatė ditėve, sa edhe do tė zgjasė panairi, Demaku bėn tė ditur se do tė jenė tė pranishėm shumė shkrimtarė, ku do tė ketė edhe aktivitete pėrcjellėse, si debate, pėrurime librash etj.

“Pjesė qė e begatojnė panairin jemi pėrpjekur t’i bėjmė disa manifestime. Do tė jetė pėrvjetori i Fishtės, pėrvjetori i Anton Ēettės, pėrvjetori i Zekeria Rexhės, pėrvjetori i abetares sė Zymit. Do tė jetė edhe 80-vjetori i lindjes sė Ramiz Kelmendit”.

“Deri mė tash, kėrkesa pėr promovime ėshtė e jashtėzakonshme dhe na kanė venė nė siklet qė tė gjejmė hapėsirė pėr secilin nga ta. Do tė jenė afėrsisht 40 promovime”, bėn tė ditur Demaku.

Nga ana tjetėr, Abdulla Zeneli, drejtori i Shtėpisė Botuese “Buzuku”, thotė se interesimi i lexuesve obligon pjesėmarrjen nė kėtė panair.

Sipas tij, nė kėtė eveniment, Shtėpia Botuse “Buzuku”, do tė prezantohet me njė numėr tė konsiderueshėm tė titujve tė rinj.

“Janė 40 deri 50 tituj nė dy vitet e fundit qė do tė prezantohen. Do tė ketė edhe njė retrospektivė tė botimeve tė mėhershme. Por, ėshtė paralajmėruar dhe njė maket botimesh, siē janė tri librat e novelistit Le Klezio, dy librat e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, pastaj edhe libra tė tjerė nga fusha e pėrkthimeve origjinale etj”, shprehet Zeneli.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=64707
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2011, 18:38   5
Citim:
Pėrēarje ndėrmjet botuesve, mbahen dy panaire tė librit

Njė pėrēarje mes botuesve ka bėrė qė Prishtina sivjet tė jetė nikoqire e dy panaireve tė librit. I pari do tė mbahet nė maj, organizuar nga Unioni i Botuesve tė Kosovės, ndėrsa i dyti nė qershor, organizuar nga Shoqata e Botuesve tė Kosovės. Ministria e kulturės ende nuk ka vendosur se cilin panair do ta mbėshtes.

Dy drejtuesit e botuesve, Daut Demaku dhe Behxhet Bici, thonė se panairi qė ata organizojnė ėshtė legjitim. Ndėrkohė, ministria e kulturės ende nuk ka vendosur se cilin panair do ta mbėshtes.

Panairi i librit i cili organizohet nga Unioni i Botuesve, do tė hapet mė 4 maj, ndėrsa ai i Shoqatės sė Botuesve mė 7 qershor. Kjo pėrēarje mes botuesve tė Kosovės, ka bėrė qė tė ketė dy panaire tė njėpasnjėshme, por qė nuk dihet nėse do tė sjellin rezultate tė mira.

Drejtuesi i Unionit tė Botuesve, Behxhet Bici, thotė se kanė qenė tė kufizuar pėr tė dhėnė ide tė reja, prandaj edhe janė shkėputur nga shoqata e botuesve. Ai shtoi se panairet e kaluara kanė pasur shumė mangėsi. Bici shprehu bindjen e tij se Ministria e Kulturės ėshtė pėrkrahėse e kėtij panairi.

Ndėrsa, pėr 13 vjet me radhė, nė Prishtinė organizohet panairi tradicional i librit. Kryetari i shoqatės sė botuesve, Daut Demaku, tha se ka dėgjuar qė do tė kėtė edhe njė tjetėr panair tė librit, tė cilin nuk do ta pėrkrahin. Ai tha se Kosova nuk ka nevojė pėr dy panaire librash tė njėpasnjėshėm. Edhe Demaku thotė se panairi i librit “Prishtina 2011”, do tė mbėshtet nga Ministria e Kulturės.

Por, Haqif Mulliqi, kėshilltar nė kėtė Ministri, tha se ende nuk kanė vendosur se cilin nga kėto dy panaire do ta mbėshtesin.

Megjithatė, Ministria e Kulturės shpreson qė shoqata e botuesve dhe unioni i botuesve, tė organizojnė njė panair tė pėrbashkėt. Zyrtarė tė Ministrisė thonė se panairet e organizuara nė njė hark kohorė vetėm prej njė muaji, nuk u sjell dobi as qytetarėve dhe as organizatorėve.

http://www.rtklive.com/?cid=9,1&newsId=47390
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2011, 09:42   6
Citim:
Ditėt e librit

Tė martė nė mbrėmje, nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė kėtu nė Prishtinė, do tė hapet Panairi Ndėrkombėtar i Librit "Prishtina 2011", i cili organizohet nga Unioni i Botuesve tė Kosovės.

Panairi zyrtarisht do tė hapet nė ora 18:00, ndėrsa, sipas organizatorėve, nė ceremoninė e hapjes, do tė marrin pjesė personalitete tė njohura si nga politika ashtu edhe nga bota e artit dhe biznesi, si nga Presidenca e Kosovės, emra tė njohur tė letrave shqipe etj.

Drejtues tė Unionit tė Botuesve tė Kosovės, nė njė prononcim pėr "Kosova Sot", janė shprehur se edicioni i sivjetmė i kėtij panairi do tė sjellė nė Prishtinė mė se 80 botuese nga gjithė anėt ku botohet libri shqip, dhe botues tė huaj, tė cilėt kanė treguar interesim pėr tė qenė pjesė e panairit.

Ėshtė paraparė qė gjatė ditėve sa do tė zgjatė panairi do tė organizohen njė varg aktivitetesh, si simpoziumi mbi letėrsinė, promovime librash tė rinj e shumė aktivitete tė tjera. Kryetari i UBK-sė, Behxhet Bici ka thėnė se ky panair ėshtė aktivitet i cili nė vete ngėrthen mundėsi tė shumta tė promovimit tė librit dhe tė dijes nė Kosovė, duke dhėnė mundėsinė e prezantimit tė njė spektri tė gjerė tė industrisė sė publikimeve.

Bici ka thėnė se deri mė tani pjesėmarrjen nė panair e kanė konfirmuar mbi 80 shtėpi botuese, kurse risia mė e madhe e kėtij panairi do tė jetė se nuk do tė mungojnė botuesit ndėrkombėtarė, duke u bėrė thirrje edhe botuesve qė ende hezitojnė tė lajmėrohen pėr pjesėmarrje tė kontaktojnė menjėherė UBK-nė, sepse ky panair ofron mundėsi tė mėdha pėr botuesit tanė.

Ndėrsa ka thėnė se panairin do ta nderojnė emra tė njohur tė letėrsisė dhe publicistikės shqiptare, si Fatos Kongoli, Hamit Boriēi, etj. Nė kuadėr tė kėtij panairi do tė mbahet edhe njė simpozium shkencor pėr letėrsinė, tė cilin do ta drejtojė krijuesi ynė i njohur Agim Gjakova. Bici tha se njė nga aktivitetet me rėndėsi qė do tė zhvillohen gjatė kėtij panairi do tė jetė edhe mbledhja vullnetare e librave pėr bibliotekat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjes.

"Nė ambientet e panairit do ta kemi njė stendė nė tė cilėn do te dhurohen libra nga botuesit nė mėnyrė vullnetare pėr bibliotekat e Preshevės, Medvegjes dhe Bujanocit", ka thėnė Bici. Po ashtu, do tė kėtė promovime tė librave tė autoreve tė ndryshėm, si nga Umberto Eko, pastaj librat e Zef Valentinit, libir pėr Martin Camajn nga Behar Gjoka etj. Po nė kuadėr tė kėtij panairi do tė promovohet edhe libri monografik, "Musa Hoti, kujtime, pėrjetime, shėnime, dokumente", i Reshat Sahitajt, ku do tė marrė pjesė edhe kolosi i publicistikės dhe gazetarisė shqiptare Hamit Boriēi.

"Libri promovohet nė kuadėr tė 30- vjetorit tė demonstratave tė 1981-shit dhe vrasjeve tė trupės diplomatike jugosllave nė Bruksel nga Musa Hoti nė vetėmbrojtje", ka thėnė krijuesi Sahitaj.

http://www.kosova-sot.info/kulture/ditet-e-librit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2011, 18:45   7
Citim:
Nė Kosovė, plas sherri edhe pėr librat

Shoqata e Botuesve tė Kosovės dhe Unioni i Botuesve tė Kosovės kanė hapur polemika ndėrmjet vete pėr shkak se kjo e fundit ka organizuar Panairin ndėrkombėtar tė librit –Prishtina 2011.

Organizimi i Panairit ndėrkombėtar tė librit, i cili kėto ditė po mbahet nė Prishtinė, ėshtė bėrė mollė sherri pėr dy organizatat, tė cilat pėrfaqėsojnė botuesit e Kosovės.

Drejtuesit e Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės po e akuzojnė Unionin e Botuesve tė Kosovės, i cili ka organizuar panairin ndėrkombėtar tė librit, pėr, siē thonė ata, kopjimin e terminėve tė mbajtjes sė panairit, si dhe vjedhje tė vlerave dhe traditės, tė cilat i ka krijuar Panairi i librit, qė ėshtė organizuar nga Shoqata e Botuesve tė Kosovės tash e 12 vjet.

Daut Demaku, drejtues i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se kjo shoqatė ka paralajmėruar organizimin dhe mbajtjen e Panairit tė librit, prej 3 deri mė 8 qershor, ndėrkohė qė Unioni i Botuesve po e mban panairin saktėsisht njė muaj mė herėt.

“Ėshtė synim i disa pėrfituesve qė nuk kanė kurrfarė konsiderate ndaj asaj qė quhet vlerė, qė quhet kulturė. Por, janė tė interesuar qė tė fitojnė lekė pėr vete dhe kjo ėshtė e tėra. Po tė ishte organizuar ky panair nė vjeshtė, ose po tė ishte organizuar me 3-4 muaj distancė, po tė mos ishte organizuar mė 3 deri mė 8 maj, pikėrisht mė 3 deri 8 qershor kur ne kemi pasur tė dalim me panairin tonė, do tė ishte ēdo gjė nė rregull. Le tė urdhėrojnė, le ta begatojnė hapėsirėn kulturore me manifestime kulturore. Pse jo?! Mirėpo, fillim e mbarim kjo punė ėshtė punė e hilesė”, thotė Demaku.

Nė anėn tjetėr, drejtuesi i Unionit tė Botuesve tė Kosovės, Behxhet Bici, thotė se Panairi ndėrkombėtar i librit nuk ėshtė organizuar pėr tė zbehur vlerat e Panairit tė librit, qė e organizon tradicionalisht Shoqata e Botuesve. Sipas tij, me gjithė pėrpjekjet e Unionit tė Botuesve qė tė sqarohet me Shoqatėn e Botuesve, nuk ėshtė arritur tė sqarohet kjo.

“Vėrtet, ne kemi bėrė pėrpjekje qė tė komunikojmė me ta, qė tė gjejmė eventualisht ndonjė kompromis. Mirėpo, unė nuk arrij dot qė t’i kuptoj tendencat e monopolizimit tė vlerave tė njė panairi. Aludohet nė atė, qė ne e kemi caktuar fiks njė muaj mė herėt. Realisht, terminin pėr mbajtjen e Panairit ndėrkombėtar tė librit e kemi bėrė qė nė dhjetor. As qė e kemi ditur terminin e organizimit tė pretenduar pėr qershor. Ne i kemi bėrė tė gjitha tentativat e mundshme tė komunikimit, por na janė pėrgjigjur negativisht”, sqaron Bici.

Ndryshe, Demaku shpreh mendimin se Panairi i organizuar nga Unioni i Botuesve, nuk ėshtė fare ndėrkombėtar.

“Ky panair, sė pari nuk ėshtė fare ndėrkombėtar. Po tė ishte ndėrkombėtar, do tė duhej qė tė paktėn qė 51 pėr qind tė jenė botues tė jashtėm. E, aty nuk janė as 2 apo 3 botues tė jashtėm”, shprehet Demaku.

Por, Bici thotė se tashmė ka pasur disa botues tė huaj pjesėmarrės nė panairin qė e organizoi Unioni i Botuesve dhe se viteve tė ardhshme pritet shtim i interesimit.

Ai gjithashtu thekson se nė kėtė panair marrin pjesė edhe botues, tė cilėt janė pjesė e Shoqatės sė Botuesve tė Kosovė.

“Pa dyshim qė do tė jetė panair ndėrkombėtar dhe tradicional. Ta kemi parasysh qė prej 5 anėtarėve tė Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, 3 janė tė pranishėm nė panair”, thekson Bici.

Sidoqoftė, drejtuesi i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, Demaku, ka paralajmėruar se Panairi, siē e quajti ai, tradicional i librit, tė cilin e organizon kjo shoqatė, do tė mbahet nė qershor, ndonėse, sipas tij, kjo ėshtė mjaft problematike.

“Nė qoftė se mbahen dy panaire brenda njė muaji, mund ta merrni me mend se ēka ndodh aty. Por, pėr shkak tė njė tradite, pėr shkak tė njė ngjarjeje kulturore, pėr shkak tė njė qėndrueshmėrie tė njė manifestimi, siē ėshtė panairi, ne do ta organizojmė”.

“Do tė bėjmė pėrpjekje maksimale, madje qoftė edhe me shpenzimet tona private, qė ta ndėrtojmė dhe ta vazhdojmė traditėn qė ta kemi njė manifestim dinjitoz dhe ta kemi njė pėrfaqėsim. Nga shkrimtarėt e jashtėm, kemi paralajmėrime se do tė na vijnė rreth 17 prej tyre, emra shumė tė rėndėsishėm tė letėrsisė evropiane”, shpjegon Demaku.

Ndryshe, drejtuesi i Unionit tė Botuesve tė Kosovės, Bici, thotė se pavarėsisht mosmarrėveshjeve me Shoqatėn e Botuesve tė Kosovės, ata me dėshirė do tė marrin pjesė edhe nė panairin qė e organizon nė qershor shoqata rivale e tyre.

“Nėse na bėjnė ftesė ata, tė Shoqatės sė Botuesve, nėse eventualisht kanė kurajėn tė na thirrin nė Panair tė librit, do tė shkojmė. Pse jo? Kur bėhet fjalė pėr librin, duhet t’i bėjmė edhe disa tolerime”, thotė Bici.

Sidoqoftė, Panairi ndėrkombėtar i librit Prishtina-2011, sipas drejtuesve tė Unionit tė Botuesve tė Kosovės, do tė vazhdojė tė organizohet edhe viteve tė ardhshme.

Gjithashtu, edhe Shoqata e Botuesve tė Kosovės thotė se do ta vazhdojė traditėn e organizimit tė panairit tė librit. Rrjedhimisht, nė vitet e ardhshme pritet qė nė Kosovė brenda vitit tė organizohen dy panaire tė librit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=117672
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2012, 19:35   8
Citim:
“Prishtina 2012”, pjesėmarrėse 80 shtėpi botuese

Edicioni i katėrmbėdhjetė i panairit tė librit “Prishtina 2012” nisi dje ditėt e tij, ndėrsa tetėdhjetė shtėpi botuese nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia kanė konfirmuar pjesėmarrjen nė ekspozitėn mė tė madhe tė librit nė kryeqytet.

Shoqata e Botuesve tė Kosovės qė e organizon panairin, ka njoftuar se gjatė kėsaj jave do tė ketė edhe promovime librash, debate e aktivitete tė tjera. Besian Zeneli, koordinator i panairit ka thėnė se e veēanta e panairit tė sivjetmė ėshtė pjesėmarrja e botuesve seriozė, sikurse edhe pjesėmarrja e shkrimtarėve mysafirė. Sipas tij, ky panair ka tituj librash tė zgjedhur.

“Panairi do tė ketė rreth njė mijė tituj tė rinj, ndėrsa nė total rreth tetė mijė”, ka thėnė ai. Ndryshe, sikurse shumica e aktiviteteve tė organizuara sivjet, edhe panairi ėshtė kujdesur tė nderojė pėrvjetorin e 100-tė tė shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ure&Itemid=483

Citim:
Kryeqyteti pėr shtatė ditė nikoqir i botuesve shqiptarė

Prishtinė, 5 qershor – Tė hėnėn u mbajtė ceremonia e hapjes sė edicionit tė 14-tė tė panairit tė librit “Prishtina 2012”. Vargje tė shkėputura nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj shqiptarė u paraprinė fjalimeve tė pjesėmarrėsve, qė u shoqėruan me defekte teknike. Mysafirėt, organizatorėt e zyrtarėt institucionalė qė kanė financuar Panairin ishin ata qė folėn nė ceremoninė e tij, qė pėr shtatė ditė me radhė do tė jetė “stacion” i dashamirėve tė librit. Tetėdhjetė shtėpi botuese nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia kanė vėnė nė dispozicion mbi njė mijė tituj tė rinj, qė do tė jenė ofertė pėr lexuesit pėr njė javė, raporton sot nga kjo ngjarje Koha Ditore.Kryetari i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, Daut Demaku, nė ceremoninė e hapjes sė Panairit nuk preferoi tė fliste shumė.

“Zakonisht nė panaire flitet shumė pėr librin, nėpėr panaire botėrore janė thėnė fjalė tė mėdha e gjėra tė mėdha, dhe njė prej tyre ėshtė se kur hapen panairet nuk ėshtė mirė tė flitet pėr librin”, ka thėnė Demaku.

Por ai iu bėri ftesė dashamirėve tė librit qė ta vizitojnė ekspozitėn e librit.

“Shpresoj qė kėto ngjarje qė do tė organizohen nė Panairin e 14-tė t’i bashkojnė tė gjithė lexuesit, sepse oferta ėshtė e mrekullueshme, nuk ka fushė e lėmi qė nuk ėshtė botuar nė librat e shtėpive botuese qė marrin pjesė”, ka thėnė Demaku.

Tė pranishmit nė ceremoninė e hapjes sė Panairit i ka pėrshėndetur edhe kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Petrit Ymeri.

“Jemi shumė tė gėzuar qė nė kėtė 100-vjetor tė pavarėsisė tė marrim pjesė nė kėtė panair tė rėndėsishėm, ku ne marrim pjesė rregullisht ēdo vit me botimet tona tė larmishme. Ėshtė mirė qė ky aktivitet qė zhvillohet ēdo vit rritet edhe mė shumė”, ka thėnė Ymeri.

Organizatorėt u kujdesėn tė nderonin Atalanta Paskon, tė bijėn e Mitrush Kutelit, e cila nė Panair merr pjesė me shtėpinė botuese “Kuteli”.

“Shpreh njė falėnderim tė veēantė pėr rėndėsinė qė i keni kushtuar figurės sė Mitrush Kutelit”, ka thėnė ajo.

Ministri i Kulturės, Memli Krasniqi, ka thėnė se Panairi i librit ėshtė njė nga kryengjarjet kulturore.

“Me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, ky panair qė 14 vjet po kultivon kulturė tė re tek lexuesi kosovar, festės po i jep jetė edhe ky shekull si ‘shekull i pavarėsisė shqiptare, si kohė kur e kemi librin bazik-abetaren e pėrbashkėt dhe kėtė panair libri, i cili sjell pėr lexuesin kosovar kryeveprat moderne tė letėrsisė mbarėshqiptare”, ka thėnė Krasniqi, derisa ka shfrytėzuar rastin tė premtonte se institucioni qė ai drejton do tė vazhdojė tė mbėshtesė fuqishėm librin.

Panairi i librit “Prishtina 2012” do tė jetė i hapur deri mė 10 tė kėtij muaji. Botimet KOHA nė edicionin e 14-tė kanė servuar trembėdhjetė tituj tė rinj qė janė botuar nė periudhėn ndėrmjet dy panaireve, mes tė cilėve “Lakorja e Ik’sit” e Eqrem Bashės, “Autobiografia” e Vanessa Redgrave, “Arben Xhaferi” i Enver Robellit, “Noli dhe Revolucion i vonuar” i Robert Austin, “Pararendėsi” i Idriz Ajetit, “Me sebep” i Bardh Rugovės, “Libri i fluturave” i Veton Surroit, “Duart e pėrgjakura” i Craig Jurisevic, “Iluzione nė sirtar” i Fatos Kongolit, “Ithtarėt e librit” i Zachary Karabell, “Libri i fitores 1”, “Libri i fitores 2” dhe “Shteti i shkelur” i Blerim Shalės.

http://koha.net/?page=1,5,102112
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.