Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Malėsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.5.2008, 17:39   1

Shkrim i cituar Z2: Malėsi: Sllavėt uzurpojnė gjirin e Valdanosit, Tirana hesht


Nė Ulqin rreth katėr kilometra nė veri tė qytetit, rrugės pėr nė Tivar, gjendet njė gji i mbyllur i mbuluar me ullinj 500-vjeēarė, gjiri i Valdanosit. Aty gjendet njė pjesė e konsiderueshme e ullinjve tė tė gjithė zonės. Fati i atij gjiri ka shqetėsuar tashmė prej tre dekadash ulqinakėt, ndėrsa sė fundmi ėshtė kthyer sėrish nė qendėr tė vėmendjes.

Pronarėt qė kishin ullinjtė dhe tokat aty, u shpronėsuan nėn presionin e shtetit tė ish-Jugosllavisė me argumentimin se ushtria jugosllave do tė ndėrtonte njė bazė tė madhe detare nė gji. Baza ushtarake nė fakt nuk u ndėrtua kurrė dhe ulqinakėt vijojnė tė pohojnė se vendimi u bė pėr tė ndryshuar kufirin kombėtar mes shqiptarėve e sllavėve nė republikė.

Kur qeveria e Malit tė Zi filloi procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave, Komuna e Ulqinit vendosi tė kthejė me letra kėtė gji te pronarėt e mėparshėm, por ndėrkohė, shfrytėzuesi i tokės sė shpronėsuar ndėrhyri menjėherė dhe ndėrtoi njė kompleks turistik qė zuri rreth 5% tė sipėrfaqes.

Autoritetet sllave nuk e njohėn vendimin pėr kthimin e pronės. Sipas zyrtarėve "prona ėshtė shtetėrore pėr shkak se ėshtė shpronėsuar pėr interes publik pėrkundrejt pagesės nė vitin 1978".

Por ish-pronarėt shqiptarė pohojnė se shpronėsimi i tyre u krye nėn kushtet e presionit tė ushtruar nga autoritetet e njė shteti policor dhe se janė tė gatshėm tė kthejnė paratė e marra me vlerė tė aktualizuar. Pėr mė tepėr shpronėsimi ėshtė kryer teorikisht "pėr interesin publik tė mbrojtjes kombėtare, gjė qė nuk ėshtė realizuar asnjėherė" dhe "ndryshimi i destinacionit pėrbėn shkelje ligjore".

Shoqata qė pėrfaqėson ish-pronarėt, njoftoi dje se do tė fillojė luftėn ligjore dhe politike, fillimisht nė parlamentin e Malit tė Zi dhe “po tė jetė nevoja, edhe nė Strasburg”.

http://www.shekulli.com.al/news/248/...008-05-26.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 12:35   2

Shkrim i cituar Ulqin: Shqiptarėt nė protesta kundėr tjetėrsimit tė pronave


Ulqin, 3 qershor - Banorėt shqiptarė tė Ulqinit protestuan dje nė mesditė nėpėr rrugėt e qytetit si dhe pėrpara ndėrtesės sė Bashkisė nė shenjė proteste ndaj tė ashtuquajtur tjetėrsim qė po u bėhet pronave tė shqiptarėve. Qytetarėt e Ulqinit kėrkuan kthimin e pronės sė tyre nė kompleksin e ullishteve tė Valdanosit si dhe nė tė gjitha zonat e tjera turistike.

http://www.kosova.com/artikulli/46761
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2008, 13:30   3
Citim:
Nė kėtė shėtitje protestuese e cila filloi,nga kuvendi i komunės sė Ulqinit dhe pėrfundoi deri tek hyrja nė Valdanos, kanė marė pjesė njė numėr i konsiderueshem i protestuesve, sipas informatave zyrtare i kaloj mbi 2000 protestues.

Organizatorėt kanė kėrkuar qė tė drejtat e patjetėrsueshme tė pronėsisė respektohen dhe pronat e privuara t'u rikthehen pronarėve tė vėrtetė dhe se askush nuk ka tė drejtė tė shesė tokėn tonė.

Emri:  ulqin-valdanos-pronat.jpg
Shikimet: 202
Madhėsia:  34,2 KB

http://www.shkembi.com/index.php?news=275
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2009, 00:56   4

Shkrim i cituar Mal i Zi: Beteja pėr Valdanosin, nė Strasburg


Ulqinakėt, pronarė tė Gjirit tė Valdanosit, ku ndodhen mbi 20 mijė rrėnjė ullinj mijėvjeēarė, janė shprehur tė vendosur pėr ruajtjen e pasurisė sė tyre dhe identitetit kombėtar tė zonės qė i ėshtė lėnė trashėgim brez pas brezi.

Pronat shqiptare tė grabitura nga qeveria sllavomalazeze janė bėrė plaēkė e njė tenderi ndėrkombėtar qė u fitua pak ditė mė parė nga kompania "Cubus Lux Pic" nga Londra.

Pronarėt shqiptarė, tė papajtuar me veprimet arbitrare sllavomalazeze, kanė nisur procedurėn pėr tė kėrkuar drejtėsi nė Strasburg, sepse “institucionet gjyqėsore [sllavo]malazeze janė tė politizuara edhe nuk marrin parasysh kėrkesat e ulqinakėve tė plaēkitur”.

Pronarėt kanė kėrkuar nga kryetari i Komunės, Gėzim Hajdinaga, i cili ėshtė anėtar i komisionit tė tenderit dhe krejt pasiv pėr zgjidhjen e ēėshtjes, qė tė angazhohet dhe tė kumtojė qartė nė kėshillin e privatizimit se pa pėlqimin paraprak tė Kuvendit tė Ulqinit, Valdanosi nuk do tė lėshohet.

“Ai ėshtė identiteti ynė shpirtėror e kulturor, ekonomik e ekzistencial” - kanė pohuar pronarėt nė protestėn e tyre duke kėrkuar qė dhe katėr deputetėt shqiptarė nė kuvendin e Malit tė Zi “tė jenė mė aktivė edhe tė pėrkrahin kėrkesat e arsyeshme tė 204 pronarėve, sepse aty ėshtė tėrė qenia e identitetit tė Ulqinit”.

Nė mbrojtje tė shqiptarėve ka dalė dhe Veselin Uskokoviēi, njė avokat nga Podgorica, i cili u ka sugjeruar ulqinakėve tė lidhen drejtpėrdrejt me kompaninė britanike fituese tė tenderit dhe t'i bėjnė me dije se kompleksi i ullinjve nė Gjirin e Valdanosit ėshtė nė gjyq e sipėr.

“Mos u frikėsoni se dikush ka pėr t’i quajtur shqiptarėt armiq tė Malit tė Zi, sepse tė gjithė ne jemi qytetarė tė barabartė. Thuajuni atyre se do tė protestoni pėr ēdo ditė nė punishtet e tyre, duke kėrkuar pronat tuaja legjitime", ka thėnė Uskokoviēi.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=14798
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2009, 03:26   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ėshtė vend i mrekullueshėm, i pakrahasueshėm pėr bukurinė e tij. Ėshtė pėrdorė nga ushtria gjatė gjithė atyre viteve. Ka ullishtet mijėravjeēare, por edhe plazhin e pastėr e tė bukur.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.8.2009, 12:29   6
Citim:
Paralajmėrohet tubim protestues mė 8 gusht

Ulqin – Takimi i disa ditėve mė parė mbi Valdanosin nė Shas ka nxitur reagime tė ndryshme tek ish pronarėt e Ullishtės sė Valdanosit dhe grupi i organizatave joqeveritare tė Ulqinit dhe intelektualėve tė pavarur qė kanė inicuar grumbullimin e nėnshkrimeve pėr miratimin e Deklaratės mbi Valdanosin nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit.

Ndėrsa Kėshilli i ish-pronarėve tė ullishtave nė Valdanos ka shprehur pakėnaqėsi lidhur me mėnyrėn e organizimit tė takimit nė Shas nga ana e kryetarit tė Komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga, grupi i OJQ-ve nga Ulqini dhe i intelektualėve tė pavarur ka shprehur kėnaqėsi me rrjedhėn e pėrgjithshme tė ngjarjeve lidhur me tė ardhmen e Ulqinit.

Nė deklaratėn pėr shtyp tė Kėshillit tė ish pronarėve tė ullishtave nė Valdanos thuhet se ata i kanė mashtruar qė nga viti 2006.

“Kemi shpresuar se pėrfaqėsuesit e Qeverisė dhe qeverisjes lokale do tė na deklarojnė se mė nė fund mund tė hyjmė nė pronat tona. Por, kemi qenė tė befasuar pėr tė keq kur na ėshtė thėnė prerazi se nuk ka kthim, madje as qė bėhet fjalė pėr qiramarrje, pėr ēfarė na ėshtė folur qė prej tre vjetėsh. Domethėnė, neve na kanė mashtruar qė nga viti 2006, gjegjėsisht kanė blerė kohėn pėr hapjen dhe mbylljen e tenderit. Nė emėr tė interesave tė kujt dhe pėr llogari tė kujt manipulohet me pronėn tonė?”, pyesin nė Kėshillin e ish-pronarėve tė ullishtave nė Valdanos.

Kėshilli nė fjalė i ka bėrė thirrje Qeverisė dhe Komisionit tė tenderit pėr Valdanosin qė tė respektojnė ligjet dhe dokumentet e veta, si dhe Kuvendin e Komunės sė Ulqinit, dhe tė implementojė vendimin e vet nga maji i vitit 2007 mbi ekspropriimin e tokės nė Valdanos.

“Ēdo gjė tjetėr pėrbėn humbje tė kohės dhe nervave dhe shpenzim tė parave”, thuhet nė kumtesėn e Kėshillit tė ish pronarėve, tė nėnshkruar nga kryetari Lluka – Batko Gjakonoviē.

Kėshilli i ish pronarėve tė ullishtave nė Valdanos ka paralajmėruar se mė 8 gusht do tė organizojė tubim protestues dhe se do t’i njoftojė pronarėt e ullishtės mbi aktivitetet e ardhshme.

Ndėrkohė, Grupi i OJQ-ve tė Ulqinit dhe intelektualėve tė pavarur e ka arsyetuar kėnaqėsinė e vet lidhur me takimin mbi Valdanosin tė organizuar nė Shas me faktin se mė nė fund ka filluar tė flitet hapur pėr Valdanosin dhe tė ardhmen e qytetit tė Ulqinit.

“Me asnjė lloj vonese dhe keqinterpretimeve ligjore nuk do tė mund tė anashkalohet diskutimi mbi iniciativėn e qytetarėve, respektivisht mbi Deklaratėn e dorėzuar nė mėnyrė tė rregullt Parlamentit komunal”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė Grupit tė OJQ-ve tė Ulqinit dhe intelektualėve tė pavarur.

Nė deklaratė thuhet po ashtu se i gėzon fakti qė ata qė tentojnė pa vendimin e Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit tė realizojnė tendera joligjorė pėr dhėnien me qira shumėvjeēare tė pronės sonė, edhe nė kėtė takim kanė mundur tė dėgjojnė qartė qėndrimin e pjesės dėrmuese tė ulqinakėve.

„Do ta dėgjojnė akoma mė tepėr nė tė ardhmen sepse tė gjitha rrjedhat e ngjarjeve, nga Tivati, pėrmes Shėn Stefanit deri nė Petrovac, konfirmojnė vlerėsimet, qėndrimet dhe opinionet tona se tenderėt pėr Valdanos, Plazhin e Madh dhe Adė janė tė dėmshėm pėr tė ardhmen e qytetit tonė“, thuhet nė deklaratė.

Grupi i OJQ-ve dhe intelektualėve tė pavarur thekson nė deklaratė se askush nuk ka tė drejtė tė thotė se nuk e din se pėr ēfarė, nė fakt, bėhet fjalė.

„Ēdo gjė ėshtė e qartė si drita e diellit. Nuk shohin vetėm ata qė nuk duan“, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratė.

http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=8383
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.8.2009, 23:53   7
Citim:
Protestė e banorėve tė Ulqinit ndaj moskthimit tė pronave nė Valdanos

Disa qindra qytetarė tė Ulqinit, nė Mal tė Zi, pronar tė Gjirit te njohur tė Valdanosit, protestuan mbrėmė duke kėrkuar kthimin e pronės sė tyre.

Tė mbėshtetur nga Shoqata e ullishtarėve tė Ulqinit dhe Keshilli pėr kthimin e pronės, protestuesit paralajmėruan se do t'i drejtohen Gjykatės Ndėrkombėtare tė Strasburgur, nėse qeveria e Malit tė Zi nuk anulon vendimin pėr nisjen e procedurave tė privatizimit tė Valdanosit.

Gjiri i Valdanosit ėshtė njė nga mė tė bukurit e bregdetit malazez, i njohur edhe pėr siperfaqet e mėdha me ullishta. Rreth 30 vite mė parė, kjo zonė u konfiskua nga ish qeveria jugosllave me pretendimin pėr t'u shndėrruar nė njė bazė ushtarake.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=28231
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 01:35   8
Citim:
Edhe njėherė banorėt e Ulqinit dolėn pėr tė protestuar ndaj qeverisė se Malit tė Zi e cila nuk vepron nė bazė tė ligjit me tė cilin duhet kthyer pronat e marra nga banorėt e ēka ėshtė mė keq ajo shpall tender pėr shitjen e gjirit tė Valdanosit.

Nė protestė morėn pjesė nje numer i konsiderueshem i protestuesve tė cilėve u drejtuan anėtarėt e kėshillit pėr kthimin e pronave tė Valdanosit, pėrfaqėsues sė bashkėsive fetare, Intelektual tė shquar dhe pėrfaqėsues sė shoqėrisė civile.

Nė kėtė tubim u nxorėn kėto kėrkesa:
1. Kėrkojmė shpejt dhe pa kushte kthimin e pronės tonė. Nga kjo nuk do t heqim dore kurrė. Nuk pranojmė asnjėfarė qėradhėnje tė pronave tona.
2. Kėrkojmė nga pushteti republikan tė malit tė Zi qė tė vazhdimisht tė respektojnė ligjet e kėtij shtet.
3. Thėrrasim Kuvendin e Malit tė Zi dhe organet e pushtetit lokal tė zbatojnė vendimin pėr deeksproprijimin e gjirit tė Valdanosit.
4. Kėrkojmė nga partitė politike, deputetėve nė parlamentin e Malit tė Zi, shoqėria civile, intelektualėve tė pavarur dhe tė gjithė qytetarėve tė mbėshtesin kėrkesat tona.
5. Thėrrasim tė gjithė shoqatat tė ngjashme nė Malin e Zi, tė vazhdojmė dhe ti intensifikojmė veprimet tona para gjygjeve ndėrkombėtare pėr kthimin e drejtės pėr pronė.
6. Konfirmojmė gatishmėrinė qė edhe fizikisht ta mbrojmė nderin dhe pronėn tonė.
http://www.visit-ulcinj.com/blog/200...e-ne-valdanos/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.12.2009, 13:30   9
Citim:
Tė martėn nė Ulqin, protestė pėr Valdanosin

Ulqin, 11 dhjetor – Kėshilli pėr kthimin e pronave nė Valdanos, Shoqata e Ullishtarėve tė Ulqinit dhe grupi i OJQ-ve tė atjeshme ka ftuar pėr tė martėn, mė 15 dhjetor njė protestė para ndėrtesės sė KK tė Ulqinit.

Kjo protestė organizohet kundėr paralajmėrimeve tė qeverisė malazeze pėr nėnshkrimin e kontratės pėr dhėnien me qira tė gjirit tė Valdanosit, pronė kjo e marrė nga banorėt e Ulqinit dhe e cila, sipas ligjit, duhet t’iu kthehet pronarėve tė vėrtetė, thuhet nė komunikatėn e organizatorėve tė kėsaj proteste.

Kjo ėshtė protesta e katėrt me radhė qė mbahet dhe nga ato do tė intensifikohen deri nė realizimin e qėllimit, korrigjimi i padrejtėsisė qė u ėshtė bėrė banorėve tė Ulqinit, duke ua marrė pronat e lėna nga tė partė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,5339
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 10:43   10
Citim:
Qytetarė tė Ulqinit protestojnė kundėr tjetėrsimit tė pronave

Qytetarėt e Ulqinit protestuan kundėr tjetėrsimit tė pronave tė tyre nga qeveria e Malit tė Zi. Ata kėrkuan kthimin e pronave tė qytetarėve shqiptarė nė bregdetin e Valdanosit, njė nga zonat mė tė bukura turistike nė Malin e Zi.

Protestuesit u shprehėn se me tjetėrsimin e pronave tė tyre, pushteti synon ndryshimin e raporteve etnike nė trevat shqiptare nė Republikėn e Malit te Zi.

http://www.voanews.com/albanian/2009...rss=topstories
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.2.2011, 19:24   11
Citim:
Ulqin: Kundėr privatizimit tė Gjirit tė Valdanosit

Ulqin, 28 shkurt 2011 - Ish pronarėt, organizatat joqeveritare dhe intelektualėt e pavarur kundėrshtojnė privatizimin e Gjirit tė Valdanosit, i njohur pėr ullishten mė tė bukur dhe mė tė madhe nė Adriatik.

Ata kėrkojnė nga Qeveria e Malit tė Zi qė tė respektohen ligjet dhe procedurat e tenderit dhe, konform tyre, Gjiri i Valdanosit tė shndėrrohet nė njė kompleks ekologjik dhe park natyror.

Nė kėtė kuadėr, kundėrshtarėt e privatizimit tė Gjirit kanė paralajmėruar pėr sot mbajtjen e njė proteste gjithėpopullore nė Ulqin.

http://www.kosova.com/artikulli/69562
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2011, 21:49   12
Citim:
“Lufta” e Ulqinit dhe Podgoricės pėr gjirin e Valdanosit

Ulqin, 2 mars - Afera e gjirit tė Valdanosit dhe 20 mijė trungjet e ullinjve tė eksproprijuar tash 32 vjet, ka hyrė nė njė fazė dramatike. Kėshilli pėr privatizim tashmė “ka pranuar rėnien e tenderit dhe dhėnien me qira firmės britanike “Cubus lus”, por paralajmėron tender tė ri nė muajin prill.

Karshi kėsaj, nga tubimi protestues tė mbrėmjes sė kaluar, i organizuar nga shoqėria civile dhe intelektualėt e pavarur tė Ulqinit, kryetari i kėshilli protestues, Lluka Gjakonoviē, siē raporton KosovaLive, para protestės madhėshtore, ku nuk ishin vetėm ulqinakė, por tė ardhur edhe pėrkrahės tė tyre edhe nga qytetet tjera tė Malit tė Zi, tha se gjiri i Valdanosit dhe 20 mijė ullinjtė frutorė ulqinakėve u janė marrė me dhunė e ligje revolucionare nga shteti i atėhershėm pėr tė ndėrtuar, gjoja, bazė ushtarake.

“Valdanosi nuk ka qenė kurrė qenė baze ushtarake, por njė gji fisnik, atraksion unik edhe ai duhet t'u kthehet pronarėve, jo tė bėhen pazarllėqe me pronat tona”,- theksoi Gjakonoviē.

Ndėrkaq, kryeimami i Ulqinit, Rexhep Lika, i cili tha se ėshtė i autorizuar edhe nga kolegu i tij ortodoks, qė tė porosisė mirė e qartė autoritetet e Ulqinit qė tė mos manipulojnė me pronat e qytetarėve dhe tė komuniteteve fetare se “do tė pendohen nesėr pėr gabimin e sotėm.”

Bashkėrenduesi i organizatave joqeveritare dhe tė intelektualėve tė pavarur, Xhemal Peroviēi, thotė se, dikush mund tė na thotė se po e lavdėroni aktivitetin tuaj, por njė fakt ėshtė shumė i qartė.

“Nė mbrojtje tė Valdanosit kemi pasur shoqėrinė civile, shkrimtarė, artiste, diplomatė…Argumentet tona I kemi prezantuar deri nė Bruksel qė detyroi Qeverinė e Malit tė Zi tė anulojė tenderin pėr dhėnien me qira kompanisė britanike”,- u shpreh Xhemali, por ai paralajmėroi se sė shpejti do tė hapim pantareun e Valdanosit qė ka ngritur Podgorica zyrtare. Atje, ku tė parėt tanė na kanal lėnė pronat, plazhin dhe arat e bukės tė shkojmė nė piknik edhe pėr t'i punuar si dikur.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,51144
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:29.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.