Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.12.2009, 21:12   21
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Serbia nėnshkruan hyrjen nė EFTA, ndėrkohė qė ėshtė duke shkelur CEFTA-n duke vendosur embargo ndaj prodhimeve shqiptaroveriore...

Citim:
Serbia signs deal with EFTA countries

GENEVA -- Economy Minister Mlađan Dinkić today in Geneva signing an agreement on free trade with the European Free Trade Association (EFTA) countries.

He described this as "another step toward Serbia’s better positioning".

Iceland, Norway, Switzerland, and Liechtenstein are members of this organization.

The free trade agreement with these countries will come into effect in April next year after the ratification in parliament, and it will provide export of Serbian products to this market without customs duty free, the Ministry of Economy and Regional Development announced.

Dinkić said that Serbia also signed agreements regulating free trade with Turkey and Belarus this year, and that it already had similar deals with the EU, Russia and regional CEFTA countries.

This means that Serbian products will be exported duty-free to the market of over 800mn consumers, said he.

Dinkić pointed out that this was "a big chance, not only for Serbian production and export, but also for attracting new foreign investments".

“Trade with EFTA is about EUR 260mn at the moment and I think it will significantly increase after the signing of the agreement. Investments from EFTA countries are worth about EUR 2bn and I believe that we will have even more in the future, and that is the biggest benefit for Serbia,” Dinkić said.

While in Geneva, the minister also had a meeting with Director-General of the World Trade Organization (WTO) Pascal Lamy and discussed the process of Serbia’s admission to this organization.

They concluded that Serbia’s admission to WTO would provide the economy with numerous conveniences regarding trade.

“In order to become a member of the EU, Serbia needs to be a member of WTO, and we will intensify the admission process during next year,” Dinkić said, and added that Serbia was currently "bilaterally negotiating with certain countries".

He was also quoted as saying that the final goal of these negotiations was to increase the safety that Serbia offers to foreign investments.

http://www.b92.net/eng/news/business...7&nav_id=63834

Pak "drejtėsi euroatlantike".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.1.2010, 11:59   22
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Serbia bėhet kryesuesja e radhės e CEFTA-s, ndėrkohė qė ka Shqipėrinė Veriore nėn embargo...

Citim:
Serbia presidente e radhės sė Marrėveshjes pėr Tregėtinė e Lirė

Serbia mori nga Mali i Zi presidencėn e radhės tė Marrėveshjes pėr Tregėtinė e Lirė nė Evropėn Qendrore.

Mandati i saj njė vjeēar filloi sot. Tetė vende rajonale, pėrfshirė Serbinė nėnshkruan marrėveshjen nė dhjetor 2006 pėr tė forcuar tregėtinė rajonale dhe tėrhequr investime.

Televizioni serb citon ekspertėt e Dhomės sė Tregėtisė tė thonė se Serbia ka pėrfituar nga anėtarėsimi nė kėtė grup, ku pėrfshihen gjithashtu Shqipėria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Rumania.

Televizioni thotė se kompanitė serbe nxorrėn fitime me vlerė dy miliardė dollarėnga eksporti i mallrave nė kėto vende gjatė vitit tė kaluar.

Njėkohėsisht, importet totale tė Serbisė nga vendet qė bėjnė pjesė nė kėtė marrėveshje kapėn shifrėn 989 milionė dollarė.

http://www.voanews.com/albanian/2010...rss=topstories
Gjithashtu artikulli i "Zėrit tė Amerikės" sipėr harron tė pėrmendė Shqipėrinė Veriore si anėtare tė CEFTA-s, harron BH-nė, ka vendosur Bullgarinė qė s'ėshtė... etj. pasaktėsi, gjė qė tė bėn tė mendosh se nga i merr lajmet "Zėri i Amerikės"...

Nga ana tjetėr, cila ėshtė vlera e CEFTA-s kur anėtarėt vėnė nėn embargo anėtarėt, nė kėtė rast njėrin shtet shqiptar. Si dhe cili ėshtė roli i shtetit tjetėr shqiptar nė dritė tė shkeljes sė kėsaj marrėveshjeje me tė dy kėmbėt nga plehu sllav?!

Dhe sė fundi ēfarė pėrfitojnė shtetet shqiptare nga CEFTA pėrveē qė po pėrdhunohen lart e poshtė nga eksporti sllav dhe nga embargo sllave?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2010, 15:54   23
Citim:
“Pavlefshmėria” e CEFTA-s pėr Kosovėn, ekspertėt kritikojnė qeverinė

Edhe pse ka kaluar njė vit qė kur Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina kanė bllokuar produktet kosovare, Qeveria e Kosovės nuk ka arritur ende ta zgjidhė kėtė problem.

Qė nga nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė: CEFTA, Kosova ka pasur probleme me tė gjitha vendet e rajonit, por kėto probleme u theksuan qė nga 3 dhjetori i vitit 2008, kur Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina bllokuan produktet e Kosovės, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulės sė doganave nga ajo e UNMIK-ut nė Doganat e Kosovės.

E gjithė kjo ėshtė pėrcjellė me zhurmė dhe me pakėnaqėsi tė madhe te komuniteti i biznesit, i cili ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė ndėrmarrė hapa nė drejtim tė aplikimit tė parimit tė reciprocitetit, i cili thuhet se nuk ėshtė i ndaluar as me rregulla tė CEFTA-s, e as me rregulla tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė.

Pėrfaqėsuesi i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiēi, mendon se ajo qė ka ndodhur deri tani, ėshtė problem politik, tė cilin Kosova e ka me kėto dy vende, si dhe njė neglizhencė e madhe e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, si organ kompetent pėr menaxhimin dhe zbatimin e Marrėveshjes sė CEFTA-s.

“Deri tani, kjo ministri ka qenė shumė pasive. Ne i kemi shprehur ankesat tona edhe nė Bruksel, edhe dhe nė Komisionin Europian. KE-ja thotė se, pėrderisa institucioni juaj, qė ėshtė kompetent, nuk sqaron dhe nuk propozon zgjidhje, ne nuk mund tė veprojmė”.

Mė 16 dhjetor, 2008, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė ka njoftuar Sekretariatin e CEFTA-s, i cili, nė pėrgjigjen e tij drejtuar ministrisė, e ka vlerėsuar si ēėshtje politike problemin e adresuar, duke theksuar se si i tillė nuk mund tė zgjidhet nė nivel tė sekretariateve.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23384
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2010, 03:01   24
Citim:
Vazhdon bllokada nė CEFTA

Prishtinė, 2 shkurt-Gjatė kėtij viti, Serbia e udhėheq presidencėn e radhės nė Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore - CEFTA. Kosova do ta ketė vėshtirė ta pėrmirėsojė pozitėn e saj nė kėtė marrėveshje, pėr shkak tė bllokadės sė Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės, vlerėsojnė zyrtarėt e Ministrisė sė Tregtisė dhe tė Industrisė, si dhe ekspertėt e ekonomisė.

Sytrime Dėrvisholli, zyrtare pėr CEFTA-n nė kuadėr tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, tha pėr Radio Evropa e Lirė se gjasat qė kjo ministri tė marrė ftesėn nga Serbia pėr pjesėmarrje nė CEFTA, janė tė pakta.

“Pėrderisa Serbia ėshtė vetė bllokuese e kėtij procesi, ėshtė iniciatore e kėtij bllokimi, atėherė nuk di se ēfarė tė them. Por, nėse Serbia vjen nė atė pozicion qė neve tė na e dėrgojė ftesėn, ne do tė marrim pjesė, sepse ne jemi palė e Marrėveshjes, pjesė e CEFTA-s”.

“Ajo qė mund tė them ėshtė se Ministria e Tregtisė tashmė ka biseduar pėr disa iniciativa, pėr tė bėrė njė program pėr kėtė vit dhe besoj se, brenda njė kohe tė shkurtėr, do tė pėrfundojė ai program dhe do tė publikohet”, shprehet Dėrvisholli.

Ndėrkaq, Besim Beqaj, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės, thotė se pjesėmarrja e Kosovės nė CEFTA do tė jetė e mundur nėse UNMIK-u, i cili ėshtė nėnshkrues i CEFTA-s, do t’i koordinojė punėt me Qeverinė e Kosovės.

Nė kėtė mėnyrė, sipas tij, do tė mund tė fitohej pėrkrahja e sekretarėve tė CEFTA-s qė Kosova tė jetė pjesė e zhvillimeve tė debateve nė aspektin ekonomik, por edhe tė eksportojė mallra nė vendet, tė cilat i kanė vėnė bllokadė.

“Unė mendoj se me qasje tė mirėfilltė, tė organizuar nė mes tė UNMIK-ut dhe tė Qeverisė, kjo mund tė realizohet, sepse mund tė gjenden rrugė pėr pasimin e produkteve tona, nė rastin konkret nė tregun e Serbisė dhe tė Bosnjės. Me tė gjitha vendet tjera nuk ka shumė problem nė kėtė drejtim”.

“Unė mendoj se me njė qasje shumė konstruktive dhe tė koordinuar mirė nė mes tė kėtyre dy faktorėve tonė, mund tė gjendet rruga pėr tė hapur mundėsinė qė kėto produkte tė hyjnė edhe nė tregun e Serbisė, ose nė tregun e Bosnjės”, thotė Beqaj.

Sipas tij, interesat aktuale tė Kosovės janė qė tė ketė barazim tė raporteve tregtare me vendet e rajonit, pėrmes tė njėjtave procedura.

Kjo, thotė Beqaj, do tė mundėsonte qė njė pjesė e produkteve qė prodhohen nė Kosovė, tė kenė qasje tė barabartė me produktet e vendeve tė rajonit. Interesi i Kosovės, sipas tij, ėshtė qė tė jetė pjesė e pandarė e tregut tė Evropės juglindore, gjė qė do ta bėnte mė atraktive pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja.

Ndryshe, vitin e ardhshėm pritet qė Kosova ta marrė udhėheqjen e presidencės sė radhės sė CEFTA-s.

Zonja Dėrvisholli thotė se, pavarėsisht vėshtirėsive, me tė cilat aktualisht po ballafaqohet Kosova pėr shkak tė bllokadės sė Serbisė, institucionet e saj janė tė pėrgatitura pėr udhėheqjen e presidencės sė radhės sė CEFTA-s.

“Pėr kėto 3 vjet, Marrėveshja e CEFTA-s i ka pėrgatitur institucionet kosovare, nė kėtė rast edhe Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, si udhėheqėse tė kėsaj marrėveshjeje, dhe mund tė them me plot bindje se Kosova dhe Ministria e Tregtisė, nė kėtė rast, ka kuadro tė mjaftueshme pėr tė udhėhequr me CEFTA-n nė vitin e ardhshėm dhe besoj se Kosova do tė jetė udhėheqėse nė vitin 2011”, thotė Dėrvisholli.

Por, zoti Beqaj shprehet skeptik lidhur me mundėsinė e marrjes sė udhėheqjes sė presidencės sė CEFTA-s nga ana e Kosovės.

“Unė mendoj se nėse ne nuk gjejmė formė pėr tė qenė nė mėnyrė tė mirėfilltė pjesė e zhvillimeve dhe kontributeve tė CEFTA-s, sigurisht se ka pėr t’u vėnė nė pikėpyetje shumė tė madhe presidenca e radhės sė Kosovės”.

“Rruga mė e mirė ėshtė qė ne, si shtet, ta zyrtarizojmė pozicionin tonė nė CEFTA dhe tė jemi sa mė funksionalė, nė mėnyrė qė pjesėn e obligimit tonė karshi bashkėsisė ndėrkombėtare dhe karshi vendeve fqinje e tė rajonit, ta realizojmė dhe tė jemi kompetentė nė atė fushė”, thekson Beqaj.

Sidoqoftė, pėrkundėr faktit se Kosova ėshtė nėnshkruese e CEFTA-s, tash e njė vit produkteve tė saj vendore u ėshtė vėnė embargo nga Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina, ndėrkohė qė kjo embargo nuk ėshtė arritur tė zhbllokohet nga Qeveria e Kosovės. (REL)

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,10502
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2010, 03:39   25
Citim:
Maqedonia fiton 300 milionė euro nga Kosova

Shkup, 1 shkurt - Vetėm pėr njė muaj, Maqedonia nė Kosovė eksporton mallra nė vlerė prej 25 milionė euro, ndėrsa Kosova eksporton nė kėtė vend jo mė shumė se 1.5 milion euro, mesatarisht nė muaj. Llogaritur pėr njė vit, mallrat nga Maqedonia qė hyjnė nė Kosovė arrijnė vlerėn 300 milionė euro, ndėrsa Kosova eksporton mallra nė vendin fqinjė vetėm 18 milionė euro nė vit.

Kėshtu tregon Raporti i Aleancės Kosovare tė Bizneseve (AKB), zyrtarė tė sė cilės kanė theksuar se vendi qė mė sė shumti eksporton mallra nė Kosovė, akoma mbetet Maqedonia, pėrkundėr tendencave tė rritjes sė eksportit tė mallrave edhe nga Shqipėria.

E dyta, siē thuhet nė raportin e AKB-sė, pėr nga eksporti llogaritet Serbia, nga e cila, sipas tė dhėnave statistikore, eksportohen rreth 20 milionė euro nė muaj, por pa llogaritur mallrat qė hyjnė nė mėnyrė ilegale nga veriu i vendit.

Ekspertė ekonomik tė Kosovės kanė vlerėsuar pėr mediat nė Prishtinė se bilanci negativ i shkėmbimeve tregtare tė Kosovės me vendet e tjera tė CEFTA-s dhe vendet fqinje ėshtė mjaft i pafavorshėm pėr ekonominė e vendit. Madje, ata kanė akuzuar Qeverinė e Kosovės dhe institucionet tjera qė nuk bėjnė trysni tek fqinjėt, pėr zbutjen e procedurave burokratike ndaj eksportit tė mallrave tė Kosovės nė tregjet fqinje.

Kėrkesa ka shkuar deri aty sa qė, Aleanca Kosovare e Bizneseve po mendohet t'i propozojė Ministrisė sė Ekonomisė sė Kosovės dhe Qeverisė qė tė ndėrpret marrėveshjen me vendet e CEFTA-s, pasi siē thuhet nė raport, shkėmbimi tregtar me Kosovėn nuk ėshtė i drejtė.

Bėhet fjalė pėr Serbinė, Bosnjėn dhe Maqedoninė, qė sipas Raportit tė AKB-sė, po shkelin shumė pika tė marrėveshjes sė CEFTA-s, ndėrsa po dėmtojnė ekonominė e Kosovės.

Ndėrkohė, raportet e Agjencisė sė Statistikave nė Maqedoni, por edhe ata tė institucioneve ekonomike, tregojnė se Maqedonia mė pak shkėmbim tregtar ka me Serbinė, konkretisht eksporti i mallrave maqedonase nė Serbi ėshtė shumė i ulėt krahasuar me eksportin e mallrave serbe nė Maqedoni.

Jozyrtarisht, Maqedonia eksporton jo mė shumė se 12 milionė euro nė muaj mallra nė Serbi, derisa kjo e fundit, fiton rreth 23 milionė euro nga importi i mallrave serbe nė tregun e Maqedonisė. "Mallrat e Kosovės pėr Serbinė janė mollė e ndaluar dhe nuk ka shans tė depėrtojnė nė tregun e Serbisė.

Qytetarėt serbė ēdo produkt qė ėshtė nga Kosova e bojkotojnė. Serbia zhvillon politika kundėr Kosovės dhe kundėr ekonomisė sonė, por disa prodhues i kanė gjetur tregjet ndėrkombėtare. Serbia dhe Bosnja mbeten tė paprekura nga produktet e Kosovės", thuhet nė Raportin e AKB-sė, duke e konsideruar si jo tė drejtė edhe shkėmbimin tregtar me Maqedoninė.

Ndryshe, Raporti ka treguar se vitin e kaluar, rreth 50 milionė euro Kosova ka eksportuar nė vendet e CEFTA-s, nė Maqedoni, Shqipėri, Kosovė, Bosnjė, Kroaci, Mali i Zi dhe Serbi, ndėrsa nga kėto vende, ka importuar rreth 800 milionė euro mallra.

http://www.koha.com.mk/a05.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2010, 10:07   26
Citim:
Getoja ekonomike

Bllokada e produkteve kosovare nga Serbia e Bosnja po u shkakton humbje me miliona euro kompanive kosovare. Klubi pėr politikė tė jashtme, pėrmes njė publikimi, tregon se institucionet nuk kanė bėrė asgjė pėr zgjidhjen e lėmshit CEFTA. Kėrkojnė masa tė reciprocitetit. Pėr shkak tė saj, vendi ynė vazhdon tė notojė nė deficit tregtar prej 1.7 miliard eurosh.

Bashkim Osmani, drejtor gjeneral i kompanisė se lėngjeve Laberion nga Podujeva, e kujton me nostalgji kohėn pas shpalljes se pavarėsisė, kur kompanitė kosovare me lehtėsi promovonin produktet e tyre nė tregun e rajonit.

Aso kohe, pasi Kosova u bė shtet anėtarė i Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė, CEFTA, pėrfitimi i kompanisė se tij mundėsoi punėsimin e 70 punėtorėve dhe realizim vjetor mbi 2 milionė euro. Mirėpo, vitin pasues, 2009, gjithēka ndryshoi. “Laberion” pėsoi rėnie tė shitjes pėr rreth 50 pėr qind, pasi Serbia bllokoi tė gjitha mallrat dhe mjetet transportuese qė hynin nga Kosova pėr shkak tė vulės sė Republikės se Kosovės.

“Me 3 dhjetor 2008 na janė kthyer dy maune nga kufiri me Serbinė. I kam njoftuar ata tė MTI-sė dhe doganave por kjo ēėshtje sot e asaj ditė nuk ėshtė zgjidhur”, tregon Osmani.

Edhe pas njė viti, Serbia nuk lejon tė hyjnė prodhimet “Made in Kosova”. Madje as pėr mallrat qė kalojnė vetėm tranzit.

Klubi pėr politike tė jashtme, nė publikimin “Periskopi”, thotė se kjo gjendje ėshtė kėshtu, pasi institucionet e Kosovės nuk po bėjnė asnjė hap, duke pritur qė problemi tė zgjidhet nga faktori ndėrkombėtar.

Ylli Hoxha, drejtor ekzekutiv nė Klubin pėr politikė tė jashtme, tha se ka njė vit qė Serbia e Bosnja bllokojnė produktet kosovare, dhe ėshtė koha qė shteti mė i ri t’ua kthejė nė tė njėjtėn masė vendeve fqinjė.

“Vendosja e masave tė reciprocitetit ėshtė vendim i vėshtirė, por duhet tė merret. Kjo status-quo veēse e rėndon me shumė gjendjen”, tha Hoxha.

Nė publikimin e kėtij klubi, gjithashtu, thuhet se kompanive kosovare u mbetet tė zbulojnė alternativa tė kushtueshme pėr transportimin e mallrave tė tyre, apo tė heqin dorė nė tėrėsi nga ideja e eksportit qė destinacion e ka Serbinė.

“Deficiti tregtar i Kosovės ėshtė 1.7 miliardė euro, kurse vetėm nė raport me Serbinė arrin shifrėn prej 200 milionė euro nė vit”, thuhet nė publikim.

Nė anėn tjetėr, sipas tė dhėnave pėr tė hyrat nga dogana e Kosovės, nė kohėn derisa dokumentacioni kishte vulėn e UNMIK-ut, Kosova brenda njė viti kishte eksportuar pėr Serbi mallra nė vlerė prej shtatė milionė euro, dhe katėr milionė tjera nė Bosnjė.

Pėr hulumtuesit e Klubit pėr politike tė jashtme ėshtė e paqartė se kush duhet ta zgjidhė kėtė lėmsh. Nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė thonė se ndėrkombėtaret duhet tė bėjnė presion nė sekretariatin e CEFTA-sė dhe mbi Serbinė pėr ta pranuar Kosovėn nė kėtė marrėveshje. Nė anėn tjetėr, Komisioni Evropian, zgjidhjen e sheh tek veprimi i akorduar me UNMIK-un.
Megjithatė, ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku shprehet optimistė dhe thotė se nuk pėrjashtohet as mundėsia e masave tė reciprocitetit.

“Nuk ka njė qėndrim tė prerė dhe bisedimet po vazhdojnė. Do tė konsultohemi nė maksimum me e zgjidh problemin me dialog, por nuk pėrjashtohet mundėsia pėr aplikimin e masave reciproke”, tha pėr Express, Zharku.
Por derisa konsultimet vazhdojnė, mallrave nga Kosova qė kanė pėr destinim Serbinė e Bosnjėn, nuk u pranohen certifikatat e origjinės, pėr shkak tė vulės.

“Prandaj kompanitė kosovare ngarkohen me tarifė tė plotė doganore dhe si tė tilla disfavorizohen, gjė qė shkurajon ato pėr tė eksportuar nė kėto vende”, thuhet nė publikimin e Klubit pėr politike tė jashtme. Ky klub pėr ta satėn herė ėshtė duke paraqitur me shqetėsim problemet qė po dalin nga CEFTA.


Arsyeja bllokadės

Ndryshe, pėrfitimet e Kosovės nga CEFTA u cunguan kur Kuvendi i Kosovės, miratoi Kodin doganor qė futi nė pėrdorim edhe vulėn e Kosovės. Qė atėherė, ēdo dokument valid, i vulosur nga ēfarėdo institucioni kosovar dhe i nxjerrė nga Dogana e Kosovės, nuk pranohet as nga dogana e as nga Administrata tatimore serbe.

Ndėrkaq, gjerat pritet tė pėrkeqėsohen edhe mė shumė, pasi Serbia sivjet e kryeson CEFTA-nė, ndėrsa Kosova nė mot rrezikon ta humbė kryesimin, pėrderisa nuk zgjidhet problemi i pėrfaqėsimit nė kėtė marrėveshje.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../24667/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.2.2010, 07:29   27
Citim:
Kosova humb 20 milionė euro nga bllokada serbo-boshnjake

Prishtinė, 22 shkurt - Rreth 20 milionė euro llogaritet tė jenė humbjet qė bllokada e vendosur nga Serbia dhe Bosnja tashmė dy vjet u ka krijuar prodhuesve tė Kosovės.

Ndėrkohė qė mė shumė se 40 milionė euro tė tjera janė humbjet e investimeve.

Institucionet e vendit janė tė sigurta se sivjet do tė zhbllokohet kjo situatė, por fajtor e bėjnė edhe konsumatorin qė nuk i bojkoton prodhimet serbe.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,12562
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2010, 01:53   28
Citim:
Humbjet nga mosrespektimi i CEFTA-s

Pas riaktulizimit nė nivel ndėrkombėtar tė problemit qė ka Kosova me Serbinė dhe Bosnjė e Hercegovinėn lidhur me CEFTA-n, autoritetet nė Prishtinė shpresojnė se ēėshtja e bllokimit tė mallrave kosovare nga kėto dy shtete do tė mund tė zgjidhet brenda njė afati mė tė shpejtė kohor.

Autoritetet kosovare, vlerėsojnė se pa ndėrhyrjen e mekanizmave ndėrkombėtarė, problemi qė ka Kosova me Serbinė dhe Bosnjė Hercegovinėn, nuk do tė mund tė zgjidhet.

Ata thonė se kanė bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr zgjidhjen e kėtij problemi, por qė deri mė tani nuk kanė pasur sukses. Drejtori i Departamentit tė Tregtisė nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, Flamur Keqa, thotė se gjatė pėrpjekjeve tė tyre, kanė hasur nė shumė vėshtirėsi.

“Kjo ēėshtje ėshtė problem politik dhe derisa nuk zgjidhet nė aspektin politik, do tė ketė probleme tė tilla. Megjithatė, MTI-ja kėtė problem e ka kuptuar shumė seriozisht dhe tė gjitha problemet qė ndodhin me qarkullimin tregtar me Serbinė dhe Bosnjėn trajtohen nėpėr forumet qė janė tė pėrcaktuara me marrėveshjen pėr tregti tė lirė CEFTA”, shprehet Keqa.

Por, se sa ka humbur Kosova qė nga 3 dhjetori i viti 2008 kur Serbia dhe Bosnja bllokuan produktet e Kosovės pėr shkak tė ndėrrimit vulės sė doganave nga ato tė UNMIK-ut nė Doganat e Kosovės, zyrtarėt e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė thonė se nuk kanė tė dhėna tė sakta.

Por, prodhuesit kosovarė janė ata, tė cilėt tregojnė pėr humbjet qė kanė pėsuar. Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” nė Rahovec ėshtė vetėm njėra ndėr prodhuesit kosovarė, qė pėr shkak tė bllokimit tė produkteve tė Kosovės nga Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina, ka pėsuar humbje tė mėdha. Menaxheri i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie, Shani Mullabazi, jep mė shumė detaje.

“Humbjet ėshtė vėshtirė qė tė kuantifikohen, por janė humbje afatgjate. Do tė thotė qė kur njė treg humbet, humbja ėshtė afatgjate dhe ėshtė vėshtirė tė rikthehet. Ėshtė vėshtirė tė kuantifikohen nė kėtė moment humbjet, por doemos janė tė mėdha”, thotė Mullabazi, duke kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė marrė masa urgjente pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.

Problemi me Serbinė dhe Bosnjėn ėshtė pėrcjellė me njė zhurmė dhe me pakėnaqėsi tė mėdha te komuniteti i biznesit, i cili ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė ndėrmarrė hapa nė drejtim tė aplikimit tė parimit tė reciprocitetit, i cili nuk ėshtė i ndaluar as me rregulla tė CEFTA-s, e as me rregulla tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, shpreh mendimin se autoritetet kosovare kanė qenė shumė pasive nė zgjidhjen e kėtij problemi.

“Ne kemi informata se vetėm njė letėr ėshtė dėrguar nė sekretariatin e CEFTA-s, dhe nuk ėshtė bėrė ndonjė gjė tjetėr nė kėtė drejtim. Pėrkundrazi Ministria e Tregtisė ende mendon se kjo ēėshtje mund tė zgjidhet vetvetiu”.

“Pra, pėrveē problemit politik qė lidhet me Bosnjėn dhe Serbinė, kemi njė mosgatishmėri dhe mospėrgatitje profesionale brenda MTI-sė nė adresimin e problemeve qė lidhen me CEFTA-n”, shprehet Rukiqi.

Autoritetet kosovare kishin hequr dorė nga vendosja e reciprocitetit kohė mė parė, pasi qė njė vendim tė tillė e kishin konsideruar si njė veprim, i cili kurrė nuk ka sjellė lumturi te popujt, por vetėm ngatėrresa.

Ndėrkaq, drejtori i Departamentit tė Tregtisė nė MTI, Flamur Keqa, thotė se duhet tė krijohen rrethana, nė cilat do tė mund tė zgjidhet ky problem, pasi qė, siē shprehet ai, kjo do tė ishte nė tė favor tė tri shteteve.

“Shpresoj qė do tė mbisundojė motivi ekonomik dhe kjo, detyrimisht, do tė ndikonte qė kėto barriera qė paraqiten ndaj ekonomisė kosovare, tė

eliminohen apo tė reduktohen nė njė masė tė madhe”, thekson Keqa.

Ndryshe, Kosova, ashtu si edhe Serbia e Bosnja, ėshtė nėnshkruese e marrėveshjes pėr tregti tė lirė, CEFTA, e cila ka gjithsej tetė anėtarė.

Por, nė emėr tė Kosovės ka nėnshkruar pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut, ndėrkohė qė Serbia njeh ende si autoritet legal nė Kosovė UNMIK-un, ndėrsa bazė legale Rezolutėn 12 44.(rel)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=60148
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2010, 20:22   29
Citim:
Kosova dekor nė CEFTA

Veē liberalizimit tė vizave dhe marrėdhėnieve tregtare me BE-nė, njė nga ēėshtjet me pikante mbetet ajo e bllokimit tė pjesėmarrjes aktive tė Kosovės nė CEFTA.

Kreu i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, ka shprehur skepticizėm nga pritjet e vėzhguesve ndėrkombėtarė qė Samiti i Sarajevės do tė zhbllokojė situatėn aktuale.

“Duhet kuptuar realitetin se nė Kosovė janė krijuar rrethana tė reja, tė cilat do tė sjellin mė tepėr optimizėm tė kėtyre problemeve tė ngrira dhe do tė lėvizim pėrpara”, tha Gėrxhaliu.

“Por, ajo qė ėshtė mė esenciale ėshtė fakti se duhet bėrė mė tepėr qė t’i perceptojmė proceset integruese ekonomike dhe mė vonė tė kemi ato procese integruese politike”, tha ai.

Nė gjykimin e tij mbesin vetėm dy opsione: tė negociohet sa mė shpejtė futja nė reciprocitet apo tė analizohet fakti nėse a ia vlen qė vendi tė jetė vetėm si dekor nė marrėveshjen multilaterale CEFTA dhe efektet tė jenė mė negative.

Por, ajo qė ėshtė mė interesante mbetet fakti se njė bllokim i tillė nuk do tė ndodhte sikur komuniteti i biznesit ose kompani tė mėdha tė jenė paksa mė fragjile dhe tė punojnė nė interes tė Kosovės dhe popullit, dhe jo vetėm pėr interesa tė ngushta tė veta.

“Derisa pėr kėtė aktivitet ekzistojnė partnerė nė Kosovė, atėherė do tė jetė shumė vėshtirė qė ky proces tė zbatohet”, tha Gėrxhaliu.

Nė rast tė bllokimit eventual dhe ngritjes sė akcizės pėr produktet nga vendet qė bllokojnė Kosovėn, ai tha se nuk do tė ballafaqoheshim me po ato vende, pėrveē me probleme interne nga ato kompani, tė cilat trupin e kanė nė Kosovė, ndėrsa kokėn dhe mendjen nga Serbia.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/k...dekor-ne-cefta
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2010, 07:46   30
Citim:
Kosova ka vėshtirėsi nė eksportimin e mallrave qė garanton CEFTA

Prishtinė, 7 korrik 2010 - Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, Ministri pėr Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku dhe Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala kanė realizuar takimin e parė punues me njė grup ekspertėsh tė Komisionit Evropian pėr tė reflektuar dhe diskutuar mbi pyetėsorin e Kosovės pėr nėnshkrimin e marrėveshjes tregtare me Unionin Evropian.

Kuēi dhe ministrat e pranishėm treguan vėshtirėsitė qė Kosova ka nė pjesėmarrjen dhe eksportimin e mallrave qė garanton marrėveshja CEFTA dhe kėrkuan nga tė pranishmit qė tė bėjnė presion tė vazhdueshėm nė Beogradin zyrtar pėr tė hapur dyert e bashkėpunimit ekonomik.

Marrėveshjet tregtare kėrkojnė aprovimin final nga Kėshilli Evropian, pėr cka mungesa e njė qėndrimi unik ndaj Kosovės mund tė paraqet vėshirėsi nė nėnshkrimin e shpejtė tė kėsaj marrėveshje, megjithatė ndryshimet qė ka sjellur Traktati i Lisbonės me hyrjen e saj nė fuqi, duke i dhėnė kėshtu Parlamentit Evropian fuqi tė madhe nė procedurėn e bashkėvendimmarrjes me Kėshillin Evropian, paraqet njė mundėsi reale tė arritjes sa mė parė tė kėsaj marrėveshje.

http://www.kosova.com/artikulli/63312
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.9.2010, 20:49   31
Citim:
Serbia dhe Bosnja - luftė tregtare kundėr Kosovės

Serbia dhe Bosnja po bėjnė luftė tregtare kundėr Kosovės ka thėnė Mnistri i Ekonomisė sė Kosovės, Ahmet Shala pėr agjencinė e lajmeve austriake, APA.

Ministri Shala ka kėrkuar nga BE dhe komuniteti ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi qė tė mos e toleroi bllokadėn qė kėto dy shtete po i bėjnė produkteve kosovare.

“Ne lejojmė prodhimet serbe qė tė hyjnė nė Kosovė, pa ndonjė kufizim, pasi duam t’i tregojmė komunitetit ndėrkombėtar dhe serbėve se ne nuk besojmė qė njė sjellje e tillė i ndihmon ndonjerės palė” citohet Ministri Shala nga agjencia austriake.

http://www.ina-online.net/Default.as...01dc3f872&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 20:16   32
Citim:
Lamtumirė CEFTA!

Prishtinė. Ndryshimet e fundit nė Qeveri kanė vėnė nė pikėpyetje kryesimin nga Kosova tė Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė- CEFTA nga janari i vitit 2011. Dorėheqja e ministrit tė Tregtisė dhe Industrisė,Lutfi Zharku, para mė shumė se dy javėsh, ka rėnduar edhe mė shumė situatėn, sepse kėshilltari i tij politik ka qenė pėrfaqėsues i Kosovės nė kėtė marrėveshje ekonomike. Si pasojė e kėtij vakuumi institucional, Kosova vazhdon tė vėrshohet dita- ditės me prodhimet rajonale, ndėrkaq prodhuesit vendorė dhe mė tej kanė barriera tė pathyeshme nė kėtė drejtim.

Berat Rukiqi, sekretar i Odės Ekonomike tė Kosovės, ėshtė pesimist se Kosova do tė kryesojė kėtė marrėveshje gjatė vitit 2011. Ai thotė se Kosova po ashtu deri mė tash ka bartur pasoja tė mėdha nga moszbatimi i saj.

“Sado i vogėl eksporti, i ka ndihmuar nė masė tė madhe prodhuesit vendorė. Por, ata sivjet nuk kanė mundur tė bėjnė njė gjė tė tillė nė Serbi. Nė kėtė shtet ata nuk kanė mundur tė kalojnė as transit. Kjo ka ardhur si pasojė e papėrgjegjėsisė sė Ministrisė sė Tregtisė”, tha ai.

Rukiqi thotė se dorėheqja e ministrit, Kosovėn e ka lėnė pa asnjė pėrfaqėsues nė kėtė marrėveshje pėr tregti tė lirė. Sipas tij, Kosovėn nė kėtė institucion e ka pėrfaqėsuar kėshilltari i ministrit tė Tregtisė, por tashmė ai ka shkuar sė bashku me ministrin dhe Kosova ka mbetur shumė keq.

“Nė vazhdimėsi kemi kėrkuar nga MTI-ja qė tė formojė njė mekanizėm pėr funksionimin e CEFTA-sė, por nė vazhdimėsi jemi kritikuar dhe
MTI-ja na ka quajtur si njerėz prosllavė. Por, tash koha po e kallėzon se kush ka pasur tė drejtė”, tha ai.

Nagip Skenderi, njohės i mirė e ekonomisė nė vend, thotė se Kosova thuajse asgjė nuk ka pėrfituar ekonomikisht prej se ėshtė bėrė pjesė e Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė- CEFTA. Ai thotė se urgjentisht faktori politik nė Kosovė duhet tė bėjė presione, nė mėnyrė qė Kosova sipas planit ta drejtojė CEFTA-nė gjatė vitit 2011.

“Ėshtė koha e fundit kur faktori politik duhet tė zgjohet nga gjumi dhe tė punojė nė kėtė drejtim. Kosova ėshtė pjesė e CEFTA-sė, ndėrkaq Serbia dhe Bosnja nuk i njohin vulat e Republikės sė Kosovės”, tha ai.

Profesor Skenderi thotė se sikur CEFTA tė ishte respektuar ashtu siē duhet, prodhimi vendor nė Kosovė do tė ishte avancuar mė shumė, por edhe nuk do tė kishin ndodhur probleme me prodhime vendore, sikurse ishte sivjet kriza e rrushit.

Edhe Agim Shahini, pėrfaqėsues i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, nė vazhdimėsi ka kritikuar institucionet pėr moszbatimin e Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė- CEFTA. Sipas tij, si pasojė e kėsaj prodhuesit vendorė nė Kosovė janė duke u dėmtuar nė masė tė madhe sepse nuk kanė mundur tė eksportojnė produktet e tyre nė tregje rajonale, por edhe mė gjerė.

Por, nė anėn tjetėr, ish- ministri i Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, Lutfi Zharku, nuk ta dashur tė flasė rreth Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė- CEFTA.

“Nuk dua tė komentoj ēmendurira qė flasin njerėzit, por ata qė kanė akuzuar tash janė aty dhe le tė punojnė nė kėtė drejtim. Nuk kam koment mė shumė”, tha shkurt ai.

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/1...mtumire-cefta/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2011, 23:00   33
Citim:
Kosova nė krye tė CEFTA-s

Prishtinė, 6 janar - Nga fillimi i kėtij viti, presidenca e Marrėveshjes pėr Tregtinė e Lirė nė Evropėn Qendrore, qė njihet si CEFTA , ka kaluar nga Serbia tek Kosova.

Kjo ėshtė bėrė pa ndonjė ceremoni zyrtare, por zyrtarėt nė Prishtinė e kanė vlerėsuar kryesimin e CEFTA-s nga Kosova si njė hap shumė tė rėndėsishėm pėr vendin, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe ai politik, raporton BBC.

Kosova ėshtė anėtare e kėsaj organizate nga korriku i vitit 2007. Atėherė marrėveshja pėr anėtarėsim ishte nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut dhe Kosova identifikohej me simbole tė misionit tė OKB-sė.

Anėtarė tė tjerė tė Marrėveshjes pėr Tregtinė e Lirė me Evropėn Qėndrore janė edhe Shqipėria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Moldavia.

CEFTA synon krijimin e njė zone tė lirė tregtare nė rajon, por Kosova nė kėtė rrafsh po sfidohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, tė cilat pėr mė shumė se dy vjet nuk po lejojnė qarkullimin e mallrave tė Kosovės nė territorin e tyre.

Kjo pėr shkak se vulat e UNMIK-ut qė mė parė ishin vendosur nė mallrat e Kosovės, qenė zėvendėsuar me simbole shtetėrore pas shpalljes sė pavarėsisė.

Drejtori i Departamentit tė Tregtisė nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, Flamur Keqa thotė pėr BBC-nė se ende nuk dihet nėse Kosova do tė mund tė pėrdorė simbolet e saj shtetėrore gjatė kryesimit njėvjeēar tė CEFTA-s.

Sipas Keqės, ashtu siē ishte paraparė edhe me legjislacionin e CEFTA-s, kryesimi ėshtė marrė nga Kosova nga janari i vitit 2011 dhe ai do tė zgjasė njė vit tė plotė, dmth deri nė fund tė kėtij viti.

Tė gjitha pėrgatitjet sa i pėrket kryesimit tė CEFTA-s janė bėrė, janė pėrgatitur planet e punės dhe aktivitetet me tė cilat Kosova dhe vendet tjera anėtare do tė merren gjatė vitit 2011.

Ky plan ėshtė pranuar nga tė gjitha vendet anėtare tė CEFTA-s dhe i cili do tė fillojė tė implementohet diku nė ēerekun e parė tė vitit 2011. Nė aspektin praktik, teknik dhe operacional, tė gjitha pėrgatitjet janė bėrė ashtu siē duhet.

Mirėpo pėr tė kryesuar dhe pėr tė filluar kėto takime, kemi ndoshta vetėm njė segment i cili ēalon dhe po i mban pezull pak a shumė kėto aktivitete dhe kjo ndėrlidhet me aspektin politik, pra nuk ėshtė definuar ende forma e mbajtjes sė takimeve apo modalitetet se si do tė mbahen kėto takime.

Keqa tha se, sidoqoftė, ėshtė njėfarė njohje e Serbisė, sepse vetė CEFTA ka tė bėjė me tetė shtete dhe dorėzimi i kryesimit nga ana e Serbisė tek Kosova, flet pėr peshėn qė ka kjo.

Pėrndryshe mund tė them qė Kosova do tė kryejė kėtė menaxhim tė kėsaj detyre mė sė miri qė ėshtė e mundur sepse ėshtė njė projekt ndėr-rajonal, i cili ka njė rėndėsi tė veēantė.

Nė pyetjen se cila ėshtė rėndėsia e shtetit qė kryeson kėtė marrėveshje, ėshtė ajo mė shumė simbolike, apo pėrmbajtėsore, pėrkatėsisht ēfarė pėrfiton Kosova nė kėtė rast me kryesimin njėvjeēar tė CEFTA-s, Flamur Keqa tha se

“Po, unė besoj qė Kosova me kryesimin e CEFTA-s tregon qė ka kapacitete qė tė menaxhojė projekte ndėrshtetėrore dhe ndėr-rajonale, tė cilat kalojnė kufijtė e Kosovės. Ka njė domethėnie, sepse nė rast tė suksesit gjatė kryesimit, e rrit imazhin e Kosovės nė Evropė dhe nė botė, poashtu ka edhe aspektin substancial qė tė sensibilizojė pėr disa ēėshtje qė tani janė pengesė, siē ėshtė ēėshtja e njohjes sė vulave tė Kosovės, por edhe disa ēėshtje tjera teknike-praktike”.

Keqa nė vazhdim tha se “ėshtė e vėrtetė se vetė krijimi i kėsaj marrėveshje rajonale ka qenė qė tė bėhet liberalizimi i lirė i qarkullimit tė mallrave, njerėzve e shėrbimeve, mirėp nė praktikė kjo nuk po ndodh pėr Kosovėn. Unė mendoj se disa nga shtetet qė janė anėtare tė CEFTA-s kanė pėrfituar mjaft, sa i pėrket implementimit dhe zbatimit tė saj, por pėr Kosovėn kjo nuk vlen. Kėtė qėndrim unė e kam shprehur kur kam qenė edhe nė mbledhjen e fundit tė CEFTA-s nė Beograd, ku nė mėnyrė shumė publike e kam shprehur mendimin tonė se Kosova nuk ėshtė duke pėrfituar nga kjo marrėveshje, siē po pėrfitojnė shtetet tjera dhe ajo qė vetėm qė nuk po pėrfiton, por ėshtė edhe duke u dėmtuar nė aspektin e tregtimit tė mallrave dhe shėrbimeve.

Kjo arsyetohet edhe mė bllokadėn qė e kanė vendosur dy shtetet fqinje, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina qysh nga fundviti 2008. Nė kėtė drejtim ende nuk kemi kurrfarė lėvizje pozitive nė mėnyrė qė tė zhbllokohet kjo pengesė."

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,45689
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 14:22   34
Citim:
CEFTA, reciprocitet, ose tė braktiset marrėveshja

Pasi qė janė hequr dilemat e kryesimit me Komitetin Drejtues tė marrėveshjes rajonale pėr tregti tė lirė - CEFTA, ekspertėt kanė vėnė nė pikėpyetje arsyeshmėrinė e qėndrimit tė mėtutjeshėm tė Kosovės, nėse Kosova nuk mund t’i realizojė tė drejtat e saj qė garanton marrėveshja.

Drejtori i Departamentit pėr Tregti tė Jashtme nė MTI, Flamur Keqa, thotė se autoritetet vendore do tė punojnė maksimalisht qė Kosova t’i eliminojė problemet me vendet anėtare Bosnjėn dhe Serbinė, ndėrsa sa i pėrket reciprocitetit apo hapave tjera mė radikalė, ėshtė ēėshtje qė hyn nė sferėn e politikave mė tė larta qeveritare.

“Kosova dhe institucionet e saja qeveritare duhet qė tė punojnė dhe tė veprojnė maksimalisht gjatė vitit 2011 pėr tė eliminuar barrierat e vendosura nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina lidhur me mosnjohjen e vulave doganore tė Kosovės, me qėllim qė edhe produktet kosovare ta kenė trajtimin e njėjtė sikurse tė vendeve nė fqinjėsi, si dhe tė implementohet qarkullimi i lirė i mallrave, siē e kėrkojnė marrėveshjet ndėrkombėtare dhe tregu rajonal, i cili duhet tė zbatojė parimet e ekonomisė sė lirė tė tregut”.



Trajtim i barabartė

Ndėrkaq, sa i pėrket reciprocitetit nė rast se kjo marrėveshja nuk eliminon problemet, Flamur Keqa tha: “Masat e reciprocitetit hyjnė nė sferėn e politikave mė tė larta qeveritare dhe pėr implementimin eventual tė kėtyre masave duhet rrjedhimisht qė vendimi i tillė tė aprovohet nga vendimmarrėsit qeveritarė me siguri, duke kryer paraprakisht analiza profesionale lidhur me pasojat vijuese shumėdimensionale”.

Kryeshefi ekzekutiv nė Odėn Ekonomike Amerikane nė Prishtinė, Lekė Musa, thekson se kryesimi i marrėveshjes, si i tillė, ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi, sepse e ngrit Kosovėn nė njė nivel tė barabartė me shtetet tjera anėtare tė CEFTA-s. “Mirėpo, mė e rėndėsishme se kjo ėshtė trajtimi i barabartė sa u pėrket marrėdhėnieve reciproke me vendet anėtare tė CEFTA-s.

Dua tė them se ky kryesim do tė jetė i pavlerė, nėse ne nuk mund tė arrijmė qė tė ndryshojmė qasjen e Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės kundrejt mallrave, tė cilat vijnė nga Kosova”.

Patriotizmi nė mbrojtje tė ekonomisė

Nėse Kosova nuk do tė zgjidhė problemet me Bosnjėn dhe Serbinė nė mandatin e kryesimit, Musa ėshtė shprehur se duhet tė aplikohet reciprociteti.

”Shpresoj se me kryesim do tė ndryshojė kjo ēėshtje nga ana e Serbisė dhe Bosnjės. Nė tė kundėrtėn, mendoj se Kosova nuk duhet tė sillet si e nėnshtruar, mirėpo duhet tė fillojė t’i aplikojė masat e reciprocitetit nė lidhje me produktet e veta”.

Sipas kreut tė OEAK-ut, tani patriotizmi i Kosovės duhet tė manifestohet duke mbrojtur ekonominė e saj.“Ky ėshtė vendi ku duhet treguar patriotizėm, duhet treguar patriotizėm nė mbrojtje tė ekonomisė vendore, nė mbrojtje tė vendeve tė punės... Shpresoj se do tė jetė nė nivel tė detyrės Qeveria e Kosovės sa i pėrket mbrojtjes sė interesave ekonomike tė Kosovės”, ka thėnė Lekė Musa, kryetar i Bordit tė Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė.

Sipas ekspertit tė ekonomisė, Xhevat Meha, Kosova na kėtė marrėveshje ka pasur vetėm pasoja negative. Ai thotė se kjo marrėveshje nė raport me Kosovėn nuk ka realizuar qėllimet dhe nuk ka arsyetuar funksionin e saj. Meha ka shtuar se Ministria e Tregtisė dhe Industrisė nuk ka trysninė e duhur apo ndikimin nė BE si sponsoruese e kėsaj marrėveshje. “Meqė Kosova ėshtė duke u dėmtuar nga kjo marrėveshje, nuk besoj se BE-ja ėshtė e interesuar pėr kėtė dėmtim. Sigurisht se mekanizmat e tyre kanė procedura pėr t’u aktivizuar, por fitohet pėrshtypja qė Ministria dhe Qeveria jonė nuk kanė punuar sa duhet qė t’i vėrė nė lėvizje kėta mekanizma”.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/c...et-marreveshja
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.3.2011, 22:02   35
Citim:
Nė CEFTA, sė bashku me UNMIK-un

Kosova, formalisht e merr kryesimin e CEFTA-s nesėr, mė 11 mars 2011. Nė kėtė takim, vendi ynė do tė pėrfaqėsohet edhe nga pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut, i cili ėshtė nėnshkrues i marrėveshjes.

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari, tha pėr “Kosova Sot” se UNMIK-u ėshtė nėnshkrues i marrėveshjes dhe Kosova merr pjesė nė bazė tė marrėveshjes, e cila ėshtė nėnshkruar nė vitin 2006.

“Megjithatė, vendimi politik dhe pėrmbajtjesor do tė jetė nga institucionet e Kosovės dhe nė kėtė takim do tė shkojė pėrfaqėsuesi i MTI-sė”. Ndėrkaq sa u pėrket modaliteteve tė pjesėmarrjes, znj. Kusari-Lila tha se ėshtė kėrkuar nga Komiteti Drejtues i CEFTA-s qė tė prezantohen vetėm emrat e pjesėmarrėsve, por jo edhe simbolet e shteteve pjesėmarrėse.

“Nė kėtė rast, Kosova do ta ketė rolin e kryesuesit tė CEFTA-s”, ka thėnė ajo.

Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi ka theksuar se kryesimi ėshtė bėrė pėrsėri problematik, duke pasur parasysh rolin e UNMIK-ut, si nėnshkrues i kėsaj marrėveshjeje.

“Ky ėshtė njė problem i trashėguar nga e kaluara dhe do tė jetė shumė vėshtirė tė anashkalohet pa njė marrėveshje tė re ndėrkombėtare”, raporton "Kosova Sot".

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/n...hku-me-unmikun
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2011, 11:10   36
Citim:
Takimi i parė i CEFTA-s mbahet tė premten nė Bruksel

Takimi i parė i CEFTA-s pėr kėtė vit qė nesėr mbahet nė Bruksel, do tė jetė i nivelit teknik, ka deklaruar ministrja e Tregtisė e Industrisė Mimoza Kusari Lila. Qasja do tė jetė konstruktive nė mėnyrė qė edhe Kosova tė nxjerr pėrfitime, ka thėnė ajo.

Mbledhja e radhės ėshtė e nivelit teknik, nuk ėshtė i nivelit politik andaj pėrfaqėsues nga Kosova do tė jetė drejtori i Departamentit tė Tregtisė, Flamur Keqa, tha ministrja Kusari-Lila. Nė takim do tė shikohen mundėsitė e reja pėr zbatimin mė tė re tė marrėveshjes.

“Nuk do tė ketė simbole ose emra tė shteteve, do tė ketė emra tė pėrfaqėsuesve, por simbole tė shteteve nuk do tė ketė sepse dihet qė Kosova ėshtė ende pjesėmarrėse nė kėtė marrėveshje pėrmes njė marrėveshje e cila ėshtė nėnshkruar nga UNMIK-u nė vitin 2006, ndėrsa tri shtetet anėtare tė CEFTA-s nuk e kanė pranuar Kosovėn”.

Mimoza Kusari Lila theksoi se do tė mundohen tė kenė qasje konstruktive e cila i mundėson edhe Kosovės pėrfitime nga kjo marrėveshje pėr tregti tė lirė. “Por gjithsesi si Kosovė jemi tė interesuar qė tė gjitha vendimet politike dhe pėrmbajtjesore pėr marrėveshjen tė bėhen dhe barten nga institucionet e Kosovės dhe ky ėshtė edhe vendimi i institucioneve”.

Ministrja tha se ėshtė me rėndėsi qė tė gjithė pjesėmarrėsit do tė jenė tė nivelit tė barabartė nė takim, pasi asnjėri nuk do tė pėrdorė simbole shtetėrore.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=46488
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:37   37
Citim:
Beqaj kėrkon mbėshtetjen e Maqedonisė nė CEFTA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka kėrkuar pėrkrahjen e Maqedonisė nė zgjidhjen e problemit qė lidhet me respektimin e marrėveshjes sė CEFTA-s, me tė cilėn ballafaqohet Kosova si pasojė e bllokadės qė po i bėhet nga ana e Serbisė dhe Bonjės.

Kėrkesa ėshtė shtruar nė takimin bilateral qė ministri Beqaj ka zhvilluar tė enjten nė Shkup me ministrin e Ekonomisė sė Maqedonisė, Fatmir Besimi, me tė cilin ka diskutuar pėr identifikimin e fushave pėr bashkėpunim ekonomik mes dy vendeve dhe implementimin e marrėveshjes sė bashkėpunimit Kosovė - Maqedoni, tė nėnshkruar nė vitin 2009.

Takimi i ministrit Beqaj ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė vizitės qė presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli nė Maqedoni, me ē’rast ishte organizuar edhe Forumi i Biznesit Kosovė-Maqedoni, nė tė cilin morėn pjesė njė numėr i madh i pėrfaqėsuesve tė biznesit tė tė dyja vendeve.

Beqaj dhe Besimi kanė diskutuar pėr bashkėpunimin nė fushėn e energjisė, minierave dhe telekomunikacioneve, ndėrsa kanė shtruar nevojėn e avancimit tė legjislacionit pėrkatės, me qėllim tė krijimit tė njė mjedisi tė favorshėm pėr investitorėt e huaj.

Me kėtė rast tė dy bashkėbiseduesit janė pajtuar se duhet bėhen hapa konkretė nė identifikimin e projekteve dhe barrierave tarifore me tė cilat ballafaqohen bizneset e tė dy vendeve me synimin lehtėsimin e qarkullimit ekonomik.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,50254
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2011, 15:47   38
Citim:
Kusari-Lila: Reciprocitet ndaj Serbisė dhe BH-sė, brenda javėsh

Prishtinė, 15 maj – Ėshtė “ēėshtje javėsh” vendosja e masave tė reciprocitetit nė tregti, ndaj Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės, pėr tė cilat Qeveria e Kosovės tashmė e ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian.

Kėtė e pohon zv. kryeministrja Mimoza Kusari-Lila, duke pėrkujtuar se problemi ėshtė tek dy shtetet e rajonit qė tash e tre vjet refuzojnė t’i njohin vulat doganore tė Kosovės, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

“Ėshtė ēėshtje javėsh kur do tė merret vendimi pėr aplikimin e masave tė reciprocitetit ndaj shteteve qė nuk i njohin vulat doganore tė Republikės sė Kosovės. Ky ėshtė njė qėndrim qė ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm nacional”, ka thėnė Kusari Lila pėr “Kohėn Ditore” pėrmes telefonit.

Mosnjohja e vulave nga dy shtete sipas saj ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me marrėveshjen e CEFTA-s. Por, prapė sipas saj BE-ja kėrkon qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nė rrugė qė parashihet nė marrėveshjen e CEFTA-s.

“Natyrisht qė qėndrimi i Komisionit Evropian ėshtė qė tė pėrdoren proceduarat pėr zgjidhjen e konflikteve nė kuadėr tė marrėveshjes sė CEFTA-s. Por, deri mė tani kėto procedura nuk janė pėrdorur nga Qeveria e Kosovės, sepse do tė nėnkuptonte qė tė njihej autoriteti i UNMIK-ut, pasi ai do tė duhej tė vepronte nė emėr tė Kosovės. Kėtu ka lidhje edhe mosnjohja e Kosovės nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė”, ka thėnė Kusari - Lila, e cila mban edhe postin e ministres sė Tregtisė dhe Industrisė.

“Nėse nuk ka njė ndryshim tė qėndrimit nga ana e Serbisė nė pranimin e vulave, atėherė u mbetet institucioneve qė tė marrin vendimin pėr ēėshtjen e mosnjohjes sė vulave nga ana e Serbisė”, ka shtuar ajo.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,58914
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2011, 15:52   39
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Masa nuk merret me deklaratė, por merret nė terren, pa paralajmėrim, duke shkaktuar pakėnaqėsi tė drejtpėrdrejtė te pala e prekur. Pėrndryshe deklaratat e tilla pėrdoren pėr letėr higjienike.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2011, 16:24   40
Citim:
Importet nga Serbia, 151 milionė pėr hekur e ēelik

Me vetėm 3 vjet traditė shtetėsie, Kosova vazhdon tė jetė e varur nga importi i materialeve ndėrtimore. Kėshtu, vetėm nė vitin 2010, shteti i Kosovės nga Serbia ka importuar 260 milionė euro mallra ndėrtimore.

Sipas zyrtarėve tė ESK-sė, prej tyre mė shumė se 151 milionė euro janė shpenzuar pėr hekur dhe ēelik, kurse afro 18 milionė pėr artikuj prej guri allēie, ēimentoje asbesti apo materiale tė ngjashme.

Mensure Qerkezi, zyrtare e ESK-sė, duke folur pėr importin e artikujve ndėrtimorė sipas llojeve (kapitujve), ka thėnė se qelqi dhe artikujt prej qelqi janė importuar mallra nė vlerė prej 14 milionė e 813 mijė euro, produkte tė qeramikės nė vlerė 52 milionė e 191 mijė euro, pastaj bakėr dhe artikuj bakri nė vlerė 4 milionė e 714 mijė euro, alumin dhe artikuj tė tij, 16 milionė e 747 mijė euro, si dhe mallra tjera, siē janė nikeli dhe artikujt e tij, plumbi, zinku dhe kallaji me artikujt e tyre etj.

Qerkezi tha se vlera totale e mallrave qė bizneset e Kosovės kanė importuar nė vitin 2010 nga Serbia ka qenė saktėsisht, 259 milionė e 305 mijė euro. /Kosova Sot/

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/i...-hekur-e-celik
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.