Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.5.2011, 22:34   41
Citim:
Kusari-Lila mbledh importuesit e mallrave serbe dhe boshnjake

Prishtinė, 19 maj – Zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila ėshtė takuar sot me importuesit e produkteve nga Serbia. Si thuhet nė njoftimin nga MTI-ja, gjatė kėtij takimi ėshtė biseduar nė lidhje me pasojat e vendimit eventual pėr vėnie tė doganės pėr mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjė-Hercegovina.

“Jemi tė gjithė tė vetėdijshėm pėr problemin qė tre vjet me radhė ėshtė duke rėnduar mbi ekonominė e Kosovės, qė nė veēanti ka prekur prodhuesit kosovarė”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se “humbėsit kryesorė pėr kėto masa do tė jenė eksportuesit serbė dhe tė tjerėt, pasi nė anėn tjetėr ata kosovarė nuk kanė mundur tė eksportojnė pėr arsye tė mos njohjes sė vulave tė UMNIK-ut, si nėnshkrues i marrėveshjes sė CEFTA-s. Si pasojė e kėsaj ekonomia e Kosovės nuk mund tė vazhdojė tė paguajė faturėn e humbjeve dhe deficiteve tregtare”.

Sipas njoftimit, pėrfaqėsuesit e bizneseve qė importojnė nga Serbia dhe Bosnjė-Hercegovina, tė cilėt ishin tė pranishėm nė kėtė takim, janė pajtuar me masat e reciprocitetit qė do tė aplikohen me Serbinė dhe Bosnjė-Hercegovinėn, por kanė shprehur mendimin se kėto masa duhet tė pėrcillen me masa lehtėsuese sa i pėrket politikės fiskale dhe masave tjera nga institucionet e Kosovės.

Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe drejtori i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica, Safet Gėrxhaliu, drejtor i Odės Ekonomike tė Kosovės, si dhe Lekė Musa, drejtor i Odės Ekonomike Amerikane nė Prishtinė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,59510

Citim:
Nga mesi i qershorit, taksa pėr mallrat serbe

Pėr mallrat e importuara nga Serbia, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė ka paralajmėruar se nga mesi i qershorit do tė aplikohen taksat doganore. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga zv.kryeministrja dhe ministrja e MTI-sė, Mimoza Kusari-Lila, gjatė njė takimi me importuesit e produkteve nga Serbia.

Gjatė takimit u bisedua nė lidhje me pasojat e vendimit eventual pėr vėnie tė doganės pėr mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjė-Hercegovina.

“Jemi tė gjithė tė vetėdijshėm pėr problemin qė plot tre vjet me radhė ėshtė duke rėnduar mbi ekonominė e Kosovės, qė nė veēanti i ka prekur prodhuesit kosovarė”, tha zv. kryeministrja Kusari-Lila, duke shtuar se “humbėsit kryesorė pėr kėto masa do tė jenė eksportuesit serbė dhe tė tjerėt, pasi nė anėn tjetėr ata kosovarė nuk kanė mundur tė eksportojnė pėr arsye tė mosnjohjes sė vulave tė UMNIK-ut, si nėnshkrues i marrėveshjes CEFTA-s. Si pasojė e kėsaj, ekonomia e Kosovės nuk mund tė vazhdojė ta paguajė faturėn e humbjeve dhe deficiteve tregtare”, ka thėnė Kusari-Lila.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/n...-mallrat-serbe
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2011, 11:56   42
Citim:
Produktet shqiptare nuk konkurrojnė fqinjėt

Tiranė, 4 qershor - Nė vitin 2007 Shqipėria dhe 6 vende tė tjera tė rajonit nėnshkruan njė marrėveshje tė pėrbashkėt tė tregtisė sė lirė, qė u pagėzua me emrin CEFTA.

Marrėveshja e mbėshtetur fort nga Bashkimi Europian po i jep hov tregtisė nė rajon dhe ka rritur shume shkėmbimet tregtare.

Por sa po pėrfiton ekonomia shqiptare nga kėto zhvillime? Sipas tė dhėnave zyrtare, nė vitin 2010, importet nga 5 vende tė rajonit qė janė pjesė CEFTA-S ishin rreth 391 milionė dollarė ndėrsa eksportet ishin vetėm 164 milion ose 2.4 herė mė tė ulėta.

Vitin e kaluar deficiti tregtar me kėto vende sipas tė dhėnave tė INSTAT ishte rreth 227 milionė dollarė. Bilanci tregtar i Shqipėrisė ėshtė negativ pothuajse me tė gjitha shtetet fqinje. I vetmi vend me te cilin eksportet janė mė tė larta se importet ėshtė Kosova.

Kėto shifra dėshmojnė se produktet shqiptare janė mė pak konkurruese se ato tė vendeve fqinje dhe ekonomia nuk po e kthen nė favor tė saj liberalizimin rajonal tė tregtisė ashtu sic po bėjnė fqinjėt tanė.

Vetėm nė katėr muajt e parė tė vitit fqinji ynė verior Serbia, shiti tek vendet e rajonit 400 milionė dollarė produkte mė shumė se sa bleu nga to. Ndėrkohė qė njė tjetėr shtet qė po pėrfiton terren ėshtė edhe Kroacia.

Tė dhėnat tregojnė se ekonomia shqiptare e ka tė vėshtirė tė konkurrojė jo vetėm me vendet e zhvilluara, por edhe me ato qė kanė ekonomi tė ngjashme si Maqedonia, me tė cilėn vendi ka njė bilanc tregtar negative prej 50 milionė dollarėsh. Tregtia me vendet e rajonit, sipas ekspertėve, shėrben edhe si njė test pėr tė vlerėsuar se sa konkurruese ėshtė ekonomia.

Pasi ndryshe nga vendet e zhvilluara, nė rajon nuk mund tė shesėsh produkte qė bazohen tė krahu i lirė i punės

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,61409
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2011, 21:03   43
Citim:
Dy faza reciprociteti ndaj Serbisė dhe Bosnjės

Prishtinė, 6 qershor 2011 Duke iu referuar situatės sė disfavorshme tė shkėmbimit tė mallrave nė raport me Serbinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė ka vėnė si prioritet ndryshimin e kėsaj situate, duke shkuar nėpėr dy faza.

Fillimisht vendosjen e tarifės doganore 10 % pėr import tė produkteve nga Serbia dhe Bosnja, qė do tė fillojė tė aplikohet nga mesi i qershorit tė kėtij viti. Nė fazėn e dytė do tė aplikohet masa e plotė e reciprocitetit, pėrkatėsisht bllokimi i plotė i importit, tha sot ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari Lila me rastin e prezantimit tė punės sė kėsaj ministrie gjatė 100 ditėshit tė parė.

Sipas Kusari Lila, ministria qė ajo drejton ka bėrė pėrparim tė dukshėm nė implementimin e agjendės legjislative.

http://www.kosova.com/artikulli/72327
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2011, 12:51   44
Citim:
Taksa Serbisė e Bosnjės pas mesit tė qershorit

Kosova do tė vendosė 10% taksa mbi tė gjitha importet nga Serbia dhe Bosnja, ka thėnė ministrja kosovare e Tregtisė, Mimoza Kusari Lila....

Dy vendet, qė nga viti 2008, kanė bllokuar tė gjitha mallrat qė mbajnė vulat e Republikės sė Kosovės.

“Fillimisht, ne do tė vėmė 10 pėr qind taksa dhe kjo do tė jetė njė periudhė testi. Nėse nuk ka ndonjė ndryshim, ne do tė ndalojmė plotėsisht produktet qė vijnė nga Serbia dhe Bosnja”, ka thėnė Kusari Lila pėr Reuters-in.

Sipas saj, taksat doganore do tė zbatohen pas mesit tė muajit qershor.

“Produktet e Kosovės nė Serbi janė duke u bllokuar nė njė kohė kur produktet e Serbisė nė vendin tonė janė rritur rreth 25 pėr qind nė tre vjetėt e fundit”.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=49192
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2011, 21:15   45
Citim:
Nė Prishtinė sot pėr herė tė parė takohet CEFTA

Prishtinė, 30 qershor - Nė Prishtinė sot mbahet takimi i radhės i vendeve anėtare tė CEFTA-s. Takimi mbahet pėr herė tė parė nė Kosovė.

Pjesėmarrjen nė takim e kanė konfirmua tė gjitha vendet anėtare pėrveē Malit tė zi dhe Moldavisė. Takimi do tė mbahet nė zyrėn e Komisionit Evropian, ndėrsa do tė jetė i pranishėm edhe njė delegacion nga Serbia. Nė takim nuk do tė ketė simbole shtetėrore pėr asnjė vend pjesėmarrės.

http://koha.net/?page=1,13,60632

Citim:
Nuk diskutohet embargoja

Pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė CEFTA-s janė duke mbajtur takimin parė nė Prishtinė. Nė kėtė takim, sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, do tė diskutohen ēėshtje tė hapura, si: liberalizimi i tregtisė mbi shėrbime, pastaj zbatimi i CEFTA-s dhe ēėshtje tė tjera nė kuadėr tė kėtij mekanizmi.

Dardana Halimi, kėshilltare nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, tha se takimi ėshtė i ndarė nė dy pjesė - njėra nė kuadėr tė grupit tė ekspertėve tė CEFTA-s, ndėrsa pjesa e dytė do tė jetė njė prezantim nga zėvendėsministrat e vendeve anėtare tė CEFTA-s.

“Ēėshtjet qė do tė diskutohen nė kėtė takim kanė tė bėjnė me mbarėvajtjen e marrėveshjes sė CEFTA-s, portalin e CEFTA-s, memorandumin e mirėkuptimit, zbatimin e CEFTA-s. Po ashtu do tė diskutohen liberalizmi i tregtisė mbi shėrbime, prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i barrierave tė fundit pėr tregtinė dhe shėrbimet, njė projekt i Bankės Botėrore dhe shumė ēėshtje tė tjera qė lidhen me mbarėvajtjen e CEFTA-s”, theksoi Halimi.

Por, bllokimi i produkteve kosovare tash e tre vjet nga Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina nuk do tė diskutohet. Dardane Halimi dha mė shumė hollėsi rreth kėsaj:

“Nė takimin e parė tė CEFTA-s nė Prishtinė nuk ėshtė paraparė tė flitet pėr embargon, pasi ėshtė njė ēėshtje bilaterale nė mes tė shteteve, nė kėtė rast mes Kosovės dhe Serbisė e Bonjė e Hercegovinės. Ēėshtjet qė do tė fliten nė takim janė ēėshtje multilaterale qė pėrfshijnė tė gjithė anėtarėt e marrėveshjes sė CEFTA-s”.

Ekspertėt e ekonomisė thonė se ēėshtja e embargos ėshtė dashur tė jetė nė agjendė tė kėtij takimi. Musa Limani u shpreh:“Sot mbahet mbledhja e CEFTA-s me anėtarėt e saj dhe nė kėtė takim nuk ėshtė shtruar bojkoti i mallrave tė Kosovės nga ana e Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės. Kjo ėshtė e palogjikshme. Kosova, jo vetėm si kryesuese, por edhe si anėtare e barabartė, duhet ta shtrojė ketė problem dhe tė diskutohet, pasi paraqet njė pengesė shumė tė madhe”.

Pėr t’u zgjidhur problemet e prodhuesve kosovarė, sidomos embargoja e mallrave nga Serbia dhe Bosnja, ekspertėt mendojnė se takimi ėshtė dashur tė jetė nė kuadėr tė zyrtarėve mė tė lartė shtetėrorė tė tė gjitha vendeve anėtare.

Limani thekson se kjo ēėshtje duhet tė diskutohet dhe tė zgjidhet.

“Kosova duhet tė jetė nė agjendė - nėse jo sot, duhet ta organizojė njė mbledhje tjetėr, ku me anėtarėt e CEFTA-sė do tė diskutojė pėrse kėto vende sillen nė mėnyrė jo tė drejtė dhe tė merren masa konkrete. Unė jam pėr atė se duhet tė vlejė parimi i reciprocitetit dhėmbė pėr dhėmbė. Ky ėshtė mendimi im”, tha Limani.

Republika e Kosovės, kėtė vit, kryeson Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė me Evropėn Qendrore, mekanizėm ky qė nė 2010-ėn ėshtė udhėhequr nga Serbia.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=125827
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.7.2011, 14:15   46
Citim:
CEFTA pa zgjidhje

Gjasat qė tė zhbllokohet qarkullimi i mallrave kosovare nė Serbi e Bosnjė Hercegovinė janė shumė tė vogla. Kosova as me kryesimin e marrėveshjes sė CEFTA’s nuk po arrin tė adresojė kėtė ēėshtje nė takimet me shtetet anėtare tė kėsaj marrėveshjeje.

Takimi i tretė me radhė, qė kur Kosova ka marrė kryesimin e kėtij mekanizmi, ėshtė mbajtur tė enjten nė Prishtinė, nė tė cilin janė diskutuar shumė ēėshtje, vetėm ajo e bllokadės pėr mallrat kosovare nuk ka gjetur vend nė agjendėn takimit.

Pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė CEFTA’s, pėrveē atyre tė Malit tė Zi dhe Moldavisė, kanė qenė pjesėmarrės nė kėtė takim, ku ėshtė diskutuar pėr liberalizmin e tregtisė mbi shėrbime, zbatimi i kėsaj marrėveshjeje dhe ēėshtje tė tjera nė kuadėr tė kėtij mekanizmi.

E takimi ka qenė i ndarė nė dy pjesė. Njėra nė kuadėr tė grupit tė ekspertėve tė CEFTA-s, ndėrsa pjesa e dytė ka qenė prezantim nga zėvendėsministrat e vendeve anėtare tė kėtij mekanizmi.

Zyrtarė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė thonė se ėshtė e pamundur qė ēėshtja e embargos tė diskutohet nė kėto takime. Bernard Nikaj, kėshilltar nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, thotė se kjo temė nuk mund tė jetė nė agjendėn e takimeve, pasi qė kjo ėshtė ēėshtje bilaterale.

“Ēėshtja e njohjes sė vulave tė Kosovės dhe aplikimit tė doganės janė ēėshtje bilaterale dhe zakonisht nuk janė pjesė e diskutimit nė kėto takime multilaterale. Ekziston arbitrazhi qė i zgjidh kėto shkelje, e pėr kėtė janė fajtore legjislaturat e mėhershme qė nuk e kanė vėnė nė funksion. Anėtarėt e kėtyre shteteve nuk diskutojnė pėr vendime politike, sepse kjo ėshtė ēėshtje bilaterale dhe nė kuadėr tė kėtyre takimeve diskutohet pėr ēėshtjet qė i prekin tė gjithė anėtarėt. Vetėm pas kėsaj, ne do tė aplikojmė tarifėn doganore prej 10 pėr qind pėr Serbinė e Bosnjė Hercegovinėn”, thotė Nikaj.

Drejtori i Departamentit tė Tregtisė, Flamur Keqa, thotė se problemin e bllokadės e kanė ngritur nė nivel tė ministrave tė kėtyre shteteve qysh vitin e kaluar.

“Qė atėherė ky problem ka hyrė nė konkludimet e ministrave dhe prej atij momenti ēėshtja ka vazhduar tė diskutohet”, thotė Keqa. Sipas tij, tani e vetmja mėnyrė pėr tė bllokuar kėto dy shtete, ėshtė ndėrmarrja e masave nė aspektin bilateral.

“Ministrja ka paralajmėruar pėr masat tė cilat do tė zbatojmė ndaj kėtyre dy shteteve dhe nuk ka asgjė tjetėr kėtu”, thotė ai.

Takimi i radhės do tė mbahet nė muajin shtator, nė Prishtinė. Republika e Kosovės, kėtė vit, kryeson Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė me Evropėn Qendrore, mekanizėm ky qė nė 2010-ėn ėshtė udhėhequr nga Serbia.

Pikat kryesore tė takimit ishin mbarėvajtja e marrėveshjes dhe portali i CEFTA-s, memorandumi i mirėkuptimit, zbatimi i kėsaj marrėveshjeje, liberalizmi i tregtisė mbi shėrbime, prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i barrierave tė fundit pėr tregtinė dhe shėrbimet, njė projekt i Bankės Botėrore dhe shumė ēėshtje tė tjera qė lidhen me mbarėvajtjen e CEFTA-s.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,57132
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2011, 15:02   47
Citim:
Kosova dekor nė CEFTA
Arbana Xharra

Javėn e kaluar u mbajt takimi i CEFTA-s nė Prishtinė, u prit qė njė nga temat kryesore do tė jetė bojkoti i mallrave tė Kosovės nga Serbia dhe Bosnja. Kosova si kryesuese e CEFTA-s dhe anėtare e barabartė me vendet e tjera anėtare tė saj, nuk e hapi kėtė problem, as nuk iu kundėrpėrgjigj vendeve qė janė duke shkelur marrėveshjen e CEFTA-s.

Nga ky takim u pa se sa ka peshė realisht Kosova edhe pse e ka privilegjin tė jetė kryesuese e saj. Tė mbahet mbledhje nė Kosovė e tė mos diskutohen pėr problemet tregtare tė kėtij vendi tregon se Kosova nuk ėshtė asgjė tjetėr pos dekor nė kėtė marrėveshje.

Burime brenda institucioneve vendore kanė bėrė tė ditur se ka pasur ndėrhyrje ndėrkombėtare nė agjendė, ndėrkohė qė publikisht ėshtė kamufluar situata reale, e cila megjithatė tė bėn me dije se Kosova nuk ėshtė duke pėrfituar asgjė nga kjo marrėveshje, pėrkundrazi ka humbur shumė.

Qė nga muaji korrik i vitit 2007 kur Kosova ėshtė bėrė anėtare e barabartė me vendet e tjera nė CEFTA deficiti tregtar nuk ėshtė zbutur, pėrkundrazi ai ka mbetur i lartė, vlera e tė cilit kap shumėn 2 miliardė euro.

Nėse ndėrkombėtarėt kanė ndėrhyrė nė agjendėn e takimit tė javės sė kaluar, Kosova qė nė fillim ka qenė e papėrgatitur pėr ta nėnshkruar kėtė marrėveshje. Derisa vendet e tjera anėtare tė CEFTA-s fillimisht pėr tė mbrojtur prodhuesit e tyre kanė vendosur kuota pėr produkte tė caktuara, Kosova nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, duke ua vėshtirėsuar edhe mė shumė prodhuesve vendorė mbijetesėn nė treg.

Me bllokadėn qė nė dhjetor tė vitit 2008, tė cilėn e vendosi Serbia dhe Bosnja ndaj prodhuesve kosovarė, bėri qė eksporti tė ulet pėr 9.7 pėr qind. Qeverisė sė Kosovės iu deshėn tre vjet pėr tė dalė me njė deklaratė, e cila paralajmėroi masa ndėshkuese ndaj kėtyre dy vendeve, vendosjen e taksės doganore prej 10 pėr qind pėr mallrat e tyre, por e cila edhe rezultoi tė dėshtojė.

Serbia po vazhdon qė tė eksportojė me tė madhe mallra nė Kosovė. Tė dhėnat pėr vitin 2010 dhe pesė muajt e parė tė kėtij viti tregojnė se ajo ka futur mallra nė Kosovė nė vlerė prej rreth 300 milionė euro, pa u llogaritur kontrabanda nga ky vend pėrmend pikės 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės.

Serbia ėshtė treguar e pėrgatitur pėr ēfarėdo mase tatimore qė mund tė ndėrmarrė Kosova, duke qenė e gatshme qė edhe nė rast se rritet taksa doganore nė 10 pėr qind tė ulė ēmimet e mallrave vetėm qė tė mos humbė tregun qindramilionėsh nė Kosovė.

Relacioni tregtar me Serbinė ka bėrė qė ajo tė na diktojė edhe ēmimin e bukės, 80 pėr qind e grurit importohet nga Serbia, me ēmim shumė mė tė lartė sesa qė ėshtė nė tregjet e vendeve tė tjera.

Nė anėn tjetėr importuesit kosovarė nuk kanė treguar ndonjė gatishmėri pėr tė prishur marrėdhėniet e tyre biznesore me shtetin serb, prodhime tė cilat nuk po i bojkoton as konsumatori vendor. Kosovės i mbetet qė tė iniciojė njė mbledhje tjetėr, nė tė cilėn do tė diskutojė pėr masat konkrete me Serbinė dhe Bosnjėn.

http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...ekor-ne-cefta/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.7.2011, 21:23   48
Citim:
Kusari Lila: Kosova do tė bllokojė mallrat nga Serbia

"Qeveria e Kosovės do tė presė raundin e ardhshėm tė bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė vendosur masa reciproke, pėrkundrejt produkteve tė Serbisė dhe Bosnjės". Kėshtu ka deklaruar zėvendėskryeministrja, njėherėsh ministre e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila.

“Kemi paralajmėruar dhe qėndrojmė prapa asaj ēfarė kemi thėnė. Publikisht kemi thėnė qė deri mė 15 qershor, atėherė kur ishte paraparė tė mbahej dialogu Prishtinė-Beograd, do tė presim pranimin dhe do tė prezantojmė taksėn prej 10 %, domethėnė taksėn doganore, qė tė mos i trajtojmė Serbinė dhe Bosnjėn si vende tė CEFTA-s.

Ndėrsa, mė vonė, nėse nuk pranohet, atėherė do tė shkojmė me reciprocitet tė plotė, qė do tė thotė bllokim i tėrėsishėm i hyrjes sė mallrave boshnjake dhe serbe nė territorin e Republikės sė Kosovės, pra tė gjitha mallrave qė kanė vulėn e doganave tė kėtyre dy shteteve respektive. Nė atė kohė, ju e dini se takimi i dialogut Prishtinė - Beograd u shty dhe ne morėm sinjale nga Bashkimi Evropian, se Serbia ėshtė e gatshme qė t`i pranojė vulat e doganave, ndėrsa aplikimi i masės doganore mund t`i tėrheqė dhe tė jetė si arsyetim pėr mospranim tė mėtejshėm”, ka thėnė Kusari Lila.

Kusari Lila, qė ka nga marrja e postit tė Ministres sė Tregtisė, ka deklaruar vazhdimisht se Kosova nuk ka tjetėr zgjidhje, por tė veproj si Serbia e Bosnja, tė bllokoj hyrjen e mallrave, por ky vendim deri mė sot nuk ėshtė marrė nga qeveria e Kosovės.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=21923&nid=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2011, 19:31   49
Citim:
CEFTA, kancer pėr ekonominė e Kosovės

Njė hulumtim i realizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) tregon se qė nga viti 2007 e deri mė sot, Kosova ka eksportuar mallra nė vendet qė janė pjesė e marrėveshjes sė CEFTA-s vetėm 255 mijė e 249 euro, ndėrsa pėr tė njėjtėn periudhė ka importuar 2 miliardė e 788 milionė e 691 mijė euro nga vendet tjera.

Sipas hulumtimit, Kosova ka humbur 40 milionė euro eksporte, qė nga bllokada tregtare tė bėrė nga Serbia dhe Bosnja.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=128101
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2011, 17:22   50
Citim:
Kosova nis reciprocitetin me Serbinė dhe Bosnjėn

Prishtinė, 20 korrik - Me njė vendim tė qeverisė bėhen zyrtare masat e reciprocitetit me Serbinė dhe Bosnjėn, sikundėr qė kishte paralajmėruar ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusar Lila.

Duke u nisur nga fakti se kanė dėshtuar arritjet e marrėveshjeve pėr njohjen e vulave doganore tė Kosovės dhe pėr kėmbimin e lirė tė mallrave, nė procesin e dialogut me Serbinė, nė Bruksel, Kosova nuk do tė njohė vulat doganore tė Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės, si dhe do tė aplikojė masėn e tarifės doganore prej 10 pėr qind, pėr mallrat nga ky vend.

“Qeveria inkurajon dhe do tė mbėshtes Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė nė zbatimin e kėtij vendimi”, ka thėnė kryeministri Hashim Thaēi.

Zėvendėskryeministrja dhe ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila ka thėnė se nuk ka vend pėr shqetėsim pėr mungesė tė mallrave, ngase sipas saj, qysh tani kanė shprehur interesim pėr bashkėpunim dhe furnizim me ato mallra pėrfaqėsues nga Mali i Zi, Shqipėria, Kroacia e madje edhe nga Turqia.

Ajo ka thėnė se ėshtė Serbia ajo qė duhet tė shqetėsohet qė e ka humbur njė treg tė tėrė siē ėshtė Republika e Kosovės.

http://www.kosova-sot.info/politike/...ne-dhe-bosnjen

Citim:
Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisė

Me njė vendim tė qeverisė bėhen zyrtare masat e reciprocitetit me Serbinė dhe Bosnjėn, sikundėr qė kishte paralajmėruar ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusar Lila. njė vendim tė Qeverisė sė Kosovės. Me kėtė vendim nuk do tė njihen vulat doganore dhe tė administratės tatimore tė Serbisė dhe Bosnjė Hercegovinės. Po ashtu ndalohen tė gjitha produktet serbe dhe importimi i mallrave qė kanė kėto vula.

Ndėrsa me Bosnjėn sipas kėtij vendimi do tė aplikohet taksa doganore prej 10 % ashtu si e aplikon ky shtet pėr mallrat e Kosovė. Doganat e Kosovės obligohen qe menjėherė tė nisin zbatimin e kėtij vendimi.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes sė Qeverisė tė mėrkurėn se kanė marrė tre vendime qė kanė tė bėjnė me reciprocitetin pėr produktet me origjinė nga seria dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas saj, vendimet janė Kosova nuk i njeh vulat doganore tė Serbisė, vendimi pėr masa tė reciprocitetit qė do tė thotė ndalohet importi i mallrave tė Serisė qė kanė vulėn doganore tė atij shteti.

Ndėrkaq pėr mallrat tė cilėt vijnė nga Bosnjė e Hercegovina do tė ngarkohen me bazė doganore prej 10 pėr qind. Pėr vendimit i cili ka hyrė nė fuqi menjėherė janė njoftuar edhe Policia dhe Dogana e Kosovės ka bėrė tė ditur Kusari-Lila.

Kurse, zėdhėnėsi i Doganave Adriatik Stavileci tha pėr Telegrafin se ata kanė qenė tė kyēur nė proces se si do tė mund tė zbatohet vendimi pėr reciprocitet me Serbinė.

Stavileci deklaroi se ata po e presin zyrtarisht vendimi dhe janė tė gatshėm pėr tė implementuar njė gjė tė tillė.

Nė komunikatėn e Qeverisė rreth kėtyre masave thuhet se “me propozimin e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka miratuar vendimin pėr zbatimin e masave tė reciprocitetit nė shkėmbimin tregtar me Serbinė dhe Bosnjė dhe Hercegovinėn. Duke u nisur nga fakti se kanė dėshtuar arritjet e marrėveshjeve pėr njohjen e vulave doganore tė Kosovės dhe pėr kėmbimin e lirė tė mallrave, nė procesin e dialogut me Serbinė, nė Bruksel, Kosova nuk do tė njohė vulat doganore tė Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės, si dhe do tė aplikojė masėn e tarifės doganore prej dhjet pėr qind, pėr mallrat nga kėto vende”.

“Qeveria inkurajon dhe do tė mbėshtes Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė nė zbatimin e kėtij vendimi”, ka thėnė kryeministri Hashim Thaēi.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=128786
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2011, 17:23   51
allianz
 
Qė tė ketė dopjoefekt duhet zbatuar dhe nga Tirana zyrtare.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2011, 19:32   52
Citim:
Kosova kthen prapa kamionėt serbė

Pas vendimit tė Qeverisė pėr embargon e mallrave qė vijnė nga Serbia pėr nė Kosovė, vijnė dhe njoftimet pėr bllokimet e para tė kamionėve me mallra qė vijnė nga Serbia.

Sipas zyrtarėve tė policisė kufitare njofton se nė pikat kufitare mė Serbinė, deri nė orėn 12:00 , 20 kamionė nuk janė lejuar tė kalojnė nė territorin e Kosovės. Disa kamionė nuk janė lejuar as tė kthehen prapa nė Serbi, duke mbetur kėshtu tė ngujuar nė zonėn neutrale mes kufirit shtetėror, Kosovė – Serbi.

“Nė bazė tė vendimit, ne jemi tė obliguar qė tė gjitha importet tė cilat janė tė pėrcjellura mė dokumente tė shtetit serb, t'i kthejmė mbrapa” ka thėnė me medie Adriatik Stavileci, zėdhėnės nė Doganat e Kosovės.

Sipas tij njė numėr i kamionėve tashmė janė kthyer mbrapa, ndėrsa disa prej tyre po qėndrojnė pranė kufirit.

http://www.kosova-sot.info/politike/...kamionet-serbe
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2011, 10:04   53
Citim:
Serbia paraqet "embargon" para OKB-sė dhe BE-sė

Qeveria e Serbisė ka njoftuar se do tė nisė zgjidhjen e problemit lidhur me ndalimin e hyrjes sė mallrave serbe nė Kosovė.

Zėdhėnėsi Millivoje Mihajlloviē tha ekzekutivi serb do t'i parlajmėrojė edhe Kombet e Bashkuara, edhe Bashkimin Evropian pėr problemin e hyrjes sė mallrave serbe nė Kosovė.

Ai ka vlerėsuar se vendimi ėshtė i njėanshėm dhe bie ndesh me marrėveshjen e CEFTA-s, si dhe pamundėson furnizimin e banorėve serbė nė jug tė Kosovės.

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=128951
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2011, 16:54   54
Citim:
Qeveria vėzhgon rrugėt alternative tė mallrave serbe

Prishtinė, 23 korrik - Mallrat me origjinė nga Serbia mund tė futen nė Kosovė pėrmes Malit tė Zi e Maqedonisė, pasi qė vendimi i Qeverisė sė Kosovės, sipas Mimoza Kusari-Lilės, ministre pėr Tregti e Industri, ndalon vetėm mallrat qė futen nė tregun e Kosovės me vulė doganore tė Republikės sė Serbisė. Por, importuesit e mallrave serbe, sipas saj, nuk duhet ta teprojnė me shfrytėzimin e rrugėve alternative.

“Nėse rritet fluksi i tyre, duke u futur nė Kosovė pėrmes vendeve tė treta, siē ėshtė Maqedonia e Mali i Zi, atėherė do tė shihet dhe mundėsia e bllokimit”, ka thėnė Kusari-Lila.

Kjo masė, sipas saj, do tė merret pėr tė detyruar Serbinė qė tė pranojė vulėn doganore tė Kosovės. Aplikimi i masave tė reciprocitet sipas saj nuk do tė diskutohet nė CEFTA pasi qė tė dyja palėt kanė marrė tė njėjtin vendim, por pritet tė zgjidhet nė mes tė dyja shteteve.

Kusari-Lila tė premten i ėshtė pėrgjigjur edhe kėrkesės sė komunitetit tė biznesit qė tė lejohen tė futen nė tregun e Kosovės kamionėt qė janė ndalur nė Merdar.

“Ata kamionė duhet tė kthehen andej nga kanė ardhur”, ka thėnė Kusari-Lila.

Ndėrmarrjen e kėtyre masave e ka vlerėsuar si tė guximshme komuniteti i biznesit. Por, sipas tyre, duhet tė lėshohet pe pėr kamionėt qė janė ndaluar nė pikėn kufitare nė Merdar mė 21 korrik dhe pas lejimit tė kėsaj ngarkese tė fillohet me embargo kundrejt Serbisė.

Kreu i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, Agim Shahini, pėrmes njė konference shtypi ka kėrkuar qė tė lejohen tė futen nė treg kamionėt qė kanė dokumentacion pėrcjellės tė datės 20-21 korrik pasi qė, sipas tij, ekziston rreziku tė futen ilegalisht nė vend.

http://www.koha.net/?page=1,3,63637
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2011, 18:48   55
Citim:
Industrialistėt shqiptarė pro vendimit tė Kosovės pėr embargo ndaj Serbisė

Industrialistėt e mėdhenj vendas mbėshtesin vendimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr ndalimin e hyrjes sė prodhimeve me certifikatėn e origjinės serbe nė tregun kosovar.

Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, Alb Konfindustria vlerėson, se vendimi i qeverisė sė Kosovės ėshtė i drejtė dhe nė pėrputhje tė plotė me marrėveshjet ndėrkombėtare tė tregtisė sė lire.

Gjithashtu, kėto biznese gjykojnė se vendimi ėshtė I vonuar nė kushtet kur asnjė prodhim me vulėn e certifikatės sė origjinės sė Kosovės nuk lejohet prej vitesh tė hyje nė tregun e Serbisė, duke shkaktuar dėme tė mėdha ekonomike pėr Kosovėn.

Kjo dėshmon pėr shkelje nga ana e Serbisė, tė marrėveshjes CEFTA ndėrmjet vendeve te Ballkanit.

Konfindustria njofton ndėr tė tjera, se bėhet fjalė pėr njė sasi eksportesh me origjinė serbe drejt Kosovės me vlerė qė kalon shifrėn prej 350 milion euro/vit pėrveē dhjetėra milion euro prodhimesh tė tjera serbe, qė janė pjese e kontrabandės.

Gjithashtu, Alb Konfindustria vlerėson se vendimi i mėsipėrm i qeverisė kosovare ėshtė rast i mirė, qė duhet shfrytėzuar pėr shfrytėzimin e plotė si dhe rritjen e kapaciteteve industriale tė Kosovės dhe Shqipėrisė me qėllim plotėsimin e boshllėkut tregtar tė krijuar.


http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=17683

Citim:
Embargoja, shtohen kontrollet nė pikat doganore

Embargoja, shtohen kontrollet nė pikat doganorePRISHTINE-Qeveria e Kosovės ka kėrkuar qė tė shtohen masat e kontrollit nė pikat doganore nė Veri tė vendit dhe tė zbatohet me pėrpikmėri vendimi pėr masat e reciprocitetit me Serbinė.

Kėtė kėrkesė e ka bėrė vete Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari, e cila bashkė me Zėvendėskryeministrin e Parė tė Qeverisė, Behxhet Pacolli dhe Ministrin e Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi kanė vizituar dje disa pika doganore, ku kanė inspektuar se si po zbatohet vendimi pėr ndalimin e mallrave serbe.

Ministrja tha se nė pikat doganore me Serbinė nuk vėrehet ndonjė fluks i madh i kamionėve me mallra qė tentojnė tė hyjnė nė Kosovė.

Ministrja shtoi se autoritetet kosovare inkurajojne 8 kamionėt qė kanė mbetur nė zonėn neutrale nė pikėn kufitare tė Merdarės tė kthehen mbrapsht nė Serbi.

Edhe Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar se policia nuk do tė lejojė qė kamionėt tė cilėt kanė mbetur nė territorin e Kosovės tė bllokojnė rrugėn, ashtu siē ėshtė paralajmėruar.

Mė 20 korrik, Qeveria e Kosovės mori njė vendim pėr zbatimin e masave tė reciprocitetit ndaj produkteve tė Serbisė, ndėrsa ka vendosur taksa doganore prej 10 pėr qind pėr produktet e Bosnjė e Hercegovinės.

http://www.balkanweb.com/kosova/balkanweb-66766.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2011, 23:11   56
Citim:
Embargoja shkelet nė veri nga EULEX-i

Vulat doganore tė Serbisė do tė vlejnė edhe mė tej nė veri tė Kosovės. Zėdhėnėsja e komponentit tė doganave tė EULEX-it, Aleksandra Xhorxh, ka thėnė se gjithēka ėshtė duke u diskutuar.

“EULEX-i ėshtė i njoftuar me vendimin Qeverisė sė Kosovės dhe ne ėnde jemi duke e diskutuar fushėveprimin dhe efektin e kėtij vendimi. Nė vazhdim janė duke u bėrė disa diskutime me zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės pėr tė parė pasojat e kėsaj”, ka thėnė Xhorxh, raporton Radio Kosova.

Mosrespektimin vendimit tė Qeverisė pėr masėn e reciprocitetit nė portat 1 dhe 31 e ka konfirmuar edhe vetė kreu i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica. Ai ka thėnė se Kosova nuk do tė mund tė vejė masė tė plotė reciprociteti. Javėn e kaluar Qeveria e vendit, pas shumė paralajmėrimeve, ka vendosur masėn e reciprocitetit tė mallrave me Serbinė dhe atė tė 10 pėrqindėshit tė doganės pėr Bosnjė e Hercegovinėn.

Por, ky vendim del tė jetė i vlefshėm vetėm pėr dy pika doganore, pėrderisa e njėjta nuk do tė vlejė edhe mė tej pėr pikat kufitare tė veriut. Si pasojė, importuesit e mallrave do tė mund lirisht tė shfrytėzojnė pikat 1 dhe 31.

Qeveria e Kosovės thotė se ėshtė shumė e vendosur qė deri nė fund tė aplikojė masat e reciprocitetit, derisa Qeveria e Serbisė tė njohė vulat e Doganave tė Kosovės. Ky ėshtė konkluzioni qė ka dalė nga takimi qė u mbajt tė hėnėn nė selinė e Odės Ekonomike tė Kosovės, nė kuadėr tė koordinimit sa mė tė mirė tė veprimeve tė institucioneve tė Kosovės, me synim qė masat e reciprocitetit tė jenė sa mė efikase. Naim Huruglica, drejtor i Doganave tė Kosovės, ka sqaruar se pikat kufitare nė veriun e Kosovės edhe ashtu kanė qenė problematike para masave tė reciprocitetit, mirėpo pėr momentin nė kėto dy pika kufitare nuk po vėrehen shenja tė kontrabandės. Por, Huruglica theksoi se EULEX-i nuk e ka ndryshuar qasjen e tyre ndaj hyrjes sė mallrave serbe, edhe pas aplikimit tė masave tė reciprocitetit. Sipas tij, megjithatė gėzon fakti se nė 24 orėt e fundit, nėpėrmes kėtyre dy pikave nė veriun e Kosovės janė futur vetėm 58 kamionė me mallra, pėr dallim tė njė ditė mė parė, kur janė kishin hyrė 150 kamionė, shkruan "Kosova Sot".

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/e...hkelet-ne-veri

Citim:
EULEX-i po shkel “embargon”

25 korrik 2011 - Ēėshtja e masės sė reciprocitetit qė ka vėnė Qeveria e Kosovės ndaj mallrave tė Serbisė nuk po zbatohet nė veri tė vendit.

EULEX ka njoftuar se kjo ēėshtje ka komplikuar gjėrat dhe vendimi i qeverisė ėshtė duke u diskutuar. Kreu i doganave tė Kosovės, Naim Huruglica ka konfirmuar pėr Radio Kosovėn se EULEX-i nuk po zbaton vendimin.

Vulat doganore tė Serbisė do tė vlejnė edhe mė tej nė veri tė Kosovės. Vendimi i qeverisė sė vendit pėr vėnien e masės sė reciprocitetit me Serbinė, sipas EULEX-it dhe doganave tė Kosovės, ėshtė i pjesshėm, ngase ky vendim nuk po zbatohet nga misioni i BE-sė pėr sundim tė ligjit nė veri tė Kosovės.

Zėdhėnėsja e komponentit tė doganave tė EULEX-it, Aleksandra George ka thėnė se gjithēka ėshtė duke u diskutuar. “EULEX-i ėshtė i njoftuar me vendimin e Qeverisė sė Kosovės. Ne ende jemi duke e diskutuar fushėveprimin dhe efektin e kėtij vendim. Nė vazhdim janė duke u bėrė disa diskutime me zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės pėr tė parė pasojat e kėsaj” , ka thėnė George.

Mos respektimin e vendimit tė qeverisė pėr masėn e reciprocitetit nė portat 1 dhe 31 e ka konfirmuar edhe vetė kreu i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica. Ai ka thėnė se Kosova nuk do tė mund tė vejė masė tė plotė reciprociteti.

Javėn e kaluar Qeveria e vendit ka vendosur masėn e reciprocitetit pėr mallrat nga Serbia dhe taksėn doganore prej 10 pėr qind pėr mallrat nga Bosnjė e Hercegovina.

Por ky vendim po respektohet vetėm nė dy pika doganore, ndėrsa nė pikat doganore nė veri edhe mė tej nuk po respektohet.

http://www.gazetalajm.info/ekonomi/1...-embargon.html

Citim:
EULEX-i tė mbėshtesė masat e reciprocitetit

(E plotėsuar) Moszbatimi i ligjit nga ana e EULEX-it nė tė gjitha pikat doganore tė vendit vendimin pėr masat e reciprocitetit e bėn gjysmak dhe jo fuqiplotė. Kėshtu ėshtė thėnė nė takimin e organizuar tė hėnėn nga Aleanca Kosovare e Biznesit me biznese tė ndryshme tė Kosovės dhe me ministren e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari Lila.

Ēėshtja e masės sė reciprocitetit qė ka vėnė Qeveria e Kosovės ndaj mallrave tė Serbisė si duket nuk po zbatohet nga ana e EULEX-it dhe ky vendim del tė jetė i vlefshėm vetėm pėr dy pika doganore, pėrderisa e njėjta nuk do tė vlejė edhe mė tej pėr pikat kufitare tė veriut 1 dhe 31.

Agim Shahini, kryetar i Agjencisė Kosovare tė Biznesit (AKB), ka thėnė se moszbatimi i ligjit nga ana e EULEX-it nė tė gjitha pikat doganore tė vendit vendimin pėr masat e reciprocitetit e bėn gjysmak dhe jo fuqiplotė.

“Neve na brengos fakti i EULEX-it qė ky vendim nuk zbatohet nė ato dy pika dhe e bėn kėtė vendim tė jetė gjysmak, tė jetė i zbehur, tė jetė karshi kėrkesave dhe dėshirave qė tė vendoset rendi dhe ligji jo fuqiplotė. Prandaj i bėjmė ftesė institucioneve vendore tė Kosovės, institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė, Brukselit, dhe tė gjithėve qė vendimet e Qeverisė tė zbatohen nė tėrė territorin e Kosovės, e nė kėtė rast ata po e thyejnė vendimin rendin dhe ligjin, i cili ėshtė marrė nė miratim tė Qeverisė sė Kosovės. Nėse nuk do tė zbatohet ky ligj dhe ky vendim nė pikėn 1 dhe 31 do tė ndodhin sfida tė mėdha pėr qytetarėt e Kosovės do tė ndahen konsumatorėt nė mes tė komunitetit serb”, ka thėnė Shahini.

Ndėrsa, ministrja e Industrisė dhe Tregtisė Mimoza Kusari Lila ka theksuar se volumi i tregtimit nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri, nė ditėn e dytė pas hyrjes nė fuqi tė vendimit, ėshtė pėrgjysmuar.

“Unė e kuptoj edhe skepticizmin dhe dyshimet e juaja pėr pikat 1 dhe 31. Mė lejoni t’ju them qė volumi i tregtimit pėrmes kėtyre dy pikave qė nė ditėn e dytė tė hyrjes nė fuqi tė vendimit ėshtė pėrgjysmuar kryesisht duke pasur maune ose kamion qė hyjnė me mall nga vendet e treta, gjegjėsisht maune ose kamion qė bartin produkte qė nuk i kanė vulat e doganave tė Serbisė, por kanė kaluar transit pėrmes Serbisė”, ka thėnė Kusari-Lila.

Pėr mė tepėr, ministrja Kusari-Lila ka thėnė se vendimi pėr masat e reciprocitetit nuk ka pėr qėllim ndarje etnike, por ka vetėm karakter ekonomik dhe nuk ekziston asnjė ide qė Kosova tė ndahet nė dy zona doganore.

“Ky vendim nuk ka njė ndarje etnike, por e ka njė karakter tėrėsisht ekonomik. Nuk ėshtė ideja qė Kosova tė ndahet nė dy zona doganore ose tė blejė njė palė me rregulla pėr popullatėn serb, ndėrsa njė palė pėr atė shqiptare, por qė tė ketė njė rregull tė qartė nė tregun e Republikės sė Kosovės dhe qė tė ketė njė zbatim tė drejtė tė ligjit nė gjithė territorin e republikės sė Kosovės”, ėshtė shprehur Kusari-Lila.

Qeveria e Kosovės mė 20 korrik ka marrė vendim pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind.

Vendimi ėshtė bazuar nė faktin se kanė dėshtuar arritjet e marrėveshjeve pėr njohjen e vulave doganore tė Kosovės dhe pėr kėmbimin e lirė tė mallrave, nė procesin e dialogut me Serbinė, nė Bruksel.

Por ky vendim del tė jetė i vlefshėm vetėm pėr dy pika doganore pėrderisa e njėjta nuk do tė vlejė edhe mė tej pėr pikat kufitare tė veriut. Pėr pasojė, importuesit mallrave do tė mund tė shfrytėzojnė lirisht pikat 1 dhe 31, por mallrat pasi nuk do tė zhdoganohen, do tė konsiderohen ilegale.

EULEX ka njoftuar se kjo ēėshtje ka komplikuar gjėrat dhe vendimi i qeverisė ėshtė duke u diskutuar.

Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina janė shtetet, tė cilat qė nga viti 2008 kanė bllokuar produktet kosovare, nė kuadėr tė marrėveshjes pėr tregtinė e lirė CEFTA. /kosovapress/

Bizneset serbe ankohen nė BE pėr Kosovėn

Oda e Tregtisė sė Serbisė, Kėshilli pėr Investitorėt e Huaj, Oda Ekonomike Amerikane e Serbisė dhe Klubi “Biznesmeni” kanė kėrkuar sot nga Bashkimi Evropian qė ta anulojė vendimin e qeverisė kosovare pėr ndalimin e mallrave qė hyjnė nga Serbia nė Kosovė.

Qeveria e Kosovė ka marrė kėtė vendim nė javėn e kaluar, pasi qė Serbia ka mė shumė se dy vjet qė nuk i njeh vulat doganore tė Kosovės, dhe rrjedhimisht, mallrat kosovare nuk mund tė futen nė shtetin serb.

Qeveria e ka quajtur kėtė “masė reciprociteti”.

Nė nje letėr tė hapur pėr komisionerin pėr Zgjerim tė BE-sė, Shtefan Fyle, shoqatat e biznesit shkruajnė se Kosova me kėtė po e shkel marėveshjen e CEFTA-s.

“Ju drejtohemi juve, dhe institucioneve tjera pėrgjegjėse evropiane me inciativėn, qė nė mėnyrė urgjente tė aktivizohen tė gjithė mekanizmat pėr tė anuluar vendimin pėr hyrjen e mallrave nga Serbia”, thuhet mes tjerash nė letrėn qė e transmetojnė mediat serbe.

Aty thuhet se ekonomia nė Serbi, si kompanitė vendėse ashtu edhe ato ndėrkombėtare, tashmė janė dėmtuar nga ‘embargoja’ kosovare.

EULEX nuk zbaton vendimin e Qeverisė

Ēėshtja e masės sė reciprocitetit qė ka vėnė Qeveria e Kosovės ndaj mallrave tė Serbisė nuk do tė zbatohet nė veri tė vendit. EULEX ka njoftuar se kjo ēėshtje ka komplikuar gjėrat dhe vendimi i qeverisė ėshtė duke u diskutuar. Kreu i doganave tė Kosovės, Naim Huruglica ka konfirmuar pėr Radio Kosovėn se EULEX-i nuk po zbaton vendimin.

Vulat doganore tė Serbisė do tė vlejnė edhe mė tej nė veri tė Kosovės. Vendimi i qeverisė sė vendit pėr vėnien e masės sė reciprocitetit me Serbinė sipas EULEX-it dhe doganave tė Kosovės ėshtė i pjesshėm, ngase ky vendim nuk po zbatohet nga misioni i BE-sė pėr sundim tė ligjit nė veri tė Kosovės.

Zėdhėnėsja e komponentit tė doganave tė EULEX-it, Aleksandra George ka thėnė se gjithēka ėshtė duke u diskutuar. “EULEX-i ėshtė i njoftuar me vendimin Qeverisė sė Kosovės. Ne ende jemi duke e diskutuar fushėveprimin dhe efektin e kėtij vendim. Nė vazhdim janė duke u bėrė disa diskutime me zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės pėr tė parė pasojat e kėsaj” , ka thėnė George.

Mos respektimin vendimit tė qeverisė pėr masėn e reciprocitetit nė portat 1 dhe 31 e ka konfirmuar edhe vetė kreu i doganave tė Kosovės, Naim Huruglica. Ai ka thėnė se Kosova nuk do tė mund tė vejė masė tė plotė reciprociteti.

Javėn e kaluar Qeveria e vendit pas shumė paralajmėrimeve ka vendosur masėn e reciprocitetit tė mallrave me Serbinė dhe atė tė 10 pėrqindėshit tė doganės pėr Bosnjė e Hercegovinėn.Por ky vendim del tė jetė i vlefshėm vetėm pėr dy pika doganore pėrderisa e njėjta nuk do tė vlen edhe mė tej pėr pikat kufitare tė veriut. Pėr pasojė, importuesit mallrave do tė mund tė shfrytėzojnė lirisht pikat 1 dhe 31. Por mallrat, pasi nuk do tė zhdoganohen, do tė konsiderohen ilegale.

Prodhimet maqedonase vėrshojnė Kosovėn?

Kompanitė prodhuese dhe tė distribuimit nė Shkup bėjnė tė ditur se janė shtuar kėrkesat pėr nė tregun kosovar dhe se janė rritur kapacitetet e eksportit tė mallrave prodhuese. Pas embargos sė Kosovės ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, prodhimet e Maqedonisė kanė vėrshuar masivisht nė tregun kosovar.

Kompanitė prodhuese dhe tė distribuimit nė Shkup bėjnė tė ditur pėr agjencinė e lajmeve INA se kėrkesat janė shtuar pėr nė tregun kosovar dhe se janė rritur kapacitetet e eksportit tė mallrave prodhuese. Njė pjesė e mallrave edhe pse janė me origjinė nga Serbia, ato megjithatė shpėrndahen edhe nė Maqedoni dhe mė pas kalojnė edhe nė Kosovė.

Oda Ekonomike e Maqedonisė Veriperėndimore (OEMVP) vlerėson se kjo embargo mundėson rritjen e shkėmbimit tregtar dhe eksportit drejt Kosovės. "Me pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve tregtare midis Serbisė dhe Kosovės, po hapet mundėsia pėr rritjen e eksportit tė prodhimeve ushqimore nga vendi ynė drejt Kosovės", deklaroi kryetari i OEVMP-sė, Menderes Ku[i.

OEMVP ka nisur hartimin e strategjive pėr tė dominuar nė tregun kosovar dhe se pritet intensifikimi i takimeve direkte, forumeve dhe panaireve. Lidhur me shpėrndarjen e kėtyre mallrave nė Kosovė informojnė edhe nga kompania Dauti-Com, e cila ka pėrfaqėsinė e saj nė Kosovė, por edhe ka rritur kapacitetet e eksporteve pėr shkak tė kėrkesės sė shtuar.

Prodhimet ushqimore, prodhimet e ndėrtimit dhe prodhime tė tjera prijnė nė listėn e eksportit dhe se ato variojnė varėsisht nga kėrkesat qė vijnė nga tregu kosovar.

Maqedonia deri tani pėr ēdo vit shėnon suficit nė tregtinė me Kosovėn, mirėpo njė e treta e eksportit dominon nga derivatet e naftės nga rafineria OKTA nė Shkup. Mallrat dhe prodhimet e ndryshme nga Maqedonia vazhdojnė tė jenė tė pranishme dhe tė kėrkueshme nė Kosovė, edhe pėrkundėr pranisė sė fundit tė kompanive sllovene dhe kroate, ndėrsa kohėve tė fundit edhe tė kompanive bullgare. (INA)

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,58896
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2011, 23:32   57
Citim:
Serbia kėrkon nga CEFTA qė tė zgjidhė problemin e bllokadės

Beograd, 25 korrik – Ministria e Ekonomisė dhe Zhvillimit Rajonal e Serbisė i ka dėrguar sot letėr shefit tė UNMIK-ut, Robert Sorenson, si pėrfaqėsues i kryesuesit tė marrėveshja CEFTA (sivjet siē dihet CEFTA-n e kryeson Kosova), me tė cilėn kėrkon konsultime urgjente rreth vendimit tė Prishtinės pėr tė ndaluar mallrat nga Serbia, raporton agjencia serbe Tanjug.

Shefi i Zyrės sė Qeverisė sė Serbisė pėr marrėdhėnie me media, Millivoje Mihajlloviē, i ka thėnė kėsaj agjencie se vendimi i Prishtinės nė kėtė letėr karakterizohet si shkelje flagrante e Marrėveshjes pėr zonėn e tregtisė sė lirė nė Evropėn Qendrore (CEFTA), dhe kėrkon qė tė ndėrmerren hapa urgjentė nė mėnyrė qė ky vendim tė suspendohet.

“Presim reagim urgjent nė kuadėr tė CEFTA-s dhe pastaj me rrugė diplomatike do tė bėhen konsultime me BE-nė dhe disa shtete, nė mėnyrė qė tė zgjidhet problemi”, ka thėnė Mihajlloviē.

Afati pėr zgjidhjen e kontestit nė kuadėr tė CEFTA-s ėshtė 90 ditė, dhe pastaj Serbia mund t’i drejtohet ndonjė gjyqi tė arbitrazhit, raporton Tanjug.
Ndihmės-ministrja e Ekonomisė dhe Zhvillimit Rajonal e Serbisė, Vojana Todoroviē, ka thėnė se rrethanė vėshtirėsuese me rastin e inicimit tė kėsaj procedure ėshtė se Serbia duhet t’i drejtohet kryesuesit tė CEFTA-s, dhe kjo ėshtė Kosova, mandati i sė cilės ėshtė nga janari deri nė fund tė vitit.

http://www.koha.net/?page=1,15,63917
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2011, 18:40   58
Citim:
Bizneset kosovare mbėshtesin masat e reciprocitetit

Prishtinė, 26 korrik 2011 - Pėrfaqėsuesit e biznesit dhe asociacionet e biznesit e pėrshėndetėn vendimin e ndėrmarrė nga ana zv.kryeministres, Mimoza Kusari Lila, pėr masat e reciprocitetit ndaj Serbisė dhe Bosnjė e Hercegovinės dhe inkurajuan opinionin se nuk do tė ketė mungesė tė produkteve.

Ata premtojnė se produktet e deritashme tė iportuara nga kėto vende, do tė zėvendėsohen me produkte mė cilėsore dhe mė tė lira nga vendet tė tjera dhe pse jo edhe nga ato tė prodhuara nė Koosovė.

Edhe nė takimin e zhvilluar nė ambientet e Aleancės Kosovare tė Biznesit, vendimi pėr masat e reciprocitetit u mbėshtet nga tė pranishmit. Kryesuesi i AKB Agim Shahini, tha se ky vendim ka qenė mėse i nevojshėm dhe se duhet qė gjejė mbėshtetjen e institucioneve ndėrkombėtare.

Po ashtu edhe gjatė kėtij takimi bizneset kosovare e mbėshtetėn vendimin e ditėve tė fundit dhe premtuan se do tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė sjellė mė tė mirėn pėr konsumatorin, pasi nė kėtė pike ata nuk kanė njė konkurent tė padenjė nė tregun e tyre.

http://www.kosova.com/artikulli/73747

Citim:
Bizneset serbe ankohen nė BE pėr Kosovėn

Oda e Tregtisė sė Serbisė, Kėshilli pėr Investitorėt e Huaj, Oda Ekonomike Amerikane e Serbisė dhe Klubi “Biznesmeni” kanė kėrkuar sot nga Bashkimi Evropian qė ta anulojė vendimin e qeverisė kosovare pėr ndalimin e mallrave qė hyjnė nga Serbia nė Kosovė.

Qeveria e Kosovė ka marrė kėtė vendim nė javėn e kaluar, pasi qė Serbia ka mė shumė se dy vjet qė nuk i njeh vulat doganore tė Kosovės, dhe rrjedhimisht, mallrat kosovare nuk mund tė futen nė shtetin serb.

Qeveria e ka quajtur kėtė “masė reciprociteti”.

Nė njė letėr tė hapur pėr komisionerin pėr Zgjerim tė BE-sė, Shtefan Fyle, shoqatat e biznesit shkruajnė se Kosova me kėtė po e shkel marrėveshjen e CEFTA-s.

“Ju drejtohemi juve, dhe institucioneve tjera pėrgjegjėse evropiane me iniciativėn, qė nė mėnyrė urgjente tė aktivizohen tė gjithė mekanizmat pėr tė anuluar vendimin pėr hyrjen e mallrave nga Serbia”, thuhet mes tjerash nė letrėn qė e transmetojnė mediet serbe.

Aty thuhet se ekonomia nė Serbi, si kompanitė vendėse ashtu edhe ato ndėrkombėtare, tashmė janė dėmtuar

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=129543
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2011, 18:41   59
Citim:
Bllokimi i mallrave serbe ul ēmimet nė Kosovė

Vendimi pėr ndalimin e mallrave nga Serbia nė Kosovė nuk ka rezultuar me impakte negative pėr konsumatorėt kosovarė. Ēmimet vazhdojnė tė jenė njėsoj pėrderisa mall ka me bollėk.

Rezultatet negative pritet tė reflektohen nė Serbi ku parashihen humbjet e milionave nga pamundėsia e eksportit tė mallrave tė tyre nė Kosovė, shkruan “Koha Ditore.

“Nuk ėshtė vėrejtur asnjė impakt negativ te ne. Pėrkundrazi kemi shenja se prodhuesit tanė janė pėrgatitur tė marrin vetėn pėr tu ofruar konsumatorėve produkte me ēmime edhe mė tė ulėta. Vendimi ėshtė nė fuqi dhe do tė jetė pėr masat e reciprocitetit”, ka thėnė Bernard Nikaj kėshilltar i ministres sė Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, e cila nė fillim tė javės morri vendimin pėr vendosjen e masave tė reciprocitetit pėr shtetet e CEFTA-sė qė nuk i njohin vulat e Kosovės.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,58861
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2011, 20:49   60
Citim:
Kreu i Komunės sė Preshevės kėrkesė pėr anashkalim tė prodhimeve tė Luginės

Komuna e Preshevės
Kabineti i Kryetarit

Tel: +381 17 669137, 669 786, fax: +381 17 660 320
Mob. +381 63 10 62 962
e-mail: ragmiu@hotmail.com

REPUBLIKA E KOSOVĖS
MINISTRIA E TREGTISĖ DHE INDUSTRISĖ
z-nja: Mimoza Lila Kusari


K Ė R K E S Ė

E nderuara ministre e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nė pamundėsi tė njė takimi tė shpejtė pėr shkak tė agjendės tuaj tė ngjeshur me punė, Ju drejtohem me shkrim.

Ne si institucione tė Komunės sė Preshevės dhe unė personalisht nė cilėsin e kryetarit tė Komunės Ju pėrgėzojmė per vendimin tuaj adekuat tė vendosjes sė masave tė reciprociteteit bashkė me qeverinė e Republikės sė Kosovės ndaj Serbisė nė lidhje me tregtinė e ndėrsjelltė tė mallrve nga dy vendet fqinje.

Me zbatimin e kėtyre masave prodhuesit Preshevar menjėherė u ballafaquan me problemin e plasimit tė prodhimeve tė tyre nė tregun e Republikės sė Kosovės i cili ėshtė destinacion i vetėm pėr ta. Kėto prodhime janė simbolike pėr tregun Kosovar por pėr ne si komunė shqiptare e mbetur nė Serbi janė shumė tė rėndėsishme duke marrė parasysh gjendjen e rėnduar ekonomike dhe sociale tė kėsaj ane Shqiptare.

Kėrkojmė nga Ju si ministre qė tė keni mirėkuptim maksimal pėr prodhimet tona dhe nė bazė tė mundėsive tuaja si istitucione qeveritare tė bėni njė pėrjashtim pėr prodhuesit tanė si qė janė:

FLUIDI, ( prodhues i pijeve joalkoolike )
METAL-VM, ( prodhues i kaldove pėr nxemje dhe prodhime tjera nga metali )
EUROPLAST, ( prodhues i masave plastike )
DODA, ( prodhues i produkteve tė qumshtit )
FONTANA ( prodhues i produkteve tė qumshtit ) e tė tjerė.

Me sinqeritein mė tė madhė Ju lusim qė t’a shqyrtoni kėtė kėrkesė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr prodhuesit shqiptar tė Komunės sė Preshevės, si dhe popullatėn e tėrė Komunės sė Preshevės. Gjer tani prodhuesit shqiptar tė Komunės sė Preshevės vazhdimisht kanė qenė tė bojkotuar nga konsumatorėt serb, e tani edhe nga konsumatorėt e Kosovės. Me kėtė rast marrin fund prodhuesit shqiptar tė komunės sė Preshevės me prodhimet e tyre. Kjo rrit edhe mė papunėsinė nė Komunėn e Preshevės nė shkallė mė tė lartė edhe ashtu tė shprehur nė nivelin 70% e qytetarėve tė aftė pėr punė janė tė papunėsuar !

Me respekt
Ragmi Mustafa
Kryetar i Komunės sė Preshevės

http://www.kosovalindore.com/lajme/r...es-se-kosoves/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.