Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.6.2008, 11:03   1

Shkrim i cituar Z1: Eksperimentimi me sistemin arsimor


-
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.6.2008, 11:20   2

Shkrim i cituar Tiranė, 79% e nxėnėsve: S’marrim dijet e nevojshme


Ky ėshtė mendimi i 79% tė nxėnėsve tė shkollave 9-vjeēare e gjimnazeve tė vendit sipas studimit tė UNFPA-sė. Pėr ta, shkolla nuk pėrmbush detyrimin pėr t'i arsimuar sipas standardeve. Ajo nuk u jep atyre dijet e nevojshme pėr tė ardhmen. Kanė pak njohuri pėr tė drejtat e tyre ligjore, si dhe njė mungesė tė theksuar informacioni.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=15110
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2008, 17:54   3

Shkrim i cituar Z1: Eksperimentimi me sistemin arsimor


Citim:
“Bolonja” dhe ngėrēet e eksperimentimit!
Erlis Hereni

Para ca kohėsh kam shkruar pjesėn e parė tė kėtij artikulli qė me sa duket do tė duhet tė shndėrrohet nė njė buletin informativ pėr grupet e interesit qė preken direkt nga “eksperimentimet” e panumėrta dhe shumė tė dėmshme e tė pashpjegueshme qė po bėhen nga nėpunėsit e MASH-it, doemos me urdhėr tė ministrit, z. Genc Pollo, nėn moton: Reforma nė Arsimin e Lartė.

Nė artikullin e parė shqetėsohesha se mos kėndvėshtrimi i njė drejtuesi studentor, deklaratat apo opinionet e tij do tė paragjykoheshin si tendencioze dhe tė njėanshme, siē ndodh rėndom, dhe e shpreha mendimin tim tė vėzhguar nga optika e njė studenti tė arsimuar nėn efektet e “Deklaratės sė Bolonjės”, tė zbatuar sipas kushteve tė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė.

Por ja qė MASH-i nuk e vuri ujin nė zjarr, jo vetėm pėr artikullin tim e tė shumė ekspertėve e akademikėve, por pėrkundrazi, vazhdon e lėshon, me tė njėjtin kryeneēėsi, udhėzime frenuese qė pengojnė punėn e universiteteve dhe nė fund tė fundit, janė barrė nė kurrizin e studentėve dhe sidomos tė familjeve tė tyre.

Tre vite mė parė, nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ku studioj, ashtu si nė shumė fakultete tė tjera tė Universitetit tė Tiranės e mė gjerė, filloi zbatimi i direktivave tė Kartės sė Bolonjės. Kjo ishte jo vetėm njė ambicie e drejtuesve tė arsimit tė lartė, por edhe njė kėrkesė qė na afronte sadopak drejt integrimit evropian.

Ky proces kaq i rėndėsishėm, dhe pėr mendimin tim i domosdoshėm, jo vetėm pėr reformėn nė arsimin e lartė shqiptar, por edhe pėr ekuivalentimin e diplomave dhe krediteve universitare shqiptare nė Evropė, vazhdon tė keqpėrdoret nga qeveritarėt shqiptarė pėr pėrfitime elektorale.

Por ja qė tre vjet nga mandati 4-vjeēar i qeverisė kaluan shumė shpejt. E sė bashku me to u plotėsuan edhe 180 kredite (ETCS) tė trevjeēarit Diplomė e Nivelit tė Parė (DNP) sipas “Bolonjės”. Por tani nė fund, njė muaj para diplomimit “Bachelor”, informohemi nga drejtuesit e irrituar tė fakulteteve dhe rektorati i Universitetit tė Tiranės se rregullat e lojės na paskan ndryshuar.

Ndryshe nga broshura e shpėrndarė nė fillim tė vitit tė parė qė premtonte shkollim pasuniversitar Master njėvjeēar profesional ose Master dyvjeēar kėrkimor shkencor pa pagesė, ligji nr. 9741 i datės 21.05.2007, jep mundėsi ndjekjeje Masteri njėvjeēar Mėsuesie me pagesė ose Diplomė tė Nivelit tė Dytė (DND) dyvjeēare. D.m.th. titujt e diplomave tė ofruara krahas diplomės katėrvjeēare ekzistuese janė ose 3 + njė vit Master me pagesė, ku shifra i kalon 1500 euro, ose 3 + dy vjet diplomė e nivelit tė dytė DND, ku studenti humbet njė vit tė mundshėm pune dhe ka njė diplomė tė barabartė me ato ekzistueset tė sistemit tė vjetėr 4-vjeēar, duke marrė parasysh qė nė Shqipėri nuk ekziston njė akreditim i mirėfilltė pėr universitetet dhe diplomat qė ata lėshojnė.

E theksova premtimin pėr Master profesional pa pagesė, sepse Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja ashtu edhe i Historisė dhe i Filologjisė, Shkencat e Natyrės si dhe Shkencat Sociale, janė fakultete prej tė cilave ndėr vite janė diplomuar mėsues dhe edukatorė, dhe gjithkush e ka tė qartė qė ėshtė detyrė kushtetuese e qeverisė qė tė sigurojė arsimtarė pėr edukimin e brezave nė vazhdim.

Dhe natyrisht do tė ishte e tepėrt tė theksonim se shuma 1500 euro ėshtė e papėrballueshme pėr familjet e papuna shqiptare qė sytė i kanė nga dalja nė rrogė e fėmijėve qė me aq mund i shkolluan, ashtu siē do ishte pėrsėri e tepėrt qė tė pohonim se tarifa marramendėse e lartpėrmendur pėr njė titull diplome qė deri tani ėshtė akorduar nė bazė tė meritės sė atyre qė pėrfundonin 4 vjet, pėrsėri ėshtė njė padrejtėsi qė u bėhet “bolonjistave”.

Ne e kemi tė qartė qė nė emėr tė procesit kaq tė rėndėsishėm tė Bolonjės janė marrė shumė vendime qė nė jo pak raste kanė rezultuar arbitrare dhe paradoksale, por ēuditėrisht tė paevidentueshme nga zyrtarėt ligjvėnės, por ky i fundit qė godet direkt brezat e ardhshėm, me tė vėrtetė i kalon tė gjitha parashikimet.

Njė tjetėr moment nė kėtė amulli titujsh, certifikatash, diplomash dhe kreditesh desha tė vė nė dukje, por nė tė njėjtėn kohė ta ngre dhe si pyetje, sepse ndoshta ministri z. Pollo ose nėpunėsit e tij e lexojnė artikullin tim. Nėse gjithė kjo luftė nga ana e universiteteve, qė i ka detyruar disa tė hidhen dhe nė grevė e protesta, si rasti i Vlorės, bėhet qė shteti tė marrė pėrsipėr faturėn financiare tė Masterit tė Nivelit tė Parė (njė vjeēar), atėherė logjika tė ēon tė mendosh se titulli DNP ose 3-vjeēari, nuk vlejtka asnjė grosh ose e thėnė nė terma aktualė, nuk gjen treg pune. Detyrimisht, lind pyetja qė as Kryeministri, as ministri i Arsimit dhe Shkencės, as KALSH-ja, dhe askush deri tani nuk i kanė dhėnė pėrgjigje:


Cili ėshtė tregu i punės pėr Diplomat e Nivelit tė Parė, 3-vjeēare?

Duke pritur njė pėrgjigje nga ana e instancave pėrkatėse vlen tė pėrmendim se pa dyshim qė ēdo eksperimentim nė fusha tė ndryshme ka gjithmonė njė koeficient tė lartė risku, por precedentėt kanė vėrtetuar se provat e pallogaritura mirė nė arsim dėmtojnė nė mėnyrė tė parikuperueshme breza tė tėrė nė vende tė zhvilluara e jo mė nė njė demokraci tė pakonsoliduar dhe tė brishtė si kjo jona.

Shumėkush mund tė mos jetė dakord me termin “eksperimentim”, por unė nuk kam se si i quaj ndryshe provat e njėpasnjėshme me studentėt deri tani tė zhgėnjyer tė universiteteve shqiptare.

Kėtu po analizoj vetėm njėrin prej kėtyre eksperimenteve qė prek direkt fakultetin ku studioj, pra Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės, prandaj dhe reagoj kaq ashpėr, por nuk janė tė pakta edhe problemet e tjera po aq tė rėndėsishme, si infrastruktura e dobėt, mungesa e bazės materiale, mungesa e laboratorėve, mungesa e internetit, mungesa e ambienteve mėsimore etj.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=7243
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:17   4

Shkrim i cituar ShP: Ristrukturohet arsimi 9-vjeēar


Tashmė, orientimi i nxėnėsve drejt Prirjeve do tė bėhet me anė tė grupimit tė lėndėve. Qė do tė thotė, se nxėnėsit do tė kenė njė grup lėndėsh bazė tė detyrueshme pėr tė gjithė, dhe njė grup tjetėr lėndėsh me zgjedhje. Lėndėt me zgjedhje do tė pėrzgjidhen nė fillim tė vitit shkollor dhe kanė si synim thellimin e njohurive tė nxėnėsve nė njė profil tė caktuar.

Ky ėshtė drafti i ri i propozuar nga Ministria e Arsimit, i cili synon tė ulė mbingarkesėn e kėtij sistemi arsimor dhe ta pėrafrojė atė me shkollat e vendeve tė tjera evropiane.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=51373
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.2.2009, 18:50   5

Shkrim i cituar Tiranė: Arsimi i mesėm me tekste tė pėrkthyera


Ministria e Arsimit ka deklaruar se kėtė vit tekstet e shkencave natyrore nė shkollat e mesme do tė pėrshtaten nga tekstet mėsimore me tė cilėt punohet nė Europė, variant ky qė ėshtė kundėrshtuar nga hartuesit e teksteve shkollore.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=52320
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.2.2009, 14:22   6

Shkrim i cituar UT pret propozimet e studentėve pėr formatin e diplomės


Universiteti i Tiranės tashmė pret propozimet e studentėve dhe tė sapodiplomuarve pėr tė pėrfunduar hartimin e formatit tė diplomės. Nė bazė tė vendimit tė marrė nga Universiteti, diploma e re do tė jetė fryt i bashkėpunimit mes rektoratit dhe pedagogėve, duke u lėnė kėtyre tė fundit mundėsinė e shtimit tė elementeve nė diplomė.

Universiteti ka pėrcaktuar deri tani vetėm njė format bazik qė pėrmban tė gjitha detajet e kėrkuara nga udhėzimi i Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, ndėrkohė qė elemente tė tjera, si titulli i diplomės apo paraqitja grafike do tė vijnė vetėm pas propozimit tė studentėve.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=15962
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2009, 15:08   7

Shkrim i cituar ShP: Program i ri mėsimor pėr arsimin e mesėm


Programi i vjetėr mėsimor, qė zbatohej deri tani nė arsimin e mesėm nė shtetin Perėndimor, ėshtė vlerėsuar nga specialistėt vendas dhe tė huaj si tejet i vjetruar pėr sa i pėrket metodave tė mėsimdhėnies e mėsimmarrjes si dhe njė sėrė problemesh tė tjera.

Vend kryesor zė fakti se nxėnėsit marrin njohuri nė shumė lėndė, disa syresh cilėsohen tashmė tė tepėrta dhe nė shumė prej tyre ende nxitet mėsimi pėrmendėsh i anėve teorike dhe jo marrja e njohurive praktike.

Programi i ri mėsimor po pritet mirė si nga nxėnėsit ashtu dhe mėsuesit, ku tė fundit e kanė cilėsuar si tė dėshtuar dhe programin e deritashėm qė i ndante nxėnėsit nė profile.

Qėllimi kryesor i programit tė ri ėshtė tė mbėshtesė fillimisht nevojat dhe prirjet vetjake tė nxėnėsve duke nxitur sipėrmarrjen. Synohet gjithashtu pėrdorimi i teknologjive tė informacionit, pajisja e gjimnazeve me laboratorė kompjuterikė, laboratorė virtualė e internet. Nė qendėr tė programit ėshtė mbėshtetja mė e fortė pėr Gjuhėn Shqipe dhe Letėrsinė, si baza tė formimit tė pėrgjithshėm, duke plotėsuar formimin dhe me 1-2 gjuhė tė huaja pėr klasė sipas mundėsisė sė shkollave.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/20/ngarkesa-kurrikula-e-vjeter-nxenes...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2009, 16:11   8

Shkrim i cituar Fier: Nxėnėsit i drejtohen arsimit privat


Mė tė prekura nga braktisja e shkollave shtetėrore janė qendra urbane si qytetet, apo dhe qytezat si ajo e Patosit dhe e Roskovecit, ndėrkohė qė nė shkollat publike tė fshatrave pėr herė tė parė kėtė vit ėshtė shėnuar ulja e numrit tė nxėnėsve.

Braktisjen e arsimit publik nė Fier e pranon edhe drejtori i Drejtorisė rajonale tė Arsimit, Tahir Kastrati, i cili ka deklaruar se njė fenomen shumė shqetėsues pėr shkollat e tė gjitha niveleve tė rrethit tė Fierit ėshtė numri i ulėt i nxėnėsve pėr njė klasė. Ndėrsa nė shkollat private ose jopublike numri i nxėnėsve tė tė gjitha sistemeve arsimore ėshtė dyfishuar dhe nė institucione tė veēanta ėshtė trefishuar.

“Kemi edhe klasa kėtu nė qytet qė regjistrojnė deri dhe 10 nxėnės. Kjo ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u studiuar nga autoritetet arsimore me qėllim frenimin e fenomenit nė fjalė. Nga viti nė vit ky fenomen ėshtė thelluar deri sa ka regjistruar kėta tregues kėtė fillim vit”, ėshtė shprehu Tahir Kastrati.

Nė krahasim me vitin e kaluar arsimor numri i nxėnėsve tė larguar nga shkollat publike shkon deri nė 4'000. Shifra ėshtė dhėnė nga kreu i DRA-sė sė Fierit, i cili sqaron se tek kjo shifėr nuk ėshtė pėrfshirė numri i maturantėve qė kanė lėnė bankat e shkollės gjatė vitit ta kaluar arsimor.

Kėtė fenomen arsimtarėt mė tė vjetėr tė Fierit e justifikojnė me reformat e kryera nė arsim, tė cilat nuk kanė rritur cilėsinė e mėsuesve, por kanė ulur ndjeshėm nivelin e tyre dhe pėr pasojė edhe tė nxėnėsve.

“Ka shkolla qė kanė qenė me emėr nė qytetin e Fierit dhe tė rrethit. Emri i tyre ka ardhur nga prania e dhjetėra mėsuesve tė fortė dhe me pėrvojė, tė cilėt nga reformat e vazhdueshme nė arsim e kanė humbur vendin e punės dhe janė detyruar qė tė shkojnė nė sektorin privat. Jo vetėm reformat pafund tė arsim, por edhe kushtet qė paraqesin sot shkollat shtetėrore bėjnė qė ato tė konkurrohen denjėsisht nga shkollat private”, ėshtė shprehur Thoma Miēo, mėsues i vjetėr.

“Deri sa militantėt tė mbushin shkollat nė qytet dhe deri sa ata tė bėjnė politikat arsimore nė rreth do tė kemi edhe zhdukje fare tė shkollave shtetėrore. Ky ėshtė vetėm fillimi i shkatėrrimit tė arsimit tonė”, ėshtė shprehur Kristina Godulla, mėsuese fizike, sot nė prag tė pensionit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61852
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2009, 17:23   9

Shkrim i cituar Arsimi i mesėm do tė bėhet i detyrueshėm


Citim:
Perėndimor: Arsimi i mesėm do tė bėhet i detyrueshėm

“Gjatė kėtij mandati qeverisės arsimi i mesėm do tė bėhet i detyrueshėm”, - kėshtu ka deklaruar kreu i Ministrisė sė Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatė analizės vjetore tė drejtorisė arsimore tė qarkut tė Vlorės.

Gjatė kėtij takimi ministri ka treguar dhe pikat kryesore qė do tė drejtojnė vijimėsinė e kėsaj reforme, ku njė ndėr mė tė rėndėsishmet mbetet ulja e numrit tė nxėnėsve qė braktisin shkollėn, si dhe kthimin e arsimit tė mesėm nė arsim tė detyruar.

“Nė bashkėpunim me pushtetin lokal, ne do tė arrijmė objektivin e braktisjes sė arsimit bazė nė masėn 0%, po ndihma duhet tė jetė edhe pėr thithjen e nxėnėsve jo vetėm nė arsimin 9-vjeēar, por edhe nė arsimin e mesėm, duke e kthyer atė nė njė arsim tė detyrueshėm”, - ka deklaruar ministri Tafaj.

Nė fund tė analizės vjetore tė drejtorisė arsimore tė qarkut tė Vlorės ministri i Arsimit siguroi mėsuesit dhe drejtuesit se reforma arsimore do tė vijojė mė tej, duke vazhduar revolucionin e nisur tė teknologjisė dhe informacionit nė sistemin arsimor, statusin e mėsuesit dhe rritjen e vazhdueshme tė pagave, si dhe reformė nė pėrmbajtje nė ndryshimin e kurrikulave.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62531
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2010, 15:29   10
Citim:
Verior: Me ligj, arsimi i mesėm bėhet i detyrueshėm

Nga njė shtatori i sivjetmė, do tė fillojė tė zbatohet Ligji pėr Arsimin Parauniversitar, i cili e bėn arsimin e mesėm obligativ deri nė moshėn 18-vjeēare, si dhe qartėson bartjen e pėrgjegjėsive nga Ministria e Arsimit tek komunat.

Ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė (MASHT), Enver Hoxhaj, prezantoi sot nė njė konferencė me gazetarė elementet kryesore tė kėtij ligji.

“Qėllimi kryesor ka qenė dhe mbetet qė ky ligj tė jetė bazė pėr reformim tė sistemit tonė arsimor. Mirėpo, nuk ėshtė fjala vetėm tė hartojmė njė ligj. Ne veē kemi filluar qė t’i zbatojmė reformat, tė cilat i parasheh ligji, me mbėshtetje tė partnerėve tanė ne kemi njė formulė tė re financimit tė sektorit parauniversitar. Nė 13 komuna tė Kosovės shkollat pėr herė tė parė kanė nėn llogari, kanė buxhetin e tyre dhe shumė pėrgjegjėsi qė ka pas MASHT kanė kaluar nė komuna”, ka thėnė ministri Hoxhaj, transmeton KosovaPress.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../26506/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2010, 10:16   11
Citim:
Ndryshon ligji i arsimit,diploma tė reja pėr studentėt

Ndryshime thelbėsore nė ligjin e Arsimit tė lartė. Ndonėse nuk ka pėrfunduar ende drafti final, piketat kryesore janė vėnė. Njė grup pune i ngritur nga Ministria e Arsimit po diskuton nenet ku do tė vihet dorė.

Diplomat universitare dhe masterat do tė kenė emėrtime tė reja. Do tė ndryshojnė edhe kushtet e pranimit nė doktoraturė ndėrsa masterat e nivelit tė dytė, qė u hapėn vitin e shkuar do tė mbyllen.

Sakaq, pritet qė ndryshime tė kėtė edhe mėnyra e financimit. Pjesėt kryesore tė draftit janė dėrguar edhe pranė kėshillave studentore tė universitetit tė Tiranės.

Gazeta boton nenet kyēe qė do tė ndryshojnė me anė tė sė cilave preken direkt studentėt, duke e siguruar materialin prej kėtyre kėshillave.

Sipas ligjit tė ri, nė pėrfundim tė ciklit tė parė tė studimeve qė zgjat 3 vjet, nuk do tė pėrfitohen mė Diploma tė Nivelit tė parė(DNP). Ato do tė quhen Diploma universitare “Bachelor”. Kjo diplomė do tė jetė baza e piramidės universitare.

Nga sa bėjnė me dije specialistėt e MASH, do tė ketė pėrmirėsime nė kurrikulat e kėtij cikli nė mėnyrė qė ato tė jenė sa mė tė orientuara drejt tregut tė punės. Pėr tė marrė njė “Bachelor” studentit do t’i duhet tė grumbullojė 180 kredite. Mė tej, ata mund tė ndjekin ciklin e dytė tė studimeve.

Nė pėrfundim tė tij nuk do tė lėshohen mė diploma tė nivelit tė dytė (DND), por diploma universitare “Master i shkencave”.

Nga sa pohojnė ekspertėt qė po merren me hartimin ndryshimeve, kurrikulat dhe kriteret e pranimit tė kėtij cikli studimi do tė “forcohen” ndejshėm pasi kėtė diplomė duhet ta ndjekin studentėt qė dėshirojnė tė shkojnė edhe nė Nivelin e Tretė tė studimeve .

Zotėrimi i njė “masteri tė shkencave” me ligjin e ri do tė jetė kusht pėr doktoraturėn. Ndėrkaq, nuk do tė kėtė mė “Mastera tė Nivelit tė dytė” (MND). Specialistėt po shqyrtojnė mundėsinė qė programet aktuale tė (MND) tė cilat kanė nisur vitin e kaluar, nė pėrfundim tė tyre tė kenė njė ekuivalentim me “Master tė shkencave”.

Kėto studime po i ndjekin aktualisht studentė tė cilėt kanė diploma 4-vjeēare (Diploma tė integruara tė nivelit tė dytė). Nė piramidėn universitare me ligjin e ri do tė ofrohen edhe programet e studimeve ‘Master’.

Emėrtimi i vjetėr “Master i nivelit tė parė “ ėshtė hequr nga ligji. Kėto studime mund t’i ndjekin tė diplomuarit qė kanė sė paku diplomė universitare “Bachelor”, arsimim dhe trajnim tė mirėfilltė profesional.

Masterat do tė realizohen sė paku me 60 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre do tė jetė 1 vit.


Ndryshimet nė ligjin e arsimit

ishte
1.1 Studimet e ciklit tė parė:
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve tė ciklit tė parė lėshohet diplomė e nivelit tė parė (DNP) nė fushėn e arsimimit tė kryer.
behet
1.1 Studimet e ciklit tė parė:
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve tė ciklit tė parė lėshohet diplomė universitare “Bachelor” nė fushėn e arsimimit tė kryer.
ishte
1.2.1. Programet e studimeve tė ciklit tė dytė:
a) programet e studimeve tė ciklit tė dytė japin njohuri tė thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim pėr kėrkim tė pavarur nė njė fushė brenda njė specialiteti;
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve tė ciklit tė dytė lėshohet diplomė e nivelit tė dytė (DND) nė fushėn e arsimimit tė kryer.
behet
1.2.1. Programet e studimeve tė ciklit tė dytė:
a) programet e studimeve tė ciklit tė dytė japin tė diplomuarve qė zotėrojnė diplomėn universitare “Bachelor”, njohuri tė thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim pėr kėrkim shkencor nė njė fushė brenda njė specialiteti.
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve tė ciklit tė dytė lėshohet diplomė universitare “Master i shkencave” nė fushėn e arsimimit tė kryer.
ishte
1.2.2. Programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė:
a) institucionet e arsimit tė lartė nė fusha tė veēanta ofrojnė programe tė integruara tė studimeve tė ciklit tė parė dhe tė dytė sė bashku;
b) programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė realizohen me jo mė pak se 300 kredite dhe zgjatja normale e tyre ėshtė jo mė pak se pesė vite;
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve lėshohet diplomė e integruar e nivelit tė dytė (DIND) nė fushėn e arsimimit tė kryer;
behet
1.2.2. Programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė:
a) institucionet e arsimit tė lartė nė fushat e mjekėsisė, veterinarisė dhe arkitekturės ofrojnė programe tė integruara tė studimeve tė ciklit tė parė dhe tė dytė sė bashku;
b) programet e integruara tė studimeve tė ciklit tė dytė realizohen me jo mė pak se 300 kredite dhe zgjatja normale e tyre ėshtė jo mė pak se pesė vite;
c) nė pėrfundim tė programeve tė studimeve lėshohet diplomė universitare “Master i shkencave” nė fushėn e arsimimit tė kryer;
ishte
1.2.3. Programet e studimeve “Master i Nivelit tė Parė”:
a) programet e studimeve “Master i Nivelit tė Parė” u ofrojnė tė diplomuarve, me njė diplomė tė nivelit tė parė, arsimim dhe trajnim tė mėtejshėm profesional;
b) programet e studimeve “Master i Nivelit tė Parė” realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre ėshtė njė vit;
c) nė pėrfundim tė kėtyre programeve tė studimeve jepet diploma “Master i Nivelit tė Parė” (MNP) nė fushėn e arsimimit dhe trajnimit tė kryer.
behet
1.2.3. Programet e studimeve “Master”:
a) programet e studimeve “Master” u ofrojnė tė diplomuarve, me njė diplomė universitare sė paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim tė mirėfilltė profesional.
b) programet e studimeve “Master” realizohen me se paku me 60 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė se paku 1 vit;
c) nė pėrfundim tė kėtyre programeve tė studimeve jepet diploma universitare “Master” nė fushėn e arsimimit dhe trajnimit profesional tė kryer
d) IAL kanė tė drejtė tė pranojnė kandidatė qė kanė fituar diplomė “Master” nė studimet e ciklit tė dytė pėr diplomėn universitare “Master i shkencave” dhe tė vendosin kritere pėr njohjen/transferimin e krediteve tė vlefshme tė fituara nė studimet e masterit qė i pėrgjigjen programit tė studimeve tė ciklit tė dytė.
1.3.1. Programet e studimeve tė doktoratės:
b) kėto programe tė studimeve zgjasin tė paktėn 3 vite dhe pėrfshijnė edhe 60 kredite pėr studime tė organizuara;
c) kandidatėt, qė kanė diplomė tė nivelit tė dytė dhe diplomė “Master i Nivelit tė Dytė”, tė pėrcaktuar nė pikėn 1.3.4 tė kėtij neni, nuk janė tė detyruar tė grumbullojnė 60 kredite tė studimeve tė organizuara teorike. Kėta paraqesin disertacionin e doktoratės, sapo tė kenė plotėsuar kushtet e tjera, qė pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave pėr studimet e doktoratės;
1.3.1. Programet e studimeve tė doktoratės:
b) nė studimet e doktoratės pranohen kandidatė qė kanė fituar diplomė universitare “Master i shkencave”.
c) kėto programe tė studimeve zgjasin tė paktėn 3 vite dhe pėrfshijnė 40 deri ne 60 kredite pėr studime tė organizuara teorike.
http://www.panorama.com.al/index.php?id=39240
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 16:12   12
Citim:
Masterat, tashmė kusht edhe gjuha angleze

Tiranė - Tė gjithė studentėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė ciklin e studimeve master duhet tė jenė tė pajisur me njė certifikatė ndėrkombėtare tė gjuhės angleze.

Ky kusht parashikohet nė ligjin e ri pėr arsimin e lartė, i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Ministri, Myqerem Tafaj theksoi se kjo synon tė rrisė cilėsinė e studentėve qė do tė ndjekin kėtė cikėl studimesh.

“Nė universitetet tona nuk do tė ketė mė mastėr tė nivelit tė dytė, ndėrkohė qė cikli i dytė i studimeve do tė ndahet nė master me orientim profesional dhe nė master shkencor”, tha mė Tafaj.

Nė kuadėr tė kėtyre ndryshimeve, cikli i parė i studimeve universitare do tė mbajė termin ndėrkombėtar Bachelor. Edhe ky cikėl do tė ndahet nė dy pjesė, Bachelor me orientim profesional dhe Bachelor shkencor.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/14967/

Citim:
Ligji i arsimit tė lartė, master vetėm nė anglisht

Njė diplomė master, nuk mund tė merret mė, pa marrė mė parė njė diplomė tė gjuhės angleze. Ky ndryshim thelbėsor nė ligjin e arsimit tė lartė pėr tė gjithė ata qė duan tė vazhojnė studimet e larta pas ciklit tė parė tė studimit.

Ndryshime janė bėrė dhe nė emėrtimet e diplomave, si dhe nė kohėzgjatjen dhe kreditet qė pėrmban ēdo cikėl. Vetėm njė ditė pas kalimit nė kėshillin e ministrave tė ligjit tė arsimit tė lartė, ministri i arsimit ka detajuar dryshimet qė pėsojnė diplomat.

Futja e gjuhės angleze si kusht pėr ndjekjen e studimeve master, do tė shoqėrohet edhe me pėrfshirjen e saj nė vitin 2012, si provim i detyruar nė maturė. Ndryshimet nė ligjin e arsimit janė bėrė nė katėr kapituj, duke prekur kėshtu edhe departatmentet e universiteteve, personelin akademik.

Sipas ligjit tė ndryshuar, fakultetet janė tė detyruar qė njė herė nė vit tė organizojnė njė mbledhje tė hapur ku tė jenė edhe studentėt pėr tė prezantuar raportin vjetor, punėn dhe tė shpenzimet.

E pandryshuesheme, mbetet doktoratura, nė tė cilėn mund tė kalohet vetėm pasi ke pėrfunduar studimet e masterit shkencor qė zgjasin dy vjet.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=10588
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2010, 19:58   13
Citim:
Ligji i ri “Pėr arsimin e lartė”, Dhori Kule konteston ndryshimet

Kryetari i Konferencės sė Rektorėve, njėherėsh dhe rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, ka folur dje publikisht pėr kontestimet qė ai ka pėr ligjin e ri “Pėr arsimin e lartė”. Ndryshimet qė i janė bėrė ligjit tė arsimit tė lartė nga Ministria e Arsimit, sipas rektorit Kule, duhet tė rishikohen pėr disa ēėshtje.

Mė konkretisht, sipas tij, duhet tė rishikohet kohėzgjatja e cikleve tė studimit “Master”, tė cilat duhet tė kenė tė njėjtėn kohėzgjatje, pavarėsisht emėrtimeve tė ndryshme.

“Nuk ėshtė normale qė ata tė jenė tė diskriminuar nė kohė. Pra, nėse masteri shkencor ėshtė dy vjet studim, ėshtė e natyrshme dhe normale qė po kaq tė jetė nė kohė edhe masteri profesional, po aq kredite tė ketė dhe njėri, dhe tjetri. Seleksionimi dhe diferencimi bėhet te fakti i kritereve”, - shpjegon kryetari i Konferencės sė Rektorėve.

Mė tej, sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, njė ndėrhyrje tjetėr qė duhet tė bėhet nė ndryshimet e ligjit tė arsimit tė lartė, ėshtė dhe vlerėsimi qė duhet t’u bėhet diplomave qė janė shpėrndarė nė vitet e kaluara.

“Diplomat e dhėna para daljes sė kėtij ligji, sikurse aktualisht ligji ka bėrė njė vlerėsim, ne nuk mund t’i zhvlerėsojmė nė kohėzgjatje dhe nė vlerėsimin nė raport me diplomat e reja. Dhe nė kėtė pikė projekti do tė korrigjohet”, - vijon Kule.

Sipas tij, viti i ri akademik do tė nisė me cikle tė reja studimi nė master, por pėrpara se ato tė zbatohen nė universitete, do tė duhet miratimi unanim i ndryshimeve, nga aktorėt e interesit, dhe mė pas nga Parlamenti.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=26406
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2010, 15:42   14
Citim:
Ligji i arsimit tė lartė, do tė ndryshohen tė gjitha pikat

Projektligji pėr arsimin e lartė para se tė miratohet do tė kalojė nė filtra, nė konsulta e nė diskutime me tė gjithė aktorėt dhe grupet e interesit. Pas situatės sė nderė qė u krijua pėrgjatė dy javėve tė fundit, mė nė fund njė takim mes palėsh, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit dhe pėrfaqėsues tė universiteteve publike kanė zhvilluar bisedime duke gjetur gjuhėn e pėrbashkėt dhe duke lidhur urat e bashkėpunimit.

Pėr mė shumė, grupi i punės, qė u ngrit qė nė fillim, do tė kujdeset pėr tė gjitha konsultimet, amendimet, ndryshimet, shqyrtimet e pikave dhe neneve mė me shumė kontestime nga ana e universiteteve publike.

Ajo qė raportohet nga negociatorėt, ėshtė qė drafti pėr disa ndryshime nė ligjin e arsimit tė lartė do tė pėsojė ristrukturime nė pikat ku flitet pėr emėrtimin e diplomave, nė nenet ku preken masterat, sqarimet dhe interpretimet ligjore pėr ndarjen mes masterit dhe masterit shkencor.

Po ashtu, do tė pritet tė ketė ndryshime nė pjesėn ku sipas universiteteve publike ndeshet cenimi i autonomisė universitare.

Pjesė tjetėr qė do tė modifikohet, do tė jetė ajo ku flitet pėr zgjedhjen nė institucionet e arsimit tė lartė, kėnd qė pėrfshin zgjedhjet e shefave tė shėrbimeve nė institucionet universitare.

Po ashtu, njė tjetėr pjesė ku kėrkohet bashkėpunim dhe rėnie nė ujdi edhe me universitetet e profesoratet e universiteteve private, janė nenet pėrcaktuese pėr dhėnien e orėve tė mėsimit, dypunėsimin, kriteret pėr tė qenė lektor, si edhe kushtet pėr tė dhėnė mėsim, nė rast se je profesor i brendshėm, shef departamenti, apo nė poste mė tė larta drejtuese.

Projektligji pėr disa amendime nė ligjin e arsimit tė lartė do tė rikonceptohet, riformulohet, duke pasur pėr bazė draftin qė u paraqit pak kohė mė parė nė Kėshillin e Ministrave, duke marrė parasysh objeksionet e juristėve, universiteteve publike, studentėve, por edhe aktorėve tė tjerė tė pėrfshirė mė gjerė nė jetėn akademike.

Kėtė herė, gjatė kohės sė rikonceptimit tė draftit tė projektligjit “Pėr disa ndryshime nė ligjin e arsimit tė lartė”, mendohet se titujt “Master” dhe “Master shkencor” do tė jepen nė bazė tė viteve tė studimit, krediteve tė fituara, duke vendosur “drejtėsi” mes studentėve qė kryen ciklin e parė tė studimeve nė katėr vite dhe pjesės tjetėr, qė ka nisur dhe po zhvillon kėtė cikėl sipas procesit tė Bolonjės.

Ankesat, sugjerimet, kėrkesat, ftesat pėr diskutim dhe bashkėpunim kanė sjellė rikonsultim dhe rikonceptim tė pikave kryesore, tė cilat prekin kryesisht studentėt, titujt e diplomave, autonominė universitare dhe kreditet pėr tė kaluar nga njė cikėl nė ciklin tjetėr tė studimit.

Sakaq, projektligji pėr disa ndryshime nė ligjin e arsimit tė lartė, do tė shqyrtohet me kujdes, pėr sa i takon qasjes me Kushtetutėn, me tė drejtat e fituara dhe me efektet prapavepruese qė ka legjislacioni shqiptar nė fuqi.

http://216.75.13.41/index/sociale/32...8c04fdf25.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 17:35   15
Citim:
Reforma e financimit, Shqipėria kopjon Kilin

Dje, pėrfaqėsuesit e universiteteve tė vendit, publik apo privat, janė takuar nė Konferencėn e Rektorėve. Drejtuesit e kėtyre institucioneve arsimore kanė pasur dy gėzime nė njė ditė.

I pari ka qenė diskutimi dhe vendosja e pikave mbi “i” pėr ēėshtjet e ndryshimeve qė do tė pėsojė ligji i arsimit tė lartė, kurse i dyti, projekti i reformės sė financimit tė arsimit tė lartė.

Kryesorja e kėsaj mbledhjeje ka qenė prezantimi i draftit pėr ndryshimet nė ligjin e arsimit tė lartė, pėr ciklet e studimit, pėr masterat, pėr gjuhėn e huaj, pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė shefave tė shėrbimeve nė institucionet shėndetėsore universitare, por edhe pėr idenė dhe reformėn e thellė qė do tė pėsojė financimi nė arsimin e lartė.

Njė grup pune, i ngritur enkas pėr shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje, ka pėrgatitur njė draft fillestar, i cili sugjeron, por mbi tė gjitha hedh edhe pyetje apo shtron pėr shqyrtim edhe pika me rėndėsi tė lidhura ngushtė me procesin e financimit.

Sipas grupit tė punės, ideja e financimit tė universiteteve private, ėshtė e njohur edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Angli, Lituani por nė fakt, njė pjesė e profesorėve kanė qenė tė mendimit se disa prej propozimeve tė draftit, tė publikuar dje nė mbledhjen e rektorėve, janė tė ngjashme pak a shumė me reformėn e financimit tė arsimit tė lartė nė Kili.


Ndryshimet, ligji i arsimit tė lartė

Konferenca e Rektorėve ka rėnė dakord qė ndryshimet nė ligjin e arsimit tė lartė tė mos dėrgohen pėr miratim urgjent dhe nė mėnyrė tė shpejtė, pėrveēse pėr pjesėn e cikleve tė studimit.

Drejtuesit e universiteteve publike kanė debatuar lidhur me pjesėn e propozimeve pėr ndryshimet nė ligjin e arsimit tė lartė, nė pjesėn kur flitet pėr master shkencor dhe master profesional.

Tė gjithė ishin tė mendimit se e duan Shqipėrinė si e gjithė Europa, kur bėhet fjalė pėr arsimin, edukimin apo formimin nė vazhdimėsi, por nga ana tjetėr, edhe Europa njeh master shkencor e profesional por pa kushtėzuar numrin e krediteve.

Sipas profesorėve, nėse masteri ėshtė i fushės sė kėrkimit shkencor atėherė vlerėsimi me 180 kredite ėshtė i saktė, por kur bėhet fjalė pėr masterin profesional, debati e “ngurtėsoi” kėtė titull.

Ėshtė rėndė dakord se masteri profesional nuk vlerėsohet me kredite, por me kurrikul. Nėse ai ka profil praktik, apo orientohet drejt tregut tė punės, mund tė jetė edhe 1-vjeēar. Pėr kėtė nuk duhet tė ketė limite.


Financimi i arsimit tė lartė

Pėr ēėshtjen e financimit tė institucioneve tė arsimit tė lartė, publike apo private, grupi i punės ka paraqitur njė draft tek i cili shpjegohet fije e pėr pe, mėnyra e financimit nė shtet dhe nė privat.

Kėrkohet barazi financimi, madje edhe asistencė nga shteti pėr ngritjen e kampuseve universitare. Por ky ėshtė vetėm fillimi. Pas prezantimit tė draftit, profesorėt kanė marrė fotokopjen e tij pėr ta analizuar dhe pėr tė bėrė ekspertizėn nė ēdo detaj, nga aspekti financiar deri tek ai social.

Kryesorja nė kėtė draft tė paraqitur pėr herė tė parė dje, ėshtė kuponi i edukimit. Nėpėrmjet kėtij kuponi, studentėt do tė zgjedhin nėse duhet tė vazhdojnė studimet nė universitet privat apo shtetėror; nėse do tė duan tė qėndrojnė nė njė filial universitar pranė qytetit tė banimit, apo nėse do tė vijnė nė Tiranė. Do tė jenė ata qė do tė zgjedhin nėse do tė bėjnė mėsim nė njė institucion me traditė e pėrvojė, apo nė njė institucion me kapacitete njerėzore, por edhe me kondicioner nė vapė, apo sistem kaldaje nė tė ftohtė...

http://216.75.13.41/index/sociale/1b...f3c35752c.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2010, 16:17   16
Citim:
Ligji i Arsimit tė Lartė kalon nė KALSH pa u konsultuar

Sherri e shamata e bėrė dy muaj mė parė nga universitetet publike nuk ka sjellė asnjė ndryshim pėrveēse pėrkeqėsim tė situatės sė krijuar. Bėhet fjalė pėr projektligjin pėr disa ndryshime nė ligjin e arsimit tė lartė.

Konkretisht, njė muaj mė parė u ra dakord qė ndryshimet do tė konsultoheshin nė radhėt e profesorateve dhe universitetet do tė ishin pjesėmarrėsit kryesorė nė marrjen e vendimeve pėr ndryshime apo amendimet kryesore dhe thelbėsore nė ligjin e arsimit tė lartė.

Pak kohė mė parė, vetė kreu i Arsimit nė konferencėn e rektorėve sqaroi se projektvendimi do tė miratohet shumė shpejt, por nė atė ditė askush nga pėrfaqėsuesit e universitetit nuk ka bėrė koment.

Duke nisur nga java e re, pėrfaqėsuesit e universiteteve nė vend do tė sqarojnė zyrtarisht shqetėsimin e tyre pėr mospėrfshirjen nė procesin e amendimit tė disa pikave nė ligjin aktual tė arsimit tė lartė, ndėrkohė qė drafti i pandryshuar, edhe pas diskutimeve qė pati, ėshtė prezantuar javėn e kaluar nė KALSH, Kėshillin e Arsimit tė Lartė dhe Shkencės.

Konfirmohet zyrtarisht nga universitetet publike se nuk kanė dhėnė argumentet dhe nuk kanė qenė pjesė e njė tryeze tė pėrbashkėt pėr tė diskutuar rreth problemeve qė ka drafti, por edhe pėr ndryshimet e nevojshme pėr tė vendosur rregull mes cikleve tė studimit dhe problematikave tė lindura prej tyre nė sistemin e arsimit tė lartė.

http://216.75.13.41/index/sociale/bc...ff9186903.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2010, 08:21   17
Citim:
Ndryshimet nė ligjin e arsimit miratohen nė fshehtėsi

Ndryshimet qė ka pėsuar ligji i arsimit tė lartė janė miratuar nė fshehtėsi. Projektdrafti i dėrguar nga Ministria e Arsimit pranė Kėshillit tė Ministrave ka marrė “ok” mė datė 28.04.2010, ndėrkohė qė ėshtė dorėzuar nė Kuvend, bashkėngjitur edhe me relacioni pėrkatės, mė datė 21.06.2010.

Ndėrsa vendimi ka kaluar nė qeveri, universitetet dhe studentėt qė aktualisht ndjekin njė nga ciklet e studimit nė institucionet e arsimit tė lartė publik, ende nuk janė nė dijeni se ky draft ka kaluar.

Pėr mė shumė, universitetet janė tė shqetėsuar se pėrse grupi i punės nuk ėshtė mbledhur asnjėherė pėr tė diskutuar ndryshimet, si dhe arsyeja pėrse nuk janė marrė nė konsideratė kėrkesat nga ana e profesorateve.

Duke nisur nga kjo, universitetet kanė sqaruar se tashmė reagimi dhe deklaratat do tė jenė mė tė mprehta, mė tė shpeshta dhe mė tė drejtpėrdrejta.

Nė projektligj sqarohet zgjedhja e shefave tė shėrbimeve pėr spitalet universitare. Tashmė mjafton qė ata qė kanė titullin doktor dhe jo profesor doktor, pėr tė mbajtur postin e drejtuesit.

Ciklet e studimit ndahen me kredite, ndėrkohė qė ata tė cilėt kanė pėrfunduar ciklin 4-vjeēar dhe master 2-vjeēar duhet tė shohin mundėsinė e transferimit tė krediteve, tė plotėsojnė kėrkesat e vendosura nga institucionet e arsimit tė lartė, si dhe tė shtyjnė mė tej vitet e studimit.

Ndėrkohė qė ėshtė institucionalizuar testi i TOEFL-it, i cili duhet tė jepet para mbylljes sė mikrotezės pėr tė gjitha ciklet pasuniversitare.

Drafti i ligjit tė arsimit tė lartė, i hartuar nga Ministria e Arsimit, sipas drejtuesve tė universiteteve asgjėson autonominė e universiteteve publike. Rektori i Universitetit tė Tiranės ka sqaruar se ky draft ėshtė hartuar pa u konsultuar me ta dhe i detyron universitetet tė marrin leje nė ministri pėr ēdo kriter apo veprim qė ata vendosin tė ndėrmarrin.

“Nėse projekti do tė kalonte, atėherė nuk diskutohet mė autonomia e universiteteve publike. Ato vendosen nė njė situatė qė nuk kanė qenė as nė kohėn e diktaturės”, u shpreh Kule.

Rektori i Universitetit tė Tiranės tha se autonomia akademike dhe financiare e universiteteve cenohet tėrėsisht nga ky draft, i cili prish edhe skemėn e arsimit tė lartė.

Rektorėt kanė kėrkuar qė tė ndryshohet pjesa e ligjit ku saktėsohet cikli i diplomave, pasi ende ministria nuk ėshtė shprehur se si do tė kategorizohen diplomat pėr studentėt qė kanė mbaruar ciklin e vjetėr tė studimeve dhe kanė vazhduar masterin e nivelit tė dytė.

http://216.75.13.41/index/sociale/d2...4d69cca10.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2010, 22:18   18
Citim:
Flasin profesorėt e universiteteve publike lidhur me projektligjin e arsimit tė lartė

Projektligji i arsimit tė lartė, miratuar pak kohė mė parė nga qeveria, ka disa probleme, pėr tė cilat nuk janė konsultuar ekspertėt e fushave.

Nė rastin konkret, veē cikleve tė studimit dhe ndryshimeve tė tjera thelbėsore pėr studentėt dhe mbarėvajtjen e procesit tė edukimit nė vazhdimėsi pėr universitarėt, projektligji paraqet probleme edhe pėr Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja.

Nė kėtė rast, kjo strukturė ‘nėnvlerėsohet’ menjėherė pas futjes si kriter pėr certifikimin e gjuhės sė huaj nga testi ndėrkombėtar TOEFL. Ndryshe nga sa ėshtė kėrkuar deri tani, qė tė gjithė kandidatėt qė janė nė proces apo duan tė konkurrojnė pėr master, duhet tė kishin mbrojtur gjuhėn e huaj pranė fakultetit pėrkatės.

Lidhur me kėtė, edhe dekanati i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja ka pasur kundėrshti dhe reagime, tė cilat do tė pėrcillen shumė shpejt edhe me shkrim.

“Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja nuk ėshtė njohur me detajet e kėtij drafti, i cili ėshtė hartuar pa u kėshilluar pėr stafet akademike”, ka sqaruar dekani i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė, Dibra.

Sipas saj, ndėrsa drafti ka kaluar nė qeveri, njė pjesė e mirė e profesorateve nuk janė nė dijeni tė ndryshimeve apo tė neneve tė shtuara lidhur me arsimin e lartė.

“Unė jam anėtar i konferencės shkencore tė universiteteve dhe kam marrė pjesė nė diskutimin dhe hartimin e amendamenteve shtesė pėr arsimin e lartė nė Shqipėri. Nuk e di se ēfarė ėshtė diskutuar nė Komisionin e Ligjeve nė Kuvend, por do tė doja qė tė merreshin nė konsideratė mendimet dhe propozimet tona”, ka sqaruar dekani i Universitetit tė Elbasanit.

Pėrfaqėsues tė rektoratit tė Universitetit tė Gjirokastrės dhe disa pedagogė, deklaruan se kishin shumė pak informacion pėr pėrmbajtjen e ndryshimeve nė projektligjin e arsimit tė lartė dhe se debatin e kishin njohur vetėm pėrmes mediave. Nė kėto rrethana nuk pranuar tė prononcohen.

Drafti “Pėr disa ndryshime nė ligjin e arsimit tė lartė” tashmė ėshtė miratuar nė Kėshillin e Ministrave dhe pritet tė miratohet edhe nė Parlament.

Universitetet janė tė bindura se nuk ka mė kthim mbrapa, edhe pse ankesat e tyre kanė mbėrritur nė derėn e Kryeministrit. Ajo qė u ka mbetur universiteteve, profesorateve qė kanė ankesa dhe kundėrshti pėr ndryshimet ėshtė tė mbledhin forcat dhe tė mendojnė sė bashku pėr njė zgjidhje me mjete demokratike, duke arritur zgjidhje alternative dhe konsensus mes palėve.

Njė zgjidhje e mirė dhe e vlefshme nė kėtė moment ėshtė lobimi nė Parlament. Sipas universiteteve qė kanė kundėrshtar projektligjin, anėtarėt e Parlamentit do tė takohen dhe do t’u shpjegohet e gjithė “zallamahia” qė prek studentėt e diplomuar, ata qė po diplomohen, si edhe shkeljet apo mbivendosjet e disa pikave me Kushtetutėn dhe autonominė universitare.

Zyrtarisht, universitetet konfirmojnė se nga sot nis lobimi nė Parlament. Do tė kėrkohet mosaprovimi i projektligjit dhe rikthimi i tij pėr shqyrtim e riformulim me tė gjitha grupet e interesit.


Universiteti i Tiranės, Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja

Drafti i ligjit tė arsimit tė lartė, qė tashmė mund tė quhet projektligj, ku TOEFL-i ėshtė shėnuar si njė kriter pėr vijimin e masterit duke shmangur Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ėshtė kundėrshtuar nga njė pjesė e madhe e dekanėve.

Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja nuk ėshtė njohur me detajet e kėtij drafti, i cili ėshtė hartuar pa u kėshilluar pėr stafet akademike. Dekani i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, Klodi Dibra, deklaron se nė kundėrshtim me ligjin e arsimit tė lartė, Ministria e Arsimit ka sjellė njė draft ku cilėson kurrikulat qė duhet tė pėrdoren, njė hap qė bie ndesh plotėsisht me ligjin e arsimit.

Por ndėrsa thuhet se ndryshimet pėr ligjin e arsimit tė lartė kanė kaluar nė qeveri, dekanėt e fakulteteve janė tė painformuar me kėtė draft, i cili ėshtė hartuar pa dijeninė e tyre.

Universiteti “Aleksandėr Xhuvani”, Elbasan

“Unė jam anėtar i konferencės shkencore tė universiteteve dhe kam marrė pjesė nė diskutimin dhe hartimin e amendamenteve shtesė pėr arsimin e lartė nė Shqipėri. Nuk e di se ēfarė ėshtė diskutuar nė Komisionin e Ligjeve nė Kuvend, por do tė doja qė tė merreshin nė konsideratė mendimet dhe propozimet tona, tė cilat janė pėrmbledhur nė amendamente shtesė dhe nuk shtoj dhe heq asgjė nga ato ēfarė kemi propozuar bashkėrisht dhe nė mėnyrė kolegjiale”.

Universiteti Gjirokastėr

Pėrfaqėsues tė rektoratit tė Universitetit tė Gjirokastrės dhe disa pedagogė, deklaruan se kishin shumė pak informacion pėr pėrmbajtjen e ndryshimeve nė projektligjin e arsimit tė lartė dhe se debatin e kishin njohur vetėm pėrmes mediave. Nė kėto rrethana nuk kanė pranuar tė prononcohen.

Universiteti i Vlorės

Eustrad Zhupa, zv.rektor: “Parimisht jemi kundėr financimit tė universiteteve private, sepse nė ligj parashikohet qė tė financohen njėlloj si universiteti privat ashtu dhe ai publik. Jemi kundėr qė qeveria tė harxhojė lekė pėr privatėt”.

http://216.75.13.41/index/sociale/61...2778df0eb.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2010, 23:02   19
Citim:
UT “sfidon” MASH: Ndryshohen nenet pėr arsimin e lartė

Tiranė - Universiteti i Tiranės pėrshėndet vendimin e djeshėm tė Komisionit tė Edukimit pėr ndryshimin e pikave tė kontestuara nė projektligjin e arsimit tė lartė.

Komisioni i Edukimit ka ndryshuar ato nene qė rregullojnė marrėdhėniet me studentėt, nė pėrputhje tė plotė me propozimet e Universitetit tė Tiranės.

Universiteti i Tiranės kishte kundėrshtuar pak ditė mė parė nenet nė fjalė, qė rikonvertonin diplomat e vjetra universitare 4-vjeēare dhe nuk konvertonin nė diplomė, Masterat e Nivelit tė Dytė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/21758/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2010, 20:38   20
Citim:
Kalon ligji “Pėr arsimin e lartė”

23/07/2010  Ka kaluar dje nė kuvendin e Shqipėrisė, ligji i ri pėr arsimin e Lartė i propozuar nga qeveria. Megjithėse i kontestuar nga qarqet akademike, kjo se ka penguar maxhorancėn, qė me 71 votat e saj tė votojė ndryshimet nė kėtė ligj.

Gjatė votimit nen pėr nen, ligjit iu bėnė dhe ndryshime tė tjera siē ishte amendamenti i deputetit Fatos Hoxha, qė ka tė bėjė me pranimet e pedagogėve tė rinj nė universitete.

Ligji nė fjalė ka hapur njė debat jo tė vogėl mes rektorėve tė universiteteve dhe qeverisė. Nga ana e tyre rektorėt akuzojnė qeverinė se me anė tė kėtij ligji kėrkon qė ti heqė dhe atė autonomi qė ata e kanė fituar ndėr vite.

Ndėrkohė qė vetė qeveria nga ana e saj ėshtė shprehur se ligji synon pėrmirėsimin e punės nė universitete.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=66554

Citim:
Parlamenti miraton ndryshimet pėr arsimin e lartė

Parlamenti ka miratuar dje ligjin pėr disa ndryshime nė arsimin e lartė. Lidhur me nenet e ndryshuara nė kėtė ligj ka pasur diskutime edhe nga pėrfaqėsues tė Parlamentit. Por pavarėsisht kėsaj, ligji ka marrė “ok” nga mazhoranca.

Pėr mė shumė lidhur me kėtė ligj, kreu i arsimit, Myqerem Tafaj, ka sqaruar se ndryshimet janė konform rregullave, janė diskutuar e konsultuar dhe do tė sjellin pėrmirėsim pėr jetėn akademike.

Nga ana tjetėr, Tafaj ka theksuar se ministria dhe dikasteri qė ai drejton ėshtė nė gatishmėri dhe i hapur pėr tė dėgjuar e plotėsuar kėrkesat e universiteteve publike, por nga ana tjetėr sipas tij nuk duhet tė ketė diskutime lidhur me iniciativėn e lirė tė universiteteve, pasi edhe ato mund tė garantojnė cilėsi.

“Ne si pjesė e politikės nuk kemi tė drejtė tė vendosim dhe tė pėrcaktojmė stafin akademik tė universiteteve. Duke qenė pjesė e politikės, duhet tė ruajmė distancėn”, ka sqaruar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj.

Sipas tij, ligji nuk cenon autonominė, si dhe ka tė gjitha hapėsirat dhe mekanizmat pėr ekuivalentimin e cikleve tė diplomave katėrvjeēare me trevjeēare, si dhe pėr ciklet pasuniversitare.

“Miratimi i kėtij ligji rrezikon tė sjellė pėshtjellime, pasi nė asnjė pikė tė tij nuk pėrmendet se si do tė mund tė ekuivalentohen diplomat me ligjin ekzistues”, tha Fatmir Toēi.

“Ndryshimet nė ligj kanė pasur diskutim edhe nė Komisionin e Edukimit. Rektori i Universitetit tė Tiranės ka pėrmbledhur nė njė relacion disa nene qė bien ndesh me Kushtetutėn, si dhe ka sqaruar se nene tė tjera cenojnė autonominė e universitetit”, sqaroi Ledi Shamku.

Ligji i arsimit tė lartė tashmė ėshtė miratuar me shumicėn e votave dhe pritet tė merret nga tė gjithė aktorėt qė preken nga kėto amendime, kryesisht universitete. Pas njė debati tė gjatė e tė lodhshėm mes palėve, pas ngritjes sė grupeve pėr ndėrtimin e ndryshimeve, tė gjithė presin tė kenė nė duar ligjin pėrfundimtar tė miratuar nga pėrfaqėsuesit e popullit.

Kryesisht ky ligj do tė pėrmbajė rregulla tė reja pėr ciklet e diplomave, pėr institucionet e arsimit tė lartė, pėr funksionimin e qendrave spitalore universitare, zgjedhjet e shefave tė shėrbimeve, punėsimit nė universitetet private e ato shtetėrore, si dhe pėr ekuivalentimin e diplomave tė “vjetra” dhe tė “reja”.

Ciklet e studimit, masterat, doktoratat, si dhe pjesa qė parashikon njė pjesė tė mekanizmave rregullatorė pėr dhėnien e mėsimit nė IAL, pėr punėsimin si dhe pėr autonominė, kanė qenė “lajtmotivi” pėr mė shumė se tre muaj nė universitete, publike e private, nė sektorėt e arsimit, por edhe nė Parlament.

Sakaq, menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit pritet tė bėhet edhe njė analizė e detajuar e asaj ēka do tė sjellin tė gjitha amendimet nė ligjin e arsimit tė lartė, si dhe nė jetėn akademike nė tė gjithė vendin. Pas miratimit tė ndryshimeve, radha e punės nė arsim do tė fokusohet te financimi i institucioneve tė arsimit tė lartė, si dhe tė marrjes sė njė modeli frytdhėnės.

http://216.75.13.41/index/sociale/44...1e5bb7fc9.html

Citim:
Kalon mes debatesh ligji i arsimit tė lartė

Kuvendi kaloi dje mes debateve, me 71 vota pro, ndryshimet nė ligjin e arsimit tė lartė. Drafti pėrfundimtar nuk parashikon as rikonvertim tė diplomave tė vjetra, e as asgjėsimin e masterave tė nivelit tė dytė. Sipas tij, diplomat katėrvjeēare do tė konvertohen nė master shkencor, sikurse do tė konvertohen edhe MND-tė. Kėta tė fundit do tė shėrbejnė edhe pėr vitin e parė tė doktoraturės.

Mė herėt, deputetė tė Partisė Socialiste u pėrplasėn me ministrin Tafaj pėr ndryshimet e bėra nė ligj. Deputetėt e PS-sė, Ledi Shamku, Valentina Leskaj dhe Fatmir Toēi deklaruan se projektligji nė fjalė ka hequr autonominė e universiteteve, ndėrkohė qė kompetencat e tyre ia ka kaluar ministrit.

“Vetė rektorėt e universiteteve publike deklaruan nė komision se nuk janė konsultuar pėr kėtė draft”, - deklaroi znj. Shamku, duke shtuar se njė sėrė nenesh janė pėrfshirė vetėm dhe vetėm pėr tė favorizuar universitetet private. Njė tjetėr kritikė e znj. Shamku ka qenė pėr gjuhėn e huaj qė nevojitet tashmė pėr tė ndjekur studimet master.

“Ju zoti ministėr keni pėrcaktuar qė duhet Toefli pėr tė vazhduar studimet. Po pse vallė vetėm Toefli? Pse jo diplomat qė ofrojnė departamentet tona tė gjuhės angleze? Jua them unė, pse… Njė njeri shumė i afėrt i Kryeministrit ofron kėto diploma, duke e kthyer kėtė nė monopol”, - akuzoi znj. Shamku.

Ministri Tafaj reagoi duke thėnė se autonomia universitare nuk ėshtė prekur, ndonėse pranoi se autonomia e universiteteve nė vend nuk ėshtė nė nivelin e duhur.

“Me anė tė kėtij ligji ne kėrkojmė qė tė ekzistojė transparenca dhe kontrolli publik ndaj universiteteve publike”, - tha ministri Tafaj, duke mos deklaruar tė njėjtat kritere edhe pėr universitetet private.

Pėr ēėshtjen e provimit tė gjuhės angleze, ai deklaroi se kjo ėshtė njė kėrkesė e kohės, pasi pėr programet master dhe doktoraturė anglishtja ėshtė e domosdoshme, pasi njė pjesė e madhe e literaturės ėshtė nė kėtė gjuhė. Ai tha se fakultetet dhe departamentet mund tė nėnshkruajnė marrėveshje pėr tė dhėnė kėto diploma tė njohura ndėrkombėtarisht.

Ndryshimet e bėra nė Komisionin e Edukimit lanė nė fuqi konvertimin aktual tė diplomave tė vjetra katėrvjeēare, pra ato do tė konvertohen nė master shkencorė. Ndėrkaq, masterat e nivelit tė dytė, tė cilėt do tė hiqen nga sistemi ynė, do tė konvertohen sėrish nė master shkencorė, por kreditet e tyre do tė shėrbejnė edhe pėr plotėsimin e detyrimeve nė vitin e parė tė doktoraturės. Pėr tė vijuar doktoraturėn, tashmė ekziston vetėm njė mėnyrė, marrja e diplomės “Master i Shkencave”, qė ėshtė emri i ri i vendosur nga ligji pėr diplomat e nivelit tė dytė.

Projektligji ka ndryshuar gjithashtu edhe emrat e diplomave. Nė kėtė mėnyrė, diplomat e nivelit tė parė do tė quhen diploma universitare “Bachelor”, diplomat e nivelit tė dytė “Master i Shkencave”, ndėrsa masterat e nivelit tė parė, thjesht “Master”.

Projektligji i ri parashikon qė ata tė cilėt pėrfundojnė “Bachelor”-in (ish-DNP-nė) mund tė vijojnė studimet nė “Masterin” 1.5 vjet ose nė “Masterin e Shkencave” dyvjeēar, qė kanė zėnė vendet e diplomave tė deritanishme. Ndėrkohė, pėr tė vijuar doktoraturėn, duhet qė tė kesh medoemos “Masterin e Shkencave”.

Ata qė diplomohen kėtė vit nė “Master tė Nivelit tė Parė”, do tė marrin diplomė universitare “Master” dhe me tė mund tė vijojnė studimet “Master i Shkencave”, duke konvertuar njė pjesė tė programit qė kanė zhvilluar gjatė vitit tė studimit tė tyre.

Njė tjetėr diplomė do t’i bashkėngjitet tashmė sistemit tonė arsimor. Kjo ėshtė diplomė jouniversitare, por qė ėshtė mbi arsimin e mesėm. Projektligji parashikon se institucionet e arsimit tė lartė kanė tė drejtė tė ofrojnė edhe programe tė studimeve profesionale, pas arsimit tė mesėm, jouniversitare, me jo mė pak se 120 kredite.

“Zgjatja normale e kėtyre programeve ėshtė jo mė pak se 2 vite akademike dhe nė pėrfundim tė tyre lėshohet diplomė profesionale “Diplomė profesionale nė...” “Njė pjesė e krediteve tė studimeve pas arsimit tė mesėm mund tė transferohen nė studimet e ciklit tė parė, nė pėrputhje me kriteret qė vendosin IAL”, - pėrcaktohet nė ndryshimet e propozuara qė i bėhen nenit 26 tė ligjit tė arsimit tė lartė.

Nė ndryshim nga ligji nė fuqi, ky projektligj parashikon qė vetėm 3 degė do tė kenė studime tė integruara tė ciklit tė dytė dhe nuk e ka lėnė nė dorė tė universiteteve tė pėrcaktojnė se cilat degė duhet tė kenė studime mė shumė se 3-vjeēare.

“Institucionet e arsimit tė lartė nė fushat e mjekėsisė, veterinarisė dhe arkitekturės ofrojnė programe tė integruara tė studimeve tė ciklit tė parė dhe tė dytė sė bashku”, - pėrcakton projektligji, duke lėnė nė kėtė mėnyrė vetėm degėt e mjekėsisė, stomatologjisė, veterinarisė dhe arkitekturės me studime tė integruara tė nivelit tė dytė dhe tė gjitha tė tjerat tė ndara nė “Bachelor” dhe “Master”.

http://www.standard.al/index.php/sociale/9424.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:11.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.