Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.6.2008, 10:25   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Tiranė


Citim:
Pak pasi gjurmet e Tiranes se vjeter u zbuluan edhe per syte e qytetareve, kushdo mund te shkelte mbi ato mure. E ne pak dite u shnderrua ne udhekalim i lakmuar per ata qe shkojne asaj ane per te shuar edhe kureshtjen e ketij "zbulimi te bujshem". Tani rrenojat ne vijim te kalase ekzistuese se Tiranes jane rrethuar, ndersa pakez me tej, punohet per asfaltimin e rruges, e cila prej kohesh eshte e bllokuar.

Tabela "Ketu po kryhen germime arkeologjike per Kalane e Tiranes", e vendosur ne rrethimin e kalase, bashkejeton me zhurmen e mjeteve te shtrimit te rruges per te lehtesuar pakez ate ishull trafiku. Mirepo c'po ndodh aktualisht?! Asnje punonjes i arkeologjise a monumenteve nuk gjendet aty. Kjo per faktin e thjeshte, sipas drejtorit te Institutit te Monumenteve, Lorenc Bejko: "Kemi nderprere germimet arkeologjike, pasi jemi ende ne pritje te studimit dhe vendimit te eksperteve gjermane te urbanistikes per rregullimin e trafikut te kesaj zone". Vendim i cili ndonese prej me se 2 muajsh perflitet, duket se do edhe shume kohe te merret, pasi nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes, mesohet se s'ka ende informacion te sakte per afatin e perfundimit te ketij studimi.

Ne muret e kalase, ka tuba te ujit te pijshem

Qytetaret e Tiranes u perballen vetem ne vitin 2008 me rrenojat e vijimit te mureve te kalase se qytetit te tyre, ne nje kohe kur arkeologet, apo specialistet e monumenteve pohojne se kane pasur heret dijeni per ekzistencen e tyre. Shpesh eshte shtruar pyetja se si ka mundesi qe jane vetem disa pellembe dhe qe i kane mbuluar keto rrenoja dhe s'jane zbuluar me pare. Mirepo, fakti qe mes gureve te medhenj te mureve te kalase, gjenden jo pak tuba uji, qe kane furnizuar banesat prane per dekada te tera. Cka do te thote se rrenojat e kesaj kalaje jane risi vetem per qytetaret.

http://www.kohajone.com/html/artikull_26230.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 10:26   2
allianz
 
Njė shkrefje totale. Kujt i hy nė punė kėshtjella?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.9.2008, 12:35   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gėrmime nė Tiranė


Citim:
Njė projekt restaurimi pėr Mozaikun e Tiranės

Njė projekt i ri me vlerė prej 4 milionė lekė, do tė bėjė tė mundur restaurimin e mozaikut tė Tiranės, njė zbulim unikal qė mendohet se i takon shekullit tė IV dhe qė dėshmon fillesat e qytetit tė Tiranės, qė nė kohėt antike. Ka qenė Drejtoria Rajonale e Kulturės Kombėtare (DRKK) nė Tiranė, e cila ka hartuar kėtė projekt qė do tė financohet nė vitin 2009, nė mėnyrė qė Mozaiku i Tiranės, i ndodhur nė pjesėn perendimore tė kryeqytetit tė restaurohet.

Drejtori i DRKK, Tiranė, Vilson Masmalaj u shpreh se, "qėllimi i restaurimit dhe konsolidimit tė kėtij mozaiku ka rėndėsi jo vetėm se bėhet fjalė pėr teknikėn, me tė cilėn ėshtė ndėrtuar, por dhe se ėshtė njė monument, qė pasuron mė shumė historinė e qytetit tė Tiranės". "Nė kuadrin e turizmit, ky monument ėshtė i vizitueshėm nė ēdo stinė tė vitit", tha ai.

Specialistėt thonė se, ky mozaik nuk ka njė pėrcaktim tė saktė tė datimit tė tij , por megjithatė sipas tyre deri tani, mendohet se i pėrket shek. IV dhe se kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė p.e.s., qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me vila fshatare (rustika).

Salla me mozaikė e pajisur dhe me njė absidė ishte ambienti kryesor i vilės ku ėshtė gjetur mozaiku, ndėrkohė qė nė shek. V-VI vendin e vilės e zuri njė bazilikė paleokristiane.

Mozaiku ka kryesisht motive gjeometrike dhe florealė, shumė prej tė cilave gjenden dhe nė mozaikė tė tjerė, ē'ka tregon dėshmi tė lulėzimit tė artit tė mozaikut, jo vetėm nė qėndrat e mėdha qytetare, por dhe nė vendbanimet rurale.

Ai u zbulua nė vitin 1972, kur gjatė ndėrtimit tė njė pallati me kontribut vullnetar nė bllokun "Partizani", tė lagjes Nr.9, nė perėndim tė Tiranės, u vunė re rrėnojat e njė ndėrtese tė lashtė, mbi njė ambient tė shtruar me mozaik. Tani dhe pse ruhet i mbuluar me ēati tė pėrhershme, sipėrfaqja, duke qėnė nė kontakt tė vazhdueshėm me atmosferėn, ka nevojė pėr njė ndėrhyrje tė menjėherėshme, pasi ka shkėputje tė teserave nga bazamenti si dhe ēarje tė tij.

Tri ndėrhyrje restauruese janė kryer nė mozaikun e Tiranės, nė vitin 1985, 1993-1994 dhe nė vitin 2004.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43399
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2009, 01:03   4

Shkrim i cituar Tiranė: Rrėnojat e kėshtjellės nė mėshirė tė fatit


Citim:
Ka kaluar mbi njė vit nga koha kur u zbuluan rrėnojat e kėshtjellės sė lashtė tė Tiranės, pėr tė cilėn u fol shumė pėr projekte ambicioze, por rruga dhe ambientet rreth janė lėnė nė mėshirė tė fatit. Megjithėse ėshtė dhėnė edhe fondi nga Kėshilli i Europės prej 1 milion eurosh, gjithēka ka mbetur si njė vit mė parė, me njė ndryshim tė vetėm, se rrėnojat po mbushen ēdo ditė e mė tepėr me baltė dhe mbeturina tė shumta.

Pranė saj ndodhet ende tabela "Kėtu po kryhen gėrmime arkeologjike pėr Kalanė e Tiranės", megjithatė aty nuk sheh asnjė gėrmim arkeologjik, asnjė specialist, asnjė mbikėqyrės nuk gjendet pranė kalasė pėr tė bėrė diēka pėr tė ardhmen e saj, dėshmitare e prejardhjes sė Tiranės.

Drejtuesit e Bashkisė sė Tiranės deklaruan pas zbulimit tė rrėnojave se nė kėtė zonė do tė realizohej njė studim dhe gėrmim i imtėsishėm arkeologjik. Zona do tė shpallej e njė rėndėsie tė veēantė, do tė mbrohej dhe rikonstruktohej; gjithashtu rruga "Murat Toptani" do tė ishte vetėm pėr kėmbėsorė, por as kjo nuk u bė. Pėrkundrazi, gjithēka ėshtė nė njė gjendje pėr tė ardhur keq. Sepse jo vetėm dėshmia e ekzistencės sė njė kalaje, por asnjė zonė e Tiranės nuk e meriton tė trajtohet me njė indiferencė tė tillė.

Nė shtator tė vitit tė kaluar, kryebashkiaku i Tiranės prezantoi projekt-idenė pėr kalanė si dhe pėr zonėn ku ajo gjendet. Projekti pėr Kalanė e Tiranės do tė bėhej me njė bashkėpunim ndėrmjet Bashkisė Tiranė dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Drejtori i kėtij instituti, Lorenc Bejko ėshtė shprehur se "fondi pėr projektin e Kalasė sė Tiranės ėshtė 1 milion euro dhe ėshtė akorduar nga BE-ja, por mbetet ende ngėrēi pėr devijimin e trafikut tė automjeteve nga Bashkia".

Por rrėnojat vazhdojnė tė mbeten nė mėshirė tė fatit, indiferencės dhe shpėrfilljes sė pushtetit vendor.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=56381
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 22:50   5
Citim:
Korrupsioni dhe burokracitė pezullojnė gėrmimet nė Kalanė e Tiranės

Kalaja e Tiranės prej mė shumė se njė viti ėshtė lėnė nė hijen e harresės. Askush nuk vė dorė mbi tė pėr tė kryer gėrmime tė mėtejshme dhe pėr ta nxjerrė nė dritė kėtė monument kulture.

Fjalėt e arkeologėve dhe historianėve lidhur me themelet e reja qė u zbuluan rastėsisht nė Kalanė e Tiranės kanė qenė tė forta ku kanė theksuar mbi tė gjitha se aty fshihen themelet e njė qyteti antik qė mund ta ndryshonte krejtėsisht historinė e tij si dhe tė nxirrte nė pah njė tjetėr lashtėsi tė tij.

Ishte kjo njė ēėshtje qė mori pėrmasa tė mėdha dhe projektet vijuan radhazi me njė bujė tė madhe si dhe me njė rėndėsi tė veēantė. Fatkeqėsisht kėto projekte ngelėn nė fjalė tė hedhura nė ajėr si dhe nė letra qė tani pas mė shumė se njė viti duhet tė jene zverdhur nė sirtarėt e institucioneve tė vendit tonė qė janė pėrgjegjėse pėr kėto zbulime arkeologjike dhe historike.

E vetmja gjė qė ėshtė bėrė deri mė tani lidhur me zbulimet e reja tė kalasė janė sherret dhe zėnkat e vazhdueshme mes institucioneve dhe asgjė mė tepėr.

Por e keqja mė e madhe qė po i kanoset kėtyre themeleve historike ėshtė uzurpimi i tyre nga pluhuri, plehrat e shkurret duke e kthyer atė si njė gjė tė pavlerė dhe mediokre.

Por akoma mė keq situata po bėhet kohėt e fundit ku vetėm pak metra larg kėtyre zbulimeve po ngrihen themele ndėrtesash tė reja qė me siguri do ti mbulojnė themelet historike me ato tė rejat e pallateve apo ndėrtesave.

Ėshtė kjo njė dėshmi e hapur e dhėnieve tė lejeve pa kriter nga ana e Bashkisė sė Tiranės qė kohė e fundit nuk ka bėrė asgjė tjetėr veēse ka lejuar qė ndėrtimet e reja nė Tiranė tė mbijnė si kėrpudhat pas shiut. Por me kėtė leje ndėrtimi ajo e ka tepruar akoma mė shumė pasi do tė zhdukė historinė dhe kulturėn e kryeqytetit duke e cunguar atė nė mėnyrė tė turpshme.


Mbi themelet e Kalasė sė Tiranės ngrihen themelet e pallateve

Nė kohėn kur tė gjithė ishin gati tė nisnin punimet dhe kėrkimet e mėtejshme nė themelet e Kalasė sė Tiranės ndodhi krejt e kundėrta. Punimet u pezulluan pa u dhėnė njė afat i pėrcaktuar se kur do tė nisin gėrmimet arkeologjike nė kėtė zonė.

Pas disa planeve dhe pas premtimit qė dha Bashkia e Tiranės se do tė vinin specialistė tė huaj pėr tė drejtuar punimet dhe pėr tė kryer studimet e nevojshme gjithēka u shua sikur tė mos ishte thėnė asgjė dhe duke e lėnė kalanė nė mėshirė tė fatit.

Por ajo qė i habiti akoma mė shumė tė gjithė, sidomos qytetarėt, ishte fakti se fare pranė gėrmadhave u vendosėn llamarinat qė njoftojnė se aty do tė nisin ndėrtime tė reja.

Aktualisht kėto llamarina qėndrojnė aty dhe brenda tyre duket se po kryhen punime duke na bėrė tė ditur para syve tanė se mbi themelet e kalasė po ngrihen themele pallati apo ndonjė ndėrtese. Kjo ėshtė e pafalshme dhe shumė e turpshme pasi kėto ndėrtime tė reja do tė mbulojnė njė herė e mire themelet e kalasė sė vjetėr tė Tiranės pasi akoma nuk dihet se deri ku mund tė jenė tė shtrira kėto themele tė lashtėsisė pasi deri mė tani vetėm njė pjesė e tyre ka dalė nė pah.

Madje kėto themele dolėn nė pah krejt rastėsisht nga punėtorėt qė po punonin pėr rikonstruksionin e rrugės “Murat Toptani” ku ndodhet edhe Kalaja e Tiranės. Madje pėr shkak tė saj u devijuan punimet edhe pėr Unazėn e Vogėl tė kryeqytetit.


Projektet nuk dihet se ku kanė ngecur

Menjėherė pasi dolėn nė pah themelet e reja tė Kalasė sė Tiranės ishte Bashkia e Tiranės dhe Ministria e Kulturės qė reaguan pėr ndėrprerjen e punimeve nė kėtė zonė. Pas ndėrprerjes sė punimeve nisėn edhe mbledhjet emergjente ku u diskutua me specialistėt pėrkatės se ēfarė do tė bėhej me kėto zbulime tė reja.

Pas diskutimeve u prezantuan edhe projektet e para tė cilat ishin marramendėse. Pas projekteve u pėrcaktuan edhe fondet tė cilat pėr hir sė vėrtetės ishin marramendėse. Nga Banka Evropiane u dha njė fond prej 10 milon eurosh pėr rikonstruksionin e tre kalave nė vendin tonė pėrkatėsisht tė asaj tė Krujės, Himarės dhe Tiranės.

Pas njė sherri mes Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės nuk u ndje mė askush. Duke i lėnė nė harresė tė plotė projektet gjigande qė premtuan nxjerrjen nė dritė tė themeleve tė kalasė dhe nxjerrjen e saj nė dritė pasi e shpallėn edhe monument kulture qė mbrohet nga shteti.

Nė fakt kjo kala mbrohet nga shteti vetėm me anė tė njė pllake betoni qė kanė vendosur aty dhe disa rrjetave qesharake qė kanė rrethuar njė pjesė tė kėtyre themeleve. Nė fakt kjo zonė ėshtė kthyer nė njė parking pėr makinat e kryeqytetit dhe asgjė mė shumė.

Kėto projekte dhe fonde nuk dihet se ku ngecėn dhe nė adresė tė kujt kanė vajtur. Ne vajtėm dhe pyetėm nė Institutin e Arkeologjisė lidhur me Kalanė e Tiranės. Atje na foli diēka Ilir Gjipali i cili na sqaroi pak gjėra. Nė fjalėn e tij ai nė bėri tė ditur se ai ishte nė dijeni pėr projektet qė janė prezantuar fillimisht pėr Kalanė e Tiranės por qė mė pas nuk u tha dhe nuk u bė mė asgjė.

Ai tha qė ka shumė kohė qė janė prezantuar kėto projekte por deri mė tani as edhe njė specialisti tė kėtij instituti nuk i ėshtė kėrkuar qė tė nisė punimet dhe nuk ju ka ardhur as edhe njė informacion. Ai bėri tė ditur mė tej se kėto specialistė janė tė gatshėm dhe mund tė nisin punėn vetėm pasi ti vijnė udhėzimet nga institucionet pėrkatėse gjė e cila deri mė tani nuk ka ndodhur dhe askush nuk i ka vėnė nė dijeni pėr asgjė lidhur mė ketė ēėshtje.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=15927
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 16:01   6
Citim:
Kalaja e Tiranės, nė qendėr historike!

Kalaja e Tiranės do tė shndėrrohet nė qendėr historike. Ky monument kulture, pas shumė kohėsh i lėnė pas dore, tanimė do tė jetė i mbrojtur prej ndėrhyrjeve ndėrtimore me, apo pa leje qofshin ato, tė cilat zbehin qėllimin kulturor tė kalasė.

Kėshtu, dy institucione tė specializuara pėr mbrojtjen e monumenteve tė kulturės, Instituti i Monumenteve tė Kulturės (IMK) dhe Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik (ASHA), me urdhėr tė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka pėrgatitur studimin me dokumentacionin pėrkatės, i cili pritet qė sė shpejti tė kalojė nė qeveri, nė mėnyrė qė zona e kalasė sė Tiranės tė shpallet zonė e mbrojtur arkeologjike e kategorisė “A”.

Sipas ligjit tė Trashėgimisė Kulturore, ky hap nėnkupton ndalimin nė kėtė zonė tė ēdo lloj ndėrhyrjeje me karakter ndėrtimor, me pėrjashtim tė restaurimit tė monumenteve tė kulturės dhe rrjetit inxhinierik, projektet e tė cilave miratohen nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve (KKR) dhe Kėshilli i Arkeologjisė (KKA).

Drejtori i Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik, Roland Olli, ka shpjeguar detajet e kėtij projekti, duke u shprehur se “do tė ketė vetėm ndėrhyrje restauruese dhe ēlirim nga tė gjitha ndėrtimet e paligjshme. Ky ėshtė koncepti bazė. Zona vihet nė mbrojtje tė plotė dhe i hapet rruga edhe studimeve tė mėvonshme qoftė nė konceptin arkeologjik apo atė restaurues. Shpresojmė qė qeveria do ta shikojė me prioritet miratimin e kėtij projekt-vendimi, bashkė me tė cilin ėshtė pėrgatitur edhe njė sistem modern i hartės qė pėrcakton vendin e mbrojtur me koordinata gjeografike, kėshtu qė edhe orientimi nė terren ėshtė shumė i lehtė kur bėhet fjalė pėr ndėrhyrje tė karakterit shkencor restaurues”.

Sipas tij, duke qenė se kalaja e Tiranės ėshtė monumenti mė me vlerė pėr sa i pėrket territorit qė mbulon kryeqyteti, ka qenė njė ide e vjetėr qė kjo zonė tė trajtohej me njė prioritet tė veēantė.

“Meqenėse ka pasur disa propozime pėr ndėrhyrje restauruese nė Kalanė e Tiranės, synohet me kėtė vendim t’iu hapet rruga tė gjitha kėtyre ndėrhyrjeve restauruese, por edhe atyre tė karakterit studimor, nė konceptin e arkeologjisė”, - thotė Olli.

Projekti nė fjalė, synon qė kalaja tė shndėrrohet nė njė monument tė vizitueshėm, duke u ēliruar kėshtu edhe nga ngarkesat e pas viteve ’90. Pėr kėtė, projekti parashikon edhe ndėrmarrjen e shumė studimeve, sondazheve nė tė gjitha nivelet e zhvillimit tė kalasė dhe ndėrhyrjeve me karakter restaurues.


Gjendja e kalasė

Aktualisht, kalaja e Tiranės gjendet e mbytur nė ndėrtime tė ngritura pėr qėllime pėrfitimi, duke ia shpėrdoruar vlerat monumentale historike tė trashėgimisė kulturore. Ndėrkohė qė sipas drejtorit Roland Olli, gjendja aktuale e kalasė paraqitet e mirė me pėrjashtim tė kėtyre ndėrhyrjeve tė pas ‘90-ės. Sipas Ollit, nė kala janė bėrė vazhdimisht ndėrhyrje tė autorizuara nė konceptin e rikonstruksioneve, por edhe tė paautorizuara, pa leje.

“Pa leje ka qenė ndėrtimi midis kinema “Millenium” dhe ish-Pallatit tė Pionierėve. Shkak i kėtyre ndėrtimeve ėshtė midis tė tjerash edhe mungesa e njė statusi tė tillė. Propozohet nėpėrmjet kėtij projekt-vendimi qė ndėrtesat qė janė jashtė qėllimeve dhe funksionit tė kalasė tė lirojnė territorin e saj”, - thotė ai.

Drejtori na sqaron se brenda territorit tė kalasė janė njė grup ndėrtesash tė shpallura monumente kulture. Duke qenė se muret e kalasė janė shpallur monument kulture i kategorisė sė parė, ėshtė spekuluar me territorin pėrreth.

Pėr kėtė, Olli thekson se “pėrveē mureve tė kalasė, tashmė shpallet zonė e mbrojtur edhe territori brenda dhe pėrreth kalasė. Nė kėtė mėnyrė, nuk ka mė shteg pėr keqinterpretime”.



Shtatė zonat pasardhėse

Veē kėtij projekti, i cili pritet tė miratohet nga qeveria, ASHA po punon nė tė njėjtėn kohe edhe pėr pėrgatitjen e Rregullores sė Administrimit pėr zonėn arkeologjike nė Durrės, qė do tė pasohet me hartimin e rregulloreve pėr shtatė zona tė tjera arkeologjike tė shpallura nė Shqipėri.

Drejtori i ASHA shpjegon se fillimisht puna do tė pėrqendrohet nė Durrės, pėr shkak tė intensitetin arkeologjik qė pėrfaqėson ky qytet nė Shqipėri. Ndėrkohė qė hapi tjetėr do tė jetė pėrgatitja e dokumentacionit pėr zonėn arkeologjike tė Lezhės.

“Ky dokumentacion parashikon edhe njė zgjerim tė kufijve aktualė tė zonės sė mbrojtur pėr arsye tė zbulimeve tė reja qė janė bėrė gjatė 3-4 viteve tė fundit”, - pohon Olli, duke shtuar se kjo rregullore gjendet nė fazėn pėrfundimtare tė pėrgatitjes. Deri mė tani, nė mungesė tė kėsaj tė fundit, pra rregullores, drejtori bėn me dije se hapėsirat e abuzimeve ilegale kanė qenė mjaft tė gjera.

“Mungesa e njė rregulloreje pėr administrimin e zonave tė mbrojtura arkeologjike, ka lėnė njė shteg abuzimi, i cili ėshtė shfrytėzuar nga bashkitė, pėrgjegjėse sipas territoreve qė administrojnė”, - thotė ai.

“Duke pėrfituar nga ky boshllėk ligjor, - vijon Olli, - pavarėsisht se ligji pėr Trashėgiminė Kulturore ekziston, kėto bashki kanė dhėnė leje edhe nė zona arkeologjike tė mbrojtura. Ndėrkohė qė pėrveē kėtyre, ka pasur edhe ndėrtime pa leje, ku kėto tė fundit janė iniciativa edhe mė tė rėnda”.


Parqet kombėtare

Parqet kombėtare paraqesin gjendje mė tė mirė administrimi, nė krahasim me monumentet kulturore. Drejtori i ASHA, Roland Olli, bėn tė ditur se parqet kombėtare aktualisht kanė rregulloret e administrimit, ndėrsa pėr momentin mungojnė ato tė zonave arkeologjike pėr qendrat e banuara.

“Nė parqet arkeologjike, situata paraqitet mė ndryshe, meqenėse janė territore mė larg zonave tė banuara dhe nuk janė territore tė synuara pėr ndėrtime, pėr qėllime pėrfitimi. Ka pasur raste tė gėrmimeve tė fshehta klandestine, pėr tė cilat ėshtė kėrkuar bashkėpunim me Policinė e Rendit”, - pėrfundon Olli.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=23289
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2009, 09:16   7
Citim:
Kalaja e Tiranės shpallet zonė arkeologjike

Dalja nė dritė e mureve tė kalasė sė Tiranės, si dhe diskutimet e shumta nga specialistėt, e kanė ēuar Kėshillin e Ministrave nė vendimin pėr ta shpallur si zonė arkeologjike

E konsideruar si njė zonė e rėndėsisė sė parė, nga ky vendim ka rrjedhur edhe njė rregullore pėr administrimin e kalasė.

Ndėrkohė qė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit tė Shqipėrisė dhe organet e njėsisė sė qeverisjes vendore ngarkohen pėr zbatimin e kėtij vendimi.

E gjendur nė zonėn e planifikuar nga bashkia pėr Unazėn e vogėl tė qytetit, deri mė tani nuk ėshtė bėrė asnjė veprim tjetėr nė muret e kalasė, tė cilėt kanė mbetur nė fazėn fillestare tė zbulimit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=39333
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.1.2010, 19:01   8
Citim:
Mozaiku i Tiranės ēelet pėr publikun pas restaurimit

Emri:  mozaiku-tiranes.jpg
Shikimet: 904
Madhėsia:  10,1 KBI vetmi site arkeologjik i kryeqytetit shqiptar eshte hapur sot per publikun pas nje restaurimi qe ka kerkuar disa muaj. Ministri i kultures Ferdinand Xhaferri dhe perfaqesues te drejtorise rajonale te monumenteve ishin te pranishem ne perurimin e nje prej monumenteve arkeologjike me te rendesishme te Tiranes. Ministri e vleresoi kthimin e ketij siti ne nje vend te vizitueshem dhe atraktiv dhe qe i sherben turizmit kulturor.

Mozaiku i Tiranės ėshtė i vetmi monument arkeologjik brenda territorit tė qytetit tė Tiranės dhe si i tille mbart shume vlera, persa i perket trashegimise se kryeqytetit. Ky mozaik i cili fillimisht u zbulua ne 1972, kishte disa vite qe nuk restaurohej. Me projektin e financuar nga MTKRS beri qe mozaiku te restaurohej duke e rikthyer ne gjendjen pas restaurimit te bere per here te pare ne vitin 1976. Arkeologet mendojne se kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė e.s., qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me njė vilė fshatare (vila rustika). Salla me mozaik e pajisur dhe me njė absidė, ishte ambienti kryesor i saj. Autorėt mendojnė qė nė shek. V-VI, vila u zėvendėsua me njė bazilikė paleokristiane.

Siti arkeologjik, ose me sakte kompleksi i viles fshatare romake, eshte nje deshmi shume e rendesishme per identitetin historik te vendbanimeve te hereshme ne kryeqytetin tone. Perceptimi ne popullin e kryeqytetit eshte se Tirana, vendbanimet me te hereshme i ka te shekullit 13-14 te eres sone. Ne fakt ky mozaik deshmon per hershmerine e vendbanimeve ne kete qytet. Duke patur parasysh qe ne Tirane dhe vecanerisht prane ketij monumenti ka rrenoja arkeologjike, DRKK Tirane do te paraqese se shpejti nje propozim per shpalljen e zones rreth Mozaikut ne Zone Arkeologjike A.

http://www.alsat.tv/kulture/mozaiku-...staurimit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2010, 09:43   9
Citim:
Miratohen projektet restaurues pėr Kalanė e Tiranės dhe Amfiteatrin e Durrėsit

Nė ambientet e Ministrisė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve u zhvillua dje mbledhja e radhės e Kėshillit Kombėtar i Arkeologjisė, me kryetarin e kėtij kėshilli vetė ministrin Xhaferaj.

Nė mbledhje u shqyrtuan propozimet rreth projekteve tė Institutit tė Arkeologjisė pėr vitin 2010, dhe u miratuan gjithashtu dy projektet pėr Amfiteatrin e Durrėsit dhe Kalanė e Tiranės.

Projektet mbi gėrmimin dhe restaurimin e Amfiteatrit dhe Kalasė u prezantuan nga studio private “Frashėri”. Dy projektet e restaurimit sipas drejtorit tė studios “Frashri” u bėnė pėr qėllime muzeale dhe pėr tė krijuar njė projekt turistik muzeal pėr qytetarėt e Tiranės.

Projekti i restaurimit tė Kėshtjellės sė Tiranės do tė mbėshteten nė projektin mbi murin rrethues, nė ambientin e brendshėm dhe atė tė jashtėm. Nga qendra qė ka marrė pėrsipėr projektin restaurues mendohet tė kthehen shumė pjesė qė kanė ekzistuar mė pėrpara.

Njė nga kėto ėshtė dhe kinemaja e fėmijėve e cila ėshtė ndėrtuar nė kohėn e kthimit tė banesės mbretėrore nė Qendėr Kulturore tė Fėmijėve(1957-58). Pėrveē funksionit si kinema, nė kėtė ndėrtesė tė vogėl janė kryer festivale dhe konkurse tė teatrit, koncerte muzikore pėr solista dhe orkestėr, shfaqje dhe konkurse letrare, ceremoni dhe shumė aktivitete tė tjera pėr fėmijėt.

Nė programin e restaurimit tė objekteve tė brendisė sė kėshtjellės do tė merrte njė justifikim tė plotė rikthimi i funksionimit tė saj. Ajo ėshtė njė ndėrtesė historike me njė pėrdorim aktual kuptimplotė si sallė kinemaje dhe shfaqje pėr vizitorėt nė Parkun Arkeologjik tė ardhshėm.

Prej dekadash Amfiteatrin e Durrėsit ka qenė nė vėmendjen e mbrojtėsve tė monumenteve, restauratorėve dhe arkeologėve shqiptarė pėr ruajtjen dhe pajisjen e tij me vlera muzeale. Nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit ai ka qenė edhe nė vėmėndjen e specialistėve tė huaj.

Nė dekadat e fundit monumenti ėshtė mbrojtur nga njė rrethim i thjeshtė, i cili ka penguar lėvizjen e pakontrolluar tė njerėzve. Ai ėshtė vėnė nė funksion tė vizitorėve, pavarėsisht nga kushtet e pamjaftueshme tė ekspozimit tė tij.

Gjithashtu janė kryer ndėrhyrje sporadike konservimi me ēimento mbi sipėrfaqen e ndenjėses sė ruajtur nė anėn veriore pėr tė penguar depėrtimin e ujėrave tė reshjeve nė thellėsitė e strukturave tė amfiteatrit, tė cilat mė shumė kanė dėmtuar e zhdukur gjurmėt e shkollarėve, se sa ia kanė arritur qėllimit tjetėr.

Me rėndėsi janė ndėrhyrjet dhe preokupimi pėr ruajtjen e konservimin mozaikėve murale nė muret e Kapelės bizantine, tė ndėrtuar gjatė mesjetės sė krishterė nė brendinė e nėn strukturave tė amfiteatrit.

Ndėrhyrja restauruese ėshtė lidhur me gjendjen e ruajtur tė amfiteatrit, nė te cilin dallohen tre pjesė kryesore: Hapėsira Veriore e Amfiteatrit qė ruhet nė lartėsinė mė tė madhe, ku pėrfshihet gjysma veriore e tij, gati 50% e sipėrfaqes planimetrike.

Nė kėtė pjesė ruhen mė mire se kudo elementėt pėrbėrės tė fazės fillestare tė ndėrtimit tė amfiteatrit. Ndėrhyrja restauruese ėshtė lidhur me gjendjen e ruajtur tė amfiteatrit, nė te cilin dallohen tre pjesė kryesore.

Pjesa e Segmentit Muzeal tė Kapelės nė anėn perėndimore, rreth 10% e planimetrisė sė amfiteatrit. Hapėsira jugore nė pjesėn e mbetur (rreth 40% e sipėrfaqes planimetrike), nė tė cilėn faktikisht nuk shihen gjurmėt ndėrtimore tė amfiteatrit.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24994
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 10:35   10
Citim:
Zbulohen pesė skulptura tė periudhės romake nė Tiranė

Pesė monumente mortore gati 1700 vjeēare, janė zbuluar nė fshatin Baldushk tė Tiranės.

Zbulimin e kishte bėrė njė banor i fshatit, Besnik Bali. Teksa punonte tokėn e tij bujqėsore ai kishte ka hasur objektet arkeologjike.

Specialistėt e Institutit tė Arkeologjisė shpjegojnė se monumentet nė pėrmasa mbi njė metėr viheshin si kapakė ose si mbulojė e varreve.

Specialistėt e Institutit tė Arkeologjosė, kanė thėnė se katėr prej kėtyre objekteve janė monumente mbivarrore tė shekujve 3-4 tė erės sonė.

Tė pesta zbulimet janė skulptura qė i takojnė shekujve tė 3-tė dhe tė 4-t tė erės sonė dhe i pėrkasin periudhės romake.

Specialistėt thonė se pesė objektet janė tė njė niveli tė lartė artistik dhe gjetja e tyre nė Tiranė tregon se zona ka pasur nė periudhėn romake njė zhvillim tė madh urban.

http://www.telegrafi.com/?id=18&a=669
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2013, 19:27   11
Citim:
Skėnder Muēaj: Mozaiku i Tiranės kėrkon tė tjera gėrmime, ka ende pjesė tė pazbuluara

Mozaiku i Tiranės ėshtė njė nga monumentet mė tė rėndėsishme qė gjenden brenda kryeqytetit. Ka qenė pėr shumė vite nė vėmendje tė studiuesve dhe arkeologėve, tė cilėt nė punėn dhe studimet e tyre kanė sjellė fakte interesante mbi historinė e tij.

Mozaiku i Tiranės pėr arkeologun e njohur prof. dr. Skėnder Muēaj ėshtė njė nga monumentet, i cili duhet tė ketė njė vėmendje dhe mė tė madhe nga institucionet. Kjo jo vetėm sa i takon prezantimit tė vlerave tė tij historike, por dhe punės qė duhet tė jetė nė drejtim tė gėrmimeve nė kėtė vend.

Arkeologu Muēaj tregon se kur u zbulua nė vitin 1972 zbulimi u konsiderua shumė i rėndėsishėm, duke sjellė fakte interesante pėr periudhėn kohore qė i pėrkiste mozaiku. Por ndėrsa kanė kaluar disa dekada qė nga viti 1972 kur dhe u zbulua pėr herė tė parė ky monument shumė i rėndėsishėm, arkeologu i njohur Skėnder Muēaj thekson se ka ende shumė punė pėr tė bėrė nė drejtim tė gėrmimeve pėr mozaikun.

Mozaiku i Tiranės ėshtė njė monument i periudhės romake, vilė fshatare (rustica) qė daton nė shek III. Ky sipas profesor Skėnder Muēaj ėshtė objekti mė i vjetėr e tė tjerė nuk ka brenda Tiranės, pasi nėse do tė kishte do tė kishin ngelur gjurmė.

“Nė vitin 1972 u zbulua gjatė ndėrtimit tė njė blloku banesash, mė pas nuk ka pasur shumė vėmendje pėr tė bėrė gėrmime tė tjera. Por nė kėtė zonė duhet tė gėrmohet ende mė shumė, pasi ka ende pjesė tė pazbuluara. Deri mė tani ėshtė zbuluar shumė pak pėr kėtė monument arkeologjik”, pohon arkeologu i njohur Skėnder Muēaj.

Pjesa e gėrmuar e monumentit u rrethua dhe u vu nė mbrojtje nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės (IMK). Ndėrkaq qė gjatė viteve 2003-2004 punimet e sistemimit tė rrugėve dhe instalimeve tė ndryshme tė bllokut “Partizani” zbuluan pranė rrethimit tė monumentit pjesė tė tjera tė kompleksit.

“Mė kryesoret kėtu ishin vaskat e fermentimit tė mushtit tė rrushit, por edhe pjesė tė tjera muresh nė dy pika tė ndryshme. Brenda kėtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh tė periudhės romake, por gėrmimet duhet tė vijojnė pėr zbulime tė tjera”, pohon arkeologu i njohur Skėnder Muēaj.

Arkeologu Muēaj vijon tė jetė njė ndėr emrat, i cili jo pak herė ka kėrkuar vėmendje pėr ēdo zbulim arkeologjik qė ka qenė brenda Tiranės, pasi nė jo pak raste nė kėto zbulime ka pasur dhe dėmtime. Megjithatė sipas tij, sot Mozaiku i Tiranės ėshtė njė objekt qė ka vėmendje dhe kujdes.


Historiku i mozaikut


Gjatė gėrmimeve tė vitit 1972 pėr ndėrtimin e bllokut tė banesave "Partizani" nė lagjen 9 tė Tiranės, u zbuluan rrėnojat e njė ndėrtese tė lashtė.

Pėr shkak se punimet pėr banesat e reja nuk u ndėrprenė menjėherė, ekskavatori dėmtoi rėndė njė mozaik, qė ndodhej rreth 30-40 centimetra nėn nivelin e tokės, i cili, pas daljes nė dritė tė rrėnojave, do tė vlerėsohej mė vonė nga specialistėt si "Vila Rusticae e Tiranės".

Studimet qė faktuan se mozaiku datonte nė fund tė shekullit tė IV do tė pėrmbysnin dhe vitin e themelimit tė Tiranės si qytet. Deri nė atė periudhė Tiranėn e njehsonin me vitin e ndėrtimit tė xhamisė sė Et'hem Beut dhe disa vendbanimeve tė tjera tė ndėrtuara rreth shekullin e XIII-XIV-tė.

Gjetja e mozaikut brenda vilės Rusticae, pėrcaktoi se Tirana ėshtė themeluar nė shekujt e parė p.e.s. Pėrpos fragmenteve dhe disa pjesėve tė mureve, enėve qeramike, tjegullave dhe tullave tė zbuluara nė hapat e parė tė gėrmimeve, specialistėt arritėn tė pėrcaktonin se gurėt e themeleve tė banesės ishin hedhur nė shekullin e I-rė tė e.s.

Sipas arkeologėve, teknika e ndėrtimit tė vaskave ėshtė e njėkohshme me ato tė ndėrtesės, gjė qė vėrteton gjithashtu se nė fazėn e parė rrėnojat e ndėrtesės konkludojnė me ato tė njė vile romake.

Nė studimet e tyre arkeologėt kanė pohuar se nė shekullin IV-V-tė, ndėrtesa ėshtė shndėrruar nė njė bazilikė, gjė e cila duket qartė edhe nga forma e arkitekturore (e altarit) tė rrėnojave tė kėsaj ndėrtese, por edhe nga tullat me kryqe tė kohės sė Konstantinit (306-337), si dhe nga arkitektura e ngjashme me bazilikat e tjera qė i pėrkasin kėsaj periudhe.

Tė dhėnat dhe vendndodhja e kėtij mozaiku jepen edhe nė "Guidėn e Tiranės", pasi ėshtė njė nga monumentet ku nuk mungojnė vizitorėt.

http://www.sot.com.al/kultura/sk%C3%...%AB-pazbuluara
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:36.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.