Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.6.2010, 22:02   21
Citim:
OShP hedh poshtė ankesėn e Pristina Airport Internacional Consortium

Zyrtarė tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, njoftojnė se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka hedhur poshtė ankesėn e parashtruar nga Pristina Airport International Consortium (PAIC) nė lidhje me koncesionimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka hedhur poshtė ankesėn e parashtruar nga Pristina Airport International Consortium (PAIC) lidhur me koncesionimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

OSHP-ja e ka njoftuar Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave, se parashtruesi i ankesės, PAIC, u diskualifikua nga Komiteti i Vlerėsimit i pėrbėrė nga ekspertė ndėrkombėtarė dhe vendor, pasi qė e ka kushtėzuar propozimin e vet me ndryshime tė papranueshme tė Kontratės sė Partneritetit Publiko Privat.

Konsorciumi pėr Aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės, ka paraqitur ankesėn nė OSHP duke kėrkuar qė tė rikthehet si ofrues nė vendin e tretė ose tė anulojė procesin e tenderit.

OSHP-ja e ka hedhur poshtė kėtė ankesė si tėrėsisht tė pa bazė, duke konfirmuar ligjshmėrinė, transparencėn dhe efikasitetin e procesit tė prokurimit. Vendimi nga OSHP-ja nuk mund tė apelohet.

Sipas njė komunikate pėr media tė lėshuar nga MEF-i, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka konfirmuar dhėnien e kontratės konsorciumit Limak-Lyon, i pėrbėrė nga operator francez tė aeroportit, Aéroports de Lyon dhe kompania turke e ndėrtimit, Limak Construction, tė cilėt i kishin ofruar tė paguajnė pėrqindjen mė tė lartė tė tė ardhurave bruto pėr Qeverinė nė kėmbim tė koncesionit.

Konsorciumit Limak-Lion i ėshtė dhėnė kontrata me 14 maj, pasi i ka ofruar Qeverisė sė Kosovės rreth 40 pėr qind tė tė ardhurave bruto nė kėmbim me tė drejtėn pėr koncesion.

Prej Konsorciumit Limak-Lion do tė kėrkohet qė tė bėjė investime rreth 100 milionė euro pėr tė modernizuar dhe zgjeruar Aeroportin duke pėrfshirė edhe ndėrtimin e njė terminali tė ri.

Kurse gjatė 20 vjetėve, parashihet qė ky konsorcium t’i paguajė Qeverisė sė Kosovės rreth 400 milionė euro.

Kontrata e partneritetit publiko-privat pritet tė hyjė nė fuqi nė fund tė vitit 2010, thuhet nė komunikatėn e MEF-it.

http://www.rtklive.com/?cid=8,1&newsId=39071
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 08:55   22
Citim:
'Lufthansa' kėrkon hyrjen nė ANP

Njė delegacion i aviokompanisė mė tė madhe evropiane njėherit dhe njėrit prej liderėve botėrorė nė kėtė fushė, kompanisė gjermane "Lufthansa" ėshtė takuar tė enjten me menaxhmentin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, pėr tė parė mundėsinė e fillimit tė fluturimeve nga Gjermania pėr nė Kosovė.

Bėhet fjalė pėr mundėsinė e fillimit tė fluturimeve nga disa qytete tė Gjermanisė pėr nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės nga fillimi i vitit tė ardhshėm.

Delegacioni i "Lufthansa Group" udhėheqej nga Volker Muhle, menaxher i pėrgjithshėm pėr "Lufthansa German Airlines" dhe "Austrian Airlines" pėr Kosovė dhe Shqipėri, ku nė ekipin e tij ishin edhe zyrtarė tė lartė pėr zhvillimin e biznesit dhe tė planifikimit tė "Lufthansa group".

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=68291
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.9.2010, 21:28   23
Citim:
Aeroportit tė Prishtinės i ngritet kategoria

Prishtinė, 26 shtator - “Investimet kapitale tė pėrfunduara mė parė dhe plotėsimi i njė varg kushtesh dhe standardesh tjera tė sigurisė tė kėrkuara sipas rregulloreve vendore dhe atyre ndėrkombėtare nė fushėn e aviacionit civil, tė cilat u konfirmuan zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil tė Kosovės pas inpektimeve tė shumta, na lejon qė tė kalojmė nė njė kategori mė tė lartė tė operimeve, nga kategoria I-rė nė kategorinė e II-tė. Kjo mundėson qė gjatė sezonit dimror dhe veēmas nė mot me mjegull tė jemi mė operativ dhe mė fleksibėl nė raport mė fluturimet e aeroplanėve. Kjo do tė ndihmojė shumė nė evitimin e tollovive dhe humbjen e kohės sė ēmuar pėr udhėtarėt”, tha drejtori menaxhues i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Agron Mustafa.

Sipas tij, tė gjitha Organizatat Ndėrkombėtare dhe aviokompanitė qė operojnė nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės do tė njoftohen nėpėrmjet sistemit te komunikimit global aeronautik tė telekomunikacionit pėr kėtė ndryshim tė rėndėsishėm nė ANP.

Nga ana tjetėr, drejtori i Autoritetit tė Aviacionit Civil tė Kosovės, Driton Gjonbalaj, potencoi se pėr tė kaluar nė kategorinė e nivelit tė dytė tė Aeroporteteve ėshtė bėrė njė punė jashtėzakonisht e madhe nga Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikės sė Kosovės ka miratuar kėrkesėn e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr tė operuar me Sistem tė Aterrimit Instrumental tė kategorisė. Ky sistem mundėson aterrimin edhe nė dukshmėri shumė mė tė vogėl atmosferike. Pėrveē invenstimeve tė mėdha nė infrastrukturė dhe ndriēim, Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės ėshtė dashur t’i pėrmbushė edhe njė numėr kushtesh qė lidhen me kėrkesat e standardeve tė sigurisė tė Konventės sė Ēikagos, e cila ėshtė e aplikueshme edhe nė Republikėn e Kosovės. ANP-ja i ka plotėsuar kėto standarde dhe ky aeroport tash e tutje mund tė ofrojė shėrbime shumė mė tė avansuara tė aterrimit dhe ngritjeve”. tha drejtori i Autoritetit tė Aviacionit Civil tė Kosovės, Driton Gjonbalaj.

Sipas tij, ky avansim do tė bėhet i ditur pėr tėrė industrinė e aviacionit nė botė pėrmes rrjetit global aeronautik tė telekomunikacionit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,35416
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 14:08   24
Citim:
Aeroporti mori emrin “Adem Jashari”

Nė Ditėn e Flamurit Kombėtar dhe nė datėlindjen e Adem Jasharit, tė dielėn ėshtė bėrė emėrtimi i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės me emrin e komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) Adem Jashari.

Nė ceremoninė solemne morėn pjesė drejtues tė institucioneve tė shtetit tė Kosovės, ministra nė largim, familja Jashari, pėrfaqėsues nga Republika e Shqipėrisė etj. Nė ceremoninė solemne morėn pjesė drejtues tė institucioneve tė shtetit tė Kosovės, ministra nė largim, familja Jashari, pėrfaqėsues nga Republika e Shqipėrisė etj.

Drejtori menaxhues i ANP-sė, Agron Mustafa, tha se emėrtimi i ANP-sė me emrin e Adem Jasharit i bėn tė gjithė tė ndihen krenar, ndėrsa u.d. i presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, tha se “ky emėr nga sot do t’i shoqėrojė tė gjithė udhėtarėt pėr tė fluturuar nė ajrin e lirė tė Kosovės”.

“Ky emėrtim i sotėm i Aeroportit me emrin ‘Adem Jashari’ le t’u shėrbejė brezave pėr tė rifreskuar kujtesėn pėr ditėt e lavdishme tė historisė. Dje Adem Jashari dhe Jasharėt legjendarė i gjithė populli ynė dha shumė pėr lirinė tonė, pėr pavarėsinė tonė, pėr zhvillimin tonė, pėr lėvizjen tonė tė lirė nė tokė, nė ajėr e nė det e kjo po ndodh qė mė tepėr se dhjetė vjet. Sot nga ne kėrkohet nderimi me pėrkushtim pėr tė gjithė ata qė flijuan mė shumė se jetėn e tyre pėr lirinė e perspektivėn tonė”, ka thėnė Krasniqi.

Ndėrkaq, kryeministri nė dorėheqje i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se tė gjithė kanė punuar qė Kosova tė jetė e lirė, por pavarėsisė duhet dhėnė kuptim me vlerat sublime tė luftės ēlirimtare me njeriun qė i priu kėsaj pėrpjekje pėr lirin dhe pavarėsisė komandanti legjendar Adem Jashari. Nė emėr tė familjes Jashari tė pranishmit i ka pėrshėndetur Rifat Jashari, i cili ka falėnderuar Qeverinė pėr vendimin qė ANP-ja tė mbajė emrin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ka uruar gjithė shqiptarėt pėr festėn e 28 Nėntorit.

Shpalosja e mbishkrimit tė ANP-sė Adem Jashari ėshtė bėrė nga ushtruesi i detyrės sė presidentit Jakup Krasniqi, kryeministri nė largim Hashim Thaēi, drejtori menaxhues i ANP-sė Agron Mustafa, Rifat Jashari, Sabit Brokaj, Fadil Kodra.

http://www.kosova-sot.info/politike/...n-adem-jashari
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 14:43   25
Citim:
“Illyrian Airways” ka bėrė fluturimin e parė provues Prishtinė-Tiranė

Kompania e parė vendore pėr fluturime “Illyrian Airways” me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit, ka bėrė fluturimin e parė provues Prishtinė-Tiranė. Nga data 6 dhjetori i kėtij vitit kjo kompani edhe zyrtarisht do tė fillojė operimet nga Prishtina pėr nė vendet evropiane.

Hyrja nė treg e kėsaj kompanie do tė shtojė konkurrencėn dhe do tė ulė ēmimet e biletave. Illyrian Airways ka filluar edhe me pėrgatitjet e personelit. Numėr i madh i stjuardėve dhe stjuardesave kosovare janė certifikuar nga kompania nė pėrputhje me standardet evropiane tė aviacionit civil. Kompani posedon tė gjithė personelin dhe infrastrukturėn e nevojshme pėr njė kompani ajrore.

Me kėtė rast Halil Shala, drejtor komercial pran “Illyrian Airways” ka thėnė se qėllimi kryesor i kėsaj kompanie ėshtė qė tė lidhė Aeroportin Ndėrkombėtarė tė Prishtinės “Adem Jashari” me mė shumė vende Evropiane , tė rrisė frekuencat pėr disa vende, edhe kėtu nė rajon, tė bėjė njė nivelizime tė ēmimeve, tė krijoj komoditet nė udhėtime dhe kualitete nė shėrbime, pra tė ofrojė gjithēka pėr ēka ka nevojė qytetari i Kosovės, dhe ata qė udhėtojnė me ne.

Shala ka bėrė tė ditur se dėstinacion i parė i kėsaj kompanie do tė jetė fluturim pėr nė Itali, Venedik dhe pastaj nė shumė vende tė tjera tė botės.

“Destinacionet e para i kemi treguar edhe nė ditėt e kaluara, por po e pėrsėrisim prapė, fillimisht do tė kemi fluturime pėr nė Itali, e pastaj pėr Venedik dhe vende tė tjera nė Evropė” shprehet Shala.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=90547
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2011, 14:47   26
Citim:
Aeroporti “Adem Jashari”, peng nė njė bankė nė Turqi

Konsorciumi “Limak-Lion”, i cili ka komercializuar Aerportin Ndėrkombėtar “Adem Jashari”, tė vetin aeroport tė Kosovės, siē ka raportuar Klan Kosova nė lajmet qendrore, bėri shkeljen e parė ligjore si pronar i Aeroportit ndėrkombėtar tė Prishtinės. Sipas kėtij televizioni, ky konsorcium, ka futur peng aeroportin nė njė bankė tė Turqisė (Vakif Bank) pėr tė marrė njė kredi prej 85 milionė euro pėr investim nė aeroportin” Adem Jashari”.

Me Ligjin pėr Ndėrmarrjet Publike, tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, asnjė pasuri publike nuk guxon tė jetė peng apo hipotekė e ndonjė marrėveshjeje biznesore private. Saktėsisht, ndėrmarrjet publike nuk guxojnė nė asnjė mėnyrė tė hipotekohen.

Lajmin pėr lėnien nė hipotekė tė ANP-sė nga kompania “Limak – Lyon” e ka transmetuar edhe agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi.

“Si njė garanci pėr kredi ėshtė shėnuar nė kontratė se ėshtė i tėrė Aeroporti i Prishtinės”, tregon kjo agjenci.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,48035
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2011, 18:30   27
Citim:
Limak merr zyrtarisht Aeroportin

Prishtinė, 4 prill - Konserciumi Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon MAS, morėn sot zyrtarisht nė menaxhim tė plotė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Pasagjerėt e aviokompanisė Adria Airwyas, tė cilėt vinin nga Mynhen i Gjermanisė, u pėrzgjodhėn nga konserciumi pėr t’i marrė dhuratat e para dhe pėr tė marrė pjesė nė njė koktej rasti, ku u pre dhe njė tortė si simbolikė e kalimit tė kompetencave tek menaxhuesi Limak dhe Aeroport de Lyon MAS.

Me kėtė rast Drejtori i kompanisė LIMAK pėr Kosovė Mertol Genē tha: ,Ne jemi shumė tė lumtur qė tė pėrmbushim tė gjitha obligimet tona qė kemi ndaj Republikės sė Kosovės dhe tė kompletojmė marrjen e kompetencave . Ne do tė jemi si njė ekip duke punuar pėr njė sukses dhe vazhdim tė projektit`.

Drejtori i deritanishėm i ANP, Agron Mustafa, siē raporton rtv21, ndjehet i emocionuar por njėkohėsisht dhe krenar pėr kėtė kalim tė kompetencave tek partneritetit publiko-privat, i cili u pėrzgjodh nga Qeveria e Kosovės vitin e kaluar pėrmes njė procesi tė hapur dhe tenderues.

“Ėshtė projekti i parė madhor nė Kosovė i partneritetit publiko-privat , i cili pėr mė tepėr do tė rezultojė shumė i suksesshėm pėr shkak se mbrapa saj ėshtė njė kompani e madhe dhe e fuqishme financiarisht si Limak dhe Airport de Lion MAS. Ndjehem veēanėrisht i lumtur se ANP-ja ėshtė nė gjendje shumė tė mirė financiare dhe me perspektivė tė sigurt nė kohėn kur po ndodhė transferimi i kompetencave menaxhuese nė duart e njė kompanie private “, tha drejtori i deritanishėm i Aeroportit, Agron Mustafa .

Partneriteti publiko- privat parasheh dhėnien me koncesion tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr 20 vitet e ardhshme, ku parashihet qė i vetmi aeroport nė vendin tonė tė modernizohet dhe tė zgjerohet nė 25 mijė metra katrorė, nga investimet prej mbi 100 milionė euro qė do tė kryej kompania Limak – Aeroport De Lyon MAS.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,54445
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2011, 12:58   28
Citim:
Kosova humb miliona nga hapėsira ajrore

Mbyllja e hapėsirės ajrore tė Kosovės nga NATO, qė nga viti 1999, po i kushton Kosovės me humbje tė miliona eurove.

Sipas tė dhėnave zyrtare, nė qiellin e Kosovės do tė fluturonin me qindra aeroplanė, por qė u ėshtė e ndaluar pėr 12 vjet rresht.

Sipas tė dhėnave tė Autoritetit tė Aviacionit Civil tė Kosovės, pėr ēdo aeroplan qė do tė duhej tė fluturonte nė hapėsirėn e lartė ajrore buxheti i Kosovės do tė pėrfitonte nga 100 euro, e qė numri i tyre sillet deri nė 450 nė ditė.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,51599
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2011, 15:12   29
Citim:
Aeroporti i Tiranės shėnon 23 pėr qind rritje tė pasagjerėve

Tiranė, 1 gusht 2011 - Aeroporti Ndėrkombėtar i Tiranės (TIA) ka patur njė performancė tė shkėlqyer nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti. Aeroporti ka shėnuar 23 pėrqind rritje nė shifrat e pasagjerėve, 10.6 pėrqind rritje nė lėvizjet e trafikut ajror (ATM) dhe pėrpunimi i mallrave u rrit me 17.7 pėrqind krahasuar me po tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.

Nga janari deri nė qershor TIA u ka shėrbyer 793,984 pasagjerėve, njė shifėr mbresėlėnėse e cila tregon standardet e larta tė shėrbimit tė ofruara nga Aeroporti. Sipas nėj komunikate pėr media, TIA gjithashtu shėnoi 10,352 lėvizje tė ATM ve dhe pėrpunoi 1,084 tonė kargo.

"2011 ta ka qenė vit ndryshimesh tė mėdha, jo vetėm pėr Aeroportin i cili ėshtė njė nga portat kryesore pėr nė Tiranė, por dhe pėr tė gjithė vendin. Liberalizimi i vizave ka ndikuar ndjeshėm nė kompaninė tonė: ka sjellė rritjen e fluksit nė kėrkesėn vendase pėr tė fluturuar, dukuri kjo e cila ka rritur e ofertat dhe numrin destinacioneve nga kompanitė ajrore", tha Rolf Castro Vasquez, Drejtor i Pėrgjithshėm i Operacioneve nė TIA.

Linjat ajrore tė cilat kanė shėnuar fluksin mė tė madh tė pasagjerėve janė: Belleair (46.2%), Alitalia (9.6%), Albanian Airlines (9.1%), Austrian Airlines (6.1%) dhe Turkish Airlines (4.2%).

Sot nė TIA operojnė katėrmbėdhjetė linja ajrore tė cilat e lidhin kryeqytetin shqiptar me 35 destinacione tė ndryshme duke pėrfshirė kėtu Brukselin, Barcelonėn dhe Parisin, tė cilat u pėruruan kėtė vit pėr sezonin e verės.

http://www.kosova.com/artikulli/73957
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.11.2011, 22:26   30
Citim:
“Albanian Airlines” & “Belle Air”, avionė jashtė standardeve

Autoriteti i Aviacionit Civil u hoqi sot tė drejtėn e operimit 4 avionėve, tė kompanive “Albanian Airlines” dhe “Belle Air”, pasi nuk plotėsonin kriteret e detyruara tė Komisionit Europian. Lajmin e ka bėrė tė ditur, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatė seancės plenare tė Kuvendit.

Gjithsesi, ministri vėren se, gjatė viteve tė fundit aviacioni civil shqiptar ka qėnė mjaft i sigurtė dhe nuk ka patur asnjė incident. Gjatė seancės sė sotme u miratuan ndryshimet nė ligjin pėr “Autoritetin e Aviacionit Civil”.

Kėto ndryshime kanė tė bėjnė me pavarėsinė e kėtij institucioni nė pėrzgjedhjen dhe punėsimin e specialistėve tė huaj nė kėtė sektor, pasi mungojnė kapacitetet vendase. Sipas kreut tė Transporteve, gjatė viteve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm cilėsia e kėtij sektori, ēka ka bėrė qė nė kėto 3 vite tė regjistrohen mbi 1.6 milion pasagjerė.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...andardeve.html

Citim:
Albanian Airlines denoncon: Shteti na ndali fluturimet, kėrkon t’i kalojmė klientėt te Belleair

Tiranė, 10 Nėntor 2011 NOA – Autoriteti i Aviacionit Civil tė Republikės sė Shqipėrisė ka marrė njė vendim qė i heq tė drejtėn e fluturimeve kompanisė Albanian Airlines, ndėrsa kjo e fundit denoncoi sonte se i ka kėrkuar kėsaj kompanie qė klientėt e saj t’ia kalojė kompanisė konkurrente Belleair.

Emri:  albanian-airlines.jpg
Shikimet: 226
Madhėsia:  43,0 KBKy zhvillim u publikua sonte nga kompania Albanian Airlines pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, por ndėrkohė kjo pritet tė pėrkthehet nė situatė kaotike pėr udhėtarėt qė kanė planifikuar fluturime nė vende tė ndryshme me kėtė kompani:

“Ka ndodhur njė veprim i padrejtė sot ndaj kompanisė Albanian Airlines, ku me njė vendim pa paralajmėrim tė lėshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė revokuar certifikata e operimit ajror (AOC-Al 065)”, – njoftoi kompania.

“Kjo nėnkupton bllokimin e operimit tė kompanisė nė njė mėnyrė tė padrejtė, duke sjellė si pasojė anulimin e fluturimeve”, – bėn tė ditur Albanian Airlines.

Kurse vlerėson se heqja e kėsaj certifikate bie nė kundėrshtim me vendimin e marrė nga kjo drejtori katėr muaj mė parė, nė 25 korrik 2011, ku pas prezencės sė vazhdueshme tė auditit nga Autoritetet Nacionale tė Aviacionit Civil Shqiptar si dhe Auditorėve Ndėrkombėtarė tė Nėnkontraktuar nga ky autoritet, kompania Albanian Airlines kaloi me sukses kėtė kontroll dhe rinovoi certifikatėn e operimit ajror pėr 15 muaj, afat maksimal i mundshėm”.

Nė kėtė pikė vjen dhe komenti i kompanisė: “Kjo tregon qė Albanian Airlines ka qenė gjithmonė konform rregullave tė Bashkimit Evropian dhe nė kooperim tė mirė me Auditet dhe Autoritetet Shqiptare dhe tė Huaj, ēka ėshtė faktori mė i rėndėsishėm nė sigurinė dhe besueshmėrinė e operimeve”.

Emri:  belle-air-albania.jpg
Shikimet: 232
Madhėsia:  41,9 KB
Por kompania denoncon publikisht dhe njė fakt tjetėr: “Veē kėtij vendimi abuziv, Aviacioni Civil na ka “kėshilluar” qė tė mbrojmė pasagjerėt tek kompania konkurrente “Belle Air”.

Pėr kompaninė, “kjo ėshtė njė shprehje e qartė e interesave klienteliste dhe konkurrencės sė padrejtė”.

Kompania vlerėson se “forma dhe pėrmbajtja e kėsaj letre ėshtė abuzive dhe sjell pasoja tė pariparueshme tė karakterit ekonomik dhe social, duke qenė kėshtu dhe njė antireklamė e pamėnjanueshme pėr kompaninė tonė. Kjo tregohet edhe me faktin qė lajmi pėr revokimin e certifikatės Operimit Ajror u publikua nė media, para sesa tė mbėrrinte nė zyrat e kompanisė sonė”.

Shoqėria siguroi sot se ajo do tė ndjekė “tė gjitha rrugėt ligjore tė mundshme pėr tė mbrojtur veten nga ky veprim i padrejtė, dhe nė tė njėjtėn kohė siguron pasagjerėt tanė qė pavarėsisht kėsaj tentative pėr ta dėmtuar kompaninė Albanian Airlines, ne do tė jemi kėtu pėr t’u shėrbyer atyre ashtu si u kemi shėrbyer gjithmonė”.

Kompania dhe stafi i saj deklaruan se ata do tė vazhdojnė punėn e tyre pėr tė zgjidhur kėtė situatė, ndėrsa kanė publikuar dhe lejen e datės 25 korrik 2011 qė gjeni kėtu.

http://www.noa.al/2011/11/albanian-a...t-te-belleair/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2011, 22:34   31
Citim:
“Albanian Airlines” sqaron manipulimin e Aviacionit Civil me revokimin e licencės

Kompania e fluturimeve “Albanian Airlines” ka sqaruar dje, pėr gazetėn “Sot”, gjithė skemėn e mashtrimit tė Aviacionit Civil Shqiptar, me vendimin arbitrar pėr revokimin e licencės. Kompania e fluturimeve “Albanian Airlines” ka rrėzuar alibinė Aviacionit Civil, i cili deklaroi se arsyeja e revokimit tė licencės ishte mosplotėsimi i kushteve teknike.

“Albanian Airlines”deklaroi se Aviacioni Civil nuk ka dhėnė asnjė motiv pėr tė justifikuar vendimin arbitrar. Sipas kėsaj kompanie, ēdo vendim qė vjen nga njė institucion pėrgjegjės apo dhe vetė ministria pėrkatėse duhet tė jetė i arsyetuar me detaje se pse po revokohet licensa.

“Nuk na ėshtė arsyetuar vendimi qė ėshtė dhėnė nga ana e Aviacionit Civil, ndėrkohė qė nga ana e tij si dhe nga Ministria e Transportit kemi marrė vetėm heshtje lidhur me kėtė”, janė shprehur pėrfaqėsues tė kėsaj kompanie.

Ndėrkohė qė sipas vendimit tė Autoritetit tė Aviacionit Civil kompanisė fluturuese Albania Airlines i ėshtė revokuar certifikata e operimit ajror (AOC-Al 065), gjė qė nėnkupton bllokimin e operimit tė kompanisė nė njė mėnyrė tė padrejtė, duke sjellė si pasojė anulimin e fluturimeve. Ndėr tė tjera, kjo kompani ka deklaruar se ka tė drejtė qė tė bėjė fluturime deri nė momentin qė tė vijė njė pėrgjigje nga Ministria e Transportit.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=11435
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2011, 20:04   32
Citim:
Kodi Ajror, Kuvendi miraton ndryshimet me 119 vota

Kuvendi miratoi me 119 vota ndryshimet nė Kodin Ajror, duke vėnė sėrish nė jetė konsensusin mes mazhorancės dhe opozitės, edhe pse para votimit tė kėtij drafti u debatua gjatė mes ministrit tė Transporteve, Sokol Olldashi, dhe deputetėve socialistė, tė cilėt mė herėt kishin dhėnė konsensusin e tyre. Deputeti Eduart Shalsi kushtėzoi votėn e grupit tė PS-sė me diskutimin e disa amendimeve shtesė tė bėra prej tyre.

“Nėse e keni seriozisht qė doni tė pėrmirėsojmė kodin jo thjesht si qėllim nė vetvete por pėr tė pėrmirėsuar situatėn atėherė reflektoni mbi ndryshimet e propozuara. Sot rezervojmė tė drejtėn qė konsensusin qė kemi dhėnė pėr miratimin e kodit tė mos ta japim pėr sa kohė qė mendimet qė ne paraqesim tė mos merren nė konsideratė”, - tha ai. Pas kėsaj deklarate reagoi ministri Olldashi, i cili e konsideroi si tė gabuar kėtė kushtėzim.

“Nuk e kuptoj qėndrimin e sotėm, sepse nė komision kemi pasur njė frymė krejt tjetėr. Kemi marrė parasysh disa nga mendimet e PS-sė qė ishin racionale dhe i kemi pėrfshirė nė amendimet e Kodit Ajror. Dhe sot, befas na vihet me qėndrim krejt tjetėr, sepse nė qoftė se ėshtė kosto e konsensusit qė ne tė shkelim direktivat qė na vijnė nga Brukseli unė besoj se kjo ėshtė kosto qė ne nuk mund ta pranojmė”, - tha ministri.

Pas kėtyre debateve u vendos tė mblidhej sėrish Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, i cili mori nė konsideratė propozimet, duke pasur parasysh edhe vėrejtjet e sugjerimet e ekspertėve evropianė. Ndėrkohė qė opozita akuzoi dhe pėr krijimin e njė situate monopol nė kėtė fushė po emėrimin e militantėve nė Aviacionin Civil. Sipas deputeti Shalsi gjysma e stafit tė aviacionit civil nuk ka autoritet tė kryejė detyrėn atje.

“Kjo ėshtė njė situate e frikshme. Pas 20 vjet postdiktature, Shqipėria nuk ka specialistė", - ka theksuar Shalsi. I menjėhershėm ka qenė reagimi i ministrit Olldashi i cili ka theksuar se ligji pėr kodin ajror po kthehet nė politike.

“U spekulua me ēėshtjen e militantėve. Unė po ju them z. Shalsi vetėm aty nuk punėsojmė mbi militantizėm, sepse duhet njė administrim i mirė. Ėshtė e vėrtetė se drejtori nuk ėshtė i fushės por ai administron. Tė gjithė specialistėt sektorialė qė kanė pėrgjegjėsi janė shkolluar pėr atė punė. Kemi bashkėpunuar me specialistė tė huaj dhe shqiptar. Ėshtė njė specialist qė ka komunikuar me ju, ka punuar me ju dhe ėshtė mbajtur nė punė dhe do tė mbahet se ėshtė profesionist. Dhe pėr specialistėt qė folėt, ne nuk kemi shkollė aviacioni dhe nuk japim certifikata kur nuk i kanė ne jemi tė detyruar ti marrim nga jashtė specialistėt, dhe i kemi dhėnė fonde aviacionit civil tė marrin me kosto 5 specialistė tė huaj tė shohin problemet kėtu. Sepse bėhet fjalė pėr sigurinė e njerėzve qė udhėtojnė”, - theksoi ai.

Debatet u shoqėruan me votimin e kėtij drafti i cili mori miratimin e mazhorancės dhe tė opozitės.

http://www.standard.al/index.php/new...-119-vota.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.12.2011, 21:19   33
Citim:
Aeroporti: Shqiptarėt rritėn me 16% udhėtimet

Bilanci i 9-mujorit tė kėtij viti ka reflektuar shifra tė kėnaqshme pėr ecurinė e fluturimeve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Tiranės. Sipas tė dhėnave tė vėna nė dispozicion nga TIA, rezulton qė tė kenė udhėtuar rreth 1.4 milionė qytetarė me linjat dhe destinacionet qė ofrohen nga kompanitė e fluturimeve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Tiranės.

Krahasuar me njė vit mė parė vihet re njė rritje e dukshme me rreth 16.7 pėr qind tė numrit tė udhėtarėve. “Aeroporti gjithashtu regjistroi 17 652 lėvizje tė trafikut ajror (ATM). Kėto shifra tregojnė njė rritje prej 9 pėrqindėsh tė ATM-ve”, thuhet nė njė deklaratė tė TIA. Kjo performancė e 9-mujorit vlerėsohet pozitivisht edhe nga drejtoresha e Pėrgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken.

“Viti qė po lėmė pas ka qenė shumė i suksesshėm pėr TIA-n, i mbėshtetur ky dhe nė arritjet e viteve paraardhėse. Ne shėnuam njė rritje mbresėlėnėse nė udhėtarė dhe ATM, kryesisht si rrjedhojė e liberalizimit tė vizave. Edhe pse 2012-a nuk pritet tė jetė njė ndėr vitet mė frytdhėnėse pėr kompaninė, ne mbetemi optimistė dhe jemi tė sigurt se do tė menaxhojmė mė sė miri sfidat, sepse mbėshtetemi nė pėrkushtimin e stafit dhe bashkėpunėtorėve tanė. Puna dhe pėrkushtimi i tyre e kanė shndėrruar TIA-n nė njė histori suksesi. Tė gjithė duhet tė jemi krenarė pėr aeroportin dhe pėr arritjet e tij gjatė periudhės sė koncesionit”, shprehet ajo.

Pėr vitin nė vijim duket se situata po niset mbarė, pasi pritet qė kėto kohė destinacioneve tė ofruara nė t’i shtohet edhe destinacioni i Selanikut, ofruar nga “Olymbip Air”.

Te dhenat e 9-mujorit

Kanė udhėtuar 1.4 milionė individė
Rritje 16.7 pėr qind
Sot operojnė 13 linja ajrore
Fluturime nė 30 destinacione

Fluksi i pasagjerėve

Belleair 45.8 pėr qind
Albanian Airlines 10 pėr qind
Alitalia 8.5 pėr qind
Austrian Airlines 6.4 pėr qind
Turkish Airlines 3.6 pėr qind

http://www.panorama.com.al/ekonomi/a...-16-udhetimet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.12.2011, 19:20   34
Citim:
Shqipėria lobing pėr tė mbuluar qiellin e Kosovės

Nė pamundėsi pėr tė shfrytėzuar vetė hapėsirėn e lartė ajrore, mbi 10 mijė metra, Kosova i ėshtė drejtuar sė fundmi Shqipėrisė pėr t'u bėrė aktore kryesore nė menaxhimin e kėtij korridori, me njė fluks tė konsiderueshėm fluturimesh.

Hapėsira ajrore e Kosovės, qė nė vitin 1999-tė, sipas njė marrėveshjeje me Republikėn e ish-Jugosllavisė, gjendet nėn kontrollin e Nato-s. Ajo i dha forcės ndėrkombėtare tė sigurisė, KFOR-it, tė drejtėn qė tė kontrollojė kėtė hapėsirė dhe tė ngrejė njė Zonė Ajrore tė Sigurtė, status qė po ndryshon sė fundmi, me stabilizimin e rajonit.

Aktualisht Kosova po diskuton mbi mundėsinė e hapjes tė hapėsirės sė lartė ajrore dhe situata ideale do tė ishte, qė Shėrbimet e Lundrimit Ajror tė Kosovės tė marrin kontrollin e hapėsirės sė lartė ajrore, gjė qė ėshtė e pamundur pėr shkak tė kundėrshtimeve nga vendet qė nuk e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur, nė mėnyrė tė veēantė Spanja.

Pėr kėtė qėllim ėshtė menduar tė krijohet njė periudhė tranzicioni, gjatė tė cilės Kosova do tė mbėshtetet nga njė vend partner, nėn mbikėqyrjen e NATO-s, pėr tė ofruar shėrbimet e lundrimit ajror.

Sipas Denion Ndrenikės, specialist i marrėdhėnieve me jashtė dhe me mediat pranė Autoritetit tė Aviacionit Civil Shqiptar, Spanja i referohet rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, e cila e konsideron Kosovėn territor tė Republikės sė ish-Jugosllavisė, duke e privuar nga e drejta pėr tė shfrytėzuar lirisht hapėsirėn e vet ajrore.

Ndrenika shpjegon, se nė pamundėsi pėr ta shfrytėzuar lirisht hapėsirėn ajrore, po punohet qė Shqipėria tė fitojė rol tė dorės sė parė nė menaxhimin e saj, gjė qė po pėrpiqet ta bėjė duke pėrfshirė nė lojė Maqedoninė e veēanėrisht Hungarinė, e cila ka paraqitur interes pėr bashkėpunimin nė kėtė kuadėr.

Pėr kėtė qėllim, nė Tiranė, gjatė muajit nėntor u zhvillua forumi ndėrkombėtar me sugjerimin e NATO-s, me temė hapjen e hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės. Takimi u organizua me sugjerimin e NATO-s. Nė takim morėn pjesė zyrtarė tė NATO-s dhe tė aviacioneve civile tė Shqipėrisė, Kosovės, shtetit maqedonas dhe Hungarisė.

NATO sugjeroi qė vendet tė paraqesin sqarime zyrtare mbi dėshirėn pėr t'u angazhuar me Aleancėn Veriatlantike nė hapjen e hapėsirės sė sipėrme tė Republikės sė Kosovės. Drejtori i Aviacionit Civil tė Shqipėrisė, Ervin Mazniku shprehu gjatė takimit nė fjalė interesimin e vendit anėtar tė NATO-s, Shqipėrisė, pėr tė qenė kandidat pėr menaxhimin e hapėsirės ajrore tė Kosovės.

Pėrfaqėsuesit e aviacioneve civile tė Hungarisė, shtetit maqedonas dhe Kosovės paraqitėn me detaje teknike elementėt e mundshėm pėr tė shkuar drejt njė rezultati. Sakaq, sipas zotit Mazniku, Shqipėria ka njė pozicion mjaft pozitiv.

"Besojmė se do t'i qėndrojmė skenarit tonė teknik, sa i pėrket ofrimit tonė si kandidati potencial mė i pranueshėm, sa i pėrket gjithashtu menaxhimit tė hapėsirės ajrore tė Kosovės",- shtoi drejtori Mazniku.

Nė takimin e ardhshėm tė Normalizimit tė Hapėsirės Ajrore tė Ballkanit, pritet tė dilet me rekomandime pėr Kėshillin e NATO-s mbi ofrimin e shėrbimeve pėr rrugėt e trafikut nė hapėsirėn e sipėrme ajrore tė Kosovės.

Drejtori i Aviacionit Civil tė Kosovės, Dritan Gjonbalaj tha gjatė atij takimi, se takimi synon tė mbėshtesė nismėn pėr normalizimin e hapėsirės ajrore tė Ballkanit tė udhėhequr nga NATO, si dhe hapjen e hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės.

"Hapėsira e lartė ajrore e Kosovės ėshtė e mbyllur pėr mbikalime qė nga viti 1999-tė. Ne jemi duke punuar ngushtė me NATO-n, me partnerė tė tjerė dhe mbi tė gjitha, natyrisht, me Autoritetin e Aviacionit Civil tė Shqipėrisė. Jemi nė rrugė tė mirė pėr tė gjetur njė zgjidhje qė ėshtė politikisht, teknikisht dhe praktikisht e pranueshme. Do tė bėjmė shkėmbim tė kapaciteteve teknike, pėr tė ndihmuar hapjen sa mė tė shpejtė dhe tė lehtė tė hapėsirės sė lartė ajrore tė Kosovės pėr mbikalime.",- tha ai.

Njė takim tjetėr me kėtė temė u mbajt mė 5 dhjetor nė Bruksel.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2012, 22:47   35
Citim:
Aeroporti i Shkupit, kompania turke nuk aplikon gjuhėn shqipe nė portalin zyrtar

Shkup, 7 janar 2012, NOA – Informacionet dhe shkrimet nė gjuhėn shqipe mungojnė edhe nė portalin zyrtar tė Aeroportit tė Shkupit, qė menaxhohet nga kompania turke TAV.

Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=408) vazhdojnė tė jetė vetėm nė gjuhėn maqedonase dhe angleze.

Reagimi ėshtė paraqitur nga mėrgimtarė shqiptarė, tė cilėt pėr agjencinė e lajmeve INA kanė theksuar se ėshtė e padrejtė qė tė mungojė versioni nė gjuhėn shqipe, ku ata do tė informoheshin lidhur me itinerarin dhe tė dhėnat e fluturimeve.

“Ėshtė skandaloze kjo qė po ndodh edhe nga turqit qė kanė marrė nė menaxhim dhe pronėsi tė pėrkohshme aeroportin e Shkupit, i cili mbi 60 pėr qind shfrytėzohet nga shqiptarėt sidomos emigracioni. Mendojmė se duhet tė bėhet me dije se megjithatė duhet tė ketė version nė gjuhėn shqipe, pėr t’u informuar pėr nevojat e udhėtimit", ka theksuar pėr INA, emigranti N. Rrustemi nga Zvicra, i cili shfrytėzon pėr udhėtime aeroportin e Shkupit.

Nė Aeroportin e Shkupit mbizotėrojnė edhe elemente tė mbishkrimeve tė pėrgjithshme dhe materialeve reklamuese nė gjuhėn maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigand nė hyrjen e portės sė Aeroportit, qė mban emrin e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė nė alfabetin cirilik.

Emigrantėt shqiptarė apelojnė qė tė pėrmirėsohen kėto probleme dhe tė sigurohet sa mė parė informacioni nė gjuhėn shqipe, duke nisur nga versioni nė shqip i faqes zyrtare tė Aeroportit.

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=134624
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2012, 23:44   36
Citim:
Turqit e TAV-it shpėrfillin shqipen

Menaxherėt e TAV-it i mbajnė leksion shqiptarėve duke iu treguar se ku mundet dhe ku jo tė pėrdoret shqipja. Sipas tyre, nė aeroportin ndėrkombėtar tė Ohrit, vlejnė ligjet e Komunės sė Dėbėrcės, duke shkelur kėshtu me dy kėmbė nenin V tė Kushtetutės sė Maqedonisė, ku thuhet se “ēdo gjuhė qė flitet mbi 20 pėr qind, ėshtė gjuhė zyrtare”. Por, kjo nuk ėshtė e tėra...

Shkup, 26 janar - Pėrdorimi i gjuhės shqipe neglizhohet madje edhe nė rastet kur ėshtė nė funksion tė mbarėvajtjes sė biznesit. Paradoksi ndodh nė formėn menaxhuese tė dy aeroporteve, atij tė Shkupit dhe tė Ohrit nga kompania turke “TAV”, qė prej vitit tė kaluar i ka nė koncesion.

Shqipja nuk figuron as nė faqen e re elektronike tė kompanisė qė ėshtė hartuar rishtas, vetėm nė maqedonisht dhe anglisht, madje as nė mbishkrimet nė aeroportin e Ohrit. Te ky i fundit, duket se kompania as qė e ka ndėrmend tė shtojė edhe gjuhėn shqipe, duke e justifikuar me njė argument aspak bindės, se gjendet nė territorin e njė komune (Dėbėrcės) ku shqiptarėt nuk janė shumicė, megjithėse bėhet fjalė pėr aeroport ndėrkombėtar. Ndėrsa mbishkrimet nė aeroportin e Shkupit janė prezente pėr faktin se “Aleksandri i Madh”, gjendet nė njė komunė ku shqiptarėt pėrbėjnė mė shumė se 20 pėr qind. Kėshtu e pėrligjin mosrespektimin e gjuhės shqipe nė aspektin vizual nga kjo kompani.

Nė fakt, justifikimi qė pėrdor TAV ėshtė konfuz, pasi aerodromet, qė tė dy ndėrkombėtare, nuk janė nė kompetenca tė pushtetit lokal, por atij ekzekutiv, ndėrsa marrėveshjet “TAV” nuk i ka nėnshkruar me pėrfaqėsues tė komunave, por me Ministrinė e Transportit e tė tjerė.

“Jemi nė pėrgatitje e sipėr tė faqes elektronike dhe nė gjuhėn shqipe, e cila do tė jetė nė dispozicion sė shpejti. Ndėrsa lidhur me pėrdorimin e gjuhės shqipe, mund tė them se Aeroporti i Ohrit gjendet nė njė komunė, ku shqiptarėt nuk janė shumicė, ndėrsa ai i Shkupit gjendet nė Komunėn e Ilindenit dhe kėshtu qė shqipja ėshtė prezente”, thotė Hristina Dojēinova nga zyra pėr marrėdhėniet me shtypin.

I pyetur pėr mosrespektimin e gjuhės shqipe, Nazif Bushi, drejtori i ndėrmarrjes shtetėrore “Aeroportet e Maqedonisė”, pohon ndėr tė tjera se edhe pse pėrdorimi i gjuhės shqipe, apo respektimi i aspekteve tė tjera qė kanė tė bėjnė me pėrfaqėsimin etnik, janė jashtė kompetencave tė subjektit qė ai drejton, ai i ka kėrkuar drejtuesve tė “TAV” qė tė mundėsojnė pėrdorimin e shqipes, tė paktėn nė faqen zyrtare.

“Pėrdorimi i shqipes ka mbetur nė ato nivele tė mė shumė se nėntė viteve mė parė, kur nė aeroportin e Shkupit, pėr herė tė parė nisėn tė pėrdoren mbishkrimet nė gjuhėn shqipe. Asgjė s’ka ndryshuar pas kaq kohėsh. Edhe pse njė gjė e tillė ėshtė jashtė kompetencave tė ‘Aeroportet e Maqedonisė’, unė prapėseprapė i kam kėrkuar drejtuesve tė TAV qė faqja elektronike e tyre tė jetė edhe nė gjuhėn shqipe dhe kam marrė pėrgjigje se ėshtė nė pėrpunim e sipėr”, thotė Bushi.

Drejtori i ndėrmarrjes “Aeroporteve tė Maqedonisė”, pohon se koncesionerėt nė njė farė mėnyre janė tė “obliguar” pėr ta pėrdorur gjuhėn shqipe pėr faktin e thjeshtė se kanė njė numėr shumė tė madhe tė klientėve shqiptarė, por edhe pėr hir tė subvencioneve qė shteti i jep kompanive mė tė vogla. Por nė aspektin e organizimit tė brendshėm nga TAV nuk japin as shifrat dhe as pėrqindjen e punonjėsve me pėrkatėsi shqiptare. Nė fakt, nė asnjė prej pozicioneve drejtuese TAV nuk ka ulur ndonjė shqiptar, duke nisur nga drejtorėt, dy turq dhe njė maqedonas, por as edhe nė nivele tė tjera.

Raportet e pėrfaqėsimit tė drejtė etnik kanė ndryshuar qė kur TAV mori nė koncesion aeroportet. Pėr shembull, prej 800 punonjėsve tė saj, para se TAV tė bėhet pronare pėr 20 vitet e ardhshme, numėroheshin mbi 100 shqiptarė, numėr i cili ėshtė mė i vogėl tani, sidomos nė pozicione drejtuese.

Pavarėsisht justifikimeve dhe premtimeve qė kompania sė shpejti do tė ketė edhe versionin nė shqip tė faqes elektronike, ajo qė duket se mungon mė shumė nė TAV ėshtė vullneti pėr tė respektuar normat ligjore dhe tė drejtat qė burojnė nga Marrėveshja e Ohrit, por edhe konsumatorėt e tyre shqiptarė qė janė nė pėrqindje potenciale.

http://www.koha.mk/aktuale/11064.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2012, 09:13   37
Citim:
Shqipėria do tė administrojė hapėsirėn ajrore tė Kosovės

Prishtinė, 28 janar 2012, NOA - Shqipėria dhe Kosova ranė dakord tė punojnė sė bashku pėr tė gjetur njė zgjidhje optimale pėr problemin e administrimit tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės, e cila tani pėr tani do tė administrohet nga Shqipėria pėr llogari tė Kosovės.

Kjo u vendos gjatė takimit nė Kosovė, tė ministrit tė Transportit, Sokol Olldashi me Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, dhe ministrin e Infrastrukturės sė Kosovės, Fehmi Mujota, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Hapėsira e sipėrme ajrore e Kosovės, nė nivelin mbi 8500 metra administrohet deri mė tani nga NATO, ndėrkohė qė Aleanca e Euroatlantikut ka vendosur qė sė shpejti kjo hapėsirė tė administrohet nga Autoritetet e Aviacionit Civil.

Shqipėria ka ofruar gatishmėrinė e saj tė administrojė kėtė hapėsirė pėr llogari tė Kosovės, deri kur Prishtina tė krijojė kapacitetet e veta teknologjike dhe njerėzore.

Ministri Olldashi dhe homologu i tij Mujota ranė dakord tė ngrihet grupi i pėrbashkėt teknik i ekspertėve, qė do tė ndjekė nė vijimėsi tė gjithė problematikėn e koordinimit dhe zgjidhjes sė ēėshtjeve, qė kanė tė bėjnė me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe nė fushėn e transporteve.

Gjatė takimit palėt u angazhuan edhe pėr ekzaminimin e mundėsive tė rivendosjes sė fluturimeve direkte Tiranė – Prishtinė, pas ndėrprerjes si rrjedhojė e hapjes sė autorrugės Durrės – Morinė dhe mė pas Vėrmicė – Duhėl.

Dy ministrat Olldashi e Mujota ndanė njė mendim pėr tė parė mundėsinė edhe tė aplikimit tė tarifave lehtėsuese pėr operatorėt e mundshėm ajrorė, pėr ta bėrė konkurrues dhe transportin ajror pėrdrejt Kosovės dhe Shqipėrisė.

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=143024

Citim:
Shqipėria do tė administrojė hapėsirėn ajrore tė Kosovės

Administrimi i hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės, qė aktualisht bėhet nga NATO-ja, duket se do tė jetė “sipėrmarrje” e autoriteteve tė Shqipėrisė. Nė takimin qė pati ditė mė parė ministri i Transporteve Sokol Olldashi me Kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi dhe ministrin e Infrastrukturės Fehmi Mujota, duket se ishte njė ndėr temat kryesore tė diskutimit.

Kjo temė, pėr vetė rėndėsinė qė mbart dhe ndryshimet qė do tė pasojnė shumė shpejt, ka sjellė edhe takimin mes ministrave dhe Kryeministrit nė kėrkim tė njė zgjidhjeje optimale. Deri tani hapėsira e sipėrme ajrore e Kosovės, nė nivelin mbi 8500 metra, administrohet nga NATO-ja, por Aleanca ka vendosur qė kjo hapėsirė, nė njė kohė tė shpejtė tė kalojė nė administrim tė Autoritetit tė Aviacionit Civil.

Edhe mė herėt vendi ynė ka treguar interes pėr tė bėrė administrimin pėr llogari tė Kosovės deri nė momentin qė Prishtina tė krijojė kapacitetet e veta teknologjike dhe njerėzore. Me tė krijuar kėto kapacitete, Kosova do tė ketė mundėsinė qė administrimin ta bėjė e vetme. Takimi Olldashi-Mujota-Thaēi duket se nuk ka qenė i pėrqendruar vetėm nė ofrimin e bashkėpunimit pėr administrimin e hapėsirės ajrore, por edhe zgjerimit e rrugėve lidhėse mes dy vendeve kur vjen fjala pėr transportin.

Ministri Olldashi dhe ministri Mujota kanė rėnė dakord qė tė analizohen mundėsitė pėr tė rivendosur fluturime direkte Tiranė – Prishtinė. Kėto fluturime u ndėrprenė vetėm pak kohė pas hapjes sė rrugės Durrės – Morinė dhe mė pas Vėrmicė – Duhėl.

“Ministrat ranė dakord tė shikojnė mundėsinė e aplikimit tė tarifave lehtėsuese pėr operatorėt e mundshėm ajrorė, pėr ta bėrė konkurrues dhe transportin ajror”, thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Transporteve. Tirana zyrtare, ashtu si dhe Prishtina zyrtare, nė vazhdimėsi kanė shprehur njė gatishmėri pėr tė bashkėpunuar si nė kuadėr tė projekteve infrastrukturore, por edhe nė kuadėr tė zgjerimit tė shkėmbimeve tregtare.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/111984.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2012, 13:30   38
Citim:
Fėrkime mes Limak dhe autoriteteve vendore

Institucionet e vendit dhe koncensionari i Aeroportit tė Prishtinės, duket se nuk kanė qartėsuar gjithēka rreth pėrgjegjėsive nė menaxhimin e aeroportit, “Adem Jashari”. Pėr kėtė arsye akoma vazhdon tė ketė probleme mes kompanisė Limak de Lyon dhe segmenteve vendore tė kontrollit ajror....

Fėrkimet, sipas zyrtarėve vendorė ,vijnė nga mos pėrmbushja e obligimeve tė koncensionarit turko-francez.

Infrastruktura ligjore po thuhet tė jetė njė ndėr problemet qė ka bėrė qė nė shumė ēėshtje menaxheriale tė Aeroportit tė Prishtinės, tė ketė paqartėsi dhe fėrkime nė mes tė kompanisė Limak de Lyon dhe autoriteteve vendore.

Bahri Nuredini, kryesues i depratamentit tė Navigacionit tė Kosovės, thotė se problemet janė mė tepėr tė natyrės administrative.

“Problemet mė tė mėdha kanė qenė nė funksionalizmin e departamenteve administrativo financiare. Nuk kanė ecur nė tė njėjtėn kohė procesi i koncensionimit me procesin e themelimit tė agjencisė sė Navigacionit. Ėshtė dashur tė emėrohet njė drejtor i pėrkohshėm”, ka thėnė Nuredini.

Ndėrkaq, Ramadan Sejdiu, kryesues i Departamentit tė Menaxhimit tė Ndėrmarrjeve Publike nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, mohon qė problemi ka tė bėjė me mungesėn e ligjit.

Por, nuk janė vetėm ēėshtjet administrative e ligjore ato pėr tė cilat kanė filluar fėrkimet.

Kompania Limak de Lyon dhe institucionet vendore, mėsohet se kanė filluar tė kenė fėrkime edhe me pėrdorimin e emrit tė aeroportit.

Lorik Fejzullahu, kryesues i Njėsisė pėr Partneritet Publiko-Privat nė Ministrinė e Financave, e minimizon intensitetin e tyre duke thėnė se fėrkimet mund tė jenė tė vogla dhe tė natyrės teknike.

“Mund tė ketė ndonjė problem tė vogėl rreth hapėsirės. Por, sa i pėrket emrit “Adem Jashari” ajo ėshtė e qartėsuar shumė mirė me kontratė. Nėse kjo bėhet nė ndonjė publikim ne i tėrheqim vėrejtjen partnerit qė kjo tė mos pėrsėritet dhe po premtoj qė kjo nuk do tė pėrsėritet”, ka thėnė Fejzullahu.

Por, pėr kėtė zyrtarėt e Limak de Lyon, kanė preferuar tė heshtin. Ata nuk janė pėrgjigjur nė pyetjet rreth kėsaj ēėshtje.

Koncorsiumi turko-francez “Limak Aeroport de Lyon” nė prill tė kėtij viti ka marrė menaxhimin e Aeroportit tė Prishtinės pėr njė periudhė prej 20 vjetėsh.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=56958
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2012, 22:16   39
Citim:
Olldashi: Shqipėria, pjesė integrale e hapėsirės ajrore europiane

TIRANE- Inagurohet sistemi i ri bashkėkohor i kontrollit tė hapėsirės ajrore, i realizuar nga kompania Lockheed Martin, pjesė e programit 76, 5 milion dollarėsh pėr modernizimin e hapėsirės ajrore shqiptare.

Sokol Olldashi, Ministėr i Punėve Publike dhe Transporteve, e cilėsoi modernizimin e hapėsirės ajrore shqiptare, si “thelbėsore”, nė kuadėr tė detyrimeve qė i rrjedhin vendit tonė, pėr ta bėrė hapėsirėn ajrore Shqiptare, pjesė integrale tė hapėsirės ajrore Europiane.

Olldashi, nė fjalėn e tij gjatė ceremonisė tė zhvilluar nė Aeroportin “Nėnė Tereza”, tha se “pėrfundimi i kėtij projekti, i jep mundėsi vendit tonė tė ketė njė hapėsirė ajrore europiane. Fluturimi mbi hapėsirėn ajrore shqiptarė tashmė ėshtė tėrėsisht i kontrolluar, ēka do tė sjellė shumė efekte pozitive pėr vendin tonė, ku mė kryesori ėshtė ulja e kostove operacionale pėr kompanitė e udhėtimeve ajrore”.

Nė sajė tė kėtij programi, tha Olldashi, “dhe tė vėmendjes sė lartė, qė ministria e transportit ka pasur ndaj kėtij sektori, edhe pse nė kohė krize kemi pasur rritje pozitive”.

Sipas tij, “ulje ngritjet nė vitin 2008-tė kanė qenė 16 100, kurse nė 2011-ėn ishin 22 900, pra 42% mė shumė. Mbikalimet, nė 2008-ėn ishin 97 900, nė vitin 2011 ishin 172 000, pra 76% mė shumė. Fluturimet nė total nė vitin 2008 ishin 114 000, ndėrsa nė 2011 ishin 196 000, pra 72% mė shumė. 784 000 pasagjerė pėrgjatė2005-ės, 1 822 000 nė vitin 2011, 132% mė shumė”, pėrfundoi Olldashi, i cili shtoi se nė pėrfundim tė kėtij projekti ne plotėsojmė detyrimet tona, duke u bėrė pjesė integrale e njė hapėsire tė pėrbashkėt europiane.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
Citim:
Investohen 76 milionė dollarė pėr sigurinė ajrore tė Shqipėrisė

Tiranė, 14 maj 2012 - Njė investim prej 76 milionė dollarėsh ka realizuar njė transformim rrėnjėsor tė sistemit tė kontrollit dhe tė sigurisė sė hapėsirės ajore tė Shqipėrisė. "Aeroporti dhe siguria e tij janė pasaporta e vendit pėr tė rritur besimin e vendeve tė tjera ndaj Shqipėrisė", tha kryeministri Sali Berisha nė cermoninė e pėrurimit tė ndėrtesave tė reja tė ANTA s.

Ai ka theksuar mė tej se pėrfundimi i projektit tė modernizimit tė hapėsirės ajrore e radhit Rinasin nė njė nga vendet me infrastrukturėn mė modrene nė rajon dhe mė gjerė. "Shqipėria vitet e fundit ka njohur zhvillime tė mėdha por nė rast se ne do ti ndajmė nė fushėn e besimit zhvilimet mė tė mėdha kanė ndodhur kėtu nė Rinas. Numri i pasagjerėve ėshtė rritur me 132 pėrqind nė njė hark kohor tė shkurtėr. Nuk ka asnjė mė tė sigurtė pėr rritjen e besimit ndaj Shqipėrisė sesa ky tregues. Aeroporti dhe siguria e tij janė pasaporta e vendit, por rritja e numrit tė pasagjerėve ėshtė dėshmi e njė dinamizmi tė fuqishėm tė ekonomisė dhe fuqisė sė kėtij vendi" tha Berisha.

http://www.kosova.com/artikulli/82272

Citim:
ANTA - Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror

Kompania

Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA sh.a.) ėshtė nė vartėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo agjensi ka statusin e shoqėrisė aksionere ku 100 % tė aksioneve i zotėron shteti shqiptar. Qėllimi kryesor i agjensisė ėshtė :

· Tė sigurojė shėrbim cilėsor nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare

· Siguria e fluturimeve nė hapsirėn ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė.

Funksionet e ANTA sh.a. janė :

a) Tė sigurojė shėrbimet e mėposhtme brenda hapsirės ajrore tė Shqipėrisė:

· Shėrbimet e Trafikut Ajror (ATS);

· Shėrbimin e Informacionit Aeronautik (AIS);

· Shėrbimin e Komunikimit, Radionavigimit dhe Survejimit Aeronautik (CNS);

· Shėrbimin Meteorologjik (MET);

b) koordinon veprimet me njėsitė e kėrkim-shpėtimit nė lidhje me aksidentet e avionėve brenda territorit tė Shqipėrisė;

c) bashkėpunon me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil (DPAC) nė lidhje me investigimin e aksidenteve dhe incidenteve tė avioneve;

d) kryen ēdo funksion tjetėr qė i akordohet ANTA sh.a. nga ligji "Pėr Aviacionin Civil Shqiptar" dhe ligji “Pėr pėrdorimin e hapėsirės ajrore” ;

e) kryen ēdo funksion tjetėr qė pėrshkruhet nga rregulloret apo manualet e miratuara nga DPAC-ja

ANTA sh.a. kryen shėrbimet e saj brenda hapėsirės ajrore dhe nė aerodromet civile tė Shqipėrisė siē pėrshkruhet nė AIP.

Tė gjithė aktivitetet tona bazohen nė legjislacionin Shqiptar dhe nė standartet e vendosura nga ICAO (International Civil Aviation Organisation) dhe EUROCONTROL.

Antarėsimi Ndėrkombėtar

Shqipėria ėshtė antare e ICAO (International Civil Aviation Organisation), EUROCONTROL(The European Organisation for the Safety of Air Navigation) ECAC ( European Civil Aviation Conference )

dhe CANSO ( Civil Air Navigation Services Organisation )

http://www.anta.com.al/index.php?opt...d=59&Itemid=53
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.6.2012, 22:41   40
Citim:
Shqipėria “humb” kontrollin e hapėsirės ajrore tė Kosovės

Shqipėria humb pėrfundimisht mundėsinė pėr tė marrė tė drejtėn e kontrollit tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės. Pengesė pėr vendin tonė nė kėtė rast ėshtė bėrė pikėrisht fakti qė nė lojė ėshtė Kosova dhe interesat strategjike tė vendeve tė caktuara nuk mund tė pajtoheshin lejimin e kontrollit tė hapėsirės ajrore tė kėtij shteti nga shteti amė, Shqipėria.

Nė kėtė mėnyrė, pėrveē rėndėsisė strategjike, vendi ynė humb mundėsinė pėr tė pėrfituar edhe rreth 20 milionė euro nė vit, tė ardhura qė do tė mundėsoheshin nga tarifat qė do t’u vileshin avionėve qė do ta pėrdornin atė hapėsirė. Bėhet fjalė pėr hapėsirėn mbi 8 500 metra, e cila kontrollohej nga NATO por ishte mbyllur pėr trafik qė prej vitit 1999.

Pas mė shumė se tre vitesh negociata, nga burime zyrtare mėsohet se palėt kanė rėnė dakord qė kontrollin e sigurisė tė hapėsirės ajrore tė shtetit mė tė ri nė Evropė tė marrė njė shtet anėtar i NATO-s si Hungaria. Nė garė pėr kėtė ka qenė edhe vendi ynė, ku drejtues tė lartė tė shtetit por edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil tė Shqipėrisė, Ervin Mazniku kanė lobuar fort pėr tė marrė njė tė drejtė tė tillė, e cila krahas pėrfitimeve ekonomike prej disa milionė euro nė vit, sillte edhe njė prestigj pėr shtetin shqiptar, aq mė me tepėr kur bėhej fjalė pėr hapėsirėn ajrore tė Kosovės.

Qė prej fillimit tė negociatave, Spanja ka qenė shteti qė ka kundėrshtuar dhėnien e kėsaj tė drejtė Shqipėrisė, si njė shtet i NATO-s.

Tė kontaktuara nga gazeta, burime Zyrtare nga Ministria e Jashtme konfirmojnė se ka njė konsensus midis vendeve anėtare tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut pėr t’ia deleguar Hungarisė kontrollin e hapėsirės sė sipėrme ajrore si zgjidhja mė optimale nė kėtė rast. “Ka njė konsensus midis vendeve tė NATO-qė tė kontrollin e hapėsirės ajrore tė Kosovės ta bėjė Hungaria”, – konfirmojnė burimet.

I pyetur nė telefon nė lidhje me kėtė fakt, Shefi i Kabinetit tė ministrit nė ministrinė e Infrastrukturės sė Kosovės, Lah Nitaj shpjegon se deri mė tani nuk janė vėnė zyrtarisht nė dijeni se do tė jetė Hungaria ajo qė do bėjė kontrollin e hapėsirės ajrore.

“Jemi nė dijeni pėr kėto negociata por deri mė tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ka pasur shumė interes nga pala shqiptare por edhe kontakte tė niveleve tė larta pėr kėtė qėllim, por ne jemi tė vetėdijshėm qė vendime tė tilla i pėrket kėshillit tė NATO-s qė t’i marrin”, – shprehet ai.

Ēfarė do tė thotė humbja e njė tė drejtė tė tillė nga Shqipėria? Me kontrollin e hapėsirės sė Kosovės, mėsohet se shteti shqiptar do tė mund tė pėrfitonte rreth 20 milionė euro tė ardhurave vjetore nga vjelja e tarifave tė avionėve qė do tė pėrdorin kėtė hapėsirė tė administruar nga Shqipėria tashmė. Nė lidhje me kėtė, ishte ngritur edhe njė grup i pėrbashkėt teknik midis ministrive pėrgjegjėse pėr tranportin ajror midis dy shteteve tona.

Plani ishte qė pjesa teknike tė sigurohej nga kompania e mirėnjohur amerikane “Lockheed Martin”. Radarėt do tė vendoseshin nė zonėn e Kukėsit, ndėrsa investimi nga pala jonė do tė ishte rreth 20 milionė dollarė, para tė cilat do tė rekuperoheshin shumė shpejtė nėse kėrkesa e Shqipėrisė do tė miratohej nga vendet anėtare tė NATO-s.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=170509
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:17.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.