Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.6.2012, 12:17   41
Citim:
Hungaria merr kontrollin e fluturimeve mbi hapėsirėn ajrore tė Kosovės

Budapest, 20 qershor 2012 - Hungaria qė nga viti i ardhshėm do tė marrė pėrsipėr kontrollin e fluturimeve mbi hapėsirėn e lartė ajrore tė Kosovės, pėrkatėsisht mbi 9.600 metra. NATO vitin e kaluar kishte ftuar vendet e rajonit qė tė konkurrojnė pėr kontrollin e hapėsirės ajrore tė Kosovės. Bashkė me Hungarinė nė konkurrencė ishte edhe Shqipėria.

Sekretari i shtetit nė Ministrinė hungareze tė Punėve tė jashtme Zholt Nemet ka bėrė tė ditur se Hungaria do tė kontrollojė hapėsirėn ajrore tė Kosovės me kerkesė tė Kėshillit Veriatlantik i cili ėshtė organ i NAT0-s.

Siē dihet hapėsirėn ajrore mbi Kosovėn qė nga hyrja e trupave tė NAT0-s nė Kosovė nė vitin 1999 ėshtė nėn kontrollin e Aleancės dhe ėshtė e mbullur pėr trafikun civil nė bazė tė marrėveshjes me ish Republikėn Federale tė Jugosllavisė.

Zyrtari hungarez ka sqaruare pėr agjencinė hungareze MTI se punėn do ta kryejnė kontrollorėt e trafikut ajror tė kompanisė "Hungarkontroll", e cila siē ėshtė shprehur, "ėshtė e kualifikuar pėr mrekulli pėr kėtė detyrė". Pėr kėtė detyrė do tė angazhohen 40 - 50 kontrollorė pėr 400 deri mė 500 fluturime tė cilat do tė shfrytėzojnė hapėsirėn ajrore tė Kosovės.

Misioni hungarez i kontrollittė fluturimve do tė zgjasė prej tri deri pesė vjet.

http://www.kosova.com/artikulli/83488
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2013, 17:59   42
Citim:
Pėrmes aeroportit “Adem Jashari” sivjet 800 mijė pasagjerė

Prishtinė, 6 gusht - Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės, “Adem Jashari” vazhdon tė ketė mė shumė pasagjerė krahasuar me disa aeroporte tė tjera tė vendeve tė rajonit. ANP-ja, nėse krahasohet me Aeroportin e Shkupit pėr periudhėn gjashtėmujore tė kėtij viti, e kalon atė mbi 300 mijė udhėtarė.

Arianit Dobroshi nga Departamenti pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Rregullim Ekonomik nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovės ka bėrė me dije pėr gazetėn “Epoka e re” se gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2013 nė ANP “Adem Jashari” kanė operuar 3 474 fluturime, nė tė cilat janė bartur 756 mijė pasagjerė apo 15 pėr qind mė shumė se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2012.

“Ndėr kompanitė ajrore qė ka bartur mė shumė pasagjerė ėshtė ‘Belle Air Europe’, e cila ka bartur 142 903 udhėtarė, pastaj ‘Germanwings’ 75 451, ‘Darwin Airlines’ 73 429, ‘Adria Airways’ 65 813, ‘Turkish Airlines’ 61 905 udhėtarė etj”, ka deklaruar ai. Dobroshi ka bėrė me dije se destinacionet qė prijnė pėr fluturime nė ANP janė: Cyrihu me 167 983 udhėtarė, pastaj Stambolli (Ataturk) me 60 517, Shtutgarti me 51 752, Dyseldorfi me 47 231 dhe Mynheni me 46 090 udhėtarė.

Numri i pasagjerėve tė transportuar nė aeroportet nė Republikėn e Maqedonisė nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti ėshtė mė i madh nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. ”Nė Aeroportin ''Aleksandri i Madh'' nė Shkup nė gjashtė muajt e parė tė vitit 2013 janė regjistruar 443 601 pasagjerė, qė paraqet 18,7 pėr qind mė shumė nga viti i kaluar, ku janė regjistruar 373 692 pasagjerė. Nė kėtė aeroport ėshtė rritur edhe numri i lėvizjeve tė aviacioneve pėr 8,7 pėr qind, ndėrsa ėshtė shėnuar edhe rritje e vėllimit tė qarkullimit kargo dhe postal pėr 12,7 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar”, ka njoftuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisė.

Pjesa mė e madhe e udhėtarėve nė Aeroportin ”Aleksandri i Madh” 19,2 pėr qind kanė udhėtuar deri nė Stamboll, 10,6 deri nė Cyrih, 10,4 deri nė Vjenė, 6,5 deri nė Londėr, 5,6 pėr qind deri nė Lubjanė, 5,1 deri nė Bazel, 5 pėr qind deri nė Zagreb, ndėrsa mė pak se 5 pėr qind deri nė destinacionet Malme, Beograd, Dortmund, Mynih, Dyzeldorf, Milano, Dubai dhe tė tjera.

http://www.koha.net/?page=1,3,154725
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2013, 21:18   43
Citim:
Hungaria merr hapėsirėn ajrore tė Kosovės

Republika e Kosovės nuk do tė mund ta kontrollojė hapėsirėn e vet ajrore tė paktėn edhe pesė vjet. Tė paktėn pėrgjatė kėsaj periudhe, kėtė element tė sovranitetit tė shtetit do ta kontrollojė Hungaria. Kjo ėshtė bėrė e mundur nė bazė tė njė marrėveshjeje qė sė fundmi shteti hungarez ka arritur mė KFOR-in.

Marrėveshja parasheh qė nė pesė vjetėt e ardhshėm pėr tė gjitha shėrbimet ajrore civile nė hapėsirėn e Kosovės t`i ofrojė Hungaria dhe kėsisoj ta menaxhojė atė.

’Qėllimi i kėsaj marrėveshjeje ėshtė adresimi i tė gjitha aspekteve tė delegimit tė ofrimit tė shėrbimeve tė navigacionit ajror nė hapėsirėn e dizajnuar ajrore te Hungaria, e cila vepron pėrmes autoriteteve tė saj pėrkatėse dhe OSHNA-s”, thuhet nė Nenin 1 tė marrėveshjes.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...re-te-kosoves/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2013, 16:22   44
Citim:
Franca kėrkon linjė ajrore direkte me Shqipėrinė

Shqipėria dhe Franca janė tė interesuara pėr vėnien e njė linje ajrore direkte. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto priti dje ambasadoren e Francės, Sh. Christine Moro. Gjatė takimit u diskutua edhe pėr zhvillimin e transportit ajror, ku ambasadorja franceze shprehu interes pėr vendosjen e njė linje ajrore direkte Tiranė – Paris dhe mundėsinė e ardhjes sė investitorėve francezė, tė cilėt, siē u shpreh ajo, janė shumė tė interesuar pėr tė marrė pjesė nė projektet shqiptare. Ministri Haxhinasto vlerėsoi nivelin e bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmėrinė pėr ta thelluar kėtė bashkėpunim edhe mė tej. Ambasadorja franceze i dorėzoi z. Haxhinasto manualet e standardeve pėr sistemin e ujėsjellės – kanalizimeve, frut i njė projekti tė mbėshtetur nga Franca. Ministri Haxhinasto theksoi se puna do tė vazhdojė edhe mė tej lidhur me vendosjen dhe pėrmirėsimin e standardeve si nė rrugė dhe nė aspektet e tjera tė infrastrukturės. Ai kėrkoi nga Moro qė bashkėpunimi me Francėn tė vazhdojė nė kėtė drejtim, si edhe nė sektorė tė tjerė dhe nė atė tė mbetjeve urbane.

http://mapo.al/2013/10/02/franca-ker...te-shqiperine/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.