Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.6.2008, 13:39   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Harta e fushatave vjetore arkeologjike


Citim:
04/06/2008 / BLERINA GOCE

Tė pamjaftueshme e quan pėrkrahjen financiare nga ana e shtetit nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike, drejtoresha e Institutit tė Arkeologjisė, Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj. Duke ēelur zyrtarisht fushatėn e kėtyre gėrmimeve pėr vitin 2008, Gjongecaj u ka bėrė thirrje instancave shtetėrore prej tė cilave arkeologjia "varet institucionalisht", pėr mė shumė ndihmė nė kėtė drejtim. Duke i kėrkuar njė ndihmė tė posaēme, ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, Gjongecaj kėrkon njė mbėshtetje tė veēantė financiare edhe pėr botimin e dy revistave shkencore periodike tė Institutit tė Arkeologjisė, "Iliria" dhe "Candavia", "tė cilat paraqesin rezultatet mė tė arrira tė arkeologjisė shqiptare". "Pėr arsye financiare, botimi i tyre ėshtė ndėrprerė pas vitit 2005 dhe kjo pėrbėn njė merak tė madh tonin".

Ndėrsa foli pėr gėrmimet arkeologjike nė Shqipėri, Gjongecaj i vuri njė theks tė veēantė gjeografisė sė gėrmimeve tė IA-sė, duke synuar qė gėrmimet gjatė 2008-s tė shtrihen mė tepėr nė zonėn e verilindjes dhe nė juglindje tė vendit.

"Faktikisht, fushata e gėrmimeve ka filluar me ekspeditėn e Bylisit, e cila po ashtu realizohet nė kuadrin e bashkėpunimit shqiptaro-francez tė filluar prej disa vitesh. Gjeografia e gėrmimeve qė pėrballon Instituti i Arkeologjisė ėshtė e gjerė, por ne synojmė ta zgjerojmė edhe mė shumė nė tė ardhmen, kryesisht nė drejtim tė verilindjes dhe juglindjes, pėr tė ndjekur mė mirė vazhdimėsinė e jetės nė kėto zona nga prehistoria nė Mesjetė", vijoi Gjongecaj, ndėrsa shtoi se kėtij synimi i shėrbejnė edhe dy marrėveshje pėr kėrkime tė pėrbashkėta arkeologjike, tė arritura me Muzeun e Kosovės dhe me Ministrinė e Kulturės sė Maqedonisė, me tė cilėn ėshtė nėnshkruar nė maj tė kėtij viti njė memorandum bashkėpunimi dypalėsh.

"Me Muzeun e Kosovės, bashkėpunimi kėtė vit do tė konsistojė nė vijimin e gėrmimeve nė dy qendra arkeologjike tė periudhės mesjetare shqiptare, nė atė tė Grabocit dhe nė varrezėn arbėrore tė Banjės Malishevė. Ndėrsa me Ministrinė e Kulturės tė Maqedonisė, bashkėpunimi do tė ketė si objekt gėrmimet nė Kalanė e Tetovės, tė cilat, sipas marrėveshjes, do tė vazhdojnė deri nė vitin 2012".



Gėrmimet arkeologjike tė parashikuara pėr vitin 2008



Nė fushėn e prehistorisė:


Projekti i Lofkendit nė rrethin e Fierit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Los Anxhelosit, SHBA. Objekti i kėtij projekti pėr kėtė vit do tė jetė studimi dhe pėrgatitja pėr botim e njė materiali shumė tė pasur tė dalė gjatė gėrmimeve tė viteve 2004-07 nė njė tumė, ku janė zbuluar rreth 100 varre, qė u takojnė shekujve XI-VI p.e.s.

Projekti i Sovjanit nė rrethin e Korēės, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin Paris I, Francė. Edhe ky projekt ka pėr objekt studimin dhe pėrgatitjen pėr botim tė materialeve tė zbuluara gjatė disa viteve gėrmimi nė kėtė qendėr prehistorike unikale pėr Ballkanin. Ky studim do tė shoqėrohet edhe me disa sondazhe qė autorėt i shohin tė nevojshme pėr tė ndriēuar disa probleme lidhur me botimin pėrfundimtar tė materialit.

Projekti i Burimit nė rrethin e Dibrės, projekt i IA-sė. Pėr vetė interesin e veēantė qė paraqet kjo qendėr prehistorike pėr historinė e trevės verilindore tė Shqipėrisė, do tė kryhen gėrmime tė reja, nė vazhdim tė atyre tė ndėrmarra vite mė parė.


Nė fushėn e Antikitetit


Nė Apoloni:

Qendra arkaike, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin Grenoble II, Francė. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e qendrės arkaike tė qytetit, qė lidhet edhe me kohėn e themelimit tė tij.

Teatri, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Shkollėn Arkeologjike gjermane tė Romės. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e teatrit, njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė qytetit.

Tempulli i Bonjakėve, projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe Universitetit tė Sinsinatit. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e plotė tė monumentit.

Nė Durrės:

Amfiteatri, projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe Universitetit tė Parmės.

Kora antike e Durrėsit (tempulli i Bisht Pallės dhe siti arkeologjik pėrreth), projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe qendrės “Packard”.

Projekti Lissus (Lezha), projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Institutin Arkeologjik gjerman nė Berlin. Do tė vazhdojė gėrmimi nė qytetin e lashtė tė Lezhės, pėr tė ndjekur transformimin e tij nga periudha helenistike deri nė Antikitetin e vonė.

Projekti i Orikumit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Zyrihut, Zvicėr. Pas njė ekspedite pėrnjohėse tė bėrė vitin e kaluar, kėtė vit do tė fillojnė gėrmimet sistematike nė kėtė qytet, port shumė i rėndėsishėm nė Antikitet.

Projekti i Foinikes (Finiqit), projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Bolonjės, Itali. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė qytet, kryeqendėr e Epirit, pėr zbulimin e teatrit tė qytetit si dhe varrezave antike tė tij.

Projekti i Antigonesė, projekt i IA-sė me Eforinė e Janinės, Greqi. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė qytet tė lashtė tė themeluar nga Pirroja i Epirit, pjesėmarrės nė shumė ngjarje tė rėndėsishme politike tė kohės.


Nė fushėn e Antikitetit tė vonė dhe tė Mesjetės:


Projekti i Butrintit, projekt i IA-sė me fondacionin “Packard” dhe parkun kombėtar tė Butrintit. Do tė vazhdojė gėrmimi nė fushėn e Vrinės, si dhe do tė pėrgatiten pėr botim gėrmimet e kryera prej shumė vitesh nė Trikonkėn ose Pallatin Episkopal dhe nė Forumin e kėsaj qendre shumė tė rėndėsishme arkeologjike dhe turistike.

Projekti i dy qendrave Lissus-Koman, projekte tė IA-sė dhe Shkollės arkeologjike franceze tė Romės. Do tė vazhdojė gėrmimi nė nekropolet pėrkatėse, banesat dhe kishat e dy qendrave mesjetare pėr tė ndjekur proceset e zhvillimit nga periudha romake nė atė mesjetare.

Projekti i Bylisit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Shkollėn franceze tė Athinės. Do tė vazhdojnė gėrmimet e ndėrmarra qė prej disa vitesh nė qytetin e Antikitetit tė vonė (kompleksi peshkopal, bazilika E, monumenti i Tenecianit).

Projekti “Monumentet e Kultit nė Shqipėri”, projekt i IA-sė. Do tė vazhdojė gėrmimi nė disa kisha tė Shqipėrisė jugore, si nė 40 Shenjtorėt e Mesopotam.

Projekti i Grazhdanit, projekt i IA-sė. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė pikė tė rėndėsishme tė arkeologjisė mesjetare, nė zonėn verilindore tė Shqipėrisė dhe synohet kthimi i saj nė njė zonė arkeologjike-turistike.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51879
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2009, 18:17   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
“Arkeologjia jashtė loje, reforma shkencore na ktheu nė lypės”
INTERVISTĖ/ FLET ARKEOLOGU SKĖNDER MUĒAJ
Petrika GROSI

Gjendja kritike e shkaktuar nga mungesa e buxhetit pėr specialistėt shqiptarė tė Institutit tė Arkeologjisė vazhdon tė mbetet e pazgjidhur. Pasojat direkte tė mungesės sė kėtij buxheti dhe tė moskalimit tė tij nė kohė pėr t’u shfrytėzuar nė destinacionet pėrkatėse nuk janė pėr t’u anashkaluar. Mjaft tė pėrmendim kėtu faktin se kėtė sezon nuk patėm asnjė botim shkencor, apo tjetrėn; arkeologėt kanė paguar puntorėt e ekspeditave kėrkimore shkencore me paratė e xhepit...


Z. Muēaj, deri vonė Arkeologjia ka pasur probleme me fondet e ekspeditave dhe punės shkencore. Si paraqitet tashmė situata?

Gjendja ėshtė e ngrirė njėsoj siē ka qenė. Tashmė po dalim nga muaji prill dhe vetėm njė pjesė e jona ka nisur ekspeditat, ndėrkohė qė presim tė dalin fondet. Nuk mund t’iu jap njė pėrgjigje se si do tė vazhdojė puna me arkeologjinė. Jemi nė vazhdėn e vitit tė kaluar, kur pagat e puntorėve dolėn mė 24 dhjetor dhe jo tė gjitha bankat i kaluan. Ata puntorė qė nuk i morėn dot pagat pėr vitin e kaluar, ne, arkeologėt qė i kishim marrė nė punė, u detyruam t’i paguanim vetė.

Nė 2008-n nuk na janė paguar as dieta dhe as shpenzime tė tjera tė nevojshme pėr punėn tonė. Pėr kėtė vit nuk e dimė se ēfarė do tė ndodhė. Megjithėse na premtuan qė do tė na i realizonin kėrkesat tona, tė cilat ua nisėm me detaje, ende asgjė nuk ka ndodhur.

Cilat janė ekspediat qė do tė bėni kėtė vit?

Ekspedita e parė nis nė 3 maj deri mė 3 qershor. Ajo ėshtė nė bashkėpunim me shtetin e Francės. Sipas marrėveshjes francezėt marrin pėrsipėr njė pjesė tė shpenzimeve dhe ne pjesėn tjetėr. Edhe ata e kanė buxhetin e specifikuar, ndaj u detyruan vjet qė tė prishnin fondin e botimeve dhe tė mos kishim asnjė botim shkencor pėr Bylisin. Njė vazhdim vijojnė dhe ekspeditat e tjera. Janė rreth 20 ekspedita qė mendojmė tė zhvillojmė kėtė sezon.

Njė model i ri qė po futet pėr herė tė parė nė vendin tonė ėshtė ai i Cakranit tė Fierit; pushteti lokal financon me 500 mijė lekė njė ekspeditė arkeologjike. Nėse do tė fillojė ndėrtimi i rrugės Levan – Tepelenė, Komuna e Cakranit merr pėrparėsi. Jemi nė tratativa edhe me Ministrinė e Kulturės pėr tė bėrė hartėn arkeologjike tė gjithė Shqipėrisė.

Thatė rreth 20 ekspedita. A ėshtė miratuar fondi pėr ndonjėrėn prej tyre?

Deri tani te ne ka ardhur vetėm buxheti pėr pagat dhe shpenzimet administrative. Nuk ka asnjė buxhet pėr shkencėn, ndėrkohė qė ne jemi institucioni mė i lartė shkencor.

Do tė sakrifikoni edhe kėtė vit, duke i paguar puntorėt nga xhepi juaj apo do tė anulohen ekspeditat?

Kėtu ka njė problem tjetėr; kur firmos njė marrėveshje me njė shtet tjetėr, nėse ti e prish kontratėn ka pasoja diplomatike dhe financiare. Ne nuk kemi fonde tani pėr tė punuar, jo mė tė paguajmė sanksionet. Nėse do tė vazhdojė kėshtu bashkėpuntorėt tanė do tė largohen tė gjithė dhe nuk do tė kthehen mė.

Cilat janė disa nga kėto shtete, me tė cilat kemi marrėveshje?

Marrėveshjet i kemi me Francėn pėr Apolloninė, Bylisin, Korēėn, Komanin dhe Lezhėn Mesjetare. Pastaj janė disa projekte tė tjera si Butrinti, qė mbulohet tėrėsisht nga anglezėt. Kemi tre ekspedita qė mbulohen nga italianėt; Amfiteatri i Durrėsit, Fenikja dhe Sofratika nė Gjirokastėr. Gjermanėt mbulojnė njė ekspeditė nė Lezhė, kurse nė Sarandė, me shumė mundėsi izraelitėt do tė mbulojnė njė tjetėr projekt siē bėnė vitin e kaluar.

Tė gjitha kėto por edhe tė tjera, janė marrėveshje mes shteteve dhe ne na ka rėnė pėrtokė serioziteti e reputacioni ynė. Tashmė jemi katandisur nė rolin e lypėsit. Nėse nuk ke buxhet humb edhe partnerėt.

Pėr ēfarė shume bėhet fjalė, nėse do tė llogarisnim me pėrafėrsi?

Pėr tė gjitha kėto 20 ekspedita, duhen rreth 10 milionė lekė.

Njė pjesė e rėndėsishme e punės suaj janė dhe botimet shkencore. Si paraqitet situata nė kėtė drejtim?

Me botimet siē ndodhi vitin e kaluar qė nuk bėmė asnjė tė tillė ka pėr tė ndodhur sėrish. Deri tani nuk kemi asgjė tė re nga ristrukturimi i Albanologjisė. Ky numėr i vogėl specialistėsh mund tė ishte shumė mė efektiv duke u marrė me shumė punė, por duke u penguar me buxhetin ne jemi jashtė loje.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=16121
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2009, 17:27   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Gati harta e gėrmimeve pėr vitin 2009
Stop nė Veri, edhe arkeologėve!

Instituti Arkeologjik i Kosovės e ka gati hartėn e gėrmimeve arkeologjike pėr kėtė vit, nga njėri i skaj nė tjetrin, do tė pėrpiqen tė zbulojnė lashtėsinė tonė. Ky muaj shėnon fillimin e ekspeditave arkeologjike, duke hedhur “kazmėn” nė zonat ku pritet tė ketė zbulime tė reja. “Pėrnjohja ėshtė hulumtimi nė terren, i vendbanimeve para fillimit tė gėrmimeve, nė Dardanė kanė mbetur nė gjysmė gėrmimet nga viti kaluar. Andaj ne do tė vazhdojmė aty, nga ana juglindore do tė vazhdojmė nė anėn verilindore”, tha pėr gazetėn “Bota sot”, drejtori i IAK, Enver Rexha. Ēėshtja e hartave ėshtė obligative, tashmė qė ėshtė botuar edhe pjesa e parė, para dy viteve, duke krijuar kėshtu vakum. Sipas hartės arkeologjike pėr kėtė vit ėshtė parashikuar qė pjesa verilindore e Kosovės ėshtė objektivi primar pėr arkeologėt, si pjesa e Shalės, Llapit, Gollakut deri tė Anamorava.

Ndėrkohė sipas, vėzhgimeve tė institutit, Ulpiana dhe Veriu i Mitrovicės apo “municipumi dardanorum” janė pikat mė vitale pėr gėrmime arkeologjike, po ashtu edhe kėshtjellat. Mirėpo, sipas drejtorit tė kėtij institucioni, ėshtė herėt tė bėhet vlerėsimi pasi sė pari duhet tė kryhet pėrnjohja apo hulumtimi e pastaj tė balancohen rezultatet.

Megjithatė Veriu i Mitrovicės mbetet “thembra e Akilit” pėr institutit, dhe pėr vetė arkeologėt, tė cilėt nuk po depėrtojnė dot atje. Megjithėse pėr ēdo ditė dėgjojmė nga institucionet ndėrkombėtare dhe misionet qė veprojnė nė Kosovė, se kultura nuk duhet tė ketė kufi, “ura” duket se ėshtė njė kufi i rreptė pėr t’u kaluar nga arkeologėt.

Vet, drejtori Rexha, shprehet se edhe pse kanė plane tė caktuar pėr gėrmime arkeologjike nė veri, pasi qė edhe ajo llogaritet si pikė e rėndėsishme e territorit nė aspektin arkeologjik, mirėpo pėr njė gjė tė tillė duhet kohė. “Unė kam kėrkuar leje pranė Ministrisė sė Kulturės, ndėrsa ministria nė organet kompetente pėr tė shkuar atje. Kam kėrkuar edhe nga njė komision gjerman pėr kėtė ēėshtje, mirėpo ne nuk na ėshtė lejuar tė veprojmė, nė atė pjesė tė territorit, por vetėm arkeologėve ndėrkombėtarė. Pa njė leje tė tillė dhe pa njė siguri tė garantuar nga policia ndėrkombėtare, nė ketė pjesė nuk mund t’i qasemi pjesės veriore”, deklaroi z.Enver Rexha. Sipas tij, pavarėsisht politikės nuk mund tė anashkalohet ajo pjesė, pasi qė ėshtė pjesė e Kosovės. kėshtu qė edhe pse gėrmimet nė ato komuna janė tė pėrfshira nė plan programet vjetore, realizimi i tyre duket i largėt.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=15013
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2010, 21:31   4
Citim:
Gėrmimet arkeologjike, 20 ekspedita pėr 2010

20 ekspedita arkeologjike janė programuar nga Instituti i Arkeologjisė gjatė kėtij sezoni. Drejtoresha e Institutit Shpresa Gjongecaj pohon se arkeologėt shqiptarė presin tė pėrqendrohen nė gėrmime tė rėndėsishme duke nisur nga Antikiteti e deri nė Mesjetėn e vonė, por kėtė vit gjithēka do tė varet nga fondet.

Shpresa Gjongecaj, Drejtore e IA: “Disa nga projektet mė tė rėndėsishme janė ato tė Kallamasit, Bylisit, Apollonisė, e Lezhės. Ne kemi kėrkuar fondet tek Ministria e Arsimit dhe shpresojmė qė kėto fonde tė mbėrrijnė nė mėnyrė qė ekspeditat tė kryhen nė kohė”

Nė rolin e kėshilltarit tė Kryeministrit pėr Trashėgiminė, por edhe nė atė tė arkeologut, Neritan Ceka thekson pėrpjekjet qė duhen bėrė pėr zhvillimin e ekspeditave arkeologjike.

Neritan Ceka, Arkeolog: “Unė jam duke u pėrpjekur pėr tė siguruar disa fonde, pasi nuk duhet ndonjė shumė e madhe, nė mėnyrė qė kėto ekspedita tė kryhen dhe tė mos vonohemi nė kohė”.

Krahas ekspeditave nė terren Instituti i Arkeologjisė synon qė nė vjeshtė tė kėtij viti tė dixhitalizoj e tė gjithė fondin e tij, pėr t’a bėrė atė pjesė e rrjetit Europian tė Arkeologjisė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=11644
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2011, 16:17   5
Citim:
Mė shumė na gėrmojnė tė huajt!

Dje nė Ministrinė e Kulturės ėshtė mbajtur mbledhja e 18-tė e Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė, ku janė miratuar projektet shkencore tė gėrmimit pėr t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik pėr vitin 2011.

Sipas njoftimit pėr shtyp tė dėrguar nga zyra e shtypit tė MTKRS-sė thuhet se njė pjesė e mirė e projekteve do tė zbatohen nė njė bashkėpunim dypalėsh ndėrmjet Institutit Arkeologjik, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve tė huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, greke, amerikane dhe italiane.

Lajmi i parė qė bėhet i ditur ka tė bėjė me projektin e ri “Shkodra”, qė do tė realizohet nga bashkėpunimi ndėrmjet Institutit tė Arkeologjisė (i pėrfaqėsuar nga Dr. Saimir Shpuza) dhe Qendra e Studimeve Antike pėr Evropėn Juglindore - Universiteti i Varshavės (i pėrfaqėsuar nga Prof. Piotr Dyczek).

Si njė nga sitet me trashėgiminė kulturore dhe historike mė tė rėndėsishme nė Shqipėri dhe nė Ballkan, Shkodra, sipas specialistėve ka pasur praktikisht shumė pak kujdes nga studimet bashkėkohore. Ėshtė nė mendimin e autorėve tė kėtij projekti qė njė rimarrje e gėrmimeve arkeologjike nė Shkodėr do tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr njė njohje sa mė tė mirė tė saj dhe gjithashtu do tė pėrbėjė njė bazė tė domosdoshme pėr themelimin e njė programi menaxhimi pėr Parkun Arkeologjik tė qytetit.

Pėr Shkodrėn do tė ndėrmerren pesė fushata arkeologjike, me qėllimin e njė informacioni tė rėndėsishėm sa i takon shtrirjes dhe arkitekturės sė qytetit.

“Pėrveē rėndėsisė qė ka nė pėrcaktimin ndėrmjet tė tjerave pėr herė tė parė tė topografisė antike tė njė prej qyteteve tona mė tė rėndėsishme, ai shėnon edhe njė bashkėpunim shumė tė gjerė ndėrinstitucional, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Republikės sė Shqipėrisė, Ministria Polake e Shkencės, Bashkia Shkodėr, Instituti i Monumenteve tė Kulturės -MTKRS, Universiteti Luigj Gurakuqi - Shkodėr dhe Parku Arkeologjik”, janė shprehur specialistėt.

Nga Instituti Arkeologjik, ekspeditat qė pėrcillen nga viti 2010 nė 2011 janė nė:

Kallamas (Korēė) duke bashkėpunuar me Universitetin Paris 1 – Francė (Prof. Gille Touchet), 1-30 gusht. Mėsojmė se gėrmimet nė Kallamas kanė si qėllim klasifikimin, studimin dhe regjistrimin e materialeve arkeologjike tė pėrfituara kryesisht nga gėrmimet dhe ato sipėrfaqėsore nga vendbanimi i Kallamasit si dhe nė organizimin e njė survejimi nė pjesėn veri-perėndimore tė fushės sė Korēės;

gėrmimet nė Maligrad qė do tė kryhen nga Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Marrėdhėnieve Kulturore Ndėrballkanike i Athinės – Greqi, (Dr. Stavro Ekonomidhi) 1- 30 korrik, tė cilat thuhet se kanė qėllim tė sqarojnė karakterin e rrėnojave qė ruhen nė kuotėn mė tė lartė tė tij, “pėr pėrftimin e tė dhėnave lidhur me situatėn krono-stratigrafike, pėr pėrcaktimin e kohės sė varrezės qė ndodhet nė anėn perėndimore tė suprinės”;

ekspedita nė Vashtėmi, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Cincinatit (Prof Ass. S. Allen, Departamenti i Antropologjisė), 1-30 korrik.

Me kėtė mbyllet prehistoria nė kėto zona, duke i hapur rrugė gėrmimeve nė periudhėn e antikitetit duke filluar me Lezhėn, nė njė bashkėpim tė Instituti i Arkeologjisė (Prof. Dr. Gėzim Hoxha) dhe Institutit Arkeologjik Gjerman tė Berlinit (Prof. Andreas Oettel) 10 Gusht – 30 shtator;

Apolonia, ku Instituti i Arkeologjisė (Prof. Dr. Faik Drini) dhe Universiteti Lyon II – Lumičre – Francė (Prof. Jean-Luc Lamboley), 1gusht- 10 shtator, do tė kryejnė gėrmime nė banesat romake dhe nė agoranė e qytetit antik tė Apolonisė.

Kėto gėrmime kanė si qėllim studimin e kėtij mjedisi tė madh dhe tė rėndėsishėm pėr qytetin nė drejtim tė unitetit urbanistik qė agoraja krijon me lagjet qė ndodhen pėrreth.

Kėsaj do t’i shtohet dhe Teatri i Apolonisė, ku punimet do tė udhėhiqen nga arkeologu Bashkim Lahi dhe Shkolla gjermane e Romės (Prof. Hesberg), 15 shtator- 30 tetor. Me kėto gėrmime nė teatėr pritet hapja e plotė e orkestrės “nė mėnyrė qė ajo mund tė behet e vizitueshme edhe pėr turistėt”;

Hadrianopol ėshtė destinacioni tjetėr i gėrmimeve tė Institutit Arkeologjik me Universitetin Macerata nė Itali (Prof. Roberto Perna), 1-30 gusht, ku do tė vazhdojnė gėrmimet nė teatrin e Sofratikės tė zbuluar shumė vite mė pare si dhe do tė ndiqet zbulimi i nekropolit romak qė shtrihet nė fshatin Sofratike, 600 m larg Hadrianopolit.

“Gėrmimi kryesor pa dyshim do tė jetė vazhdimi nė thellėsi i gėrmimeve nė sipėrfaqen e hapur shumė vite mė parė para teatrit. Gjatė kėtij viti gėrmimet do tė realizojnė zbulimin e plotė tė elementeve tė njė banje romake e tipit sauna e shek. II mbas Kr.”, premtojnė arkeologėt;

Foinike, Instituti i Arkeologjisė (Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj) dhe Departamenti i Antikitetit i Universitetit tė Bolonjės – Itali (Prof. Sandro De Maria), 1-30 shtator, ku gėrmimet e vitit 2011 nė qytetin antik tė Foinikes janė vazhdim i kėrkimeve tė pėrbashkėta dhjetėvjeēare shqiptaro-italiane tė ndėrmarra nė kėtė qendėr.

“Ato do tė kryen nė zonėn e agorasė helenistike, ku gjatė vitit tė shkuar kishin qenė identifikuan shtresa tė rėndėsishme arkeologjike, qė japin njė sekuencė mė tė mirė kronologjike pėr njohjen e kėsaj hapėsirė publike tė rėndėsishme”, kanė sqaruar specialistėt;

Nė Antigone, ndoshta i vetmi vend, ku do tė jenė vetėm arkeologė shqiptarė, tė cilėt do tė vazhdojnė gėrmimet nė portikun e qytetit pėr tė krijuar lidhjen e tij me qendrėn e qytetit antik duke e kthyer atė nė njė monument tė vizitueshėm.

Dhe me Dimalin mbyllen gėrmimet nga antikiteti, ku Instititi i Arkeologjisė (Dr. Belisa Muka) dhe Universiteti i Kėlnit – Gjermani (Prof. M. Heinzelmann ), 10 korik-10 gusht, do tė kenė gjurmime intensive nė dy site tė qytetit antik tė cilėt do ēojnė nė gjurmė tė jetės nė kėtė qytet.

Ndėrsa pėr periudhėn e Antikitetit tė vonė dhe mesjetė prezantohet ky aktivitet ekespeditash;

- Butrint,(vazhdimi i gėrmimeve nė Forum etj), monumenti i 40 shenjtorėve Sarandė,
- Bylis (ndihmuar dhe nga shkolla franceze e Athinės, planifikuar nė maj, ku do tė kryhen punime gėrmimi dhe konsolidimi nė Kompleksin Peshkopal, Monumentin e Terencianit dhe nė Sektorin B tė banesave si dhe do tė pėrgatiten pėr botim rezultatet e mėparshme),
- Grazhdan, ku ekspedita do jetė nė shtator nė kalanė e Grazhdanit;
- Lezhė, ku Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla franceze e Romės (Dr. Etleva Nallbani), Qershor, do tė pėrqėndrohen nė materialin e varrezės mesjetare tė qytetit tė sipėrm dhe tė mesėm tė Lezhės, nė gjysmėn e dytė tė muajit prill 2011: studim i materialit tė germuar dhe pėrfundimi i gėrmimit tė strukturės baptismale tė kishės extra-muros;
- Koman, edhe kėtu Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla Franceze e Romės (Dr. Etleva Nallbani) Korrik – Gusht, do tė pėrcaktojnė funksionin dhe natyrėn e ndėrtesave;
- Elbasan, Instituti i Arkeologjisė (Dr. Elio Hobdari) dhe Instituti i Monumenteve tė Kulturės (Agron Islami), do tė vazhdoj gėrmimi nė Lagjen romako-bizantine jashtė mureve tė Castrumit, qė do tė pėrqendrohet tek bazilika paleokristiane.

Nė projektet e prezantuar dje, pėr vitin 2011 u pėrfshinė dhe ekspeditat nėnujore, harta Arkeologjike Nėnujore e Bregdetit Shqiptar tė drejtuar nga Dr. Adrian Anastasi ku “do tė kryhet jo vetėm studimi i detajuar i materialit arkeologjik i marrė si kampion, por do krahasohet edhe nė kontestin rajonal dhe me gjerė nė atė mesdhetar”.

http://www.standard.al/index.php/kulture/17702.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.5.2011, 12:02   6
Citim:
Gjatė vitit 2011 bėhen 25 ekspeditat arkeologjike

Viti 2010 pёr arkeologjinė shqiptare ka rezultuar i sukseshёm pasi dolёn nё dritё vepra shumё tё rёndёsishme siē ishte ai i bustit tė njё burri, njё gruaje etj. Gjatė 2010 nga Instituti i Arkeologjisė u pėrcaktuan 20 ekspedita tė cilat rezultuan tė suksesshme nė zbulimin e shumė veprave nga antikiteti.

Ndėrsa pėrgjatė vitit 2011 priten tё ndёrmerren 25 ekspedita arkeologjike tё cilat do tё shtrihen nga veriu nё jug tё vendit. Arkeologёt shqiptarё kёtё vit do tė bashkėpunojnė edhe me kolegė tė e tyre kosovarė.

Zbulimet e sukseshme tё 2010 nxitėn qё nё 2011 arkeologėt tё jenė mё tё motivuar. Gёrmimet do tё jenё tё pёrqёndruara nё parqet kryesore siē janё ato tё Apolonisё, Butrinti, Finiqit, Bylysit, por do tё hapen edhe projekte tё reja gёrmimi nё Vlorё, nё luginёn e Valbonёs si dhe nё Dibёr.

Pritet qё para hapjes sё sezonit turistik tё bёhet inagurimi i muzeut tё Apollonisё ēka do tё mundёsonte ardhjen e mё shumё vizitorёve nё kёtё qёndёr.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=118008
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.7.2011, 13:25   7
Citim:
Gėrmimet arkeologjike, Gjongecaj: Dimali, njė teatėr antik

Rezultate tė rėndėsishme priten kėtė vit nga gėrmimet arkeologjike tė Institutit tė Arkeologjisė nė disa zona tė vendit. Arkeologėt shqiptarė do tė synojnė t'i shtojnė hartės historike, njė teatėr tė ri antik. Sipas drejtoresėhs sė Institutit tė Arkeologjisė, Shpresa Gjongecaj, Bylisi dhe Apolonia nuk mbeten prapa, ku nė territoret e kėtyre parqeve ekspeditat nuk do tė jenė pa rezultat.

"Janė dy gėrmime shumė tė rėndėishme nė qytetin antik tė Apolonisė, do tė vazhdojmė gėrmimet edhe nė banesat romake tė cilat vitin e shkuar na dhanė dy koka tė rėndėsishme, por besoj qė gėrmimet nė atė banesė do tė na japin edhe surpriza tė tjera. Kemi qytetin ilir tė Dimalit, i cili pas njė ndėrprerje shumė vjeēare ka rifilluar gėrmimet vitin e kaluar dhe gėrmimet na kanė dhėnė gjurmėt e dy shkallareve tė njė teatri qė mendojmė ta zbulojmė kėtė vit. Do tė jetė njė surprizė shumė e madhe sepse ėshtė teatri i shtatė qė zbulohet nė territorin shqiptar"-tha ajo.

Gjongecaj pranon njėkohėsisht se arkeologėt shqiptarė pėrballen me fonde tė pamjaftueshme.

"Pjesa mė e madhe e kėtyre gėrmimeve ėshtė financuar nga ekipe tė huaja. Njė ekspeditė arkeologjike kėrkon harxhime shumė tė mėdha sepse edhe metodat qė janė futur, pra metodat qė gėrmojmė janė metoda bashkėkohore, metoda tė ndėrthurura edhe me disiplina tė tjera, por tė gjitha kėto kėrkojnė specialistė, tė cilėt mungojnė nga ana jonė"-theksoi Gjongecaj.

Kėtė vit, nė territorin shqiptar, nga Shkodra nė Sarandė, Instituti i Arkeologjisė ėshtė pėrfshirė nė 22 ekspedita zbulimi dhe shpėtimi.

http://www.alsat.tv/kulture/germimet...ter-antik.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.