Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.6.2008, 17:51   1

Shkrim i cituar Z1: Vdekshmėria foshnjore ende nė nivele tė larta


Citim:
Vdekshmėria foshnjore nė vendin tonė mbetet nė nivele tepėr tė larta, pavarėsisht se nuk ka statistika tė mirėfillta nė kėtė drejtim, specialistė tė fushės janė shprehur se ky tregues rezulton tė jetė problematik pėr vendin tonė.

(...)

“Vdekshmėria foshnjore mbetet njė nga problemet kryesore tė sektorit tė shėndetėsisė nė Shqipėri. Vihet re njė tendencė e zvogėlimit tė vdekshmėrisė foshnjore (vdekjet e fėmijėve 0-1 vjeē) nga 41.5 vdekje pėr 1 mijė lindje nė 1990, nė 13 vdekje pėr 1 mijė lindje nė 2007, megjithatė mbetet larg shifrave tė vendeve tė Bashkimit Europian”, pohohet nga zyrtarėt e shėndetėsisė. Kjo pėr faktin se shumė nga tė dhėnat nė kėtė rast nuk evidentohen.

Megjithatė, mungojnė tė dhėnat e sakta nė kėtė drejtim, pasi nuk janė kryer studime tė mirėfillta mbi kėta tregues, duke filluar qė nga viti 2002, ēka ka bėrė qė nė shumė zona jo vetėm tė mbetet e panjohur niveli i vdekshmėrisė foshnjore, situatė e cila ka ēuar nė mos marrjen e masave tė duhura parandaluese nė kohė kundrejt kėtij fenomeni.

Zonat qė kanė shfaqur probleme tė shumta nė kėtė drejtim janė pikėrisht ato verilindore, ndėrsa njohja e planifikimit familjar nė kėto tė fundit duket se ėshtė nė nivele tė ulėta, situatė qė faktohet me shifrat e larta tė publikuara vetėm pjesėrisht.

(...)

Kėshtu, nė zona verilindore si Dibėr, Malėsi e Madhe, Mirditė vdekshmėria foshnjore ėshtė dy herė mė e lartė. Ndėrkohė qė zyrtarėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, sipas monitorimeve tė pjesshme qė kanė bėrė, pohojnė se vdekshmėri tė lartė foshnjore kanė edhe disa rrethe tė mėdha tė vendit, si Tirana dhe Elbasani.

Edhe rrethet e tjera nė Jug tė vendit paraqesin kėto probleme, por qė vuajnė mungesėn e evidentimit tė tyre. “Pėr kėto arsye politikat shėndetėsore aktualisht janė fokusuar nė pėrmirėsimin e shėrbimit nė tri nivelet e kujdesit, me prioritet kujdesin shėndetėsor parėsor, duke pėrmirėsuar kuadrin ligjor dhe mė tej", ka pohuar ministri Ndoka.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51968
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2008, 13:09   2
Citim:
Ndoka cilėsoi ndėr tė tjera, “se ėshtė fakt qė vdekshmėria foshnjore nė vendin tonė vitet e fundit ka shėnuar ulje deri nė gjysmėn e nivelit qė ishte mė parė, por ende mbetet nė shifra tė larta nė zona tė veēanta, po tė kemi parasysh se Shqipėria renditet nė vendet me mortalitet tė lartė nė Evropė”

http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang=
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2008, 00:44   3
Citim:
ShP: Vdekshmėria foshnjore dhe amtare nė shifra tė larta

Treguesit e vdekshmėrisė amtare dhe fėminore nė vendin tonė gjatė 10 viteve tė fundit kanė pėsuar njė ulje deri nė 50 pėr qind, nė krahasim me vitet ’90 por megjithatė mbeten ende nė shifra shumė tė larta. Kėto shifra e radhisin Shqipėrinė nė vendet me vdekshmėri tė lartė amtare e fėminore nė Europė.

Drejtori i Shėndetit Publik nė Ministrinė e shėndetėsisė, Gazmend Bejtja thotė se vdekshmėria foshnjore nė vitin 2007 ka qenė nė shifrat 12.8 vdekje tė foshnjave (nga 0-1 vjeē) pėr 1 mijė lindje tė gjalla. Kjo shifėr ėshtė mė e lartė se mesatarja Evropiane, e cila varion nė shifrat 5-7 vdekje foshnjore.

Vdekshmėria foshnjore paraqitet mė e lartė nė rrethet e zonave verilindore,si Dibėr, Malėsi e Madhe, Mirditė. Sipas INSTAT shkaqet e vdekjeve foshnjore mund tė jenė infeksionet e rėnda respiratore, veēanėrisht pneumonia tek tė porsalindurit qė zė rreth 35 pėr qind tė tyre.

Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė shkaku qė ka krijuar kėtė situatė nė sistemin shėndetėsor ėshtė cilėsia jo e mirė e kujdesit shėndetėsor tė ofruar gjatė shtatzanisė, lindjes dhe pas lindjes pėr nėnėn dhe foshnjėn e saj. Ndėrkohė organizimi i shėrbimeve, lidhjet funksionale ndėrmjet niveleve te kujdesit dhe sistemeve tė referencės janė tė pakėnaqshme (mungesa e kapacitetit komunikues p.sh telefonit, ambulancės, mungesa e protokolleve pėr referimet).

Por, nė situatėn jo tė mirė shėndetėsore pėr nėnėn dhe fėmijėn ekzistojnė edhe shkaqe tė lidhura me shoqėrinė, qė kanė tė bėjnė me statusin social tė grave dhe mos kontrollin ndaj jetės sė tyre. Por shifrat e INSTAT-it bien nė kundėrshtim me raportin e organizatės ndėrkombėtare World Vizion, i cili raporton 18 foshnja tė vdekura nė 1000 tė lindura. Njė numėr ky tre herė mė i lartė nga limiti i vendosur nga BE. Nė kėtė raport kritikohet sistemin shėndetėsor nė Shqipėri dhe mungesa e decentralizimit tė kėtij sistemi.

Nė fshatra kujdesi shėndetėsor lė pėr tė dėshiruar thuhet nė raport. World Vizion thekson se shumė qendra shėndetėsore nuk kanė kushtet bazė tė pajisjeve dhe higjienės dhe tė tjera nuk kanė madje as ujė. Ne raport thuhet se sistemi shėndetėsor duhet tė jetė falas, por nė tė vėrtetė korrupsioni ėshtė i kudondodhur. Zonat me problematike tė cituara nė raport janė Librazhdi dhe Lezha ku mjekėve dhe personelit tjetėr shėndetėsor i mungon dėshira pėr t’u shėrbyer pacienteve.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=78470&It...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2008, 02:34   4
Citim:
ShV: Vdekshmėria foshnjore nė shifra tė larta

Vdekshmėria e foshnjave nė Kosovė vazhdon tė mbetet mė e larta nė Evropė, thuhet nė raportin e fundit tė publikuar nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit 2008.

Nė pjesėn pėr Kosovėn, tė hartuar nė vitin 2007 nga UNDP-ja, thuhet se mortaliteti i fėmijėve nėn moshėn 5 vjeē nė vit ėshtė prej 35 deri nė 49 vdekje nė 1000 lindje.

Edhe pėrfaqėsues tė Fondit Ndėrkombėtar tė Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijė thonė se me gjithė faktin se qė nga viti 2000 vdekshmėria e fėmijėve nė Kosovė ka rėnė, megjithatė mbetet shumė e lartė.

Agron Gashi, nga ky fond, thotė se sipas tė dhėnave qė posedon kjo organizatė, nė 1000 fėmijė tė gjallė, 69 fėmijė vdesin pa i mbushur 5 vjet.

“Nė njė studim, i cili ėshtė bėrė nga Enti i Statistikave tė Kosovės nė vitin 2003, ėshtė treguar se shkalla e vdekshmėrisė sė foshnjave nėn moshėn 1 vjeēare ėshtė 35 nė 1000 lindje. Ndėrkaq, mosha e vdekshmėrisė sė fėmijėve ėshtė 69 nė 1000 lindje”, pohon Gashi.

Vdekshmėria e lartė e foshnjave vjen nga situata e rėndė e shėndetėsisė, thonė ekspertė pėr ēėshtje shėndetėsore. Sami Uka, nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė Kosovė, thotė se nė kėtė kuadėr duhet tė ngritėt cilėsia e shėrbimeve shėndetėsore.

“Niveli i lartė i vdekshmėrisė sė foshnjave nė Kosovė mund tė zvogėlohet me ngritjen e kapaciteteve objektive tė ofrimit tė kujdesit shėndetėsor, me ngritjen e cilėsisė sė kujdesit shėndetėsor tė ofruar pėr nėnat shtatzėna, foshnjat e porsalindura dhe fėmijėt e vegjėl”, tha Uka.

Ndryshe, objektivat e Mileniumit, tė pėrcaktuara nga OKB-ja, kėrkojnė ulje tė kėtyre vdekjeve nė 2/3 deri nė vitin 2015.

Agron Gashi, nga Fondi Ndėrkombėtar i Kombeve tė Bashkuara, thotė se kjo nuk ėshtė e lehtė tė arrihet. Ai thotė se duhet tė merren masa tė shpejta pėr tė arritur objektivat.

“Nėse parashohim qė deri nė vitin 2015 tė jetė nėn 10 promil, apo mė pak se 10 fėmijė tė vdekur nė 1000 tė lindur, atėherė kėrkohet njė angazhim i vazhdueshėm si nė aspektin financiar, po ashtu edhe nė aspektet teknike”, thotė Gashi.

Por, Sami Uka, nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, ėshtė optimist se me njė angazhim shtesė, objektivat e Mileniumit mund tė arrihen.

“Trendi i uljes sė kėsaj shkalle tė vdekshmėrisė ėshtė premtues. Kėshtu qė ne jemi optimistė se me njė angazhim shtesė do tė arrijmė t’i pėrmbushim objektivat e kėtij Mileniumi, qė kanė tė bėjnė me kėtė aspekt”, tha Uka.

Sidoqoftė, edhe Ministria e Shėndetėsisė, prioritet nė agjendė ka uljen e shkallės sė vdekshmėrisė sė foshnjave. Nė Strategjinė Shėndetėsore tė Kosovės pėr vitin 2005 – 20015 thuhet se qėllim kryesor i kėsaj ministrie ėshtė fillimi i shėndetshėm i jetės.

Kjo ministri, thuhet nė strategji, synon tė zvogėlojė mortalitetin dhe tė pėrmirėsojė rritjen dhe zhvillimin psiko-fizik tė fėmijėve nėn moshėn pesė vjeēare.

http://www.evropaelire.org/Content/Article/1200801.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2008, 14:59   5

Shkrim i cituar Vdekshmėria foshnjore: Shėrbime shėndetėsore shtesė pėr 10 qytete


Projekti qė merr pėrsipėr tė rrisė standardet e shėndetit tė nėnės dhe fėmijės do tė zgjasė pėr gati 3 vjet, duke u fokusuar kryesisht vetėm nė 10 qytete tė shtetit shqiptaroperėndimor.

Bazuar nė studimet e fundit mbi vdekshmėrinė foshnjore nė vendin tonė, ka dalė nė pah njė realitet i hidhur. Sipas tė dhėnave, vdekshmėria e foshnjave nė vendin tonė ėshtė mė e larta nė gadishull. Kujdesi i ulėt shėndetėsor ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore. Mė pas, evidentohen edhe lindjet e bebeve nė kushtet shtėpiake.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=13529
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 11:41   6
Citim:
Bie vdekshmėria maternale nė Kosovė

Prishtinė - Vdekshmėria maternale nė Kosovė ka pėsuar njė rėnie falė edhe reformave tė ndėrmarra nė shėndetėsi dhe ngritjes sė kujdesit ndaj shėndetit tė nėnave dhe foshnjave.

Ky fakt theksohet edhe nga drejtori i Klinikės sė Gjinekologjisė dhe Obstetrikės nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK), dr. Shefqet Lulaj.

“Vdekshmėria maternale nė Kosovė, krahasuar me vitet paraprake ka shėnuar rėnie. Kjo ka ardhur si pasojė e reformave rrėnjėsore qė Qeveria ka kryer nė sektorin shėndetėsor, duke e vėnė pacientin nė qendėr tė vėmendjes dhe do tė vazhdohet tė punohet nė kėtė drejtim, qė tė ulet edhe mė tej vdekshmėria e nėnave", ka deklaruar z. Lulaj.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=7324
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2010, 10:33   7
Citim:
Studimi demografik: Vdekshmėria foshnjore, shqetėsuese

Vdekshmėria foshnjore vazhdon tė mbetet njė fenomen shqetėsues nė vendin tonė. Sipas njė studimi tė institucioneve shėndetėsore dhe organizmave tė huaj qė operojnė nė vend, pėr ēdo 1 mijė lindje, 18 bebe humbin jetėn.

Rastet mė tė shpeshta janė nė zonat rurale. Kėto tė dhėna janė publikuar nė studimin e parė demografik dhe shėndetėsor, sipas tė cilit njė tjetėr shqetėsim ėshtė kequshqyerja, si dhe hipertensioni.

Alban Ylli "Pėr vdekshmėrinė foshnjore ajo po bie, por nga ana tjetėr mund tė themi se kemi probleme me vdekshėmrinė foshnjore pėr faktin se ajo ngelet mė e lartė nė fshat sesa nė qytet. Nė krahasim me vitin 2000, kequshqyerja dukshėm ka rėnė por nė krahasim me vitin 2005 ka disa indikatorėve tė kequshqyrjes qė janė rezistentė dhe pothuajse kanė mbetur nė stanjacion.

Vėrejmė qė hipertensioni ėshtė njė fenomen shumė i pėrhapur nė Shqipėri dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja shumica dėrrmuese e individėve nuk janė nė dijeni tė kėtij fakti. Nėse nė botė, gjysma e atyre personave qė kanė tension tė lartė gjaku, janė tė ndėrgjegjshėm nė Shqipėri kjo shifėr ėshtė shumė e vogėl, sidomos pėr meshkujt ėshtė akoma mė e vogėl.

Sa i takon duhanpirjes, vėrejmė qė kemi tendencė pėr rėnie tė pirjes sė duhanit, pėr lėnie tė duhanit tek moshat 40-vjeēare, por njė rezistencė pėr rėnie tek 20-vjeēarėt."

Ky ėshtė studimi i parė i kėtij lloji nė vendin tonė. Ai do tė shėrbejė si bazė tė dhėnash pėr hartimin e politikave nė disa fusha, ndėr tė cilat edhe arsimi apo shėndetėsisa.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=9848
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.4.2012, 21:08   8
Citim:
OBSH: Shqipėria, e treta nė botė ndaj kujdesit shėndėsor

Tiranė, 3 prill 2012 - Shqipėria lė pas vendet e zhvilluara pėrsa i pėrket kujdesit ndaj shėndetit dhe numrit tė ulėt tė vdekshmėrisė amtare e foshnjore. Sipas njė vlerėsimi nė nivel botėror tė kryer nga UNICEF, Organizata Botėrore e Shėndetit, Banka Botėrore dhe Organizta e Kombeve tė Bashkuara, rezulton se Shqipėria ėshtė vendi i treti nė botė pėrsa i pėrket kujdesit ndaj shėndetit.

Tė dhėnat e raportit janė publikuar nė gazeten prestigjoze “The Gardian”, dhe pėr vendin tonė u bėnė publike nga ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili.

Duke ju referuar vdekshmėrisė amtare Shqipėria ka bėrė hapa pėrpara. Nė vitet 92 numėroheshin rreth 40 vdekje, ndėrsa nė vitin 2011 kjo shifėr ka rėnė nė 5.

http://www.kosova.com/artikulli/81129
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.