Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2007, 11:00   1

Vė re! Gjuetia e paligjshme


Citim:
“Do marr ēiften, por... nuk ka gjah”

Dikur Shqipėria cilėsohej si njė prej rezervateve mė tė mėdhenj pėr gjueti nė Ballkan. Sot gjėndja ėshtė e mjerueshme.

Nga kėnga e famshme popullore tashme ka mbetur vetėm titulli. Sot gjithmonė e mė shumė nga sporti i bukur i gjuetisė mund tė marrėsh vetėm kėnaqsinė e tė praktikuarit pasi rrallėherė arrin tė qėllosh mbi ndonjė kafshė. Pyjet shqiptare, pėrveē drurėve, po humbasin edhe kafshėt, dhe po u vazhdua me kėto ritme ndoshta do tė humbasin edhe emėrtimin.

Shoqata e gjuetarėve profesionistė ka kohė qė ka ngritur kėtė problem. “Shqipėria nuk ka asnjė rezervat gjuetie nga dhjetėra qė ka pasur vite mė parė”, thotė Themi Perri, kryetari i kėsaj shoqate.

Gjuetia e paligjshme pa sezon dhe armėt luftarake qė pėrdoren janė disa nga shkaqet e realitetit tė mjeruar tė kafshėve nė pyjet tona. Problemeve tė cilat ne ia shkatojmė vetes u shtohen edhe gjuetia pa sezon qė tė huajt bėjnė nė pyjet tona, tė cilėt jo rrallė herė fshihen pas lejeve turistike, qė ata pėrfitojnė nėpėr zyrat shumė lehtė tė korruptueshme tė shtetit shqiptar.


Rezervatet e shkatėrruara


Bogova (Skrapar)

Dikur ka qėnė njė prej rezerveteve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Deri nė fillim tė viteve 90 aty numėroheshin me qindra lloje kafshėsh ku spikasin kaprolli, derri i egėr dhia e egėr. Gjuetia e paligjshme dhe pa sezon si dhe indiferenca e shtetit pėr t’i ruajtur kėto rezervate nga shkatrrimi e kanė kthyer Bogovėn nė njė rezervat kryesisht “pemėsh”. Sipas banorėve nė kėtė zonė tani mund tė hasėsh me shumicė vetėm ujqėr.


Salaria , Dhėmblanė,Nivica(Tepelenė)

Sipas shoqatės sė Gjuetarėve Profesionistė tė Shqipėrisė rrethi i Tepelenės dikur ka qenė njė prej zonave me tė pasura tė Shqipėrisė. Me njė lartėsi mesatare 800 metra mbi nivelin e detit, kjo zonė shquhej kryesisht pėr koloninė mė tė madhė nė vendin tonė tė Thėllėzave tė Malit dhe Lepurit tė Malit. Zonat pėrreth fshatrave tė Salarisė ,Nivicės dhe Dhėmblanit kanė qėnė pjesa mė e pasur me kėto kafshė. Qė prej fillimit tė viteve 90, ky rezervat me vlera turistike dhe ekonomike pa shkon drejt shkatėrrimit tė plotė. Sipas banorėve tė zonės gjuetia e paligjshme dhe me armė luftarake i kanė shkaktuar kėtij ishrezervati njė dėm tė pallogaritshėm.

Sipas shoqatės sė gjuetarėve njė tjetėr fakt shqetėsues ėshtė edhe ardhja e gjuetarėve tė huaj kryesisht italianė. Sipas banorėve ata po kryejnė njė masakėr tė vėrtetė mbi kafshėt, duke i gjuajtur ato nė ēdo muaj tė vitit dhe mos u dhėnė mundėsi kafshėve tė shumohen.


Kune Vaini (Lezhė) Velipoja , Karavastaja, etj

Lagunat mė tė pasura tė Shqipėrisė rrezikohen tė mbeten pa larminė e kafshėve pėr tė cilat janė shquar. Shpendėt sa po vijnė dhe rrallohen nė rezervatet qė dikur lakmoheshin edhe nga tė huaj. Ashtu si edhe nė rezervatet e tjera tė vendit, problemet kryesore kanė tė bėjnė kryesisht me mbrojten qė shteti u ofron kėtyre zonave qė nga specialistėt cilėsohen si rezervate me njė pėrfitim ekonomik, nė qoftė sė do tė menaxhohen nė mėnyrė mė tė mirė. Gjithashtu, gjuetia e paligjshme, qė po bėhet nė kėtė zonė
pa respektuar asnjė kriter dhe sezon gjuetie, po i shkatėrron vlerat e kėtyre lagunave.


Janė zhdukur plotėsisht kėto kafshė:

Thėllėza e fushės: Vlorė, Fier, Shkodėr, Lushnjė, Korēė, Malėsi e Madhe.
Fazani :Vlorė, Fier, Lushnjė, Shkodėr, Elbasan, Korēė
Kaprolli: Vlorė, Has Kukės, Dibėr, Pukė, Tropojė, Librazhd, Gjirokstėr
Derri i Egėr: Has, Kukės, Tropojė, Vlorė, Pukė
Dhia e egėr: Tropojė, Dibėr, Malėsi e Madhe, Pėrmet, Ersekė
Lepuri i fushės: Vlorė
Pata e egėr:
Gjeli i egėr:

Janė nė rrezik zhdukje

Thėllėza e malit
Lepuri i egėr

Zonat qė rrezikohen
Has , Kukės, Dibėr, Tepelenė, Gjirokastėr,Mat, Bulqizė , Korēė, Librazhd


MJEDISI SOT NR. 103 | 7 | shtator 2005
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2008, 23:23   2

Shkrim i cituar Kukės: Gjuetia pa kriter dėmton ekosistemin


Gjuetia pa kriter dhe me mjete shfarosėse tė kafshėve tė egra nė pyjet e rrethit tė Kukėsit ka ngjallur shqetėsimin e Shoqatės sė Gjuetarėve, e cila nė njė mbledhje tė saj ka kėrkuar mbėshtetjen e policisė lokale, Policisė Pyjore, por edhe tė komunitetit tė gjerė. "Kėrkesat tona duhen mbėshtetur nga i gjithė komuniteti e strukturat shtetėrore, pasi synojnė mbrojtjen nga zhdukja tė specieve karakteristike tė kafshėve tė egra nė pyjet e kėsaj zone", - u shpreh sekretari i shoqatės, Ahmet Bela.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=8693
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2009, 13:06   3
Citim:
Gjueti pa leje, ndėshkohen katėr italianė

Penalitetit tė gjuetisė sė paligjshme nuk i kanė shpėtuar katėr shtetas italianė. Ka qenė "goditja" e njė aksioni tė shtrirė gjatė kėsaj jave qė ka mundur tė penalizojė brenda vetėm njė dite nėntė persona, mes tė cilėve katėr italianė.

Me dyndjen e gjuetarėve, policia pyjore e Fierit nė kuadėr tė zbatimit tė ligjshmėrisė dhe rregulloreve pėr gjuetinė nė Republikėn e Shqipėrisė, ka shumėfishuar kontrollet e saj rutinė, kryesisht nė zonat mė tė preferuara prej gjuetarėve qė janė zonat e bregdetit dhe kryesisht nė "Godullėn e Ushtarit" (qė ėshtė edhe zonė e ndaluar pėr gjueti) dhe nė bregdetin e Semanit.

"Nga kėto kontrolle janė konstatuar njė sėrė parregullsish pėr sa i pėrket gjuetisė me mjete tė paligjshme dhe jashtė kritereve. Ėshtė bėrė e mundur kapja dhe penalizimi i pesė anėtarėve tė shoqatave tė gjuetarėve dhe peshkatarėve sportivė nga rrethi i Fierit dhe katėr shtetas italianė, mbi tė cilėt ėshtė zbatuar konform ligjit dhe rregullores sekuestrimi i materialeve tė paligjshme, si edhe ndėshkimi nga ana e policisė me gjobat pėrkatėse", thuhet nė njė deklaratė zyrtare pėr shtyp tė Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor Fier.

Mėsohet se shtetasit italianė janė kapur jo vetėm duke pėrdorur imitues, por edhe pa asnjė autorizim tė nevojshėm pėr gjueti nė territorin shqiptar. Duke qenė se kontrolli i fundit ka pėrkuar me ditėt e fundjavės, pritet qė dita e hėnė tė mbledhė komisionin pėr penalitete nė vlerė monetare pėr tė gjithė shkelėsit. Nga informacionet e marra, gjobat variojnė nga 5 mijė nė 100 mijė lekė tė rinj.

Ndėrkohė, nė komunikatėn e shtypit theksohet fakti se policia pyjore e Fierit do tė vijojė kontrollet me tė njėjtin intensitet nė ditėt nė vijim dhe do tė jetė strikte nė zbatimin e ligjit. Drejtoria e Shėrbimit Pyjor nė Fier ka kėrkuar nė mbyllje tė deklaratės jo vetėm nga shoqatat e ndryshme tė gjuetarėve dhe peshkatarėve tė Fierit, por edhe nga ēdo qytetar, pėr kapjen dhe ndėshkimin e tė gjithė shkelėsve tė ligjshmėrisė sė gjuetisė.

Kujtojmė se tri ditė mė parė ka qenė policia pyjore e Lushnjės ajo qė gjatė njė aksioni tė ndėrmarrė nė lagunėn e Karavastasė ndaloi dy gjuetarė italianė, tė cilėt jo vetėm qė i ndėshkoi me gjobė, por edhe i procedoi penalisht.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74618
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 01:18   4
Citim:
Gjuetia ilegale, kafshėt e egra drejt shfarosjes

POGRADEC - Grupe gjahtarėsh tė huaj nėn shoqėrinė e "korrierėve" vendas, prej kohėsh po masakrojnė kafshėt dhe shpendėt e egra nė Pogradec. Tė dielėn nė darkė, nė njė hotel buzė liqenit mbėrritėn disa xhipa me disa gjuetarė tė huaj, tė shoqėruar me vendas sė bashku me gjahun e ditės. Ata shkarkuan 10 lepuj tė vrarė, njė numėr tė madh thėllėzash mali e fushe si dhe disa shapka.

Burime pėr "Gazeta Shqiptare" konfirmojnė se ky ėshtė gjahu i njė dite tė vetme, ndėrkohė qė ky grup gjahtarėsh tė huaj do tė qėndrojė nė Pogradec pėr 10 ditė.

Paqėsor Gorellari, sekretari i shoqatės sė gjuetarėve, thotė se "ka mbi 15 vjet qė vijnė rregullisht nė Shqipėri gjuetarė tė huaj, sidomos nga Italia dhe Greqia, tė cilėt shoqėrohen nga tregtarė dhe matrapazė vendas, qė janė futur nė garė kush tė sjellė sa mė shumė gjuetarė tė huaj nė vendin tonė".

Sipas tij, ky fenomen po shkakton njė masakėr mbi kafshėt dhe shpendėt e egėr.

"Nė emėr tė futjes sa mė shumė tė biznesmenėve tė huaj dhe turistėve janė krijuar disa agjenci me gjuetarė tė huaj, tė cilėt jo vetėm qė gjuajnė edhe nė sezonin e ndaluar, por pėrdorin mjete ndjellėse tė ndaluara tė ushtrimit tė gjuetisė si, regjistratorė zėri tė kafshėve dhe tė shpendėve, tė cilat i ndjellin tek vendi i pritės. Pėrdorimi i prozhektorėve tė fuqishėm nga ana e gjahtarėve ilegalė ėshtė shfarosės", - shton ai.

Mėsojmė se mishi i kėtyre kafshėve dhe shpendėve tė egra qė gjuhen nė trevat tona, shkon pėr klientelėn e restoranteve tė njohura nė vendet fqinje.

Specialistėt thonė se nga kjo gjueti pa kriter janė zhdukur apo po shkojnė drejt zhdukjes dhe shumė kafshė apo shpendė tė rrallė.

Ndėr to specialistėt pėrmendin fazanin, thėllėzėn e fushės, kaprollin, derrin e egėr (ky drejt zhdukjes), thėllėzėn e malit etj.


http://bw.balkanweb.com/shqiperi/balkanweb-5484.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2010, 06:30   5
Citim:
Vriten specie tė rralla kafshėsh e shpendėsh nė Durrės

DURRES- Nisja e sezonit tė gjuetisė ka pasuar me njė sėrė problemesh, qė kanė tė bėjnė me rritjen gjithnjė e mė shumė tė shqetėsimit tė vrasjes sė kafshėve e shpendėve tė rrallė nė qarkun e Durrėsit. Shqetėsimi ėshtė ngritur njėherėsh si nga Drejtoria e Shėrbimit Pyjor, edhe shoqata e gjuetarėve, tė cilėt kanė organizuar nė korrik njė tryezė pikėrisht pėr tė parandaluar gjuetinė e paligjshme.

Gjuetia ėshtė ēelur mė 1 tetor dhe mbyllet mė 15 shkurt tė vitit tė ardhshėm, ndėrkohė qė nė kėto 2-3 javėt e para tė sezonit ka pasur tė dhėna pėr vrasje pa kriter tė kafshėve. Sipas drejtorit tė shėrbimit pyjor nė Durrės, Enver Masha, nė qarkun e Durrėsit ndodhen 8 zona gjuetie.

Nga e gjithė sipėrfaqja qė ka qarku me pyje e shkurre, vetėm dy prej tyre janė caktuar si tė mundshme pėr gjuetinė sportive. Sipėrfaqja e tė dy kėtyre “parcelave” ėshtė jo mė shumė se 8 mijė ha dhe shtrihet nė zonėn kodrinore e malore tė Ishmit e tė Krujės.

Pėr tė shmangur zhdukjen e disa kafshėve, shoqata ka vėnė nė dijeni gjuetarėt e licencuar pėr listėn e gjitarėve, kafshėve dhe shpendėve qė lejohet tė vriten nė kėtė periudhė. Zhdukja e shumė llojeve shpendėsh dhe kafshėsh tė egra ėshtė tashmė kryefjalė nė tryeza e takime, por Masha ka thėnė se lypset mė shumė vėmendje dhe ndėshkim ndaj keqbėrėsve.

Shoqata e gjuetarėve po bashkėpunon me policinė pyjore pėr shtimin nga ana e saj tė kontrollit ndaj gjuetisė abuzive dhe ajo ka marrė pėrsipėr qė ta vendosė situatėn nėn kontroll tė plotė. Por edhe brenda anėtarėsisė ka probleme, pasi nga 5000 gjuetarė qė ka qarku i Durrėsit, rreth 4700 prej tyre nuk kanė paguar detyrimet dhe kjo e vėshtirėson edhe mė tej harmonizimin e kontrollit.

Shtimi i gjuetisė pa leje me armė ilegale, sipas Mashės ndodh nė ēdo sezon, duke mos pėrjashtuar edhe kohėn e shumimit, ndėrsa ai ka sinjalizuar se do tė ketė sanksione tė forta. 4 lloje gjitarėsh janė zhdukur plotėsisht, ndėrsa 17 lloje shpendėsh nuk bėjnė mė fole nė rezervate, pyje e shkurre, si dy apo tridhjetėvjeēarė tė kaluar.

Shqiponjat e detit, karabullaku i vogėl, i cili ėshtė zhdukur plotėsisht nga ligatinat, ariu i murrmė, derri i egėr, lepuri i egėr, pelikani dalmat, gjeli i egėr, kaprolli, lopa e egėr, si dhe gjallesat e detit, si: karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje tė ndryshme peshqish, molusqesh, amfibėsh dhe reptilėsh kanė mbetur vetėm nė kujtesėn e gjuetarėve.

Shėrbimi pyjor tani ka drejtuar sytė te policia e rendit, ndėrsa kjo e fundit e ka tė pamundur tė ndalojė fenomenin e gjuetisė sė paligjshme, nėse pushteti lokal dhe vetė shoqata do tė vazhdojnė tė heshtin.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68038
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.5.2011, 15:28   6
Citim:
Ndėshkime nė Vlorė, italianė e grekė gjueti tė paligjshme

Pėr vitin 2010 inspektoriati i peshkimit nė qarkun e Vlorės ka marrė 10 masa administrative pėr anijet e peshkimit qė ushtrojnė aktivitet jashtė sezonit dhe pėr gjueti tė paligjshme. Nė mjetet e lundrimit tė penalizuara ka anije shqiptare, italiane dhe greke.

Ndėrsa masat administrative mė tė rėnda janė pėr ata persona tė cilėt pėrdorin lėndė plasėse pėr peshkim, por edhe ata qė kryejnė gjueti fundore ku ndodhet zona e resurseve tė detit.

“Nė rastin e anijeve italiane dhe greke kanė bėrė gjueti nė ujėrat territoriale shqiptare pa autorizimin pėrkatės tė autoriteteve tona. Gjobat pėr anijet e huaja variojnė nga 25 milionė deri nė 45 milionė lekė tė reja. Masa jonė ėshtė marrė 26, 27 apo 28 milionė nė varėsi tė rasteve qė kemi konstatuar”- tha Reshat Xhelili, pėrgjegjės i Inspektoriatit tė Peshkimit nė Vlorė.

Inspektoriati i peshkimit nė Vlorė ushtron kontrollet nė bazė tė aktiviteteve qė zhvillohen nė kėtė fushė tė cilat mund tė kenė nė fokus tė tyre rekreativitetin, pėrfitimin ekonomik si dhe punėn shkencore-hulumtuese.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...aligjshme.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2011, 13:46   7
Citim:
Durrės, ndalohet italiani me 88 breshka kontrabandė

DURRES – Autoritetet e doganės dhe ata tė pikės sė kalimit kufitar nė Portin e Durrėsit zbuluan trafikun e 88 breshkave nga ana e njė shtetasi italian, i cili nuk u lejua tė kalonte kufirin. Sipas policisė, shkak pėr kėtė vendim ndaj njė tė huaji ėshtė bėrė sė pari mosdeklarimi i mallit qė italiani Genaro Figioli po transportonte pėr nė Itali, por edhe mungesa e dokumentacionit.

Dogana ka kėrkuar qė 45-vjeēari Figioli tė pohojė nėse nė autoveturėn e tij “Renault” me targa AV 4323 ĖA kishte apo jo ngarkesė tė padeklaruar. Por italiani ka pohuar se nuk kishte asgjė qė nuk e kishte tė deklaruar, pa e ditur se autoritetet policore do tė kryenin kontroll nė mjetin e tij.

Sipas autoriteteve policore tė pikės sė kalimit tė kufirit dhe migracionit nė Portin e Durrėsit, kontrollorėt e mjetit kanė gjetur breshka nė bagazh, poshtė tapicerisė, nėn sedilje etj.

Autoritetet doganore kanė bėrė tė qartė se malli cilėsohet kontrabandė, ndėrsa problem nė raste tė tilla ėshtė kontrolli veterinar i kėtyre llojeve tė specieve, tė cilat mund tė jenė edhe bartės sė sėmundjeve, mikrobeve, viruseve tė rrezikshme.

Italiani Genaro Figioli ėshtė shprehur pėr policinė se breshkat i ka blerė me 500 lekė copėn nė fshatrat e Durrėsit dhe se nuk i kishte pėr tregti. Ndaj shtetasit italian ka nisur hetimi dhe ai do tė ndiqet nė gjendje tė lirė.

http://www.panorama.com.al/sociale/d...ka-kontrabande
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2011, 17:32   8
Citim:
Gjirokastėr, ndalohen 22 persona pėr gjueti pa leje

Gjirokastėr, 17 nėntor 2011, NOA – Policia e Gjirokastrės u ka hequr tė drejtėn e mbajtjes sė armėve tė gjahut 10 personave me konflikte, qė kryenin gjueti pa leje, ndėrsa sekuestroi 22 ēifte, raporton korrespondenti i agjencisė NOA.al.

Aksioni i bluve tė qytetit jugor erdhi pėr shkak tė shqetėsimit tė ngritur nga banorėt e komunave malore tė rrethit Gjirokastėr, pėr prishjen e tė mbjellave nga automjete tip Fuoristrada, qė pėrdoren nga shtetas, tė cilėt kryejnė gjueti pa leje.

Pas ngritjes sė shėrbimeve tė fshehta nė zonėn malore, policia e Gjirokastrės kapi nė flagrancė 22 shtetas, tė cilėt kryenin gjueti pa leje nga shoqata e gjuetarėve.

Pėr 22 personat nė fjalė ka nisur procedimi penal nė gjendje tė lirė, ndėrsa u janė bllokuar armėt e gjahut.

Policia vendosi t’u heqė tė drejtėn e mbajtjes sė armėve vetėm dhjetė prej personave tė ndaluar, pėr shkak se ata mbanin pa leje armėt e gjahut, qė ishin nė pronėsi tė tė afėrmve tė tyre qė nuk jetojnė mė.

Ky aksion do tė shtrihet edhe nė rrethin e Tepelenės dhe tė Pėrmetit.

http://www.noa.al/2011/11/gjirokaste...jueti-pa-leje/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2012, 22:18   9
Citim:
Urgjentisht tė ndėrpriten tė gjitha aktivitetet e gjuetisė

Si pasojė e reshjeve tė mėdha tė borės kėto ditė janė vėshtirėsuar edhe kushtet e jetesės tė faunės, respektivisht kafshėve tė egra nėpėr pyjet e Komunės sė Podujevės. Ditėve tė fundit u raportua nga Shoqata e Gjuetarėve tė Llapit dhe nga vetė qytetarėt pėr zhvendosje tė madhe tė kafshėve tė egra nga pyjet nė drejtim tė vendbanimeve, ku gjuetarė dhe qytetarė tė pandėrgjegjshėm kanė bėrė vrasjen e tyre pa kurrfarė kriteri dhe leje gjuetie.

Pas takimit me kryetarin e Shoqatės sė Gjuetarėve tė Llapit, Mursel Ahmeti, lidhur me kėtė problematikė, kryetari i komunės sė Podujevės, Agim Veliu, duke e parė rrezikimin e kafshėve tė egra nė territorin e komunės sė Podujevės, lėshoi njė komunikatė pėrmes sė cilės kėrkon nga gjuetarėt dhe qytetarėt qė tė ndėrpresin urgjentisht tė gjitha aktivitetet e gjuetisė.

"Edhe ky fond i vogėl i kafshėve tė egra qė ka mbetur, ato po vriten pamėshirshėm nga gjuetarė dhe qytetarė tė pandėrgjegjshėm. Deri mė tani ėshtė raportuar pėr vrasjen e patave tė egra, fėllėnzave dhe kafshėve tjera, ku kėto veprime janė plotėsisht tė ndaluara me ligj. Ne pėr shkak tė numrit shumė tė vogėl tė kafshėve tė egra qė gjenden nėpėr pyjet tona, kėtė vit nuk e kemi zyrtarizuar fare sezonin e gjuetisė pėr tė ndikuar nė rritjen e fondit tė tyre.

Prandaj, kėrkoj nga gjuetarėt dhe qytetarėt qė tė ndėrpresin urgjentisht tė gjitha aktivitetet e gjuetisė. Tė gjithė ata qė do tė zihen duke kryer kėtė aktivitet do tė ndėshkohen konform ligjit nė fuqi", thotė kreu i komunės sė Podujevės, duke shtuar se ky aktivitet ėshtė i ndaluar edhe pėr gjuajtjen e ujqve apo kafshėve tė tjera qė cilėsohen si mė tė rrezikshme, sepse lėvizja e tyre e vetmuar nėpėr zonat e vendbanimeve nuk paraqet rrezik pėr jetėn e qytetarėve.

"Nėse kėto kafshė vėrehen nė zonat e banuara, atėherė pėr kėtė gjė duhet lajmėruar organet kompetente, tė cilat mė pastaj vendosin pėr veprimet adekuate", thuhet nė komunikatė.

http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=155471
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2012, 22:45   10
Citim:
Gjueti pa kriter ne Durrės

Gjuetia e paligjshme po shkatėrron faunėn ne lagunat e bregdetit tė Durrėsit te njohura pėr shumėllojshmėri speciesh te egra. Alarmin e jep Shoqata e Gjuetareve Profesioniste.

Gjate viteve te fundit si pasoje e kėsaj gjuetie pa kriter, janė zhdukur nga zonat e bisht Kamzes, Rrushkullit dhe Shėn Pjetrit, lepuri i egėr, thėllėza e fushės dhe fazani. Franko Tufa njė gjuetar i vjetėr profesionist nė Durrės, tregon se ne lagune ndesh thuajse pėrditė persona te paautorizuar qe vrasin edhe kafshėt e shpendėt e ndaluara, madje me arme automatike.

Edhe drejtues te policisė pyjore pohojnė se ne qarkun e Durrėsit numėrohen 6500 gjuetare, nga te cilėt vetėm 350 janė anėtarėsuar ne shoqate dhe respektojnė vendimet e afatet kohore te gjuetisė. Ne ēdo dite aksioni, ėshtė e pamundur qe efektivet e pyjores te mos evidentojnė gjuetare te paligjshėm si ne kėtė rast ne lagunėn e Shėn Pjetrit.

Bici tregon se janė gjobitur dhjetėra persona deri ne shumėn e 80 mije lekeve. Problem i madh pėr shoqatėn e gjuetareve mbeten jo vetėm banoret e zonės, por dhe te huajt sidomos italianet qe prej vitesh pėr shkak te mungesės se masave, gjuajnė lirisht ne pyjet e vendit.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ale&Itemid=211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2012, 21:51   11
Citim:
Masakėr ndaj kafshėve tė egra nė bjeshkė tė Deēanit

Deēan, 14 mars- Njė grup “gjuetarėsh”, i pėrbėrė nga zyrtarė tė Kuvendit Komunal, tė policisė, tė gjyqėsisė dhe tė shėndetėsisė, nė fund tė muajit shkurt kanė vrarė mė se 100 kafshė tė egra nė vendin e quajtur “Kozhnjerr” dhe “Roshkodol”.

Njė burim nga Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural i ka bėrė tė ditur “Kohės Ditore” se nė kėtė aksion janė vrarė derra tė egėr, dhi tė egra, si dhe rreth 20 kaproj. Sipas kėtij burimi, pėr kėtė vrasje masive kafshėsh ėshtė njoftuar edhe kryetari i KK-sė sė Deēanit, shoqata e gjahtarėve “Agim Selmanaj”, Departamenti i Pylltarisė nė MBPZHR, KFOR-i, si dhe Policia e Kosovės.

Por nė Policinė e Deēanit mohojnė tė kenė informacion pėr kėtė vepėr.

http://koha.net/?page=1,13,91456
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2013, 21:09   12
Citim:
100 mijė euro gjobė pėr 4 gjuetarė italianė nė Shqipėri

Gjobiten me shumėn 100 mijė euro katėr gjuetarė italianė nga Vicenza, tė cilėt janė kapur nė Shqipėri, pasi nė bagazhet e tyre kishin disa shpend qė mbrohen nga shteti.

Gjuetarėt e kapur me inicialet G.M., 61 vjeē, A. M., 56 vjeē, P.F., 70 vjeē, dhe L.O., 49 vjeē, mund tė rikthehen sėrish nė Itali, vetėm nėse do tė paguajnė shumėn prej 100 mijė eurosh. Nga ana e tyre, ata justifikohen me faktin se kanė bėrė gjueti gjatė sezonit tė lejuar, nė pranverė dhe mė pas i kanė ruajtur shpendėt.

Ngjarja, nėse gjuetarėt do te tregonin tė vėrtetėn do tė quhej si njė “kafkiana” ėshtė kthyer nė njė zakon pėr katėr miqtė tė cilėt udhėtonin nė drejtim tė Shqipėrisė pėr tė kaluar disa ditė nė gjueti. Aktivitetin e tyre ata e bėnin nė periudha tė ndryshme tė vitit, duke mos respektuar edhe sezonet e lejueshme. Mėsohet se ata, armėt i merrnin nė Shqipėri.

http://www.sot.com.al/aktualitet/100...-shqip%C3%ABri
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:43.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.