Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.11.2006, 17:04   1
Geg
 

Feja dhe Kastrioti


Fillova ta lexoj librin e Barletit "Historia e princit tė Epirit" dhe aty del qė Skėnderbeu paska qenė njė "i krishterė i flaktė"; dhe pas marrjes sė pushtetit, kur kthehet nga Turqia, i detyron mercenarėt e ushtrisė otomane tė kthehen nė tė krishterė dhe nė disa fjalime shprehet me neveri pėr turqit dhe fenė e tyre.

Nuk e kam mbaruar akoma, vetėm 120 faqe kam lexu.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2006, 22:28   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Interesant ėshtė rasti kur sfetigradasit e dorėzojnė qytetin pėr shkak tė njė bestytnie, tė cilėn Barleti e konsideron bestytni greke, tė huaj pėr besimin e arbėrve.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.11.2006, 21:25   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Mendoj se abuzohet sot me shpalljen e Gjergj Kastriotit si "kristian". Tre pikat qė pėrdoren janė ose:

1) tendencioziteti kristianizues i Barletit, ose
2) titulli "Atlet i Krishtit" me tė cilin e kanė quajtur dy papė tė asaj kohe, Piu II dhe Nikolla V, ose
3) "realiteti i Arbėrisė mesjetare", pra ideja pseudoromantike se detyrimisht arbrit ishin kristianė se s'ka mundėsi tė ishin pa fe apo paganė... (se si krijohet ky pohimi i fundit ėshtė metėrmend interesante dhe nga ana psikologjike).


1.

Pėr sa i pėrket pikės sė parė, dėshira e madhe e Barletit dhe e priftėrinjve nė Perėndim qė tė justifikonin luftėn tonė kombėtare kundėr turqve si njė luftė fetare midis "kristianėsh" e "myslimanėsh", nuk ka asnjė bazė reale, sepse nuk mbėshtetet nga dokumentacioni historik. Lufta ishte fundekrye racore/kombėtare nė tė gjithė shfaqjet e saj, horizontalisht dhe vertikalisht. Shqiptarėt ishin tė vetmit qė luftuan nė gadishull kur tė gjithė tė tjerėt ishin dorėzuar me kohė (si p.sh. elita serbe deri dhe ishte martuar me osmanėt). Ēdo gjė tjetėr ėshtė ėndėrr me sy hapur dhe shtrembėrim e falsifikim o nga dėshira e mirė, o nga bindje tė gabuara, o nga direktivat e regjimit, o nga ndonjė problem tjetėr identiteti qė i shtynte priftėrinjtė e huaj tė interpretonin gjithēka me anė tė fesė, qoftė kjo kristiane a myslimane nėse kalojmė dhe nė krahun e kronikanėve osmanė.

Dukuria nuk ėshtė aspak e panjohur nė histori (aq mė tepėr nė ato vite kur shėnohet kulmi i fanatizmit fetar nė Lindje dhe nė Perėndim). P.sh. dhe fetarėt arabė Lekėn e Madh e kanė kaluar si mysliman(!), ndėrsa fetarėt evropianė njė sėrė figurash si Beethoveni, Shtrausi etj. i kanė kaluar pėr njė kohė tė gjatė si kristianė(!) ndėrkohė qė nuk kanė qenė tė tillė... Kjo nuk shihej si problematike nė mendėsinė e fetarit, sepse nė njė farė mėnyre e ka pasur (dhe disa ende e kanė) dhe tė pakonceptueshme se si mund tė jetė dikush i pafe dhe tė mos identifikohet me fenė.

Nėse Gjergji do tė ishte kristian atėherė na lindin natyrshėm pyetje qė pėr nga natyra e tyre dalin krejt retorike: Ē'veprime ndėrmori pėr aspekte tė ndryshme tė fesė? Sa kisha e manastire ndėrtoi? Nė sa kisha tregohet "tė shkojė tė falet" e tė kėrkojė ndihmė?

2.

Pėr sa i pėrket pikės sė dytė, titullit "Atlet i Krishtit"; Ky ėshtė njė keqinterpretim i rėndomtė i vulgut. D.m.th. nė kėndvėshtrimin teknik titulli ishte titull politik dhe jo fetar. Ai nuk tregon asgjė pėr pėrkatėsinė fetare tė mbajtėsit, por thjesht i jepej atij qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr po shėrbente si pengesė ndaj hordhive osmano-myslimane qė kėrkonin rrugėn drejt Evropės.

Kjo e argumentueshme, pasi papati nė atė kohė ishte vetė zot e vetė shkop nė Evropė, vendimet e papatit nuk kishin dhe aq tė bėnin me fenė e subjekteve sesa me politikėn e regjimeve tė tyre teokracike tė Evropės, dhe si njė nga pengesat ndaj sistemit politiko-shoqėroro-ekonomik tė myslimanizmit qė kėrcėnonte me dinamikėn e vet tash nė dyert e kontinentit, Gjergji me luftėn e tij, ndonėse pėr arsye krejt tė tjera, kontribuon fuqishėm nė mosprekjen e Evropės nga kėto hordhi, ndaj dhe e meriton fare bukur njė mirėnjohje nga pushtetarėt kontinentalė.

Por prej kėtu nuk mund tė dilet dhe tė pohohet e anasjellta, siē me tepėr dinakėri veprojnė kristianėt e sotėm. Ēėshtja ėshtė se kėto tituj janė pjesė e retorikės teokratike dhe asnjėherė s'kanė tė bėjnė me fenė e atij qė i jepej, nuk pohojnė gjė pėr fenė e tij, apo qėllimet e tij... Ato tregojnė vetėm pėr fenė dhe qėllimet e teokracive prej nga lėshoheshin. Aq mė tepėr qė nuk mund tė pritej prej kėtyre regjimeve tė jepnin tituj profanė, tituj jofetarė... sepse nuk kishin tituj jofetarė, kur vetė regjimi i tyre ishte pjesė e papatit, apo vinte nga papa.

"Konjukturat" e kohės ishin qė pavarėsisht arsyes se pėr ēfarė luftonte Skėnderbeu, qė nga momenti qė ai pėrbėnte amortizim tė nevojshėm qė njė nga pasojat e tij ishte dhe favorizim pėr qeveritė e fortndritura teokratike dhe status kuonė e tyre nė Evropė, atėherė mirė do tė ishte qė ta nderonin atė si kristian, duke u pėrkėdhelur ndoshta dhe me idenė sesa burra ishin kristianėt... Aq mė tepėr Barleti (qė ishte prift dhe kishte pėr borxh ta lartėsonte figurėn e Skėnderbeut nė sytė e klerikėve qė do tė lexonin librin e tij, sepse vetėm klerikėve iu lejohej shkrim e kėndim atėbotė) qė shkruante duke pasqyruar idetė e veta, tė ndėrthurura me frymėzimin e lashtėsisė klasike, nė gojėt e personazheve (mund tė bėjmė njė zbėrthim tė kėsaj nėse ka interes).


3.

Pėr sa i pėrket pikės sė tretė: "realiteti mesjetar" i Arbrit keqinterpretohet duke marrė pėr bazė numrin e kishave apo shpėrndarjen e kėtyre, diēka qė ėshtė kthyer nė dogmė sot (apo mė saktė shabllon studimor, merret si i mirėqenė dhe nuk e heton kush) dhe deklarohet Arbėria si vend 100% kristian.

Problemi i studimit bashkėkohor me kėtė "realitetin e mesjetės", pėr tė cilin flitet, ėshtė se gjysma e Arbėrisė referohet nė burimet e kohės si mospjesėmarrėse nė judeokristianizėm, pra gjysma e qyteteve nuk kishin popullsi tė deklaruar kristiane. Judeoislamizmi nuk kish ardhur ende. Atėherė pėrfundimi i vetėm logjik mbetet praktikimi i paganizmit, vegime tė tė cilit shohim tė shpėrndara hollėsisht nė veprėn e Barletit, i cili duke qenė se nuk ka ndonjė detyrim ideologjik pėr pėrmendjen e kėtyre hollėsive tė pėrshkruara gjallėrisht, mbetet t'i ketė shtuar kėto si dėshmi aktuale qė i ka vėnė re vetė i parė nė betejat e mėpasme tė tij nė Arbėri ku ka marrė pjesė, si psh. nė atė tė Shkodrės. Pra, pa vetėdije vetė Barleti na shėnon praktika tė gjalla pagane tė asaj kohe qė i ka vėnė re dhe brenda njė qyteti se supozohet se kishte popullsi kristiane.

Ėshtė njė nga pikat kyēe tė tė mosqenit fetar tė Gjergjit, dhe madje dhe tė ushtrive tona shtetėrore, fakti se nuk do tė gjejmė simbole fetar nė luftėn e arbėrve pėr mbrojtje kundėr Turqisė. Ushtritė e tjera si ajo hungare, rumune apo turke pėrkundrazi e pėrdornin kudo haptas simbolin e fesė sė tyre.

Atėherė si ėshtė e mundur qė lufta jonė tė paskėsh qenė fetare e ndėrkaq ne tė mos kishim simbol identifikimi si "kristianė", kur pėrkundrazi kishim njė mori simbolesh pagane nė gjithė armatimet dhe heraldikėn, duke nisur me prijėsit e duke mbaruar me kėmbėsorėt e thjeshtė?

Kur je kalorės, feudal, princ, apo mbret kristian, gjėja e parė qė ndodh ėshtė reformimi i tėrė heraldikės sė fisnikut nė mėnyrė qė tė paraqesė doemos ideologjinė tė cilėn ky fisnik e ka fort pėr zemėr. Qė nga momenti qė Gjergji (dhe pjesa dėrrmuese e feudalėve tė tjerė) tregojnė njė farė antipatie tė ēuditshme kundrejt "simbolit kristian" pėrderisa nuk e pėrdorin... ne mund tė rrimė e tė bėjmė petulla tėrė ditėn me dėshira... dhe hamendje pėr kristianizmin e tij, por kėto mbeten haptas nė fushėn e spekulimeve tė cilat pėr fatin e keq tė mbėshtetėsve tė tyre nuk kanė as ndonjė argument tė qėndrueshėm veē dėshirės sė kėtyre dhe pseudoromantizmit.

Ka patur pėrpjekje shumė mė vonė, qė pinjollėt e Kastriotit, qė u vendosėn nė Itali, tė kristianizoheshin si familje dhe nė heraldikė, duke u shtyrė nga papati dhe realiteti italian i kohės, por kėto pėrpjekje nuk kanė lidhje me Gjonin dhe Gjergjin, janė tė mėvonshme.

Dimė se Gjergji, pėr pragmatizėm, i ka ndėrruar fetė sipas klimės, po ashtu si dhe i ati i vet, Gjoni. Nqs. Gjergji do tė ish vėrtet "ushtar i kryqit" atėherė ku janė kryqet nėpėr flamujt dhe stemat e tij apo qoftė dhe tė familjes nėse kalojmė dhe tek Gjoni?! Si ka mundėsi qė kjo familje me "atlet Krishti" nė gji tė mos kishte simbolin fetar, konkretisht katolik, nė heraldikėn e vet, nė kontrast tė plotė me ata qė metėrmend ishin fetarė si puna e Huniadit apo e Vladit qė ojniseshin kudo nga kryqi?!

Pra kemi njė "kristian" qė nuk bėn kurrgjė nė lidhje me kristianizmin, por madje dhe i hakėrrehet priftėrinjve nė korrespondencat e tij, lufton Venedikun, mashėn e Vatikanit, dhe qė luftohet nga Venediku... Njė kristian qė as sipas vetė Barletit nuk bind, sepse nė ēdo fjalim tė tij nuk thotė as "zoti", por "perėnditė"... Njė kristian qė pėrdor simbole pagane si koka e dhisė me brirė nė pėrkrenare, pėr nder tė Pirros e Lekės, Ledėn nė vula, shqiponjėn dykrenare nė flamur, yllin e stėrlashtė gjashtėcepėsh tė diellit si emblemė, etj., etj., dhe askund asnjė shenjė kryqi apo gjysmėhėne... Njė kristian qė mburret me Lekėn dhe Pirron nėpėr korrespondencė, ndėrkohė qė ka plot shembuj tė tjerė tė ndritur pėr tė adhuruar e marrė si model por qė ēuditėrisht i shpėrfill krejt, si p.sh. rėndom Konstandinin me tė cilin pėr kontrast rropateshin tė identifikoheshin tėrė fisnikėt e Evropės sė asaj kohe...

Nė krahasim, ėshtė shumė e lehtė tė provohet kristianizmi i Huniadit, madje dhe i Vladit, megjithėse ky ka marrė dhe mallkim nga kisha, e Kastriotit nuk i provohet dot, madje mund tė hidhet krejt pa frikė tashmė teza se trimi ka qenė pagan (nė kuptimin e ndjekėsit tė traditės burimore shqiptare), ultranacionalist (kryeprijės i luftės kombėtare), pragmatist (shfrytėzim i aleancave pėr arritjen e synimit tė tij) dhe moskokėēarės ndaj fesė (nė fushėn personale, pėrderisa nuk i jep respektin e duhur por i shfrytėzon si vegla).
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2010, 19:26   4
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Archivio di Stato di Milano. Archivio visconteo - sforzesco B.41 Raport i diplomatėve Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio drejtuar dukės Francesco Sforza Romė 10. 1. 1454. Oliver Jens Schmitt - Skėnderbeu (fq 42, 559):

''Mbėrriti kėtu njė kalorės i dėrguar i njė zoti, qė dikush thotė se ėshtė nga Greqia e dikush nga Arbėria, zot i quajtur Ksanderbek, ėshtė i pafe dhe i kėrkon papės 10.000 luftėtarė e ai vetė do tė vėrė tė gjithė tė vetėt, tė shumtė nė numėr, pėr tė sulmuar turqit; e kėtė jo pėr ēėshtje feje, pasi edhe ai ėshtė i pafe, por pėr arsye tė urrejtjes personale qė ka kundėr Turkut, se ky Turk ka vėnė t'i vrasin babanė e atij zotit e ky zot ka vėnė tė vrasin njė vėlla tė Turkut...''


Citim:
Interesant ėshtė rasti kur sfetigradasit e dorėzojnė qytetin pėr shkak tė njė bestytnie, tė cilėn Barleti e konsideron bestytni greke, tė huaj pėr besimin e arbėrve.
Barleti konkretisht i quan ''rituale besimkota greke'' qė me pak fjalė e ka me ortodoksėt sllavė bullgarė tė Svetigradit. Nė kėndvėshtrimin fetar Barleti ėshtė njė prift katolik dhe nuk ke ēfarė pret mė shumė. Gjithashtu ka manipulu marrėdhėniet e Skėndėrbeut me Venedikun qė nė realitet nuk i pėrgjajnė as 10% tė asaj fasade tė ''mrekullueshme'' qė Barleti na paraqet. Kėtu shkrimi i librit nė Republikėn e Shėn Markut ka bėrė tė vetėn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2010, 16:56   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Mund tė pėrmendim kėtu se pėr shumė kohė akademia e RPSSH ka mbajtur si tezė se arbrit dhe Arbėria kanė qenė krejt kristianė (kjo ėshtė caktuar me mirėkuptim dhe pa fakte tė mirėfillta), nė mėnyrė qė gjatė dyndjes dhe vendosjes sė sllavėve tė bėhej njė kontrast mes sllavėve "paganė" dhe arbėrve "kristianė".

Kjo nuk qėndron, sepse teza ėshtė e ngritur mbi hamendėsime dhe nuk ėshtė e verifikuar. Pra vėrtet ka zona nė Arbėri qė paraqiten si tė krishtera, por nuk ka dokumentacion qė tė provojė se tėrė arbrit ishin konvertuar nga paganizmi nė kristianizėm. Madje tek "Anonymi Descriptio Europae Orientalis", thuhet se gjysma e qendrave urbane nė vitet 1300 nuk ishin krejt/thjesht katolike as ortodokse...

Ky perceptim i gjendjes sė pėrgjithshme na ndihmon qė tė kemi njė kuptim mė tė saktė dhe tė rrethanave ku vepronte Gjergji nė atė kohė.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 12:10.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.