Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.6.2008, 16:24   1

Vė re! Dėmtimi i lumenjve


-
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2008, 16:25   2

Shkrim i cituar Lumi Drino konteiner pėr mbetjet inerte


Gjirokastėr- Mbetjet inerte po uzurpojnė dita-ditės shtratin e lumit Drino, duke e kthyer atė nė njė depozitė tė stėrmadhe mbeturinash tė gjithfarėllojshme dhe njėkohėsisht nė njė rrezik tė madh pėr banorėt e qytetit. Gjatė muajve tė fundit, pranė shtratit tė lumit tė Gjirokastrės, janė hedhur disa tonelata mbetjesh, ku pjesa mė e madhe janė gurė, materiale betoni, tulla, zhavorre etj., tė cilat nė tė shumtat e rasteve zėnė edhe grykėderdhjen e tij.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang=
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.10.2008, 14:43   3

Shkrim i cituar Piratėt e inerteve, masakėr nė lumenj


Shfrytėzimi i karrierave lumore nga firmat e inerteve vazhdon tė rrezikoj mjedisin, tokat dhe jetėn e banorėve, ndėrkohė qė organet pėrgjegjėse tė kontrollit nė Durrės, sė paku prej dy vjetėsh i kanė "harruar" kėto subjekte, qė jo vetėm vazhdojnė pa u trazuar masakrėn, por nuk derdhin dhe detyrimet financiare pėr aktivitetin qė kryejnė. Po ashtu, edhe produktet e tyre pėr sektorin e ndėrtimit vazhdojnė tė tregtohen lirisht dhe pjesa mė e madhe e subjekteve qė i tregtojnė nuk ju nėnshtrohet detyrimeve fiskale. Shfrytėzimi pa kriter i shtretėrve tė lumenjve ka shkaktuar edhe ndotjen e bregdetit, problem pėr tė cilin ėshtė folur gjatė gjithė sezonit tė verės qė lamė pas.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=44697
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2008, 12:13   4

Shkrim i cituar Fier: Firmat e inerteve dėmtojnė shtretėrit e lumenjve


Aktivitetet e firmave tė inerteve nė shtretėrit e lumenjve, rrezikojnė pėrmbytjen e qindra hektarėve tokė dhe banesave. Situata e krijuar kohėt e fundit ka vėnė nė lėvizje Agjencitė e Mjedisit dhe tė Ujit nė Basenin e Semanit.

http://www.mjedisisot.info/index.asp...=233&lloji=dok
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.3.2010, 06:43   5
Citim:
Shfrytėzimi i lumenjve, gjobiten 27 subjekte

Inspektorati i Mjedisit, nė bazė tė Vendimit tė KKU, nr.1, datė 21.06.2006, “Pėr reduktimin e shfrytėzimit tė zhavorreve dhe rėrave nė shtretėrit e lumenjve”, sanksionon 27 subjekte qė kanė abuzuar me shfrytėzimin e rėrės dhe tė zhavorreve nė shtratin e lumenjve Erzen, Mat dhe Tėrkuzė.

Pas kontrollit qė ka ndėrmarrė Drejtoria e Kontrollit pėr Mjedisin, Inspektorati i Mjedisit, Sektori i Burimeve Ujore, ARM Tiranė, AUB Tiranė, Sektori i Policisė Pyjore nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit, ka rezultuar se kėto subjekte kanė pasur mangėsi serioze nė punėn e tyre.

Gjobat e vendosura nė tė gjitha subjektet kapin shifrėn e 34 milionė lekėve, ndėrkohė qė pėr disa prej tyre kanė marrė masa pėr pezullimin e veprimtarisė. Sipas Ministrisė sė Mjedisit, lumi Erzen cilėsohet si njė zonė e ndaluar pėr nxjerrjen e materialeve inerte.

Kjo i bėn tė paligjshme tė gjitha subjektet tė cilat ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė kėtė lumė. E njėjta situatė ėshtė vėrejtur edhe nė subjektet qė operojnė nė luginėn e Matit dhe Tėrkuzės, tė cilat nuk janė tė pajisura me njė leje mjedisore apo leje pėr shfrytėzimin ujor qė do tė legjitimonin veprimtarinė e tyre.

http://216.75.13.41/index/ekonomi/0b...7ff7f2f6b.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2010, 15:40   6
Citim:
Gjueti me energji elektrike nė liqenin e Shkodrės

Jane mbi 30 subjektet qe shfrytezojne shtreterit e lumenjeve ne vend ne menyre te paligjshme. Me problematike jane lumenjte e Tiranes, te cilet po shfrytezohen nga subjekte edhe pse ekziston nje vendim i ministrise se Mjedisit, qe nga viti 2006, per pezullimin e cdo lloj aktiviteti prane shtreterve te lumenjeve.

Kjo deklarate u be nga drejtori i Kontrollit per Mjedisin, Alfred Deshati.

“Problematike dhe flagrante ėshtė baseni i Tiranės, lumi i Erzenit dhe i tėrkuzės. Kėtu ka subjekte qė operojnė prej vitesh pėr shfrytėzimin e lumenjve. Vendimi i Kėshillit Kombėtar tė Ujrave ndalon nė mėnyrė kategorike tė gjitha kėto subjekte qė operojnė brenda kėtij baseni nė cfarėdolloj kohe. Qė nga 2006 nuk ekziston mė asnjė e drejtė ligjore qė kėto subjekte tė kryejnė aktivitetin e tyre. Por nė kontrolle ne kemi arritur tė konstatojmė kėto subjekte duke punuar dhe i kemi kapur edhe ne flagrancė. Numri i subjekteve, jo vetėm nė basenin e Tiranės, Erzenit dhe tė Tėrkuzės, por dhe nė atė Matit, tė Shkumbinit dhe Semanit, shkon nė mbi 30 qė janė penalizuar me gjobė dhe masa e gjobės shkon deri nė 520 milionė lekė tė vjetra”, tha Deshati.

Por drejtuesit e mjedisit ngrejne shqetesimin dhe per gjuetine e peshkimit, e cila po behet pa kriter ne liqenin e Ohrit dhe ate te Shkodres. Madje ne kete te fundit, sipas Deshatit, po ndodh nje katastrofe, po perdoret energji elektrike, per gjuetine e peshkimit.

“Nė Shkodėr ėshtė njė problem shumė i madh. Ne kemi njė problem tė madh me ata persona qė gjuajnė me gjenerator. Dėmtohet i gjithė rasati. Ne kemi marrė tė gjitha masat qė t’i paraprijmė, por ky ėshtė problemi mė i madh sepse nuk ka ndodhur kurrė qė gjuetia e peshkut tė bėhet me energji elektrike”, tha Deshati.

Nderkohe ministria e Mjedisit ka nisur aksionet ditet e fundit dhe ne sub jektet qe perdorin lende drusore per dru zjarri dhe per perpunimin e tij. Aksioni ka nisur ne Tirane dhe do te vazhdoje ne te gjithe vendin.

http://www.ikub.al/1003110083/Articl...Shkodres-.aspx
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 19:43   7
Citim:
Shfrytėzimi i lumenjve, sekuestrohen mjetet qė ushtronin aktivitet tė paligjshėm

TIRANĖ - Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar, nė zbatim tė ligjit pėr Inspektimin e Ndėrtimit dhe pėr Rezervat Ujore si dhe detyrave funksionale tė pėrcaktuara qė rrjedhin nga to, me urdhėr tė Kryeinspektorit ka organizuar njė aksion pėr kontrollin dhe shfrytėzimin e paligjshėm tė disa baseneve ujore.

Gjatė ushtrimit tė kėtij aksioni, u kontrolluan basenet pėrgjatė shtretėrve tė lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen, ku rezultuan se 12 subjekte fizike/juridike shfrytėzonin materiale inerte gjatė periudhės sė ndaluar.

Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar, nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive tė parashikuara me ligj, i mbėshtetur nga Policia e Shtetit, Qarku Shkodėr, sekuestroi tė gjitha mjetet e kapura nė flagrancė, duke zbatuar tė gjitha procedurat ligjore nė tė 12 subjektet, tė cilat ushtronin kėtė aktivitet tė paligjshėm, nė nxjerrjen dhe shfrytėzimin e materialeve inerte nė shtretėrit e lumenjve.

Pėr tė gjitha kėto subjekte, Inspektoriati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar vendosi sanksione administrative, gjoba nė vlerė totale 24.000.000 lekė dhe tė gjitha masat e nevojshme qė ngarkon ligji, megjithėse shfrytėzimi i materialeve inerte nė mėnyrė tė paligjshme nga shtretėrit e lumenjve vazhdon tė jetė njė problem.

Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe vendim tė Keshillit Kombėtar tė Ujit nga 1 Nėntori deri ne 31 Maj, nuk lejohet shfrytėzimi i asnjė baseni ujor nė tė gjithė Shqipėrinė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2013, 21:51   8
Citim:
Skandal me plehrat, ekstrakti derdhet nė lumin Erzen

Mbi 30 mije ton mbetje organike dhe inorganike depozitohen ne njė muaj ne landfillin e Sharres. Kjo sipėrfaqe ujore ėshtė gjithė ekstrakti i plehrave qe hedh kryeqyteti, qe ne gjuhen e specialisteve quhet shllam. Ka kete pamje dhe leshon ere shume te forte e te keqe ne mjedis. Keto jane analizat qe bashkia e Tiranes i ka bere shllamit ne vitin 2010, dy vjet pas krijimit te vend-depozitimit, per te monitoruar pėrmbajtjen e lendeve te dėmshme. Ali Coka, qe ka qene pjese e grupit qe mori kampionet na tregon se laboratori ka arritur ne pėrfundimin se shllami pėrmban mbi 15 metale te renda, te cilat nuk duhet te ishin ne pėrbėrje te tij, pasi transformohen ne lende kancerogjene. Por skandali nuk mbaron me kaq. Me kameren tone ndoqėm te gjithe rrjedhėn e shllamit, qe pėrfundon kėtu ne ujerat e lumit Erzen. Pjesa ku kalon ekstrakti i plehrave ka ngjyre te erret, ndėrsa ne pjesėn tjeter lumi ruan ngjyrėn e tij natyrale. Pra, gjithė plehrat e Tiranes te kocentruara pėrzihen me rrjedhėn e Erzenit, qe vijon ne qytetin e Durrėsit, per t’u derdhur me pas ne detin Adriatik. Banoret e zones na treguan se ne lume pijne uje bagėtitė qe mund te behen kėshtu pėrcjellės te ndotjes tek njerėzit, qe konsumoje produktet e tyre. Analizat e kryera ne laboratorin italian, tregojnė se nga muaji shtator deri ne dhjetor te 2010, disa nga vlerat e metaleve kane pėsuar rritje. Nese ne landfill do te hidheshin vetem plehrat e pariciklueshme, nuk do te arrihej deri kėtu, pasi ato dekompozohen me lehte dhe jane me miqėsore me mjedisin se plastika p.sh. Jo vetėm kaq, por me hedhjen e pėrzier te plehrave, landfilli do te kete jetė ndoshta edhe pėr dy vite te tjera, deri ne mbushjen totale te tij.

http://vizionplus.al/skandal-me-pleh...e-lumin-erzen/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:04.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.