Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.4.2008, 23:25   21
Citim:
Godo: Bollano e mbushi kupėn, Berisha ta shkarkojė

TIRANĖ – Shkarkim tė menjėhershėm tė kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, kėrkoi dje politikani dhe historiani i njohur, Sabri Godo, nga ana e kreut tė qeverisė, Berisha. Ngjarjet e fundit nė Himarė, ai i ka komentuar gjatė njė prononcimi publik, se janė rrjedhojė e incidenteve tė radhės sė iniciuar nga Bollano. “Persona tė tillė po cenojnė territorin e Shqipėrisė. Nė Himarė, herė pas here shkon ndonjė deputet apo ndonjė zėvendėsministėr grek, tė cilėt flasin dhe mbledhin njerėz si tė ishte shtėpia e tyre dhe, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė bėjnė nxitje tė kėtyre ekstremistėve”, u shpreh Godo, pėrballė kėrkesės pėr autonomi qė banorėt ngritėn me zė tė lartė para zv.ministrit tė Jashtėm grek. Godo deklaroi se ėshtė koha qė Ministria e Jashtme dhe qeveria shqiptare tė bėjnė pėrpara pėr tė ndaluar njė precedent tė tillė, pasi tashmė ėshtė mbushur kupa.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=13067
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2008, 09:24   22
Citim:
Himarė: 5 homoseksualė shoqėrohen nė polici

VLORE-Kur kane kaluar disa dite nga incidenti me i fundit ne Himare, ku madje u kerkua dhe autonomia e saj e qe degjeneroi ne thirrje antishqiptare te banoreve minoritare, sulm ndaj postes se policise dhe ndaj efektivave te saj, hetimet e Prokurorise po vijojne por, pa dale me emra konkrete per t’i akuzuar si pergjegjes te drejtperdrejte ne kete ngjarje.

Deri me tani ka patur shoqerim te 5 personave dhe me pas ndjekjen e tyre ne gjendje te lire. Robert Bollano, Eugen Gjyzari, Ardian Zoto, Pano Koka dhe Dano Prifti, jane akuzuar per “kundershtim me dhune te policise” dhe “ushtrimit te dhunes ndaj punonjesve te policise”.

Burimet thone se jane duke u shqyrtuar provat filmike te asaj dite, prej nga pritet te identifikohen te gjithe ata persona qe kane marre pjese ne sulm, e me pas te perballen me akuzat e dhunimit te insistucioneve shteterore dhe te dhunimit te simboleve shqiptare dhe thirrjeve antikombetare.

Nderkaq per kete ngjarje dhe menyren e hetimit ka patur dhe reagime te politikaneve shqiptare qe ngriten zerat se pse deri me sot nuk eshte marre ne pyetje kreu i Himares Vasil Bollano i pranishem mes banoreve ne momentet e sulmit. Madje deputetet te parlamentit shqiptare kane kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme hapjen e procesit penal kunder Vasil Bollanos, per dhunim te Kushtetutes duke marre pjese ne nje tubim antishqiptar.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19560
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2008, 13:30   23
ZANOR
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 3.2008
Hahhaahaah sa kam qesh me titullin qe ke vėnė "5 homoseksualė"...loooool

Sa pėr temėn desha tė thoja, ku ėshtė Bamir Topja, qė na hiqet si burrė i mirė? Nė kėso rastesh shihet burrnia, pse nuk e shkarkoi nė vend se kompetencat i ka? Tė kishte ndodhė kjo gjė nė Greqi ishte bo nami, ndėrsa nė Shqipėri kalon butė. Turp more shtet maskara! Pėr ty kena votu ne, jo pėr gejrekėt...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2008, 17:26   24
Vistar
 
Homoseksuali Bollano ėshtė vetėm njė pjesė e problemit. Nuk diskutohet se ai duhet shkarkuar, por problemi janė edhe ata qė shiten pėr pesė lekė e qė preferojnė tė quhen grekė. Shteti ynė vazhdon tė frikėsohet edhe nga njė nėnpunės grek, ndėrsa ata i vėnė Himarės e Jalit tabela nė greqisht.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.4.2008, 09:15   25
Citim:
Saranda, banorėt nė protestė digjet flamuri grek
Hen, 21 Pri 2008 08:32:00

Ngjarja ka nisur rreth orės 13.00 tė ditės sė djeshme nė qendėr tė qytetit tė vogėl tė Sarandės. Njė grup tė rinjsh dhe adoleshentėsh janė mbledhur nė shesh duke nisur njė manifestim paqėsor ndaj situatės sė krijuar ditėt e fundit nė Himarė dhe thirrjeve tė bėra nė kėtė qytezė nga krerėt e pushtetit vendor dhe banorėt ku janė dėgjuar thirrjet "Poshtė shqiptarėt" dhe "Duam policė grekė pėr tė mbrojtur tė drejtat tona".

Pėr tė "kundėrshtuar" kėto thirrje, disa tė rinj nga Saranda, tė irrituar tė veshur me flamuj kombėtar shqiptarė zbritėn nė qendėr tė qytetit. Ata zgjodhėn sheshin ku zakonisht zhvillohen mitingjet e partive politike.

Fillimisht ata kanė pohuar se janė mbledhur nė shenjė kundėrpėrgjigje me mjete demokratike dhe demonstrim paqėsor tė kundėrshtimeve tė tyre ndaj qėndrimeve antishqiptare tė kreut tė OMONIA-s, Vasil Bollano. Por mė pas situata ka nisur tė degjenerojė kur tė rinjtė sarandjotė kanė nisur thirrjet "Poshtė Bollano", "Himara nuk ėshtė Greqi" etj. Kjo situatė ka vazhduar pėr rreth gjysmė ore teksa tė rinjtė nga Saranda manifestonin duke valėvitur flamujt shqiptar dhe simbole shqiptare.

Nė mbyllje tė kėtij manifestimi tė nisur si paqėsor, njė grup protestuesish, kryesisht tė rinj dhe adoleshentė grisėn dhe i vunė zjarrin njė flamuri grek.

http://shekulli.com.al/news/142/ARTI...008-04-21.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.4.2008, 12:50   26
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ėshtė pėr t'u pėrgėzu.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.4.2008, 17:21   27
Citim:
Albanian students burn the Greek flag

High-school students from the southern Albanian town of Saranda staged protests at which they tore apart and burnt the Greek flag.

The Albanian TV stations aired footages of yesterday's gathering, when enraged high-school students protested against the inscription "Himara is Greek" that appeared on a wall of the Saranda high school building.

According to the media, the students chanted slogans like "Himara is Albanian". The students said they planned to hold new protests in the Saranda's nearby town of Himara.

http://macedoniaonline.eu/content/view/1023/46/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2008, 22:16   28
Bylyni
 
Greqia po na shtyp si popull me kėmbė, ka mbi 200 vjet politikanėt tanė i lypen sepse s`ju plasi fare pėr popullin shqiptar ėshtė gjall a ka vdekur, vetėmė do paratė nė xhep per vetenė e tyre, popullin ton po e merr lumi nga budallallėku yn qė mbajmė kėta nė krye edhe nga mos interesimi.

Ndryshuar sė fundmi nga sub89474575 : 10.5.2008 nė 08:30. Arsyeja: alfabet bastard ...

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2008, 09:00   29
Dardan
 
Kėshtu do tė jetė deri sa tė kemi politikanė tė tillė qė janė tė etur pėr pėrfitime personale dhe nuk mėrziten fare pėr shtetin dhe popullin.

Zgjidhja e kėtij problemi ėshtė mos pjesėmarrja nė zgjedhje deri sa kėta politikanė tė largohen nga politika shqiptare. Shqipėria ka nevojė pėr politikanė tė rinjė dhe njerėz intelektual qė ja dojnė tė mirėn popullit.
Ndėrsa zgjedhja alternative ėshtė mbajtja e protestave nė tė gjith vendin pėr disa ditė apo javė rresht. Kur tė krijohet kjo gjendje do tė jenė tė detyruar tė lėnė pushtetin ose tė ndryshojnė rrėnjėsisht (gjė qė nuk bėhet).

Ndėrsa ky Vasil Bollano meriton plumbin nė lul tė ballit dhe besoj qė nuk do ti shkoj larg.

Ndryshuar sė fundmi nga Dardan : 16.5.2008 nė 09:07.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2008, 20:14   30

Shkrim i cituar Prefekti i Gjinokastrės propozon copėtimin e Shqipėrisė P.


Nė 18 maj, prefekti i qarkut tė Gjinokastrės, Spiro Ksera, i mbėshtjellė nė qytetin e Konicės me flamurin e "Vorio-Epirit" ka artikuluar publikisht, sipas mediave greke domosdoshmėrinė e "kthimit nė identitet grek" tė Shqipėrisė P.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=21367
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2008, 09:15   31

Shkrim i cituar Gjinokastėr: Kryebashkiaku i PS takon “sekretarin e Vorioepirit”


Pjesė e skandalit kėsaj here ėshtė bėrė njė pėrfaqėsues i Partisė Socialiste, e konkretisht kryetari i Bashkisė sė Gjinokastrės, Flamur Bime.

Referuar “Anerksatitos”-it, Sekretari i Pėrgjithshėm i Epirit, Panozahos ka shprehur nga ana e tij gatishmėrinė pėr tė ndihmuar Gjinokastrėn, tė cilėsuar prej tij si “krahinėn periferike tė Epirit tė Veriut”.

Panozahos, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, ka vijuar mandej tė shprehė dhe njėherė vullnetin se “ndihma e grekėve pėr grekėt”, duke nėnkuptuar me kėta tė fundit gjinokastritėt, "nuk ka pėr tė munguar asnjėherė".

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=21429
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2008, 17:11   32

Shkrim i cituar V.Bollano hidhet nė gjyq pėr heqjen e tabelave rrugore nė gjuhėn shqipe


Kryetari i bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, do tė merret i pandehur pėr heqjen e tabelave nė shqip dhe zėvendėsimin e tyre me ato nė greqisht, nė aksin Qeparo-Qafė e Llogarasė. Pas disa muaj hetimesh, prokurorėt e Vlorės kanė dėrguar dosjen nė gjykatė pėr Bollanon, qė ėshtė njėkohesisht kryetar i organizatės sė homoseksualėve "Omonia".

http://www.24-ore.com/kronika/1821.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2008, 14:28   33

Shkrim i cituar Gr/ PDI: Ambasadori grek nė Tiranė, person ngatėrrimtar


Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, (PDI), akuzon ambasadorin grek nė Shqipėri, si person ngatėrrimtar, arkaik dhe kundėr dialogut. Sapo u emėrua nė Shqipėri, vijon mė tej deklarata e PDI-sė, ambasadori Konstantinos Kokossis u shfaq me deklaratėn absurde sipas sė cilės ēamėt paskan ardhur me dėshirėn e tyre nė Shqipėri nė vitet 1944–1945. Reagimi i PDI-sė vjen, pas njė interviste tė ambasadorit grek nė media, ku deklaroi se ēėshtja ēame helmon marrėdhėniet Shqipėri–Greqi.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...t=AktualitetID
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2008, 17:26   34
allianz
 
Citim:
Kokossis
Ki e paska t'anė alvanos mo.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 17:20   35
Citim:
Xhufi: “Copėtimi i Shqipėrisė, Ksera shkeli Kushtetutėn”
28/05/2008 - 07:22

Njė nga deputetėt mė aktivė nė mbrojtje tė interesave kombėtare, njėherėsh historiani Pėllumb Xhufi i LSI-sė, denoncon ashpėr qėndrimin publik tė prefektit tė Gjirokastrės, Spiro Ksera pėr ēėshtjen e Vorio-Epirit. Ai kėrkon urgjentisht nga Kryeministri Berisha shkarkimin e tij, duke dhėnė edhe argumentet pse. Me logjikėn e ftohtė tė historianit, Xhufi i jep pėrgjigje edhe pyetjes nėse ka Ēamėri apo Vorio-Epir.


Nė seancėn e fundit plenare, ju ngritėt shqetėsimin pėr pjesėmarrjen e prefektit tė Gjirokastrės, Spiro Ksera nė njė tubim tė nacionalistėve grekė nė Konicė, ku ėshtė kėrkuar autonomia e Vorio-Epirit. Mes tė tjerash ju kėrkuat nga Kryeministri shkarkimin e tij. Pėrse?

Pjesėmarrja e tij nė njė veprimtari me pėrmbajtje tė theksuar nacionaliste dhe antishqiptare si ajo qė u mbajt nė datėn 18 maj nė Konicė, me pjesėmarrjen e grupeve mė ekstremiste greke tė sillogjeve vorio-epiroteve dhe tė qarqeve fetare nacionaliste, bie nė kundėrshtim me statusin zyrtar qė Ksera mbart e rrjedhimisht, me njė shkelje tė rėndė qė ai i bėn Kushtetutės e legjislacionit shqiptar.

Shkelja ėshtė bėrė nga njė pėrfaqėsues i qeverisė dhe padyshim siē kėrkova dhe nė Parlament, Kryeministri duhet patjetėr tė sqarojė pozitėn e zotit Ksera. Mė lejoni tė sqaroj se nė kėtė miting ka folur veē tė tjerėve kryepeshkopi i Konicės, Andreas, i cili ka zėvendėsuar nė kėtė rol njė tjetėr kryepeshkop famėkeq pėr sa i pėrket marrėdhėnieve me Shqipėrinė, Sebastianoin, i cili vazhdimisht nė vitet ’60, ’70 e ’80 ka nxitur flakėt e luftės, madje ka bėrė thirrje tė hapura nė ato vite sa kolonelėve qė sundonin nė Athinė, aq edhe NATO-s qė tė ndėrhynin me forcė ndaj Shqipėrisė dhe t’i kthenin Greqisė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”.

Me tė njėjtin fjalor ka folur dhe ky kryepeshkop, i cili ka kėrkuar hapur qė Vorio-Epirit t’i njihet e drejta e vetėvendosjes, pra e shkėputjes nga Shqipėria dhe bashkimit me Greqinė.

Tubimi nė fjalė u bė nė pėrvjetorin e Protokollit tė Korfuzit tė vitit 1914, pra dhe tendenca dhe pėrmbajtja e tij ishte fare e qartė.

Ėshtė vėrtet pėr t’u ardhur keq qė shteti shqiptar, qeveria shqiptare nė rastin konkret i kapėrcen fare pa i komentuar ngjarje tė tilla, qė po pėrsėriten nė mėnyrė shqetėsuese dhe kanė pėr protagonistė herė- herė edhe nėpunės tė lartė tė shtetit, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, pra nga qytetarė shqiptarė, siē ėshtė rasti i kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Bollano dhe tė prefektit tė qarkut Gjirokastrės, Ksera, nė rastin mė tė fundit.

Ėshtė pėr tė ardhur keq gjithashtu qė edhe qeveria greke nuk reagon dhe nuk tregon vullnet pėr tė evituar, pėr tė ndalur manifestime tė tilla apo mė sė paku, pėr t’u distancuar nga manifestime tė tilla qė mbjellin farėn e pėrēarjes, armiqėsisė midis dy popujve.

Kur bėhet fjalė pėr marrėdhėniet me Shqipėrinė merret njė ton agresiv me pa tė drejtė pėr gjoja pėr shkeljen e tė drejtave tė minoritetit dhe me shkelje tė tė drejtave tė minoritetit nė kėtė rast nuk mund tė kuptohet mosnjohja e minoritetit, ajo ėshtė njohur, nuk mund tė kuptohet mos hapja e shkollave greke, sepse ato janė hapur, madje dhe tej zonės sė minoritetit, nuk mund tė akuzohet Shqipėria pėr moslejimin e lidhjeve tė minoritetit grek me vendin amė me Greqinė, sepse kėto lidhje janė nė ēdo aspekt, por mesa duket kėrkohet gjėja mė e fundit, qė duke shfrytėzuar minoritetin grek nė Shqipėri tė realizohet ėndrra e vjetėr e aneksimit tė Shqipėrisė sė Jugut apo asaj qė quhet rėndom nga politika nacionaliste Vorio-Epiri.

Nė kėtė aspekt reagimi i Ministrisė sonė tė Jashtme nuk duhet tė mungojė, sigurisht i matur, por dhe i qartė dhe nuk duhet lejuar qė tė paktėn shtetas shqiptarė dhe aq mė shumė nėpunės tė lartė tė shtetit shqiptar tė kryejnė role, funksione, pėr tė cilat nuk janė emėruar dhe pėr tė cilat njė ditė mund tė pėrgjigjen para drejtėsisė pėr shkelje tė rėnda tė ligjit.


Pėr precedentėt “Bollano” e “Ksera”, cili duhet tė jetė atėherė reagimi i shtetit shqiptar?

Deklaratat e qėndrimet e tyre antikushtetuese bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn pėr sa kohė qė cenojnė integritetin territorial tė vendit, cenojnė paqen e bashkėjetesėn e qytetarėve shqiptarė dhe nxitin urrejtjen fetare.

E ka Kushtetuta dhe Kodi Penal ēfarė parashikohet nė kėtė rast dhe nuk ke ē’thua mė tepėr.


Shqipėria sapo ka marrė ftesėn pėr anėtarėsimin nė NATO, ndėrkohė qė Greqia ėshtė njė vend anėtar i saj. Me sa seriozitet duhen marrė pretendimet territoriale pėr Vorio-Epirin pėr sa kohė aleatėt nė NATO nuk mund tė aneksojnė njėri-tjetrin?

Nė rast se Shqipėria e mori ftesėn nė NATO dhe nė rast se Greqia nuk e pengoi dėrgimin e ftesės siē bėri nė tė kundėrtėn me Maqedoninė, kjo i dedikohet nė njė shkallė tė madhe lirive dhe tė drejtave shumė tė gjera qė shteti shqiptar historikisht i ka dhėnė minoritetit grek.

Nė rastin konkret do tė thoja se si kjo qeveri dhe ajo paraardhėse kanė bėrė kompromise tė cilat janė tė debatueshme. Por fakt ėshtė, qė qoftė para marrjes sė ftesės, qoftė tani pas marrjes reale tė saj dhe kur ne jemi nė pritje tė hyrjes me tė drejta tė plota nė NATO, nga pala greke ka pasur dhe ka presione tė bėra, qoftė edhe nėpėrmjet emisarėve tė saj kėtu tek ne, siē ėshtė Bollano, i cili nė mėnyrė tė pėrsėritur ka artikuluar kėrkesa tė ekzagjeruara dhe tė ideuara nė qarqet nacionaliste greke siē janė ato pėr ta konsideruar minoritetin grek nė Shqipėri si “Kosovėn”, pra duke i njohur tė drejtėn e vetėvendosjes, qė ėshtė absurde.

Nė rastin e marrėdhėnieve me Shqipėrinė, Athina ka intensifikuar kėrkesat e saj tė formuluara historikisht dhe gjithmonė nė synimin qė ato tė realizohen pėrpara se tė realizohet hyrja “de jure”, pra me tė drejta tė plota tė Shqipėrisė nė NATO.

Unė jam i sigurt qė e njėjta histori do vazhdojė dhe sa i pėrket integrimit tonė nė Europė, ku ēdo hap qė ne do tė hedhim do tė shoqėrohet edhe me kėrkesa nga pala greke. Ndaj duhet qė qysh tani qeveria shqiptare tė tregojė vullnetin e duhur dhe integritet qė tė shqyrtojė me vėmendje kėrkesa tė tilla.


Ju mendoni se ka Ēamėri apo Vorio-Epir?

Ēamėri ėshtė njė emėr i lashtė, sė cilės nuk i dihet origjina se sa e hershme ėshtė. Kurse Vorio-Epir ėshtė njė nocion politik dhe gjeografik, i cili ėshtė krijuar as mė parė e as mė vonė se viti 1913, nė shtabet e ushtrisė greke nė momentin qė u pushtua pjesa jugore e Epirit, pra Ēamėria.

Fill pas kėsaj qarqet shoviniste greke hodhėn parullėn, qė pasi morėn jugun e Epirit tani tė marrim veriun e Epirit.

Qė nga ai moment ky nocion u kthye nė njė flamur beteje politike pėr Greqinė dhe sot tė gjithė nė Greqi e pėrdorin rėndom Vorio-Epir dhe mendojnė se kjo fjalė, ky koncept dhe ky territor i pėrket Greqisė qė nga kohėt e Perikliut tė vjetėr. Nė fakt ėshtė njė krijim artificial i bėrė nė zyrat e Ministrisė sė Jashtme dhe Ministrisė sė Luftės greke dhe nuk pėrmban brenda asnjė realitet.

Realiteti ėshtė qė trungu shqiptar ėshtė shtrirė deri nė Prevezė nė Jug, kjo ėshtė e dokumentuar qė nga kohėt e lashtėsisė e deri sot e kėsaj dite nė kėtė zonė jetojnė ēamė ortodoksė, qė gjen nė ēdo fshat tė Ēamėrisė pėrfshirė Prevezėn.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37303
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.6.2008, 07:41   36
Citim:
Grekėt do tė rehabilitojnė kėshtjellėn e Gjinokastrės

Lajmi ėshtė konfirmuar nga ana e prefektit tė Qarkut tė Gjinokastrės, Spiro Ksera.

Ky i fundit, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė qeverisė shqiptare nė jug tė vendit, ėshtė shprehur se qeveria greke ka shprehur gatishmėrinė pėr tė kontribuar nė rigjenerimin e objektit mė tė lashtė nė qytetin e Gjinokastrės. Rikthimi i pamjes nė njė objekt tė fortė dhe normal i Kalasė sė Gjinokastrės, do tė mundėsohet pas ndėrhyrjeve qė do tė kryhen nė tė.

Mjaft shpejt priten tė fillojnė punimet ku do tė kapin shifrėn e 1.2 milionė eurove tė akorduara nga ana e qeverisė greke.Ky fond mjaft i konsiderueshėm, akordohet nga shteti grek nė kuadėr tė planit helenik pėr zhvillimin ballkanik.

Marrėveshja e cila ėshtė nėnshkruar mė parė nga dy qeveritė shqiptare dhe greke, synon pėrvec rikonstruksionit tė disa pikave mjaft tė dėmtuara edhe ngritjen e dy muzeumeve.

Sipas Kserės, pas aplikimit tė projektit nė terren, synohet tė arrihet qėllimi pėr tėrheqjen e njė numri tė konsiderueshėm turistėsh nė qytetin e gurtė. Ėshtė hera e parė gjatė viteve tė fundit qė nė Kėshtjellėn e Gjinokastrės do tė investohet njė shumė e tillė pėr rigjenerimin total tė saj.

Qeveria shqiptare, pėrmes UNESCO-s, ka akorduar 1.2 milionė dollarė amerikanė pėr rigjenerimin e objekteve muzeale nė Gjinokastėr pa pėrfshirė kėtu kalanė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang=
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2008, 19:53   37
Citim:
Bollano: Korēa e Pėrmeti, zona minoritare
Marrė nga “Eleftheros Kosmos”

Vasil Bollano ėshtė kryebashkiaku grek i Himarės. Me gjithė luftėn e tmerrshme qė pėrballoi me organizata tė ndryshme shqiptare tė ndihmuara edhe nga vetė shteti, arriti tė zgjidhej nė bashkinė e Himarės, por mė i rėndėsishėm ėshtė fakti qė duket se ai funksionon si mbrojtės i helenizmit tė Vorio Epirit, larg synimeve tė vogla politike. Dhe e bėn gjithēka vetė, pa ndihmėn e shtetit grek. Sulmet e shqiptarėve ndaj tij janė tė vazhdueshme, sidomos pas deklaratave tė tij pėr autonominė e minoritetit grek qė parashikohet nga marrėveshjet ndėrkombėtare. Sidomos pas kėtyre deklaratave, kėrcėnimet akoma edhe ndaj jetės sė tij janė tė pėrditshme. Gazeta “Eleftheros Kosmos” ka nderin tė flasė me kėtė grek qė lufton pėr tė drejtat e bashkėkombėsve tė tij, nėn presionin e njė shteti, veēanėrisht armik ndaj vendit tonė.

Para pak kohėsh ndodhi nė qytetin tuaj njė krim i rėndė ndaj njė tė afėrmi tuaj. Cili ishte qėllimi?

Me sa u duk nga hetimi policor, krimi nuk kishte asnjė synim politik. Por ky krim lind pyetjen se kush do tė kontrollojė dhjetėra punėtorė shqiptarė qė kanė vėrshuar nė Himarė, pa ditur asgjė pėr ta, tė kaluarėn e tyre dhe as tė dhėnat e tyre. Gjithashtu, dua tė dėnoj edhe qėndrimin e disa mediave shqiptare, tė cilat me qėndrimin e tyre ndoshta “armatosėn” dorėn e autorit tė krimit.

Pėrse e thoni kėtė?

Sepse kohėt e fundit, mediat shqiptare kanė filluar njė luftė kundėr Himarės, luftė tė padrejtė dhe pa asnjė shkak, tė mbėshtetura vetėm nė bindjet e disa qarqeve anti-greke shqiptare.

Himara nuk njihet si zonė minoritare nga qeveria shqiptare. Ēfarė problemesh ju shkakton ky qėndrim?

Siē e dini mirė, nė vitin 1945, nė zgjedhjet e para qė zhvilloi regjimi i Enver Hoxhės, Himara ishte zona e parė e Vorio Epirit qė nuk mori pjesė nė zgjedhje. Regjimi i atėhershėm si kundėrveprim, na e hoqi statusin e zonės minoritare greke. Pas vitit 1990, me rrėzimin e regjimit komunist, “Omonia” e Himarės kėrkon me ngulm tė rishikohet padrejtėsia e bėrė nga regjimi komunist dhe tė rivendoset drejtėsia.

Nga viti 1990 deri mė sot kanė kaluar 18 vjet. Nuk ka ndryshuar diēka nė kuadrin e pėrpjekjes sė Shqipėrisė pėr t’u integruar nė organizmat dhe aleancat ndėrkombėtare?

‘Omonia’ dhe PBDNJ, nė bashkėpunim me shoqėrinė greke, duke parė se shqiptarėt nuk do tė pėrfshijnė Himarėn, Korēėn, Pėrmetin nė brezin minoritar, duke u bazuar nė paktet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve, vendosėn tė kėrkojnė anulimin e brezave minoritare dhe njohjen e tė gjitha tė drejtave qė rrjedhin nga kėto pakte ndėrkombėtare pėr tė gjithė grekėt, kudo qė ata ndodhen nė territorin shqiptar. Duam tokėn e gjyshėrve tanė.

Ekziston akoma presioni i organeve shqiptare pėr ēėshtjen e tokės? Ēfarė kontradiktash keni gjatė procesit tė pronėsimit?

Ēėshtja mė e rėndėsishme qė preokupon helenizmin e Vorio Epirit, sipas bindjes sime, ėshtė tema e dhėnies sė pasurive ndaj pronarėve tė tyre tė ligjshėm. ‘Omonia’ si dhe kryebashkiakėt e zonave greke, u janė drejtuar gjykatave shqiptare me denoncime ndaj shtetit shqiptar, i cili me metoda tė paligjshme dhe autarkike pėrpiqet tė pronėsojė kėto pasuri.

Dikur gazeta greke “Eleftherotipia” kishte lėnė tė nėnkuptohej nė njė reportazh tė saj nė Himarė, se problemi i pronėsisė sė tokave nė zonė nuk ka ndonjė interes kombėtar, por lidhet mė shumė me interesat e mėdha private tė himarjotėve nė njė zonė qė ka lėvizje tė madhe turistike. Ju ē’mendim keni?

Nė Himarė, para regjimit tė Enver Hoxhės, toka kishte tre pronarė: komunėn, kishėn dhe vetė himarjotėt. Para 1945, nė kėtė zonė nuk ekzistonte asnjė shqiptar dhe as ēifligarė apo bejlerė, ashtu siē kishte nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė. Statuti i pronėsisė sė pėrbashkėt thoshte se nėse kjo pronėsi e pėrbashkėt shpėrbėhej, pasuria do shpėrndahej tek ata tė cilėve u pėrkiste mė parė. Dhe ne kėrkojmė pikėrisht kėtė gjė. Nė tė gjitha shtetet e ish-bllokut lindor, ēėshtja e pronėsisė ėshtė zgjidhur kėtu e 15 vjet mė parė, menjėherė pas rėnies sė regjimeve komuniste. Besojmė se shteti shqiptar nuk na jep tokėn e tė parėve tanė, me qėllim qė tė na ndajė nga ky vend, tė na detyrojė tė ikim dhe me kėtė mėnyrė tė kryeje njė gjenoktoni tė mėndafshtė.

Argumentet e gazetarėve tė gazetės nė fjalė hedhin poshtė vetė shqiptarėt, tė cilėt emėrtuan grupin kundėrshtar nė zgjedhje nė tė cilin u mblodhėn tė gjitha partitė shqiptare kundėr partisė greke “Aleanca pėr shpėtimin kombėtar”. Dhe kjo ndodhi nė ēastet kur nė tė gjithė Shqipėrinė partitė e ndryshme “hanin” njėra-tjetrėn. Megjithatė, nga rezultati u duk se 75% e njerėzve qė votuan partinė time ju pėrkiste njerėzve tė ardhur nga koalicioni tjetėr. Pėr kėto dy arsye qė pėrmenda, besoj se ēėshtja i pėrket aspektit politik, madje atij kombėtar.

Kėrkohet tė bėhet e njohur botėrisht ēėshtja e Vorio Epirit. Ēfarė ndodh nė ēėshtjen e arsimimit tė fėmijėve? Jeni tė kėnaqur nga strukturat ekzistuese?

Edhe nė kėtė ēėshtje pėrballemi me kundėrshtimin e shqiptarėve, tė cilėt pėr arsye tė kuptueshme nuk duan qė ne tė mbajmė lidhje me gjuhėn tonė amtare dhe traditėn. Deri para pak kohėsh, librat e historisė dhe gjeografisė me tė cilat mėsojnė fėmijėt e Vorio Epirit, bėnin propagandė shqiptare. Vetėm sė fundmi, pas njė marrėveshje dypalėshe, kėto libra vlerėsohen nga njė komision dypalėsh dhe shtypen nė Greqi. Megjithatė, ka akoma probleme nė tekste, ndėrsa ndėrtesat e shkollave greke janė ende tė vjetra.

Keni proceduar pėr njohjen ndėrkombėtare tė kėtyre problemeve qė pėrballon minoriteti nga organet shqiptare?

Natyrisht, ēdo vit ēojmė nė Kėshillin Europian njė raport me shkeljet e tė drejtave njerėzore nga ana e shtetit shqiptar. Konkretisht, nė 2007, ‘Omonia’ nuk nėnshkroi Hartėn e Minoriteteve me shtetin shqiptar, pėr arsye tė kėtyre shkeljeve. Ky fakt, nėse nuk riparohet nga Shqipėria, do tė ketė pasoja kolosale nė integrimin e saj drejt BE-sė.

Por megjithatė, kėto fakte nuk e penguan tė hyjė nė NATO?

Siē e dini, NATO ėshtė diēka krejt e ndryshme nga BE-ja. Grekėt e Shqipėrisė nuk kanė si synim izolimin e Shqipėrisė nga organizmat ndėrkombėtare. Thjesht pėrpiqemi tė zbatohen tė drejtat tona. Ne, nėse Shqipėria mbante premtimet ndaj minoritarėve grekė, nuk do tė kishim asnjė arsye tė mos mbėshtesnim shtetin shqiptar. Nė shumė takime me diplomatė tė huaj, kishim shprehur kundėrshtimet tona pėr sa i pėrket integrimit nė NATO, por forcat tona deri aty arrijnė.

Por veēse kemi tė drejta ligjore pėr kosovarėt…Kėrkojnė grekėt e Vorio Epirit diēka mė shumė se ajo qė kėrkojnė shqiptarėt e Kosovės?

Nuk besoj se duhet tė bėjmė njė lidhje midis atyre qė kėrkojmė dhe tė drejtave tona, me Kosovėn. Ekzistonin shumė pakte ndėrkombėtare qė vėrtetonin tė drejtat e grekėve tė Vorio Epirit nga ato ēka ekzistonin pėr Kosovėn, para shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė pa aprovimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Himara pėrfaqėson gjithė grekėt.

Ekziston elementi i unitetit nė gjirin e minoritetit? Nėse jo, nga ku rrjedh kjo?

Fatkeqėsisht, marrėdhėniet midis vorioepiriotėve nuk janė nė shkallėn qė duhet tė ishin. Mungesa e organizimit, fatkeqėsisht nuk lejon njohjen e problemeve qė na okupojnė dhe kėshtu, pėrballimi i tyre nuk ėshtė ai qė duhet tė jetė. Duke ngushėlluar veten, them se pėrēarja ėshtė njė karakteristikė e jona, mund tė themi se ėshtė njė provė qė jemi grekė. Unė sė shpejti do tė marr njė sėrė iniciativash pėr njė organizim mė tė mirė tė tė gjithė vorioepiriotėve qė ndodhen kėtu, si dhe tė atyre qė punojnė pėrkohėsisht- e theksoj fjalėn pėrkohėsisht- nė atdheun mėmė.

Tashmė qė jemi nė sezon pushimesh, vijnė grekė nė Himarė pėr pushime?

Dikur vinin vetėm disa qė kishin interesa politike ose qė na mbėshtesnin nė pėrpjekjet tona. Sot vizitojnė Himarėn sa vjen e mė shumė bashkėpatriotė dhe ikin me pėrshtypjet mė tė mira. Duhet tė gjithė tė kuptojmė se Himara ėshtė njė pjesė autentike e Greqisė dhe pjesė pėrbėrėse e njė historie kolosale. Ndoshta superstruktura jonė nuk ėshtė kaq e mirė si nė Greqi, por premtoj se kushdo qė do ta vizitojė do tė ikė i entuziazmuar. Mė tė shumtit qė vijnė njėherė vijnė edhe pėr herė tė dytė e tė tretė. Me rregullimin e rrugės Sarandė-Himarė, e cila deri nė 2009 do tė lidhet me akset nacionale greke, rruga pėr nė Himarė mund tė bėhet me makinė shumė lehtė. Por edhe nga Korfuzi ekzistojnė tragete si dhe anijet e shpejta.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39476
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2008, 19:33   38
Geg
 
ni koqe plumi n`lule t`ballit sun jan tu ja fut kti muti
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2008, 19:09   39
allianz
 
Ėshtė pėr t'u thėnė se nė Greqi i besojnė metėrmen kto qė thotė ky, megjithėse populli i thjeshtė vazhdon t'i qujė "vorioepirotėt" shqiptarė, se nė syrin e tyre 1. racialisht janė shqiptarė dhe 2. botėkuptimisht janė shqiptarė.

E vetmja gjė qė i dallon "vorioepirotėt" nė Greqi nga shqiptarėt e tjerė, qė zyrtarisht quhen "alvanosė" ėshtė fakti se thonė se janė "vorioepirotė" pėr arsye ekonomike, pra dhe sikur nji shkodran tė deklarohet "vorioepirot", ėshtė. Si puna Bollanos qė me origjinė ėshtė dibran, po ėshtė "vorioepirot". Kurse nė mediat greke, njė shqiptar i mirė ėshtė "vorioipirotis", e njė shqiptar i keq ėshtė "alvanos".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2008, 06:45   40
Citim:
Shiten nė Jug kaseta me kėngė "vorio-epiriote"
06/07/2008 - 11:23

Kaseta dhe DVD-i me kėngė "vorio-epiriote" kanė filluar tė shfaqen lirisht nė vitrinat e pikave tė shitjes sė albumeve muzikore nė disa qytete nė jug tė vendit. Hedhja nė treg e kėtij produkti tė ashtuquajtur muzikor, duket se ėshtė lėvizja e radhės e qarqeve ekstremiste greke qė kėrkojnė me kėmbėngulje tė faktorizojnė ekzistencėn e njė territori imagjinar qė e identifikojnė me termin gjeografik "Vorio-Epir".

Me sa duket deklaratat e njėpasnjėshme pėr "autonomi tė Vorio Epirit", tė bėra publikisht kohėt e fundit nga njė varg pėrfaqėsuesish tė pushtetit vendor nė Gjinokastėr e Himarė, janė duke u kristalizuar me veprime konkrete nė terren.

Hedhja nė treg pa zhurmė e bujė e kėtyre kasetave, qė mė tepėr se produkte muzikore me kėngė popullore nė gjuhėn greke, janė tė mbushura me tekste tė patriotizmit ekstrem helen, ku bėhet thirrje haptazi pėr rezistencė dhe qėndresė ndaj “pushtuesve shqiptarė” tė "Vorio Epirit", ėshtė nė vazhdėn e njė plani ambicioz qė synon helenizimin e jugut tė Shqipėrisė.

Agjensitė ligjzbatuese tė sigurisė kombėtare dhe autoritetet shtetėrore, nė mos janė duke fjetur pėrballė kėtij fenomeni nė rritje e sipėr, po i mbajnė qėllimisht sytė mbyllur pėr arsye qė mbase do t'i mėsojmė shumė shpejt.

(...)

Ēdo qytetar mund tė blejė nė pikat e shitjes sė prodhimeve muzikore nė kėto dy qytete, kundrejt njė pagese simbolike nga 100 deri 200 lekė, kaseta dhe DVD-i qė mbajnė pėrsipėr logon “Kėngė Vorio Epiriote” nė disa volume.

Nė paketimin qė reklamon kėto kaseta, paraqiten titujt e kėngėve siē shqiptohen nė gjuhėn greke por me gėrma latine, pėr tu kuptuar dhe nga ata qė nuk dinė tė lexojnė me alfabetin grek.

Mes dhjetė kėngėve tė pėrzgjedhura pėr volumin e parė tė albumit muzikor “Kėngė Vorio Epiriote”, gjen tekste patriotike, ku revokohen njė sėrė kapedanėsh dhe ushtarakėsh qė kanė luftuar pėr ēlirimin e Vorio Epirit dhe bashkimin me truallin amė, Greqinė.

Nė disa kėngė tė tjera, pėrfshi dhe atė tė titulluar “stratiotis”(ushtari, nė greqisht) bėhet thirrje e hapur pėr qėndresė ndaj “armikut” (shqiptarėve) qė pretendohet se ka pushtuar trojet e lashta tė banuara nga grekėt.

(...)

Ky episod ndodh pas tentativės kėmbėngulėse pėr ndėrtimin e varrezave-mauzeleum me tė rėnėt e Ushtrisė Greke, tė paraqitur si "martirė pėr ēlirimin e Vorio-Epirit", qė dhanė jetėn nė thellėsi tė territorit shqiptar, pikėrisht aty ku pretendohet se ėshtė kufiri i "Vorio-Epirit".

Pėr tė krijuar kėto simbole tė patriotizmit helen qė do tė shėrbejnė mė pas jo vetėm si vende peligrinazhi pėr brezat e rinj, por dhe si dėshmi historike tė sė kaluarės, u arrit deri aty sa tė zhvarrosen deri dhe eshtra tė fėmijėve, pleqve dhe plakave shqiptare.

Jo mė kot prej disa vitesh po ushtrohet presion i fortė politik dhe diplomatik pėr tė hapur shkolla nė gjuhėn greke nė shumė zona tė jugut, aty ku askush nuk flet greqisht.

Ky episod nuk mund tė jetė pa lidhje me pėrpjekjet e vazhdueshme tė mbėshtetura haptazi nga diplomatėt e pėrtej kufirit, pėr tė pėrfshirė nė zona tė "minoritetit grek" rrethe tė tėra nė jug tė vendit.

Dy vjet mė parė “GSH” publikoi njė investigim qė provonte ekzistencėn e njė radiostacioni qė transmetonte nga njė lokalitet pranė kufirit, nė gjuhėn greke dhe shqipe. Kjo radio bėnte thirrje antishqiptare dhe kėrkonte organizimin e gjithė vorioepiriotėve pėr tė kundėrshtuar autoritetin e shtetit shqiptar dhe pėr tė ēliruar Vorio Epirin.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39675
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.