Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.10.2010, 05:56   61
Citim:
Hiqen tabelat dygjuhėshe (shqip-greqisht) nė zonėn e Sarandės

Tabelat dygjuhėshe nė rrugėt e rrethit tė Sarandės u hoqėn pas njė Urdhri tė dhėnė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve.

Tabelat ishin vendosur nė gjithė aksin Sarandė-Konispol, madje edhe pėr tė treguar fshatrat ēame si Shkallė, Mursi, Sopik, Dobra.

Tabela dygjuhėshe ishte vendosur edhe nė hyrje tė Sarandės. Tabelat ishin vendosur pa asnjė lloj autorizimi nga persona qė nuk janė identifikuar ende.

Policia e shtetit dhe drejtėsia shqiptare do tė duhet tė bėjė identifikimin e tyre dhe tė nxjerrė para ligjit shkelėsit e nenit 23 tė Kodit Rrugor tė Shqipėrisė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=8111
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2010, 08:06   62
Citim:
Boboshticė, grekėt ceremoni mbi varret shqiptare

Vendosja e kurorave me lule nė memorialin kushtuar ushtarit grek, i ndėrtuar mbi varrezat e shqiptarėve nė Boboshticė, ka shkaktuar tension nė kėtė fshat.

Banorėt e fshatit janė tė ndarė pėrsa i pėrket memorialit, ku disa pėrkrahin nismėn e grekėve ndėrsa shumė tė tjerė shprehen kundėr kėsaj.

Ceremonia e vendosjes sė kurorave me lule u zhvillua nėn praninė e pėrfaqėsuesve tė “Omonias” tė cilėt u kundėrshtuan nga banorėt e Boboshticės pasi po shkelnin mbi varret e shqiptarėve pėr tė vendosur kurora me lule nė memorial.

Por pėrfaqėsues tė “Omonias” i quajtėn varrezat, ku ditė mė parė pas ndėrtimit tė memorialit dolėn eshtra nė sipėrfaqe, si varreza greke.

Mėsohet se pak kohė pas pėrfundimit tė ceremonisė dhe largimit tė pjesėmarrėsve nė tė, kurorave tė vendosura nė memorial u ėshtė vėnė flaka nga persona ende tė paidentifikuar, ndėrsa organizata minoritare “Omonia” ka dorėzuar nė Policinė e Korēės njė kallėzim penal pėr djegien e tyre.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=85373

Citim:
Konsulli grek: Luftimet e ’40-s vazhdojnė, por sot kemi mė shumė mundėsi

Konsulli grek, Theodhoros Ikonomu, ka deklaruar nga Korēa se lufta pėr bashkimin e kombit grek vazhdon edhe nė ditėt e sotme.

“Ajo qė mė lumturon sot ėshtė qė tė shoh popullin grek tė bashkuar, tė vendosur nė luftėn pėr mbijetesė, pa humbur traditat e tij, zakonet dhe historinė e identitetit tė vet. Kur erdha para disa vjetėsh nė Korēė kisha hasur mosmarrėveshje, mund tė ketė akoma nė kėto momente, por i kemi lėnė mėnjanė se kemi njė qėllim tė pėrbashkėt: tė mos zhdukemi si popull grek dhe tė jemi tė lumtur nė vendin ku kemi lindur ne dhe paraardhėsit tanė. Luftimet e ‘40-s nuk mund tė mbarojnė kurrė, vazhdojnė edhe sot, por nė kėto momente kemi mė shumė mundėsi se atėherė, mė 1940-n”.

Deklarata e Ikonomit ka ardhur nė ditėn e festės sė ēlirimit dhe nė njė moment kur konsullata greke ėshtė pėrfolur pėr implikim nė varrezėn e Boboshticės. Edhe pse vetė konsulli u shpreh se nė rastin e Boboshticės ka ndėrhyrė organizata “Omonia”, pak ditė mė parė ai tha se nuk kishte asgjė kundėr ndėrtimit mbi varrezat e fshatit.

http://www.gazeta-shqip.com/index/ak...c42bbb838.html

Citim:
Digjen kurorat me lule tė vėna pėr festėn e Greqisė

Digjen kurorat me lule tė vendosura nė Boboshticė gjatė ceremonisė pėr Festėn e Ēlirimit tė Greqisė. Ngjarja ka ndodhur nė mesditė, pak kohė pas mbylljes sė ceremonisė zyrtare.

Ceremonia ėshtė mbajtur gjate paraditės nė nderim tė ushtareve grekė tė rėnė nė luftėn italo-greke nė vitin 1940, ku Konsullata greke nė Korēė, Omonia dhe qindra vizitorė kanė mbėrritur nga shteti grek me autobusė, pėr tė zhvilluar homazhe dhe kanė vendosur kurora e buqeta me lule, pranė Memorialit, i ndėrtuar nė kujtim tė njė ushtari grek.

Pjesė e ceremonisė ishte edhe njė meshė nė manastirin e Shėn Mėrise, brenda territorit tė sė cilės ndodhet edhe kjo varrezė. Homazhet zhvillohen pak ditė pas debateve pėr ēėshtjen e zhvarrimeve nė varrezat e Boboshticės pėr ngritjen e Memorialit pėr nderimin e ushtarėve grekė tė vrarė nė kėtė zonė.

Konsullata greke dhe Omonia kanė bėrė denoncimin nė policinė e Korēės, ndėrkohė qė kjo e fundit pohon se djegia e kurorave ėshtė bėrė nga persona tė paidentifikuar.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=8186

Citim:
Prefekti i Korēės, nė krah tė grekėve

Prefekti i Korēės, Andrea Mano ėshtė ndėr tė paktėt persona nė Shqipėri qė ende s’e ka mėsuar se ēfarė ka ndodhur me dhunimin e varreve tė vjetra nė fshatin Boboshticė.

Si pėrfaqėsues i qeverisė ka nė dispozicion shumė mjete dhe institucione pėr t’u informuar, pėrveē faktit qė ngjarja ėshtė bėrė shumė mediatike, megjithatė ai thotė se s'ka informacion.

“Nuk e kuptoj se pėrse sot pas 14 vitesh, njė ēėshtje hapet nė mėnyrė artificiale”, tha Mano.

Prefekti ka dėnuar aktin e djegies sė kurorave me lule dhe thotė se do punojė pėr tė zbuluar autorėt.

“Institucioni i prefektit dėnon veprimet e nxitura tė disa pėrfaqėsuesve qė janė anonim, tė cilėt dogjėn disa kurora nė kėtė monument. Kėto janė veprime tė veēuara, spontane dhe kam kėrkuar tė hetohet se cilėt janė realisht kėta njerėz. Veprimet e veēuara tė veprimeve tė njerėzve tė veēantė nuk mund tė cenojnė marrėdhėniet mes dy vendeve tona”, tha Mano.

Njė ditė mė parė nė Boboshticė u zhvilluan homazhe pėr nder tė dy ushtarėve grekė qė janė varrosur nė kėtė vend dhe qė janė hequr prej andej shumė kohė mė parė. Banorėt e fshatit protestuan se ndėrtimi shkallėve shkatėrroi varret e vjetra tė fshatit. Shkallėt u ndėrtuan pak ditė mė parė ndėrsa kryqi i madh, nė vitin 1996. Gjatė ndėrtimit nga pėrfaqėsuesit e Omonia-s ne sipėrfaqe dolėn edhe eshtrat e varreve tė vjetra, eshtra tė cilat u zhduken nga vendi gjatė mbajtjes sė ceremonisė.

Njė pjesė e banorėve te fshatit protestuan kundėr dhe pas pėrfundimit tė ceremonisė, kurorat me lule u dogjėn nė shenjė proteste.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=85575
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2010, 13:38   63
Citim:
Nisin hetimet pėr varrezat e dėmtuara nė Boboshticė

Korēė, 1 nėntor - Njė grup hetimor ėshtė nisur drejt Boboshticės pėr tė mbledhur fakte rreth pretendimit tė banorėve se u janė dhunuar varret nga ndėrtimi i memorialin nė nderim tė ushtarėve grekė tė rėnė nė luftė me Italinė.

Lajmi konfirmohet nga prokurori nė Korcė, Pėrparim Vukaj qė tha se pas verifikimit do tė nisė dhe procedimi penal pėr dėmtimin e varreve qė banorėt e Boboshticės pretendojnė.

Prefekti i Korēės Andrea Mane ka reaguar sot rreth situatės mė tė fundit tė krijuar nė Boboshticė me rastin e homazheve qė u bėnė nė zonė pėr Festėn e Clirimit tė Greqisė.

Prefekti i Korēės dėnoi sot djegien qė iu bė kurorave qė u vendosėn dje nga pėrfaqėsues tė Konsullatės Greke, OMONIA-s dhe shumė shtetasve greke nė Memorialin nė nderim tė ushtarėve grekė tė rėnė nė luftė me Italinė. Mane tha se djegia e kurorave pėrbėn njė akt tė dėnueshėm dhe se autorėt do tė dalin shumė shpejt para pėrgjegjėsisė.

I pyetur pėr dhunim tė varreve 200 vjeēare tė shqiptarėve nė zonė pėr ngritjen e memorialit grek, Mane mohoi qė tė ketė patur ankesa se ka ndodhur njė vepėr e tillė nė zonė. “Gjithsesi, jam duke verifikuar”, tha Prefekti i Korēės. Mano ka deklaruar se “nuk ėshtė vėrtetuar ende nėse poshtė betonit ka varre dhe nuk ka marrė asnjė konfirmim nga komuna nė lidhje mė kėtė ēėshtje”.

Prefekti tha se po bėhen hetime nė lidhje me kėtė ngjarje dhe nė pėrfundim tė kėtyre hetimeve do tė ketė edhe njė deklaratė zyrtare. Mano ka theksuar se mendon se veprimi i disa individėve nuk mund tė tensionojė marrėdhėniet mes dy vendeve.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,39062
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2010, 08:46   64
kalimtar/e
 
Normale qė nuk shqetėsohet pėr varret e vjetra tė shqiptarėve, se kockat e tė parėve i ka mes jevgjve tė Greqisė, prandaj vetėm ata mbron.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2010, 09:49   65
Citim:
Punėtori: Jam paguar nga Omonia pėr “dhunimin” e varreve

Korēė – Prokuroria e Korēės ka marrė sot nė pyetje punėtorin qė akuzohet pėr dhunim tė varreve nė fshatin Boboshticė.

Punėtori Alqi Koroveshi, i proceduar penalisht nga Prokuroria, ka deklaruar para organeve tė hetimit se ishte paguar nga “Omonia” pėr tė kryer punimet pranė varrezave tė fshatit.

“Jam paguar nga OMONIA pėr tė ndėrtuar shkallėt e Memorialit nė Boboshticė nė nderim tė ushtarėve tė rėnė grekė nė luftėn me Italinė nė vitet ‘40”, tha punėtori.

Procedimi penal ndaj tij nisi dy ditė mė parė, pas zhurmės sė madhe mediatike pėr dėmtimin e varreve nė fshatin e rrethit juglindor tė vendit.

Aty ishte kryer zgjerimi i hapėsirės sė memorialit tė ngritur pėr dy ushtarė grekė tė rėnė gjaėt Luftės sė Dytė Botėrore midis Italisė dhe Greqisė.

Disa ditė mė parė, aty mbėrritėn edhe zyrtarė tė “Omonia-s” si dhe zyrtarė nga Greqia ku pėrkujtuan ditėn e Ēlirimit tė Greqisė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/26975/

Citim:
Dhunimi i varreve, LSI: Tė shkarkohet prefekti i Korēės

Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka deklaruar se mbėshtet shkarkimin nga detyra tė prefektit tė Korēės, dhe kryetarit tė Komunės Boboshticė, pas skandalit tė dhunimit tė varreve shqiptare nė kėtė zonė.

Spartak Braho, kryetar i Komisionit tė Ligjeve dhe anėtar i kryesisė sė LSI-sė, ėshtė shprehur se i bėn thirrje organeve me te larta te shtetit te marre masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak nė pėrmbushje tė ligjit tė prefektit tė Korcės, i cili duhet shkarkuar.

“Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale, por edhe trajtimit normal te atij territori”, nėnvizoi Braho.

Nė njė deklaratė tė bėrė publike sot, edhe kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet, Shpėtim Idrizi, ėshtė shprehur se nuk eshte fajtor muratori i Boboshticės qe per para, apo pėr vizė pranoi tė dhunonte tė parėt e vet. Sipas Idrizit, Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste e ngatėrrojnė cėshtjen e ushtarėve tė rėnė me ngjarjet e Vorio Epirit.

Pak ditė mė parė, prefekti i Korēės, Andrea Mano deklaroi para medias se nuk ishte nė dijeni qė varret shqiptare nė Boboshticė, ishin dėmtuar.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=86170
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 16:02   66
Citim:
Prokuroria e Korēės merr nė pyetje kreun e Omonias

Korēė – Prokuroria e Korēės mori nė pyetje kryetarin e Omonias pėr kėtė degė, Naum Dishon, lidhur me ndėrtimin e njė rrugice betoni mbi varrezat e vjetra nė Boboshticė.

Disho ka mohuar qė tė jenė prekur varret, duke pretenduar se rrugica ėshtė ndėrtuar mbi rrugėn ekzistuese. Organi i akuzės ka mbledhur materiale qė mund ta ēojnė ēėshtjen nė gjykatė, megjithėse i vetmi person i akuzuar deri mė tani ėshtė punėtori qė ka punuar nė rrugicėn e betonuar, dhe qė ėshtė paguar nga Omonia.

Prokuroria ka pyetur edhe banorėt e Baboshticės, tė cilėt kanė pohuar dhunimin e varreve dhe nxjerrjen e eshtrave.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/27088/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 16:21   67
Citim:
Greqia heq pensionet mujore pėr "minoritarėt"

Athinė – Qeveria greke ka vendosur qė tė heqė pensionet pėr minoritarėt grekė nė Shqipėri.

Vendimi ėshtė marrė mė datė 13 Tetor tė kėtij viti nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore nė Greqi, i cili ka vendosur kushte tė rrepta pėr tė pėrfituar pension dhe kjo e bėn pothuajse tė pa mundur marrjen e pensionit nga minoritarėt nė vendin tonė.

Ata marrin prej vitesh pension nga 250 deri nė 480 euro, por tanimė kur shteti helen ndodhet nė krizė tė thellė financiare, ēka e ka detyruar qeverinė tė marrė masa drastike.

Sipas vendimit tė ri, nuk mund tė merret mė pensioni me prokurorė dhe nėse pensionisti nuk paraqitet brenda 10 ditėsh tė muajit kur merret pensioni, atėherė ai humbet tė drejtėn e tėrheqjes sė shumės nė fjalė.

Kjo e bėn tė pa mundur tėrheqjen e pensionit nga minoritarėt e Shqipėrisė, pasi ju duhet tė udhėtojnė ēdo fillim muaji nė Greqi. Urdhri nga Instituti i Sigurimeve greke ėshtė dėrguar nė tė gjitha pikat e shpėrndarjes sė pensioneve nė tė gjithė Greqinė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/27111/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2010, 08:43   68
Citim:
Prokuroria e Korēės ka pushuar ēėshtjen ndaj Koroveshit

Prokuroria e Korēės ka pushuar ēėshtjen e ngritur ndaj shtetasit Alqi Koroveshi, i akuzuar pėr dhunimin e varreve tė ushtarėve grekė nė Boboshticė.

Koroveshi, i cili kishte deklaruar se pėr dėmtimin e varreve ishte paguar nga Omonia, ėshtė konsideruar i pafajshėm nga prokurorėt. Ndėrkohė, vetė institucioni i akuzės bėn pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje vetė kreun e degės sė Omonias nė Korēė, Naum Disho.

Pak ditė mė parė nė kėtė qytet u zhvilluan zgjedhjet pėr kreun e degės sė Omonias, ku fitues u shpall Ligoraq Karamelo. Por Disho nga ana e tij refuzoi tė largohej duke pretenduar se ai ėshtė drejtuesi legjitim i lėvizjes.

Tė njėjtėn ditė kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule dėnoi dhunimin e varreve tė ushtarėve grekė dhe njoftoi distancimin e Omonias nga personat pėrgjegjės.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=88325
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.11.2010, 21:29   69
Citim:
"Boboshtica" Prokuroria: U dhunuan varret, 3 persona nėn akuzė

KORCĖ- Prokuroria e Korcės pas hetimeve tė kryera nė fshatin Boboshticė, ka dalė nė pėrfundimin se Naum Disho, kryetar i Degės sė Omonias Korcė, Alqi Koroveshi dhe Luan Zace nė mujin tetor tė kėtij viti kanė kryer punime tė paligjshme ne varrezat e vjetra tė fshatit, brenda territorit tė Kishės sė Shėn-Marisė, duke i dhunuar ato.

“Nga kryerja e kėtyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e njė sasie prej 58 m2 beton nė pjesėn ku ndodhet njė kryq betoni, duke zgjeruar bazamentin e kėtij kryqi, duke krijuar njė rrugicė midis kėtij kryqi dhe vendit ku ėshtė kėmbana, si dhe nga ndėrtimi i shkallėve, janė dhunuar disa prej varreve tė kėtij fshati, tė cilat janė gėrmuar dhe mė pas mbuluar nga betoni”,- thuhet nė deklaratėn e shpėrndarė pėr mediat.

Mbi personat e akuzuar rėndon akuza e “ndėrtimit tė paligjshėm kryer nė bashkėpunim dhe dhunimit tė varreve kryer nė bashkėpunim”. Pritet qė gjykimi tė jepet nga Gjykata e Korcės.

Kanė qėnė banorėt e Boboshticės ata qė pretendonin se janė dhunuar varret e tė parėve me qėllim ndėrtimin e njė memoriali pėr ushtarėt grekė tė rėnė gjatė luftės italo-greke tė viteve 40. Kreu I OMONIA-s dhe punėtorėt kanė mohuar tė kenė dhunuar varre.

Banorėt janė shprehur se nė kėto varreza nuk ka patur asnjė ushtar grek tė varrosur dhe se varret u prishėn dhe u betonuan pėr tė manipuluar historinė. Njė ushtar grek i gjetur nė mal i vdekur nė vitin 1940, sipas banorėve, ėshtė varrosur nga vetė ata nė varrezat e reja qė ndodhen nė fund tė fshatit.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...uz--51792.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2010, 13:09   70
Citim:
Greqia: Bashkimi me “Vorio Epirin”, ėndėrr e parealizueshme

Njė studim i bėrė publik ditėt e fundit bėn tė ditur se Greqia po braktis ambiciet pėr pretendimet e tė ashtuquajturit “Epiri i Veriut” dhe prej vitesh ka ndryshuar strategjinė, duke e kėmbyer atė me depėrtimin e biznesit grek nė Shqipėri.

Dalja nė disa media e kėtij studimi, qė nė fakt nuk ėshtė bėrė publik, ėshtė cilėsuar si njė “tradhti” nga partitė nacionaliste, tė cilat kanė akuzuar qeverinė se, pėr hir tė interesave ekonomike, po shet interesat e “vėllezėrve verio-epiriotė”.

Sipas burimeve qė i referohet gazeta e njohur greke “Elefterotipia”, Ministria e Jashtme e Greqisė i kėrkoi ELIAMEP-it, pėrkatėsisht Fondacionit pėr Politikė tė Jashtme dhe Europiane qė tė studiojė mundėsitė e bashkimit tė Epirit tė Veriut me Greqinė, duke marrė parasysh dhe mundėsitė e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.

Njė ekip me 12 ekspertė, kryesisht diplomatė dhe gazetarė kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė parė si mund tė arrihet nė mėnyrė paqėsore bashkimi i tė ashtuquajturit “Epiri i Veriut” me Greqinė. Referencat qė dalin nga njė raport sekret, qė nuk ėshtė bėrė publik nga ELIAMEP, nė lidhje me interesat kombėtare tė Greqisė, mbėrritėn nė Shqipėri dhe u drejtuan nga ambasadori i asaj kohe i Greqisė nė Shqipėri, Alessandro Mallias, tė cilėt arritėn nė konkluzionin se “Greqia nuk duhet tė merret me bashkimin me “Epirin e Veriut”, pasi ėshtė krejt e pamundur qė labėt dhe ēamėt t’i bashkohen interesave kombėtare tė Greqisė.

Por nga ana tjetėr, studimi i ELIAMEP sugjeron qė investimet e biznesit grek, qė janė pėrfshirė nė Shqipėri, duhet tė penetrojnė thellė nė ekonominė shqiptare.

Por pikėrisht kjo mund tė luajė njė rol qė tė zgjojė dyshimet pėr njė rritje tė pretendimeve territoriale tė Greqisė nė Jug tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė e shpjegueshme se ndėrsa plani grek pėr zhvillimin ekonomik nė Ballkan ka futur nė Shqipėri 600 milionė dollarė qė nga viti 200, rreth 95% e kėsaj shume ėshtė investuar nė zonėn Tiranė-Durrės dhe vetėm 5% nė zonėn e tė ashtuquajturit “Epir i Veriut”.

Ėshtė pėr t’u nėnvizuar se realisht, nė biznesin grek nė Shqipėri janė punėsuar thuajse totalisht personel shqiptar, tė trajnuar nė universitetet greke, nė mėnyrė tė veēantė nė Selanik dhe Janinė, personel qė i shėrben interesave ekonomike greke nė Tiranė.

http://www.gazeta-shqip.com/index/po...b75a1c78d.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2010, 23:30   71
Citim:
“Nė Breg nuk ka asnjė minoritar”

Hapja e njė zyre nė Athinė pėr pronat e minoritarėve nė bregdet ka sjellė reagimin e menjėhershėm tė Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet. Qysh nė fillim tė deklaratės sė saj, PDU-ja thekson se nė Breg nuk ka minoritarė. Pėr kėtė konstatim PDU-ja pėrdor tė dhėnat zyrtare tė konfirmuara edhe nga pala greke.

“Nisur nga tė dhėnat zyrtare, madje tė konfirmuara dhe nga pala greke nė komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve nė vitet 1930, nė Breg nuk ka minoritarė. Nė vėrtetimin e origjinės etnike tė njė shtetasi nuk ėshtė pėrcaktues momenti subjektiv, dėshira e tij nė njė moment tė caktuar historik, apo vetėm njė moment i caktuar objektiv si gjuha e dytė e folur, por njė tėrėsi elementesh objektive tė pėrcaktuara nga Konventa Kuadėr e Minoriteteve e Kėshillit tė Evropės, miratuar nga Shqipėria, por jo nga Greqia”, thekson kjo parti.

Duke marrė shkas nga “pretendimet” e fundit tė Greqisė, PDU-ja kėrkon qė para se tė ndėrmarrė njė akt tė tillė, Greqia duhet tė heqė tė gjithė pengesat ligjore dhe joligjore qė ndalojnė shtetasit e Shqipėrisė tė gėzojnė lirisht pronat e tyre nė territorin grek, sipas nenit 15 tė Traktatit tė Miqėsisė midis dy vendeve, apo Protokollit tė parė shtesė tė Konventės Evropiane pėr Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut. Reagim pėr kėtė ēėshtje kjo parti kėrkon edhe nga qeveria shqiptare.

“Edhe qeveria shqiptare duhet tė hedhė hapat e duhur nė ofrimin e asistencės pėr qytetarėt e vet nė respektimin e kėtij neni, sipas Traktatit tė Miqėsisė. Ne kėrkojmė qė tė funksionojė sa mė parė Komiteti miks midis dy vendeve pėr ēėshtjen e pronave dhe pasurive shqiptare nė Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet tė respektojnė parimin e reciprocitetit tė afirmuar nė kėtė Traktat”, vijon PDU-ja nė deklaratėn e saj.

Ndėrsa OSBE-sė, e cila mendohet se ėshtė e pėrfshirė nė kėtė projekt, kjo parti i kėrkon ta ndihmojė nė zgjidhjen e problemit tė pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi, ku komuniteti ēam pėrbėn grupin kryesor tė pronarėve.

“Partia pėr Drejtėsi dhe Unitet ėshtė e bindur se ēdo hap i Shqipėrisė drejt integrimit evropian do tė jetė njė hap drejt zgjidhjes sė kėtij problemi tė madh dhe jo e kundėrta. E drejta vonon, por nuk harron thotė populli shqiptar”, pėrfundon deklarata e PDU-sė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68661
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2011, 18:42   72
Citim:
Korēė, konsulli grek: Kėtu ėshtė Vorio Epir, gjyshėrit tuaj ishin grekė!

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhėnė mesazhe antishqiptare sot nė mėnyrė tė hapur nė qytetin e Korēės, nė njė takim mbi 20-vjetorin e organizatės “Omonia”.

“Korēa ka grekė qė nuk duhet ti tremben regjistrimit tė popullsisė, gjyshėrit tuaj janė grekė, beteja jonė nis me regjistrimin e popullit grek qė ėshtė prezent kėtu”, ka thėnė konsulli grek.

“Ky quhet Vorio Epir, nė Korēė ekzistojnė dhe kanė ekzistuar grekėt”, ėshtė shprehur Theodhoros Ikonomu.

Pak ditė mė parė pas fushatės pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė degės sė Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili mė pas u zgjodh nė drejtimin e kėsaj organizate deklaroi se qėllimi i tij ishte “helenizimi i Korēės”.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=102552

Citim:
Ringjallet Vorio Epiri, Konsulli grek: Shkoni nė varreza dhe zbuloni origjinėn greke

Nė Korēė ka grekė,vllehėt janė grekė. Me kėto deklarata u ėshtė drejtuar tė pranishmėve nė 20 vjetorin e organizatės Omonia, konsulli grek nė Korēė, Theodhoros Ikonomu. Diplomati grek u ka kėrkuar banorėve tė kėsaj zone,qė tė marrin pjesė nė proēesin e regjistrimit tė popullsisė dhe tė mos tremben pėr tė shpallur origjinėn e tyre. Nė kėtė kontekst ai ka pėrmendur edhe termin Vorio Epir, duke rikujtuar madje edhe tė drejtat qė grekėt e Shqipėrisė kanė pėrfituar nga protokolli i Korfuzit nė vitin 1914, e cili e njihte kėtė zone si krahinė autonome.

Theodhoros Ikonomu: “Nė Korēė ekzistojnė grekė. Edhe vllehėt janė grekė. Nėse jeni nė dyshim pėr origjinėn tuaj, shkoni tek varrezat e etėrve tuaj dhe shihni nė ēfarė gjuhe janė shkruar ato dhe mė pas merrni vendimin tuaj. Kjo betejė nuk mbaron me rregjistrimin e popullsisė, por fillon me tė. Ekzistojnė disa tė drejta absolute pėr sa i pėrket minoriteteve,por kėto tė drejta duhet tė vihen nė funksion,nė tė gjitha ato zona tė Shqipėrisė ,qė pėrkufizohen me emėrtimin grek Vorio Epir. Nė Vorio Epir ekzistojnė grekė dhe kjo do tė verifikohet kur tė bėhet regjistrimi i popullsisė. Kjo do tė bėjė tė mundur qė kėto zona tė vihen nė zbatim tė drejtat e minoriteteve,tė pėrcaktuara nė protokollin e Korfuzit tė vitit 1914, i cili asnjėherė nuk ėshtė anulluar”

Tė pranishėm nė kėtė aktivitet kanė qenė dhe dy deputetė grekė Mihali Pandula dhe Stadhis Theodhoridhis, tė cilėt i kanė bėrė thirrje banorėve tė kėtyre zonave qė tė marrin pjesė nė regjistrimin e populllsisė dhe tė ruajnė gjuhėn,traditat dhefenė e tyre.Nė lidhje me kėto deklarata ėshtė shprehur edhe kryetari i bashkisė sė Korēės, Niko Peleshi i cili ka deklaruar se tashmė ėshtė koha e patriotizmit dhe jo e nacionalizmit.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14989
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2011, 13:54   73
Citim:
Spahiu: Geixh po cėnon sovranitetin

Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė jep alarmin se nė gjykatat e rretheve kufitare me Greqinė po hasen qindra kėrkesa pėr ndryshim kombėsie.

Kreshnik Spahiu e cilėson si njė cėnim, tė sovranitetit tė Shqipėrisė, faktin e thirrjes sė Nikolas Geixh pėr ndryshimin e kombėsisė sė shqiptarėve, si edhe e cilėson antiligjore dhe praktikėn e ndjekur nė gjykatė.

“Vihet re njė interpretim i gabuar dhe shkelje e ligjit tė gjendjes civile, ku nė gjykatat shqiptare, me qindra qytetarė shqiptarė, kėrkojnė pasaktėsinė e dokumentave shkresore, me qėllim ndryshimin e kombėsisė shqiptare nė kombėsi greke. Janė me qindra rastet dhe kjo pėrbėn njė rrezik pėr integritetin dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Shpeshherė nė interpretim tė gabuar dhe me abuzim ndaj ligjit, ku me shkresa siē janė njė dokument nga kisha apo spitalet, ndryshohen kombėsitė e paraardhėsve”, tha Spahiu.

Numri dy i KLD-sė, i bėn thirrje edhe diplomacisė dhe shtetit shqiptar tė kontribuojnė nė ndalimin e kėtij fenomeni qė mund tė ndikojė negativisht nė rajon.

“Zonja Fajon i bėn thirrje gjithė BE-sė se rajoni ėshtė nė rrezik dhe padyshim kėto komponentė pėrbėjnė rrezik, jo vetėjm pėr Shqipėrinė, por pėr gjitha rajonin. Nė kėto kushte do tė bėja thirrje qė shteti juridik nė Shqipėri duhet tė jetė mė i vėmendshėm. Padyshim edhe gjykatat shqiptare, shteti, diplomacia shqiptare, sepse njė thirrje pėr ndryshim dhe zgjidhje tė lirė, nė kundėrshtim me ligjin, tė kombėsisė, padyshim nuk i shėrben forcimit tė shtetit shqiptar”, deklaroi Spahiu.

Nė emėr edhe tė Kėshillit, Spahiu i ka bėrė thirrje gjyqtarėve qė do tė marrin nė shqyrtim kėto ēėshtje se do tė monitorohen imtėsisht.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=69102

Citim:
Zgjohu: Shqipėria tė reagojė ndaj provokimeve greke

Me idenė e bashkimit tė kombit grek, thirrje pėr bashkim dhe helenizim janė bėrė nga Korēa nga diplomatėt e shtetit fqinj, nė 20 vjetorin e themelimit tė Omonias nė Korēė.

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka pėrshėndetur grekėt e Korēės duke theksuar se edhe njėherė do tė pėrsėrisė tė njėjtin mesazh, atė se nė Korēė ka grekė.

Bashkė me dy deputetėt grekė tė Janinės dhe Follorinės, konsulli grek ka mbėshtetur idenė e regjistrimit tė grekėve, ndėrsa ka bėrė thirrje pėr bashkim nė emėr tė Vorioepirit.

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! konsideron qė deklaratat e konsullit Grek nė Korēė janė absolutisht tė papranueshme dhe bien ndesh me tė drejtat e diplomatėve tė theksuara nė Konventėn e Vjenės nga viti 1961 mbi Marrėdhėniet Diplomatike qė rregullon se ēfarė mund tė bėjnė dhe ēfarė jo diplomatėt nė vendin

“Konventa e sipėrpėrmendur pėrkufizon qartė pėrgjegjėsitė dhe tė drejtat e diplomatėve nė vendin mikpritės. ZGJOHU! pėrkujton tė gjithė diplomatėt qė ėshtė detyrė e tyre tė respektojnė ligjet dhe rregullat e vendit mikpritės. Ėshtė gjithashtu detyrė e tyre qė mos tė pėrzihen nė ēėshtjet e brendshme tė vendit”, thuhet nė reagimin e Lėvizjes Zgjohu.

Sipas kėsaj lėvizje, Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, bashkė me dy deputetėt grekė tė Janinės dhe Fllorinės Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis, kanė cenuar sovranitetin e Shqipėrisė me deklaratat e tyre politike tė shprehura nė 20 vjetorin e themelimit tė Omonias nė Korēė.

“Kėto pėrpjekje agresivė tė grekėve kundėr Shqipėrisė kanė pėr qėllim tė mbrojnė gjenocidin Grek kundėr popullatės shqiptare tė Ēamėrisė nė mėnyrė qė tė pengohet rikthimi i shqiptarėve nė pronat e tyre qė u tjetėrsuan me dhunė dhe falsifikim tė historisė”, thuhet mė tej nė reagim.

ZGJOHU! fton qeverinė shqiptare qė tė veprojė nė pėrputhje me Konventėn e Vjenės dhe tė pėrjashtojė menjėherė diplomatin grek qė cenoi sovranitetin e Shqipėrisė si dhe tė rishqyrtojė veprimtarinė e organizatės Omonia qė po vepron nė kundėrshtim me interesat e shtetit. (INA

http://www.ina-online.net/Default.as...4a8f05806&ln=3

Citim:
Beqir Meta kėrkon dėbimin e konsullit grek nga Shqipėria

Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta tha se deklaratat e konsullit grek nė Korēė pėr regjistrimin e popullatės shqiptare nė bazė tė etnisė e pėrkatėsisė fetare janė njė ndėrhyrje flagrante nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar dhe vazhdim i politikės sė vjetėr greke pėr helenizimin e zonės jugore tė Shqipėrisė.

"Kėto deklarata, qė nuk mbėshteten mbi asnjė tė vėrtetė, duhet tė vėnė nė alarm strukturat shtetėrore shqiptare, tė cilat duhet t'i thonė 'ndal' fushatave pėr helenizimin e Jugut tė vendit, ndėrsa personat qė i deklarojnė ato duhet tė shpallen 'non grata'", tha historiani.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=102916
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2011, 12:28   74
allianz
 
Citim:
Thėnė nga Ikonomu

Edhe vllehėt janė grekė.
Po ishin si konsulli:



grekė janė.


Citim:
Kjo betejė nuk mbaron me rregjistrimin e popullsisė, por fillon me tė.
Rroftė komuniteti i jevgjve ortodoksė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2011, 14:11   75
kalimtar/e
 
Citim:
Shoqata e Vllehėve: Vllehėt e Korēės nuk janė grekė

Vllehėt e Korēės janė grekė. Kėto deklarata tė konsullit grek, Theodhoros Ikonomu, kanė ngjallur reagimin e ashpėr tė Shoqatės sė Vllehėve tė Shqipėrisė.

I indinjuar, kryetari i kėsaj shoqate, Vangjel Shundi fakton me dokumente etnografike, gjuhėsore dhe historike se vllehėt e ardhur nė Shqipėri nga Italia dhe Dakia nė shekullin e dytė, sot janė vllehėt apo arumunėt e Shqipėrisė dhe nuk kanė lidhje me popullsinė greke.

Pėr kėtė, Shundi i referohet dhe “Proklamatės sė Popullit Shqiptar” botuar nga Shoqėria Shqiptare “Drita” nė Bukuresht mė 26 maj 1889.

Kryetari i Shoqatės sė Vllehėve tė Shqipėrisė shkon mė tej kur thotė se varret e vjetra nė Korēė mbajnė mbishkrime nė gjuhen arumune, gjuhė qė ngjason shumė me atė shqipe.

Konsulli grek nė deklaratat e tij, sipas Shundit, u referohet atyre varreve tė rinj tė emigrantėve nė shtetin fqinj qė pėr shkaqe tė ndryshme kanė ndryshuar identitetin, e pas vdekjes prehen nė Korēė.

E sa i pėrket regjistrimit nė bazė tė etnisė dhe fesė, pėr Shundin formulari i INSTAT e specifikon qartė origjinėn vllehe arumune, e kjo thekson ai nuk ka pse shėnohet greke.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=15026
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2011, 13:03   76
Citim:
Deklarata e Ikonomu, MPJ thėrret ambasadorin grek

Parlamenti reagon pas deklaratave tė konsullit grek nė Korēė Theodhoros Ikonomu, ku bėri thirrje ndryshim masiv tė kombėsisė ndėrsa u kėrkoi minoritarėve tė mos tremben dhe tė regjistrohen si grekė.

Lidhur nga ky qėndrim i diplomatit grek komisioni i Jashtėm ka thirrur nė njė seancė dėgjimore pėrfaqėsues tė minsitrisė sė Jashtme, pėr tu njohur lidhur me qėndrimin e palės greke nė incidentin e sė dielės, ku gjatė takimit kanė qenė tė pranishėm dy deputetė grekė si dhe kreu i PBDNJ-sė Vangjel Dule.

E nė kėtė kontekst deputeti demokrat nė komisionin e jashtėm Gazmend Oketa ka kėrkuar shpalljen e Ikonomut si person “non grata”. Zyrtarėt e lartė tė ministrisė sė Jashtme kanė deklaruar se pas thirrjes nė dikasterin e diplomacisė shqiptare tė ambasadorit grek, ky i fundit ka deklaruar se prononcimi i konsullit grek nė Korēė nuk ėshtė qėndrim i Athinės zyrtare, por deklaratė individuale e tij.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=15051

Citim:
Qeveria e Greqisė, shoviniste nė raport me shqiptarėt

Partia “Lėvizja e Legalitetit” dėnon me forcė deklarimet e konsullit grek nė Korēė dhe i konsideron ato njė provokim tė hapur ndaj shtetit dhe kombit shqiptar.

“Duke kėrkuar regjistrimin e popullsisė mbi bazė etnie apo fetare, si dhe duke deklaruar se Korēa ėshtė VorioEpir, konsulli grek jo vetėm qė del nga korniza e sjelljes diplomatike, por ndėrhyn haptazi nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar”, thuhet nė reagimin e Lėvisjės Legaliteti.

Sipas kėsaj lėvizje, kėto deklarime shoviniste tė njė diplomati tė lartė tregojnė qartė se politika zyrtare e shtetit grek ėshtė e njėsuar me politikėn e qarqeve mė tė egra shoviniste dhe antishqiptare qė veprojnė nė atė vend prej mė shumė se njė shekulli.

“Nė deklarimet e konsullit grek ndihet padurim, sepse heqja e regjimit tė vizave pėr qytetarėt shqiptarė ėshtė njė mundėsi mė pak pėr inflacionin e pasaportave greke.

Nė deklarimet e konsullit grek ka mosmirėnjohje pėr shtetin shqiptar, i cili po mban njė qėndrim dashamirės ndaj shtetit grek dhe po blen eurobono, ndėrkohė qė i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė blerė bono prej emigrantėve shqiptarė, tė cilėt me kursimet e tyre po sigurojnė mbijetesėn e bankave greke”, thuhet mė tej nė reagim. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...717b4993f&ln=3

Citim:
MPJ: Deklaratat e konsullit nė Korēė ishin personale. Oketa: Tė shpallet “non grata”

Deklaratat e konsullit se nė qytetin e Korēės ka grekė kanė detyruar komisionin kuvendor pėr politikėn e jashtme tė thėrrasė nė seancė dėgjimore sekretarin e pėrgjithshėm tė ministrisė sė jashtme Gazmend Turdiu. Gjatė seancės dėgjimore, zoti Turdiu ka informuar deputetėt pėr takimin qė ėshtė zhvilluar me ambasadorin grek nė Tiranė.

Sipas pėrfaqėsuesve tė ministrisė sė Jashtme, gjatė kėtij takimi, ambasadori grek e ka cilėsuar personal qėndrimin e konsullit grek.

Njėkohėsisht pėrfaqėsuesit e ministrisė sė jashtme kanė vlerėsuar qėndrimin qė ka mbajtur kryetari I bashkisė sė Korēės, Niko Peleshi. Deputeti Gazmend Oketa ka kėrkuar shpalljen non grata tė konsullit grek, pėr deklaratat antishqiptare tė tij, ndėrsa kryetari I komisionit pėr politikėn e jashtme deputeti Fatos Beja kėrkoi qė tė bėhet kujdes me deklaratat.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=103229
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2011, 13:56   77
Citim:
Gazetarėt e Korēės bojkotojnė konsullin Ikonomu

Nė kundėrpėrgjigje tė deklaratave tė konsullit grek tė bėra publike pak ditė mė parė, Unioni i Gazetarėve Shqiptarė, dega Korēė doli dje me njė deklaratė me anė tė sė cilės shpreh indinjatėn lidhur me thirrjet antishqiptare dhe cilėsimet qė venė nė dilemė identitetin tonė kombėtar.

“Kėto deklarata, tė ardhura nė mėnyrė personale nga njė pėrfaqėsues diplomatik synojnė tė cenojnė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė. Deklaratat e konsullit grek tė Korēės janė nė kundėrshtim dhe nė shkelje flagrante tė konventave ndėrkombėtare dhe tentojnė tė prishin marrėdhėniet mes dy popujve. Nė reagim tė kėtyre deklaratave, Unioni i Gazetarėve tė Korēės deklaron se do tė bojkotojė ēdo veprimtari tė iniciuar prej kėtij individi”, thuhet nė deklaratė.

Gazetarėt e Korēės apelojnė qė kėsaj thirrjeje t’i pėrgjigjen tė gjitha mediat, jo vetėm lokale, por edhe ato kombėtare.

Unioni i Gazetarėve tė Gjirokastrės ka shprehur menjėherė solidarizimin e plotė me deklaratėn e Unionit tė Gazetarėve tė Korēės, dhe ka shprehur indinjatėn e thellė rreth thirrjeve antishqiptare tė konsullit grek, Theodhoros Ikonomu, tė cilat kanė qenė tėrėsisht personale.

Njėkohėsisht, Unioni i Gazetarėve tė Gjirokastrės, pėrshėndeti vendimin e marrė nga kolegėt nė Korēė, pėr tė bojkotuar ēdo veprimtari qė do tė organizojė konsulli grek nė Korēė.

Unioni i Gazetarėve Shqiptarė ka organizuar sot njė reagim pėr kėtė ēėshtje pėrpara Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė, duke kėrkuar reagim serioz tė institucioneve shtetėrore shqiptare.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...7d2e52c62.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2011, 12:38   78
Citim:
Vllehtė e Korēės mbėshtesin Ikonomun

Pėrfaqėsues tė vllehve tė disa fshatrave nė Korēė kanė dalė pro deklaratave tė konsullit grek, duke deklaruar se janė me origjinė greke. Nga dega e “Omonias” nė Korēė, pėrfaqėsues tė vllehve tė fshatrave Dishnicė, Boboshticė, Vithkuqi, Drenova etj., kanė dalė me njė deklaratė, ku kontestojnė debatet pėr origjinėn e kėtij komuniteti, duke shprehur idenė se vllehtė e Korēės janė vėrtet tė ardhur nga shteti fqinj.

Ata nuk kanė hedhur poshtė deklaratat e bėra nga ana e konsullit grek lidhur me origjinėn, duke pohuar se nuk ka tė pavėrteta nė kėtė histori.

"Ne vllehtė e dimė vetė historinė tonė tė mėsuar nga gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit. Ata na kanė mėsuar se rrėnjėt i kemi nga matanė, nga shteti fqinj, qė i ėshtė ndodhur pranė mė shumė se kushdo shqiptarėve nė kėto 20 viteve tė demokracisė", ėshtė shprehur kryetari i degės sė Dishnicės, Vasil Zhidro.

Deklaratat kanė ardhur edhe si reagim ndaj klerikut tė komunitetit vllah, atė Dhimitraq Veriga, i cili u shpreh pak ditė mė parė se vllehtė nuk janė grekė, por kanė identitetin e tyre. Ky reagim ėshtė bėrė nga zyrat e “Omonias” sė Qarkut tė Korēės.

http://www.gazeta-shqip.com/politike...c556aa819.html

Citim:
MEGA denoncon Spahiun se i imponohet drejtėsisė

Partia e re e minoritetit grek MEGA ėshtė zgjeruar edhe nė bastionin e “Omonias” nė Himarė. Duke mbajtur Sarandėn si qendėr tė partisė, MEGA po vepron para zgjedhjeve drejt zonave ku vota e elektoratit peshojnė pėr subjekte tė pakicės greke, sikundėr ėshtė edhe Himara.

“Hapja e zyrės nė Himarė ka ardhur si nevojė e rritjes sė veprimtarisė sė degės sė Partisė MEGA nė kėtė qytet dhe se sė shpejti do tė ketė njė seli tė vetėm edhe nė Tiranė, ndėrkohė qė qendra do tė mbetet Saranda”, tha kreu i MEGA-s, Kristaq Kiēo. Ai ka folur edhe rreth regjistrimit tė popullsisė, tė cilin e ka konsideruar njė proces tė nevojshėm pėr Shqipėrinė.

“Nuk mund tė vihet shenjė barazimi mes kombėsisė greke dhe kombėsive tė tjera, pasi shkalla e pranisė sė saj nė Shqipėri ėshtė e njohur si nga ndėrkombėtarėt edhe nga shteti shqiptar”, ka thėnė Kiēo.

Njė kėrkesė tjetėr e tij ka qenė pėr transparencėn e procesit tė regjistrimit, duke thėnė se kėrkohet tė jepen garanci qė informacioni tė mos manipulohet. Kiēo bėri publik edhe qėndrimin kundėr asaj qė e ka quajtur fushatė nacionaliste tė numrit dy tė KLD-sė, Kreshnik Spahiu.

“Ai duhet t’i lėrė gjykatat tė zbatojnė ligjin”, u shpreh kreu i MEGA-s. Kiēo u ka bėrė thirrje shtetasve shqiptarė tė deklarojnė pa frikė dhe hapur identitetin e tyre. Ndėrkohė, ai ka denoncuar se “nėnkryetari i KLD-sė, Kreshnik Spahiu, ėshtė duke iu imponuar drejtėsisė shqiptare lidhur me vendimet e gjykatės pėr ndryshimin e kombėsisė”.

http://www.gazeta-shqip.com/politike...26049a20a.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.2.2011, 19:47   79
Citim:
Mbi 1 mijė kėrkesa pėr ndryshimin e kombėsisė nė Shqipėri

Mbi njė mijė kėrkesa janė deponuar nė gjykatat e rretheve nė Shqipėri pėr ndryshimin e kombėsisė nga shqiptare nė atė greke.

Tė dhėnat janė publikuar nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė nė Tiranė, ku janė evidentuar shkelje ligjore dhe manipulime pėr ndryshimin e kombėsisė.

KLD nėpėrmjet nėnkryetarit tė saj Kreshnik Spahiu ka zbardhur nė rast flagrant nė Sarandė, pėr ndryshimin e kombėsisė nga dy shtetas tė tė njėjtės familje.

“Kryetari i gjykatės sė Sarandės merr nė shqyrtim kėrkesėn e vėlla e motėr pėr tė ndėrruar kombėsinė nga shqiptare nė greke. Gjykata e refuzon, ata e ēojnė nė Apelin e Gjirokastrės, e cila vėllain e lė shqiptar dhe motrės i jep shtetėsi greke. Si mund tė deformohet njė familje pėrmes provave qė nuk ekzistojnė?”, deklaroi Spahiu.

Nė formularėt e regjistrimit tė popullsisė qė mbahet muajin e ardhshėm ėshtė parashikuar edhe deklarimi vullnetar, pa prova i kombėsisė dhe i fesė, dhe kjo mund tė sjellė mbivendosje tė dhėnash.

“Nėse i referohemi tė gjitha regjistrimeve tė popullsisė nė vendet e BE, pėrfshirė Greqinė, nė asnjė nga kėto vende nuk parashikohet vetėdeklarimi i kombėsisė apo fesė. Shumica e vendeve tė BE nuk e realizojnė regjistrimin pasi i referohen regjistrave tė gjendjes civile pėr faktin se ėshtė njė dokument zyrtar”, thekson Spahiu.

Kritikėt e regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e kombėsisė, i druhen rritjes artificiale tė numrit tė minoritarėve grekė. Kjo mund tė kushtėzojė integrimin evropian tė Shqipėrisė me kėrkesa shtesė nga Greqia, pėr plotėsimin e kushteve tė njė minoriteti tė paqenė.
Po ashtu, abuzimet me ēėshtjen e kombėsisė penalizojnė nė praktikė ata qė sipas ligjit pėr gjendjen civile e meritojnė ndryshimin e kombėsisė, nėse e dėshirojnė.

Me tė njėjtėn metodė mijėra maqedonas dhe qytetarė tė kombėsive tjera me pėrkatėsi fetare ortodokse kanė arritur qė tė pėrfitojnė nė mėnyrė tejet lehtėsuese shtetėsinė bullgare nė Bullgari. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...717016eda&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2011, 14:31   80
Citim:
Shkarkohet konsulli grek nė Korēė

Ministria e Jashtme greke ka shkarkuar sot nga detyra konsullin grek nė Korēė Theodhorus Ikonomus. Lajmi konfirmohet nga Konsullata e Greqisė, e cila deklaron se Ikonomus ėshtė thirrur nė Athinė nga Ministria e Jashtme.

Vendimi pėr largimin nga detyra ka ardhur pas thirrjeve qė ka bėrė Ikonomus pėr ndryshimin e kombėsisė dhe quajtjen e zonės sė Korēės si Vorio Epir.

Vendimi ka ardhur pas kontakteve qė ministri i Jashtėm Haxhinasto ka pasur me ambasadorin grek nė Tiranė. Ndėrkohė nga Partia Demokratike, Gazmend Oketa ka kėrkuar shpalljen non-grata tė konsullit.

Ndėrkohė qė lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga disa media greke gjatė ditės sė sotme. Sipas shtypit nė Greqi, Ministria e Jashtme ka tėrhequr Konsullin e Pėrgjithshėm grek nė Korēė. Largimi nga detyra bėhet disa muaj para pėrfundimit tė mandatit tė tij nė krye tė konsullatės greke nė Korēė.

Ikonomus, nė 20 vjetorin e themelimit tė Omonias nė Korēė ka lėshuar thirrje anit-shqiptare, ndėrsa u ka kėrkuar minoritarėve tė mos i tremben procesit tė regjistrimit tė popullsisė. (INA-NOA)

http://www.ina-online.net/Default.as...d2ab4e09a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.