Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.2.2011, 19:00   81
Citim:
Traktet synojnė fshatrat e Bregut: “Mė 1913 nuk kishte asnjė shqiptar”

Botimi grek i 1913-s, nėn titullin: “Harta etnografike e Epirit tė Veriut”, ka nisur tė shtojė shpejtėsinė e qarkullimit kėto ditė nė Sarandė. Pėrveē informacionit qė pėrcillet nė tė, si njė dokument qė i nxjerr “minoritet” banorėt me kombėsi shqiptare nė kazatė e Jugut, nga Delvina (Saranda nuk ekzistonte si qendėr e banuar), nė Leskovik, Kolonjė e Korēė, nė tė gjen deformime edhe mė skandaloze.

Duke u ndalur nė faqen 12 tė kėtij botimi tė bėn pėrshtypje se njė radhė fshatrash tė Bregdetit, tė pėrfshira nė kazanė e Delvinės, sipas kėtij botimi, banohen vetėm nga grekė. Edhe pse dihet se kėto fshatra janė shqiptare nė kombėsi dhe krejt tė ndryshėm edhe nė veshje, gjuhė e zakone nga minoritarėt grekė, ata paraqiten nė njė dritė tė shtrembėr.

Sa pėr statistikė, po u referohemi tė dhėnave qė boton kjo “hartė etnike”. Sipas saj, nė fshatin Nivisė, fshati i parė i Bregdetit tė Delvinės, banohej nga 805 grekė e po kaq ishte edhe popullsia nė total, ndėrkohė qė nė shtyllėn e banorėve shqiptarė shėnohet vijė. Shėvasili, nė vazhdim tė tij, gjithashtu paraqitet i banuar nga 310 banorė grekė dhe asnjė shqiptar, Hundecova me 55 grekė, Lukova 410 vetėm grekė, Piqerasi 750 banorė, tė gjithė grekė.

Po kėshtu, Senica shėnohet me 410 banorė, tė gjithė tė konsideruar grekė. Mursia me 610 banorė tė gjithė grekė, Xarra, 110, tė gjithė grekė etj.

I njėjti spekulim vėrehet edhe mė fshatra tė tjerė tė Bregdetit tė pėrfshirė nė kazanė e Himarės. Kėshtu, Qeparoi, sipas kėsaj “harte”, banohej nga 1200 frymė, tė gjithė me kombėsi greke, Kudhėsi nga 295 banorė, tė gjithė grekė, Piluri nga 473 banorė, tė gjithė grekė, Vunoi nga 950 gjithsej, 950 grekė, Dhėrmiu 1400 banorė tė gjithė grekė e Palasa 550 banorė, tė gjithė grekė.

Ky falsifikim me tendencė tė shprehur shkombėtarizuese, qė vjen nga gati 100 vjet mė parė, vihet nė funksion tė sė sotmes, duke u shpėrndarė pikėrisht nė kėto fshatra edhe fotokopjet nė tirazh tė shtuar qė kanė nisur tė qarkullojnė nė kėtė prag tė nisjes sė regjistrimit tė popullsisė.

Ky regjistrim, duke i besuar formularit tė konceptuar nga Genc Pollo, do tė pėrmbajė si elementė tė qenėsishėm tė vetėt edhe kombėsinė dhe fenė. Nė kėtė sfond, banorėve tė fshatrave me kombėsi tė tjetėrsuar qysh para 100 vjetėsh u tregohet tėrthorazi origjina etnike tė cilės duhet tė besojnė se i pėrkasin, dhe ky ėshtė njė apel i sofistikuar pėr t’u vetėdeklaruar grekė.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...ba07cffce.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.2.2011, 14:39   82
Citim:
Theodhoros Ikonomu, pėrsėri nė Korēė

Konsulli Theodhoros Ikonomu pritet tė qėndrojė nė tė njėjtėn detyrė deri nė pėrfundimin e mandatit tė tij. Mediat greke kanė deklaruar se nė njė komunikim tė saj, Ministria e Jashtme ka konfirmuar se konsulli ėshtė thirrur pėr tė dhėnė sqarime lidhur me deklaratat qė ka bėrė nė qytetin e Korēės dhe iu tėrhoq vėrejtje. Po sipas medias fqinje konsullit tė Korēės nuk i ėshtė komunikuar zyrtarisht shkarkimi nga detyra.

Mes punonjėsve tė konsullatės greke nė Korēė kishte qarkulluar ditėt e fundit fjala pėr emėrimin e njė konsulli tė ri, i cili duhet tė paraqitej nė detyrė dje, por pikėrisht kur pritej konsulli i ri ka ardhur informacioni se Ikonomu do tė kthehet pėrsėri. Mandati i Theodhoros Ikonomut nė Korēė mbaron pas gjashtė muajsh dhe pritet qė ai tė kthehet kėto ditė nė zyrėn e tij, pėr ta mbaruar mandatin.

Ministria shqiptare e Punėve tė Jashtme nuk ka asnjė informacion pėr shkarkimin apo rikthimin nė detyrė tė konsullit grek tė Korēės. Burime tė gazetės “Shqip” nė kėtė ministri, thanė dje se “nuk ka asnjė komunikim zyrtar me Ministrinė e Jashtme tė Greqisė pėr ēėshtjen e konsullit tė Korēės”.

Tė njėjtat burime u shprehėn se “pala shqiptare pret njė reagim serioz tė palės greke”, ēka nėnkupton se rikthimi nė detyrė i konsullit qė lėshoi deklaratat skandaloze pėr “Vorio Epirin”, nuk do tė pritet mirė nga pala shqiptare, e cila mė herėt e ka diskutuar edhe mundėsinė e shpalljes “person i padėshirueshėm” tė diplomatit grek.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...d3f16de40.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2011, 14:26   83
Citim:
Regjistrimi, Greqia: Pikėpyetje pėr shtyrjen

Greqia zyrtare fajėson qarqet nacionaliste shqiptare pėr shtyrjen e procesit tė regjistrimit tė popullsisė. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Jorgos Dhelavekuras, gjatė njė deklarate pėr shtyp u shpreh skeptik pėr justifikimin, sipas tij, tė qeverisė shqiptare se shtyrja e regjistrimit u bė pėr shkak tė zgjedhjeve vendore tė 8 majit.

“Nga ana jonė, ne nėnvizojmė vendimin e qeverisė shqiptare, si edhe arsyet qė deklarohen pėr shtyrjen e saj. Megjithatė, duhet tė theksojmė se data e zhvillimit tė zgjedhjeve lokale ishte e njohur prej shumė kohėsh dhe nuk pėrbėn njė zhvillim tė tanishėm, qė do tė arsyetonte ndryshimin e planeve. Kjo, e ndėrlidhur me reagimet e ashpra tė qarqeve nacionaliste nė Shqipėri, por fatkeqėsisht edhe me zyrtarėt shtetėrorė, qė kundėrshtojnė pėrfshirjen nė pyetėsorin e regjistrimit tė pyetjeve jo tė detyrueshme pėr prejardhjen etnike, tė besimit fetar dhe tė gjuhės amtare tė tė regjistruarve, ngre pikėpyetje nė lidhje me arsyet reale tė shtyrjes, sidomos pas faktit qė shtyrja u pėrshėndet nga kėto qarqe si fitore dhe tėrheqje e qeverisė shqiptare, pėrpara kėrkesės sė tyre pėr heqjen e pyetjeve qė i shqetėsojnė. Nė ēdo rast, shėnojmė me kėnaqėsi, premtimin e ministrit pėrkatės, i cili paralelisht ėshtė edhe kryetari i Komisionit Qendror tė Regjistrimit, qė qeveria shqiptare vijon tė mbėshtesė zhvillimin e regjistrimit, me pyetėsor ku do tė pėrfshihen edhe pyetjet e sipėrpėrmendura jo tė detyrueshme. Ėshtė e vetėkuptueshme qė do tė vijojmė tė ndjekim situatėn”, u shpreh Jorgos Dhelavekuras.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme greke kujton se ky regjistrim i popullsisė ėshtė kusht i BE-sė, me tė cilin edhe Greqia ėshtė dakord.

Ju kujtoj se regjistrimi qė do tė zhvillohet brenda vitit 2011, me pyetėsor qė do tė pėrmbajė pyetje jo tė detyrueshme pėr prejardhjen etnike, bindjet fetare dhe gjuhėn amtare, cilėsohet nga Bashkimi Europian si kusht pėr t’u plotėsuar nga Shqipėria pėr detyrimin e vet tė mbledhjes sė tė dhėnave tė sakta pėr minoritetet, pėr tė zhvilluar edhe politikat pėrkatėse. Ky qėndrim i shprehur i Bashkimit Europian pėrputhet me atė grek. Besojmė se, vetėm me dhėnien e mundėsisė te tė gjithė tė regjistruarit pėr tė deklaruar prejardhjen e tyre etnike, Shqipėria do tė plotėsojė detyrimet e saj drejt qytetarėve nė lidhje me respektimin e minoriteteve, pėrshi edhe minoritetin etnik grek. Pėr mė tepėr, qeveria shqiptare do tė duhet tė sigurojė qė regjistrimi tė zhvillohet nė njė klimė, qė do tė lejojė kėdo tė deklarojė pa frikė tė dhėnat qė pėrmban pyetėsori. Krijimi i njė klime tė tillė nuk pėrputhet me veprimet e qarqeve nacionaliste ekstreme, tė cilat kanė taktikė tė pėrhershme stigmatizimin e minoritetit etnik grek e Greqisė dhe qė nuk pėrforcon klimėn e besimit, qė duam tė kemi dhe tė thellojmė me Shqipėrinė”, u shpreh zėdhėnėsi.

Ai u pėrgjigjet dhe publikimeve rreth konsullit grek nė Korēė.

“Zhurma e bėrė (pėr konsullin) ėshtė kryesisht gazetaresk. Konsulli ynė ishte ditėt e fundit nė Athinė pėr arsye shėrbimi dhe do tė kthehet normalisht nė detyrėn e tij, nuk ka ēėshtje tjetėr”, u shpreh Dhelavekuras.

http://www.panorama.com.al/panorama/...rticle&id=7333

Citim:
Regjistrimi,PDIU:Qėndrimi grek, i papranueshėm. Shkel hapur sovranitetin

TIRANĖ- Tė papranueshme, ndėrhyrje qė shkel sovranitetin dhe tė padenjė e ka quajtur Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet deklaratėn e zėdhėnėsit tė Ministrisė tė Jashtėm tė Greqisė, Jorgo Dhelavekuras, sipas tė cilit shtyrja e regjistrimit tė popullsisė mund tė cenojė integrimin e Shqipėrisė nė BE, botuar sot ne gazeten "Panorama".

Pėrmes njė deklarate pėr mediat, PDIU reagon ashpėr pėr kėtė qėndrim, duke theksuar se pas kėtij regjistrimi mbi baza etnike e feje mund tė fshihet nisja e betejės pėr Vorio Epirin. Sipas PDIU-sė, “shteti grek nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė njė ēėshtje qė i pėrket sovranitetit ligjor tė shtetit shqiptar. Shkelja e kėtij sovraniteti, sidomos nga njė shtet me shumė minoritete tė panjohura, qė nuk ka kryer kurrė regjistrim mbi baza etnike, pėrbėn njė pėrqasje tragjiko-komike tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore Shqipėri-Greqi, qė dėmton rėndė imazhin e shtetit grek nė sytė e gjithė shqiptarėve, duke dėmtuar si pasojė edhe marrėdhėniet e mira qė duhet tė ekzistojnė mes dy popujve dhe dy shteteve”

Madje, sipas kėsaj partie, pyetjet mbi pėrkatėsinė etnike, fetare dhe gjuhėsore nuk pėrfshihen nė pyetėsorėt e shumicės sė vendeve tė Bashkimit Evropian, pėrfshi shtete qė kanė minoritete apo grupime tė mėdha etnike dhe gjuhėsore, si Greqia, Spanja, Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Zvicra, etj.

PDIU kėrkon nxjerrjen me urgjencė tė tė dhėnave nga regjistrat e gjendjeve civile pėr minoritetin nė Shqipėri. Pėr kėtė sipas saj, duhet nxjerrja e rezultateve bazuar nė regjistrin kombėtar tė gjendjes civile, qė ėshtė cilėsuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian si njė regjistėr model.

“Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė kėrkesa e minoritetit pėr tė pasur njė numėr tė plotė dhe real tė anėtarėve tė tij tė realizohet. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave zyrtare, PDIU ėshtė e gatshme tė votojė apo qoftė edhe tė iniciojė ēdo ligj nė Kuvend pėr respektimin e tė drejtave tė minoritetit”, thuhet nė deklaratė.

http://www.panorama.com.al/panorama/...rticle&id=7331
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2011, 15:30   84
Citim:
Qeveria greke falenderon Pollon, akuzon nacionalistėt shqiptarė pėr shtyrjen e regjistrimit

Si tė ishte njė parti politike shqiptare qė interesohet dhe mban qėndrime pėr ēdo ēėshtje nė vend, Athina zyrtare, duke ndėrhyrė hapur nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, deklaron se shtyrja e regjistrimit tė popullsisė ishte njė vendim i paarsyeshėm.

Por, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė Jorgos Dhelavekuras, ka falėnderuar dhe ka shprehur mirėnjohjen e thellė pėr ministrin Genc Pollo, i cili ka premtuar njė regjistrimin popullsie tė atillė qė garanton manipulimin e kombėsisė shqiptare si dhe rrit artificialisht numrin e minoritarėve grekė nė Shqipėri.

“Nė ēdo rast, shėnojmė me kėnaqėsi, premtimin e ministrit pėrkatės, i cili paralelisht ėshtė edhe kryetari i Komisionit Qendror tė Regjistrimit, qė qeveria shqiptare vijon tė mbėshtesė zhvillimin e regjistrimit, me pyetėsor ku do tė pėrfshihen edhe pyetjet e sipėrpėrmendura jo tė detyrueshme. Ėshtė e vetėkuptueshme qė do tė vijojmė tė ndjekim situatėn”, u shpreh Jorgos Dhelavekuras.

Genc Pollo, i njohur si mbėshtetės i hershėm i projektit pėr greqizimin e jugut tė Shqipėrisė, tashmė mbetet shpresa e vetme e Athinės zyrtare pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare. Jo rastėsisht, nė radhėt e ministrave tė qeverisė Berisha, Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit, Genc Pollo, ka shfaqur zellin mė tė madh pėr tė marrė pėrsipėr procesin e regjistrimit tė popullsisė.

Angazhimi i Pollos pėr tė kryer kėtė proces, i cili synon greqizimin e jugut tė vendit, sqarohet vetėm po t’i referohemi prejardhjes filogreke tė familjes sė ministrit dhe lidhjeve tė tij tė ngushta me udhėheqėsit grekė. Veē kėsaj, gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo, i njohur si Take Pollo, ka qenė oficer i ushtrisė vorio-epirote nė vitet 1914-1917, me gradėn kapiten, ku ka djegur 27 fshatra nė jug tė Shqipėrisė si dhe ka vrarė rreth 500 shqiptarė.

Me sa duket, ėshtė kjo lidhje e ministrit me grekėt dhe paranojat e ‘97 se e rrėzuan grekėt nga pushteti, qė Berisha ėshtė kaq i pėrulur para interesave greke.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=41533
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2011, 16:17   85
reparti kimik
 
Citim:
Misteret e karrierės sė Genc Pollos nipit tė oficerit grek Take Pollo
Kastriot Myftaraj

04 November 2006

Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”.

Kur Genc Pollo hyri nė politikė me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri, nė dhjetor 1990, ai i kishte tė gjitha kredencialet pėr tė hyrė natyrshėm nė lidershipin e ri tė partisė sė majtė tė reformuar qė do tė dilte nga PPSH, ēka pas gjashtė muajsh do tė ishte PS.

Genc Pollo i pėrkiste njė familjeje tė nomenklaturės komuniste tė kohės- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit tė Historisė, njė post shumė i rėndėsishėm ky nė hierarkinė akademike tė regjimit komunist, qė kishte obsesionin e manipulimit tė historisė, aq saktė tė pėrshkruar nga George Orwell tek “1984“.

Kėshtu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugė argjendi nė gojė) qė pėrdorej dikur pėr pinjollėt e familjeve aristokratike. Genc Pollos nė jetė nuk i mbetej veē tė shijonte tė mirat qė do t’ i jepnin me “lugėn e argjendtė“. I ati i tij, patriarku i historiografisė komuniste, Stefanaq Pollo, po i pėrgatiste njė karrierė nėn hijen e vet.

Genc Pollo u diplomua nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1986 pėr histori, me njė specializim nė arkeologji. Me tė marrė diplomėn u emėrua nė sektorin e kėrkimit shkencor nė Akademinė e Shkencave, nė njė kohė qė bashkėstudentėt e vet merrnin emėrimin si mėsues historie.

Pasi u end pėr dy vjet korridoreve tė Akademisė sė Shkencave pa u shquar pėr ndonjė gjė, nė vitin 1988 ai fitoi tė drejtėn pėr tė bėrė njė specializim dyvjeēar nė Universitetin e Vjenės, nė Austri. Izolimi nė atė kohė ishte pėr shqiptarėt e thjeshtė, tė cilėt duhet tė mbaheshin larg influencės sė dėmshme tė botės kapitaliste, ndėrsa njerėzit e nomenklaturės ishin tė privilegjuar nė kėtė pikė. Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitin 1990, Pollo u emėrua nė Institutin e Arkeologjisė nė Tiranė, ku drejtor ishte Neritan Ceka.

Pra, Pollo, pėr nga origjina familjare dhe privilegjet qė kishte pasur, i pėrkiste “establishmentit” komunist qė ishte i lidhur me PPSH-nė dhe qė me ndryshimet politike qė po ndodhnin nė Shqipėrinė e vitit 1990, duhej tė qe pjesė e atij grupimi intelektualėsh tė rinj qė do tė reformonin PPSH-nė duke e shndėrruar nė njė parti tė majtė tė llojit tė socialdemokracisė perėndimore. Nė kėtė rol do tė qe i natyrshėm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri.

Pėrndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese pėr tė parėn parti opozitare qė u krijua nė Shqipėri nė dhjetor 1990, pra pėr PD-nė, qė Genc Pollo dhe tė tjerė si ai hynė nė lidershipin e kėsaj partie me krijimin e saj. Me kėta nuk dua tė them se komunistėt dhe bijtė e familjeve komuniste nuk duhej tė hynin nė lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme qė tė ēahej blloku monolit qė kėrkonte tė krijonte PPSH me 200 mijė anėtarėt dhe kandidatėt e partisė dhe njerėzit e familjeve tė tyre.

Por, kėtu duheshin pėrjashtuar, nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzit qė u pėrkisnin 2-3 mijė familjeve tė lidhura ngushtė me PPSH-nė dhe qė pėrbėnin nomenklaturėn. Ardhja e njerėzve nga kėto familje nė lidershipin e PD-sė nuk kishte sens as edhe nga pikėpamja elektorale se kėta njerėz nuk mund ta bėnin shtresėn sė cilės i pėrkisnin qė votonte pėr PD-nė dhe koha e tregoi se nuk arritėn qė ta bėjnė dot kėtė gjė.

Miranda Vickers, reportere pėr Shqipėrinė e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nė librin e saj “Shqipėria-nga anarkia te njė identitet ballkanik” e pėrshkruan kėshtu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njėrit nga nomenklatura e vjetėr, qė mė vonė u bė zėdhėnėsi kryesor i Berishės”. (Miranda Vickers: “Shqipėria- nga anarkia te njė identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranė 1998, f. 58)

Hyrja nė lidershipin e PD-sė, qė me krijimin e kėsaj partie, e njerėzve si Genc Pollo mund tė shpjegohet vetėm me skemėn e regjimit komunist pėr tė kontrolluar partitė opozitare me anė tė njerėzve tė nomenklaturės.

Kur nė 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismėtar prej 16 vetėsh i PD-sė, qė funksiononte edhe si forum drejtues i partisė, Genc Pollo nuk u pėrfshi atje me ndėrhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenė vetė pinjoll i njė familjeje tė nomenklaturės, kishte frikė se mos binte nė sy pėr keq qė nė lidershipin e partisė sė re kishte shumė njerėz tė nomenklaturės.

Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtė komisionit nismėtar tė PD-sė u emėrua zėdhėnės i partisė sė re, sė bashku me Preē Zogajn qė ishte anėtar i komisionit nismėtar. Pra ishte e qartė se njė dorė e fshehtė, donte qė ta mbante Genc Pollon, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nė lidershipin e partisė sė re.

Se kush ishte kjo dorė, kjo u kuptua pas disa ditėsh nė janar 1991, kur gjatė vizitės sė kryeministrit grek Micotakis nė Tiranė, Genc Pollo u pėrfshi nė pėrfaqėsinė e PD-sė qė u takua me kryeministrin grek. Nė kėtė takim kryeministri grek dha tė kuptojė simpatinė e tij, nė rradhė tė parė pėr Gramoz Pashkon dhe pastaj pėr Genc Pollon, u pėrpoq tė joshte Azem Hajdarin qė ia prezantuan si lider tė lėvizjes studentore dhe kryetar tė pėrkohshėm tė partisė dhe e injoroi krejtėsisht Sali Berishėn, “ylli” i tė cilit ishte duke u ngjitur nė “qiellin” e politikės shqiptare ngase kishte qartas mbėshtetjen e amerikanėve pėr tė dalė nė krye tė partisė, ēka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti qė i bėnte “Zėri i Amerikės”.

Sjellja e kryeministrit Micotakis nė rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin sė pari me atė se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga njė familje tradicionalisht shumė filogreke. Nė gazetėn “Tema”, tė Mero Bazes, nė 4 qershor 2000 (f. 12-13) ėshtė botuar njė dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente tė nxjerra nga arkivi i shtetit qė tregojnė se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenė oficer i ushtrisė vorio-epirote nė vitet 1914-1917, me gradėn kapiten.

Nė kėtė dossier thuhet: "Take Pollo ėshtė njėri prej tri komandatėve tė andartėve grekė qė masakruan shqiptarėt nė Jug tė Shqipėrisė…Dėshmi mbi kėtė veprimtari dhe pėrplasjen e kapiten Pollos me ēetat patriotike tė Butkės janė ende tė freskėta edhe nė zonat e Jugut. Shtėpia e Pollos u dogj nė fshatin e tij tė lindjes nė Pėrmet, pikėrisht nga ēeta e Butkės nė shenjė hakmarrjeje ndaj udhėheqėsit tė ēetės andarte greke. Biografia e zezė e Take Pollos filloi tė pėrbėnte njė problem mė vete pėr tė birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes sė komunizmit nė Shqipėri. Take Pollo andarti qė ka rrafshuar 27 fshatra dhe qė akuzohet pėr vrasjen e sė paku 440 shqiptarėve nė zonėn e Lunxhėrisė, Hormovės, Leskovik dhe Ēarshovė…Tentativa pėr mbulimin e veprimtarisė sė Take Pollos janė bėrė edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytėzuar emrin e gazetės “55” si gazetė nacionaliste dhe sidomos duke pėrdorur miqėsinė me drejtorin e gazetės, arriti tė botojė nė atė gazetė njė shkrim tė montuar keq pėr veprimtarinė e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13)

Sigurisht qė nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapėlqyer i Athinės pėr tė qenė nė lidershipin e PD-sė. Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”.

Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerėzve tė tjerė tė habitur tė PD-sė, vazhdoi tė tregonte historinė se si, nė vitin 1963, pak kohė pasi kishte lindur, gjyshja e kishte ēuar nė kishė gjoja fshehur prindėrve, siē bėhej nė atė kohė, pėr t’ u pagėzuar sipas ritit tė krishterė ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranės dhe Durrėsit, Paisi.

Micotakis pėrfitoi nga rast dhe tha se tash qė ortodoksėt kanė mundėsi ta ushtrojnė lirisht fenė e vet, nė mėnyrė qė kjo tė realizohet duhet qė nė Shqipėri tė vijnė klerikė grekė, gjė tė cilėn e mbėshtetėn pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndėrsa tė tjerėt nuk dinin se ēfarė tė thoshin, pasi u zunė tė papėrgatitur pėr kėtė ēėshtje.

Por, impakti kryesor nė PD i vizitės sė kryeministrit grek nė Tiranė qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks nė PD qė tė merrte kontrollin e partisė. Atėherė PD ishte nė prag tė konferencės konstituive qė do tė mbahej nė shkurt, ku do tė zgjidhej kryetari. Qė pas takimit tė lidershipit tė PD-sė me kryeministrin grek Micotakis nė PD filloi njė luftė e ashpėr pėr tė marrė kontrollin e partisė, mes dy klaneve, njėrit tė grumbulluar rreth Sali Berishės dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-nė kėtė tė fundit bėnte pjesė dhe Genc Pollo.

Nė dinamikė tė kėtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, pėr t’ u bėrė kryetar i PD-sė. Qė nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, nė pozitėn e tij si zėdhėnės i PD-sė u bė praktikisht zėdhėnės personal i kandidatit pėr kryetar Gramoz Pashkos, duke bėrė nė tė njėjtėn kohė replika tė tėrthorta me deklaratat e kandidatit tjetėr pėr kryetar, Sali Berisha.

Duke nxitur krahun ortodoks nė PD tė merrte nėn kontroll partinė kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur njė kompromis SHBA-Greqi pėr politikėn shqiptare tė erės pluraliste sipas tė cilit amerikanėt do tė dominonin PD-nė dhe grekėt tė dominonin partinė e majtė qė po lindte nga reformimi i PPSH.

SHBA-tė preferonin tė mbėshteteshin tek njerėzit me origjinė muslimane pėr tė krijuar lidershipin e PD-sė, kjo pėr shkak se muslimanėt qenė shumėsia e vendit dhe shumėsia absolute e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe troje tė tjerė nė Jugosllavi, ku SHBA-tė kishin interesa tė posaēme, qenė muslimanė. Nė anėn tjetėr, Greqia, synonte qė tė mbėshtetej tek kristianėt ortodoksė pėr lidershipin e PPSH (PS), pėr shkak se donte ta pėrdorte fenė e pėrbashkėt ortodokse me atė tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, si premisė pėr influencė politike dhe madje pėr asimilim etnik.

Nė konferencėn konstituive tė PD-sė, nė shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bėnte pjesė edhe Genc Pollo, tentoi qė ta merrte nėn kontroll partinė, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anė tė njė manovre tė sofistikuar, sipas sė cilės nė votimin e parė pėr kryetar nuk do tė fitonte askush dhe nė votimin e dytė do tė fitonte Gramoz Pashko.

Skema funksionoi pėrgjysmė, pasi nė votimin e parė Berisha mori vetėm 9 nga 10 vota qė i duheshin nė komisionin drejtues prej 19 anėtarėsh. Por nė vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nėn kontroll partinė, kryesisht pėr shkak tė kundėrshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar qė Berisha tė zgjidhej kryetar me njė shumėsi votash tė dalė nga votimi nė kryesi, sipas statutit, por me njė konsensus tė grupeve rivale, ēka e bėnte pozitėn e tij tė cenueshme.

Pas konferencės konstituive tė shkurtit 1991 Pollo mbeti pėrsėri nė njė pozitė evazive, me njė kėmbė brenda lidershipit dhe me njė kėmbė jashtė, duke qenė se nuk u zgjodh nė komisionin drejtues qė ishte njė lloj kryesie e partisė, por ruajti postin e zėdhėnėsit tė partisė. Nė zgjedhjet e para pluraliste, tė 31 marsit 1991, Pollo ishte njė nga tre kandidatėt e PD-sė pėr deputetė qė humbėn nė qytetin e Tiranės, nga 19 vetė qė PD kandidoi nė qytetin e Tiranės. Kjo humbje, qė duhet t’ i atribuohet mosbesimit tė elektoratit tė PD-sė pėr tė, si pinjoll i nomenklaturės, e dobėsoi pozitėn e Genc Pollos nė PD.

Nė prag tė Kuvendit I tė PD-sė, qė u mbajt nė shtator 1991, klani kundėr Berishės nė lidershipin e PD-sė u riaktivizua duke planifikuar qė tė mbėshteste kandidaturėn e Neritan Cekės, pėr postin e kryetarit tė partisė, nė vend tė Berishės. Neritan Ceka si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė vazhdonte qė tė ishte shefi i Genc Pollos, qė vazhdonte tė ishte punonjės i kėtij Instituti. Kjo ishte njė arsye shtesė pėr tė cilėn Pollo ishte praktikisht pjesė e stafit tė Cekės, qė punonte pėr zgjedhjen e kėtij tė fundit nė postin e kryetarit tė partisė.

Kjo gjė sigurisht qė e rriste distancėn mes Pollos dhe Berishės. Me disfatėn e Cekės nė Kuvend, ku u konfirmua Berisha nė postin e kryetarit tė PD-sė, u frenua dhe ngjitja e Pollos nė hierarkinė e PD-sė. Pollo u zgjodh anėtar i Kėshillit Drejtues (homolog i Kėshillit Kombėtar tė tashėm) tė PD-sė, por jo anėtar i kryesisė tė partisė.

E megjithatė, Pollo vazhdoi tė mbante postin e zėdhėnėsit tė partisė. Duke mos qenė mes favoritėve tė Berishės, Pollo nuk u fut nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes nė kryesi, kjo e mbushi kupėn e zemėrimit tė Pollos pėr Berishėn, ēka bėri qė tė rebelohet nė shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishėn pėr “Oksidentofobi”.

Rasti qė zgjodhi Genc Pollo pėr ta bėrė kėtė ishte sinjifikues pasi dėshmonte se ai kėrkonte tė fitonte kredit grek pėr ta pėrdorur nė politikėn shqiptare. Nė shkurt 1991, nė kulmin e debatit pėr ligjin e ri elektoral qė ia ndalonte organizatės politiko-kulturore tė minoritetit grek, “Omonia“-s, qė tė ishte njė subjekt elektoral, edhe pse kjo gjė u bė me votat e pėrbashkėta tė PS-sė qė kishte mazhorancėn parlamentare dhe tė PD-sė, Genc Pollo e ndjeu tė nevojshme tė bėnte njė distancim nė favor tė Greqisė.

Nė njė intervistė qė i dha gazetės “Hapėsirė” tė Forumit Rinor tė PD-sė, nė numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral qė iu bė “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parė ndonjėherė qė valėt e oksidentofobisė qė e kanė qendrėn diku nga mesi i rreshtave tė majtė tė Kuvendit tė pėrfshijnė edhe rreshtat e djathtė”.

Ėshtė e qartė se kjo ishte njė akuzė pėr kryetarin e PD-sė Berisha, qė nė kėtė rast kishte pėrgjegjėsinė pėr dominimin e krahut “oksidentofob” nė PD, pėrballė krahut oksidentofil, si kuintesencė e tė cilit na dilnin pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrsa si zėdhėnės i tė cilit nė kėtė rast dilte Genc Pollo.

Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob qė artikuloi Pollo, ishte ajo qė kėrkonte tė induktonte Greqia nė mendimin politik shqiptar dhe nė kancelaritė perėndimore: Nė Shqipėri Oksidentalizmi pėrfaqėsohet nga progrekėt, ndėrsa oksidentofobia nga antigrekėt. Duke qenė se nė kėtė aferė, si protagonist nė debatin nė parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur pėr proislamizėm, kjo u konvenonte grekėve dhe njerėzve tė tyre nė Shqipėri pėr t’ i dhėnė paradigmės edhe ngjyrimin fetar aq tė pėlqyer pėr ta, pra qė minoriteti grek i fesė ortodokse nė Shqipėri, qė kėrkonte tė ushtronte tė drejtat e veta, sipas modelit perėndimor, po persekutohej nga shqiptarėt muslimanė oksidentofobė.

Kėshtu, konflikti mes oksidentofobėve dhe oksidentofilėve nė Shqipėri dilte si konflikt mes minoritarėve grekė dhe tė krishterėve ortodoksė nga njėra anė dhe muslimanėve, nė anėn tjetėr.

Kėshtu ka tentuar ta paraqesė Greqia konfliktin politik nė Shqipėri qė nga ajo kohė dhe deri mė sot dhe Pollo u bė zėdhėnėsi i parė nė politikėn shqiptare i kėsaj paradigme politiko-kulturore, njė veprim i denjė ky pėr tė nipin e kapitenit tė andartėve grekė.

Pra, nė kėtė aferė, Pollo u bė drejtpėrdrejt zėdhėnės i Greqisė nė politikėn shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenė se ishte dhe zėdhėnės i PD-sė, sigurisht qė u pėrdor nga grekėt nė kancelaritė ndėrkombėtare.

Nė tė vėrtetė, e gjithė kjo ēėshtje u montua nga Greqia, si njė manovėr me tė cilėn me njė gur vrau dy zogj. Nga njėra anė ia arriti qė ta ndėrkombėtarizonte ēėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri, si njė ēėshtje tė dhunimit tė tė drejtave tė njeriut, edhe nė rrafsh politik, ndėrsa nė anėn tjetėr siguroi me krijimin e PBDNJ tė drejtėn e kandidimit nė zgjedhje nė tė gjithė vendin, ndėrsa “Omonia” e kishte tė kufizuar vetėm nė Dropull dhe Vurg.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=34596
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 17:05   86
Citim:
Godo: Greqia po ndėrhyn nė punėt e brendshme

Tiranė, 5 mars, NOA – Politikani i njohur Sabri Godo ka reaguar sot ndaj deklaratave tė bėrė nga ministria e Jashtme greke dy ditė mė parė. Nė takimin e shoqatės “Fan Noli”, Godo u shpreh se deklaratat e Athinės janė ndėrhyrje e saj nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė.

“Dje dėgjuat njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme greke. Nuk ėshtė hera e parė. Ka nisur dhe Bakojanis mė parė deklarata, kur pėrshėndeste Berishėn qė ka marrė pėrsipėr tė bėjė regjistrimin e popullsisė. Kush e ka ftuar kėtė ministri greke qė tė na ndihmojė? Kjo ėshtė njė ndėrhyje e Greqisė nė punėt e njė vendi tjetėr”, tha Godo.

Ai ka theksuar se synimi i disa qarqeve nė Greqi ėshtė shumė i qartė.

“Deklaratat e konsullit grek nuk ishin personale. Ata shikojnė se kėtu ka njė terren tė pėrshtatshme pėr tė bėrė regjistrimin. Terreni ėshtė pėrgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

Ai ėshtė ndalur edhe nė faktin se po pėrpiqet tė hidhen dhe ide pėr minoritet grek nė Korēė.

Nga ana tjetėr Godo ėshtė ndalur nė nismėn e shoqatės “Fan Noli” pėr mbledhjen e firmave pėr njė peticion qė do tė ndaloj zbatimin e ligjit pėr regjistrimin e popullsisė.

Ai ka thėnė se duhet bashkėpunim i gjithė faktorėve qė e kanė kuptuar rėndėsinė e kėsaj ēėshtje.

http://www.noa.al/2011/03/godo-greqi...t-e-brendshme/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.3.2011, 22:00   87
Citim:
Kėshilli bashkiak i Korēės: Tė largohet konsulli grek

Kėshilltarėt e Kėshillit Bashkiak nė Korēė kanė kėrkuar largimin nga detyra tė konsullit grek nė kėtė qytet, Theodoros Ikonomus.

Kjo pėr shkak tė thirrjeve nacionaliste dhe qėndrimit antishqiptar.

Nėpėrmjet njė deklarate tė miratuar nė unanimitet tė plotė, kėshilli bashkiak i ka cilėsuar thėniet e diplomatit grek si tė papėrgjegjshme dhe vetė diplomatin si zėdhėnės tė qarqeve shoviniste greke.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=15647

Citim:
PDIU proteston pėr rikthimin e konsullit grek nė Korēė

Pėrmes njė deklarate, Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet ka protestuar sot pėr rikthimin e konsullit grek nė Korēė.

Nė deklaratė thuhet se “ Me habi mėsuam se konsulli grek i Korēės, Theodhors Ikonomu, autori i famshėm i shpalljes sė betejave pėr Vorio Epirin ėshtė kthyer nė detyrė. Kthimi i tij pasoi njė ndėrhyrje tė patolerueshme nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė prej zėdhėnėsit tė ministrisė sė jashtme greke Delavekuras nė lidhje me shtyrjen e procesit tė regjistrimit. Ikonomu nė fakt e kishte paralajmėruar kthimin e tij me njė intervistė tė egėr nė shtypin nacionalist grek. Mė parė kishim deklarimin e Nikolas Geixhit pėr procesin e regjistrimit, skandalin me varrezat e Boboshticės, etj, etj.

Tė gjithė kėto fakte na lėnė tė dyshojmė se deklarimet e kėtij konsulli nuk ishin qėndrim individual i njė diplomati, por vijė politike e vendit fqinjė. Shkallėzimi i presionit nė kėtė mėnyrė, insistimi nė figurėn e konsumuar publike tė kėtij konsulli qė fyen ndjenjėn kombėtare tė shqiptarėve, tregon se regjistrimi i popullsisė duhet tė jetė vėrtet njė betejė pėr Greqinė nė territorin tonė. Ne i bėjmė thirrje edhe njėherė qeverisė greke tė distancohet nga deklarata qė dėmtojnė rėndė imazhin e fqinjve tanė nė sytė e gjithė kombit shqiptar, nė respekt tė qėllimit pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore.

Pėr fat tė mirė Shqipėria e sotme nuk mund tė tolerojė as si shoqėri, as si administratė shtetėrore njė arrogancė tė tillė. PDIU u bėn thirrje tė gjithė intelektualėve, organizatave patriotike dhe shqiptarėve qė tė reagojnė ndaj kėsaj parodie me shumė akte, qė na serviret vazhdimisht kohėt e fundit. Nė pėrshėndesim reagimin e Kėshillit Bashkiak tė Korēės dhe tė opinionit publik korēar, tė njerit nga qytetet mė tė lavdishme nė historinė tonė kombėtare ta bojkotojė kėtė personazh tė errėsirės.

PDIU kėrkon zyrtarisht nga qeveria shqiptare shpalljen e konsullit grek tė Korēės “persona non-grata”. Reagimi mbarėkombėtar kundėr deklaratave tė papranueshme tė tij ėshtė njė shenjė e qartė se Theodhoros Ikonomu nuk ėshtė njė person i dėshiruar nė vendin tonė. Ministria e jashtme duhet ta pėrkthejė kėtė reagim mbarėkombėtar nė njė veprim administrativ. Nė rast tė kundėrt, Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet do tė pėrshkallėzojė reagimin e saj kundėr konsullit grek, deri nė zėvendėsimin e tij.”, pėrfundon deklarata e PDIU-sė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=15651
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2011, 21:03   88
Citim:
Korēė, banorėt parrulla kundra konsullit grek

Pas reagimit tė Kėshillit Bashkiak i cili kundėshtoi vendimin pėr rikthimin e konsullit grek Theodhoro Ikonomu pėr shkak tė deklaratėve tė tij antishqiptare, me parulla pro Ēamėrisė banorėt e Korēės kanė protestuar sot para bashkisė dhe nė lagjet e ndryshme tė qytetit.

Parrullat me mbishkrimet "Mos harroni Ēamėrinė", "Rroftė Ēamėria" janė vendosur para bashkisė si shenjė proteste e qytetarėve ndaj rikthimit tė konsullit grek nė detyrėn e tij tė mėparshme.

http://www.gazetametropol.com/newsti...o.php?idn=3117
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.3.2011, 13:12   89
Citim:
Tė rinjtė e Labėrisė, tubim nė Himarė kundėr Bollanos

Qindra banorė tė Vlorės, Dukatit si dhe shumė qytetarė tė tjerė nga krahina e Labėrisė do tė protestojnė ditėn e diel nė Himarė. Arsyeja e protestės ėshtė se, nė faqen zyrtare tė Bashkisė sė Himarės ėshtė shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra tė tjera tė Labėrisė janė me ndėrgjegje kombėtare greke.

Organizimi i kėsaj proteste bėhet nga Kuvendi i Dukatit. Pleqėsia e kėtij Kuvendi ėshtė mbledhur dhe ka vendosur qė tė organizojė njė tubim paqėsor, i cili do tė nisė nga Orikumi, ditėn e diel nė orėn 09:00, dhe qė aty, me flamuj dhe pankarta nė duar, qindra njerėz do tė nisen pėr nė Himarė, pėr tė treguar se Dukati dhe fshatrat e Labėrisė nuk janė me ndėrgjegje greke, por janė shqiptarė.

Njė nga organizatorėt e protestės, anėtari i kryepleqėsisė sė Kuvendit tė Dukatit, Edviol Kulluri, i tha dje gazetės “Shqip” se: “Ne kemi menduar tė organizojmė kėtė protestė pėr tė kundėrshtuar thėniet e fundit, se jugu i Shqipėrisė ėshtė grek. Po ashtu, edhe pėr Bollanon, i cili nėpėrmjet faqes zyrtare tė Bashkisė sė Himarės qė drejton, shkruan se Dukati, Radhima, Tragjasi dhe 30 fshatra tė Labėrisė janė me ndėrgjegje kombėtare greke. Ne si tė rinj tė Dukatit, me mbėshtetjen edhe tė kryepleqėsisė, qė e miratoi propozimin tonė, vendosėm qė ditėn e diel tė organizojmė njė protestė paqėsore dhe sensibilizuese qė fillon nė Orikum dhe pėrfundon nė qendėr tė Himarės”.

Sipas Kullurit, ėshtė konfirmuar pjesėmarrja e qindra banorėve tė fshatrave tė Labėrisė, por edhe tė shumė banorėve tė Shqipėrisė sė Veriut. Madje, sipas tij, pritet qė njė numėr emigrantėsh tė udhėtojnė pėr nė Himarė enkas pėr kėtė protestė.

“Nga Orikumi do tė nisen rreth 400 tė rinj, dhe kur tė mbėrrijmė nė Himarė do tė protestojmė nė mėnyrė paqėsore dhe mendoj se nuk do tė kemi asnjė problem me banorėt atje”, - tha Kulluri.

Nė kuadėr tė kėtij organizimi, nė qytetin e Vlorės janė shpėrndarė dje fletėpalosje qė njoftonin pėr protestėn e ditės sė diel. Nė kėto fletėpalosje bėhet thirrje pėr protestė, jo vetėm ndaj Bollanos, por edhe pėr tė kundėrshtuar regjistrimin e popullsisė mbi bazėn e vetėdeklarimit tė kombėsisė. Por, megjithėse kanė organizuar nė detaje protestėn e sė dielės, tė rinjtė e Dukatit nuk kanė ende njė pėrgjigje nga policia pėr garantimin e mbarėvajtjes sė saj.

Burime nga Drejtoria e Policisė sė Vlorės bėjnė tė ditur se, ėshtė duke u pėrgatitur njė plan masash pėr tė mos lejuar krijimin e incidenteve gjatė kėsaj proteste, por nuk konfirmojnė nėse karvani i tė rinjve do tė lejohet tė hyjė nė qytetin e Himarės.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...0c18008be.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2011, 02:01   90
Patush
 
Pershendetje bashke anetare te forumit Vargmal.

Nuk isha ne gjendje te gjej vendin e pershtatshem per tu prezantuar pranaj po e baj ktu, shkurt dhe qart. Mire se ju gjeta dhe pergezime per forumin tuaj, kam hasur disa here ne kete forum dhe vendosa ti bashkohem.

Shkodran

Amerike
*********************************

Per temen: Dua te them se ka shume menyra te "promovimit" te nji lajme apo ideje, ky "promovim" mund te vije ne forme lavdeje apo qortimi. Ky "rreziku" minoritar qe organet njoftuese bombardojne publikun e thjeshte dhe te qete une mendoj se nuk eshte gje tjeter veqse nje "promovim" i gogolit qe nuk eshte! Djema nuk i duhen Turkut te Qrishtere Labet jo, ato e kane krymbin mrene prandaj mundohen me lajme dhe prapagande te tilla te shmangesojne vemendjen tone nga krymbi i tyre me lajme te tilla si ajo e "Vorio Epirit".
Trathtare ka dhe do te kete gjithmone por numri i tyre nuk i arrin .01% e popullesise, e keqja eshte se populli eshte perqare dhe e ka humbur ndjenjen e te kenunit Shqiptare! Fale komunizmit dihet. Qe ka jo Shqiptare kete e dijme te gjithe, le ta quajne ato vedin qfare te dojne, le te marrin ato cilen kombesi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2011, 11:02   91
Citim:
Banorėt e Dukatit, protestė nė Himarė kundėr Bollanos

Himarė, 20 mars, NOA – Qindra banorė nga zona e Dukatit nė Vlorė janė nisur drejt Himarės pėr tė zhvilluar njė protestė kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano.

Korrespodenti i Agjencisė NOA raporton se janė dhjetėra makina qė janė nisur nga zona e Orikumi dhe fshatrave pėr rreth, pėr tė demonstruar paqėsisht pakėnaqėsinė ndaj drejtuesit lokal.

Marshimi paqėsorė i banorėve tė komunave tė bregdetit ka ardhur si reagim ndaj qėndrimeve tė kryebashkiakut tė Himarės Vasil Bollano, pasi nė faqen zyrtare tė Bashkisė sė Himarės ėshtė shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra tė tjera tė Labėrisė janė me ndėrgjegje kombėtare greke.

Pleqėsia e Kuvendi tė Dukatit vendosi dy ditė mė parė qė tė zhvillojė njė protestė paqėsore nė Himarė. Nisja u planifikua nė orėn 09:00, nga Orikumi. Protestuesit shoqėrohen pėrgjatė rrugės nga forca tė shumta tė policisė. Ata mbajnė nė duar flamuj kombėtar dhe pankarta patriotike.

http://www.noa.al/2011/03/banoret-e-...nder-bollanos/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2011, 13:34   92
reparti kimik
 
I ndaloi policia isoj si herėn tjetėr kur ishin nis ēunat nga Vlora. Sot kishin ngrit postbllok nė dy pika.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2011, 15:41   93
Citim:
Himarė, ndalohet protesta anti-Bollano

Protesta e qytetarėve tė zonės sė Dukatit, por edhe e qytetarėve tė tjerė qė me dhjetėra makina kishin ardhur pėr t’ju bashkuar protestės, ėshtė bllokuar nga policia e cila kishte ngritur njė postbllok nė pikėn strategjike tė vrojtimit numėr 16-tė, nė afėrsi tė Llogarasė.

Protestuesit nuk janė lejuar tė vazhdojnė rrugėn nė drejtim tė Himarės.

Nėpėrmjet njė shkrese zyrtare, siē raportojnė mediet nga Shqipėria, policia ka informuar Kuvendin e Krahinės sė Dukatit, organizatorin e protestės se “lejonte zhvillimin e protestės nė qytezėn e Orikumit, por jo nė Himarė pasi itinerari i lėvizjes sė makinave ishte shumė i gjatė dhe do tė sillte bllokimin e rrugės nacionale dhe vėshtirėsi tė mbulimit tė saj nga policia”

Mė tej nė shkresėn zyrtare thuhej se nėse organizatorėt do tė zhvillonin protestėn nė Himarė atėherė ato do mbanin pėrgjegjėsi pėr veprėn penale tė organizimit dhe pjesėmarrjes nė grumbullime e manifestime tė paligjshme.

Protestuesit janė ndaluar nė Llogara dhe organizatorėt kanė lexuar deklaratėn, e cila ishte parashikuar tė lexohej para bashkisė sė Himarės kundėr Bollanos. Ndėr tė tjera nė deklaratėn e protestuesve thuhej se “protesta e organizuar nga Kuvendi i Krahinės sė Dukatit ka pėr qėllim tė kundėrshtojė tezėn e qarqeve ekspansioniste greke, se Dukati, Rradhima dhe 30 fshatra tė Labėrisė kanė ndėrgjegje kombėtare greke”.

Sa i pėrket protestės ajo nuk i drejtohet banorėve tė Himarės tė cilėt “janė vėllezėrit tanė” thuhet nė deklaratė por ėshtė kundėr Vasil Bollanos, pasi “ai ėshtė misionar i qarqeve greke”- thuhet nė deklaratė.

Protestuesit kanė paralajmėruar se nuk do tė ndalin protestat dhe se ato do tė vijojnė edhe pas zgjedhjeve vendore.

Ndėrprerja e protestės ka zhgėnjyer shumė protestues tė cilėt kanė kėrkuar tė vazhdojnė protestėn, por ajo nuk ėshtė lejuar nga Kuvendi i Krahinės sė Dukatit.

I pranishėm me forcat e policisė ka qenė vetė drejtori i policisė sė Vlorės Ylli Metko, i cili ka pasur dhe komunikime me protestuesit. Mė pas tė gjithė automjetet janė kthyer mbrapa.

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/2...-anti-bollano/

Citim:
Policia e Vlorės nuk lejon protestėn kundėr Bollanos

Vlorė – Policia e Vlorės nuk ka lejuar sot protestėn e banorėve tė Orikumit dhe Dukatit, kundėr kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano.

Policia ndaloi nė Qafėn e Llogorasė makinat qė udhėtonin nga Orikumi drejt Himarės, duke penguar vazhdimin e tyre. Marshimi paqėsor i banorėve tė komunave tė bregdetit ėshtė organizuar nga Kuvendi i Dukatit, i cili kishte pėr qėllim kundėrshtimin e qėndrimeve tė Bollanos nė faqen zyrtare tė Bashkisė sė Himarės nė internet.

Sipas z. Bollano, Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi, si dhe 30 fshatra tė tjera tė Labėrisė, janė me ndėrgjegje kombėtare greke.

Ndėrkaq, mėsohet se protestuesit kanė paralajmėruar se protestat e tyre nuk do tė ndalen kėtu dhe se do tė vijojnė me tė njėjtin intensitet nė ditėt nė vijim. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/33869/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:16   94
Citim:
Skandali i Boboshticės, Omonia: Paguam ne

Pas njė serie seancash tė dėshtuara, skandali i dhunimit tė varreve nė fshatin Boboshticė tė Korēės ka nisur mė nė fund tė gjykohet. Tre tė pandehurit, kryetari i “Omonia”-s sė Korēės, Naum Disho, dhe dy muratorėt Luan Zaēe dhe Alqi Koroveshi janė paraqitur tė tre dje nė Gjykatėn e Rrethit tė Korēės sė bashku me avokatėt e tyre.

Prokurorja e ēėshtjes, Irena Cunoti, parashtroi akuzat pėr dhunim varresh dhe ndėrtim pa leje. Ajo sqaroi se varret e vjetra tė Boboshticės janė mbuluar me beton dhe nė sipėrfaqe janė gjetur eshtra.

Sipas akuzės, nė vendin ku ėshtė kryer ndėrtimi i njė rrugice me beton dhe platformės ku do tė kryhej ceremonia pėr nder tė ushtarėve grekė, janė gjetur 11 fragmente kockore tė cilat i janė nėnshtruar ekspertimit dhe ėshtė konkuduar se janė eshtra njerėzore.

"Nga hetimet qė janė kryer nė vendin ku ėshtė bėrė njė ndėrtim i paligjshėm ėshtė konstatuar se nga punimet, varret janė mbuluar me beton. Nė sipėrfaqe ka pasur edhe eshtra, tė cilat janė marrė nė cilėsinė e provės. Nga verifikimet nė terren dhe kėqyrja e vendit janė gjetur 11 fragmente kockore tė cilat janė dėrguar me objekt ekspertimin dhe ėshtė konkluduar se bėhet fjalė pėr eshtra njerėzore”, tha prokurorja Irena Cunoti.

Vetė tė pandehurit janė mbrojtur me pretendimin se nuk kanė pasur dijeni pėr ekzistencėn e varreve nė vendin ku kryen punime. Kreu i organizatės “Omonia” pėr Qarkun e Korēės, Naum Disho, ka marrė pėrsipėr financimin e punimeve nė varrezat e Boboshticės, por ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni pėr ekzistencėn e varreve nė vendin ku do tė kryheshin punimet. Ndėrkohė, muratorėt Alqi Koroveshi dhe Luan Zaēe kanė deklaruar se ata kanė bėrė vetėm punėn sipas porosisė dhe nuk kanė parė eshtra.

“Unė kam bėrė punėn time si murator. Pėr sa kohė kam punuar aty, nuk kam parė varre dhe as kocka. Aty vinin edhe fshatarėt dhe po tė ishte se kishte kocka do thonin diēka. Aty ku kam punuar unė s’kishte kocka dhe pėr kėtė kėrkoj tė bėhet heqja e betonit dhe tė shikohet ka apo jo kocka poshtė. Unė jam ortodoks dhe nuk ma lejon as feja tė prish varret. Nuk kam bėrė gėrmime”, ka thėnė punėtori Alqi Koroveshi.

Nga ana e tij, pėrmes avokatit mbrojtės Nevzat Tarelli, kreu i “Omonia”-s, Naum Disho, deklaroi se ka bėrė financimin e punimeve nė Boboshticė pėr tė bėrė nderimet pėr ushtarėt grekė, por ndėrtimi, sipas tij, nuk ėshtė i paligjshėm, pėr sa kohė qė nuk bėhet fjalė pėr ngritjen e njė objekti, por thjesht pėr shtrimin e njė rrugice me beton dhe njė platforme pėr ceremoninė, sepse nė kodėr kishte baltė.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...7952d374e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2011, 18:32   95
Citim:
Banorėt e Boboshticės: Ata qė dhunuan varret tona janė nė Greqi

KORĒE- Ishin dhunuar varret e Boboshticės ose jo; a kishin mbetur eshtra tė vdekurish mbi sipėrfaqen e tokės; a kishin dijeni tre tė pandehurit qė kryen punimet sė bashkė me betonin po betononin edhe njė pjesė tė varreve; a ishin ata tė pajisur me leje pėr kryerjen e punimeve tė tilla; nėse banorėt ishin kundėr punimeve si u bė e mundur qė ndėrtimet tė realizoheshin; sa ėshtė numri i varreve tė dhunuara, si dhe njė sėrė pyetjesh tė tjera, sė fundi morėn pėrgjigje nė seancėn e radhės gjyqėsore tė zhvilluar ditėn e hėnė nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor Korēė, ku ishin tė pranishėm tre tė pandehurit, Naum Disho, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaēe, tė cilėt akuzohen pėr veprėn penale tė dhunimit tė varreve tė Boboshticės nė bashkėpunim, si dhe pėr kryerjen e ndėrtimeve pa leje nė bashkėpunim.

Pyetjeve tė ngritura nga organi i akuzės u dhanė pėrgjigje banorė tė fshatit Boboshticė, tė cilėt nė kėtė seancė gjyqėsore ishin tė pranishėm si dėshmitarė qė kishin dijeni mbi ngjarjen. Numri i dėshmitarėve ishte i madh, ēka solli qė seanca gjyqėsore nė fjalė tė ishte njė maratonė e vėrtetė. Pėr herė tė parė nga njė dėshmitar u pohua se ata qė kishin dhėnė urdhėr pėr kryerjen e punimeve janė nė Greqi. Megjithatė, dėshmitė qė u sollėn ishin tejet rrėqethėse.

Banorė tė fshatit Boboshticė, tė thirrur si dėshmitarė nė kėtė seancė gjyqėsore, treguan njėri pas tjetrit me njė dhimbje tė dukshme pėr atė ēfarė kishte ndodhur me varret e tė parėve, ku herė pas here binte nė sy dhe gjendja emocionale e dėshpėruar e tyre.

Sipas dėshmitarėve, varreza nė pjesėn e sipėrme tė fshatit ėshtė varreza mė e vjetėr e Boboshticės, ku ndodhet njė numėr i madh varresh. Dendėsia e varreve ishte e madhe, thanė dėshmitarėt, pasi territori i varrezės kishte qenė i vogėl dhe pėr kėtė arsye tė vdekurit varroseshin shumė pranė me njėri-tjetrin.

Askush nuk mund tė thotė me siguri, se sa ėshtė numri i varreve, por ajo ēka deklaruan dėshmitarėt kishte tė bėnte me faktin se nė njė varr mund tė gjendeshin dhe eshtrat e 7 tė vdekurve, pasi kohė pas kohe eshtrat e tė vdekurve i vendosin nė njė varr tė vetėm.

Dhe jo vetėm kaq, nė varrezėn e vjetėr kishin pasur varret e tyre edhe njerėz tė nderuar tė kėtij fshati, intelektualė apo njerėz tė pasur qė kishin ndihmuar nė krijimin e infrastrukturės qė lidhte kėtė fshat me qytetin e Korēės. Njė dėshmitar tregoi se si Naum Disho i kishte kėrkuar t’i betononte varrin e gjyshit qė bazamenti i kryqit tė dilte sa mė i bukur. Jo rrallė herė kjo seancė gjyqėsore u shoqėrua nga dhimbja dhe humori i zi.

“Pėr fillimin e punimeve nė varrezėn e fshatit tonė nuk na pyeti askush, tha dėshmitari Sotir Koēo, 61 vjeē, banor i fshatit Boboshticė, njėherazi dhe kujdestar i kishės. Gjithēka nisi krejt papritur. Njė mėngjes sollėn dėrrasa dhe mjete tė tjera, ndėrsa ditėn tjetėr nisėn nga puna pėr krijimin e armaturave ku do tė hidhej beton”.

Pas kėsaj, Koēo tregoi gjithė peripecitė e tij pėr tė ndalur punimet, duke i zbuar dy punėtorėt Ali Koroveshin dhe Luan Zaēen, por ata do tė riktheheshin pėrsėri. Kur i kishte pyetur se nga kush e kishin marrė kėtė urdhėr pėr kryerjen e punimeve, dy tė pandehurit e pėrmendur mė sipėr i ishin pėrgjigjur: “Ata qė kanė dhėnė urdhrin janė nė Greqi”, por pa specifikuar konkretisht se kush kishin qenė ata. Pas pėrplasjes sė tij, (tė Sotir Koēos), dhe dy punėtorėve, nė varrezat e Boboshticės ishte shfaqur i pandehuri tjetėr, Naum Disho, ku ky i fundit i kishte deklaruar se punimet do tė vazhdonin.

“Pėrveē meje, punimet u kundėrshtuan edhe nga prifti Jani Trebicka, edhe nga banorė tė fshatit Boboshticė, por Naum Disho nuk hoqi dorė nga kryerja e punimeve deri sa i realizoi ato”, tha Sotir Koēo, kujdestari i kishės, i cili ka tre varre tė tė parėve tė tij nė atė varrezė.

Nė vijim tė dėshmisė sė tij, Sotir Koēo, njė nga dėshmitarėt kryesorė tė kėsaj ngjarjeje, tha se Naum Disho i kishte gėnjyer, duke u thėnė se pėr kryerjen e punimeve kishte marrė leje nga komuna e Drenovės, gjė qė tashmė nuk rezulton e vėrtetė, sepse kryetari i komunės, Flamur Sala, e ka hedhur poshtė dhėnien e njė leje tė tillė.

Veē kėsaj Naum Disho u kishte thėnė se kishte pasur si qėllim tė bėnte diēka tė bukur nė varrezat e tyre, por qė si pėrfundim “e bukura” pėrfundoi me betonimin e varreve tė tė parėve tė Boboshticės dhe me zbulimin e eshtrave tė disa tė vdekurve tė tjerė.

Megjithatė, thanė dėshmitarėt, kur e pyetėm Naum Dishon se pėrse duhej kjo rrugė nė varreza, ai na u pėrgjigj: “Rruga duhet se grekėve u bėhen kėmbėt me baltė”.

Ndėrsa njė dėshmitar tjetėr, Ilo Melko, tregoi se si i pandehuri Naum Disho i kishte kėrkuar qė t’ia mbulonte me beton varrin e gjyshit, me qėllim qė bazamenti i kryqit tė dilte sa mė i bukur. Unė pranova, tha Melko, qė betoni tė shtrihej deri nė afėrsi tė varrit tė gjyshit, duke e devijuar kėndin e betonit, por ata qė ta bėnin bazamentin tė bukur mė mbuluan edhe varrin e gjyshit tim. Bazamenti u bė i bukur, por varri i gjyshit u mbulua nga betoni.

Njė nga pyetjet e ngritura nga akuza dhe qė u prit me mjaft interes edhe nga tė pranishmit nė sallėn e gjyqit, kishte tė bėnte me faktin nėse varret ishin tė dukshėm aty ku tė pandehurit po ndėrtonin rrugėn, apo nė tė vėrtetė nuk kishte mbetur asnjė shenjė dhe tė pandehurit nuk e dinin se ēfarė po bėnin.

Pėrgjigjja qė erdhi nga kujdestari i kishės, por edhe nga dėshmitarė tė tjerė, ishte kjo: “Jo tė gjitha varret ishin tė dukshėm, por njė pjesė e tyre dallohej qartė, pasi ēdo varr kishte te koka njė kryq, i cili ose ishte rrėzuar ose ishte thyer, por qė kishte dhe varre qė shquheshin krejtėsisht. Me ndėrtimin e rrugės prej betoni u betonuan edhe varret qė ndodheshin pėrgjatė saj. Nėse betoni do tė prishet atėherė gjithēka do tė saktėsohet se sa varre kanė mbetur poshtė betonit. Ndėrkaq pėrmes dėshmive u sollėn fakte tė tjera pėr eshtrat e tė vdekurve qė ishin nxjerrė me lopatė, duke i mbuluar me dhe (baltė) nė sipėrfaqe tė tokės pėr tė mos rėnė nė sy, por pas disa ditėve kishte rėnė njė shi dhe gjithė eshtrat kishin mbetur zbuluar. Eshtrat e zbuluara ishin kafka njerėzish", pohuan dėshmitarėt. Ajo ēka u dėgjua nė atė sallė ishte tepėr tronditėse. Gjithsesi gjykimi ende vazhdon.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70000
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2011, 17:39   96
Citim:
Dhunimi i varreve nė Korēė, kėrkohen me forcė dėshmitarėt

Korēė – Seanca e sotme pėr procesin gjyqėsor pėr dhunimin e varreve nė Boboshticė dėshtoi, teksa trupi gjykues ka kėrkuar marrjen me forcė tė dy dėshmitarėve.

Nė seancėn e sotme pritej tė dėshmonte kryetari i komunės Drenovė, Flamur Sala dhe dėshmitari Jano Trebicka, tė cilėt pėr tė dytėn herė nuk u paraqitėn nė gjykim.

Pėrballė kėsaj situate, gjyqtarja Afėrdita Lika ka kėrkuar nga policia qė nė seancėn e radhės mė 18 maj, dy dėshmitarėt tė sillen me forcė nė seancė. Tė pandehur nė kėtė proces, janė Naum Disho, kryetar i organizatės OMONIA tė rajonit tė Korēės qė kishte urdhėruar kryerjen e punimeve nė varrezat e vjetra tė fshatit Boboshticės dhe dy punėtorėt qė kryen punimet, Alqi Korroveshi dhe Luan Zaēe.

Skandali me varret nė fshatin Boboshticė u zbulua nė tetor tė vitit tė shkuar, ku me njė financim tė organizatės greke OMONIA, ishin prishur disa varre pėr tė ndėrtuar terrenin pėr hapėsirat e njė kryqi tė madh tė ngritur atje. /S.Ll/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/35225/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2011, 18:07   97
Citim:
Fier, ēamėt nė protestė

Qindra qytetare fierake, pėrfaqėsues tė komunitetit ēam dhe trevave tė tjera, protestuan nė njė nga sheshet kryesor tė qytetit, kundėr parrullave antishqiptare qė janė shfaqur ditėt e fundit nė Himarė dhe gjithė rivierėn shqiptare.

Me flamuj kombėtarė dhe parrulla kundėr provokimeve dhe pėrēarjes, protestuesit kanė kėrkuar qė partitė politike tė ulin flamujt e tyre dhe tė mbajnė lart flamujt kombėtar dhe ēėshtjen e identitetit kombėtar.

Pėrfaqėsues tė shoqatave tė ndryshme vunė theksin nė harmoninė qė duhet tė ketė tė dy popujt dhe tė mos lejojnė qė qarqet nacionaliste greke tė fusin pėrēarje midis tyre.

Tubimi kundėr parrullave qė fyejnė kombin shqiptar dhe nė veēanti komunitetin ēam, u zhvillua me iniciativėn e Partisė Drejtėsi Integrim dhe Unitet dega Fier.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=114937
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2011, 15:48   98
Citim:
Himarė, kandidati i PS, si Bollano. Postera nė greqisht

HIMARE- Ata janė katėr. Qė tė katėrt garojnė pėr mandatin e kryebashkiakut nė Himarė. Qė tė katėrt po bėjnė fushatė elektorale me postera, por vetėm njėri nė shqip.Tre tė tjerė kėrkojnė votat shqiptare me parulla greke. Vasil Bollano i Partisė Bashkimi i tė Drejtave tė Njeriut, Jorgo Goro, i Partisė Socialiste dhe Dhimitėr Llazari, i partisė MEGA ndryshojnė vetėm logot nėpėr postera, ndėrsa thirrjet dhe alternativat qė paraqiten aty, janė tė shkruara greqisht.

Dy tė fundit edhe i kombinojnė tek-tuk ato me ndonjė “sqarim” nė gjuhėn tonė. Pėr shembull, socialisti Goro ka shqipėruar sloganin. “Sė bashku pėr njė Himarė Europiane”, ėshtė parulla e Goros, e cila ėshtė e vetmja pjesė e materialit elektoral tė tij qė ėshtė pėrkthyer nė shqip, pasi nė ēdo detaj tjetėr gjithēka “shėrbehet” nė greqisht.

Ndėrkaq, Bollano nuk e njeh shqipen as pėr tė shkruar emrin e tij. Ai ka stampuar identitetin me alfabetin grek, ndonjėherė dhe me atė anglisht, por nė asnjė rast nė gjuhėn tonė. I vetmi qė nuk ka pranuar greqishten nė postera, ėshtė kandidati i Partisė Demokratike, Savo Prifti, por kudo qė ndodhet ai, Bollano gjendet disa centimetra larg tij: majtas, djathtas ose mė lart, por asnjėherė mė poshtė…

Pranė tyre Goro po zhvillon njė fushatė tė qetė posterash, ku ndryshe nga slogani i partisė mėmė “E vetmja rrugė”, paraqitet me parullėn personale: “Sė bashku pėr njė Himarė Europiane”. Kjo ėshtė fushata e posterave grekė nė Himarė, por ajo e klaneve politike duket se nuk njeh nacionalitet…

http://www.panorama.com.al/aktualite...ra-ne-greqisht
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2011, 21:36   99
Citim:
Falsifikuan kombėsinė nė atė greke, procedohen 4 vetė

Sarandė – Pavarėsisht zhurmės sė madhe kundėr ndryshimit tė kombėsisė, rastet duket se pėrsėriten edhe tani.

Policia e Sarandės nisi procedimin penal ndaj katėr shtetasve, pasi dyshohet se kanė paraqitur nė Konsullatėn greke, me qėllim pėr tė pėrfituar leje qėndrimi nė shtetin grek, certifikatė tė falsifikuar nė rubrikėn e kombėsisė, duke e falsifikuar atė si greke.

Procedimi nisi ndaj Foto Shupuli , 43-vjeē , banues nė fshatin Mursi-Sarandė; Mihal Shupuli, 66-vjeē, banues nė fshatin Xarė-Sarandė; Jaras Shupuli, 39-vjeē , banues nė fshatin Mursi-Sarandė si dhe Jorgulla Jani, 39-vjeēe , banuese nė fshatin Xarė-Sarandė.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Sarandė pėr veprėn penale “Falsifikimi i akteve tė gjendjes civile”. /Saimir Lleshi/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/37276/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.6.2011, 09:06   100
Citim:
Dėnohet kreu i Omonias nė Korēė

Gjykata e Korēės dha sot dėnimin me njė vit burg pėr kryetarin e organizatės Omonia nė kėtė rreth Naum Disho. Ai akuzohet se ka kryer veprėn penale tė dhunimit tė varreve shqiptare nė zonėn e Boboshticės, gjatė punimeve tė kryera pėr ndėrtimin e njė memoriali me simbole greke.

Gjatė shqyrtimit gjyqėsor, prokuroria me tė paktėn 13 dėshmitarė faktoi para gjykatės se kreu i Omonia, Naum Disho kishte organizuar kryerjen e punimeve nė zonėn ku ndodhi edhe gėrmimi e hapja ēnjerėzore e varreve shqiptare.

Dėshmitarėt thanė nė proces se kishin punuar pėr llogari tė Omonias dhe ishin paguar nga kryetari i kėsaj organizate nė Korēė. Naum Disho ne gjykate Njė seancė mė parė, prokuroria kėrkoi qė Naum Disho tė dėnohej me dy vjet burg pėr veprėn penale tė dhunimit tė varreve.

Kjo ngjarje ndodhi ne muajt e fundit te vitit te kaluar ndersa prokuroria hapi hetimet pas denoncimit te banoreve se po dhunoheshin varret e te pareve te tyre.

Nė seancėn e sotme gjykata dha dėnimin edhe pėr dy tė akuzuarit tjerė, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaēe, tė cilėt u penalizuan me 1 vit burgim, me kusht qė tė mos mospėrsėrisin apo kryejnė ndonjė vepre penale pėr 3 vjet. Ata janė akuzuar se kanė kryer gėrmimet qė dėmtuan varret shqiptare nė Boboshticė tė Korēės.

http://www.gazetametropol.com/newsti...o.php?idn=3283
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:27.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.