Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.2.2008, 10:01   1

Shkrim i cituar Edith Durham, Njė shkrim i panjohur pėr Shqipėrinė


Citim:
Edith Durham, Njė shkrim i panjohur pėr Shqipėrinė
05/02/2008 - 08:49

Nė njė koleksion antikuaresh pak vite mė parė studiuesi Shyqyri Nimani hasi nė njė botim enciklopedik, mes fletėve tė tė cilit gjendeshin disa faqe kushtuar Shqipėrisė. Njė botim afro njė shekullor. Nimani dėshmon se ra nė kėto gjurmė ndėrsa hulumtonte mes kėtyre antikuarave nė qendėr tė qytetit jugor bregdetar dhe shumė tė bukur anglez Bournemouth.

Enciklopedia vėllimore britanike titullohet “Peoples of all nations- Their Life Today and the Story of their Past” (Popujt e tė gjitha kombeve- Jeta e tyre sot dhe historia e sė kaluarės sė tyre). Tekstet janė shkruar nga shkrimtarėt mė tė spikatur tė antropologjisė udhėtimore dhe historisė, dhe janė ilustruar me mbi 5000 fotografi, me tablo tė shumta me ngjyra dhe me 150 harta.

Redaktimin e kishte bėrė i mirėnjohuri J.A.Hammerton, ndėrsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Limited” nė Londėr. Kėrkimet e kėtij rasati Nimani i botoi nė mars tė vitit tė kaluar nė tė pėrmuajshmen “Albanica” dhe mes tė tjerash shpjegon detaje mbi atė pjesė tė kėtij vėllimi enciklopedik qė lidhet drejtpėrdrejt me Shqipėrinė. Siē shpjegon Nimani vėllimi i parė i cili fillon nga faqe 1 deri nė faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike pėrfshin edhe kapitullin qė lidhet me Shqipėrinė (Albania) fillon nga faqja 46 dhe pėrmbyllet me faqen 63. Pra, janė 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartė, tė gjitha nė bardhė e zi. 15 faqe janė shkruar nga Mary Edith Durham, ndėrsa 3 faqe tė tjera nga H.T.Montague Bell.

Kapitulli mė voluminoz ai me titull “Mė i vjetri dhe mė i veēanti i popujve tė Ballkanit” ėshtė shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”.

Ndėr tė jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erės sonė ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerėsisht nga keltėt, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kėshtu, ai ėshtė banori mė i vjetėr i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njėpasnjėshėm tė romakėve, bullgarėve, serbėve e turqve dhe mbeti shqiptar, dėshmon mjaftueshėm ndjenjėn e tij tė fuqishme kombėtare. Asnjė pushtues nuk ka pasur sukses nė kredhjen e tij”.

Mis Durhami pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtės dhe se festat kremtohen nė mėnyrė madhėshtore. Kostumet popullore me tė gjitha zbukurimet femėrore dhe mashkullore krijojnė pamje tė paharrueshme. Lufta i ka shfarosur kėto troje dhe e ka lėnė popullatėn e uritur tė shketėruar, tė plaēkitur radhazi nga malazezėt, serbėt, bullgarėt dhe austriakėt. Periudhat e volitshme shqiptarėt i shfrytėzonin pėr rindėrtimin e fshtrtave tė djegura dhe normalizimin e jetesės.

Nė vazhdim, Mis Durhami pėrshkruan jetėn e qytetarit gjithandej nė Shqipėri, i cili ushtron njė jetė shumė mė ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai ėshtė zakonisht artizan i shkathėt dhe punon nė mėnyrė industriale. Gati e tėrė prodhimtaria e qėndistarisė sė bukur nga ari e Ballkanit ėshtė vepėr shqiptare. Kostumi madhėshtor i Oborrit tė Malit tė Zi ishte krijimtari e rrobaqepėsve shqiptarė. Shumica e argjendarėve tė Ballkanit, gjithashtu, janė shqiptarė apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e ēuditshme- siē thotė Mis Durhami - shumica e formėsimeve artistike qė akoma bėhen nga ata u pėrngjajnė ornamenteve tė gjetura nė varreza parahistorike, sa qė sė bashku shkathtėsia dhe stolia duket se janė trashėguar nga ilirėt e lashtė. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastėrtia shtėpiake e shqiptarit mund tė jetė shembull pėr shumė tė tjerė.

“Kishat dhe xhamitė sė bashku mund tė gjenden nė qytetet mė tė mėdha. Meqė turqit kishin pushtuar Shqipėrinė nė fund tė shekullit XV, shqiptarėt vite me radhė kėrkonin ndihmė nga Evropa e krishterė dhe posaēėrisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe nė shekullin XVIII Islami filloi tė pėrhapej nė Shqipėri ashtu sikur edhe nė trojet e tjera tė Ballkanit. Por shqiptarėt e vėnė racėn para religjionit dhe tė krishterėt me myslimanėt u bashkuan tė luftonin turqit pėr pavarėsi. As qė ėshtė myslimani shqiptar fanatik”.

Nė vijim Durhami shkruan mbi martesat e pėrziera tė shqiptarėve tė krishterė dhe myslimanė pėrkundėr urdhrave tė klerikėve, se anėtarė tė tė dyja religjioneve mund tė gjendeshin ndonjėherė nė njė familje. Shumė fise janė tė pėrziera dhe tė krishterėt dhe myslimanėt kanė tė njėjtat zakone kombėtare tė trashėguara nga lashtėsitė: ora-shpirti qė shkreptin si zjarri natėn; shtriga-qė mund tė zvogėlohet sa miza, qė pėrbirohet nėpėr vrimė ēelėsi dhe qė thith gjakun e viktimės sė saj.

Ka fshatarė nė Shqipėri tė cilėt mund tė shėrojnė sėmundje tė caktuara dhe kirurgė shumė tė shkathėt, tė cilėt mund tė bėjnė operacione, sepse ata i kuptojnė trajtesat antiseptike. Vėrtet, duket se kjo mėnyrė praktikohej nė Shqipėri para se tė njihej nė Angli.

Sipas Nimanit, “pėrqėndrimi i Durham fokusohet nė tė dhėnat relevante mbi gjuhėn e shqiptarėve, me ē’rast, ndėr tė tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet qė nga fushat e Kosovės e deri te Gjiri i Artės, se ėshtė pa dyshim gjuha e ilirėve tė lashtė – tė folurit maqedonisht e Aleksandrit tė Madh. Vetė Straboni (nga shek.I i kohės sonė) na tregonte se tė dy popujt (ilirėt dhe maqedonasit) flitnin tė njėjtėn gjuhė. Ndaj kėsaj gjuhe shqiptari, qoftė i krishterė apo mysliman, ndjen krenari me ngazėllim dhe ngulmim qė pėrmban diēka heroike”.

Nė vijim Durhami shkruan se serbėt, grekėt dhe turqit mė kot u pėrpoqėn ta shkatėrronin gjuhėn shqipe. Serbėt dhe malazezėt kanė aneksuar mijėra e mijėra shqiptarė dhe kurrė nuk u kanė lejuar tė kenė njė shkollė apo tė shtypin njė letėr nė gjuhėn e tyre amtare.

Durhami shkruan: “meqė shqiptarėt e krishterė tė jugut i takojnė Kishės Ortodokse, njė peshkop grek kėtu madje njėherė kishte shkishėruar gjuhėn shqipe dhe priftėrinjtė thoshin se ishte e padobishme tė lutej nė shqip meqė Krishti nuk e kupton atė. Nga ana tjetėr, turku e dėnonte me pesėmbėdhjet vjet burgim ēdokėnd i cili ligjėronte apo botonte nė gjuhėn shqipe tė ndaluar.

Por shqiptari i patundshėm i botonte librat e tij jashtė vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vėshtirėsi dhe rrezik. Shqiptari mėsoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundėsi ai i kryente studimet nė Vjenė apo Paris. Shumė studentė u arsimuan nė Robert College nga amerikanėt”.

Ndėrkaq, kapitulli i dytė pėr Shqipėrinė, ėshtė shkruar nga H.T. Montague Bell, redaktor i “The Near East” (Lindja e Afėrt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fėmigjetur tė Evropės” artikullin e tij.

“Pasardhės tė arianėve tė parė ardhacakė dhe tė ilirėve, trakasve apo epirotėve tė kohėve klasike, shqiptarėt janė raca mė e vjetėr nė Evropėn Juglindore. E njėjta ndarje e pėrcaktuar mirė, e cila e copėzoi vendin qė moti mes mbretėrive tė Ilirisė dhe tė Molosisė mund tė gjendet sot nė lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit), duke i ndarė dy pjesėt kryesore tė popullatės.

Por, pėrkundėr dallimeve mes tyre nė religjion, dialekt dhe institucione shoqėrore, shqiptarėt gjithmonė kanė mbajtur njė racė - si veēanti tė vetėdijes kombėtare dhe qartas janė dalluar nga racat e tjera tė Gadishullit Ballkanik”.

Nė vijim Bell, shkruan mbi pushtimet e njėpasnjėshme tė trojeve shqiptare dhe luftėrave pėr liri. Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinė dhe industritė, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- tė cilat kishin kėtė numėr tė banorėve: Durrėsi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korēa (8.000), Vlora (6.500).

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=29944
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.