Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.9.2007, 11:54   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Zbulohet njė varrezė mesjetare nė kalanė e Lezhės


Citim:
Zbulohet njė varrezė mesjetare nė kalanė e Lezhės
20/09/2007 - 07:42

Njė sėrė zbulimesh tė rėndėsishme kanė dalė nga gėrmimet arkeologjike tė njė projekti nė gjurmėt e qytetit mesjetar tė Lezhės. Prej tre javėsh arkeologėt e kanė pėrqendruar punėn e tyre nė kalanė e Lezhės, nė hapėsirėn e sė cilės ėshtė zbuluar njė hapėsirė e konsiderueshme varrezash. Ajo ndodhet pėrqark kalasė dhe ėshtė dėshmi e zhvillimit mesjetar tė kėtij qyteti.

Sipas Etleva Nallbanit, pedagoge pranė shkollės franceze nė Romė dhe drejtuese e projektit pėr zbulimet arkeologjike nė kalanė e Lezhės i quajtur "Zhvillimi i Lezhės mesjetare", zbulimet gjatė kėsaj kohe kanė qenė shumė interesante dhe kanė tėrhequr edhe vėmendjen e arkeologėve francezė.

Nallbani shprehet se kanė arritur tė zbulojnė shtrirjen e varrezės qė nga shekulli i gjashtė e deri nė periudhėn otomane. "Aktualisht zbulimet tregojnė se jemi nė periudhėn e varrezave tė mesjetės sė hershme. Varreza ėshtė e organizuar me varre tė tipave tė ndryshme, ku disa janė monumental me dhoma dhe tė tjerė nė formė arke me rrasa guri ose mure. Varrimet pėrmbajnė veshje, armė dhe vegla pune", - shprehet Nallbani.

Por varreza nuk ėshtė i vetmi zbulim qė arkeologėt kanė mundur tė nxjerrin nė dritė gjatė kėsaj kohe gėrmimesh. Po nė kėtė zonė, nė anėn veriore tė varrezės janė gjetur rrėnojat e njė kishė katolike e shekullit tė tetė. Kohės i ka mbijetuar vetėm shtresa e parė e saj, ndėrsa Nallbani shprehet se duke u nisur nga arkitektura e brendshme ajo konsiderohet e stilit perėndimor, e pajisur me afreske nė njė periudhė tė dytė. Nė tė janė gjetur edhe pllakat e ikonostasit.

Gjithashtu, janė gjetur edhe elementė qė lidhen me kryqėzatėn e tretė qė i pėrket vitit 1285. Po kėshtu, ėshtė identifikuar edhe pjesa e banesave nė periudhėn mesjetare. Gėrmimet nė to sapo kanė filluar, por zbulimi i plotė do tė ngelet pėr vitin e ardhshėm.

"Po studiojmė edhe popullsinė e qytetit nėpėrmjet studimeve arkeo-antropologjike tė banorėve tė mesjetės", - shprehet Nallbani, ndėrkohė qė profesor Lul Bushet po merret me studimin antropologjik tė banorėve tė popullsisė. Sipas Bushet, qėllimi ėshtė studimi i pėrbėrjes sė popullsisė, regjimit tė tė ushqyerit, aktivitetin e tyre, punėn qė kanė kryer etj. Ndėrsa mė interesantja sipas tij, ėshtė gjetja e njė koke tė prerė me shpatė. Nė kėto varreza janė gjetur eshtra, kafka etj.

Ndėrsa Etleva Nallbani merret me studimin e kėtyre tė dhėnave, zhvillimin kronologjik krahinorė tė varrezės, ndarjet krahinore dhe strukturėn sociale. "Zhvillimi i Lezhės mesjetare" ėshtė njė projekt disavjeēar qė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Ėshtė viti i tretė qė arkeologėt gėrmojnė nė qytetin e Lezhės, tė mbėshtetur nga Ministria e Edukimit tė Kėrkimeve Shkencore dhe Qendra Nacionale e Kėrkimeve Shkencore nė Francė, Universiteti i "Nėne Terezės" nė Romė, Instituti Arkeologjik i Tiranės dhe Bashkia e Lezhės.

Etleva Nallbani shprehet se studimi do tė vazhdojė nė disa zona tė tjera ku ka qenė e shtrirė Lezha mesjetare, nė kėrkim tė fakteve tė reja.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=21154
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:25.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.