Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.8.2011, 08:25   81
Citim:
Priten emėrimet e 25 shefave tė delegacioneve tė BE-sė nė botė

Bruksel, 3 gusht - Pėrfaqėsuesja e lartė e Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, theksoi tė mėrkurėn qėllimin e saj pėr tė emėruar 25 krerėt e rijnė tė delegacioneve tė BE-sė nė botė, bėri tė ditur Komisioni Evropian pėrmes njė komunikate pėr media.

Kėto emėrime thuhet se janė pjesė e rotacionit tė shefave tė delegacioneve pėr vitin 2011 dhe pėrfshijnė 16 kandidatė tė shėrbimeve tė shteteve anėtare, 7 tė Shėrbimit tė Jashtėm tė BE-sė dhe dy tė Komisionit Evropian.

Mėsohet se emėrimet do tė konfirmohen pas marrėveshjeve me shtetet pėrkatėse dhe formaliteteve administrative.

Procedurat e pėrzgjedhjes pėr njė numėr tė krerėve tė delegacioneve nuk janė pėrfshirė nė paketėn e rotacionit pėr kėtė vit. Kėtu hyjnė Kosova, Siria, Uzbekistani, Mali dhe Kili.

Procedurat e tjera thuhet se janė nė vazhdim pėr shefat e delegacioneve nė Egjipt, Maqedoni, Eritre, pėr postin e shefit tė zyrės sė BE-sė nė Jerusalem dhe pėr postet e tė ngarkuarve me punė nė Zelandė, Ishujt Solomon, Laos, Trinidad dhe Tobago.

http://www.koha.net/?page=1,16,64884
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2011, 12:35   82
Citim:
Merkel e Sarkozi kėrkojnė qeveri tė pėrbashkėt ekonomike pėr eurozonėn

Udhėheqėsit e Gjermanisė dhe Francės bėnė thirrje pėr njė qeveri tė pėrbashkėt ekonomike tė 17 vendet qė pėrdorin euron, duke theksuar se tė gjitha vendet duhet tė miratojnė ligje deri nga mesi i vitit tė ardhshėm, qė buxhetet shtetėrore tė detyrohen nga ligji tė jenė tė balancuara.

Pas takimit tė martėn nė Paris, Presidenti Nicolas Sarkozy tha se ai dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dėshirojnė, siē u shpreh ai, “njė qeveri tė vėrtetė ekonomike evropiane”, njė pėrpjekje qė synon tė kontrollojė krizėn e borxheve tė kontinentit.

Dy udhėheqėsit u shprehėn se trupi i ri qeveritar duhet tė pėrbėhet nga tė 17 krerėt e shteteve tė eurozonės, tė udhėhiqet fillimisht nga presidenti i tanishėm i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy i Belgjikės, dhe tė takohet rregullisht, sė paku dy herė nė vit.

Zoti Sarkozi dhe zonja Merkel shprehėn angazhimin e tyre pėr tė mbėshtetur euron dhe thanė se do t’i mbajnė taksat pėr korporatat nė tė njejtin nivel nė vendet e tyre, pėr t’i treguar Evropės se dy ekonomitė mė tė mėdha, po ecin me tė njejtin hap pėr tė mbrojtur euron.

http://www.voanews.com/albanian/news...127852498.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2011, 22:01   83
Citim:
Edhe Portugalia, si Greqia, pa mbėshtetje drejt falimentimit

Madrid, 21 shtator 2011 - Kryeministri portugez, Pedro Pasos Koelho, ka paralajmėruar pėr rrezikun e pasojave tė njė falimentimi tė mundshėm tė shtetit. Qė kjo tė mos ndodhė, edhe Portugalisė i nevojiten ndihma tė reja fiananciare, tha Pedro Pasos Koelho nė televizionin portugez.

Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij pėr masat e kursimeve tė rėna dakord me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Vendi i tij duhet t’i pėrmbahet "ekzakt" marrėveshjes.

Portugalia e pėrfshirė nga borxhet e mėdha kishte marrė nė maj miratimin e njė kredie nė lartėsinė prej 78 miliardė euro. Polemikat mbi politikėn e reformave dhe tė kursimeve tė detyruara e kishin ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme.

http://www.kosova.com/artikulli/75290
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2011, 20:44   84
Citim:
Bundestagu voton pro fondit tė shpėtimit tė BE

Parlamenti gjerman voton nė favor tė fondit tė shpėtimit tė Bashkimit Europian. Votimi nė Bundestag i hap paraprakisht rrugėn lėvrimit tė kestit prej 8 miliardė euro pėr Greqinė. 523 parlamentarė votuan nė favor dhe 85 kundėr. Tre deputetė abstenuan.

Por nė Berlin vota mbart dhe njė tjetėr peshė pasi konsiderohej si test i rėndėsishėm pėr autoritetin e kancelares Angela Merkel ndėrsa brenda koalicionit tė saj kishte nga ata qė kishin premtuar se do ta kundėrshtonin projektligjin e propozuar. Zemėrimi i deputetėve gjermanė mbėshtetet kundėrshtimi i gjermanėve pėr tė paguar gjithnjė e mė tepėr tė holla pėr tė stabilizuar eurozonėn.

Nė bazė tė projektligjit tė miratuar fondi i shpėtimit tė euros nga 250 arrin nė 440 miliardė euro. Kontributi gjerman do tė dyfishohet nga 123 nė 211 miliardė euro. Nė tė njėjtėn kohė lejohet blerja e bonove shtetėrore nė sistemin bankar tė nivelit tė dytė si dhe nė dispozicion tė vendeve nė vėshtirėsi vihen disa linja kredie. Nė bazė tė marrveshjes sė arritur nga Kėshilli Europian mė 21 korrik tė 17 vendet anėtare tė eurozonės tė gjitha parlamentet e vendeve respektive duhet tė adaptojnė masat e reja. Pas votimit tė sotėm janė dhjetė vendet e eurozonės qė i kanė thėnė po miratimit tė fondit.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-bota/b...mit-te-be.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.10.2011, 19:38   85
Citim:
Britani: Anėtarėsimi nė BE, drejt njė referendumi

David Kameron dhe Uilliam Hague thanė dje se ata nuk kanė asnjė dėshirė pėr tė mbajtur njė referendum mbi Europėn, ndėrsa deputetėt do tė vendosin nėse duhet njė i tillė.

Nė njė lėvizje qė bie ndesh me shumė konservatorė tė tjerė qė kanė ngritur zėrin kundėr detyrimeve tė Britanisė nė BE, Kryeministri dhe ministri i Jashtėm britanik thanė se dalja nga BE-ja do tė ishte keq pėr Britaninė.

Deputetėt e Parlamentit britanik pritet tė votojnė mbi mbajtjen e njė referendumi pėrpara Krishtlindjeve, pasi njė peticion me mė shumė se 100 000 firma u paraqit, duke bėrė thirrje qė publikut t’i jepet shansi pėr tė vendosur nėse Britania duhet tė qėndrojė nė BE.

Kjo do tė ishte hera e parė qė Parlamenti mbajti njė votim tė gjerė pėr tė kėrkuar pikėpamjen e publikut qė nga referendumi i 1975-s, ku u konfirmua vendimi pėr t’u anėtarėsuar. Kameron tha se ai nuk do tė mbėshtesė njė votim publik mbi anėtarėsimin e Mbretėrisė sė Bashkuar.

“Ne nuk mund tė ndihemi tė sigurt nga fakti se ekonomia gjermane dhe ajo franceze kanė ngecur. Ky ėshtė njė problem i vėrtetė pėr ne”, shtoi ai.

http://www.panorama.com.al/bota-rajo...je-referendumi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.10.2011, 10:13   86
Citim:
Thėnė nga reparti kimik

Pra i gjithė rajoni ynė nga Kroacia nė Greqi po privatizohet me urdhėr nga lart, kjo ėshtė ideja?
Citim:
Gjermania rrit investimet nė shtetin grek

Qeveria gjermane ka vendosur qė tė ndihmojė mė shumė nė ekonominė greke. Ky shtet ka vendosur qė tė rrisė dhe tė mbėshtesė mė fort investimet e sipėrmarrjeve gjermane nė Greqi.

Ministri Federal i Ekonomisė, Philipp Rösler (FDP) pas njė vizite nė kryeqytetin grek, tha se investimet gjermane do tė financohen nga Banka Shtetėrore Gjermane KfĖ. Rösleri dhe homologu i tij grek, Michalis Chrysochoidis nėnshkruan dje njė deklaratė, e cila pėrcakton nė 23 pika parime bazė pėr bashkėpunimin si dhe projekte bashkėpunimi.

Qeveria greke nga ana e saj premtoi se do tė mbėshtesė firmat gjermane nė mosmarrėveshjet pėr pagesat e pakryera ende. Mosmarrėveshja konsiderohet si pengesė kryesore pėr investimet gjermane.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=6573

Citim:
Zbulohet njė tjetėr skandal shpenzimesh nė Greqi

Mbi 100 mijė pensioniste “fantazmė”, merrnin ēdo muaj pension nga sigurimet shoqėrore.

Pas njė zbulimi, rezultoi se 1.3 miliardė euro ėshtė dėmi i shkaktuar shtetit grek nga kėto shpenzime pėr pensionistė qė nuk ekzistojnė.

http://www.abcnews.al//lajme/bota/6/10273
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.10.2011, 18:47   87
Citim:
Britania kundėr BE-sė, Kameron i trembet referendumit

Dhoma e Pėrfaqėsuesve do tė votojė nėse Britania duhet tė shkojė nė njė referendum pėr tė dalė ose jo nga anėtarėsimi nė BE brenda tri javėsh.

Nėse votimi rezulton nė favor tė njė referendumi, Kryeministri David Kameron, i cili ėshtė kundėr referendumit dhe daljes nga BE-ja, do tė jetė nėn njė presion tė madh pėr t’i ofruar popullit njė shans pėr tė thėnė nėse ata duan tė rimarrin taksat e lėna nė Bruksel.

Ministri i Jashtėm britanik, Uilliam Hague, ka shtuar presionin ndaj Kryeministrit pėr tė vepruar mbi kėtė ēėshtje, duke pranuar se opinioni publik ka ndryshuar nė mėnyrė dramatike qė nga viti 1973, kur Britania iu bashkua “Tregut tė Pėrbashkėt”, siē quhej atėherė BE-ja.

Nė njė takim privat, sipas mediave britanike, ministri i Jashtėm britanik kishte komunikuar se opinioni publik ishte mė armiqėsor se kurrė kundrejt BE-sė. Brukseli ka rritur presionin pėr tė marrė mė shumė tė ardhura prej Britanisė, pas krizės sė Greqisė dhe paketave tė shpėtimit.

Qeveria britanike ka praktikuar masa kursimi pėr tė mbledhur tė ardhura, njė veprim qė nuk u ka pėlqyer aspak taksapaguesve britanikė.

http://www.panorama.com.al/bota-rajo...t-referendumit
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2011, 20:02   88
Citim:
Diplomatėt e Bashkimit Evropian arrijnė marrėveshje mbi financat

Diplomatėt e Bashkimit Evropian thonė se bankat private qė i kanė dhėnė hua Greqisė kanė arritur nė marrėveshje pėr tė pranuar 50 pėrqind humbje.

Presidenti i Francės, Nikolas Sarkozi, Kancelarja e Gjermanisė Angela Merkel dhe Drejtorja e Fondit Monetar Ndėrkombėtar Kristinė Lagard u takuan me pėrfaqėsuesit e bankave mbrėmė vonė nė Bruksel pėr tė diskutuar kėtė ēėshtje. Bankat private pranuan mė parė t`i falin Greqisė 20 pėrqind tė borxhit, por mė nė fund arritėn tė pranojnė njė humbje mė tė madhe.

Udhėheqėsit e Bashkimit Evropian u pėrpoqėn t`i bindnin bankat tė pranonin 60 pėrqind tė humbjes. Dje udhėheqėsit e eurozonės ranė dakord qė bankat evropiane duhet tė siguronin rreth 150 miliardė dollarė pėr rikapitalizim. Ato kanė gjithashtu nė plan tė ngrenė fondin e shpėtimit ekonomik nė 1.4 trilionė dollarė, por hollėsitė e kėtij plani do tė finalizohen muajin e ardhshėm.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...omi&Itemid=473

Citim:
Greqisė i falet 50% e borxhit

Shtetet e eurozonės kanė rėnė dakord nė Bruksel pėr njė paketė tė gjerė masash pėr luftimin e krizės sė borxheve.

Kėshtu ata ranė dakord me kreditorėt privatė pėr njė falje tė pjesshme tė borxheve tė Greqisė, raporton DW-ja.

Sipas marrėveshjes bankat duhet tė heqin dorė vullnetarisht nga gjysma e pretendimeve tė tyre financiare. Falja e pjesshme kap shumėn e 100 miliardė eurove tė obligacioneve shtetėrore greke tė papaguara, u shpreh Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Nga kjo shumė 30 miliardė euro do t'i marrė pėrsipėr sektori publik. Deri nė vitin 2014 Greqisė do t'i vihen nė dispozicion deri nė 100 miliardė euro kredi. Qėllimi ėshtė ulja e deficitit nė 120% tė prodhimit tė brendshėm bruto deri nė vitin 2020.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha: "Mendoj se ajo qė njerėzit prisnin mė shumė, mė e vėshtira ishte natyrisht ujdia pėr aspektet teknike lidhur me pėrfshirjen e sektorit privat pėr ēėshtjen e Greqisė."

Pėr t'u siguruar nga pasojat e faljes sė borxheve pėr Greqinė dhe turbulencave tė tjera nė tregjet financiare, bankat evropiane do tė rrisin kuotėn bazė tė kapitalit nė 9%. Gjithashtu u vendos qė tė rritet efektiviteti i fondit evropian tė shpėtimit pėrmes instrumentave financiarė deri nė 1 bilionė euro.

Kryeministri i Luksemburgut dhe shef i eurogrupit u tregua i kėnaqur. "Jam i kėnaqur me rezultatin e pėrgjithshėm, nuk jam gjithmonė dhe e them kur nuk jam i kėnaqur." Kemi marrė vendime tė rėndėsishme, sepse kemi siguruar qė tė rritet nė mėnyrė tė konsiderueshme pjesėmarrja e kreditorėve privatė pėr Greqinė.
Samiti pėrshėndeti gjithashtu vullnetin e Italisė pėr tė vepruar energjikisht kundėr krizės sė borxheve.

Vendimet e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi duhet tanimė tė vihen nė veprim, tha presidenti i Kėshillit Evropian, Herman Van Rompuy./Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Bota/44070/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2011, 21:23   89
Citim:
Paketa e ndihmės, grekėt thirren nė referendum

Kryeministri grek Jorgo Papandreu thirri njė referendum mbi paketėn e re tė ndihmės tė dhėnė nga BE, dhe tha se do tė kėrkojė votėbesim pėr tė siguruar mbėshtetje pėr politikėn e tij, pėr pjesėn e mbetur tė mandatit 4- vjeēar, i cili skadon mė 2013.

“Ne kemi besim tek qytetarėt, ne besojmė nė gjykimin e tyre, ne besojmė nė vendimin e tyre,” tha Papandreu.

Udhėheqėsit eurozonės ranė dakord javėn e kaluar qė tė vazhdojnė me ndihmėn pėr ta nxjerrė nga kolapsi shtetin fqinj, duke parashikuar njė fond prej 130 miliardė euro, si dhe faljen e gjysmės sė borxhit qė ka marrė pranė bankave private.

Referendumi do tė mbahet pas disa javėsh, pasi marrėveshja tė jetė finalizuar, tha Papandreu.

Sipas njė sondazhi tė sė shtunės, 60% e grekėve e konsideronin paketėn e shpėtimit si negative apo ndoshta negative.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...-ne-referendum

Citim:
Referendumi, BE: Besojmė tek Greqia

Krerėt e BE-sė thanė sot se janė tė sigurtė qė Greqia do tė vazhdojė angazhimet pėr zbatimin e masave shtrėnguese, pas njoftimit tė befasishėm tė qeverisė greke se ka nė plan tė mbajė njė referendum rreth paketės ndihmėse, e cila duket se nxorri vendin nga telashet javėn e kaluar.

Udhėheqėsit e Eurozonės, janė pajtuar javėn e kaluar t’i japin Athinės edhe 130 miliardė euro dhe tė shlyejnė 50 pėrqind nga borxhet e saj, nė mėnyrė qė ta shpėtojnė kėtė vend nga falimentimi.

Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt sot, presidenti i BE-sė, Herman Van Rompuj dhe shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, kanė thėnė: “ Ne besojmė plotėsisht se Greqia do tė zbatojė angazhimet e marra pėrsipėr nė lidhje me zonėn euro dhe me komunitetin ndėrkombtar.”

Zyra e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, njoftoi se ky i fundit do t’i telefonojė kancelares gjermane, Angela Merkel, pas njoftimeve tė sotme tė Greqisė.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...imin-e-greqise

Citim:
Referendumi, kėrcėnim pėr krizė tė re nė Europė

Vendimi tronditės i Kryeministrit grek, Jorgo Papandreu pėr tė thėrritur njė referendum, ka tėrhequr reagime tė ashpra nga Gjermania dhe ka goditur performancėn e tė gjitha tregjeve. Politikanėt europianė, qė ankohen se Athina po i dredhon marrėveshjes sė javės sė kaluar, nė fakt hallin e kanė tek pasojat negative tė kėtij vendimi nė tė ardhmen e bllokut tė monedhės sė pėrbashkėt. Pas deklaratės sė kryeministrit grek, njė deputet gjerman bėri thirrje qė Eurozona tė ndalė pagesėn e kėstit 8 miliardė euro dhe tė lejojė falimentin e Athinės.

Por ka njė pjesė tė madhe tė politikanėve europianė, qė janė ende tė mpirė nga rrufeja nė qiell tė hapur qė lėshoi Papandreu, pasi ajo kryhet vetėm 4 ditė pas miratimit tė paketės 130 miliardė euro dhe kontributit me 50% tė investitorėve privatė nė lehtėsimin e borxhit. Paketa konsiderohet nga grekėt si humbje sovraniteti, ndėrsa organizatorėt nuk dinė ende se cila do tė jetė pyetja nė referendum. Ndėrsa nė Bashkimin Europian thuhet se ende nuk janė njoftuar zyrtarisht. Nė Gjermani reagimi i parė ishte i furishėm dhe reflektues i frikės dhe neverisė. Njė nga drejtuesit e koalicionit qeverisės nė Gjermani tha se ndihej i “indinjuar” dhe bėri thirrje publike pėr pezullimin e ndihmės.

"Kjo tė krijon pėrshtypjen se dikush i dredhon marrėveshjes dhe ėshtė njė veprim shumė i ēuditshėm pėr t’u ndėrmarrė. Ne duhet tė pėrgatitemi pėr mos respektim tė marrėveshjes nga Greqia, faliment tė saj dhe tė tėrheqim tė gjitha paratė tona," tha ish-Ministri gjerman i Ekonomisė, Rainer Bruederle, aktualisht kreu i Grupit Parlamentar tė Demokratėve tė Lirė. Ndėrsa nė treg reagimi ėshtė i menjėhershėm. Investitorėt janė tėrhequr nga asetet me risk duke rrėzuar indeksin DAX me mbi 5%, bankat greke me 14% dhe euron mė shumė se 1%. Analistėt thonė se frika nuk ėshtė tek falimenti i Greqisė, por tek kaosi qė do krijohet nė Europė. Ndėrsa nė rrugė, gjermanėt e thjeshtė po ndihen shumė tė lodhur dhe tė mėrzitur me tė gjithė projektin e Eurozonės dhe bėjnė thirrje pėr t’ju rikthyer Dojē Markės.

http://www.scan-tv.com/lajmet/bota/6...ne-europe.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2011, 21:25   90
Citim:
Greqi, qeveria voton unanimisht pėr referendumin

Qeveria greke mbėshtet vendimin e kryeministrit Papandreu pėr zhvillimin e njė referendumi popullor pėr zbatimin ose jo tė marrėveshjen e re tė kredisė. Qeveria greke votoi propozimin e Papandreut gjatė njė mbledhjeje maratonė qė filloi mbrėmė rreth orės 20 00 dhe pėrfundoi nė orėt e hershme tė mėngjesit.

Sipas deklaratės zyrtare tė miratuar unanimisht, kabineti ra dakord pėr njė referendum dhe shprehu mbėshtetjen e plotė pėr procesin pėr votėn e besimit nė qeverinė. Mbledhja e qeverisė diskutoi edhe mundėsinė e pėrshpejtimit tė kohės sė zhvillimit tė referendumit, nė fund tė kėtij viti, por detajet e kėsaj cėshtjeje do tė diskutohen nga komiteti i ministrave.

Gjatė mbledhjes pati edhe pyetje pėr sqarime nga ministrat e kabinetit lidhur me referendumin. Kryeministri Papandreu bėri tė qartė se nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta ndryshuar "planin" e njoftuar tėhėnėn, duke shtuar se tė gjithė do tė gjykohen tė premten.

Votėbesimi i qeverisė nė Parlament do tė zhvillohet tė premten nė mesnatė me votim tė fshehtė. Njė “shok” ndėrkombėtar dhe qindra tituj negativė nė shtyp, ka shkaktuar njoftimi i Papandreut pėr tė kryer njė referendum mbi marrėveshjen e kredisė tė re.

Tregjet ndėrkombėtare, tė cilat festuan marrėveshjen e BE, dhe tregu grek i aksioneve ranė, pėr shkak tė pasigurisė rreth euros, qė shkaktoi frika e njė "JO"-je nė referendum.Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy i kanė bėrė thirrje kryeministrit grek pėr njė shpjegim nė takimin e G20, nė Kanė, ndėrsa FMN dhe Brukseli, edhe pse nė tone tė ndryshme, kanė paralajmėruar se kėsti i famshėm i kredisė pėr Greqinė ka mbetur tashmė "nė mes tė rrugės".

FMN ka shprehur shqetėsim se deklarata e kryeministrit tė Greqisė, ngjall pasiguri pėr zbatimin e marrėveshjes sė 27 Tetorit. Sipas FMN , vendimi ngre probleme teknike pėr lirimin e kėstit tė gjashtė tė kredisė pėr Greqinė, qė ishte parashikuar tė lėvrohej ditėt e para tė Nėntorit.

Sot pasdite nė Kanė, ku janė mbledhur liderėt e G20, do tė zhvillohet njė takim Merkel-Sarkozi-Legarde pėr diskutimin e situatės sė krijuar. Vendimi i Kryeministrit pėr tė kėrkuar votėbesimin nga parlamenti dhe njoftimi i tij pėr njė referendum mbi marrėveshjen e re tė kredisė, ēoi edhe nė zhvillime tė shpejta politike brenda vendit por edhe brenda PASOK.

Njė deputete e PASOK u largua, dy tė tjera kėrkuan krijimin e njė qevėrie shpėtimi, 6 anėtarė tė partisė PASOK kėrkuan dorėheqjen e Papandreut, ndėrsa opozita ripėrsėriti kėrkesėn pėr zgjedhje tė parakohshme.

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/96405.html

Citim:
Samit ndėrkombėtar krize pėr referendumin grek

Paris, 2 nėntor 2011 - Gjermania dhe Franca duan t'i kufizojnė me mbajtjen e shpejtė tė njė samiti krize turbullimet e reja rreth Greqisė sė zhytur thellė nė hua. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nikolas Sarkozy u morėn vesh nė njė telefonatė pėr njė takim tė sotėm (e mėrkurė) nė Kanė nė jug tė Francės, nė tė cilin u ftuan edhe kryeministri grek Giorgos Papandreou, krerėt e BE-sė, tė Bankės Qendrore Evropiane dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

Gjatė kėtij takimi do tė pėrpilohet njė orar pėr zbatimin e vendimeve tė samitit tė fundit pėr euron, bėri tė ditur zėdhėnėsi i Merkelit, Stifen Seibert. Sarkozi e cilėsoi paketėn e re miliardėshe tė ndihmės pėr Athinėn, tė miratuar javėn e kaluar nė Bruksel prej shteteve tė euros, si rrugėn e vetme pėr dalje nga kriza.

http://www.kosova.com/artikulli/76523

Citim:
Referendumi nė Greqi rrėzon Wall Street

Stoqet amerikane u rrėzuan tė Martėn tė prekura nga tronditja e investitorėve prej deklaratės sė Greqisė se do tė hedhė nė referendum paketėn europiane tė zgjidhjes sė krizės 2-vjeēare tė borxheve sovrane nė Eurozonės.

Shqetėsimet pėr eurozonėn kanė rrėzuar mė shumė se 5%, benēmarkun amerikan S&P 500 nė 2 sesionet e fundit. Tėrheqja ndodh menjėherė pasi stoqet Amerikėn regjistruan nė Tetor edhe pėrformancėn mė tė mirė mujore nė 20 vitet e fundit.

Analistėt parashikojnė njė faliment tė rėndė tė Greqisė nėse nė referendum refuzohet paketa financiare. Performancėn mė tė dobėt e regjistroi sektori bankar. Nė fund tė punimeve Dow Jones industrial ra 2.48%. Standard & Poor's 500 ra 2.79% dhe Nasdaq Composite ra 2.89%.

http://www.scan-tv.com/tregjet/ameri...ll-street.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2011, 19:41   91
allianz
 
Drejtpėrdrejt nga kukulla e Sorosit:

Citim:
Evropianizimi i Evropės kalon pėrmes SHBE-sė
08-11-2011 / Nga Joschka Fischer (Project Syndicate)

Eurozona po pėrballet me njė vorbull tė krizės financiare nė rrafsh global, ngaqė pikėrisht atje, nė mbretėrinė e monedhės sė dytė mė tė rėndėsishme botėrore pas dollarit, kriza ka goditur mė shumė “strukturėn” e dobėt se sa njė shtet me pushtet tė vėrtetė.

Njė strukturė e tillė qė po rrėnon besimin e qytetarėve dhe tregjeve nė aftėsinė e tyre pėr t’i dhėnė zgjidhje konflikteve - ndėrkohė qė po e shtyn sistemi financiar ndėrkombėtar drejt caqeve tė katastrofės. Me fjalė tė tjera, kriza financiare tani po pasqyron njė krizė politike tė eurozonės - ēka vė nė pikėpyetje vetė ekzistencėn nė tėrėsi tė projektit evropian.

Nėse bashkimi monetar evropian dėshton, nuk do tė mbetet shumė pėr tė thėnė pėr tregun e pėrbashkėt, pėr institucionet dhe traktatet evropiane, pasi edhe ato do tė pėsojnė tė njėjtin fat. Do tė na duhet tė zhbėjmė 60 vitet e suksesshme tė integrimit evropian, e pėr mė tepėr, pasojave nuk u dihet fundi.

Ky dėshtim do tė pėrkojė me shpalosjen e njė rendi tė ri botėror dhe sundimi dyshekullor i Perėndimit mund tė jetė nė perėndim e sipėr. Fuqia dhe pasuria po rrėshqasin kah Azia Lindore dhe vendet nė zhvillim, ndėrkohė qė Amerika do tė jetė e pėrqendruar pėr t’i dhėnė zgjidhje problemeve tė brendshme, duke e kthyer “busullėn” nga Atlantiku te Paqėsori.

Nėse evropianėt nuk shenjojnė siē duhet interesat e tyre, askush nuk do tė kryejė kėtė nė vend tė tyre. Nėse Evropa sot nuk vepron pėr tė zgjidhur fatin e saj, ajo do tė kthehet nė objekt shqyrtimi prej fuqive tė reja botėrore. Shkaku i krizės evropiane nuk lidhet me tridhjetė vitet e neoliberalizmit.

Madje nuk ka ardhur kryesisht as edhe si pasojė e shtrembėrimeve tė bilanceve pėrmes tė dhėna tė rreme, tė dhunimit tė kritereve tė Traktatit tė Mastriktit, tė borxheve tė mėdha apo lakmisė sė bankierėve. Megjithėse tė gjithė kėtė faktorė kanė peshėn e tyre, problemi kryesor i Evropės nuk lidhet me “ēfarė ka ndodhur, por me ēfarė nuk ka ndodhur”: krijimi i njė qeverie tė pėrbashkėt evropiane.

Nė fillimin e viteve ‘90-tė, kur shumica e shteteve anėtare tė BE-sė vendosi tė formėsojė Bashkimin Monetar pėrmes njė monedhe tė pėrbashkėt dhe njė banke qendrore, ideja e njė qeverie tė pėrbashkėt nuk gėzoi mbėshtetje. Pėr pasojė, etapa e hedhjes shtat tė bashkimit monetar u shty nė kohė, duke e lėnė ngrehinėn mbresėlėnėse me mangėsi themelesh tė qėndrueshme qė mundėsojnė pėrballimin e tronditjes prej krizave tė rastit.

Sovraniteti monetar ishte kthyer nė ēėshtje qė i pėrkiste tė gjithėve, por pushteti i nevojshėm pėr ta ushtruar atė varej tė kapitalet nacionale. Asokohe mendohej se kur tė hartoheshin rregullat - duke vendosur njė kufi tė detyrueshėm tė nivelit tė borxheve dhe inflacionit - gjithēka do tė ishte mė se e mjaftueshme.

Por thelbi i kėtyre rregullave mbeti thjesht njė vegim nė shkretėtirė. Parimet kanė nevojė pėrherė tė mbėshteten te pushteti, pėrndryshe nuk mund tė pėrballen me provimin e realitetit.

Eurozona, njė konfederatė e shteteve sovrane me njė monedhė tė pėrbashkėt, me parime e mekanizma tė pėrbashkėta, dėshtoi tė merrte notė kaluese nė kėtė provim. E paaftė tė jepte pėrgjigjet e duhura karshi krizės, eurozona vijon tė humbasė besueshmėrinė, ēka ėshtė pasuria mė e vyer e njė monedhe.

Nėse veprohet ndryshe, nėse tani gjendet pėrgjigjja e duhur ndaj mangėsisė politike tė bashkimit monetar duke jetėsuar fillimisht njė bashkim fiskal (njė buxhet tė pėrbashkėt dhe pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta), kėshtu do tė mundėsohej hedhja shtat e njė federate tė njėmendtė politike.

Le tė flasim pak mė shkoqur: nėse nuk krijohen Shtetet e Bashkuara tė Evropės, atėherė mund tė themi se rrėnimi po pėrvijohet nė horizont. Me hir a me pahir, Eurozona duhet tė veprojė si pararojė e BE-sė. Ngaqė BE-ja nė tėrėsi - me 27 shtetet anėtare sė bashku - nuk do tė jetė as e aftė dhe as e zellshme tė pėrshpejtojė bashkimin politik.

Fatkeqėsisht, miratimi njėzėri i ndryshimeve tė nevojshme tė Traktateve tė BE-sė nuk do tė arrihet kurrė. Kėshtu qė, ē’na mbetet tė bėjmė?


Evropianėt bėnė pėrparime tė dukshme nė rrafshin integrues duke tejkaluar synimet e traktateve tė BE-sė (por qė nga ana tjetėr pėrkojnė me frymėn evropiane) kur ranė nė njė mendje tė hapnin kufijtė pėrmes sė ashtuquajturės “Marrėveshja Shengen” (qė sot ėshtė pjesė e Traktateve tė BE-sė).

Duke u nisur nga kjo pėrvojė e frytshme, eurozona duhet tė shmangė mėkatin origjinal tė BE-sė pėr krijimin e njė strukture mbinacionale, e cila shfaqi mungesa tė theksuara legjitimiteti. Eurozona ka nevojė pėr njė qeveri, e cila, nisur nga gjendje e sotme, mund tė pėrbėhet vetėm nga kryetarėt pėrkatės tė shteteve e qeverive- njė zhvillim ky qė tashmė ka nisur.

Por, pėr arsye se nuk mund tė flitet pėr njė bashkim monetar pa pasjen e njė politike tė pėrbashkėt buxhetore, kjo nėnkupton se asgjė nuk mund tė arrihet pa parlamentet nacionale.

Ēka do tė thotė: njė “Dhomė Evropiane” ku tė pėrfshihen edhe kryetarėt e parlamenteve nacionalė, ėshtė mjaft e domosdoshme. Fillimisht, njė “Dhomė” e tillė duhet tė veprojė si njė organ kėshillimor, ku parlamentet nacionale tė ruajnė kompetencat e tyre; mė vonė, duke u mbėshtetur te njė Traktat Ndėrqeveritar, mund tė shndėrrohet nė njė organizėm tė mirėfilltė tė kontrollit dhe vendimmarrjes parlamentare, i pėrbėrė nga anėtarė delegatė tė parlamenteve nacionale.

Sigurisht qė ky lloj Traktati nėnkupton edhe kalim nė masė tė sovranitetit tek institucionet ndėrqeverisėse evropiane, ēka do tė kishte tė nevojshme njė pėrligjje popullore pėrmes mbajtjes sė referendumeve tek tė gjithė shtetet anėtare, pėrfshirė (veēanėrisht) Gjermaninė.

Politikat e pėrbashkėta qė sigurojnė stabilitet ekonomik dhe nxisin zhvillimin janė zgjidhjet mė mira pėr tė ardhmen. Pėrtej kėsaj, nėse ka diēka qė kemi nxėnė nga kriza nė vazhdė, ėshtė fakti se zgjidhje tė kėtilla nuk mund tė formėsohen pėr aq kohė sa eurozona tė ketė krijuar njė rrjet tė besueshėm institucional, me themelet e forta tė njė qeverisje tė mirėfilltė, me njė kontroll parlamentar tė qenėsishėm dhe legjitimitet tė vėrtetė demokratik.


Autori ka qenė ish-ministėr i jashtėm dhe zv/kancelar i Gjermanisė (1998-2005)

http://www.gazeta55.al/index.php?kat...rtikulli=23826
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.11.2011, 21:28   92
Citim:
Njė demonstrim force nė Europėn e re
“The Daily Telegraph”

U deshėn tri ditė qė Franca Gjermania pėr varrosur idenė e njė referendumi tė propozuar nga qeveria greke. Nėse pėrgjigja ndaj krizės do tė jetė krijimi i institucionit tė bashkimit fiskal, shkelje tė ngjashme tė sovranitetit do tė bėhen normė.

Nuk ėshtė ēudi qė propozimi i George Papandreu pėr tė mbajtur njė referendum mbi planin shpėtues tė propozuar nga Europa rezistoi vetėm 72 orė para se tė zhdukej nga gjermanėt dhe francezėt. Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy nuk ka bėrė as pėrpjekje pėr t’u treguar diplomatė kur ata vendosėn pėr tė hapur zjarr mbi kėtė moment problematik e demokratik. Referendumi grek nuk duhet tė ekzistojė, kanė kėmbėngulur, dhe pėr kėtė arsye do tė ketė asnjė referendum. Ishte brutale tė shikoje sesi shkuan gjėrat.

Mirė se vini nė Europėn e re. Kuptohet vetiu qė bashkimi fiskal, pėrveē bashkimit monetar, ėshtė e vetmja mėnyrė e mundshme qė monedha euro tė funksionojė. Kjo do tė thotė se kėto presione do tė bėhet normė, qė sovraniteti kombėtar do tė ketė njė rol sekondar jo vetėm kundėr diktatit tė Bankės Qendrore Evropiane, por edhe tė Thesarit Qendrore Europian, tė cilit krijimi ėshtė tani vetėm njė ēėshtje kohe. Tė dy bashkimet, megjithatė, natyrisht do tė dominohet nga ekonomia e fortė dhe njė bashkimi monetare, Gjermanisė.

Greqia do tė jetė viktimė e njė force madhore, por nuk ėshtė plotėsisht e ndershme, pėrkundrazi. Njė dėshpėrim ekonomik, i cili ushqen korrupsionin politik, Greqia ka dėshtuar nė pėrgjegjėsitė e saj, si anėtar i bashkimit monetar, duke vazhduar tė jetojnė pėrtej mundėsive tė saj. Por ēfarė mund tė themi pėr Gjermaninė? Ai i ka bėrė ballė pėrgjegjėsive tė saj? Vazhdon tė kėmbėngulėm mbi monedhėn e fundit vetme, Banka Qendrore Europiane qė ėshtė nė shėrbimi tė saj, ėshtė menaxhuar nė pėrputhje me axhendėn e saj ekonomike, jo tė zonės sė euros si njė e tėrė.

Ja ku ėshtė e gjithė retorika mbi projektit europian qė pėrplaset me realitetin e ashpėr tė pushtetit. Gjermania ėshtė nė gjendje tė mbrojė tė drejtat saj sovrane, sepse ajo ka fuqinė ekonomike pėr ta bėrė kėtė. Kombet periferike tė tilla si Greqia dhe Irlanda janė tė nėnshtruara.

Duket se ata janė paralizuar nga obsesioni pėr tė mbėshtetur euron, elitat politike evropiane kanė dėshtuar tė kuptojnė se ata janė duke mbjellė farėn e njė aleance tė pakėnaqurish, me njė partner dominues, nė vend tė njė bashkimi gjithnjė e mė tė ngushtė midis vendeve tė nė tė njėjtin nivel.

Dhe kjo mund tė jetė njė shenjė tė keqe pėr gjithė Bashkimin Europian.
Ndėrkohė kriza ka arritur njė kulm tė tillė qė FMN duhet tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė ēdo plan tė rimėkėmbjes. David Kameron ka tė drejtė kur thotė se, megjithėse vendi i tij nuk ka mbėshtet ēdo investim tė drejtpėrdrejtė nė zonėn e euros, ėshtė gati si anėtar i fondit tė vėnė nė dispozicion mė shumė para nė qoftė se do tė ishte e nevojshme.

Ky kaos i frikshėm ėshtė tėrėsisht vepėr e vetė eurozonės, dhe duhet tė jenė vetė anėtarė e zonės euros qė duhet tė gjejnė njė rrugėzgjidhje. Kur godet fatkeqėsi, megjithatė, ēdo komb mund tė gjendet duke u zvarritur nė humnerė.

http://www.noa.al/2011/11/nje-demons...-europen-e-re/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.11.2011, 16:35   93
Citim:
Eurozona, Franca dhe Gjermania pro zvogėlimit

Nė njė raportim ekskluziv, Agjencia e Lajmeve Reuters thotė se zyrtarėt francezė dhe gjermanė prej muaj po diskutojnė plane pėr njė riformatim radikal tė Bashkimit Europian i cili parashikon njė Eurozonė mė shumė tė integruar dhe me pėrmasa mė tė vogla. "Franca dhe Gjermania kanė pasur konsultime intensive nė muajin e fundit nė tė gjitha nivelet," tha pėr Reuters njė zyrtar i lartė nė Bashkimin Europian i cili ka folur nė kushte tė anonimatit pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė lartė tė temės.

"Ne duhet tė lėvizim me shumė kujdes, por e vėrteta ėshtė se duhet tė krijojmė listėn e vendeve qė nuk duan tė jenė pjesė e kėtij klubi dhe listėn e vendeve qė thjesht nuk mund tė jenė pjesė e klubit tė eurozonės," tha zyrtari i lartė europian. Nė kėtė linjė ka qenė edhe njė leksion i presidentit Nicolas Sarkozy pėr studentėt e universitetit tė Strasbourgut nė ditėn e martė kur ai tha se europa me 2 shpejtėsi tė ndryshme ėshtė njė realitet.

Ėshtė Eurozona qė po lėviz me shpejtėsi tė madhe pėrpara dhe Bashkimi Europian me 27 antarė qė ėshtė njė model pėr tė ardhmen. Diskutimet mes zyrtarėve tė lartė tė Parisit, Berlinit dhe Brukselit kanė rritur mundėsinė qė njė apo mė shumė vende tė largohen nga eurozona, ndėrsa vendet nė zemėr tė saj tė vazhdojnė me thellimin e integrimit ku pėrfshihet politika tatimore dhe fiskale. Sipas burimit kėto ndryshime janė diskutuar nė nivel intelektual dhe nuk kanė kaluar nė diskutime operacionale apo teknike. Njė riformatim radikal i europės do tė hasė nė opozitė tė fortė nga shumė anėtarė. Nė komet tė raportimit tė zyrtarit europian njė diplomat tha pėr Reuters se ky skenar "do tė ri-pikturojė hartėn gjeopolitike dhe do tė prodhojė tensione tė reja. Ky skenar i jep fund edhe europės nė formėn qė ne e njohim sot.”

Ndėrsa nė Berlin, kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso paralajmėroi pėr koston ekonomike tė shpėrbėrjes sė eurozonės. Nė fjalimin e tij ai tha se ekonomia e Gjermanisė do tė bjerė dhe do humbasė 1 milion vende pune. Barroso tha se ēdo plan pėr thellimin e integrimit europian nuk duhet ėt shoqėrohet me krijimin e ndasive tė reja nė mesin e kombeve europiane. "nuk mund tė ketė paqe dhe prosperitet nė veri dhe perėndim tė europės, nėse nuk ka paqe dhe prosperitet nė jug dhe nė lindje tė saj," tha Barroso.

http://www.scan-tv.com/lajmet/bota/7...vogelimit.html

Citim:
Baroso: E gjithė BE-ja duhet tė vendosė euron

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thėnė se tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian duhet tė miratojnė euron si valutė, edhe pse njėkohėsisht nė treg mund tė dėgjohen prognoza pesimiste se pėr shkak tė krizės eurozona mund tė shpėrbėhet.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe eurozona nuk duhet tė ndahen, pasi qė si e tillė familja evropiane nuk do tė ekzistojė.

“Sfida si shtesė do tė thellojė integrimet e eurozonės pa krijimin e ndarjeve ndaj atyre, tė cilat nuk janė ende nė kėtė bllok. Unioni i ndarė nuk do tė funksionojė”, ka thėnė Barozo.

“Objektivi ynė nuk duhet tė jetė kthimin nė status quon e mėhershme, por si pėrparim drejt diēka mė tė re dhe mė tė mirė. Pėr tė ndodhur kjo, ėshtė e nevojshme stabiliteti i Unionit, por po ashtu edhe solidariteti i unionit”, ka shtuar ai.

Njeriu i parė i Komisionit Evropian ka theksuar se me kusht qė tė ketė vullnet tė mjaftueshėm politik, Bashkimi Evropian (BE) do tė jetė fuqia mė e madhe botėrore nė zhvillim.

Gjermania ka hedhur poshtė mundėsinė e shpėrbėrjes sė eurozonės, ndėrkohė qė mediat e huaja kanė raportuar se Berlini dhe Parisi zyrtar po shqyrtojnė mundėsinė qė njė apo mė shumė vende tė braktisin eurozonėn.

http://rtv21.tv/home/?p=42556
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2011, 16:01   94
Citim:
Papademos: Tė pėrmbushen kėrkesat e BE-sė dhe FMN-sė

Kryeministri i ri i Greqisė, Lucas Papademos, e ka quajtur si detyrė kryesore tė tij pėrmbushjen e kėrkesave tė BE-sė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe nxjerrjen e vendit nga recesioni.

Vendimtare do tė jetė nėse do tė arrihet ringjallja e ekonomisė dhe krijimi i vendeve tė reja tė punės nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, tha Papademos nė mbledhjen e parė tė qeverisė kalimtare nė Athinė.

Ai tha se vendi i tij ndodhet nė njė udhėkryq tė rėndėsishėm dhe se nuk do tė jetė e lehtė zgjidhja e problemit tė borxhit me tė cilin po ndeshet ekonomia greke.

Udhėheqėsit politikė grekė emėruan zyrtarisht Papademosin, ish-nėnpresident i Bankės Qendrore Evropiane, si udhėheqėsin e qeverisė sė pėrkohshme, i cili do ta udhėheqė vendin deri nė mbajtjen e zgjedhjeve, ndoshta vitin e ardhshėm.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,67065

Citim:
Xhorxh Soros: “Shpėrbėrja” e BE-sė, rrezikohen minoritetet

Bruksel, 12 nėntor, NOA – Financieri dhe filantropi i njohur ndėrkombėtar, Xhorxh Soros, ka paralajmėruar se njė proces evropian i mundshėm i “shpėrbėrjes”, shton kėrcėnimin edhe pėr pakicat e kontinentit, nė veēanti romėt. Gjatė njė interviste pėr “EUobserver”, ai ka deklaruar se si rezultat i shkurtimeve tė qeverive, kriza e Eurozonės mund tė ndikojė negativisht pėr grupet mė tė rrezikuara tė Evropės. Ai gjithashtu tha se pėrpjekjet e udhėheqėsve BE-sė pėr tė ruajtur politikat “status quo” tė Bashkimit, janė tė paqėndrueshme. Soros i ka bėrė tė Drejtat e Romėve njė nga ēėshtjet e punės sė tij filantropike.

Z. Soros, si mund ta konsideroni problematikėn tė romėve nė Evropė, tani qė ajo po pėrballet me krizėn?

“Problemi i romėve ėshtė pėrkeqėsuar me situatėn ekonomike. Dhe shumica e publikut e ēliron zemėrimin dhe zhgėnjimin e tij me gjendjen ekonomike, duke sulmuar romėt. Tani Evropa ėshtė nė njė proces tė disintegrimit, i cili ėshtė vetė-pėrforcuar, ashtu si procesi i integrimit u vetė-pėrforcua”.

Ē’mund tė thoni pėr ecurinė e procesit tė integrimit nė kėtė fazė qė gjendet Evropa?

“Kur Europa ishte pozitive, udhėheqja e saj ishte nė ballė pėr ta shtyrė nė mėnyrė tė mėtejshme integrimin nė Bashkimin Evropian. Tani ata janė vetėm duke u pėrpjekur pėr tė ruajtur status quo-nė, e cila nė fakt ėshtė e paqėndrueshme dhe shumė njerėz tė cilėt pranojnė se ėshtė e paqėndrueshme dhe e patolerueshme janė shtyrė nė njė pozicion anti-evropian. Ne jemi tani nė njė situatė ku ne jemi tė shtyrė pėr integrim mė tė madh ekonomik nga nevoja pėr ruajtjen e euros dhe kjo krijon njė dinamikė shumė tė keqe politike, ku njerėzit janė shumė afėr me njėri-tjetrin dhe pėr tė luftuar me njėri-tjetrin, duke patuar mė shumė pėr tė luftuar rreth. Kur njerėzit janė tė detyruar tė jetojnė sė bashku nga nevoja dhe jo dėshira, kjo ēon nė njė martesė shumė tė pakėnaqur”.

Mendoni se do tė ketė mė shumė diskriminim?

“Qeveria ka filluar tė bėjė lėvizje pėr t’i dhėnė fund diskriminimit, pėrkeqėsimit tė situatės ekonomike dhe ėshtė gjithnjė e mė shumė duke u shtyrė pėr shkak tė mungesės sė burimeve dhe masave tė tanishme ekonomike tė ketė efekte negative veēanėrisht mbi tė varfrit dhe romėt. Por tani mė shumė se kurrė, kur ka mė shumė presion mbi minoritetet, qeveritė dhe BE-ja duhet tė jenė tė pėrqafuar me nismat anti-diskriminuese. Kjo nė fakt, ėshtė jashtė rendit tė ditės, sepse ēėshtjet e tjera janė mė tė ngutshme. Duhen mbėshtetur ēėshtje tė tilla pėr njė vizion tė ri tė Bashkimit Evropian. Ju duhet tė rishpikni procesin e integrimit evropian”.

http://www.noa.al/2011/11/xhorxh-sor...n-minoritetet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2011, 17:25   95
Citim:
“Evropa flet gjermanisht”, tėrbohen anglezėt

Ndėrsa lajmet qė po vijnė nga Franca janė tė zymta, pasi vendi mund tė jetė nė radhė pas Italisė nė krizėn e borxheve, mes Gjermanisė e Britanisė ka nisur njė “luftė”.

Shkak ėshtė bėrė deklarata e njė zyrtari tė afėrt tė Angela Merkel, Volker Kauder, qė ėshtė shprehur se tani gjitha vendet evropiane po flasin gjermanisht, duke iu referuar mbėshtetjes qė po i japin Angela Merkelit.

Kauder tha se edhe Britania nuk mund tė dalė nga radha, por duhet tė kontribuojė. Kauder tha se Britania nuk mund tė bllokojė njė tatim financiar, qė parashikohet tė vendoset sė shpejti nga unioni. Kauder drejton grupin parlamentar tė Angela Merkel.

Menjėherė kanė ardhur reagimet e para nga ligjvėnėsit britanikė, qė thonė se britanikėt do tmerrohen nga ajo qė po ndodh nė Evropė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,17,67388
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2011, 17:31   96
Citim:
Franca dhe Gjermania pėrplasen pėr rolin e BQE

Franca dhe Gjermania, dy kolonat kryesore tė Eurozonės, kanė thelluar luftėn e deklaratave mbi rolin qė duhet tė luajė Banka Qendrore Europiane nė krizėn aktuale. Pėrplasja mes tyre ėshtė reflektuar negativisht nė tregje.

Banka ka ndėrhyrė nė treg tė Mėrkurėn pėr tė ulur interesin e bonove tė Italisė dhe Spanjės. Por ndėrhyrja ka qenė modeste. Edhe sot gjatė ankandit tė bonove tė Francės dhe tė Spanjės tregtarėt raportuan ndėrhyrje nė treg tė Bankės. Franca riskon nivelin 3A tė bonove dhe ajo kėrkon qė Banka tė ndėrhyjė me tė gjithė fuqinė e saj.

"Roli i Bankės ėshtė qė tė garantojė stabilitetin e monedhės, por tė garantojė edhe stabilitetin financiar tė Eurozonės," tha zėdhėnėsja e qeverisė franceze. Kjo deklaratė ėshtė kopje e saktė e deklaratės sė Ben Bernanke, qė tha nė tetor se “stabiliteti financiar nė ekonominė amerikane ka marrė tė njėjtėn rėndėsi si stabiliteti monetar”. Ministri francez i Financave, Francois Baroin pėrsėriti qėndrimin e Parisit se Fondit Europian i Stabilitetit Financiar duhet tė shndėrrohet nė bankė. Por tė dyja qėndrimet e mėsipėrme tė Parisit kundėrshtohen fort nė Berlin. Kancelarja Angela Merkel tha se ligjet nė Bashkimin Europian ndalojnė veprimet e mėsipėrme dhe se Berlini nuk do ti pranojė.

"Nė mėnyrėn se si ne perceptojmė traktatet europiane, ato nuk lejojnė qė Banka Qendrore tė zgjidhe kėto lloj problemesh," tha ajo pas takimit me kryeministrin e Irlandės. Merkel kėmbėngul nė idenė e reformimit tė traktateve pėr tė krijuar njė union politik dhe fiskal. Por ndėrkohė shumica e analistėve thonė se mėnyra e vetme e zgjidhjes sė krizės sė borxheve ėshtė ndėrhyrja nė treg e Bankės Qendrore Europiane, pavarėsisht riskut tė inflacionit qė do pasojė. Ndėrsa ndihma ndėrkombėtare duket se po largohet nga Europa pas dorėheqjes sė Borges nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

http://www.scan-tv.com/lajmet/bota/7...lin-e-bqe.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.11.2011, 20:09   97
Citim:
Buxheti i BE-sė “vetėm” 130 miliardė euro

Buxheti i Bashkimit Evropian pėr vitin 2012 do tė jetė dy pėr qind mė i lartė se sa kėtė vit, ndėrsa nė pajtim me inflacionin ėshtė kufizuar nė 130 miliard euro.

BE-ja dhe Parlamenti Evropian kanė arritur tė shtunėn marrėveshjen pėr buxhetin e vitit 2012, i cili ėshtė aprovuar pas 15 orė diskutimesh. Marrėveshja paraqet fitoren e qeverive evropiane, tė cilat janė tė pėrballura me pasoja financiare si rezultat i krizės sė borxheve.

Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kėrkuan rritjen e buxhetit prej 5,2 pėr qind, por ata hasėn nė kundėrshtimin e anėtareve, tė cilat nuk dėshirojnė rritjen e shpenzimeve tė pėrbashkėta derisa tė pėrballen me masat e kursimit nė buxhetet nacionale.

Zyrtari i Ministrisė britanike tė Financave, Mark Hoban, i cili nė bisedime ka pėrfaqėsuar Londrėn, konsideron se vendimi pėr buxhetin paraqet fitore.

“Kemi ndaluar propozimin e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, dhe kemi pėrmbushur premtimin e qeverisė se do tė ngrijmė buxhetin e bllokut evropian. Gjatė gjithė procesit, kemi konfirmuar se nė kohėn kur vendet anėtare pėrballen me vendime tė vėshtira rreth buxheteve vetanake, nuk mund tė paraqesim kėrkesa jo reale”, ka thėnė Hoban.

Ai ka shtuar se buxheti i miratuar ėshtė shumė larg kėrkesės prej 5,2 pėr qind, sa kishte kėrkuar Parlamenti Evropian dhe 4,9 pėr qind sa kishte kėrkuar Komisioni Evropian.

Komisari evropian pėr Buxhet, Januz Levandovski ka thėnė se ėshtė miratuar “njė buxhet i qartė kursimi” dhe ka paralajmėruar se Brukseli ndoshta nuk do tė ketė para tė mjaftueshme qė vitin e ardhshėm tė pėrmbushė tė gjitha obligimet e veta financiare.

http://rtv21.tv/home/?p=44216
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2011, 17:32   98
Citim:
Merkel kėrkon njė union fiskal

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, euroja ėshtė mė e fortė se ish-valuta e Gjermanisė, marka gjermane.

Nga ana tjetėr, meqė evropianėt kanė kaluar njė maratonė tė gjatė e tė mundimshme pėr ta rikthyer stabilitetin e humbur tė euros, ajo duhet tė shpėtohet gjithsesi.

“Zgjidhja e krizės sė borxheve ėshtė njė proces qė mund tė marrė vite tė tėra”, ka thėnė Merkel gjatė fjalimit para Parlamentit Gjerman, derisa ka bėrė thirrje pėr njė qasje qė ēon drejt integrimit fiskal mė tė qėndrueshėm tė Eurozonės, por edhe pėr njė disiplinė mė tė ashpėr buxhetore.

Po ashtu, Merkel bėri tė ditur se gjatė samitit tė javės sė ardhshme tė BE’sė, Franca dhe Gjermania do tė propozojnė ndryshim tė traktateve tė Unionit, nė mėnyrė qė tė parandalohet ndarja eventuale e Eurozonės.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,17,68616

Citim:
Sarkozi pėrcakton planet e eurozonės

Presidenti francez Nikola Sarkozi ka thėnė se Franca dhe Gjermania duhet tė punojnė sė bashku pėr tė garantuar stabilitet nė zemėr tė Europės. Gjatė njė fjalimi nė portin e Tulonit, Sarkozi tha se “ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do tė takohen tė hėnėn pėr tė propozuar masa qė do tė garantojnė tė ardhmen e euros”.

“Tė vetėm nuk mund tė ndryshojmė rregullat e lojės. Nuk mund tė shkojmė drejt perfeksionizmit. Sovraniteti mund tė ushtrohet i bashkuar. Sė bashku me kancelaren gjermane Merkel ne mund tė pėrgatisim njė tė ardhme pėr Europėn”, tha Sarkozi.

Presidenti francez theksoi se Europa nuk do tė lejojė qė tė pėrsėritet e njėjta gjė qė ndodhi me Greqinė.

Ai paralajmeroi se konvergjencat ekonomike do tė jenė tė gjata dhe tė vėshtira, por ai premtoi se Franca nuk do tė heqė dorė. Ai tha se euro mund tė mos ekzistojė nėse ekonomitė e eurozonės nuk veprojnė sė bashku. Ai shtoi se nevojiten disiplina tė rrepta financiare, me mė shumė sanksione pėr ata qė nuk kanė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e tyre.

Presidenti francez pranoi se Europa ėshtė pėrfshirė nga kriza, e cila mund tė rrezikojė shkatėrrimin e Bashkimit Europian. “Kam tentuar gjithmonė tė them tė vėrtetėn, ka njė krizė nė zonėn euro, qė mund tė shkatėrrojė Bashkimin Europian, nėse dėshton ekonomia Europiane cfarė mund tė mbesė nga Europa? Besimi dhe kredibiliteti mund ti japin fund krizės. Duhet tė bėjmė thirrje pėr solidaritet”,- deklaroi Sarkozi. Presidenti francez Sarkozi theksoi se Europės i duhet njė model i ri ekonomik dhe kjo sipas tij mund tė arrihet nėse ka bashkėpunim mes vendeve ė Eurozonės.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=21070
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2011, 22:02   99
Citim:
60 % e gjermanėve, euro nuk ėshtė ide e mirė

Rreth 60 pėr qind e gjermanėve mendojnė se futja e euros nuk ka qenė njė ide e mirė, dhjetė vjet pas hyrjes nė fuqi tė monedhės unike, sipas rezultateve tė njė sondazhi tė realizuar pėr tė pėrjavshmen gjermane ''Focus'', qė u publikua dje.

Pėrveē tė tjerash, sipas tė njėjtit studim, 85 pėr qind e personave tė pyetur mendojnė se monedha unike ka sjellė njė rritje tė ēmimeve. Rreth tre e katėrta e gjermanėve shprehen se monedha e tyre e vjetėr, marka gjermane, ishte mė e qėndrueshme nė raport me monedhat e huaja sesa qė ėshtė euro sot. Ky sondazh u realizua nga instituti ''TNS Emnid'' pėr tė pėrjavshmen ''Focus'' me rreth njė mijė persona, por e pėrjavshmja nuk saktėson datėn e sondazhit. Vitin e kaluar, nė tė njėjtėn periudhė, nė njė sondazh tė publikuar nga e pėrditshmja popullore ''Bild'', gjysma e gjermanėve, rreth 51 pėr qind, ishin shprehur tė pakėnaqur me euron dhe 49 pėr qind uronin kthimin e markės gjermane.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/6...hte-ide-e-mire
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2011, 22:14   100
Citim:
FMN miraton kėstin 2.2 mld euro pėr Greqinė

Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka miratuar lėshimin e 2.2 miliardė eurove pėr Greqinė. Mjetet financiare, tė cilat do t’i jepen nė mėnyrė direkte Athinės zyrtare janė pjesė e paketės sė re prej 8 miliardė euro, tė programit. Dhėnia e parave ka qenė e kushtėzuar, nėse Greqia do tė zbatonte njė plan mė tė ashpėr tė shtrėngimit ekonomik.

Javėn e kaluar, Ministrat e Financave tė Bashkimit Europian thanė se ranė dakord pėr tė zhbllokuar shumėn prej 5.8 miliardė euro, tė paketės sė ndihmės, e cila nuk u dorėzua qė nė muajin Gusht, pėr shkak tė hezimit tė pėrmbushjeve tė angazhimeve nga ana e Athinės.

Nė muajin Nėntor u formua qeveria e re, e drejtuar nga Kryeministri Papademos, njė ish-funksionar i Bankės Qendrore Europiane, nė pėrpjekje pėr tė ēliruar financat e vendit dhe pėr t’a shpėtuar nga falimentimi. Miratimi i huasė nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka adhur pasi, Bordi Ekzekutiv i saj pėrfundoi njė rishikim mbi vijueshmėrinė ekonomike tė Greqisė, pėr shumėn prej 110 miliardė euro, nė bashkėpunim me Bashkimin Europian. Nė kėtė shumė, Fondi ka mbėshtetur me 30 miliardė euro.

http://www.scan-tv.com/lajmet/rajoni...r-greqine.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:06.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.