Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Terrorizmi a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2008, 15:30   1
kalimtar/e
 

TMq/ 1944: Dėshmi nga krimet sllavomaqedone


Citim:
Fshati Isiuk - Ajaz Memishi

Ajaz Memishi lindi mė 1931 nė fshatin Isiuk. Si fėmijė pėrjetoi masakrat qė Brigada XVI serbo- maqedonase kreu nė kėtė fshat nė dhjetor tė vitit 1944. Tani jeton nė Preshevė me familjen shumėantarėshe dhe pa kurrfarė tė ardhurash.

Ishte dhjetor i vitit 1944, rrėfen baca Ajaz, si fėmijė me fėmijėt e tjerė isha duke luajtur nė oborrin tonė. Nė ēast u dėgjuan zėra nga perendimi dhe pas pak pamė edhe partizanėt qė si milingona po na rrethonin fshatin. Them si milingona, ngase ishin nė numė tė shumtė.

Mė kujtohet njė farė Luba i Leranit, qė atėherė ishte komandant i tyre, i cili pasi pa se nuk ka kurrfarė rreziku ngase shtėpitė i patėn lėshuar tė gjithė burrat e fshatit, meqė kishin marrė vesh se do tė rrethoheshim e nė fshat patėn mbetur vetėm gratė, pleqtė dhe femijėt, ai u thirri personave tė vet: “Dodjite, slobodno, slobodno...” (Ejani lirisht, lirisht) S`vonoi dhe dhanė urdhėrin e parė: Asnjė fshatarė tė mos dalė nė oborr tė gjithė nė shtėpi! Mė vonė pasoi edhe kontrollimi dhe burgosja e pleqve dhe fėmijėve mė tė moshuar ( tė gjithė tė gjinisė mashkullore). Familjes sonė i urdhėruan qė ta lėshonte shtėpinė se aty do tė vendosej Komanda.

Dhe ashtu u bė. Komanda u vendos nė katin e parė tė shtėpisė, kurse nė atė pėrdhesė u vendosėn tė burgosurit (kishte edhe nga ata qė i kishin zėnė nėpėr male duke ikur). Ne u detyruam tė shkonim bashkė me familjet e Bajramit, Selimit dhe Brahimit nė shtėpinė e Hajrizit.

Afėr shtėpisė sonė gjendeshin edhe shtėpitė e Bajramit dhe Zulfiut qė shėrbenin pėr torturimin e burgosurve para ekzekutimit. Ne nuk guxonim tė dilnim pėr asnjė ēastė nga shtėpia, nga frika se do tė na ekzekutonin. Mirėpo, qysh natėn e parė me tė dėgjuar muzikėn dhe krismat e pushkėve, unė si fėmijė kureshtar u pėrvodha disi prej shtėpisė dhe dola nė oborr. Mė kujtohet si sot, se si partizanėt i shtinin pėrdhunisht tė burgosurit tė hidhnin vallė me muzikėn qė bėnin ca romė nga radhėt e partizanėve dhe arrita t`i dalloja edhe ca tė burgosur, e kėta ishin: Abdi Zuba, tė cilin njė natė e vranė bashkė mė gjyshin tim Ramiz Hajdarin, Shefki Hafizin dhe axhen tim, Qamil Nuhiun. Kėta kufoma unė i pashė vetė njė natė kur pėrsėri u pėrvodha prej shtėpisė, e pasi nuk guxoja tė eci nė kėmbė, ngase identifikimi i siluetės ishte mė lehtė, u detyrova tė ecja barkas dhe nė njė livadh hasa nė katėr kufoma. Njėrėn prej tyre arrita ta identifikoja, ky ishte gjyshi im, ndėrsa tė tjerat, nga masakrimet qė u kishin bėrė, nuk i njoha.

Kufomat mė shtuan frikėn se do tė mė zinin dhe do tė mė vritnin edhe mua. Atė natė u ktheva nė shtėpi mė i shqetėsuar se kurrė mė parė. Kėtė e vėrejti nėna dhe mė pyeti se ē`ka kisha. Unė i tregova realitetin, por ajo pėr tė mė ngushėlluar mė tha se nuk kam mundur t`i njoha nė atė natė kufomat. Njė herė tjetėr, kur dola nga shtėpia mė zunė dhe mė detyruan qė t`u mbushja ujė nga kroi. Kjo turturė pėr mua zgjati dy ditė rreshtė. Torturė nuk ishte vetėm bartja e ujit, por frika se do tė mė vrisnin dhe pėr kėta mundohesha qė kjo tė mos mė gjejė nė befasi, por tė jem i pėrgaditur, mendoja qė nė momentin kur ndonjė partizan tė ma drejtonte pushkėn, unė tė merrja vrapin dhe tė humbja gjurmė nėpėr mal. Mirėpo kjo, üėr fatin timė nuk ndodhi dhe unė mbeta i gjallė.

Gjatė dymbėdhjetė ditėve, sa qėndruan, vinin rregullisht nė shtėpinė tonė ( kėshtu ndodhi edhe me shtėpitė e tjera) dhe urdhėronin t`u ziejm kaēamak, e pastaj kėrkonin bukė e ujė tė vluar kinse pėr t`u pėrgatitur “ushqim” tė burgosurve. Nja dy-tri ditė para se tė tėrhiqeshin prej fshatit, partizanėt i morėn tė gjithė tė burgosurit dhe i dėrguan nė Preshevė. Ndėr tė burgosurit ishin edhe dy dajallarėt e mi, Rrustemi e Bajrami, tė cilėt pasi u liruan (pas gjashtė javėsh) sė pari erdhėn nė shtėpinė tonė e pastaj shkuan nėpėr shtėpitė e veta. Sipas tregimit tė tyre, tė burgosurit qė ishin 300 – 400 veta, u dėrguan nė barakat e monopolit (vendgrumbullimi i duhanit) tė Preshevės. Kėta u mbajtėn tė burgosur pa kurrfarė vendimi e procedure gjyqėsore.

Brigada u tėrhoq pas 12 ditėsh duke plaēkitur ēdo gjė tė vlefshme. Mė kujtohet se ne kishim 30 lopė e disa dhi, prej tė cilave na kishte mbetur vetė njė dhi e ēalė, kurse tė tjerat (lopat dhe dhitė) na i kishin grabitur. Ata kishin lėnė pas vetes ta masakruan fshatin e tėrė. Me tė shkuar ata, ne filluam t`i kėrkonim kufomat e njerėzve tė vrarė. Diku rreth 30 metra afėr shtėpisė se Zylfiut nė dy gropa kishin qenė tė mbuluar me pak dhe tė masakruarit.

Njėherė as qė guxuam t`i preknim kufomat, ngase partizanėt kishin urdhėruar tė mos prekeshin. Pas disa ditėsh na dhanė lejė pėr t`i nxjerrur kufomat. Leja ėshtė marrė nė Zhegėr. Nė nxjerrjen e kufomave kam marrė pjesė edhe unė dhe disa fėmijė tė tjerė, sepse burra nuk kishte. Nė nxerrjen e kufomave shquhej sidomos nėna e Hazirit, Qazimja, sė cilės i ndihmonin Ismaili, Rexha, por edhe unė, Naip Shabani, Sadriu e pas ditės sė dytė filluan tė vinin edhe prej fshatrave tė tjera pėr tė na ndihmuar. Ishte vėshtirė t`i nxjerrė kufomat, sepse ato ditė pat rėnė shi e gropat sihin tė mbushura me ujė e lloē. Dikush nga ne hynte nė gropė dhe teshat e kufomės i kapte tė mbushura pėr mullarė dhe ata qė ishin lart e ngrinin kufomėn dhe kėshtu tė gjitha kufomat i radhitnim nė livadh. Kufomat ishte vėshtirė tė identifikoheshin, pasi ato ishin tė masakruara.

Mė kujtohet se Nuhiu i Caravajkės ia kishin pas nxjerrė trutė, Sahit Asllanit ia kishin prerė pjesėn e epėrme tė kokės dhe ia kishin nxjerrė njėrin sy. Nė kufomat e tjera vėrehej rrebeshi i plumbave, fyturat e deformuara, prerja e organeve gjenitale, djegia me ujė valė etj. Kėto skena kanė qenė rrėqethėse sidomos pėr ne fėmijėt., unė pėr vete kurrė nuk mund t`i harroj, bile shpesh i shoh edhe nė ėndėrr.

Kufomat qė ishin nga fshatrat tjera, ata qė kishin mundėsi, i merrnin dhe i varrosnin nė fshatrat e tyre, pra nė vendėlindje, ndėrsa kufomat qė mbetėn i varrosėn aty nė fshat, njė pjesė nė njė livadh e njė pjesė ndėr njė dardhė. Varrimi nuk ishte si zakonisht, i varrosnim nga tre – katėr veta nė njė varr dhe pa dėrrasa e zakone tjera. Kufomat e gjyshit, Avdi Zukės, Ramiz Hajdarit, Shefki Hafizit e tė mixhes Qamil i varrosėm nė vendin e vrasjes. Ishte prekės rasti kur pamė se Rexha ishte vrarė me katėr fėmijėt e tij e kėso rastesh kishe edhe nga fshatrat e tjera, si psh. rasti i Lutfiut nga Gruahalia. Nga kėto grupe nxorėm mėtepėr se shtatėdhjetė veta. Ndėr ta dhjetė ishin nga fshati Isiuk. Kėta janė:

1. Rexhep Dalipi

2. Rifat Dalipi

3. Mustafė Dalipi

4. Rashit Dalipi

5. Ramadan Dalipi (Rexhepi, Rifat, Mustafa, Rashiti dhe Dalipi ishin babė e bij.)

6. Murat Avdyli

7. Adem Sylejmani

8. Aziz Sylejmani

9. Memish Nuhiu

10. Qamil Nuhiu

Pasi pėrfunduam varrimin, filluan tė rrėfenin secili ē`kishte parė dhe dėgjuar. Nga rrėfimet e bacės Riza dhe bacės Arif, tė cilėt kishin shpėtuar nga vdekja e sigurt, kuptuam se ndaj tė burgosurve ishte ushtruar njė dhunė e paparė. Nxerrja e tė burgosurve prej shtėpive pėr te gropat, ku ishte vendi i vrasjes ishte ndrekur me muzikė e kėngė. Ngaj tė burgosurve bėheshin tortura tė ndryshme: rraheshin me drurė, pėrvėloheshin me ujė valė, mbyteshin me sėpatė, u nxirrnin sytė me kunja, i lyenin me kaēamak valė etj.

Tė gjitha kėto mundime e tortura ndaj tė burgosurve, ne nuk i kishim dėgjuar as parė, sepse ato kryheshin natėn dhe me muzikė. Ato, siē thashė na i patėn rrėfyer baca Riza dhe baca Arif.
http://presheva.com/histori/isiukajazmemishi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2008, 15:35   2
kalimtar/e
 
Citim:
Fshatit Isiuk - Naip Nuhiu

Naip Nuhiu u lind mė 1932 nė Isiuk. Ėshtė njė nga dėshmitarėt e gjallė qė pėrjetoi masakrat qė bėri Brigada XVI serbo-maqedonase. Tani jeton nė Preshevė. Dėshmia e tij ėshtė si vijon.

Ardhjen e partizanėve nė fshatin tonė e paralajmroi njė farė Avdi Zuba, tė cilin e kishin marrė me vete partizanėt pėr t`ua treguar rrugėn pėr nė fshat. Atė partizanėt e detyruan qė tė bėrtiste nga fshati Sefer e tė na lajmėronte ne tėmos trembeshim dhe tė mos e lėshonim fshatin, se s`kishte pėr tė na gjetur asgjė e keqe. Ai iu drejtua bacės Rexhė me kėto fjalė, qė mė kujtohen edhe sot: “O , Rexhė, mos ikni prej katundi, se ne nuk ju bėjmė kurgjė!” Por kėsaj thirrje nuk i besoi askush, kėshtu qė burrat ikėn e u larguan nė mal, kurse nė fshat mbetėn vetėm pleqtė, gratė dhe fėmijėt.

Pėr t`ua bėrė me dije partizanėve se nuk do tė donim tė luftonim, por do tė dorėzoheshim, vendosėm qė ta ndrinim flamurin e bardhė, por meqėe flamur nuk kishim, atėherė nė vend tė tij ngritėm njė peshkir tė bardhė. Kėtė veprim e bėmė pasi menduam se ata nuk do tė ēoin dorė nė gra, pleq dhe fėmijė. Mirėpo u gėnjyem ata nuk patėn mėshirė pėr askend. Me flamur tė bardhė, partizanėt dolėn qė t`i pritnim mixha Rexhep, Mehmeti, Brahimi, mixha Daut, babai im, Hajrizi... Sė pari nė fshat erdhi njė grup partizanėsh pėr t`u bindur se nuk ekzistonte kurrėfarė rreziku.

Dhe kur u bindėn, atėherė thirrėn edhe komandėn, kurse komandanti i tyre njė farė Luba i Leranit, u dha urdhėr qė tė vinin tė gjithė lirisht. Atėherė pamė se fshati kishtė qenė i rrethuar nga tė katė anėt, sepse prej tė gjitha anėve hynin nė fshat partizanėt, tė shumtė me numėr. Nė fillim ata nuk bėnė kurrfarė zullumi, pėrkundrazi, filluan tė bėnin muzikė e tė hidhnin valle e nė valle i shtinė edhe Avdi Zukėn, Ramizin, Shefkiun e mė vonė edhe Mehmetin. Pas kėsaj ata filluan tė vendosen nėpėr shtėpitė e fshatarėve. Kėshut nė shtėpi tė Memishit u vendos Shtabi, dhe nė katin e parė e jo nė atė pėrdhesė, ndėrsa familja e tij, bashkė mė tė Bajramit, Brahimit, selimit u vendosėn nė shtėpinė tonė. Po nė atė natė partizanėt e vranė Memishin, Ramizin , Shefkiun dhe Isėn.

Kėta i vranė te ara e Jahės. Pra, njėherė i shtinė tė hidhnin valle e pastaj i vranė! Tri ditėt e ardhshme nuk vranė njeri. Kėtė e di, sepse kėto tri ditė baba im dilte lirisht t`i kuloste kafshėt, e edhe unė dilja me tė. Unė edhe i kam parė kufomat, por nga frika fillova tė qas si tė gjithė fėmijėt e tjerė. Babai im sė pari i qetėsoi fėmijėt e tjerė e mua mė tha se prej fshatiti s`kemi ku tė shkojmė, ndėrsa atyre u ėshtė shkruar tė vriten.

Ditėn e katėrt e burgosėn edhe babėn tim, e atėherė unė shkova te partizanėt qė ta kėrkoja. Njė serb i Mamajve tė Strezovcit e dinte shqipen mirė e unė iu drejtova edhe e pyeta se ku e kam babėn. Ai mė tha tė mos bėhem merak sa ai ėshtė gjallė nė shtėpi tė Memishit. Ai mė ēoi nė kėtė shtėpi ku e pashė babėn, por pashė edhe se nė tė dy dhomat kishte shumė tė burgosur. Njė ditė u nisa nga shtėpia e mixhes Bajram dhe e ēela derėn.

Aty pashė Rufatin, mixhen Rexhė etj. duke u keqtrajtuar nga partizanėt. Ata ishin vetėm nė kėmishė e done dhe partizanėt ua shtinin kėmbėt nė ujė tė valė. Si mė panė, partizanėt mė bėrtitėn e unė ika drejt e te lokja dhe i tregova se ē`kisha parė. Ajo filloi tė mė qetėsonte dhe tė ma hiqte frikėn, por frikėn nuk mund ta hiqja derisa partizanėt u larguan nga fshati. Tė burgosurit qė i dėrgonin nė shtėpi tė Zulfiut i priste vdekja e sigurt. Prej kėsaj shtėpie ka shpėtuar vetėm mixha Riza, i cili ka ikur. Ka shpėtuar edhe Arifi i Stanecit, i cili ishte i burgosur nė shtėpi tė Memishit bashkė me djalin e tij, Xhavitin 17 vjeēarė, tė cilin ia vranė, ndėrsa Arifi i plagosur pak nė kokė arriti tė shpėtojė. Nė kėto shtėpi janė bėrė tortura tė papara. Nė i pamė muret, pasi shkuan partizanėt, qė ishin tė lyera me gjak.

Kjo brigadė nė fshatin tonė qendroi rrafsh dymbėdhjetė ditė. Para se tė tėrhiqeshin sė pari i tėrhoqėn tė burgosurit e pastaj shkuaj edhe vetė. Tė burgosur kishte gati nga ēdo fshat i Karadakut, si: Stanec, Sefer, Shurdhan, Lezbali, Depcė, Gruhali, Lafet, Pidiq, Remnik, Gjykalar..etj. Numri i tyre sillej mbi treqind veta. Nė mesin e tė burgosurve gjendej edhe babai im. Ēdo i katėrti i burgosur kishte nga njė rojė. Duke u larguar nga fshati, partizanėt plaēkitėn ēdo gjė: kafshė, veshmbathje, ushqim, stoli etj. Atė qė nuk mundin ta merrnin me vete, e shkatrronin siē ishin hambaret e grurit, qė i derdhnin, kėshtu qė pak shkuarjes sė tyre ne qė kishim mbetur gjallė mbetėm edhe pa ushqim e veshmbathje.

Pasi shkuan partizanėt, menjėherė tė nesėrmen filluam t`i nxirrnim kufomat e tė vrarėve, kėshtu qė u dėsht tė presim derisa tė merrej leje. Pasi i mor leja filloi menjėherė nxerrja e kufomave. Nė kėtė punė mora pjesė edhe unė. Ishte vėshtirė tė nxirreshin kufomat, meqė ato ditė pat rėnė shi. Nė kėtė punė mori pjesė edhe lokja ime Qazime, nėna Rexhės, mixha Rexhep e Daut, Ajazi (mendon Ajaz Memishin qė dėshminė e tij e kemi botuar kėtu. p.St@ff), Shabani, Sadriu, gruaja e Miftar Stanecit etj.

Pasi i nxorėm prej gropave, i renditėm nė livadh. Nėse dikush prej katundeve tė tjera e kishte dikė tė vetin, ata i merrnin e i varrosnin nė fshat tė vet, kurse kufomat e tjera i varrosėm aty afėr, si mundem. Kufomta tė gjitha ishin tė masakruara dhe ishte vėshtiė tė bėhej identifikimi, ngase fyturyt e tyre ishin tė deformuara. I identifikuam nė bazė tė veshmbathjes. Nė mes tė tė vrarėve kishe edhe fėmijė, e sidomos ka qenė prekėse kufoma e Sahit Asllanit prej Staneci, i cili e kishte tė prė pjesėn e epėrme tė kokės dhe e kishtė tė nxjerrė njėrin sy. Pastaj ajo e Nuhi Sylejmanit, tė cilit ia kishin nxjerrė trutė jashtė, ajo e mixhes Qamil tė cilit ia kishin prėrė njėrėn kėmbė.

Nxerrja e kufomave zgjati disa ditė dhe janė nxjerrė mė se tetėdhjetė.
http://presheva.com/histori/isiuknaipnuhiu.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.