Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.10.2006, 16:15   1
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Punim Dijeni


Sipėrmarrja


Vargmali ėshtė njė sipėrmarrje me synim njohjen, zhvillimin dhe pėrhapjen e kulturės burimore shqiptare dhe vlerash qė e mbėshtesin ose qė lidhen me kėtė kulturė. Nė funksion tė kėtij synimi gjurmohet, krijohet, mblidhet dhe shpėrndahet, nėn njė pėrvijim tė pėrgjithshėm dhe degė tė posaēme, lėndė kulturore kombėtare duke ruajtur, zgjeruar e zbatuar, nė rrugė konvencionale ose jo, ēka na ėshtė pėrcjellė me gjak e hekur nga tė parėt. Gurra pėrmban vargjet, kėngėt, ritualet, historinė, bėmat, artet, natyrėn, organizimin shoqėror, botėkuptimin dhe arketipat tanė.


Logu


Logu vargmal.org ėshtė nisma kryesore dijendėrtuese e sipėrmarrjes.

Synimi i logut ėshtė tė mundėsojė rrethanat pėrkatėse pėr grumbullimin dhe zhvillimin e dijeve si mė lart, ndaj dhe nxitet e zbatohet lėvrim i tė dhėnave dhe harrje e zhurmės duke kthjellė e zėvendėsuar tė dhėnat mė pak tė sakta me tė tjera tė njė organizimi mė tė lartė.

Gjatė ndėrtimit brendia degėzohet dhe ndahet nė dana, nėndana dhe ēėshtje. Nėse lėnda tejkalon pėrmasat e degės ku ndodhet, dega konsiderohet si e posaēme dhe zhvillohet nė nismė tė veēantė gjysmė tė pavarur tė sipėrmarrjes nė mjetin pėrkatės (internet, botim, terren etj.).

Pjesėmarrja nė log pėrshkohet nga mirėkuptimi i pashprehur i ideve e i frymės qė na ka sjellė kėtu. Ti ndodhesh kėtu sepse tėrhiqesh nga, apo pajtohesh me, ēėshtjet dhe mendimet qė trajtohen nė Vargmal. N.q.s. ndokush ka vėshtirėsi frymėmarrjeje nė Vargmal, do tė thotė se organizmi i tij nuk i pėrshtatet kėtij mjedisi dhe ka ardhur kėtu gabimisht.

Qėndrimet botėkuptimore janė mirėfilli qėndrime vetjake tė secilit, prej tė cilave ndodh qė nė varėsi tė zhvillimit dhe tė qėndrueshmėrisė sė dijeve disa mund tė arrijnė tė pasqyrohen me kohė dhe nė strukturėn e logut.

Marrėdhėniet shoqėrore, ndonėse tė lejueshme deri nė njė farė shkalle, kėshillohen pėr jetėn reale. Rrahja e mendimeve dhe e pikėpamjeve tė ndryshme rreth njė ēėshtjeje ėshtė kryesore pėr komunikimin dhe ecurinė dijendėrtuese. Po aq kryesore janė dhe nderi e maturia pėr tė pranuar mendimin mė tė mirė.

Pavarėsisht ndjesive qė mund tė pėrēojė fryma e mėsipėrme, rrethanat veprojnė krahasimisht lirshėm pėr sa kohė qė nuk cenohet tėrėsia natyrore e logut.


Rrethanat


Logu ėshtė krijuar pėr shkėmbim dijenish rreth tematikave tė pėrcaktuara. Nė log ka dy grupime dijenish qė mund tė sillen: Dijeni qė i shtojnė diēka logut, duke prekur si pėrmbajtjen ashtu dhe organizimin, dhe dijeni qė e degradojnė ose e mbajnė logun aty ku ėshtė.

Nė Vargmal, lloji i dytė dhe ēdo lloj veprimtarie anėsore qė largohet nga drejtimi dijendėrtues i strukturės konsiderohet si zhurmė apo virus dhe trajtohet si i tillė.

Ky log nuk ėshtė vend socializimi, nuk ėshtė vend ku mund tė ndėrtohet dhe tė mirėmbahet imazhi i njė individi, apo tė shėrbejė si njė zėvendėsim apo aksesor pėr jetėn reale, qoftė i mirėmbajtėsve, qoftė i anėtarėve, qoftė i kalimtarėve tė rastit, por vetėm njė vend ku shkėmbehen dhe ballafaqohen e pėrzgjidhen ide dhe dijeni rreth tematikave tė synuara.

Nuk fokusohet asgjė drejtpėrdrejt tek individi, por tek ideja dhe tematika pėr tė cilėn logu funksionon.

Pėr t'i shtuar diēka kėtij logu kėrkohet sakrificė nė parim anonime dhe dijepėrzgjedhėse e ēdo pjesėmarrrėsi, sepse:
1) pjesėmarrėsi ka interes pėr tematikėn,

2) pjesėmarrėsi ka dėshirė tė marrė pjesė nė pėrpjekjen e kėtushme,

3) pjesėmarrėsi e kupton se drejt njė synimi disa mendime e ide janė mė objektive se disa tė tjera dhe janė kėto qė do tė mbizotėrojnė.
Kjo zbatohet me njė mėnyrė tė atillė evoluese qė ajo qė ėshtė e vlefshme nė njė periudhė afatgjatė tė qėndrojė dhe tė standardizohet duke ndėrtuar mbi strukturėn dhe ajo qė rezulton si shmangie, gabim, pėrpjekje e dėshtuar, nismė e rreme, ide e paqartė dhe iluzion, tė spastrohet.

Ndaj ėshtė e shėndetshme qė tė pėrparohen kudo idetė dhe dijenitė qė, duke iu pėrmbajtur tematikės, i qėndrojnė mendimit kritik, pėrdorin argumentim, zėvendėsojnė pjesėt e dobėta tė organizimit me tė tjera mė tė qarta dhe nuk kanė ujėra psikologjike, reklamimi tė egos dhe ēėshtjesh tė tjera inferiore apo disfunksionale. (Kjo ka qenė njė prej arsyeve se pse dhe nofkat e pjesėmarrėsve nė fillim janė propozuar tė jenė nė format numerik nė mėnyrė qė pjesėmarrėsi tė zhvishet nga veshjet e panevojshme tė atyre qė kėrkojnė vėmendjen e tė tjerėve apo qė kėrkojnė vend pėr tė socializuar. Megjithatė pėr shkaqe pragmatiste diēka e tillė nuk ėshtė zbatuar.)

Njohjet, nėse janė tė domosdoshme, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, mund tė bėhen nė privat, prandaj ekziston mundėsia e kumtimit vetjak mes anėtarėsh.

Qėllimi publik i kėtij logu ėshtė kontributi ndaj njohurive pėr organizimin e shoqėrisė shqiptare nė bazė tė njėsisė komb dhe njohja e natyrės, artit, botėkuptimit, kulturės dhe arsyetimit qė pėrgjithėsisht lidhet me, apo prek, kėtė organizim.

Nė zhvillim natyror, logu merr degėzime nė projekte pjesėrisht tė pavaruara, ose pėrfshin funksione faqesh tė tjera nė rrjet qė kėrkojnė bashkėpunim dhe pėrputhen me drejtimin e Vargmalit.

Pėr qartėsim, shumė prej veprimtarive apo mundėsive qė mund tė hasen nėpėr faqe tė ndryshme nė rrjet janė krijuar pėr arsye socializimi dhe kėto synojnė:
1) tė mbajnė pjesėmarrėsit tė zėnė me diēka ku kėta tė kalojnė kohėn duke u "argėtuar" dhe duke mos u pėrpjekur pėr asgjė thelbėsore,

2) tė mos fyejnė askėnd, duke shmangur realitetin, pėr tė thithur sa mė shumė pjesėmarrės pa kriter; dhe

3) t'u bėjnė tė mundur mendimeve dhe ideve qė janė strukturalisht dhe praktikisht inferiore tė arrijnė tė fitojnė status tė njėjtė apo mė tė lartė se ato tė vlefshmet, nėpėrmjet praktikave socializuese tė anėtarėve (dhe ushtrimit tė dogmave tė ndryshme sociale).
Kjo nuk ndodh kėtu dhe as nuk synohet diēka e tillė.

Komunikimi, veē shtimit apo organizimit tė njohurive, natyrisht qė nėnkupton dhe ballafaqimin e ēdo pozicioni me problemet qė mund tė ketė duke arritur nė ēdo rast me anė tė mendimit triumfues tė ēdo ballafaqimi nė njė pozicion mė tė qėndrueshėm nė funksion tė objektit tė diskutimit dhe jo duke marrė pozicione tifozerie pėr njė mendim e duke mos pranuar zbėrthimin logjik, vlerėsimin apo zhvlerėsimin qė i bėhet pozicionit tė propozuar, a duke nxjerrė me marrėveshje sociale apo me dogmė sociale ēdo pozicion tė sjellė si njėlloj tė saktė me njė tjetėr ēfarėdo.

Kėsisoj, ata qė marrin pjesė kėtu mund tė kenė ose:
1) Njė log klub, ku pjesėmarrja i jep automatikisht ēdo anėtari rėndėsi dhe vėmendje si pjesėtar klubi. Kėshtu duke rėnė dakord me dogmėn e klubit, apo duke u pėrpjekur tė kuptojė mėnyrėn sociale tė funksionimit tė klubit, anėtari rropatet tė bėhet pjesė e tij nė mėnyrė mekanike dhe me metoda socializimi dhe integrimi duke u ngėrthyer nė klikat e ndryshme tė perceptuara tė kėtij.

2) Njė log ku evolucioni i zbatuar mbi dijenitė e sjella mbėshtet idetė mė efikase, pavarėsisht se prej kujt vijnė, duke sjellė nė ēdo rast pozicion mė tė qėndrueshėm, pamje mė tė qartė tė strukturės, duke zėvendėsuar dijet mė pak tė sakta me tė tjera mė konkrete dhe duke shėrbyer si vend stėrvitjeje dhe pėrftimi njohurish e teknikash dhe pėr pjesėmarrėsin. Anėtari, kėsisoj, si i pabarabartė me tjetrin, detyrohet t'i asgjėsojė dėshirat pėr vėmendje sociale dhe fitim vendi nė hierarkinė strukturore, pasiqė ėshtė kjo strukturė e rrjedhshme dhe funksionale qė zgjedh vetiu idetė mė tė mira dhe personat mė tė pėrshtatshėm pėr zbatimin e kėtyre ideve.
Vargmali zbaton pikėn 2 dhe do tė shmangė nė mėnyrė aktive shkrimet dhe pjesėmarrėsit qė sillen rreth pikės 1. Pika 1 ėshtė virus (egalitarizėm, demokraci, komunizėm, fe, albanizėm, stagnacion, kėnetė) dhe shkarkohet vazhdimisht nė karantinė.


Kushtet teknike


Kushtet teknike janė norma qė lehtėsojnė pėrcjelljen e dijenive nė log. Logu ėshtė vend komunikimi dhe dijenitė e sjella duhet tė jenė tė qarta pėr marrėsin, pėrndryshe komunikimi gjysmak ėshtė i kotė. Pėr kėtė arsye kėrkohet nga ana teknike qė:
1) Tė shkruhet shqip me alfabet shqip. (Mund tė pėrdoret Prektora si standard tastiere.)
2) Tė ruhen marrėveshjet drejtshkrimore dhe faqosėse tė logut.
3) Tė pėrdoret arsye.
4) Tė ruhet integriteti i ēėshtjeve.
5) Tė sillet burimi i shkrimeve qė mbarten nga tė tretė.
Kėto kushte janė pjesė aktive e strukturės.


Pjesėmarrja


Mbarėvajtja

Rrethanat dhe tėrėsia strukturore mbarėshtohen nga organi i brendshėm i Mbarėvajtjes.

Anėtarėt e pamiratuar

Anėtarėt janė pjesėmarrėsit e regjistruar. Anėtarėt duhet t'u pėrgjigjen kushteve tė lartpėrmendura teknike. Shkrimet e anėtarėve qėndrojnė tė pabotuara deri nė shqyrtimin dhe nė miratimin nga Mbarėvajtja nėse pajtohen me kushtet teknike. Anėtarėt qė nuk u pėrgjigjen kushteve teknike nė mėnyrė tė vazhduar, kanė paaftėsi fatale dhe iu shlyhet anėtarėsia.

Anėtarėt e miratuar

Anėtarėt qė i zbatojnė natyrshėm kushtet teknike, njihen nė vijim si tė miratuar dhe shkrimet iu botohen pa shqyrtim paraprak. Pėr qėllime drejtimi tė ēėshtjeve, anėtarė tė caktuar zgjidhen (nga Mbarėvajtja) falė aftėsive, pėrgjegjėsisė dhe pėrkushtimit nė zhvillimin dhe drejtimin e tematikės dhe kanė disa pėrparėsi teknike pėr mbarėshtimin e danave pėrkatėse ose tė krejt logut.

Kuadri

Duke qenė se logu nuk synon tė rrisė numrat nė mėnyrė artificiale, shlyhet kohė pas kohe anėtarėsia e atij/asaj qė:

1. Pas anėtarėsimi nuk ėshtė njoftuar mė nė log pėr 3 muaj rresht;
2. Nuk ėshtė njoftuar pėr 6 muaj dhe kontributi ėshtė minimal;
3. Kėrkon t'ia shlyejnė anėtarėsinė (por shlyerja, ose jo, dhe e shkrimeve, ėshtė nė gjykimin e Mbarėvajtjes).

Pėrvetėsia

Prej datės 18.10.2007 e nė vijim:

1. IP-tė e askujt nuk ruhen gjatė anėtarėsimit.
2. IP-tė e askujt nuk ruhen gjatė botimit tė shkrimeve.
3. Ēdo IP e gjithkujt ėshtė fshirė pėrfundimisht dhe nuk ruhet mė nė lėndėburimet e logut.

Mosruajtja e IP-ve nė log bėhet pėr mbrojtjen e pėrvetėsisė sė tė gjithė pjesėmarrėsve, veprues ose mosveprues.
 
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:43.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.