Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.2.2009, 01:04   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar ShP: Gėrmimet arkeologjike tash dhe nga subjekte private


Citim:
Gėrmimet arkeologjike nė territorin e Shqipėrisė tashmė nuk do tė kryhen vetėm nga specialistė tė institucioneve shtetėrore, por edhe nga individė apo subjekte private. Kjo ėshtė njė nga pikat nė legjislacionin e hartuar nga Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik, mbėshtetur mbi Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 725 dt. 21.05.2008 pėr "Pėrbėrjen, funksionimin, kompetencat dhe mėnyrėn e shpėrblimit tė Anėtarėve tė Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė".

Ky kėshill, i ngritur vetėm 7 muaj pas krijimit tė ASHA-s, ka miratuar gjithashtu edhe tė parėn rregullore pėr standardet e gėrmimit arkeologjik dhe gėrmimit tė shpėtimit. Kjo rregullore pėrfshin edhe kriteret e ushtrimit tė profesionit tė arkeologut; kriteret e gėrmimit, dokumentimit dhe arkivimit tė tė dhėnave dhe materialeve arkeologjike; kriteret dhe procedurat administrative pėr marrjen e lejeve tė ushtrimit tė profesionit tė arkeologut nga individė dhe subjekte private.

"E hartuar nga njė grup pune nėn drejtimin e Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik (ASHA), kjo rregullore pėrbėn bazėn e mbarėvajtjes sė kėrkimit arkeologjik, si dhe synon standardizimin dhe unifikimin e dokumentacionit arkeologjik nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė", shprehet Roland Olli, drejtor i ASHA-s. Sipas tij, gjatė kėtyre muajve, struktura mė e re nė varėsi tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka kryer mbi 30 mbikėqyrje paraprake nė qytete tė ndryshme tė vendit, duke pėrpiluar relacionet pėrkatėse dhe disa mbikėqyrje arkeologjike (gėrmime arkeologjike). Ndėrkohė, janė nė proces pėr mbikėqyrje arkeologjike nė terren edhe 2 sheshe gėrmimi nė qytetin e Durrėsit.

Gjatė kėsaj pune, qė ka tė bėjė kryesisht me konstatimin dhe shpėtimin e materialit arkeologjik nė vende qė ndėrtohen, ka pasur raste edhe tė zbulimit tė objekteve tė rėndėsishme arkeologjike. Ndėrkohė qė shtrirja gjeografike e mbikėqyrjeve apo gėrmimeve arkeologjike tashmė shtohet me veprimtarinė qė do tė ushtrojnė individė apo subjekte private. Ata do tė licencohen nga Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, kryetar i sė cilit ėshtė ministri Ylli Pango, me pėrbėrjen e 11 specialistėve tė tjerė nga Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Monumenteve tė Kulturės, specialistė tė ASHA-s, zyrės sė trashėgimisė sė kulturės nė MTKRS, pėrfaqėsues tė zyrės juridike dhe personalitete tė tjera tė fushės.

Mė parė, specialistėt patėn kundėrshtuar ngritjen e ASHA-s si njė strukturė mė vete nė MTKRS, duke e akuzuar ministrin Pango se po i pėrqendronte tė gjitha vendimet nė duart e tij. Sipas Surja Lelės, shef i sektorit tė arkeologjisė sė shpėtimit, licencat do tė jepen vetėm kur individėt apo shoqėritė tė pėrmbushin kriteret e caktuara: njė stazh pune 5-vjeēar, tė kenė minimumi gradėn master ose doktor shkencash, tė jenė bashkautorė nė tė paktėn tri projekte, dhe tė kenė njė staf tė mirė pėr realizimin e projekteve tė caktuara. Puna e tyre do tė jetė e pėrqendruar nė mbikėqyrjen dhe gėrmimin arkeologjik gjatė projekteve tė mėdha qė ndėrtohen nga financues privatė.

Sipas Lelės, ASHA do tė ndėrmjetėsojė nėnshkrimin e kontratave tė tyre me investuesit. Licencimin e kėtyre subjekteve, drejtori Olli e quan nė radhė tė parė njė pėrgjigje ndaj domosdoshmėrisė pėr liberalizimin e kėtij lloj "tregu". Ndėrsa Lela shton se "nė Republikėn e Shqipėrisė ka shumė projekte qė janė vepra tė mėdha. ASHA apo Instituti i Arkeologjisė e ka tė pamundur tė mbulojė tė gjithė territorin. Ka shumė arkeologė me tituj e grada shkencore qė kanė mbaruar studimet brenda dhe jashtė vendit, qė mund ta bėjnė shumė mirė kėtė punė".

Por si do tė pėrcaktohet materiali arkeologjik qė do tė nxjerrin nga nėntoka kėto subjekte private? Ēdo tė bėhet me kėtė material?

"Kėto subjekte do tė mbikėqyren nga Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik. Tė gjitha objektet qė dalin nga kėto gėrmime arkeologjike do dokumentohen nė vend dhe pas konservimit do tė dorėzohen pranė drejtorive rajonale tė monumenteve tė kulturės dhe pranė muzeve arkeologjikė", thekson shefi i sektorit tė arkeologjisė sė shpėtimit. Nė raste tė shkeljes sė rregullores sė pėrcaktuar, parashikohen masa ndėshkuese pėr individėt apo subjektet me pėrjashtim deri nė 5 vjet nga projekte tė ndryshme.

Ndėrkohė qė Lela thekson se edhe para kėsaj rregulloreje, ASHA ka gjobitur arkeologė apo subjekte ndėrtimi qė kanė ndėrtuar nė mėnyrė tė paligjshme.

Por shtrirja e mėtejshme e gėrmimeve arkeologjike duket e pakuptueshme, nė njė kohė qė vitet e fundit specialistėt kanė ngritur gjithnjė e mė shumė zėrin pėr mungesė tė fondeve pėr restaurimin e pasurisė qė del nga nėntoka. Raste konkrete ka pasur mjaft. Edhe tė shkatėrrimit tė kėtij materiali.

"Ky ėshtė njė problem qė ka ndodhur shumė shpesh dhe rėndom nė Shqipėri. Kėshilli Shkencor nuk do tė miratojė asnjė projekt qė nuk ka nė pėrbėrje stafin e tij konservues dhe restaurues. Pėr fatin tonė tė keq, Instituti i Arkeologjisė pėr vitin 2008 ka pasur mbi 20 projekte dhe vetėm dy prej tyre, ekspedita nė Bylis dhe Finiq, kanė pėrfshirė konservimin dhe restaurimin", thekson Lela. Ndėrkohė qė duket se kjo strukturė do tė vazhdojė tė merret mė tej me plotėsimin e legjislacionit.

Sipas Ollit, nė bashkėpunim edhe me Drejtorinė e Trashėgimisė Kombėtare (MTKRS) ka filluar puna pėr hartimin e Rregullores pėr Administrimin e Zonave Arkeologjike "A" dhe "B" brenda qyteteve Shkodėr, Lezhė, Krujė, Durrės, Elbasan, Berat, Vlorė dhe Sarandė.

Bazuar nė intensitetin e gjetjeve, aty ku ėshtė e nevojshme, do tė propozojė edhe rishikim tė kufijve. Ndonėse gjatė kėtyre muajve puna e tyre nė terren nuk ka qenė e bujshme, drejtori Olli shprehet se ėshtė punuar nė njė sėrė projektesh.

"Nė kuadėr tė projekteve pėr ndėrtimin e veprave madhore nga ASHA janė pėrgatitur rreth 20 oponenca pėr projektet si: Centralet me Erė dhe Biomasė nė Lezhė, Studimi urbanistik dhe plani rregullues i qytetit tė Peqinit, Plane Rregullues tė disa qyteteve, Parqet eulik dhe linja e interkonjuksionit Vlorė-Brindisi, Heci Sasaj, Vlorė, Linja 400 kv nė Qarkun Tiranė, Hidrocentrale tė ndryshme, Porto-Romano/masterplani. Pėrgatitja e oponencave ėshtė shoqėruar me verifikime nė terren dhe nė raste tė projekteve qė prekin zonat me potencial arkeologjik, specialistėt kanė kėrkuar ndryshime".

Olli citon rastin e projektit pėr linjėn e tensionit tė lartė 400 kV Tiranė-Podgoricė, duke e zhvendosur atė nė njė distancė prej 1000 m nga qyteti antik i Zgėrdheshit (Krujė). Por pritet tė shihet se sa funksionale do tė jenė kėto rregullore qė hartohen e nėnshkruhen nė letra.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=58416
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2011, 08:37   3
Citim:
Neritan Ceka: Zyrat e UNESCO-s nė Shqipėri i kanė shpėrdoruar fondet pėr raporte

Arkeologu Neritan Ceka, njėkohėsisht kėshilltar i Kryeministrit Berisha pėr ēėshtjet e trashėgimisė, bėhet pjesė e debatit pėr trashėgiminė, duke komentuar situatėn aktuale nė kėtė fushė.


Nė njė intervistė tė para dy ditėve, arkeologu anglez Richard Hodges theksoi se institucionet shqiptare tė trashėgimisė janė nė pėrplasje tė vazhdueshme me njėri-tjetrin nė dėm tė pasurisė. Sa qėndron ky konstatim i tij pėr ju?

Unė nuk mendoj se ka konflikte apo pėrplasje mes institucioneve, ashtu siē pretendon zoti Hodges, sepse te ne ka njė institucion tė vetėm nė menaxhimin e trashėgimisė kulturore, dhe ėshtė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

Pjesa e studimit, pėrfaqėsuar nga Instituti i Arkeologjisė ėshtė zhvendosur nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike dhe marrėdhėnia e kėtyre dy institucione mund tė quhet e zgjidhur me ngritjen e Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė nga pėrfaqėsues tė tė dyja palėve, ku vendoset pėr tė gjitha projektet qė do tė realizohen nė mėnyrė qė tė bėhen jo vetėm gėrmime, por tė jenė tė mbrojtura edhe objektet.

Ēėshtja qėndron te Ministria e Kulturės, e cila ėshtė nė kaos pėr sa i pėrket menaxhimit tė monumenteve, nė drejtim tė kundėrt me politikėn e qeverisė. Qė nė krijimin e qeverisė, Kryeministri Berisha e bėri tė qartė se prioritet do tė ishte nxitja e turizmit kulturor. Pėr kėtė qėllim u iniciua njė reformė e cila synonte ta orientonte menaxhimin e kėsaj pasurie drejt kėtij synimi pėr tė pėrfshirė nė destinacione turistike jo vetėm Butrintin, Apoloninė, Durrėsin, por edhe qendra tė tjera qė kanė qenė tė shkėputura si Bylisi, Selca, Antigonea e Finiqi.

Nė tė gjitha kėto qendra arkeologjike u realizuan rrugė tė asfaltuara me fonde tė veēanta tė qeverisė. Nga ana tjetėr, MTKRS-ja ka bėrė hapa prapa dhe ka qenė pengesė e realizimit tė kėtij programi: nuk ka asnjė strategji, asnjė dokument, asnjė iniciativė qė vjen nga ky institucion. Pėrkundrazi, vendimi i Kėshillit tė Ministrave i 12 nėntorit 2011 pėr krijimin e njė agjencie pėr menaxhimin e tė gjithė uniteteve qė janė shpėrndarė nė tė gjithė vendin (drejtori rajonale, muze arkeologjikė dhe parqe arkeologjike), kompetencat e sė cilės do t’i marrė Instituti i Monumenteve, nuk ėshtė vėnė akoma nė jetė nga ky institucion.

Zyra e Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Kulturės nxjerr pengesa burokratike pėr zbatimin e kėsaj reforme qė synon tė vihet rregull nė kėtė ushtri prej 290 personash qė paguhen sot nė fushėn e trashėgimisė kulturore.

Produkti i punės sė kėsaj armate qė konsumon dhjetė herė mė shumė fonde se nė kohėn e diktaturės, ėshtė pėr fat tė keq minimal. Gjendja e monumenteve nė 90% tė tyre ėshtė kritike. Vetėm pak ditė mė parė u vodh pjesa e mbetur nga ikonostasit tė Kishės sė Shėn Thanasit dhe nuk pati asnjė reagim nga MTKRS-ja, ashtu siē nuk pati edhe pėr vjedhjen e Muzeut Etnografik tė Elbasanit.

Pėr mua problemi kryesor nuk ėshtė konflikti imagjinar midis arkeologėve dhe restauratorėve, por padėshira e burokratėve tė MTKRS pėr tė hequr dorė nga menaxhimi i gabuar i pasurisė kulturore, i cili ka sjellė pasoja katastrofike, dhe pėr t’ia lėnė atė institucionit tė specializuar, siē e ka vendosur Kėshilli i Ministrave.


Nė njė studim tė mbėshtetur nga UNESCO, duke folur kryesisht pėr parqet arkeologjike, specialisti italian, Sebastiano Tusa, nė kundėrshtim me ēfarė sugjeroni ju nė reformėn e hartuar, propozonte njė pavarėsi ekonomike dhe kompetencash pėr parqet arkeologjike?

Unė nuk shoh ndonjė ndryshim midis asaj qė propozon Tusa dhe reformės qė ėshtė propozuar tė bėhet. Nė kėtė reformė, Parku Arkeologjik i Butrintit do tė marrė statusin e njė drejtorie rajonale dhe personeli i tij do t’i nėnshtrohet disiplinės shkencore, njėlloj si nė parqet italiane.

Unė e njoh Tusėn nga botimet e tij, por prezenca e tij nė Shqipėri ka kaluar pa marrė asnjė kontakt me specialistėt. Herėn e parė ėshtė shfaqur nė Gjirokastėr, ku ka mbajtur njė leksion pėr rreziqet e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė.

Tė them tė vėrtetėn u habita se si njė arkeolog qė punon nė Sicili, ka guximin tė flasė pėr parkun e Antigonesė, tė cilin nuk e kishte parė asnjėherė nė jetėn e tij. Tani del se ka ardhur pėrsėri pėr tė sugjeruar modele pėr tė gjitha parqet arkeologjike tė Shqipėrisė, tė cilat gjithashtu nuk i ka parė.

Unė nuk e di se kush i financon kėto udhėtime dhe raporte tė cilat nuk do t’i lexojė askush. Pėr fat tė keq ky nuk ėshtė rast i vetėm. Para tre vjetėsh qeveria spanjolle dhuroi me bujari njė fond prej dy milionė dollarėsh pėr tė rinovuar Muzeun Historik Kombėtar. Kjo koincidoi edhe me njė pėrgatitje qė kishte bėrė Drejtoria e Muzeut pėr njė program tė ri tė pėrmbajtjes dhe faciliteteve tė kėtij muzeu.

Prisnim qė kėto fonde tė pėrdoreshin pėr rinovimin e dy pavijoneve tė para: etnografisė dhe arkeologjisė, si dhe pėr vėnien nė punė tė sistemit tė ajrimit ftohje-ngrohje nė sallat e muzeut. Pėr fat tė keq, pėr shkak tė paaftėsisė sė burokratėve tė MTKRS-sė dhe keqmenaxhimit tė institucioneve joshqiptare qė morėn pėrsipėr realizimin e kėtij fondi, mė shumė se dy-tre tė katėrtat e kėtij fondi u harxhuan pėr raporte qė nuk i duhen askujt.

Si rrjedhim muzeu mbeti pa ajrim dhe mezi u shpėtuan pak para qė po pėrdoren pėr pavijonin e etnografisė.

Unė e kam thėnė disa herė publikisht se zyrat e UNESCO-s dhe PNUD-it nė Shqipėri punojnė ende me standardet e vitit 1991. Ata nuk duan tė kuptojnė se Shqipėria i ka sot tė gjitha kapacitetet shkencore dhe teknike pėr tė realizuar ēfarėdo lloj projekti nė fushėn e trashėgimisė kulturore dhe nė ēdo fushė tjetėr dhe se ka ikur koha e raporteve qė realizohen me kosto tė larta, por qė nuk lėnė asgjė nė terren.

Unė nuk e di se si do tė justifikohen para taksapaguesve spanjollė dy milionė dollarėt e Muzeut Kombėtar?


Po thoni qė duhet tė ndryshojė destinacioni ku duhet tė mbėrrijnė kėto fonde? Cili duhet tė ishte sipas jush institucioni pėrgjegjės?

Unė mendoj qė kėto fonde tė kalojnė pėrmes Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe institucioneve tė specializuara nė fushėn e trashėgimisė.

UNDP-ja dhe zyra e UNESCO-s duhet tė ndryshojnė praktikėn e deritanishme sterile qė ka qenė vetėm raporte, konferenca, dreka dhe darka dhe duhet t’i kalojė kėto fonde direkt nė objekte, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė shohin konkretisht ku shkojnė paratė qė vinė nė Shqipėri.


Shumė shpesh ka pasur ankesa nė kėtė pikėpamje edhe pėr misionet arkeologjike, tė interesuara vetėm pėr gėrmimet dhe jo restaurimet e objekteve qė zbulohen. Ėshtė e njėjta situatė?

Kjo ėshtė e ekzagjeruar. Pjesa mė e madhe e objekteve qė janė nxjerrė nga gėrmimet janė trajtuar dhe janė vėnė nė konservim. Tashmė kemi arritur nė njė fazė tjetėr ku kėrkesat janė rritur dhe njė pjesė tė restaurimit e kemi mbuluar edhe me bashkėpunim ndėrkombėtar dhe do tė vazhdojmė ta bėjmė kėtė.

Por tashmė duhet ta bėjmė restaurimin njė disiplinė tė rregullt, qė mund tė realizohet vetėm nga njė institucion i specializuar siē ėshtė Instituti i Monumenteve. Tashmė janė siguruar fondet dhe ėshtė gjetur njė ambient i pėrshtatshėm pėr t’u krijuar Laboratori i Restaurimit nėn varėsinė e kėtij institucioni.

Aty do tė pėrqendrohet e gjithė puna, sė bashku me shkollėn e Restaurimit, e vetmja ku UNESCO ka dhėnė njė kontribut tė qėndrueshėm. Nė kėtė drejtim duhet tė evidentoj ndryshimin e madh se si punohet nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike, ku tė gjithė fondet e investuara nga partnerėt tanė italianė, amerikanė, francezė, gjermanė etj., kanė shkuar nė objekt deri nė qindarkėn e fundit.

Reforma qė ėshtė iniciuar nga Vendimi i Kėshillit tė Ministrave i 12 nėntorit 2011, synon qė tė vendosė tė njėjtat parime tė paritetit nė bashkėpunimin me partnerėt e huaj, si dhe t’i japė specialistėve shqiptarė rolin kryesor nė punėn me trashėgiminė kulturore.

Pėr t’u kthyer te kritikat dhe rekomandimet e prof. Hodges, unė mendoj se reflektojnė pikėrisht qėndrimin burokratik tė ndonjė zyre tė MTKRS dhe nuk sjellin asgjė tė re nė realitetin e vlerėsimit dhe administrimit tė pasurive kulturore tė Shqipėrisė.

http://www.gazeta-shqip.com/kulture/...bfd6c2a31.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.7.2011, 13:11   4
Citim:
S’ka gėrmime 100% shqiptare, varemi nga tė huajt
Roland Olli

Tė huajt nuk kryejnė gėrmime pa leje nė Shqipėri, por ama tek ato me leje jemi tė varur nga tė huajt e qė ē’ke me tė.Nuk kanė kaluar shumė, qėkur eksperti italian, Sebastiano Tusa, tregoi pėr gjendjen e parqeve arkeologjike shqiptare, pėrmes njė studimi tė mbėshtetur nga UNESCO.

Mes njė morie problematikash, Tusa pėrmendte se ekspedita tė huaja zhvillohen nė parqet shqiptare pa marrė lejen e autoriteteve pėrkatėse. Drejtori i Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik, Roland Olli, tregon si qėndron e vėrteta e kėtyre konstatimeve.

Cilat janė institucionet qė japin leje pėr gėrmime, cilėt mund t’i kryejnė ato, tentativat pėr tė gėrmuar pa leje, projektet nė proces, gėrmimet e shpėtimit dhe bashkėpunimi me tė huajt.


Nė njė studim tė zhvilluar me mbėshtetjen e UNESCO-s pėr parqet arkeologjike, konstatohet njė lloj “kaosi” nė gėrmimet arkeologjike. Na sqaroni cili i jep lejet dhe cili mund tė gėrmojė nė Shqipėri?

Me ndryshimet ligjore qė ndodhėn para 3 vitesh, rezultat i sė cilave ishte edhe krijimi pėr herė tė parė i Shėrbimit Arkeologjik Shqiptar, pėrfaqėsuar nga agjencia jonė, u krijua dhe Kėshilli Kombėtar Arkeologjik qė ėshtė bordi mė i lartė vendimmarrės, pėr sa u pėrket gėrmimeve nė territorin shqiptar.

Ėshtė e pėrcaktuar tashmė qartė qė ėshtė ky institucion qė jep leje pėr gėrmime arkeologjike, qofshin kėto tė financuara nga institucione tė huaja, marrėveshje bilaterale me shtete, me tė cilat vendi ynė bashkėpunon prej vitesh apo gėrmime qė diktohet nga zhvillimi i infrastrukturės dhe menaxhohen direkt nga agjencia jonė.

Gėrmimet arkeologjike ndahen nė dy grupe: gėrmimet e planifikuara, apo siē quhen ndryshe shkencore, tė cilat drejtohen apo bashkėdrejtohen nga Instituti i Arkeologjisė dhe kategoria e dytė janė gėrmimet arkeologjike tė shpėtimit qė drejtohen nga ASHA.

Ēdo fillim viti, qė pėrkon me muajin shkurt dhe fillimin e marsit, Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, pranė MTKRS-sė, miraton planin vjetor tė gėrmimeve shkencore, qė drejtohen nga Instituti Arkeologjik. Sipas kuadrit ligjor, asnjė subjekt i huaj nuk ka tė drejtė tė kryejė gėrmime nė Republikėn e Shqipėrisė. Gėrmimet mbeten monopol i shtetit shqiptar. Edhe nė rastet e bashkėpunimit, ato duhet tė kenė pjesė tė ekipit qė do tė realizojė tė gjitha proceset e gėrmimit, konservim, restaurim, duhet tė ketė bashkėdrejtues nga IA, pra janė partnerė me pjesėmarrje tė barabartė.

Emri:  parku.jpg
Shikimet: 431
Madhėsia:  69,6 KB
Njė nga zbulimet e fundit arkeologjike nė BylisJu ka ndodhur tė pėrballeni me raste gėrmimesh pa leje?

Kėto kanė qenė minimale dhe mė shumė nė kuadrin e tentativės, sepse me marrjen e informacioneve, ato janė ndaluar, qoftė nga strukturat tona rajonale apo tė parqeve arkeologjike, qė mbulojnė kėto territore.

Njė rast qė do t’ju pėrmendja ka qenė para njė viti e gjysmė nė zonėn e Gjirokastrės, u ndalua dhe nuk krijoi asnjė problem nė aspektin e dėmtimeve apo tė ndėrhyrjeve tė paautorizuara.

Atėherė, ku bazohen konstatimet e ekspertit italian qė ka kryer studimin?

Nė periudhėn trevjeēare tė funksionimit tė ASHA-s ka pasur vetėm dy tentativa pėr gėrmime pa leje. Nėse flitet pėr gėrmime klandestine qė janė hasur nė territoret e parqeve, atėherė ėshtė njė tjetėr ēėshtje. Ato realizohen nga individė. Vjet kemi konstatuar dy raste. Njėri nė Apoloni. Pėr shkak tė territoreve tė mėdha tė parqeve apo tė kushteve tė vėshtira nuk mund tė kontrollohen. Bėhet fjalė pėr dhjetėra hektarė.

Ndėrsa nga institucione shkencore te huaja, universitete apo subjekte tė tjera, nuk ka gėrmime pa leje. Kėtė e them me siguri.

Vera ėshtė njė sezon gėrmimesh, ku po punohet ndėrkohė?

Gėrmimet janė pėrqendruar nė sitet mė tė njohura arkeologjike. Vazhdojnė gėrmimet nė Parkun Kombėtar tė Butrintit, Apoloni, Bylis, duke u ngjitur gjeografikisht nė Durrės, Lezhė dhe Koman, ku kryhet njė gėrmim shumėvjeēar me pjesėmarrės tė njė misioni francez. Nė zonėn juglindore vazhdojnė gėrmimet nė pellgun e Korēės, qė pėrbėn njė nga trevat mė tė njohura sa i pėrket historisė sė Shqipėrisė.

Kėto gėrmime nė pėrgjithėsi janė bashkėfinancim me tė huajt. E thėnė mė saktė, nuk kemi njė gėrmim tė mirėfilltė shqiptar, pėr shkak tė kostove tė tyre shumė tė larta dhe tė vėshtira pėr t’u pėrballuar 100% nga pala shqiptare.

Ē’mund tė na thoni pėr gėrmimet e shpėtimit, kur parashikohen ndėrhyrje tė tilla?

Gėrmimet e shpėtimit kanė marrė njė zgjerim shumė tė madh kėto dy vitet e fundit. Ky gėrmim ėshtė njė detyrim ligjor pėr tė gjitha veprat e infrastrukturės sė madhe nė Shqipėri, pėr projektet e zhvillimit urban tė qyteteve, ku ne kemi zona arkeologjike.

Kemi 9 zona arkeologjike urbane nė gjithė Shqipėrinė, tė cilat pėr ēdo ndėrtim urban qė planifikohet tė fillojė, kanė si detyrim kėrkimin arkeologjik qė zhvillohet nga ASHA dhe nga subjekte private tė licencuara, duke respektuar tė gjitha fazat qė ndiqen pėr njė gėrmim shkencor.

Kur rezultatet e sondazheve na tregojnė pėr njė potencial tė madh arkeologjik, atėherė KKA autorizon gėrmim tė plotė arkeologjik pėr tė evidentuar tė gjitha vlerat e mundshme.

Nė ndryshim nga gėrmimet shkencore, ritmi i gėrmimeve tė shpėtimit ėshtė mė i madh. Nėse njė gėrmim shkencor do njė periudhė 5-10 vjeēare, gėrmimet e shpėtimit duhet tė zhvillohen brenda disa ditėve apo disa muajve, pasi ky gėrmim nuk mund tė kthehet nė njė pengesė pėr veprėn qė gėrmohet.

Kohėt e fundit po bėjmė mbikėqyrjen arkeologjike nė rrugėn Lezhė-Kala e Lezhės. Kam kėnaqėsinė tė them se si rezultat i kėtyre gėrmimeve kemi mbledhur tė dhėna shumė tė rėndėsishme, unikale pėr Shqipėrinė. Nė rastin konkret, njė pjesė e projektit nė rrugė ėshtė pezulluar, derisa tė zhvillohen tė gjitha procedurat arkeologjike.

Meqė duhet tė punoni ngushtė me pushtetin lokal, si ka qenė bashkėpunimi, keni pasur pėrplasje?

Me pushtetin lokal, bashkėpunimi nė objektet e infrastrukturės ka qenė mė i mirė se ai i zhvillimit urban, si ndėrtesa banimi apo social kulturore, qė ndėrtohen brenda zonave arkeologjike. Ne kemi pasur realisht probleme, pasi shpeshherė nga Kėshillat e Rregullimit tė Territorit nė kėto bashki, qė kanė zona tė mbrojtura arkeologjike, janė dhėnė padrejtėsisht ose nė kundėrshti me ligjin, leje pėr tė bėrė objekte tė reja.

Rregulloret e administrimit e thonė fare qartė qė ndalohet ēdo lloj ndėrtimi i ri nė zonėn arkeologjike A, lejohen vetėm restaurimet e ndėrtesave ekzistuese dhe ndėrtimet nė rrjete inxhinierike.

Dhe, nė kėtė kontekst, ne kemi pėrplasje me pushtetet vendore, tė cilat e vendosin shėrbimin tonė nė njė pozitė tė vėshtirė, pasi duket sikur janė dy palė qė kanė interesa tė kundėrt. Pa njė bashkėpunim me pushtetin vendor, i cili ėshtė autoriteti qė menaxhon territorin, si rrjedhojė edhe zonėn arkeologjike, nuk ėshtė e mundur qė ASHA tė bėjė rolin e njė mbrojtėsi nga sipėr.

Momentalisht, ne kemi disa subjekte private tė licencuara nė fushėn e arkeologjisė, ē’duhet tė pėrmbushė njė subjekt pėr tė fituar kėtė tė drejtė?

Licencimi bėhet nė bazė tė njė rregulloreje tė miratuar nga KKA, ku janė pėrcaktuar qartė kriteret e licencimit. Qė njė subjekt privat tė licencohet, duhet qė drejtuesi tė ketė gradėn mė tė lartė, atė tė profesorit. Nė pėrbėrje tė stafit duhet tė ketė arkeologė, konservues, restaurues, topografė, skicografė etj. Ndėrsa drejtuesi duhet tė ketė marrė pjesė si bashkėpunėtor nė tė paktėn 3 ekspedita nė Shqipėri, tė dokumentuara me botimet pėrkatėse tė arkivuara nė Institutin e Arkeologjisė.

Momentalisht kemi vetėm 3 subjekte private tė licencuara dhe mendoj se ishte njė arritje pėr kėtė periudhė kaq tė shkurtėr. Tanimė, KKA ka miratuar edhe rregulloren si duhet kryer njė gėrmim nga subjektet private.

Studimi i Sebastiano Tusas:

…Ka dhe njė paqartėsi tjetėr qė lidhet me gėrmimet arkeologjike dhe kėrkimin shkencor. Vihet re njė situatė e pazakontė nė marrėdhėniet mes misioneve shqiptare apo tė huaja dhe drejtorive tė parqeve. Ndodh qė misionet kryejnė punėn e tyre shkencore pa vėnė mė parė nė dijeni drejtorinė e parkut respektiv. Kjo situatė ėshtė e papranueshme, pasi drejtoria e parkut duhet jo vetėm tė jetė e informuar rreth aktivitetit shkencor dhe logjistik, por duhet tė japė mendimin e saj rreth projektit shkencor qė do tė zbatohet nė njė vit apo nė disa vjet. Sipas procedurave shqiptare, leja pėr misione arkeologjike jepet nga agjencitė kombėtare nė bashkėpunim me njėra-tjetrėn, si Instituti i Arkeologjisė, Bordi Kombėtar i Parqeve Arkeologjike dhe Drejtoria e Trashėgimisė Kombėtare…

http://www.panorama.com.al/kulture/o...i-nga-te-huajt
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.8.2011, 09:00   5
Citim:
Kosova nuk ka arkeologė tė licencuar

Prishtinė, 3 gusht – Asnjė nga ata qė nė Kosovė kryejnė zanatin e arkeologut nuk janė tė pajisur me licencė. Ani pse ka dy vjet qė ka filluar punėn, Ministria e Kulturės ende nuk ia ka dalė mbanė tė hartojė Udhėzuesin pėr licencim tė arkeologėve.

Grupi punues qė ėshtė angazhuar nė hartimin e tij, pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės dhe tė Komisionit Evropian. Tė dyja palėt thonė se drafti u ėshtė prezantuar pėrfaqėsuesve tė Institutit Arkeologjik tė Kosovės, tė cilėt kanė dhėnė vėrejtje e sugjerime dhe pas “behaneve” qė i janė bėrė draftit nga arkeologėt, Grupi punues e ka marrė pėrsipėr tė hartojė draftin final.

Por drejtori i IAK-ut, Enver Rexhaj, thotė se nuk ka pasur qasje nė hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka idenė pėr pėrmbajtjen e tij. Drenusha Behluli - Mehmeti, Jusuf Musa, Ymer Hakaj dhe Abdyl Hoxha nga Ministria e Kulturės bashkė me Avni Manajn e Julia Trictovskan nga Kėshilli i Evropės, janė gjashtėshja e Grupit i cili ka punuar draftin.

Ministria e Kulturės thotė se pret qė sė shpejti tė pėrfundohet kjo punė. Tė njėjtėn gjė e thonė edhe pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Evropės por asnjėra palė nuk jep ndonjė datė tė caktuar.

Shasivar Haxhijaj, kėshilltar politik i ministrit tė Kulturės, Memli Krasniqi, ka thėnė se puna pėr hartimin e Udhėzuesit pėr licencim tė arkeologėve ka nisur nė mandatin e kaluar, derisa nuk heziton qė fajin pėr zvarritjen e kėsaj pune t’ua adresojė ministrave tė kaluar.

“Nė mandatin e kaluar ėshtė formuar Grupi punues pėr hartimin e Udhėzuesit pėr licencim tė arkeologėve, i cili ėshtė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė MKRS-sė dhe ekspertė tė Kėshillit tė Evropės”, ka thėnė ai. Haxhijaj heq nga pėrgjegjėsia kabinetin e tanishėm tė ministrit tė Kulturės.

“Shumė mė korrekt do tė ishte sikur kėtė pyetje tua drejtonit ish- ministrave tė cilėt e kanė udhėhequr MKRS-nė nė mandatin e kaluar. Ne jemi duke punuar qė ky udhėzues te finalizohet sa mė shpejt”, ka thėnė ai.

Haxhijaj ka thėnė se sugjerimet e arkeologėve do tė merren parasysh.

“Nė momentin qė do tė marrė formėn pėrfundimtare ky udhėzues do tė bėhet publik ajo se ēfarė pėrmban ky draft. Tė gjitha ato sugjerime qė ndihmojnė nė hartimin dhe plotėsimin e kėtij udhėzuesi do tė merren parasysh, ngase pikėrisht qėllimi pse janė konsultuar arkeologėt ka qenė qė ata pėrmes ekspertizės sė tyre profesionale tė bėhen pjesė e hartimit tė Udhėzuesit pėr licencim”, ka thėnė ai.

Haxhijaj po ashtu ka pohuar se zvarritja e hartimit tė kėtij udhėzuesi ka pasur efekte negative.

“Ėshtė shumė normale tė ketė efekte negative mosmiratimi i kėtij drafti, ngase deri mė tani tė gjithė ata arkeolog qė kanė njė pėrvojė shumėvjeēare kanė punuar pa pasur licencė, mirėpo me miratimin e Udhėzuesi pėr licencim do tė zgjidhet edhe ky problem”, ka thėnė ai.

As Avni Manaj, pėrfaqėsues i grupit punues nga Kėshilli i Evropės, nuk ka ndonjė afat kur do tė hartohet drafti final, i cili do t’i ofrohet ministrit tė Kulturės pėr aprovim.

“Nė takimet e fundit me arkeologė kemi kėrkuar qė tė jepen sugjerimet e vėrejtjet. Dokumentacioni do tė plotėsohet konform Ligjit pėr trashėgimi dhe do ta dorėzojmė pėr aprovim te ministri”, ka thėnė Manaj, pa dhėnė afat kohor.

Manaj po ashtu ka pohuar se njė udhėzues i tillė ka munguar prej kohėsh.

“Nė Kosovė mungon gjithēka, sidomos nė legjislacion pėr trashėgiminė arkeologjike. Synimi ynė t’i hartojmė kėta udhėzues, nuk po themi se janė ideal dhe MKRS vendos nėse i pranon apo jo”, ka thėnė Manaj.

Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės ka thėnė se nuk ka pasur qasje nė punėn gjatė hartimit tė draftit.

“Jemi njoftuar qė po bėhen dy udhėzues por nuk kemi pasur qasje. Ka punuar njė grup i brendshėm. Jemi tė njoftuar se po bėhen dy udhėzues por nuk e di pėr ēka konkretisht bėhet fjalė”, ka thėnė Rexhaj.

Xhejlane Hoxha, drejtoreshė ekzekutive e Kėshillit tė Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore, ka thėnė se hartimi i njė drafti tė tillė do tė duhej tė ishte bėrė prej kohėsh.

“Tė punohet nė fushėn e arkeologjisė pa arkeologė tė licencuar nuk tolerohet askund. Kemi bėrė disa herė sugjerime te ministria dhe shpresojmė qė tė pėrfundohet kjo punė e cila ka nisur tash dy vjet”, ka thėnė ajo.

http://www.koha.net/?page=1,5,64841
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2012, 22:57   6
Citim:
Neritan Ceka: Muzeve u janė vjedhur koleksionet

Neritan Ceka, i pranishėm nė takim, por edhe si kėshilltar i Kryeministrit pėr trashėgiminė, ka thėnė se ishin tė vonuar nė diskutimin pėr tė ardhmen e muzeve. Sipas tij, sot nuk kemi muze aktualė, janė tė para viteve ‘90 si konceptim dhe nuk pasqyrojnė as ndryshimet qė kanė ndodhur kėto 20 vitet e fundit.

Nga ana tjetėr, sipas tij, duhet tė ketė njė institucion tė muzeologjisė qė tė aplikojė politikat e MTKRS-sė dhe sipas Cekės ky institucion mund tė jetė Muzeu Historik Kombėtar. “Sot kemi katastrofė tė vėrtetė me muzetė lokalė. Pjesa mė e madhe kanė humbur pjesėn kryesore tė koleksionit. Mė e keqja ėshtė se pėr 20 vjet nuk ka pasur asnjė inventar.

Nė tė ardhmen duhet tė jetė gjithēka e monitoruar”, ka thėnė ai. Nga ana tjetėr, duke kujtuar kategoritė e muzeve, Ceka ka thėnė se duhet t’u jepet pėrparėsi muzeve privatė. Si mėnyrė inkurajimi, ai ka pėrmendur heqjen e taksave ndaj kėtyre sipėrmarrjeve.

http://www.gazeta-shqip.com//kulture...ce4dee188.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.3.2012, 22:38   7
Citim:
Gėrmimet arkeologjike kanė nxjerrė potenciale me vlera

20 projekte gėrmimesh e studimesh nė bashkėpunim me 15 shkolla ndėrkombėtare

Gėrmimet arkeologjike tė njė viti mė parė kanė nxjerrė nė pah potenciale me vlerė tė veēanta nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė nė Shkodėr njė mbishkrim nė gjuhėn latine, nė Antigone kanė dalė nė dritė gjurmėt e teatrit antik, si dhe nė Apoloni fletė prej plumbi. Instituti i Arkeologjisė ka realizuar pėr vitin 2011, 20 projekte gėrmimesh dhe studimesh nė bashkėpunim me 15 shkolla tė ndryshme ndėrkombėtare na bėn me dije drejtoresha e Institutit tė Arkeologjisė Shpresa Gjongecaj.

Ndėrkohė qė edhe pėr vitin 2012 do tė vazhdojnė gėrmimet nė gjithė territorin e Shqipėrisė , Gjongecaj thotė se nė kuadėr tė 100 vjetorit tė pavarėsisė do tė ketė njė gėrmim tė mirėfilltė nė sheshin e Pavaresisė, ku mund tė jepet njė panoramė e qartė e qytetėrimit tėAulonės.

Ndėrkohė qė gėrmimet e 5 viteve tė fundit janė pasqyruar edhe nė njė korpus botimesh tė kryera nga studiuesit e periudhave tė caktuar. Gėrmimet shkencore do tė fillojnė nė maj tė kėtij viti.

http://www.botasot.info/def.php?category=15&id=158991
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.