Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.6.2008, 15:45   1

Shkrim i cituar Abuzimi me drogat psikoaktive nė Shqipėri


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2008, 15:46   2

Shkrim i cituar MSH: Kemi 40 mijė pėrdorues droge


Numri i pėrdoruesve tė drogės nė vendin tonė shėnon zyrtarisht 40 mijė persona, por specialistėt flasin se realisht shifrat janė mė tė mėdha se sa kaq. Ndėrkohė qė pėrdoruesit mė tė mėdhenj janė tė rinj nga 17-29 vjeē. Njė tjetėr fenomen i cili karakterizon kėtė kategori personash ėshtė fakti se ėshtė rritur numri i pėrdoruesve tė drogave tė rėnda dhe sintetike, gjė qė shton rrezikun pėr prezencėn e hepatit B, C e virusit HIV.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39142
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2008, 07:43   3

Shkrim i cituar Perėndimor: Ligji antiduhan pėr rritje tė ēmimit tė duhanit


Ligji antiduhan ėshtė i dėshtuar ndėrsa numri i duhanpirėsve po vjen nė rritje, madje edhe tek mosha fare tė reja. Kėtė fakt, tashmė e pranojnė vetė institucionet shtetėrore, tė cilat tė ndodhur pėrballė kėtij fenomeni propozojnė rritjen e ēmimit tė duhanit si e vetmja rrugė pėr tė ulur numrin e duhapirėsve.

Pėr kėtė qėllim u organizua sot nga Ministria e Shėndetėsisė nė bashkėpunim me OBSH-nė njė tryezė e rrumbullakėt pėr analizėn e kontrollit tė duhanpirjes nė Shqipėri, veēanėrisht nė zbatimin e ligjit “Pėr mbrojtjen e shėndetit nga produktet e duhanit”.

http://www.shekulli.com.al/news/101/...008-09-11.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.10.2008, 12:17   4

Shkrim i cituar Perėndimor: Shtohet numri i pėrdoruesve tė duhanit mes tė rinjve


Po shtohet me ritme tė frikshme numri i pėrdoruesve tė duhanit nė vendin tonė. Shqetėsuese dhe problematike sipas specialistėve tė Institutit tė Shėndetit Publik mbetet duhanpirja jo tek tė rritur, por te moshat shkollore, duke bėrė qė kurba e numrit tė duhanpirėsve nė vendin tonė tė shėnojė dhe pikun e epidemisė sė duhanpirjes.

Monitorimi mė i fundit i bėrė nga ky institut e ka konstatuar pėrmasa alarmante tė ritmeve tė konsumit tė duhanit te kategori tė caktuara tė popullatės, veēanėrisht tek tė rinjtė, duke e krahasuar Shqipėrinė me vendet e botės sė tretė pėr sa i takon kėtij fenomeni.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=54581
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2008, 01:47   5

Shkrim i cituar Tiranė: Studim shtetėror pėr pėrdorimin e drogave


Pėrdorimi i lėndėve narkotike nė vendin tonė gjatė kohėve tė fundit ka ardhur nė rritje. Ky fakt ėshtė pohuar nga institucionet e ndryshme shėndetėsore, por dhe kėto tė dhėna janė tė pjesshme, pasi nuk ka njė studim tė mirėfilltė ku tė evidentohet rastet konkrete nė tė gjitha rrethet.

Sipas tė dhėnave tė mbledhura, pohohet se rreth 96 pėr qind e pėrdoruesve janė nėn moshėn 40-vjeēare, pjesa dėrrmuese e tė cilėve rreth 60 pėr qind janė tė moshės 19 deri nė 30 vjeē. Megjithatė, nuk pėrjashtohen edhe personat qė i pėrdorin lėndėt narkotike edhe para moshės 19-vjeēare.

Gjithashtu raportohet tė jetė tepėr i lartė dhe numri i personave qė rrezikojnė jetėn e tyre si pasojė e kalimit nė gjendjet e mbidozės. Monitorimet tregojnė se ēdo vit humbasin jetėn pret 12 pacientė pėr shkak tė kalimit nė mbidozė. Alarmante ėshtė parė dhe shtimi i rasteve tė pėrdorimit tė injeksioneve qė njihen si forma mė e rėndė, ku mė shumė se 70 pėr qind e pėrdoruesve e marrin atė me anė tė injektimit.

Lidhur me llojet e ndryshme tė pėrdorimit tė kėtyre substancave pohohet se 90 pėr qind e pėrdoruesve qė paraqiten pėr tė marrė trajtim janė pėrdorues tė opiateve, konkretisht tė heroinės.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=55433
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2009, 18:51   6

Shkrim i cituar ShP: 40 mijė pėrdorues drogash


Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit, pėrdorimi i drogave ka marrė pėrmasa tė frikshme. "Aktualisht, nė vendin tonė numėrohen mbi 40 mijė tė tillė", - ka deklaruar ministrja e Shėndetėsisė, gjatė njė takimi tė mbajtur dje me pėrfaqėsues tė tė gjitha ministrive pėr parandalimin e kėsaj dukurie. Ajo ka shtuar se substancat psikoaktive qė pėrdoren mė masivisht ndėr pėrdoruesit e drogės, janė prodhimet e kanabisit, me rreth 65%, opeatet, kryesisht heroinė, nė 20-25% (njė pjesė e konsiderueshme intravenoze, duke pėrbėrė kėrcėnim pėr sėmundje tė transmetueshme dhe rreth 10% kokainė).

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=51629
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2009, 18:22   7

Shkrim i cituar Perėndimor: 39% duhanpirėsit nė rang vendi


Sipas studimit tė kryer nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe Shoqata Amerikane e Kancerit nė Shqipėrinė Perėndimore, 39% e popullatės janė duhanpirės tė rregullt.

"Me kėto shifra vendi ynė renditet ndėr vendet me pėrqindje tė lartė tė duhanpirjes, e ngjashme me vendet e Evropės Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik", - tha dje ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, gjatė njė konference pėr shtyp.

"Nga analizat llogarisim se nėse nė Shqipėri 40% e kancereve janė tė parandalueshme, gjysma e kėtyre tė fundit kanė si shkak kryesor duhanin. Kemi llogaritur gjithashtu se duhanpirja ėshtė pėrgjegjėse pėr rreth 20% tė barrės sė sėmundjeve nė vendin tonė", - shtoi Godo.

Lidhur me parandalimin e ekspozimit pasiv, ligji shqiptar pėr duhanin nxit parandalimin nė mjediset e mbyllura publike.

"Megjithėse nė shumicėn e rasteve lokalet vetė, formalisht, janė pėrpjekur tė respektojnė ligjin, duke vėnė paralajmėrimet e ndalimit tė duhanit apo duke hequr tavllat nga tavolinat (dy elementė pėr tė cilat ligji parashikon sanksione), mbetet shumė pėrgjegjėsi tek individi duhanpirės, pėr tė cilėt ligji nuk parashikon sanksione", - theksoi mė tej ministrja Godo.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=19115
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2009, 08:29   8
Citim:
Nė Shqipėri numėrohen rreth 50 mijė pėrdorues tė drogės

Rreth 50 mijė pėrdorues droge numėrohen nė Shqipėri. Nė ditėn botėrore nė luftėn kundėr drogės, alarmi ngrihet nga drejtuesit e qendrave rehabilituese nė vend.

Aksion plus, deklaron se ky numėr ka ardhur nė rritje viteve tė fundit, ndėrkohė qė pėrdoruesit mė tė shumtė janė ata qė injektojnė drogėn nėpėrmjet shiringave, duke pėrhapur kėshtu dhe sėmundjet infektive, si HIV-AIDS, apo hepatitet e llojeve tė ndryshme.

"Nga kėta janė 5 mijė-6 mijė pėrdorues qė kėrkojnė ndihmė, trajtim tė menjėhershėm. Bėhet fjalė pėr pėrdoruesit e heroinės, dhe rrezikun mė tė madh tė pėrdoruesve e kanė ata qė injektojnė me shiringa, qė janė mė tė prekur nga virusi HIV nga hepatiti dhe sėmundje tė tjera", tha Genc Mucollari nga shoqata Aksion plus.

E ndėrkohė, nė kėtė numėr tė lartė pėrdoruesish ka dhe 10-11 vjeēarė, meshkuj mbi moshėn 40 vjeē, madje dhe nėna me fėmijė. "Tė prekurit janė 18-20 deri tek 24-26, kjo ėshtė pjesa mė e re. Po gjithashtu droga ka rėnė dhe nė moshėn mė tė re, 10-11 vjeē, kemi dhe raste pėrdoruesish qė janė mbi 40 vjeē, kemi dhe raste tė martuar, nėna me fėmijė", vijoi ai.

Harta e shpėrndarjes sė pėrdoruesve tė drogės, shtrihet nga veriu ne jug. Tirana zė pėrqindjen mė tė lartė rreth 70%.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3184
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2009, 08:30   9
Citim:
Nė Maqedoni, 30 mijė narkomanė

Shkup, 25 qershor - Fondacioni ndėrkombėtare "MARTIN" nga Norvegjia, e cila u ofron ndihmė personave tė rinj,qė nuk kanė filluar me pėrdorimin e drogės, por edhe atyre tė cilėt kanė filluar me pėrdorimin e saj, ka filluar njė kampanjė nėn moton "Ndėrpre para se tė fillosh", e cila pritet tė zhvillohet nė 36 komuna tė vendit. Kampanjė nė fjalė ka pėr qėllim edukimin e tė rinjve dhe kėshillimin e tyre dhe ndihmat e tjera pėr personat tė cilėt kanė filluar tė pėrdorin lėndėt narkotike.

"Synimi kryesorė i kėtij fondacioni ėshtė zhvillimi i disa programeve pėr preventivė nga droga. Kemi pėr detyrė qė t'i informojmė dhe t'i kėshillojmė tė gjitha shtresat e njerėzve, pa marrė parasysh moshės dhe statusit tė tyre, me qėllim qė tė mos pėrdorin lėndėt narkotike, sepse e njėjta shkatėrron jetėn", tha Stevēe Deqevski, drejtor i Fondacionit "Martin" Maqedonia.

Sipas tij, nė Maqedoni aktualisht ka diku afėr 9 mijė narkomanė, ndėrsa sa i pėrket tė dhėnave nga organizatat jo qeveritare, ky numėr arrin diku nė 30 mijė, ndėrkaq pėrdoruesi mė i vogėl i drogės ka qenė 12 vjeēar.

Fondacioni paraqiti edhe njė ish pėrdorues tė drogės, i cili tregoi se ana fetare i ka ndihmuar shumė qė tė shmanget nga pėrdorimin e drogės. "Ju kisha apeluar tė gjithė tė rinjve qė tė mos fillojnė me pėrdorimin e drogės, sepse atė gjė unė e kamė provuar pėr plotė 15 vite. Ka qenė shumė e mundimshme qė tė largohem nga ajo", tha Emili nga Shtipi. (F.K.)

http://www.koha.com.mk/a12.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.7.2009, 20:40   10

Shkrim i cituar Perėndimor: Rritet akciza pėr duhanin, kafenė dhe pijet alkoolike


Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė vendosur qė tė rritet akciza pėr pijet alkoolike, kafenė dhe duhanin. Vendimi synon pėrafrimin e nivelit tė akcizės, pėr kėtė kategori mallrash, me nivelet e rajonit, si dhe me nivelet e Bashkimit Europian. Rritja e akcizės pėr kėto mallra pritet qė tė shoqėrohet me rritjen e ēmimit tė tyre nė treg.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=8855&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2009, 23:25   11

Shkrim i cituar Saranda, "kryeqytet" i pėrdoruesve tė drogės


Postblloqet e shumta tė ngritura nga policia rrugore e Sarandės pėr kontrollin e automjeteve kanė zbuluar ditėt e fundit drejtues tė automjeteve, qė qarkullonin nėn efektin e pijeve alkoolike dhe lėndėve narkotike, si marijuanė dhe heroinė, ndėrkohė qė disa sasi janė sekuestruar.

Operacioni ka nisur qė prej datės 1 gusht dhe kontrollet e policisė sė qarkullimit rrugor dhe asaj tė rendit, ushtrohen ēdo ditė, sidomos nė orėt e natės.

Policia e Sarandės e vlerėson shtimin e konsumit tė drogės dhe alkoolit si njė dukuri shqetėsuese pėr qytetin. Sipas saj, Saranda e kėsaj vere rezulton tė jetė qyteti me mė shumė pėrdorues tė lėndėve narkotike nė shkallė vendi.

Me gjithė sinjalet shumė tė forta edhe pėr shtrirjen e narkotrafikut, nė kushtet e trefishimit tė popullsisė pėr stinėn e verės, ėshtė vėshtirėsuar edhe puna zbuluese e policisė, e cila nuk duket se ka arritur te shpėrndarėsit e hashashit, heroinės e kokainės, tregti qė bėhet edhe nė lagjet e ndryshme tė qytetit tė Sarandės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=69534
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2009, 13:37   12
Citim:
Droga, 60.000 pėrdorues nė vend

Pėrdoruesit e drogės nė vendin tonė janė rritur me ritme tė ndjeshme pėrgjatė viteve tė fundit, bėn tė ditur studimi i fundit i “Aksion plus”, nga i cili rezulton se 60,000 individė janė pėrdorues tė rregullt. Drogat, duke nisur nga mė tė lehtat, si hashashi dhe marijuana, e duke vijuar nė mė tė rėndat, si kokaina dhe heroina, kanė zėnė nė “kthetrat” e tyre njė numėr tė konsiderueshėm bashkėqytetarėsh.

Sipas studimit, vendet me mė shumė pėrdorues droge janė pikėrisht qendrat mė tė dendura urbane, ku “moda” e drogės ėshtė kthyer nė diēka “tė zakonshme”.

Sipas studimit, mė shumė pėrdorues ka nė kryeqytetin e vendit, nė Tiranė, porse tendencė rritjeje vihet re edhe nė qendra tė tjera tė mėdha urbane tė vendit tonė, si Durrėsi, Elbasani dhe Shkodra.

Studimi tregon se mesatarisht ēdo vit nė Shqipėri humbasin jetėn rreth 40 persona pėr shkak tė pėrdorimit mbi masė tė drogave tė ndryshme. E megjithatė, duket se kjo situatė ėshtė shumė herė mė e ulėt se nė vendet e tjera tė rajonit dhe mė gjerė. Kėshtu, nė vendet e Bashkimit Evropian, sipas njė studimi tė fundit tė organizuar nga Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-sė, rezulton se 0.4 pėr qind e popullsisė humb ēdo vit jetėn nga drogat.

Studimi pėrmban edhe detaje pėr pėrhapjen e kėtij problemi. Kėshtu, njė nė pesė nxėnės tė shkollave tė mesme kanė pėrdorur tė paktėn njė herė droga tė lehta, si marijuana apo hashashi. Ky ėshtė rezultati i njė ankete tė zhvilluar nga “Aksion plus”, qė u publikua para disa muajve e qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė studim.

“Aksion plus” ėshtė njė ndėr organizatat e pakta jofitimprurėse nė Shqipėri qė u ėshtė dedikuar pėrdoruesve tė narkotikėve. Nė qendrėn e kėsaj organizate, paraqiten ēdo vit dhjetėra raste tė droguarish qė tentojnė t`i largohen makthit tė narkotikėve. “Aksion plus” shėrben edhe si qendėr rehabilitimi pėr tė gjithė personat qė tregojnė vullnetin pėr tė lėnė drogėn.

Studimi i publikuar tregon edhe njė herė se pėrdorimi i drogave nė vendin tonė ėshtė i pėrqendruar nė zonat mė tė mėdha urbane, si Tirana, ndėrkohė qė rastet e pėrdoruesve tė drogės janė rritur nė masė gjatė viteve tė fundit. Pėr herė tė parė, studim pėr kėtė ēėshtje ėshtė kryer pėrgjatė vitit 1993, kur u vėrejt nisja e pėrdorimit tė drogės nė vend.

17/08/2009 
http://standard-al.com/tekst.php?idt=20576
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 02:58   13
Citim:
Shala: Nė Kosovė mund tė jenė diku 4-5 mijė konsumues tė drogės

Pėrderisa kohėve tė fundit nė Kosovė ėshtė vėrejtur njė tendencė e rritjes sė kultivimit tė llojit tė drogės kanabis-sativa, autoritetet policore thonė se kanė shpeshtuar aksionet pėr shkatėrrimin e kėsaj lloj bime, ndėrkohė qė sipas tyre, numri i pėrdoruesve tė substancave narkotike sillet deri nė rreth pesė mijė, edhe pse pėr kėtė nuk ka shifra tė sakta.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=27966
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2010, 08:39   14
Citim:
Nė Kosovė, 6000 pėrdorues droge

Prishtinė, 10 korrik - Nė Kosovė, sipas zyrtarėve policorė, vlerėsohet tė jenė rreth 6 mijė pėrdorues tė substancave narkotike. Kjo shifėr, sipas tyre, ėshtė shqetėsuese, marrė parasysh se numri pėrdoruesve po rritet ēdo ditė e mė shumė, raporton Radio Evropa e Lirė.

Luljeta, 25-vjeēare, ka qenė pėrdoruese e narkotikėve. Ajo thotė se ėshtė shėruar plotėsisht.

“Kam qenė pėrdoruese e drogave. Kam filluar me marihuanė, kam vazhduar edhe me substanca tė tjera. Por, pas pėrkrahjes sė familjes dhe shumė peripecish, kam arritur tė shėrohem nga drogat. Fatkeqėsisht, pėrdoren shumė nga tė rinjtė nė Kosovė”, thotė ajo.

Brahim Sadriu, zėdhėnės nė Policinė e Kosovės, thotė se mosha mesatare e shfrytėzuesve tė narkotikėve ėshtė nga 15 deri nė 35 vjeē.

“Sipas vlerėsimeve tė policisė, llogaritet tė jenė rreth 6 mijė pėrdorues tė drogave nė Kosovė. Mė sė shumti pėrdoret marihuana, mirėpo ka tendenca tė shkohet kah substancat e forta narkotike, si: heroina, kokaina... Mosha mė e atakuar nga kjo dukuri sillet nga 15 deri nė 35 vjeē dhe mbi 90 pėr qind janė tė gjinisė mashkullore”, shpjegon Sadriu.

Nė anėn tjetėr, Safet Blakaj, udhėheqės i qendrės rehabilituese “Labirinthi”, thotė se numri i pėrdoruesve tė substancave narkotike ėshtė duke u rritur me shpejtėsi tė madhe. Gjatė ditės, kėtė qendėr e frekuentojnė rreth 18 pėrdorues tė narkotikėve, tė cilėt kėrkojnė ndihmė, por thuhet se janė tė rrallė ata qė i braktisin ato substanca.

“Nėse flitet pėr suksesshmėrinė e pėrgjithme, atėherė kjo pėrqindje ėshtė e ulėt”, thotė Blakaj. Sabrie Kamberi, zyrtare nė Policinė e Kosovės, bėn tė ditur se pėr luftimin dhe parandalimin e kėsaj dukurie, nė kuadėr tė policisė ekziston drejtoria e trafikimit me narkotikė. Ajo tregon se vetėm nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti ėshtė bėrė konfiskimi i 20 kg tė narkotikėve tė llojit heroninė dhe 56 kg tė llojit marihuanė, si dhe janė arrestuar disa persona.

“Gjatė vitit 2010, pos konfiskimit tė llojeve tė narkotikėve, ka pasur 159 raste tė raportuara, me tė cilat ėshtė marrė policia, ndėrsa numri i tė dyshuarve ėshtė 250”, thotė Kamberi.

Sė fundi, autoritetet kosovare kanė pranuar se Kosova, nga njė vend transit pėr narkotikėt, ka kaluar edhe nė treg tė kėtyre substancave.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,27678
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.2.2011, 11:11   15
Citim:
Shqiptarėt ndėr duhanpirėsit mė tė mėdhenj nė Europė

Tiranė, 22 shkurt 2011 - Shqiptarėt janė ndėr duhanpirėsit mė tė mėdhenj nė Europė. Tė varfėr apo tė pasur, rrogėtare apo familje me asistencė sociale e pensionistė, shpenzojnė jo pak por 1.4 milionė dollarė nė ditė vetėm pėr cigare.

Duhanpirėsit numėrohen rreth 870 mijė, ose thėnė ndryshe rreth 39 pėrqind e popullsisė. E nė raport me popullsinė, shqiptarėt kanė arritur nivelin e turqve, njė ndėr vendet me numrin mė tė lartė tė duhanpirėsve nė Europė.

Nga ana tjetėr ėshtė rritur numri i duhanpirėsve femra. Tendenca nuk ėshtė mė risi, por shqetėsim mbetet cigarja e parė, mosha e konsumit tė sė cilės ėshtė ulur nėn 10 vjeē.

Pavarėsisht numrit tė madh duhanpirėse, vihet re njė ndėrgjegjesim i tyre pėr konsumimin e duhanit. Ata janė tė kujdeshėm dhe shumė prej tyre nuk e pijnė cigaren nė shtėpi, apo nė makinė veēanėrisht kur nė kėto dy ambjente ka fėmijė.

Pėr tė parandaluar sa mė shumė fenomenin e duhanpirjes, qeveria shqiptare nė dy vitet e fundit ka rritur akcizėn e cigareve, duke e ēuar aktualisht ēmimin minial tė njė pakete nė 150 lekė. Kjo sipas specialitėve tė Institutit tė Shėndetit Publik po ēon rritjen e numrit tė personave qė duan tė lėnė duhanin nga shtresat e varfėra dhe tė mesme.

http://www.kosova.com/artikulli/69386
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.5.2011, 23:46   16
Citim:
Shqiptarėt tė dytėt nė Evropė me duhanpirje

Tiranė, 31 maj Shqiptarėt renditen tė dytėt nė Evropė, duke lėnė pas vetėm Turqinė, sa i pėrket pirjes sė cigares.

Sipas Institutit tė Shėndetit Publik, mbi 40 pėr qind e popullsisė shqiptare rezulton tė jetė duhanpirėse, njė e dhėnė kjo qė rezulton tė jetė mė e lartė se ata tė publikuara deri mė tani. Sipas pėrllogaritjeve 895 mijė duhanpirėsit e rregullt, konsumojnė mesatarisht 19.5 cigare nė ditė duke shpenzuar njė
total prej 1.4 milionė USD nė ditė pėr tė blerė cigare.

Ka njė diferencė mes numrit tė duhanpirėsve femra dhe meshkuj, mes atyre nė zonat urbane dhe rurale.

"Diferenca e femrave tė pjesės urbane tė Shqipėrisė me zonėn rurale ka njė diferencė tė madhe. Ėshtė 2.5 herė mė e madhe. Ende vazhdon rritja e numrit tė femrave duhanpirėse dhe vazhdon ulja e numrit tė meshkujve duhanpirės. Ka njė faktor pėr vetė faktin se ėshtė njė duhanpirje e vjetėr tek meshkujt, qė ka shkaktuar sėmundshmėri, ka lėnė pasoja nė shėndet. Vazhdon, por me ritme tė ulėta rritja e numrit tė duhanpirjes nė grupmoshėn 13-15 vjeē", - shpjegon Roland Shuperka, specialist nė ISHP, citon GSH.

Tė dhėnat e marra nga studimi demografik ka nxjerrė nė dritė se ka ndryshuar grup-mosha e atyre qė pijnė duhan. Sipas kėtij studimi, tashmė kemi njė rritje tė konsumuesve qė nė klasėn e 7-tė apo tė 8-tė, tė cilėt kanė pėsuar njė rritje tė ndjeshme krahasuar me vitin 2004.

Nė Evropė femrat duhanpirėse zėnė rreth 21%, nė Shqipėri ato shėnojnė rreth 18% tė totalit tė personave qė tymosin rregullisht cigare. Sipas tė dhėnave, nė vendin tonė numėrohen rreth 895 mijė duhapirės dhe mė shumė se 265 mijė prej tyre janė femra.

Sipas studimit demografik njė duhanpirės konsumon mesatarisht 19.7 cigare nė ditė dhe sipas njė pėrllogaritjeje nga Instituti i Shėndetit Publik, tė gjithė shqiptarėt sė bashku shpenzojnė nė ditė 1.4 milionė dollarė nė ditė pėr cigare.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,60922
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2011, 23:12   17
Citim:
Nuk funksionojnė institucionet, dėshton ligji antiduhan

Pas katėr vjetėsh nga hyrja nė fuqi e ligjit pėr ndalimin e konsumit tė duhanit nė ambientet publike situata jo vetėm qė nuk ka gjetur pėrmirėsim, por ėshtė pėrkeqėsuar edhe mė shumė si pasojė e shtimit tė konsumatorėve, veēanėrisht nė radhėt e moshave shkollore 12-14 vjeē.

Pavarėsisht se ligji ngarkon me pėrgjegjėsi dhjetėra institucione, pėrplasjet mes tyre, burokracitė, neglizhencat dhe fushatat e dobėta kanė bėrė qė zbatimi i ligjit tė mbetet vetėm nė letėr.

Kėshtu dikasteret pėrgjegjėse, Ministria e Shėndetėsisė, Instituti i Shėndetit Publik, Inspektorati Shtetėror Sanitar, policia bashkiake, ajo tatimore si dhe tė gjitha drejtoritė rajonale e strukturat e tjera ndihmėse nuk kanė kryer punėn siē duhet nė pėrmbushje tė ligjit.

Nė kėto kushte, fondet e akorduara pėr edukimin dhe sensibilizimin ndaj pasojave qė shkakton duhani nė shėndet kanė shkuar dėm. Lidhur me kėtė situatė, institucionet janė justifikuar se shpėrndarja e kompetencave ndėrmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, si dhe pėrplasjet mes tyre kanė bėrė qė ligji tė dėshtojė nė zbatim.

Ndėrkohė qė njė tjetėr propozim i hedhur pėr t’i dhėnė zgjidhje kėtij dėshtimi ėshtė edhe ndėshkimi i pirėsve tė duhanit nė ambientet publike, krahas pronarėve tė lokalit apo menaxherėve.

Ekspertėt e ISHP-sė, janė justifikuar me faktin qė njė nga faktorėt qė ka ndikuar nė moszbatimin e ligjit ėshtė pikėrisht ndarja e kėtyre kompetencave, pėr tė cilat ėshtė propozuar qė gjobat tė hartohen dhe vilen nga i njėjti institucion. Deri tani inspektorėt sanitarė hartonin gjobat, kurse policia bashkiake duhet t’i vilte ato, dhe deri tani nuk e ka kryer kėtė mision, duke lėnė kėshtu shumė gjoba tė pambledhura.

“Jemi duke rimodeluar funksionet e Inspektoratit tė Lartė Shėndetėsor, i cili duhet tė jetė si njė trupė e vetme, me pėrqendrim tė tė gjitha funksioneve nė njė trupė tė vetme tė inspektorateve sanitare. Kėrkohet njė koordinim mė i mirė i policisė bashkiake, asaj komunale, qė bėjnė tė mundur tė eliminohet duhanpirja dhe tė minimizohet nė ato vende ku ėshtė e mundur”, ka deklaruar gjatė ditės sė djeshme kreu i ISHP-sė, Enver Roshi.

Megjithatė, situata ėshtė tepėr kaotike, pasi numri i pėrdoruesve shfaqet nė rritje. Madje, pirja e duhanit vihet re nė masė edhe nė institucionet e rėndėsisė, siē janė spitalet, ku korridoret nė ēdo orė tė ditės janė tė tejmbushura nga bishtat e cigareve tė hedhura kuturu.

Sipas tė dhėnave, pohohet se nė Shqipėri rreth 40 % e popullsisė konsumon duhan, ndėrkohė 14 pėr qind e tyre i takon moshės 13-15 vjeē. Tendencė nė rritje kanė shifrat pėr femrat duhanpirėse.

Pavarėsisht masave tė deklaruara deri mė tani, tentativat pėr tė ndaluar duhanpirjen kanė dėshtuar, si pasojė e mosfunksionimit tė njė sėrė institucionesh. Sikundėr ndodh ēdo vit, edhe dje nė Ditėn Botėrore Kundėr Duhanit ekspertėt kanė rikujtuar se tymosja shkakton mbi 25 sėmundje dhe nė botė renditen mbi 5 milionė vdekje nė vit nga duhanpirja. Po nėse konsumimi i duhanit vazhdon me kėto ritme, parashikohet qė vdekshmėria nga pėrdorimi i tij pritet tė dyfishohet deri nė vitin 2030.

Strukturat pėrgjegjėse

- Inspektorati Sanitar Shtetėror dhe strukturat e tij vartėse
- Ministria e Shėndetėsisė
- Instituti i Shėndetit Publik dhe strukturat e tij ndihmėse
- Drejtoritė rajonale tė shėndetit publik
- Administratės doganore dhe Policia Tatimore
- Policia bashkiake dhe ajo komunare

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=70844
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.10.2011, 21:48   18
Citim:
Ohėr- Strugė, rritet numri i konsumuesve tė drogės

Nė rajonin e Ohrit dhe Strugės shėnon rritje numri i personave tė cilėt konsumojnė lėndė narkotike. OJQ-tė theksojnė se gjendja nė kėtė rajon ėshtė alarmante, ndėrsa kėrkojnė qė institucionet qeveritare tė ndėrmarrin masa parandaluese qė situata tė mos pėrkeqėsohet akoma mė shumė. OJQ "Opcija" nė Ohėr, ėshtė e vetmja nė kėtė rajon e cila merret me trajtime mjekėsore tė personave tė varur nga lėndėt narkotike dhe donimin e mjeteve nga mbrojtja e sėmundjeve tė ndryshme.

“Patjetėr duhet tė pėrmend se fatkeqėsisht, pėrsėri do tė potencoj, numri i personave tė cilėt pėrdorin drogė me gjilpėra nga muaji nė muaj rritet. Mendoj se do tė duhet tė krijohet rrjet mė i madh i Organizatave joqeveritare dhe institucioneve qeveritare qė tė ndalohet kjo rritje e pėrdorimit tė drogave”, deklaroi Juliana Nastoska, OJQ “OPCIA”, Ohėr.

Nastoska thotė se arsyeja e rritjes sė numrit tė personave tė varur nga lėndėt narkotike ėshtė pėr shkak tė qasjes shumė tė lehtė dhe tė thjeshtė deri tek lėndėt narkotike. Ajo mendon se duhet nė kėtė drejtim tė ndėrmerren masa parandaluese. Qendra pėr parandalim dhe trajtim tė personave tė varur nga droga nė Ohėr, po ashtu pohon se numri i kėtyre personave dhe nevojat pėr trajtim tė tyre pėr ēdo ditė rriten, ndėrsa njėkohėsisht ekziston edhe rrezik i madh pėr shoqėrinė.

“Nė mungesė i varuri ėshtė i gatshėm pėr gjithēka dhe rreziku vjen nga ajo. Rreziku vjen nėse nuk e ka atė substancė, atėherė mund tė jetė agresiv, tė ketė sjellje kriminele, tė vjedhė, pėr shkak se janė tė nevojshme para, domethėnė, baza e kėtyre qendrave ėshtė tė ruhet edhe individi edhe i varuri nga sjellja e tij agresive edhe shoqėria”, tha Dr. Vesna Labroska, Qendra Metadone, Ohėr.

Laboska gjithashtu thotė se qendra e cila ėshtė hapur para 6 viteve fillimisht ka trajtuar 30 deri 40 pacientė ndėrsa pėr momentin trajton 115, ndėrsa me vetė faktin se pėr njė kohė tė shkurtėr ėshtė rritur numri, tregon se objekti aktual nuk ėshtė adekuat.

Nė kėtė qendėr trajtohen pacientė nga Ohri, Struga, Kėrēova dhe Dibra, ndėrsa hapėsira dhe kushtet nuk janė aspak tė mjaftueshme. Sipas nevojave aktuale duhet tė hapet edhe njė qendėr nė Strugė. Ndėrsa edhe nga SPB Ohėr nėnvizojnė se numri i personave tė varur nga lėndėt narkotike ėshtė i madh andaj pėr parandalimin e kėsaj dukurie po zbaton projektin ‘droga, tė vėrtetat, iluzionet’

“Ky projekt ėshtė dedikuar pėr grupet e synuara, nxėnėsit e shkollave fillore, tė shkollave tė mesme si edhe prindėrit e tyre. Nė pajtueshmėri me kėto grupe tė synuara, projekti ‘Droga, tė vėrtetat, iluzionet’ pėr momentin ėshtė projekti mė i madh i cili zbatohet nė plan parandalues nė Republikėn e Maqedonisė”, deklaroi Stefan Dimoski, zėdhėnės i SPB – Ohėr.

Dimoski thotė se nė rajonin e Strugės dhe Ohrit ka 358 persona tė regjistruar si pėrdorues tė lėndėve narkotike ndėrsa numri i pėrgjithshėm me tė gjithė tė paregjistruarit mund tė jetė prej 2 deri nė 5 herė mė i madh.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/94222.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2011, 18:15   19
Citim:
Antiduhan, ndryshon ligji, gjoba pėr konsumatorėt

Kush do tė pijė duhan nė vende tė ndaluara do tė gjobitet. Ky ėshtė ndryshimi qė pritet tė pėsojė ligji tashmė i dėshtuar kundėr konsumimit tė duhanit.

Drejtori i Politikave pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė, Pėllumb Pipero tha pėr “AS” se ky propozim ėshtė kryer gjatė njė takimi mes Ministrit tė Shėndetėsiė me ekspertėt e fushės. Ai shtoi se edhe inspektorėt sanitarė kanė dėshtuar gjatė detyrės sė tyrė dhe pėr kėtė arsye u ngrit dhe njė Taks-Forcė.

"Ministria e Shėndetėsisė ndihet e keqardhur pėr mungesė tė angazhimit tė inspektoriatit sanitar, qoftė pėr mungesė tė koordinimit apo tė bashkėpunimit me pushtetin lokal dhe vecanėrisht me policitė respektive bashkiake apo tė shtetit. Ky ligj nuk gjeti, si tė thuash zbatimin e duhur.

Gjoba aktualisht prek vetėm pronarin, nė njė tė ardhme tė afėrt do prek dhe qytetarin dhe atė qė pi duhan atje ku nuk duhet tė pijė duhan", tha Pėllumb Pipero, Drejtor i Politikave, MSH.

Pipero tha se dhe gjobat kundrejt pronarėve tė bareve dhe restoranteve do tė mblidhen mė lehtė tani, pasi gjobat do tė hartohen si tituj ekzekutivė. Nuk do tė lihet asnjė gjobė pa u vjelė shton ai, pėrfshi kėtu dhe ato tė prapambeturat.

"Ajo cka kishim pėr tė rregulluar ishte fleta e gjobės, nga njė fletė gjobe e zakonshme nė njė titull ekzekutiv. Natyrisht shumė prej tyre do paguhen vullnetarisht, shumė prej tyre pėrmes gjykatės, por do tė ekzekutohen", tha Pipero.

Ligji pėr mbrojtjen e shėndetit nga produktet e duhanit hyri nė fuqi mė 26 maj tė vitit 2007. Nenet kryesore tė kėtij ligji kanė tė bėjnė me ndalimin e pirjes sė duhanit nė tė gjitha mjediset e mbyllura publike dhe reklamės tė produkteve tė duhanit. Deri tani, nėse dikush kapej duke pirė duhan nė njė mjedis tė mbyllur, gjoba i vendosej pronarit tė ambjentit dhe dėnimi shkonte deri nė 50 mijė lekė. Ndėrsa pėr reklamat pėr duhanin gjoba ka shkuar edhe deri nė 3 milionė lekė.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...sumatoret.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.10.2011, 21:57   20
Citim:
Kosova ka rreth pesė mijė konsumues tė drogės

Drejtoria pėr hetimin e narkotikėve ka zhvilluar aktivitete tė ngjeshura duke ngritur vazhdimisht efikasitetin nė zbulimin, konfiskimin dhe arrestimin e tė dyshuarve pėr trafik droge.

Nė kuadėr tė kėsaj drejtorie janė shtuar edhe kapacitetet njerėzore me dhjetėra zyrtarė tė rinjė, tė cilėt pėrmbushin nevojat e strategjisė nacionale kundėr drogės.

Krijimi i Drejtorisė pėr Hetimin e Trafikimit me Narkotikė nė kuadėr tė Shtyllės sė Hetimeve ėshtė bėrė me qėllim tė parandalimit tė njė kolapsi social. Drejtori i kėsaj drejtorie, kapiten Bahri Shala thotė pėr Radio Kosovėn se nė vendin tonė, sipas tė dhėnave tė policisė, janė me mijėra konsomues tė drogės.

”Diku nė Kosovė, sipas shėnimeve tona qė i kemi nėpėr databaza dhe procedurave penale ndaj tyre, numri ėshtė diku 5 mijė konsumeues droge”, thotė kapiten Shala.

Shala thotė se Kosova nuk ėshtė vend i origjinės sė drogės, por ai thotė se tė gjitha raportet ndėrkombėtare pėr narkotikė flasin pėr heroinen, e cila nga Afganistani transportohet nė tri rrugė. Nė kėtė aspekt Kosova ėshtė rrugė ballkanike. Sipas Shales, Policia e Kosovės me aktivitetet e veta ka dėshmuar se ėshtė partner i besueshėm nė luftė kundėr drogave.

”Kemi pasė performancė tė mirė rreth operacioneve, tė cilat i kemi mbajtė nė luftė kundėr drogės dhe kemi dėshmuar edhe policitė tjera se jemi partner tė besueshėm pėr luftė kundėr drogave, dhe ka filluar bashkpunimi edhe me shtetet tjera, me te cilat MPB dhe Qeveria ka nėnshkruar marrėveshje bashkpunimi dhe mirėkuptimi”, thotė Shala.

Kapiten Shala u bėnė thirrje prindėrve dhe tė rinjėve qė tė rrijnė larg pėrdorimit tė drogės.

Vetėm nė periudhėn janar –shtator 2011, Policia e Kosovės ka konfiskuar rreth 2.600 kilogramė kokainė dhe rreth 97 mijė kilogram marihuanė.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=53242
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.