Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.6.2008, 07:46   2
Citim:
Jugu furnizim nga energjia e erės

Energjitė e rinovueshme do tė plotėsojnė kėrkesat pėr energji nė vend. Duke kėrkuar burime alternative pėr tė ulur kostot e furnizimit me energjie elektrike, strategjia e qeverisė ėshtė shtrirė drejt licencimit tė kompanive qė shfrytėzojnė energjinė e prodhuar nga era. Por ato janė shtrirė kryesisht nė zonat e Jugut dhe Juglindjes sė vendit, si Saranda, Karaburuni, Devolli.

Futja e teknologjive tė reja me energjitė e rinovueshme, sipas specialistėve tė ERE-sė zbut efektet e vėshtirėsisė nga furnizimi me energji elektrike nga HEC-et. Njė sasi e tillė prodhimi i energjisė elektrike nga kėto burime mund tė plotėsojė nė vend rreth 58.3 pėr qind tė totalit tė energjisė.

Sipas kreut tė Entit Rregullator tė Energjisė Bujar Nepravishta, shumė studime janė bėrė nė kėto zona dhe katėr kompani kanė marrė licencėn tashmė. “Ne kemi licensuar disa kompani deri tani pėr ndėrtimin e parqeve me energji tė erės. Janė katėr kompani me njė fuqi tė pėrgjithshme tė instaluar, qė shkon rreth 350 megavat”, - tha Nepravishta.

Marrja e licencės do tė thotė se tashmė puna ka filluar, por furnizimi me energjinė e erės do tė bėhet efektiv pas tre vjetėsh, nė vitin 2010-2011. Gjithsesi, ERE ka nė proces licencimi edhe disa kompani tė tjera. “Fuqia nė total parashikohet tė shkojė nė 700 megavat dhe kjo ėshtė njė fuqi e konsiderueshme”, - tha Nepravishta.

Studimet e shumta kanė treguar se zonat e Jugut dhe ato tė Juglindjes sė vendit janė mė tė favorshme pėr tė ndėrtuar kėto lloj parqesh.

“Ne kemi licencuar tė tilla kompani qė do tė funksionojnė nė zonėn e Devollit, Bilishtit, Petrushės, por edhe nė Lezhė dhe nė zonėn e Karaburunit, nė Sarandė afėr kufirit. Pra, nė shumė rajone tė Shqipėrisė janė bėrė studime dhe vazhdojnė tė bėhen studime tė tilla pėr shfrytėzimin e energjisė sė erės”, - tha Nepravishta.

Shumė kompani tė huaja kanė paraqitur kėrkesė pėr licencim nė ERE pėr investim nė zonėn Karaburun– Llogora, me vlerė rreth 700 milionė euro dhe kapacitet prodhues qė llogaritet nė 500 megavat. Parqe tė tilla nė zonėn e grykėderdhjes sė Shkumbinit dhe nė lartėsitė malore tė Tėrpanit, ku parashikohet prodhimi i energjisė nga era me fuqi tė instaluar prej 225 MW, me njė investim prej rreth 454 milionė euro.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=52562
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2008, 23:01   3

Shkrim i cituar Prishtina synon energjinė nga era


Interesimi i madh i investitorėve tė huaj pėr prodhimin e energjisė alternative pritet tė realizohet shpejt. Nga projektet qė janė paraqitur pėr energji alternative, mė sė pari pritet tė fillohet me prodhimin e energjisė nga era. Kėshtu bėjnė tė ditur zyrtarė tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave.

“Janė tri kompani tė interesuara pėr prodhimin e energjisė me mullinjtė e erės dhe ne presim qė nė mars tė kemi edhe kilovatin e parė nga energjia me erė”, tha Rexha.

Sipas tij, duke pasur parasysh edhe aspiratėn e Shqipėrisė sė Veriut pėr tė qenė pjesė e vendeve anėtarė tė Bashkimit Evropian, do tė shkojnė nga ajo qė tė plotėsojnė propozimet e fundit pėr energji tė Komisionit Evropian.

http://gazetaexpress.com/online/home...ory=52&id=1947
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2009, 06:00   4
Citim:
Shqipėria, potenciale pėr energjitė e rinovueshme

Sistemi energjetik shqiptare ėshtė mbi 95 pėr qind i varur nga burimet hidrike. E thėnė ndryshe, pjesa dėrrmuese e energjisė prodhohet nga hidrocentralet. Njė varėsi e tillė e madhe konsiderohet shqetėsuese pėr vendin, nė periudha tė gjata thatėsire. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė qeveria po sheh mundėsinė e shfrytėzimit tė burimeve tė rinovueshme tė energjisė.

Ekspertėt e Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės shpjegojnė se Shqipėria ka potencial pėr shfrytėzimin e energjive tė rinovueshme. Sipas tyre, territori ynė ėshtė i vendosur nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit dhe ka njė potencial tė lartė pėr shfrytėzimin e energjisė diellore. Numri i ditėve me diell nė Shqipėri luhatet 240-260 ditė, me njė maksimum prej 280 ditėsh. Megjithatė, kontributi i kėsaj energjie pėrkundrejt totalit tė burimeve energjetike ėshtė jo mė shumė se 0.1 pėr qind. Kryesisht energjia diellore shfrytėzohet pėr prodhimin e ujit tė ngrohtė sanitar dhe njė pjesė fare e vogėl e kėsaj energjie shfrytėzohet me panele fotovoltaike.

Njė tjetėr burim pėr prodhimin e energjive tė rinovueshme ėshtė edhe era. Shfrytėzimi i energjisė sė erės nė vendin tonė ende nuk ka filluar, por ka njė shprehje shumė tė madhe interesi nga investitorė tė huaj pėr shfrytėzimin e kėtij burimi. Nė kėtė kuadėr, janė nė studim disa rajone tė vendit tonė nga disa kompani tė huaja. Ndėrkohė kanė nisur punimet pėr realizimin e projektit tė parė tė prodhimit tė energjisė nga era. Mė datė 4 dhjetor 2008, qeveria shqiptare dhe kompania italiane Moncada nėnshkruan dy marrėveshje me njė vlerė prej 2.2 miliardė euro pėr prodhimin e energjisė elektrike nga ndėrtimi i parkut energjetik tė erės dhe tė linjės nėndetare prej 500 megavat tė interkonjeksionit ndėrmjet Italisė dhe Shqipėrisė.

Njė tjetėr burim energjie qė vlerėsohet ėshtė edhe biomasa, qė ėshtė ngushtėsisht i lidhur me drutė e zjarrit. Nga tė dhėnat e Ministrisė sė Energjetikės rezulton se nė vitin 2008, 93 pėr qind e druve tė zjarrit janė konsumuar pėr ngrohje dhe gatim dhe vetėm 7 pėr qind ėshtė pėrdorur pėr shėrbime tė tjera. Biomasa kontribuon nėpėrmjet druve tė zjarrit nė bilancin energjetik tė vendit me 10 pėr qind. Burimi tjetėr i energjive tė rinovueshme ėshtė energjia gjeotermale, e cila deri tani nė Shqipėri ėshtė vlerėsuar vetėm nė kuadėr studimor.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=8647&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.7.2009, 12:38   5
Citim:
Forumi ndėrkombėtar, takim pėr energjinė e pastėr

Ėshtė zhvilluar nė Durrės njė takim i forumit tė qyteteve tė Adriatikut dhe Jonit me temė kushtuar energjisė dhe kryesisht asaj tė pastėr qė pėrkufizohet nė modelin easy. Pikėrisht ky model energjie ėshtė pėrfshirė nė projektet e komunitetit evropian dedikuar energjisė sė pastėr ku tenton tė integrohet edhe qyteti i Durrėsit.

Nė takim e mori fjalėn edhe sekretari i pėrgjithshėm i forumit tė qyteteve tė Adriatikut dhe Jonit, Emilio D’Alesio, i cili referoi nė lidhje me mundėsitė pėr politikė tė qėndrueshme nė Adriatik. Kreu i Bashkisė sė Durrėsit qė ėshtė edhe presidenti i radhės i kėtij forumi Vangjush Dako vuri theksin nė nevojėn e pėrdorimit tė burimeve tė energjisė sė ripėrtėritshme edhe nė vendin tonė.

Prej disa vitesh edhe pse mes shumė vėshtirėsish ka nisur njė proces pėr reduktimin e gazeve serė nė atmosferė dhe nė kėtė aspekt duken se shfaqen horizonte tė reja pozitive edhe kėtė fillim viti. Pėrdorimi i kėtyre burime energjetike qė zotėron ēdo vend pėrfaqėson shansin e vėrtetė tė modernizimit tė kohėve tona qė do tė thotė edhe ekonomi e re, zhvillim i mėtejshėm i teknologjive tashmė mė tė pėrparuara nė kėtė sektor, vende tė reja pune.

Ėshtė ky drejtimi i rinovimit dhe i rritjes sė re ekonomike, njė tjetėr emergjencė e rėndėsishme planetare nė kėto vite tė rėnies sė tregjeve tė financės. Nė kėtė takim tė forumit u vu theksi se nė kushte aktuale botėrore pikėrisht modeli i kėsaj energjie easy ėshtė njė model pėr t’u ndjekur edhe nė vendin tonė.

Energjia e rinovueshme qė do tė hidhet nė rrjet gjatė viteve tė ardhshme do tė jetė e barabartė me 28 pėr qind tė konsumit aktual vjetor. Ekspertė tė Entit Rregullator tė Energjisė bėjnė tė ditur se aktualisht, nė njė periudhė afatmesme prej 3-6 vjet pritet tė futet nė shfrytėzim njė potencial gjenerues hidroelektrik prej rreth 530 megavat orė qė parashikohet tė prodhojė, pas vėnies nė shfrytėzim, njė sasi energjie elektrike nga burime tė rinovueshme prej 1.76 miliardė kilovat orė nė vit.

Gjatė vitit tė kaluar, qeveria ka miratuar lejet pėr ndėrtimin e dy linjave tė transmetimit kabllor nėnujorė me tension 400 kilovolt dhe kapacitet transmetues 500 megavat secila, midis Shqipėrisė dhe Italisė. Tė gjitha kėto burime tė reja prodhuese do tė mundėsojnė edhe pėrballimin e rritjes sė kėrkesės pėr energji elektrike tė vendit tonė.

“Nė praktikėn e vendeve tė zhvilluara tė borės, rritja vjetore e kėrkesės pėr energji elektrike vlerėsohet mesatarisht me 1 pėr qind. Kurse nė vendin tonė, duke u nisur nga praktika 25-vjeēare e furnizimit tė vendit me energji, rritja e kėrkesės vlerėsohet mesatarisht me 3.3 pėr qind nė vit”,- theksojnė ekspertėt e ERE-s.

Vitin e kaluar filloi puna pėr ndėrtimin e termocentralit tė Vlorės me njė kapacitet prej 98 megavat orėsh dhe njė prodhim vjetor prej rreth 650 gigavat orė, i cili pritet tė vihet nė punė nė muajin shtator. Gjithashtu, filluan punimet e ndėrtimit tė linjave tė transmetimit Tiranė-Podgoricė dhe Tiranė-Elbasan me tension 400 kilovolt dhe kapacitet transmetues 1 mijė megavat, nėpėrmjet tė cilave bėhet i mundur interkonjeksioni i sistemit tonė elektroenergjetik me aksion verior tė transmetimit Mal i Zi dhe Bosnjė-Hercegovinė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=60660
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.8.2009, 09:42   6
Citim:
Energjia nga dielli dhe era, qindra miliona euro do tė investohen nė Shqipėri

Shqipėria pritet tė ketė njė ndėr parqet eolike mė tė mėdha nė Evropė. Kjo ėshtė deklarata mė e fundit qė vjen nga kompania italiane e ndėrtimit "Moncada", e cila nė njė shkrim mė tė fundit tė saj dhėnė site-ve tė huaja botėrore, vė theksin nė faktin se projekti, i cili tashmė ėshtė miratuar nga qeveria shqiptare, do tė ketė njė kapacitet gjenerues prej 500 megavat.

Kompania citon se projektet energjetike tė shumta nė kėtė vend do tė pėrfshijnė edhe ndėrtimin e njė linje transmetimi mes qytetit italian tė Brindisit dhe portit shqiptar tė Vlorės.

Linja, e cila pritet tė gjenerojė 400 kv, shtrihet nė njė vijė ajrore 145 km, kalon nėpėr kanalin e Otrantos nėn detin Adriatik, nė njė thellėsi prej mbi 900 metra. Kjo e fundit do tė lejojė transmetimin ose shkėmbimin e energjisė nė drejtim midis dy vendeve.

Kėshtu, parku eolik pritet tė vendoset nė gadishullin e Karaburunit pranė qytetit tė Vlorės, njė ish-instalim ushtarak, jashtė kufijve tė publikut, gjatė kohės sė regjimit komunist nė Shqipėri. "Moncada Costruzioni" ėshtė prodhuesi i pestė mė i madh i Italisė me energji elektrike pėrmes mullinjve me erė.

Njė tjetėr investim i madh italian qė pritet tė vihet nė zbatim nė Shqipėri ėshtė ai i grupit "Marseglia", e cila ėshtė duke kėrkuar leje tė ndėrtojė njė park tė ri eolik qė do tė shtrihet nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė.

Kėshtu, pohohet se kapaciteti total gjenerues i kėtyre dy projekteve pritet tė jetė mbi 410 MW, si dhe arrijnė njė vlerė investimi prej mė shumė se 400 milion euro.

Pothuajse, pjesa mė e madhe e energjisė nė vend prodhohet nga hidrocentralet. Prodhimi i energjisė elektrike nė Shqipėri dominohet nga objektet e mėdha hidroelektrike, duke kontribuar nė mbi 85 pėrqind tė kapacitetit total elektrik.

Megjithėse Shqipėria ka qenė njė eksportues neto i energjisė elektrike gjatė viteve tė fundit, vendi ka filluar tė mbėshtetet edhe nė importe.

"Moncada" vė sėrish theksin e saj se, "sa i takon burimeve nė dispozicion, hidro duket tė jetė burimi mė premtues pėr projektin e zhvillimit tė energjisė sė rinovueshme".


Shqipėria nė klimė tė favorshme pėr energjinė diellore

Shqipėria ndodhet tėrėsisht nė njė klimė tė favorshme pėr zhvillimin e energjisė diellore. Kėshtu janė njė sėrė vendesh me puse tė ulėta gjeotermale qė janė identifikuar nė Shqipėri dhe qė shėrbejnė pėr prodhimin e energjisė elektrike.

E thėnė ndryshe, nxitjet dhe interesi nė projektet e biomasės sė ripėrtėritshme tė energjisė, shihet si njė mundėsi e madhe teknike, gati-gati ndoshta e mjaftueshme pėr 600 MW tė kapacitetit gjenerues tė energjisė.

Drejtues tė kompanisė, "Moncada Energy Group" theksojnė se kanė burime tė konsiderueshme pėr tė investuar mė tej aktivitetin e vet nė sektorin e energjisė nga era. Aktualisht, kompania ka projekte tė shumta qė do tė sigurojnė zhvillim tė konsiderueshėm brenda pesė viteve tė ardhshme.

"Moncada Energy Group" nga mėnyra e ndarjes sė saj, janė tre kompani qė zotėrojnė pesė mullinj me erė plotėsisht operacionalė. Ato ndodhen nė rrethin e Agrigento dhe kanė njė fuqi tė instaluar prej gjithsej 105,3 MW.

"Enpower", njė pjesė e "Moncada Energy Group", ka filluar punėn nė njė park eolik nė lokalitetin e Cattolica Eraclea (AG) me njė kapacitet fuqi prej 40 MW. Burimet nga kompania bėjnė tė ditur se ky park eolik do tė hyjė nė prodhim nė gjysmėn e parė tė vitit 2010.


Parku mė i madh i erės ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri

Grupi "Moncada" ka zhvilluar njė projekt qė konsiston nė parkun mė tė madh tė erės, ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri. Sasia e pėrgjithshme e energjisė sė prodhuar pritet tė jetė 500 MW. E gjithė kjo sasi do tė merret me instalimin e 250 turbinave ere me nga 2 MW secili.

Kjo fabrikė ėshtė vendosur nė rajonin e Vlorės: njė pjesė tė gadishullit tė Karaburunit (60 turbinat me erė me njė fuqi prej 120 MW). Ndėrkohė nė kanalin e Otrantos do tė jenė dhe 60 turbina me erė me njė fuqi tė mėtejshme 120 MW), si dhe njė pjesė nė Lungara (130 turbina ere me nga 260 MW).

Infrastruktura elektrike qė do tė ndėrtohet pėr kėtė fabrikė do tė jetė me pėrmasa tė papara kurrė mė parė tė njė parku eolik nė Evropė. Kėshtu, nė total do tė jenė tre nėnstacione elektrike me nga 220 KW. Nėnstacionet do tė pajisen me tetė transformatorė me nga 70 MVA dhe tridhjetė Km linja 220 KV.


Realizimi i projektit

Fillimisht ky projekt u ėshtė prezantuar autoriteteve shqiptare nė fillim tė vitit 2007. Projekti nė fjalė ka marrė tė gjitha autorizimet e nevojshme tė kėrkuara nga ligjet aktuale tė Shqipėrisė.

Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, pėrfaqėsues ligjor tė kompanisė dhe ministri shqiptar i Ekonomisė kanė nėnshkruar njė marrėveshje nė prani tė kryeministrave mes dy vendeve.

Nga ana tjetėr, ėshtė bėrė instalimi i aparaturave, tė cilat lejojnė njė hartė tė saktė tė erės dhe mėsohet se puna pritet tė jetė gati nė fund tė kėtij viti.

http://www.rilindjademokratike.com/R...ht/sociale.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 11:17   7
Citim:
Interkonjeksioni i energjise me Italine, jepen 4 licenca

Deri me tani jane dhene kater licenca interkonjeksioni nderdetare me Italine, mes te cileve kane marre edhe "Enel" dhe "ASG", njoftoi dje ministri i Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti ne nje takim me perfaqesues te komunitetit te biznesit.

Ministri sqaroi gjithashtu se ne fillim te vitit 2010 do te vendoset edhe per TEC-in e Portoromanos dhe kjo e ben edhe me te domosdoshem perfundimin e punimeve te interkonjeksionit me Italine.

Sipas nje strategjie te re te qeverise, per energjetiken ne vitet ne vazhdim do te jene prioritet investimet per linjat e interkonjeksionit te energjise.

Aktualisht vendi yne eshte duke bere aktive linjen e interkonjeksionit me Malin e zi, nderkohe qe jane ne projekt dhe dy linja te tjera, si ajo me Kosoven dhe me Italine nepermjet detit.

http://www.kohajone.com/html/artikull_47863.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2010, 19:49   8
Citim:
Bllokohet projekti pėr vendosjen e kabllove nėnujore Shqipėri-Itali

Tiranė, 18 prill -Enti Rregullator i Energjisė njoftoi sė fundmi se dy nga kompanitė qė kanė marrė licenca pėr ndėrtimin e linjave nėndetare tė interkonjeksionit mes Shqipėrisė dhe Italisė, nuk kanė arritur tė sigurojnė licencat pėrkatėse nga autoritetet italiane, gjė qė duket se ka bllokuar edhe projektet pėr ndėrtim parqesh eolike dhe termocentralesh me bionaftė.

Kompania "Biopower Green Energy" sh.p.k., si dhe kompania ALBANIAN GREEN ENERGY SHPK, kėrkuan pranė ERE-s shtyrjen e afatit pėr fillimin e punimeve, pasi raportuan se nuk kanė arritur tė sigurojnė autorizimin pėr ndėrtimin e njė linje tregtare energjetike mes Shqipėrisė dhe Italisė nga ana e autoriteteve italiane. ERE vendosi t’u japė njė afat tė dytė kėtyre kompanive, shkruan gazeta Shqip.

“Duke konsideruar kompleksitetin e problematikės qė i licencuari ka hasur pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e centraleve, TEC me biomasė tė lėngshme, pėr shkak se ende nuk ka marrė autorizimin e linjės tregtare nga pala italiane, duke qenė se ndėrtimi i linjave tė interkonjeksionit, pėrveē etapave administrative nė tė cilat kalon ēdo projekt, pėrbėn akoma njė teknologji jo shumė tė njohur nė vend dhe qė kėrkon asistencėn teknike tė huaj”, argumenton ERE nė njėrin prej vendimeve pėr shtyrjen e afatit tė fillimit tė punimeve.

Qeveria shqiptare i ka dhėnė licencė ēdo kompanie qė ka mbėrritur nė Shqipėri dhe ka kėrkuar njė licencė tė tillė.

Secila prej licencave pėr interkonjeksion 400 kv kushton afėrsisht gjysmė miliardi euro dhe teorikisht do tė pėrdoret pėr tė dėrguar nė Itali energjinė elektrike qė do tė prodhohet nė Shqipėri.

Por nė Itali, autorizimet e kėsaj fushe nuk janė aq tė lehta pėr t’u marrė sa nė Shqipėri. Vetė rrjeti italian i transmetimit tė energjisė, TERNA, ka deklaruar publikisht se dėshiron tė ketė gjithsej vetėm tri linja interkonjeksioni me Ballkanin, nga njė me secilin prej vendeve tė Adriatikut. Por vetėm Shqipėria nė vitet e fundit ka dhėnė pesė licenca tė tilla.

Mungesa e njė linje transmetimi mes Shqipėrisė dhe Italisė, si dhe fakti qė autoritetet e pėrtej Adriatikut nuk janė bindur ende pėr tė dhėnė njė licencė, i bėn tė pavlera projektet e shumėreklamuara pėr ndėrtim impiantesh tė energjisė sė rinovueshme nė Shqipėri nga investitorėt italianė.

Kompani tė ndryshme italiane dhe italo-shqiptare kanė premtuar realizimin e shtatė projekteve pėr energjinė e erės me investim total prej afro 2 miliardė eurosh, si dhe ndėrtimin e njė termocentrali qė duhet tė punojė me bionaftė, projekt qė kėrkon disa qindra milionė euro investime tė tjera.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe ai italian Silvio Berluskoni, kanė ofruar nė disa raste spektakėl publik gjatė dy viteve tė fundit, duke marrė pjesė nė ceremonitė e firmosjes sė koncesioneve pėr kėto investime.

Nė dhjetor 2008, nė njė ceremoni tė tillė pėr ndėrtimin e njė parku eolik nė Karaburun, dy kryeministrat premtuan se brenda njė viti do tė nisin punimet dhe brenda vitit 2014 projekti do tė pėrfundojė.

Disa muaj mė vonė, njė ceremoni e ngjashme u zhvillua pėr projektin e termocentralit me bionaftė nė Lezhė. Por deri mė sot, duket se e vetmja punė qė ėshtė bėrė ka qenė shtyrja e afateve tė licencave.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,18421
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2011, 22:36   9
Citim:
Qeveria: Ok linjave tė interkonjeksionit me Italinė

TIRANE- Qeveria miratoi sot vendimin pėr ndėrtimin e linjave tė interkonjeksionit Shqipėri-Itali, me propozim tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Gjate mbledhjes se kabinetit, kryeministri Sali Berisha e konsideroi ndėrtimin e linjave tė interkonjeksionit me Italinė tė njė rėndėsie strategjike pėr tregun energjetik.

“Nė projektin Shqipėria – superfuqi energjetike nė rajon dhe nė kuadrin e njė zhvillimi shumėplanėsh tė vendit, linjat e interkonjeksionit me Italinė kanė njė rėndėsi parėsore. Kėto ditė, ne do tė inaugurojmė linjėn e interkonjeksionit me Malin e Zi dhe nė njė hark kohor shumė tė shkurtėr fillon ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit me Prishtinėn dhe mė pas, me Shkupin”- tha Berisha.

Sipas tij, linjat e interkonjeksionit me Italinė kanė njė rėndėsi strategjike pėr Shqipėrinė, pasi tregu italian ėshtė njė nga tregjet energjetike mė tė fuqishme tė Europės.

“Sidomos me referendumin e fundit, me tė cilin u votua kundėr pėrdorimit tė energjisė nukleare si burim energjie, mbetet qė tė bėjmė gjithēka pėr tė rritur prodhimet energjetike dhe eksportin e energjisė. Kėto dy linja interkonjeksioni janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme nė perspektivėn e shndėrrimit tė Shqipėrisė superfuqi e vogėl energjetike rajonale”- tha ai.

http://www.panorama.com.al/tipike/qe...nit-me-italine
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2012, 21:52   10
Citim:
Linjė interkonjeksoni Vlorė-Brindizi

Tiranė – Qeveria miratoi sot vendimin pėr ndėrtimin e linjės sė interkonjeksionit midis Vlorės dhe Brinidizit, ēka pėr qeverinė shqiptare ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr vendin.

“Lidhjet nėpėrmjet Adriatikut janė tė rėndėsishme. Tregu italian ėshtė njė prej tregjeve mė gllabėruese nė Evropė. Ndaj qeveria ėshtė e vendosur tė inkurajojė lidhjet nėndetare me kėtė vend mik qė nė njė tė ardhme jo tė largėt, energjia e rinouvueshme tė mund tė eksportohet drejt Italisė”, tha kryeministri Sali Berisha. Sipas Kryeministrit, kėrkesat janė tė shumta.

“Kjo shkon plotėsisht dhe me filozofinė tonė tė liberalizimit tė tregut energjetik nė Shqipėri. Kėtė vit filloi tenderimi pėr punė publike dhe aparatura tė Kaskadės sė Devollit. Ėshtė nė treg Kaskada mė e madhe ekzistuese e Vjosės. Priten zhvillime shumė tė rėndėsishme pėr Skavicėn, qė ka njė projekt universal, por po bėjmė gjithēka qė tė mbetet e vetmja nga sektori publik. Por natyrisht qė procesi i privatizmit do jetė i pandalshėm”, theksoi Kryeministri.

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/48999/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.