Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.10.2013, 21:36   21
Citim:
Ekspertėt, fati i Amfiteatrit tė Durrėsit nė Bruksel

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	amfiteatri-lart.jpg
Shikimet:	182
Madhėsia:	123,5 KB
NNJ:	6351Pas shpalljes si njė ndėr shtatė monumentet e trashėgimisė kulturore mė tė rrezikuara nė Europė, paraditen e djeshme zbarkoi nė Amfiteatrin e Durrėsit pėr ta inspektuar nga afėr njė grup ekspertėsh nga “Europa Nostra”.

Kėta tė fundit, tė kryesuar nga Irina Subotic, zv.presidente e “Europa Nostra”, kanė parė nga afėr galeritė e ndryshme tė amfiteatrit romak, qė daton qysh nė shek. II, si dhe mozaikun mural, njė ndėr mė tė rrallėt qė haset nė rajon. Ekspertėt

Nga inspektimi i djeshėm i ekspertėve tė “Europa Nostra” nė Amfiteatrin e Durrėsit

janė shoqėruar nga pėrfaqėsues tė shoqatės pėr zhvillimin e turizmit kulturor, shoqatė e cila ka aplikuar pėr pėrfshirjen e Amfiteatrit tė Durrėsit nė listėn e monumenteve qė rrezikohen. Gjatė inspektimit nė amfiteatėr, zv.presidentja e “Europa Nostra” u shpreh se ky ėshtė njė proces qė sapo ka filluar dhe do tė shohim nė vazhdim se ēfarė do tė ndodhė, por ka shtuar se do shihet edhe bashkėpunimi i qeverisė shqiptare me strukturat lokale pėr financimet e mundshme pėr ndėrhyrje konkrete. “Ne kemi inspektuar nga afėr Amfiteatrin e Durrėsit, kushtet nė tė cilat ai ndodhet. Ky ėshtė njė proces qė sapo ka filluar dhe nuk mund tė shprehem mbi kushtet ku ndodhet amfiteatri, pasi do tė jenė analizat shkencore qė do ta pėrcaktojnė kėtė shkallė. Prandaj duhet tė presim para se tė dalim nė pėrfundime. Gjithashtu, do tė shihet mundėsia e bashkėpunimit me strukturat lokale pėr financime tė mundshme pėr ndėrhyrje konkrete. Ky amfiteatėr ėshtė njė vlerė shumė e vyer, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr gjithė Europėn. Ėshtė njė trashėgimi qė shumė shtete do tė donin ta kishin tė tyren”, u shpreh ndėr tė tjera zv.presidentja e “Europa Nostra”, Irina Subotic. Raporti i grupit tė ekspertėve qė ka mbėrritur dje nė Durrės vlerėsohet shumė i rėndėsishėm, pasi nga ky raport do tė varet edhe vendimi pėrfundimtar pėr mbėshtetjen financiare pėr ndėrhyrjet nė amfiteatėr, vendim i cili do tė merret mė 5 dhjetor tė kėtij viti nė konferencėn europiane pėr politikat e trashėgimisė qė do tė mbahet nė Bruksel. Pas verifikimit tė situatės nė vend, grupi i ekspertėve tė shoqėruar edhe nga pėrfaqėsues tė Bankės sė Kėshillit tė Europės pėr Zhvillim, pėrveē takimit me kryetarin e Bashkisė sė Durrėsit, pritet tė takohen sot me ministren e Kulturės, Mirela Kumbaro dhe mė pas do tė zhvillohet tryeza e rrumbullakėt “Mbėshtetje europiane pėr Amfiteatrin e Durrėsit “, me pjesėmarrjen e ekspertėve shqiptarė dhe tė huaj.

Lista e mė tė rrezikuarve

Nga inspektimi i djeshėm i ekspertėve tė “Europa Nostra” nė Amfiteatrin e Durrėsit

Aplikimi pėr ta pėrfshirė Amfiteatrin e Durrėsit nė listėn e monumenteve tė rrezikuara tė Europės u krye nga Shoqata pėr Zhvillimin e Turizmit Kulturor nė muajin mars tė kėtij viti dhe u mbėshtet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Pėrzgjedhja e kėtij monumenti u bė duke marrė nė konsideratė nevojėn emergjente pėr konservim, ruajtje dhe gėrmime tė mėtejshme pėr zbulimin e plotė tė kėtij objekti me vlera unikale historike, arkitekturore dhe kulturore, si dhe rolin e tij nė zhvillimin e turizmit kulturor nė qytetin e Durrėsit, por dhe tė turizmit shqiptar. Programi “7 mė tė rrezikuarit” u lanēua nė janar 2013 si njė formė ndėrgjegjėsimi publik. Lajmi pėr pėrzgjedhjen e Amfiteatrit tė Durrėsit nė listėn “7 mė tė rrezikuarve” u publikua nė ceremoninė e ēmimeve tė Trashėgimisė Europiane nė Athinė, mė 12 qershor 2013, nga maestro Plįcido Domingo – president i “Europa Nostra” dhe Andrulla Vasiliu – komisionere pėr Arsimin, Kulturėn, Rininė dhe Multilinguizmin pranė Kėshillit tė Europės. Nė tė njėjtėn listė bėjnė pjesė edhe zona tampon tė qendrės historike tė Nikosisė nė Qipro, fortifikimet e Vaubanit tė shekullit XVII tė Brianēonit nė Francė, Manastiri i periudhės sė Rilindjes i San Benedetto Po-sė nė Itali, Manastiri i shek. XV nė Setśbal nė Portugali, Peizazhi historik mineror i Rosia Montanės nė Rumani dhe Kisha armene e Shėn Gjergjit tė Mardinit nė Turqi. “Kėto monumente dhe site janė pėrzgjedhur jo vetėm pėr shkak se ato tregojnė njė histori mahnitėse nė lidhje me tė kaluarėn tonė tė pėrbashkėt, duke ngulitur ndjenjėn e pėrkatėsisė nė familjen europiane, por edhe pėr shkak se ato janė shumė tė vlefshme pėr komunitetet lokale, qė janė tė angazhuar fuqimisht nė shpėtimin e tyre. Shpėtimi i kėtyre qendrave do tė veprojė gjithashtu si njė katalizator pėr rivitalizimin ekonomik dhe social tė qyteteve apo zonave tė tėra. Kjo ėshtė arsyeja pse “Europa Nostra” fton shumė partnerė publikė dhe privatė, nė nivel lokal, rajonal, kombėtar dhe europian, pėr tė bashkuar forcat pėr tė siguruar njė tė ardhme premtuese pėr kėto monumente tė zgjedhura”, u shpreh Plįcido Domingo, presidenti i “Europa Nostra’-s, gjatė shpalljes sė listės sė monumenteve mė tė rrezikuara tė Europės.

http://www.panorama.com.al/2013/10/0...it-ne-bruksel/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:37.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.