Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.7.2008, 16:30   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Lezhė


Citim:
Lezhė, "zbret" ekspedita arkeologjike pėr studime tė vendbanimeve ilire

Njė vendbanim ilir nė qytetin e Lezhės, do tė jetė nė qendėr tė njė ekspedite arkeologjike pesė javore, njė projekt i pėrbashkėt mes Institutit Arkeologjik nė Tiranė dhe atij nė Berlin qė ka nisur nga viti 2006.

Arkeologu i Institutit tė Arkeologjisė nė Tiranė, Gėzim Hoxha, njėkohėsisht drejtor i kėtij projekti pohon se: “pėrmes kėsaj ekspedite qė do tė nisė nė fillim tė muajit gusht, synojmė tė ndjekim transformimin e qyteti nga periudha helenistike deri nė antikitetin e vonė”.

Projekti i gėrmimeve arkeologjike nė qytetin e Lezhės ka nisur nė vitin 2006, dhe rezultatet kanė qenė shpresė dhėnėse,ku vitin e kaluar u zbulua njė mozaik i shek II p.e.s., me njė mbishkrim. Arkeologėt kanė konkluduar se Lezha ėshtė njė vendbanim ilir.

Fillimisht ishte Akrolisi nė majėn e Malit tė Shelbumit, themeluar si fortifikim nė shek. X p.e.r. Prej andej, nė shekullin VI-V p.e.s banorėt u zhvendosėn nė kodrėn e Kalasė dhe ngritėn qytetin e Lisit, tė cilin nė shek IV p.e.s. e rrethuan, duke ndėrtuar njė mur mbrojtės (2 km e 600 m) me blloqe tė mėdha gurėsh tė punuar.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang=
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2008, 14:29   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
26/08/2008 

Gjurmė tė reja mbi qytetėrimin e shekullit 3 – 1 p.e.s nė zonėn arkeologjike tė Lezhės.

Ekspedita shqiptaro-gjermane, e cila pėr tė tretin vit radhazi, ēdo muaj gusht vjen nė Lezhė vazhdon tė shohė gjurmė tė reja mbi lashtėsinė dhe qytetėrimin e kėsaj zone. Lashtėsia e Akropolisit dhe Lissusit vazhdon tė prodhojė fakte tė reja tė cilat e rendisin tashmė Lissusin antik ndėr qytetet e para Ilire, si Durrėsi, Apolonia, Shkodra, Berati, Butrinti, etj dhe tė gjitha sė bashku pėrbėjnė djepin e qytetėrimit tė Shqipėrisė sė lashtė.

Gjatė kėsaj ekspedite Bashkim Lahi, arkeolog, njė nga udhėheqėsit e ekspeditės shprehet se, “kėtė vit, nė kėtė fazė tė gėrmimeve jemi nė gjurmėt e njė banese, e cila sipas parashikimeve tė para mund t’i pėrkasė periudhės sė gjysmės sė parė tė shekullit tė dytė para erės sonė”.

Ekspedita ėshtė fryt i njė bashkėpunimi afatgjatė tė institutit gjerman dhe atij shqiptar dhe qėllimi i kėtij projekti ėshtė pikėrisht nxjerrja e tė dhėnave mbi kėtė periudhė, e cila pėrkon pikėrisht me shekullin e 3-1 para erės sonė. Projekti i punimeve arkeologjike nė qytetin e Lezhės ka nisur nė vitin 2006, ku u zbulua njė mozaik i shek. II p.e.s., me njė mbishkrim. Arkeologėt kanė konkluduar se Lezha ėshtė njė vendbanim ilir.

Ndėrsa zona ku po kryhen gėrmimet ngjitur me vendvarrimin e Skėnderbeut ėshtė pjesė e qytetit tė poshtėm antik, pasi vetė periudha e krijimit tė qytetit tė lashtė tė Lezhės sė sotme ka tri periudha: - Akropoli i Lashtė, i cili nė bazė tė gjetjeve tė mėparshme nga arkeologė dhe studiues, daton nė shekullin 11-9 p.e.s., mė pas banorėt e zhvendosėn ndėrtimin e qytetit nė qytetin e mesėm, i ngritur nė shekullin e 6-5 p.e.s. e mė pas. Qyteti i poshtėm e porti lumor mbi tė cilin ka ende 2 versione, tė cilat paraqiten nga historianėt vendas e tė huaj.

“Versioni i parė flet pėr ndėrtimin e Lissusit antik nė vitin 385 p.e.s. nga Dionisi Plak, e ndėrsa versioni i dytė flet pėr krijimin dhe ndėrtimin e tij rreth viteve 250 p.e.s. si qytet i mirėfilltė Ilir”. Ekspedita do tė pėrmbyllė gėrmimet e saj nė 28 gusht.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=9997
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.8.2009, 04:29   3
Citim:
Lezhė, gėrmime pranė varrit tė Gjergj Kastriot Skėndėrbeut

Gėrmimet arkeologjike, si njė komponent mjaft i rėndėsishėm i faktimit tė historisė sė hershme tė vendit tonė janė tė lidhura ngushte edhe me zhvillimin e turizmit.

Nė kėtė linjė shkojnė edhe gėrmimet qė po kryhen nga arkeologė vendas dhe tė huaj pranė varrit tė Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, nė Lezhė.

Kėto gėrmime janė pėrkrahur edhe nga Ministri i Kulturės, Ardian Turku, i cili vlerėson punėn e bėrė nė kėtė drejtim. Madje sipas ministrit, gėrmimet do tė ndikojnė edhe nė rritjen e ndjeshme turistėve nė qytetin antik.

Zbulimet e kryera nė qytetin e poshtmė tė Lisusit, kanė faktuar njė qyteterim tė zhvilluar. Sipas arkeologeve dhe studiuesve nėntoka nė Lezhė mban nėn vete vlera tė jashtėzakonshme, tė cilat presin qė tė zbulohen dhe tė jenė tė vizitueshme

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=30245
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2010, 16:12   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Restaurohet vegla e rrallė muzikore

Fragmente qė mendohet se i pėrkasin njė fyelli i ēili mund tė datojė me shekullin e parė p.e.s. ose e.s. u gjetėn gati pesė muaj mė parė nė Lezhė, pranė memorialit tė Skėnderbeut, por sot pas njė procesi restaurues, specialistėt tregojnė se fragmentet e kėsaj vegle muzikore tė mundshme, kanė pėrmbajtje kockore dhe janė tė rralla ndėr gjetjet arkeologjike vendase.

Vetėm pas restaurimit pėrfundimtar, i ēili do tė pėrcaktojė dhe llojin apo moshėn e kockės, specialistėt thonė se do tė kuptohet domethėnia e vėrtetė e kėsaj gjetje.

Nė tetor tė vitit tė kaluar tė gjitha fragmentet u sollėn nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė tė Institutit tė Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Artit, pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike.

Tė gjitha fragmentet kockorė ishin tė mbuluar nga balta. Arkeologėt nuk kishin guxuar tė bėnin pastrimin e tyre, sepse fragmentet e kockave ishin dėmtuar shumė nė tokė, nga ujėrat etj, ose nga ndonjė djegie dhe ishte vetėm balta ajo qė i mbante pėr tė mos u shpartalluar plotėsisht.

Sipas Frederik Stamati, drejtues i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, “Gjatė punės restauruese dolėn shumė tė dhėna, p.sh. ishte pėrdorur fyelli i kockės; pjesa e jashtme e fragmenteve ishte rrumbullakosur me torno, zbukurimi ishte prej dy ose tre rrathėve qė qarkonin pjesėn, edhe kėto tė bėra me torno; brimat ishin shpuar me punto; nganjėherė puntoja ishte futur aq thellė, sa qė kishte prekur edhe murin e pasmė. Tashmė duken mirė shenjat e lėna nga instrumentet e pėrdorura”.

Mė tej ai tha se “Nė disa raste vihet re njė ulluk i sheshtė, qė lidh brimat por qė akoma nuk e kemi pėrcaktuar funksionin. Nė disa raste shohim se kocka ėshtė sharruar nė dy pjesė nė drejtimin gjatėsor. Interesante ėshtė se cilindrat nga brenda nuk janė tė tornuar por kanė mbetur me gunga. Ky fakt lind pikėpyetjen e parė: a ka qenė fyell? Mė tej na lind mendimi se kėto pjesė kanė qenė tė papėrfunduara, pra ato janė skarēitete tė njė punishteje , qė ndoshta prodhonte instrumente muzikorė tė asaj kohe”.

Sipas arkeologėve kemi tė bėjmė me njė gjetje qė i takon shek I p.e.s. ose shek I e.s. Ėshtė interesant tė pėrmendet se nė vitin 1975 ėshtė zbuluar rastėsisht nė Apoloni njė grumbull fragmentesh kockorė pranė njė kusie tė djegur, me disa ngjashmėri me kėtė rast.

Puna vazhdon akoma, jo vetėm pėr restaurimin maksimal por edhe pėr tė pėrcaktuar llojin e kockės, moshėn ekzakte dhe pėr tė kuptuar domethėnien e kėsaj gjetjeje. Puna mbi pesė mujore, vėrtet njė punė e mirė ngre edhe njėherė problemin e restaurimit tė objekteve muzeale.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24858
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.8.2010, 23:49   5
Citim:
Zbulohet fyelli qė i pėrket shek. I p.e.s.

Prishtinė. Njė instrument muzikor fyell i shekullit tė parė p.e.s., qė i pėrket periudhės romake, ėshtė zbuluar njė vit mė parė nė qytetin e Lezhės dhe po restaurohet pranė Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit.

Drejtori i kėtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh tė mėrkurėn nė njė prononcim pėr mediet se, "gjatė vitit tė kaluar nė Lezhė ėshtė zbuluar njė mori fragmentesh prej kocke, tė cilat nuk kishin asnjė formė, por disa indikacione qė treguan se ishte njė instrument muzikor, njė fyell i shek tė parė p.e.s., ose i shekullit tė parė e.s. qė i pėrket periudhės romake".

"U desh njė punė shtatėmujore qė tė arrihej nė restaurimin e kėtyre fragmenteve, mbi 200 copė dhe qė krijuan kėto fragmente me tė mėdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton qė kėtu mund tė ketė qenė ose njė punishte qė prodhonte instrumente muzikore, ose njė dyqan ku shiteshin kėto instrumente, por kjo nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, dhe do tė dojė ende gėrmime te tjera arkeologjike qė tė pėrcaktohet me saktėsi".

Duke u ndalur te rėndėsia e kėtij objekti, drejtori i Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "ėshtė hera e parė qė zbulohet njė objekt i tillė me njė grumbull tė tillė fragmentesh prej kocke qė i pėrkasin instrumenteve muzikore".

Sipas tij, "nė Shqipėri kemi dy raste analoge tė kėtij tipi, pasi nė vitin 1975 ėshtė zbuluar nė Apolloni njė grup kockash tė ngjashme me kėto, tė futura nė njė enė bronzi dhe rasti tjetėr ėshtė ai i njė viti mė parė nė Lezhė".

Ai shtoi mė tej se, "ne mendojmė qė tė mos jetė vetėm njė instrument muzikor, por disa dhe duhet qė nė tė ardhmen tė angazhohen disa specialistė tė historisė sė veglave muzikore, nė mėnyrė qė japin njė tė dhėnė tė saktė pėr kėtė ēėshtje".

http://www.zeri.info/artikulli/4/23/...perket-shek-i/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.