Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.2.2012, 21:09   21
Citim:
Zgjedhjet, votuan 28% e studentėve e 97% e stafit

Ministria e Arsimit bėn bilancin e zgjedhjeve nė universitete. Dje, gjatė njė konference pėr shtyp, kreu i kėtij dikasteri, Myqerem Tafaj, e cilėsoi procesin tė realizuar brenda tė gjitha standardeve. Ai dha shifra pėr pjesėmarrjen nė votime.

“Rreth 97% e pedagogėve dhe personelit ndihmės nė universitete mori pjesė nė votime, ndėrsa nga studentėt morėn pjesė vetėm 28.5%. Pjesėmarrja e studentėve nė kėto zgjedhje ishte mė e lartė se nė zgjedhjet pėrpara 4 viteve”, tha Tafaj. Sipas tij, nė 53 fakultete konkurruan me 2 kandidatė, ndėrkohė qė nė 55% tė numrit total tė fakulteteve konkurroi vetėm 1 kandidat.

“Nė 7 fakultete, ēka do tė thotė nė 13% tė fakulteteve qė zhvilluan zgjedhje, nuk konkurroi asnjė kandidat, pėr shkak se asnjė pedagog nuk plotėson kriterin bazė, qė ėshtė titulli “Profesor i Asociuar” ose “Doktor i Shkencave”, mbrojtur nė njė universitet tė huaj dhe pėrvojė akademike nė njė universitet tė huaj pas doktoratės”, sqaroi ministri.

Sa u pėrket departamenteve, Tafaj tha se nė 175 departamente konkurruan 101 kandidatė tė vetėm, pra rreth 57% e departamenteve kishin vetėm 1 kandidat nė garė, ndėrsa 21% e departamenteve kishin 2 kandidatė nė garė.

“Ndėrkohė qė nė 33 departamente ose nė 19% nuk u zhvilluan zgjedhje, sepse asnjė pedagog nuk pėrmbush kriterin qė kėrkon ligji i arsimit tė lartė, gradėn ‘Doktor i Shkencave’”, u shpreh ministri.

Pjesemarrja

97% e pedagogėve dhe personelit ndihmės
28.5% e studentėve
53 fakultete konkurruan me 2 kandidatė
55% e numrit total tė fakulteteve me vetėm 1 kandidat
7 fakultete ose nė 13% tė fakulteteve nuk pati zgjedhje
175 departamente konkurruan me 101 kandidatė tė vetėm
57% e departamenteve kishin vetėm 1 kandidat nė garė
21% e departamenteve kishin 2 kandidatė nė garė
33 departamente ose nė 19% nuk u zhvilluan zgjedhje

http://www.panorama.com.al/sociale/z...e-97-e-stafit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2012, 21:55   22
Citim:
Universiteti i Tiranės, 6180 kuota pranimi

Universiteti i Tiranės do tė presė kėtė vit 6180 studentė tė rinj. Pas propozimeve tė fakulteteve, Rektorati ka dorėzuar zyrtarisht kėrkesėn nė Ministrinė e Arsimit.

Janė 560 studentė mė tepėr se vitin e kaluar, pėr tė cilėt UT ka konkluduar se ka kapacitetet t’i presė nė auditorėt e tij. Nė shumė prej degėve janė shtuar nga 10-20 kuota. Fakulteti i Histori-Filologjisė ka propozuar me tepėr pranime se njė vit mė parė. Degėt e Historisė, Gjeografisė, Letėrsisė dhe Gazetarisė kanė pėrkatėsisht rreth 20 kuota mė shumė se vjet. Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja ka propozuar pėr tė pranuar thuajse po aq studentė sa dhe vjet. Fakulteti i Drejtėsisė do tė pranojė 550 studentė, duke e shtuar me 50 vende numrin e kuotave nė krahasim me vitin e kaluar. Fakulteti i Ekonomisė nuk ka ndryshime nė krahasim me vjet. Fakulteti i Mjekėsisė e ka rritur numrin e pranimeve nė degėt e Farmacisė, Mjekėsisė e Stomatologjisė me 20 studentė mė tepėr. Po kėshtu edhe nė disa degė tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės pritet tė rekrutohen mė shumė studentė se vjet. Nė degėt e Biologjisė janė 30 kuota mė shumė, nė Fizikė 20 tė tilla. Pas marrjes sė kėtyre propozimeve, Ministria e Arsimit do tė konsultohet me specialistėt e saj dhe do tė bėjė gati propozimet, tė cilat do tė marrin mė tej miratimin e Kėshillit tė Ministrave. Vitin e kaluar qeveria i dha prioritet shtimit tė pranimeve nė degėt e Teknologjisė sė Informacionit. Nė total numri i tyre u rrit me 11%.

Me anė tė formularit A2, tė cilin maturantėt do ta plotėsojnė pasi tė japin provimet, do tė konkurrojnė pėr nė universitet. Nė tė ata do tė zgjedhin 10 degėt e preferuara. Ata do tė shpallen fitues vetėm nė njė degė, sipas parimit tė meritė-preferencės, pra pikėrisht aty ku kanė mė shumė pikė. Pikėt do tė llogariten nga vetė ata pėrpara se tė plotėsojnė formularin sipas dy formulave tė bėra publike.

http://www.panorama.com.al/sociale/u...kuota-pranimi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.9.2013, 21:31   23
Citim:
Studimet part-time, procedurat pėr aplikim

Vijon aplikimi pėr regjistrim nė ciklin e parė tė studimeve, me kohė tė pjesshme, nė tė gjithė institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė. Kėshtu, kandidatėt kanė afat pėr tu regjistruar deri nė datėn 16 tetor, pranė sekretarive mėsimore. Lidhur me kėtė fakt, Gazeta “Republika”, publikon udhėzimin e plotė mbi procedurėn e regjistrimit dhe kriteret e pranimit pėr kėtė studimet part-time. Kėshtu, nė mbėshtetje tė ligjit nr. 9741, datė 21.5.2007 “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, vendimit nr. 674, datė 7.8.2013 tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr kuotat e pranimeve nė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr studimet e ciklit tė parė, me kohė tė pjesshme, e tė edukimit nė distancė, nė vitin akademik 2013-2014”, si dhe vendimit nr. 241 tė Kėshillit tė Ministrave, datė 31.3.2011 “Pėr kryerjen nga Posta Shqiptare sh.a., tė shėrbimeve postare, financiare dhe shėrbimeve tė tjera, qė janė nė pėrputhje me veprimtarinė e kėsaj poste, pėr institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, institucionet e tjera publike, si dhe shoqėritė tregtare me kapital shtetėror”, u miratua ky vendim.

Afati i aplikimit pėr ciklin e parė tė studimeve nė distancė

Aplikimi i kandidatėve nė programin e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, ka nisur nga data 18.9.2013 deri nė datėn 16.10.2013, prej orės 08:00 deri nė orėn 16:00, pranė sekretarive mėsimore tė njėsive kryesore tė IAL-ve publike. institucionet publike tė arsimit tė lartė do tė shpallin dhe tė afishojnė listat e kandidatėve fitues nė vende tė dukshme, nė mjediset e njėsive kryesore pėrkatėse, brenda orės 16:00 tė datės 20.10.2013 tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės. Mė pas regjistrimi i kandidatėve nė programet e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė ku janė shpallur fitues, do tė zhvillohet nga data 21.10.2013 deri nė datėn 24.10.2013, prej orės 08:00 deri nė orėn 16:00, pranė sekretarive mėsimore tė njėsive kryesore tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė.

Udhėzimi:

Nė udhėzim pėrcaktohet se i aplikantėve nė programet e studimit tė ciklit tė parė, nė formėn e studimit me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė nė institucionet e arsimit tė lartė (IAL) publike, nė vitin akademik 2013-2014, bėhet nė bazė tė pėrzgjedhjes sė bėrė nga IAL-tė publike, sipas kritereve tė pėrcaktuara dhe tė bėra publike paraprakisht. Nuk pranohen aplikime nga kandidatė tė shpallur fitues me formularėt A2 dhe A3, tė regjistruar nė listat pėrfundimtare.

Kuotat e miratuara me vendimin nr. 674, datė 7.8.2013 tė Kėshillit tė Ministrave do tė pėrdoren:

a) Nė masėn 70% pėr studentė qė nuk janė regjistruar nė asnjė program studimi ose nuk kanė pėrfunduar njė tė tillė nė IAL-tė publike me kohė tė plotė ose tė pjesshme;

b) Nė masėn 30%, si program i dytė studimi, pėr kandidatė qė kanė pėrfunduar njė program studimi universitar.

Njėsitė kryesore tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė organizojnė procesin e pranimit dhe tė regjistrimit tė aplikantėve nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe tė edukimit nė distancė. Procesi tė monitorohet nga rektoratet dhe Drejtoria e Arsimit tė Lartė dhe Kėrkimit Shkencor nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. Ndėrkohė, institucionet publike tė arsimit tė lartė do tė shpallin menjėherė hapjen e procedurės sė aplikimit tė kėrkesave pėr kandidatėt qė dėshirojnė tė studiojnė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė. Kėto njoftime tė bėhen publike nė median e shkruar dhe elektronike nga institucionet publike tė arsimit tė lartė. Aplikimi pėr regjistrim nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme, do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore tė njėsive kryesore ku kandidati duhet tė paraqitet personalisht dhe tė dorėzojė dokumentacionin e mėposhtėm:

a) Fotokopje tė noterizuara tė diplomės sė Maturės Shtetėrore dhe certifikatės sė notave ose tė njė dėftese/diplome tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barasvlershme me tė nė Shqipėri. Kandidati qė ka pėrfunduar shkollėn e mesme pėrpara vitit 2011, tė dorėzojė fotokopje tė noterizuar tė dėftesės sė pjekurisė tė shkollės sė mesme, sė bashku me vėrtetimin nga Agjencia Kombėtare e Provimeve qė ėshtė kalues nė provimet me zgjedhje.

b) Dokument identifikimi (kartė identiteti ose pasaportė) dhe fotokopje tė tyre. Nė dosje tė mbahet fotokopja e kartės sė identitetit ose e pasaportės;

c) 2 fotografi;

d) Mandat arkėtimi i tarifės sė regjimit prej 1.600 lekėsh, paguar nė Postėn Shqiptare.

e) Deklaratė qė vėrteton se kandidati nuk ndjek ndonjė program tjetėr studimi me kohė tė plotė ose me kohė tė pjesshme tė institucionet e arsimit tė lartė publik.

Nė qoftė se kandidati nuk ka diplomė tė maturės shtetėrore apo dėftesė pjekurie tė shkollės sė mesme, duhet tė paraqesė dublikatė tė saj, tė lėshuar nga drejtoria e shkollės sė mesme dhe tė vėrtetuar nė Drejtorinė Arsimore Rajonale/zyra arsimore pėrkatėse ose listėn e notave tė shkollės sė mesme lėshuar nga Arkivi i Shtetit. Kandidati qė ka pėrfunduar shkollėn e mesme pėrpara vitit 2011, duhet tė dorėzojė edhe vėrtetimin nga Agjencia Kombėtare e Provimeve qė ėshtė kalues nė provimet me zgjedhje.

Kandidatėt qė aplikojnė nė program tė dytė studimi

Kandidatėt qė do tė aplikojnė pėr regjistrim nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, nė njė program tė dytė studimi, duhet tė dorėzojnė nė sekretaritė mėsimore, pėrveē dokumentacionit tė pikės 4, edhe diplomėn e lėshuar nga njė institucion i arsimit tė lartė (ose fotokopje tė saj tė noterizuar), diplomė tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit (ose fotokopje tė saj tė noterizuar), tė vlerėsuar si tė barasvlershme me tė nė Shqipėri. Kėta kandidatė nuk kanė detyrim tė dorėzojnė vėrtetim nga Agjencia Kombėtare e Provimeve pėr provimet me zgjedhje. Kandidatėt qė do tė aplikojnė pėr regjistrim nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, nė Universitetin e Sporteve tė Tiranės, pėrveē dokumentacionit tė pikės 4 dhe 5 tė kėtij udhėzimi, duhet t’u nėnshtrohen edhe kritereve tė veēanta (konkurseve tė pranimit), tė vendosura nga ky institucion, pėr pranimet nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė, tė bėra publike paraprakisht. institucionet publike tė arsimit tė lartė, duke filluar nga data 16.9.2013, tė shpallin nė vende tė dukshme datat dhe oraret e veprimeve tė aplikimit dhe tė regjistrimit, procedurat pėrkatėse, listėn e dokumenteve tė nevojshme pėr regjistrim, si edhe njoftime tė tjera qė i gjykojnė tė nevojshme pėr sigurimin e ecurisė normale tė procesit tė pranimeve nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe edukimin nė distancė.

Regjistrimi i kandidatėve fitues

Regjistrimi i kandidatėve fitues do tė bėhet vetėm me diplomėn e Maturės Shtetėrore dhe dėftesėn e pjekurisė origjinale tė shkollės sė mesme, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara nė pikėn 5 tė kėtij udhėzimi. Dokumentet e kandidatėve jofitues t’u kthehen personave kundrejt kėrkesės. Ndėrkohė, pas mbylljes sė procesit tė regjistrimit, institucionet publike tė arsimit tė lartė do tė dorėzojnė nė Agjencinė Kombėtare tė Provimeve (AKP), listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues tė regjistruar, pėr tė marrė numrin e matrikullimit. Kandidatėt qė rezultojnė tė regjistruar nė programe tė tjera studimi tė ciklit tė parė ose tė dytė, me kohė tė plotė apo tė pjesshme, nė IAL-tė publike, nuk marrin numėr matrikullimi. AKP-ja pas verifikimit u kėrkon IAL-ve t’i ēregjistrojė ata. Pėr kandidatėt nga Republika e Kosovės, si dhe kandidatėt shqiptarė nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, tė cilėt do tė aplikojnė direkt pranė IAL-ve publike, ndiqet e njėjta procedurė, si dhe pėr kandidatėt brenda vendit.

Aplikimet pėr “Master Profesional” nė Universitetin e Mjekėsisė

Vijon aplikimi pėr Masterat profesional, me kohė tė pjesshme, nė Universitetin e Mjekėsisė. Lidhur me kėtė fakt, Gazeta “Republika”, publikon procedurėn e pranimit dhe regjistrimit pėr ciklin e dytė tė studimeve, si dhe kuotat dhe tarifat e studimit. “Nė vijim tė procedurave tė pranimit dhe regjistrimit nė vitin e ri akademik 2013-2014 pėr ciklin e dytė tė studimeve “Master Profesional” me kohė tė pjesshme, bazuar nė Vendimin nr. 743, datė 05.09.2013, tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit nė institucionet publike tė Arsimit tė Lartė, pėr ciklin e dytė tė studimeve “Master Profesional”, me kohė tė pjesshme, pėr vitin akademik 2013- 2014″, dhe nė mbėshtetje tė Udhėzimit Nr. 50, datė 20.09.2013, tė Ministrisė sė Arsimit dhe Sporteve “Pėr procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e dytė tė studimeve “Master Profesional”, me kohė tė pjesshme, nė institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė, nė vitin akademik 2013-2014”, Universiteti i Mjekėsisė, Tiranė informon studentėt mbi procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė Fakultetin e Shkencave Mjekėsore Teknike”- thuhet nė udhėzimin e publikuar nga Universiteti i Mjekėsisė.

Kur mbyllen aplikimet pėr master

Aplikimet pėr regjistrim nė programet e studimit tė ciklit tė dytė, “Master Profesional” me kohė tė pjesshme bėhen pranė sekretarisė mėsimore tė Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore Teknike tė Universitetit tė Mjekėsisė, Tiranė. Regjistrimet kanė nisur nga 23.09.2013 dhe do tė vazhdojnė tė jenė tė hapura deri nė datėn 7 tetor, nga ora 08:00 deri nė orėn 16:00, ku kandidati duhet tė paraqitet personalisht dhe tė dorėzojė dokumentacionin e mėposhtėm:

a) Fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė ciklit tė parė tė studimeve tė shoqėruar me listėn origjinale tė notave;

b) Dokument identifikimi (kartė identiteti ose pasaportė) dhe fotokopje tė tyre. Nė dosje do tė mbahet fotokopja e kartės sė identitetit ose e pasaportės.

c) 2 fotografi;

d) Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit 2.500 lekė, paguar nė Postėn Shqiptare;

e) Deklaratė e kandidatit qė vėrteton se nuk ndjek ndonjė program tjetėr studimi tė ciklit tė dytė nė institucionet publike tė Arsimit tė Lartė.

Si do tė bėhet pėrzgjedhja

Pranė Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore Teknike tė Universitetit tė Mjekėsisė, Tiranė pėr ēdo program studimi tė ciklit tė dytė “Master Profesional” me kohė tė pjesshme do tė ngrihen komisione tė posaēme, sipas fushave pėrkatėse, pėr pėrzgjedhjen e aplikantėve fitues nė pėrputhje me kriteret e pranimit tė vendosura dhe tė shpallura publikisht. Ndėrkohė, brenda orės 16.00, tė datės 20.10.2013, Universiteti i Mjekėsisė, Tiranė do tė publikojė dhe afishojė listat e aplikantėve fitues nė faqen zyrtare tė internetit www.umed.edu.al dhe nė mjediset e sekretarive mėsimore tė dy Fakulteteve pėrkatėse, tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės, tė renditur sipas rendit zbritės tė pikėve tė grumbulluara nga aplikantėt, nė pėrputhje me kuotat e pranimeve, te miratuara sipas Vendimit nr.743, datė 05.09.2013, tė Kėshillit tė Ministrave.

Regjistrimi pėrfundimtar i fituesve

Regjistrimi i aplikanteve nė programet e studimit ku janė shpallur fitues do tė zhvillohet nga data 21.10.2012 deri nė datėn 28.10.2012, nga ora 08:00 deri nė orėn 16:00 pranė sekretarisė mėsimore tė Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore Teknike. Dokumentet e aplikantėve jo fitues do t’u kthehen aplikuesve kundrejt kėrkesės sė tyre.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...t-per-aplikim/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:09.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.