Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.7.2008, 07:58   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Kėrkime nėnujore nė bregdetin shqiptar


Citim:
VLORĖ -Njė ekspeditė arkeologjike nėnujore italo-shqiptare e drejtuar nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisė nėnujore Durrės dhe Xhuliani Volpe, rektor i universitetit tė Foxhias, po kryen kėto ditė rikonjicionin e sitit arkeologjik nė Orik.

Kjo ekspeditė, siē pohojnė drejtuesit e saj, ėshtė pjesė e projektit “Liburnia”, me njė shtrirje kohore 3-vjeēare. Projekti qė ka shtrirjen kohore 2007-2100, nisi me punimet e njė ekspedite amerikane dhe ka pėr objekt zbulimet nėnujore nė bregdetin shqiptar, nxjerrjen nė dritė tė relikeve tė lashtėsisė e tė kulturės nė kėtė trevė.

PROJEKTI

Sipas drejtorit Anastasi, projekti “Liburnia” (arkeologjia shqiptare e nėnujit), ėshtė njė projekt kombėtar i cili ėshtė pėrfshirė nė marrėveshjet me shtetin italian.

Faza e parė e tij konsiston nė pėrpilimin e hartės sė plotė arkeologjike tė bregdetit. Ndėrsa nė faza e dytė, e cila ėshtė nė pėrfundim, pėrfshin kėrkimet nėnujore nė Porto-Palermo, ku ndėr zbulimet nėnujore mė me rėndėsi janė disa objekte prej qeramike tė shek IV-tė. Drejtuesit e ekspeditės pohojnė se pėrfundoi edhe zonifikimi i plotė i Porto Palermos dhe ėshtė ndėrtuar njė DVD pėr Himarėn.

“Nga 29 korriku deri nė mes tė gushtit, ekspedita italo-shqiptare do tė ndėrmarrė kėrkime nėnujore nė disa zona tė kėtij siti arkeologjik. Do tė kėrkohet nė pjesėn nėnujore tė liqenit tė Valltos, ku gjenden disa prej veprave monumentale tė qytetit antik, gėrmadhat e qytetit antik te Orikut (Pashalimani i sotėm), nė Paleokastėr, etj”, - pohojnė drejtuesit Volpe dhe Anastasi.

Duke njohur faktin historik se nė shek. I p.e.s. Oriku shėrbeu si kryeurė e fuqive pushtuese tė kohės, arenė luftėrash midis Romės, Maqedonisė dhe Ilirisė, si dhe nė luftėn rivale midis Ēezarit e Pompeut qė i solli Orikut shumė shkatėrrime, pikėrisht kėrkimet nėnujore do tė shtrihen nė kėto zona ku ushtria e Pompeut u zu nė befasi.

EKSPEDITA

Arkeologėt kėto ditė eksploruan portin e brendshėm (portus introitus) nė Orik, lokalizuar nė lagunėn 2.2 km tė gjatė dhe 1.2 km tė gjere, me formėn e njė trekėndėshi me bazė nga deti. Ne ekstremin perėndimor bankina pėrshkohet prej njė kanali, i cili e lidhte lagunėn me detin.

“Objektet mbi e nėnujore qė u kanė rezistuar shekujve kanė njė vlerė tė pazėvendėsueshme historike e kulturore. Nė brendėsi tė lagunės nėn pasqyrėn e ujit, shihen gjurmėt e njė muri 1.80 m tė gjerė, i cili lidhet me dy brigjet e saj. Kemi tė bėjmė me njė bankine pėr akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerėsia e lagunės ne kėtė vend, arrinte rreth 200 m gjatėsi. Zbulimi, njohja e studimi i tyre flasin shumė”, - shprehen arkeologėt.

Kėrkuesit panė dhe u ndalėn nė kanalin i cili ėshtė bllokuar duke e lėnė liqenin tė izoluar dhe vetėm me njė furnizues uji, ku aktualisht ėshtė njė dajlan peshku, kanalin kryesor qė gjendet nė perėndim tė kodrės Paleokastėr, etj.

Nė ditėt nė vazhdim, ekspedita do tė pėrqendrohet nė pikėn e ultė tė Dajlanit pėr tė eksploruar liqenin, i cili ka njė grykė furnizimi dhe njė pjesė e tij ėshtė me aluvione, ndėrsa njė pjesė me rėrė. Ekspedita do tė vazhdojė kėrkimet arkeologjike nėnujore deri nė mes tė muajit gusht.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39685
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.8.2009, 18:12   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Dalin nė dritė pasuritė nėnujore tė Gjirit tė Vlorės

DURRĖS - Gjiri detar i Vlorės ka qenė pėr tre javė radhazi stacioni i kėrkimeve nėnujore arkeologjike nė kuadėr tė projektit italo-shqiptar, "Liburna". Qė nga viti 2007 kur ka nisur tė materializohet ky projekt janė zbuluar me dhjetėra objekte tė rėndėsishme qė nga antikiteti e deri nė mesjetėn e vonė, por mbi tė gjitha ėshtė krijuar baza pėr fillimin e turizmit arkeologjik nėnujor.

Gjatė njė konference pėr shtyp tė organizuar dje nė mesditė nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit, bashkėdrejtori i kėtij projekti, Dr. Adrian Anastasi tha se “rezultatet e kėtyre kėrkimeve nuk ndalen vetėm nė rrafshin akademik, por mundėsojnė nismėn pėr krijimin e siteve nėnujore, falė bashkėpunimeve tė gjėra dhe projekteve tė inkuadruara nė UNESCO”.

Dr. Anastasi nėnvizoi bashkėrendimin qė ka nisur mes strukturave shkencore arkeologjike me policinė kufitare bregdetare dhe Rojen Begdetare tė Forcave tona Detare pėr bllokimin e grabitjes sė objekteve tė rėndėsishme arkeologjike qė ndodhen nėn ujė.

Turizmi arkeologjik nėnujor nė bregdetin shqiptar ėshtė krejtėsisht i mundshėm,- tha Anastasi. Pasuritė antike dhe mesjetare qė fshehin detet Jon dhe Adriatik mund tė jenė nė tė ardhmen pjesė e guidave nėnujore, gjatė tė cilave turistėt mund tė zhyten pėr tė vėzhguar nga afėr objektet arkeologjike dhe pse jo, ndoshta edhe njė muze tė vogėl nėnujor ku do tė ekspozohen enė prej qeramike, amfora, spiranca anijesh tė mbytura,etj.

Prof.Giuliano Volpe, bashkėdrejtues i projektit dhe rektor i Universitetit tė Foggias (Itali) tha se “Gjiri detar i Vlorės paraqitet si njė port i madh, ku nė tė gjitha periudhat nuk mungojnė vendet e ankorimit tė anijeve, si nė gadishullin e Karaburunit dhe nė zonėn e bregut tė Vlorės. Porto Palermo ishte gjiri detar qė u bė objekt i fushatės sė parė arkologjike nėnujore pėr tre javė radhazi nė gusht tė vitit 2007.

"Ne kemi kontrolluar me kujdes nė njė thellėsi prej deri 40 metra, ndėrsa thellėsitė nė mesin e gjirit detar tė Porto Palermos arrijnė nė 70-80 metra,"- tha prof. Volpe.

Materialet arkeologjike tė zbuluara janė depozituar tashmė nė Muzeun e Durrėsit dhe pėrfshijnė njė periudhė kohore gati 2 mijėvjeēare. Amfora korintike, greko-romane, tė tjera tė ardhura nga ishulli i Rodit, madje edhe nga bota Siro-Palestineze janė dėshmi e shkėmbimeve tė fuqishme tregtare mes porteve tė brigjeve tė Ilirisė jugore mė ato tė Mesdheut dhe mė gjerė,-thotė prof. Giuliano Volpe.

Ai pėrmendi zbulimin e objekteve tė ndryshme si statueta, spiranca anijesh, monedha, amfora tė periudhave tė ndryshme, tė cilat janė gjetur nė Orikum, Triport, gjirin e Gramės, etj.

Sipas prof. Volpes gjatė kėtyre tre vjetėve arkeologėt zhytės me mbėshtetjen e forcave detare tė Guardia di Finanza, Rojes sonė bregdetare dhe institucioneve kėrkimore shkencore shqiptare kanė kryer 327 zhytje me rreth 314 orė qėndrimi nėn ujė.

Laboratori i ngritur nė Orikum dhe pjesėmarrja e studentėve shqiptarė nė ekspedita ėshtė njė arritje tjetėr e projektit "Liburna,-shtoi prof. Volpe.

Ekspedita qė zgjati nga 25 korrik-9 gusht tė kėtij viti ka hedhur bazat pėr realizimin e hartės arkeologjike nė katėr zona ujore nga Durrėsi deri nė Sarandė.

Vitin e ardhshėm ne do fillojmė zhytjet kėrkimore edhe pranė Durrėsit, ndėrsa po pėrgatitet edhe ngritja e njė kantieri arkeologjik nė brigjet e Vlorės. MTKRS shqiptare, Ministria e Punėve tė Jashtme e Italisė dhe rajoni i Puljas kanė qenė mjaft aktivė nė mbėshtetjen e projektit tone,-u shpreh prof. Giuliano Volpe. Bregdeti ėshtė i mrekullueshėm, ndėrsa pasuritė arkeologjike nėnujore tė pafund-pėrfundon prof. Volpe.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19483
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 23:57   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Muze nėnujor pėr gjetjet arkeologjike
11/08/2009 

Eksplorues tė arkeologjisė nėnujore nė vendin tonė kanė hedhur idenė e ndėrtimit tė njė muzeu nėnujor nė njė periudhė jo shumė tė largėt. Tre javė pas pėrfundimit tė fazės sė tretė tė projektit kombėtar “Liburna-Arkeologji nėnujore nė Shqipėri” bashkėpunėtorėt dr. Adrian Anastasi nga Instituti i Arkeologjisė dhe prof. Giuliano Volpo nga Universiteti i Foxhjias nė Itali kanė shprehur disa detaje lidhur me ekspeditėn e tyre.

Ata kanė realizuar kėrkime nėnujore nė Gjirin e Vlorės duke u pėrqendruar nė kėtė stacion tė rėndėsishėm zhytjeje pėr shkak tė njė historie tė hershme lundrimi tė Gjirit.

Gjatė tre javėve eksploruesit kanė mundur tė vėrejnė, fotografojnė si dhe studiojnė pėr pasurinė arkeologjike qė gjendet nėn detin Adriatik e Jon. Sipas tyre e rėndėsishme nuk ėshtė vetėm ana studimore akademike e kėsaj pasurie por edhe vendosja e gjireve tė tilla nė hartėn e ekspeditave nėnujore nga zhytės tė huaj.

“Pasuritė antike dhe mesjetare qė fshehin detet Jon dhe Adriatik mund tė jenė nė tė ardhmen pjesė e guidave nėnujore”,-ka thėnė dr. Adrian Anastasi.

Gjiri i Vlorės, ashtu si dhe i Durrėsit, paraqitet si njė port me peshė nė tė gjitha periudhat. Nė tė nuk mungojnė vendet e ankorimit tė anijeve si nė gadishullin e Karaburunit dhe nė zonėn e bregut tė Vlorės dhe kjo e bėn edhe mė tė vlefshme nxjerrjen nė pah tė pasurisė nėnujore arkeologjike.

Anastasi ėshtė shprehur besues teksa mendon se ndėrtimi i njė muzeu arkeologjik nėnujor nuk do tė jetė i vonė dhe se nė tė do tė ekspozohen enė prej qeramike, amfora, spiranca anijesh tė mbytura, statuja etj.

Zhytėsit kanė tentuar dhe janė fundosur deri nė 70-80 m thellėsi duke fotografuar ndoshta pėr tė parėn herė kėtė vend nėnujor me shumė pasuri tė fjetura prej shekujsh.

Materialet arkeologjike tė zbuluara nga kėrkimet e Institutit Arkeologjik dhe tė nxjerrė nė sipėrfaqe janė depozituar nė muzeun arkeologjik tė Durrėsit dhe pėrfshijnė njė periudhė kohore gati dy mijėvjeēare si Amfora korintike, greko-romane, tė tjera tė ardhura nga ishulli i Rodit, madje edhe nga bota siro-palestineze.

Nė ruajtjen e kėsaj pasurie njė ndikim tė veēantė ka pasur bashkėpunimi nė projektet e afruara nga UNESCO si dhe kujdesi i treguar nga policia kufitare bregdetare dhe Rojėn Bregdetare tė Forcave tona Detare.

Nė zonat qė tashmė njihen pėr pasurinė arkeologjike nėnujore ka pasur edhe raste kėrkimesh nė mėnyrė pirate nė pėrpjekje pėr tė grabitur diēka nga kjo pasuri me vlera tė rralla turistike e kėrkimore-shkencore. Raste tė tilla janė paralizuar nga roja bregdetare e cila patrullon pa ndėrprerje zona tė tilla.

Prof. Giuliano Volpes ka theksuar se nė 3 javė zhytje ėshtė krijuar njė ide e plotė dhe e qartė pėr kėtė pasuri nėnujore arkeologjike e cila duhet detyrimisht tė futet nė sitet ndėrkombėtare.

“Gjatė kėtyre tre vjetėve arkeologėt zhytės kanė kryer 327 zhytje me rreth 314 orė qėndrimi nėn ujė,-ka bėrė tė qartė prof. Volpe i cili dėshmoi gatishmėri pėr vijimin e kėrkimeve nėnujore.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61300
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.8.2009, 15:10   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Liburna shqiptaro–italiane nis eksplorimin e Karaburunit

Njė ekspeditė e pėrbashkėt shqiptaro-italiane ka nisur tė eksplorojė zonėn nėnujore tė gjirit detar tė Vlorės, duke u pėrqėndruar pėrgjatė bregdetit tė gadishullit tė Karaburunit.

Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum, Gėzim Llojdia, tha tė hėnėn pėr ATSH-nė se “Ekspedita ėshtė pjesė e projektit kombėtar “Liburna” ose arkeologjia nėnujore shqiptare, qė ka nisur tė zbatohet nė bregdetin jugor tė Shqipėrisė”, e pėrfshirė nė marrėveshjet e bashkėpunimit mes qeverive tė Shqipėrisė dhe Italisė pėr periudhėn 2007-2011.

“Projekti ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndėrtimin e hartės arkeologjike tė tij”, sqaron Llojdia. Sipas tij, nė kuadrin e kėtij projekti, para pak javėsh nė zonėn nėnujore tė Porto Palermos, u zbuluan objekte qeramike qė i pėrkisnin shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotė i kėsaj pjese tė bregdetit.

Njė nga fazat mė interesante tė projektit, ėshtė eksplorimi i Gjirit tė Vlorės, ku pėrfshihet edhe zona nėnujore e Triportit, ku vitin e kaluar u nxorėn nga thellėsia e detit rreth 200 objekte, tė cilat u inventarizuan nė Muzeun Historik Arkeologjik tė qytetit.

Kjo zonė, ku gjenden rrėnojat e njė qyteti antik, qė u zbulua nė vitin 1904 nga arkeologu Karl Paēi dhe qė kanė ngjallur diskutime pėr formėn e ēuditshme tė njė muri tė zgjatur drejt detit, ėshtė ende e paeksploruar.

Ndėrkaq, Gadishulli i Karaburunit, mė i madhi i bregdetit shqiptar, me gjatėsi 16 km dhe gjerėsi maksimale 4,5 km, mbetet objektivi kryesor i ekspeditės. Zona perėndimore e kėtij gadishulli ėshtė e pasur me gjire e plazhe tė vogla e tė izoluara, me ujra tė thella e tė pastra.

Nė veri tė gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alisė (lundėrtar ulqinak i shek. XVII), me e madhja nė Shqipėri. Plazhet kryesore tė Karaburunit janė ato tė Dafinės dhe Gramės, nė tė cilat mund tė shkohet vetėm pėrmes rrugės detare.

Pranė plazhit tė Gramės gjendet shpella e Skllevėrve, e cila nė periudhėn e antikitetit shfrytėzohej pėr nxjerrjen e gurit pėr nevojat e ndėrtimeve. Nė faqet shkėmbore tė plazhit janė zbuluar mbishkrime antike, tė cilat mendohet se janė shkruar nga lundėrtarėt e ndryshėm qė kanė kaluar aty.

Ekspedita do tė fokusohet kryesisht nė zonėn nėnujore tė gjirit, ku fshihet njė pjesė e historisė sė lashtė. Espedita e pėrbashkėt shqiptaro-italiane, e dyta e kėtij lloji brenda dy vjetėsh, drejtohet nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisė nėnujore nė Durrės dhe prof. Xhulian Volpe, rektor i Universitetit tė Foxhias (Itali).

Nė pėrfundim tė saj do tė zhvillohet ceremonia e dorėzimit tė objekteve tė zbuluara nė zonėn nėnujore, tė cilat do tė depozitohen pranė Muzeut Historik tė Vlorės.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19893
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.5.2011, 00:33   5
Citim:
Durrėsi synon krijimin e parqeve arkeologjike nėnujore

Durrės, 30 maj - Gjiri detar i Durrėsit mund tė jetė mikpritės i parqeve nėnujore arkeologjike, tė krijuara enkas nė pika tė pėrshtatshme me anije ushtarake apo civile qė kanė dalė jashtė funksionit, raportojnė mediat shqiptare.

Arkeologu nėnujor, Adrian Anastasi, ka thėnė se parqet arkeologjike nėnujore janė njė tėrheqje mjaft e mirė pėr turistėt e huaj dhe sipas tij rajoni detar i Durrėsit pikat mė tė pėrshtatshme i ka pranė Kepit tė Palit nė veri dhe nė atė tė Lagjit nė jug.

"Vendi ynė ka krijuar pėrvojėn e parė tė parqeve nėnujore nė Ksamil, ku para njė viti me mbėshtetjen e ushtarakėve amerikanė tė NATO-s nė njė thellėsi tė pėrshtatshme detare janė instaluar disa anije tė dala jashtė pėrdorimit nga baza detare e gjirit tė Limjonit", ka thėnė Adrian Anastasi, citon agjencia e lajmeve ATSH.

Arkeologu nėnujor mendon se anijet e amortizuara tregtare, tė cilat kanė bllokuar njė pjesė tė kalatės lindore nė portin detar tė Durrėsit mund tė zhvendosen dhe tė "mbyten" nė pika tė pėrcaktuara mė parė brenda gjirit detar.

"Pranė tyre mund tė vendosen edhe anije tė tjera ushtarake, funksioni i tė cilave ka pėrfunduar, por historia qė ato bartin nga gjysma e dytė e shekullit XX i bėn mjaft interesante nė sytė e njė turisti nėnujor", ka thėnė Anastasi.
Krijimi i dy, tri parqeve tė tilla nė njė reliev nėnujor krejtėsisht tė rrafshėt, siē ėshtė ai i gjirit tė Durrėsit, do tė bėhej barrierė edhe pėr peshkimin e paligjshėm pranė brigjeve.

"Shpeshherė motopeshkatoret e organizojnė gjuetinė me rrjeta nė thellėsi tė vogla duke dėmtuar faunėn dhe florėn detare", ka alarmuar arkeologu. Ai thotė se ėshtė i bindur qė "vendosja e anijeve tė mbytura do t’i jepte gjallėri edhe jetės nėnujore nė brigjet e Durrėsit”.

“Ėshtė provuar se kėto territore nėnujore kthehen nė mjedise mjaft tėrheqėse pėr peshq tė llojeve tė ndryshme, duke rritur atraksionin turistik pėr thellėsitė", ka thėnė Anastasi.

Nė numrin e mars-prill tė kėtij viti hapėsira nėnujore shqiptare kishte zėnė ballinėn e revistės prestigjioze amerikane "Archaeology". Fotoja qe paralajmėrim i kryeartikullit tė revistės pėr kėrkimet nėnujore nė Shqipėri, me titullin “The Lost Wrecks of Adriatik". (Gėrmadhat e humbura tė Adriatikut).

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,60745
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2011, 13:05   6
Citim:

Citim:
Zbulohet anija 2100-vjeēare

Postuar mė, 18 gusht 2011 - Njė anije, e cila besohet se i pėrket periudhės mes shekullit tė dytė dhe tė parė para erės sonė, ėshtė zbulimi i fundit i ekipit tė studiuesve shqiptaro-amerikanė.

Reliktet e saj janė gjendur nė perėndim tė ishullit tė Sazanitt, nė njė thellėsi prej 50 metrash. Kjo anije ėshtė e gjatė rreth 30 metra dhe gjendet poshtė kėtyre amforave, tė cilat mendohet se janė mbi 300 copė. Ato i kanė rezistuar kohės prej gati 2100 vjetėsh, duke mbetur nė gjendje shumė tė mirė.

Sipas arkeologėve, kjo gjetje ėshtė mjaft e rrallė nė Mesdhe dhe besohet se do tė ndriēojė fakte tė panjohura qė kanė tė bėjnė me popullsinė e Ilirisė sė jugut qė ishte vendosur gjatė bregdetit, si dhe marrėdhėniet tregtare me vendet e tjera.

Sipas hipotezave paraprake, anija mund tė ketė lidhje me betejat e Luftės Civile dhe zbarkimin e Jul Cezarit e ushtrisė sė tij, nė kėrkim tė gjurmėve tė Pompeut. Pėr arkeologun Jeff Royal, kėto gjetje reliktesh, sė bashku me amforat, dėshmojnė pėr njė tregti tė madhe verėrash, tė zhvilluara nė shekullin e dytė dhe tė parė para erės sonė.

Ekspedita shqiptaro-amerikane operon nė bordin e anijes Herkules dhe ėshtė cilėsuar nga mediet amerikane si njė prej 10 mė tė rėndėsishmeve tė kėtij lloji nė botė. Ajo ka pėr qėllim krijimin e hartės sė pasurive arkeologjike dhe historike nėnujore. Deri sot, ka zbuluar mbi 20 anije nė ujėrat shqiptare dhe mbi 15 tė tjera nė ato tė Malit tė Zi.

http://www.gazetalajm.info/kulture/1...00-vjeare.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.