Kthehu   Kreu > D2 > D2L
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.10.2006, 21:00   1
kalimtar/e
 

Shkrim i cituar Llojet e vrasjeve (me kanun)


Citim:
(E drejta zakonore penale e shqiptarėve. fq 148-170)


E drejta zakonore penale e shqiptarėve njeh disa lloje vrasjesh. Nė literaturėn tonė juridike ėshtė shprehur mendimi se tė gjitha figurat e vrasjeve mund tė ndahen sipas elementeve tė anės objektive nė dy grupe (a-vrasje tė padėnueshme, b-vrasje tė dėnueshme).
Pėr mendimin tonė vrasjet nė tė drejtėn zakonore penale mund tė kategorizohen jo vetėm nga elementėt e anės objective por nga tė katėr elementet pėrbėrėse tė figurės sė krimit, d.m.th. sipas karakterit tė marrėdhėnieve shoqėrore kundėr tė cilave drejtohen (objektit tė vrasjes), elementeve tė anės objektive, subjektit dhe anės subjektive.
Nga pikpamja e objektit vrasjet mund tė ndahen nė:
A-vrasje qė drejtohen kundėr jetės sė disa personave.
B-vrasje qė drejtohen kundėr jetės sė njė personi.
Nė kategorinė e parė hynė kėto vrasje:
A-Vrasja ndėrmjet krushqive. Nė normat e mbledhura nė Kanunin e Lekė Dukagjinit sanksionohej rregulli sipas tė cilit “krushku i vendit t’ia lėshojė udhėn krushkut mik” (nyja 24). Kjo do tė thotė se kur nė rrugė a kudo gjetkė krushqit e katundit ndeshen me krushq miq, tė parėt e kanė pėr detyrė qė t’u lirojnė rrugėn, tė shmangen sa tė kalojnė krushqit miq. Kjo normė e kanunit buron nga koncepti qė ekzistonte pėr pėrparėsinė e mikut. Por, ndodhte ndonjėherė qė, pėr shkak tė sedrės, ndjenjės sė kryelartėsisė, tė kapadaillėkut, etj., si rezultat i ekzistencės sė kushteve ekonomiko-sociale tė caktuara, ky rregull kanuor tė mos zbatohej, njėra palė nuk ai lėshonte rrgėn tjetrės dhe pėr kėtė shkak ndodhnin vrasje.
B-Vrasja pėr shkak kufinjsh, tokash kullotash. Tė dhėnat pėr e mbledhura nga tradita gojore nė tė katėr anėt e Shqipėrisė dėshmojnė pėr vrasje tė shumta midis katundesh ose fisesh a vllazėrish pėr kufinjtė e tokave ose tė kullotave, etj., tė cilat e kishin burimin nė konceptin e paprekshmėrisė sė pronės private.
Pėr vrasjet qė bėheshin pėr shkak tė luajtjes sė gurit ose tė shenjave tė kufirit midis personave, katundeve ose flamurėve, normat e mbledhura nė katundet parashikonin qė, kundėr fajtorit tė zbatohej dėnimi me vdekje, grihej katundisht (pushkatohej nga i gjithė katundi), dhe njėkohėsisht paguhej edhe gjoba me 100 desh e 1 ka.
C-Vrasje nė masė kanė ndodhur nė tė kaluarėn midis vėllezėrish, fisesh ose katundesh, edhe pėr shkaqe tė tjera shoqėrore si p.sh. pėr grabitje a rrėmbim grash, etj. Kuptohet se vrasjet e llojeve tė sipėrme kanė paraqitur rrezikshmėri tė madhe shoqėrore, sepse shkaktoheshin pėrēarje midis fiseve, vėllazėrive e katundeve. Pėr tė pakėsuar nė njė masė ose nė njė tjetėr pasojat e rėnda politike-shoqėrore tė kėtyre vrasjeve, nė praktikė, nė mes tė fiseve ose katundeve kanė hyrė jo rrallė dorėzėnės e ndėrmjetės pėr tė arritur nė pushimin e konfliktit, nė pajtimin e tyre.

Vrasja e njė personi qė ndodhej nė ndore ose nė besė

Vrasjet qė drejtoheshin kundėr jetės sė njė personi qė ishte nė ndore ose nė besė tė njė familjeje, fisi, vllazėrie ose katundi, preknin marrdhėniet shoqėrore qė siguronin jetėn e personit tė caktuar, tė mbrojtur posaēėrisht nga normat penale tė kanuneve, preknin marrėndhėniet shoqėrore qė siguronin nderin dhe dinjitetin e njė kolektivi tė caktuar (familjes, vėllazėrisė, fisit, katundit) etj.

Nė kėtė grup hynin:
-vrasja nė ndore tė individit ose nė ndore tė fshatarit.
-vrasja e rrogėtarit (ēobanit) nė ndore tė individit.
-vrasja e ndėrmjetėsit nė ndore tė individit.
-vrasja e zanatēiut nė ndorė tė fshatit.
-vrasja e meshtarit dhe e hoxhės qė ishte nė ndore tė fshatit.
-vrasja e tė huajit nė ndore tė fshatit.
-vrasja e gruas me barrė.
-vrasja nė familje.

Vrasja e mikut

Normat e sė drejtės zakonore duke sanksionuar traditėn e lashtė tė mikpritjes sė popullit tonė, vinin nė mbrojtje tė posaēme jetėn, shėndetin dhe nderin e dinjitetin e mikut. Kudo vepronte rregulli sipas tė cilit miku ishte nėn mbrojtjen e posaēme tė pritėsit. Mik quhej ai qė kishte pirė kafenė, ose kishte ngrėnė bukėn nė njė shtėpi, ose ai qė ishte vėnė nė ndore a nė besė tė tjetrit, edhe sikur vetėm tė pėrmendte emrin e tij duke thirrur.
Porsa hynte nė shtėpi miku dorėzonte armėn tė zot tė shtėpisė e me kėtė tregonte se hynte nėn mbrojtje tė armės sė tij. I zoti i shtėpisė ishte pėrgjegjės pėr ēdo gjė qė kishte tė bėnte me mikun, me sigurimin e jetės, tė shėndetit, tė nderit e tė dinjitetit tė tij. Po tė vritej miku nga dikush, familjae pritėsit merrte gjakun e mikut.
Nė qoftė se miku vriste mikun vetė, kjo konsiderohej vrajse shumė e rėndė, qė ngjallte indinjatėn e katundit, dhe vrasėsi dėnohej me vdekje nga i gjithė katundi. Nė tė gjithė Malėsinė vepronte rregulli: kush vriste mikun, vritej. Ai qė nuk merrte hakėn pėr mikun e prerė nė besė, pėrbuzej nga opinioni shoqėror ose shtyhej pėr tė marrė hakė.
Nė Mat pavarėsisht nga gjaqet e tjera, gjaku i mikut merrej veēas, para gjithė tė tjerėve.
Kanuni shqiptar, sipas njė dorėshkrim tė autorit anonim tė vitit 1868, parashikonte dėnim me vdekje pėr atė qė vriste mikun.
Edhe nė fshatrat e Kurveleshit, tė Rrėzomės, tė Vlorės etj, qėndrimi ndja vrasjes sė mikut ishte i njėllojtė: miku pėr mikun hedh dyfek, pėr mikun jep kokėn. Kur vritej miku, ai qė e kishte ose e kishte pasur mik nė shtėpi, merrte hakėn.
KLD, Kanuni i Bendės, Kanuni i Kurbinit etj., e konsideronin vrasjen e mikut si vrasjen mė tė rėndė e mė tė shėmtuar si nga pikpamja e normave kanuore, ashtu edhe morale. Nė ēdo rast vrasja e mikut shlyhej me vrasje.
Lidhur me vrasjen e mikut, edhe nė kanunin e Bajrakėve tė Dukagjinit (1911) thuhet: Kurrė nji send ma tė preme nuk e kanė bajrakėt e Dukagjinit se sa punėn e mikut. Vrasja e mikut falet kurrė. Dukagjinasi babėn ta fal, vėllanė e djalin gjithashtu, por vrasjen e mikut kurrė s’ta fal. Mikpremi (ai tė cilit i pritet mik) derisa tė marrė gjakun e mikut nuk ka dalun ndėr shokė.
Nė kėtė material miku dallohet nė dy mėnyra:
1-Mik i dorėzanėve, ėshtė ai qė, pėr ndonjė arsye ka frikė tė rrijė vetėm dhe hyn nė ndore tė disa vetave, qė tė mos e ngasė kush.
Nė rast se e vriste kush, njerėzit nė ndorė tė tė cilėve ishte vėnė detyroheshin tė merrnin gjakun e tij. Edhe sikur njerėzit e shtėpisė sė tij tė duan tė pajtohen me familjen e vrasėsit, kėtėn nuk mund ta bėjnė pa pėlqimin e dorėzanėve. Por pajtimi pėr vrasjen e mikut thuajse ėshtė i pamundur.
2-Mik mbas vedit, i prite atij qė e merr pėrsipėr dikė ta pėrciellė rrugės ose ta pranojė nė shtėpi. Edhe nė kėtė rast mikpremi merr gjakun e mikut, nė rast se i vritet nė rrugė a nė shtėpi.
Nė kanunet parashikohej se edhe gruaja vritej, kur priste nė besė mikun. Kjo bazė e pėrbashkėt e tė gjithė kanuneve nė lidhje me vrasjen e mikut ka tė bėjė me konceptet e rrėnjosura thellė nė psikologjinė dhe moralin e popullit tonė lidhur me nderin dhe dinjitetin vetjak. Vrasja e mikut cėnonte shumė rėndė nderin dhe dinjitetin e pritėsit, quhej fyerje shumė e rėndė pėr tė. Opinoni shoqėror e pėrbuzte atė qė nuk mbronte mikun, jetėn, shėndetin, nderin dhe dinjitetin e tij. Jo vetėm kaq, por pėr ēdo krim a dėm qė kryente miku gjatė kohės qė ishte nėn mbrojtjen e pritėsit, pėr tė pėrgjigjej ky i fundit ndaj tė dėmtuarve. Nga ana tjetėr, ai qė vriste pėr tė marrė hakėn e mikut nuk kishte gjobė siē veprohej pėr vrasjet e tjera tė zakonshme.
Kėtė karakteristikė tė psikologjisė shoqėrore tė popullit shqiptar e kanė vėnė nė dukje edhe autorė tė huaj qė kanė trajtuar problemet e jetės shoqėrore tė tij. Midis tyre, edhe ata qė kanė mbajtur qėndrim jomiqėsor ndaj popullit tonė janė detyruar tė pohojnė kėtė realitet. Kėshtu p.sh. S. Gopēeviēi shkruan se: “Vrasja e mikut mbahet si fyerja mė e madhe e njė anėtari tė familjes. Qortimi dhe fyerja mė e rėndė qė mund t’i bėhej qė mund ti bėhej njė shqiptari ėshtė t’i thuash “Ti nuk e ke marrė gjakun e mikut tėnd”.
P. Shiberci shprehet se: “Shqiptari e pranon pajtimin e gjakut pėr babėn, vėllanė, por kurrė nuk heq dorė nga gjaku pėr mikun e vrarė. Me rreptėsinė mė tė madhe ushtrohet gjakmarrja kundėr vrasėsit tė mikut”

Vrasja e lajmėtarit (kasnecit)

Nė KLD thuhet: Lajmėtari asht miku i dėrguesit, e po e gjet gja kėt nė rrugė, i pritet mik dėrguesit (paragrafi 1207). Me u pre lajmėtari i njij shpije, pretari bjen nė gjak me shtėpinė qė e dėrgon (pr. 1209). Me u pre lajmėtari i njė katundi, pretari bjen nė gjak me katund dhe kur asht i nji flamuri, bjen nė gjak me flamur qė e dėrgon (pr. 1209-1210).
Kur lajmėtari vritej nga katundi i tij, vrasėsi pushkatohej nga i gjithė katundi (pr. 1212). Kur lajmėtari vritej nga njė flamur tjetėr, binin nė gjak flamur me flamur.
Ky qėndrim i sė drejtės zakonore ndaj vrasjes sė lajmėtarit buron nga besa dhe mbrojtja prej kolektivit e jetės sė personit.

Vrasja e rrogėtarit (ēobanit).


Nė KLD e nė kanune tė tjera edhe vrasja e rrogėtarit (ēobanit) zė njė vend tė veēantė.
Kėshtu nė KLD thuhet: Me vra kush rrogėtarin bjen nė gjak me shpi tė tij, por zotnis i pritet mik (pr. 124). Nga kjo pikėpamje del se pėr vrasjen e rrogėtarit mund tė kėrkohet gjak si nga shtėpia e tij ashtu edhe nga zotnia pranė tė cilit punonte rrogėtari. Nė rast se ky i fundit nuk e merrte gjakun e rrogėtarit tė vet, kėtė e merrte shtėpia e tė vrarit, duke zbardh faqen e vet dhe duke e lėnė tė turpėruar zotninė pranė tė cilit ai punonte.
Sipas Kanunit, nė Kosovė kur vritej rrogėtari, zotnia pėrgjigjej pėrpara familjes sė viktimės, pavarėsisht se kjo ruante edhe tė drejtėn e gjakmarrjes kundrejt vrasėsit..
Nė kohėrat e lashta gjakmarrja ishte e rreptė kur rrogėtari ishte nga njė vend tjetėr dhe atė e vriste ndonjė nga bashkėsia e tij. Nė kėto raste tė tjerėt bashkarisht digjnin shtėpinė e vrasėsit dhe i shkatėrronin tė gjithė mallin.
Kur rrogėtari vritej nga zotnia e tij, ky dėnohej me vdekje.
Kur vritej rrogėtari i kishės, familja e tė vrarit kishte tė drejtė tė merrte gjakun tek familja e vrasėsit. Kur vrasėsi ishte nga njė katund tjetėr, kėte ndiqte edhe famullia (bashkėsia fetare e katundtit).
Edhe nė kanunet e fshatrave tė Labėrisė vrasja e ēobanit sillte pasoja qė zotnia tė kėrkonte hak pėr gjakun e ēobanit dhe, nė rast se nuk e merrte gjakun, atė do ta kėrkonte familja e viktimės. Me vrasjen e ēobanit barazohej dhe vrasjae udhėtarit.
Nė kėto norma pasqyrohen konceptet e bazuara nė marrėdhėniet feudale ndėrmjet pronarit tė bagėtisė dhe ēobanit.
Nė Malėsinė e Veriut dhe nė krahina tė tjera malore tė vendit, ka qenė rregull qė midis katundesh ose bajrakėsh tė lidhej besė e pėrbashkėt pėr tė caktuar udhėn e lirė, nėpėr tė cilėn lejohej kalimi i udhėtarit ose i ēobanit me bagėti. Udhėtari dhe ēobani ishin tė detyruar tė ndiqnin udhėn e caktuar. Mbrojtja e jetės sė udhėtarit a e ēobanit sigurohej nga besa e lidhur midis bajraktarėve ose krerėve. Kushdo qė shkelte besėn dhe vriste udhėtarin ose ēobanin, dėnohej me vdekje nga katundi dhe shtėpia i digjej.
Kėto norma e kanė burimin nė konceptin e besės sė dhėnė nga kolektivi pėr tė mbrojtur personin dhe pasqyrojne realitetin objektiv tė malėsive tona, vlerat morale tė besės pėr mbrojtjen e personit tė mikut.

Vrasja e ndėrmjetėsit

Ndėrmjetėsi qė ndėrhynte pėr tė pushuar njė grindje duke u futur nganjėherė edhe midis dy zjarresh, ishte i paprekshėm. Si rregull, pushkėt duhet tė pushonin menjėherė dhe tė dy palėt tė dėgjonin fjalėn e ndėrmjetėsit. Vrasja e ndėrmjetėsit dėnohej shumė rėndė duke u pushkatuar vrasėsi nga katundi. Si ndėrmjetės mund tė ishte edhe njė grua por jeta e gruas ishte e paprekshme, prandaj vrasja e gruas kur hynte ndėrmjetėse ishe e pafalshme.

Vrasja e zanatēiut

Kushdo qė vriste zanatēiun priste mikun e krejt fshatin sepse ai ishte nėn mbrojtjen e kolektivit tė fshatit. Prandaj, sipas sė drjetės zakonore nė fshatrat e Kurveleshit kushdo qė vriste njė zanatēi, si rregull, dėnohej me vdekje nga i gjithė fshati.
Edhe nė normat e sė drejtės zakonore tė mbledhura dhe qė i atribuohen Kanunit tė Skėnderbeut theksohet se nė qoftė se gjipi (zanatēiu) vritej nga njė person i katundit tjetėr, gjaku kėrkohej nga i gjithė katundi. Por nė Kanunin e Labėrisė dhe nė Kanuni e Skėnderbeut ndeshen gjithashtu sanksione alternative si dėnim me vdekje, internim ose gjobė pėr vrasjen e zantēiut gjė qė dėshmon pėr zbutjen e dėnimeve pėr kėtė lloj vepre penale nė faza tė ndryshme tė zhvillimit tė shoqėrisė.

Vrasja e meshtarit (famulltarit) dhe e hoxhės

Kanunet parashikonin edhe krimet kundėr personit tė meshtarit, si edhe dėnimet pėrkatėse shumė tė rrepta pėr kėto vepra penale.
Ai qė vret meshtarin-thuhej nė KLD, dėnohej me vdekje. Kėto norma tė kanunit bazoheshin nė ideologjinė fetare. Ato siguronin nė mėnyrė tė veēantė pozitėn shoqėrore tė kishės si dhe tė priftit e tė hoxhės.
Nė KLD vendin kryesor e zinin krimet qė drejtoheshin kundėr kishės, gjė qė dėshmon se pushteti i kishės dhe i klerikėve ishte i paprekshėm. Meshtari, (famulltari) ndodhej nėn mbrojtjen e fshatit. Vrasja e famulltarit ishte sakrilegj dhe sillte si pasojė dėnimet mė tė rrepta. Si rregull vrasėsi dėnohej me vdekje dhe gjaku i tij nuk mund tė merrej.
Njė pozitė analoge me kishėn zinte xhamia dhe pėrfaqėsuesit e saj nė ato krahina malore ku sundonte sundonte islamizmi. Sipas kanunit tė Skėnderbeut, normat e tė cilit morėn mė vonė njė ndikim tė fuqishėm tė fesė islame, parashikohej: Me u vra hoxha n’xhami ose n’ēakte t’xhamisė, dėnimi ishte me vdekje.
Nė Kanunin e Bendės parashikohej se “kush vret hoxhėn nė udhė tė madhe, gjakun e merr shtėpia e tij, katundi e bajraku”.
Nė Kurvelesh, nė fshatrat e Vlorės dhe nė ato tė Rrezomės sė Delvinės vepronte po ai rregull: fajtori qė vriste hoxhėn pushkatohej nga fshati.
Vrasja e hoxhės quhej e cilėsuar, kur ajo kryhej gjatė ushtrimit tė detyrės ose pėr shkak tė saj. Nė kėtė rast fshati e dėnonte me vdekje fajtorin. Por nė raste tė tjera, pėr shkaqe vetjake, tė drejtėn e gjakmarrjes e ushtronte jo fshatim, por familja e tij.

Vrasja e njė tė huaji

Sipas frymės sė normave tė kanuneve jeta e njeriut tė huaj gėzonte mbrojtje tė veēantė nga e drejta zakonore, sepse ndodhen nėn mbrojtjen e fshatit, nėn mbrojtjen kolektive. Kjo e kishte burimin nė parimin e mikpritjes dhe tė besės. I huaji quhej mik i fshatit, nė besė tė tij. Kushdo qė vriste njė tė huaj i nėnshtrohej dėnimit me vdekje me pushkatim nga i gjithė fshati.

Vrasja e gruas shtatzėnė


Nė lidhje me kėtė, normat e KLD parashikojnė se ai qė vret gruan shtatzėnė, qoftė edhe nga pakujdesia, ėshtė i detyruar ta lajė ēmimin e gjakut tė gruas dhe tė fėmijės: ēmimin e jetės sė gruas nė tri qese dhe atė tė barrės qė ėshtė i njėllojtė. Kur fetusi i vrarė ishte mashkull paguhej dyfishi.
Nė disa fshatra tė Labėrisė ka vepruar njė rregull tjetėr. Gruaja ose vajza shtatzėnė nga marrdhėniet jashtėmartesore nuk vritej pa lindur foshnjen. Mbasi ajo lindte, vritje nga prindėrit e saj.
Edhe nė literaturėn e huaj lidhur me kėtė normė tė kanuneve shqiptare janė shprehur mendime tė ndryshme. P. Shiberci shprehet se, pėr vrasjen e njė gruaje me barrė vrasėsi bie nė dy gjaqe dhe, nė rast pajtimi, vrasėsi detyrohet qė tė paguajė njė gjobė prej 1500 grosh pėr gruan e vrarė dhe 1500 ose 3000 grosh pėr fėmijėn e vrarė, sipas rastit nėse ka qenė mashkull apo femėr.

VRASJA NE FAMILJE

Vrasja e babės, nga fėmija quhej vrasje e rėndė, sepse prekte autoritetin prindėror, qė ishte pjesė thelbėsore e strukturės shoqėrore patriarkale. Nė KLD, nė kapitullin XXII thuhet: Dorėrasi i prindės sė vet grihet prej fisit edhe katundisht (pr. 961).
Nė materialet e mbledhura nė krahinat e Martaneshit, tė Shpatit, nė fshatrat e Vlorės, tė Kurveleshit., Delvinės, Gjirokastrės, Sarandės, etj., vihet nė dukje pa pėrjashtim, se vrasja e babės konsiderohej shumė e rėndė dhe e shėmtuar.
Kėshtu nė materialet e mbledhura nė Kurvelesh shohim se ai qė vriste babėn dėnohej nga i gjithė fshati me vdekje.
Nė Fushė-Bardhė, siē tregojnė pleqtė, djali qė vriste babėn digjej me vajguri nga fshati nė mes tė fshatit.
Nė fshatrat e Vlorės po tė vriste djali babėn jo vetėm dėnohej sipas tė drejtės zakonore, por edhe familja e tij mbulohej me turp.
Autorėt vendės e tė huaj shprehen se vrasja e babait konsiderohej mė e urryera nga tė gjitha vrasjet brenda familjes. Ai qė vriste babėn kosiderohej aq antishoqėror, saqė vritej nga i gjithė katundi, duke marrė pjesė dhe farefisi i tij.
Sipas Kanunit tė Skėnderbeut: Me vra i biri, babėn, gjyqin e ban fisi. Nė qoftė se i vrami asht fajtuer shkon gjakhupė, pėrndryshe i biri bahet batare.
Ky qėndrim i pėrbashkėt i shoqėrisė ndaj vrasėsit tė babait, i pasqyruar nė normat e sė drejtės zakonore, e ka shpjegimin e vet nė faktin se marrėdhėniet patriarkale fisnore e feudale ishin sundues nė familje e nė shoqėri nė tė gjitha krahinat malore tė Shqipėrisė.
Vrasja e nėnės. Sipas KLD, vrasja e nėnės nga i biri, e bėnte kėtė tė fundit pėrgjegjės para prindėrve tė saj. Me vra i biri t’amėn, bjen nė gjak me prindėt e s’amės (pr. 61). Ky rregull e ka shpjegimin nė konceptin patriarkal sipas tė cilit gruaja konsiderohej si pjestare e fisit tp huaj nė familjen ku ishte martuar dhe vazhdonte tė ishte gjthnjė nė mbrojtjen e familjes prindėrore tė saj....vijon.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 4.3.2008 nė 11:36.

 
I vjetėr 12.10.2006, 16:37   2
kalimtar/e
 
Citim:
Vrasja e fėmijės. Baba qė vret fėmijėn e ti nuk ka pėrgjegjėsi, mbasi ai ka tė drejtėn absolute tė jetės dhe tė vdekjes sė tij. Kjo mbeturinė e sė drejtės zakonore, e trashėguar qė nga rendi skllavopronar, ėshtė ruajtur fort gjatė nė tė pėr shkak tė ekzistencės sė marrdhėnieve patriarkale e fisnore e feudale nė familje. Vrasja nga baba i fėmijės barazohej me vetėvrasjen dhe, pėr pasojė nuk sillte pėrgjegjėsi pėr tė.

Vrasja e burrit nga gruaja. Quhej shumė e rėndė, sepse godiste gjithashtu marrdhėniet patriarkale martesore, marrėdhėnie kėto, qė bazoheshin nė marrėdhėniet patriarkale feudale nė prodhim.

Nė KLD parashikohet shprehimisht; Me vra grueja burrin e vet a kėdo, prindja e kėsaj do t’apin arsyen pėr atė gjak. Me vra e shoqja tė shoqin, prindja e kėsaj biejn nė gjak (pr. 57). Ky rregull vepronte nė Shpat, Ēermenikė, Martanesh, Dibėr, Mat e gjetkė. Vrasja e burrit nga bashkėshortja sillte pasoja pėr tė dy familjet, d.m.th. pėr familjen e burrit dhe pėr familjen e pridėrve tė gruas. Kur gruaja e bėnte vrasjen pėr shkak se donte tė merrte njė burrė tjetėr jashtė rrethit familjar tė burrit, vėllai i burrit tė vrarė kishte tė drejtė tė vriste njė nga pjestarėt e familjes sė saj.

Nė bazė tė materialeve tė mbledhura nė fshatrat e Vlorės, Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės dhe Kurveleshit del se nė tė tilla raste, mė tepėr ndiqej praktika qė gruaja vritej nga prindėrit e saj, tė cilėt pėrgjigjeshin njėkohėsisht pėrpara vllezėrve tė viktimės me zhdėmtimin e gjakut nė natyrė ose nė tė holla. Nė raste tė tilla nė Gjirokastėr, zhdėmtimi paguhej 1200 grosh.
Vrasja e gruas. Si nė kanune, ashtu dhe literaturė ėshtė trajtuar gjerė vrasja e gruas. Pėr njė shpjegim tė drejtė tė problemit ka rėndėsi themelore tė kuptojmė se nė normat e kanuneve qė rregullojnė marrėdhėniet familjare martesore, gruaja konsiderohet skllave e burrit.

Pikėrisht pėr kėtė arsye e drejta zakonore sanksiononte tė drejtėn e burrit pėr ta vrarė bashkėshorten kur ajo shkelte besnikėrinė bashkėshortore, kur largohej nga shtėpia bashkėshortore ose kur vajza e fejuar refuzonte tė shkonte tek i fejuari. Vrasje nė rrethana tė tilla de jure nuk sillnin ndonjė dėnim e, pėr pasojė, as gjakmarrje.

Kėto lloj vrasjesh, autorė tė ndryshėm i kanė kategorizuar si vrasje pėr “shkaqe grash”, vrasje pėr “ēėshtje nderi” etj., duke e motivuar secili nė njėrėn apo tjetrėn mėnyrė kėtė kategorizim.
Nė tė vėrtetė kėto vrasje mund tė ndahen nė:

a) Vrasja e gruas nė flagrancė, gjatė kryerjes sė aktit seksual: Kjo lloj vrasje si pas tė drejtės zakonore nuk quhej krim. Nė KLD thuhet: Ata qė kanė shtat e dhunė bashkė, po u vranė nė punė tė keqe, shkojnė gjakuhupės (pr. 920). Nė tekstin e kanunit sillen edhe shembuj nė kėtė drejtim.
Nga fryma e paragrafėve 923-930 tė kanunit del se kjo vrasje nuk sillte pėrgjegjėsi nė qoftė se kryhej kundrejt dy personave bashkė nė tė njėjtėn kohė. Nė ēdo rast ai qė kryente vrasjen e gruas detyrohej tė bindte familjen e saj se e kishte zėnė nė faj. Nė rast se familja bindej, ai dėrgonte fishekun ish-burrit tė saj si shenjė qė tregonte se e shihnin me vend vrasjen.
Por kur familja e saj nuk bindej se vrasja ishte bėrė pėr faj tė gruas i thoshte “e ke vrarė pa hak” dhe i kėrkonte gjakun. Gjithashtu po tė vriste vetėm dashnorin e gruas, burri kishte borxh gjakun e tij tek familja e tij; po tė vriste vetėm gruan, ai u kishte borxh gjakun prindėrve tė saj. Ky rregull vepronte nė tė gjitha krahinat malore tė vendit dhe jo rrallė edhe nė qytete: Po u vranė tė dy, shkojnė gjak pėr gjak, kokė pėr kokė. Sipas arsyetimit: “Vrava njeriun tėnd, por vrava edhe njeriun tim”. Por, duke qenė se kjo mbulonte me turp familjet e fajtorėve, nuk ishte e lehtė tė pranohej prej secilės familje faji i njeriut tė vet, prandaj kėrkohej qė vrasja tė bėhej nė kryerje e sipėr tė aktit seksual dhe me njė pushkė.

Nė Labėri, nga tradita gojore, del se nė kėtė drejtim janė bėrė ndryshime nė kohė tė mėvonshme; tė cilat tradita i lidh me emrin e Idriz Sulit. Mė parė normat e Kanunit tė Labėrisė kėrkonin qė tė vriteshin tė dy sė bashku, gruaja dhe dashnori, kurse mė vonė, Idriz Suli vendosi njė normė tė re: “Tė gjykohet ēėshtja nė ēdo rast konkret”.

Kėrkesa pėr t’u vrarė tė dy sė bashku, gruaja dhe dashnori i saj ėshtė nė tė gjitha kanunet. Kur njė person tentonte tė kryente ose kryente marrėdhėnie seksuale me dhunė me njė grua ose njė vajzė nė qoftė se kjo bėrtiste (“me ba me britė”-thuhet nė KLD) dhe tregonte fajtorin, ai si rregull pėrgjigjej me gjak. Atij i jepej mundėsia qė tė shfaqėsohej po tė bėnte be bashkė me 12 persona tė tjerė, se nuk kishte faj qėnė ai fajtor. Pėrsa i pėrket gruas fajtore, atė e zhvishnin lakuriq, ose e hipnin nė gomar me fytyrė nga bishti dhe e ēonin tek i jati, pėr ti vėnė kėshtu njė njollė tė pashlyeshme turpi jo vetėm gruas, por edhe familjes sė saj.

Nė rast se gruaja ose vajza kishte mbetur shatėzėnė nga kėto marrėdhėnie seksuale, sipas KLD personi fajtor e shlyente krimin me gjak. Nė ndonjė rast tė veēantė, kur ndėrhynin persona tė tjerė ndėrmjetės, fajtori mund tė paguante gjobė 6 qese. Me sa duket kjo ėshtė njė rregull e mėvonshme, njė zbutje nė sanskionin e hershėm.

Sipas normave tė kanunit shqiptar tė viteve 1868 parashikohej shprehimisht dėnimi me vdekje jo vetėm pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me dhunė, por edhe pėr tentativėn ose provokimin pėr kryerjen e marrdhėnieve tė tilla.
Sipas kanunit tė Labėrisė, me ndryshimet e bėra nga Idriz Suli, tentativa pėr marrėdhėnie seksuale me dhunė sillte si pasojė vrasjen e fajtorit nga burri i gruas. Nė disa raste, me ndėrhyrje, bėhej pajtimi ose e zinin fajtorin dhe i prisnin veshin apo hundėn nė shenjė turpi. Kėto ishin padyshim mbeturina tė ndikimit tė sė drejtės bizantine nė tė drejtėn zakonore tė kėtyre krahinave.
Kur nuk bėhej ndonjė nga veprimet e mėsipėrme, atėherė burri ose i vėllai i gruas sė ēnderuar zinin gruan e fajtorit ose tė tė vėllait tė tij dhe e zhvishnin lakuriq, i merrnin rrobat dhe iknin.

Tė gjitha kėto norma kanė gjetur zbatim nė praktikė nė kohė dhe kushte tė caktuara. Pleqtė tregojnė se gjykatat e pleqve nė Kurvelesh, pėr tė zbutur kėto masa tė rėnda, kanė bėrė nė kėtė drejtim modifikime, duke ruajtur gjithnjė rregullin qė “ēdo ēėshtje tė zgjidhet nė ēdo rast konkret” d.m.th. tė veprohej sipas rastit konkret nė mėnyrė tė diferencuar. Kėshtu, pėr ta shpėtuar nga pėrgjegjėsia d.m.th nga vrasja nė ato raste qė fajtori kishte kryer marrėdhėnie me dhunė me vajza, ose kur kishte tentuar apo provokuar pėr tė kryer njė krim tė tillė, detyrohej, nga fisi, familja e dėmtuar ose nga pleqtė qė tė martohej me tė dhe kėshtu mbyllej ēėshtja.
Natyrisht ky ėshtė rregulli i periudhės sė mėvonshme, i fillimit tė kėtij shekulli. Me kalimin e kohės kėto norma qė zbatoheshin nė fshatrat e Shqipėrisė sė Jugut filluan tė ndikojnė gradualisht e tė hyjnė edhe nė praktikėn e malėsive tė Shqipėrisė sė Mesme e tė Veriut.

b) Vrasja e gruas qė largohej nga shtėpia bashkėshortore nė kundėrshtim me vullnetin e burrit. Kjo vrasje quhej e pėrlgjur sipas kanunit, sepse gruaja, me veprimet e saj, i shkaktonte fyerje tė rėndė burrit dhe krejt familjes sė tij, pavarsisht se largimi i saj nė thelb mund tė ishte shfaqje e protestės kundėr shtypjes e skllavėrisė patriarkale qė rėndonte mbi tė. Pėr vrasjen e gruas nė kėto rrethana autori i krimit nuk i nėnshtrohej gjakmarrjes.
Nė kategorinė e vrasjeve pėr ēėshtje nderi hynin edhe ato qė kryeshin kundėr atyre personave qė pėrdornin fjalė fyese ose kryenin veprime fyese, si p.sh i hiqnin shaminė, i preknin trupin, i bėnin gjeste tė tjera, gruas, motrės, nėnės ose kunatės, etj., tė vrasėsit. Kėtu vepronte rregulli i shpallur nga kanunet: “fyerja lahet me gjak”.

Sigurisht kėto vrasje ndryshonin nga tė parat, sepse nė to spikaste individualizmi, ndjenja e sedrės, e krenarisė etj., qė buronin nga kushtet materiale e tė jetesės sė fshatarėsisė si edhe nga psikologjia e mendėsia, nga gjendja kulturore e tyre.

Vrasja e vėllait. KLD lidhur me kėtė parashikonte: po vrau vėllai tė vėllain, gjakhupės shkojnė, porse gjobėn e flamurit do t’a lajnė simbas Kanunit (pr.960). Kjo gjobė ishte 100 desh dhe njė ka. Kur vėllai e vriste vėllanė pėr t’i marrė gruan dhe ajo martohej me tė, gjaku i vėllait shkonte kot, veēse nga pikėpamja morale nuk shihej me sy tė mirė.

Nė Malėsinė e Madhe vepronte rregulli sipas tė cilit: nė qoftė se vėllezėrit ishin ndarė, vėllavrasėsi duhej t’u paguante para gjaku trashgimtarėve tė vėllait tė tij. Nė qoftė se vejusha nuk kishte fėmijė dhe nuk martohej me vrasėsin e burrit tė saj, ajo i merrte vetė tė gjitha tė hollat qė jepeshin si zhdėmtim gjaku.

Vrasja e personave tė tjerė tė familjes

Kur njė person vriste axhėn, e tij e ky nuk linate pas as djalė as vėlla, gjaku i tij shkonte hup, sepse vrasėsi ishte farefisi mė i afėrtė dhe duke e vrarė atė konsiderohej sikur tė kishte vrarė veten e tij.

Nė kanune parashikohej edhe vrasja e njerkės nga thjeshtri. Nė kėtė rast prindėrit e gruas kėrkonin gjakun tek vrasėsi. Nuk pėrjashtohej mundėsia qė edhe burri i gruas sė vrarė tė kėrkonte shpagimin nga fėmija vrasės.
Vrasja e vjerrit, vjerrės, kunatit, kunatės, nipit, kushėririrt, etj... quhej sipas tė drejtės zakonore penale, vrasje e zakonshme dhe pėrgjegjėsia ishe e njėllojtė si pėr ēdo vrasje.

Vrasja nė besė ose pas pajtimit tė gjakut.

Nė brendinė e tyre kėto rrethana janė tė ngjashme me vrasjen e mikut. Por, megjithatė midis tyre ka edhe dallime.
Me vrasje nė besė kuptohej vrasja e viktimės kur ndodhej nė besėn e vrasėsit ose tė njė personi tjetėr. Kjo donte thoshte se viktima kishte marrė premtimin e fajtorit se jeta e tij nuk do tė prekej d.m.th ishte nėn mbrojtje, nė besė tė tij. Kėshtu ai mund tė lėvizte nga shtėpia, fshati, mund tė shkonte nė punė etj.

Njė shfaqje e besės ishte edhe ndorja d.m.th njė persona ndodhet nė dorėn e tjetrit, nėn “kėmborėn”, “mbrojtjen” e tjetrit dhe ky ose familja e tij gjatė kėsaj kohe mund tė shkonte lirisht dhe nuk e prekte kush.
Me tė drejtė M.Krasniqi vė nė dukje se “besa” nė gjakrmarrje, pėrveē tė tjerash ka pasur edhe rėndėsi ekonomike, sepse pjestarėt e familjes sė dorėrasit kanė guxuar tė dalin e tė punojnė fushėn e tyre vetėm nėse u kanė dhėnė besėn, pėr ndryshe fusha mbetej djerr.

KLD shprehimisht e konsideronte vrasjen nė besė si njė vrasje tė rėndė e tė shėmtuar, dhe kjo dėnohej rreptė nga opinioni shoqėror. Po kėshtu vepronin kanunet e veēanta tė kuvendeve nė Malėsi, Kanuni i Skėnderbeut me nėnvarjantet e tij (Dibrės, Martaneshit, Shpatit, Ēermenikės), normat zakonore tė fshatrave tė Vlorės, tė Gjirokastrės, tė Kurveleshit, etj. Nė kanunin e Bendės midis tė tjerash thuhet: Kur jep besėn, fjalėn e dhėnė, gjaksori, megjithėqė t’ka vra djalin, vėllanė, babėn, kushuririn, edhe po tė erdhi me tė shti nė dhe atė qė ka vra vetė, t’i japėsh edhe drekėn e dekės, tamam si tė gjithė pėrcjellėsit e tjerė.

Nė kanunin e vitit 1894 thuhej shprehimisht se: Kush tė vrasė nė besė a mbas gjakut tė pajtue, do tė lajė 6 qese e 10 desh gjobė (pika 4).
Nė Lurė ai qė vriste pas besės sė lidhur dėbohej pėr tre vjet, i digjej shtėpia, i konfiskohej pasuria.

Sipas Kanunit tė Bajrakėve tė Dukagjinit (1911) vrasja pas pajtimit tė gjakut nuk konsiderohej marrje gjaku, por vrasje qė sillte si pasojė gjakmarrje kundėr vrasėsit.

Nė fshatrat e Martaneshit kanė ndodhur raste kur vrasėsi ka kėrkuar besėn e familjes sė viktimės, ėshtė strehuar dhe ushqyer prej saj dhe pastaj kur ėshtė pėrcjellė, ėshtė paralajmėruar se ka pėr tė larė gjakun.
Nė rast se ndokush e kishte vėnė veten nėn mbrojtjen e pėrhershme tė disa vetave pėr tė qenė i siguruar nga njė rrezik dhe megjithatė vritej, atėherė dorėzanėsit e kishin pėr detyrė nderi ta ndiqnin vrasėsin po aq tė vendosur sa edhe familja e tė vrarit. Nė kėtė rast jo vetėm qė i digjej shtėpia fajtorit, por i shkatėrrohej krejtėsisht edhe pasuria e tij.

Vrasja nė kuvend

Pėr ēėshtje qė paraqitnin interes tė pėrbashkėt shoqėror, shpesh mblidhej Kuvendi, ku merrnin pjesė krerėt, pėr tė zgjidhė problemet. Mbledhjet e Kuvendit zhvilloheshin mbi bazėn e respektit reciprok. Po qe se ndokush shkelte rregullat e zhvillimit normal tė kuvendit dhe shkrepte pushkėn kundėr njė tjetri ai kryente krim tė rėndė. Nė vrasje e tillė pėr shkak tė vendit ku kryej – nė mbledhje tė kuvendit, duke fyer ndjenjėn e nderit kolektiv dhe duke marrė nėpėr kėmbė rendin e vendosur pėr zhvillimin e punimeve tė kuvendit, parashikohej nga kanunet si vrasje e rėndė qė sillte si pasojė pushkatimin e vrasėsit nga krejt katundi dhe djegien e shtėpisė sė tij.

Vrasja pėr marrje arme

Vrasja pėr marrje arme ishte vrasje e cilėsuar pėr arsye se drejtohej jo vetėm kundėr jetės sė personit, por edhe kundėr dinjitetit tė tij, pasi marrja e armės burrit sipas kanuneve ishte fyerje e rėndė. Gjithashtu, sipas normave kanunore, vrasja pėr marrje arme sillte si pasojė gjakmarrjen, por edhe pagimin e gjobės.

Vrasja pėr interes (pasuri)

Normat penale tė kanuneve, pėr tė siguruar mbrojtjen e pronės private, parashikojnė shprehimisht vrasjen me qėllim pėr t’u pasuruar nė kurriz tė tjetrit, pėr tė hedhur nė dorė pasurinė e tij.
Nė KLD thuhej se kush vriste kushėririn e tij pėr t’u bėrė trashgimtar i pasurisė sė tij, dėnohej me vdekje, shtėpia i digjej, gjobitej dhe familja i dėbohej. Po kėto dėnime zbatoheshin edhe kundėr atij qė vriste pėr tė grabit pasurinė e tjetrit (pr. 915). Edhe nė kanunet e tjera parashikohej po ky rregull.

Vrasja nga pakujdesia

Nė tė drejtėn zakonore penale njė vend me rėndėsi zė edhe vrasja pa dashje, nga pakujdesia. Kėshtu nė KLD thuhet: vrasja pa hiri nuk e ka tė ndjekmen me pushkė. Dorėrasi lan gjakun e dorėzanitet (pr. 932-938). Vrasja nga pakujdesia, pėr shkak tė rrezikshmėrisė shoqėrore mė tė paktė se sa vrasja me dashje, nuk sillte si pasojė gjakmarrjen. Ajo sillte si pasojė vetėm zhdėmtimin e gjakut. Por kanuni parashikonte edhe raste kur personi binte nė gjak. Por kanuni parashikonte edhe raste kur personi binte nė gjak pėr vrasje nga pakujdesia. Nė paragrafin 947 thuhet: Me shkrepė pushka pa hiri, i zoti pushkės bjen nė gjak. Dhe mė tutje kanuni parashikon: Po hyni kush nė shpi tė huej, e, porsa t’a vjerrė pushkėn nė krrabė, i kputet rrypi, shkrep pushka edhe vret ndonji tė shpis a kėdo, i zoti pushkės bjen nė gjak (pr. 946).
Po e vuer miku pushkėn nė krrabė e kjo u thye e ra pushka nė tokė, shkrepi edhe vrau kėnd, i zoti i krrabės bjen nė gjak (pr. 948). Kuji i krraba janė vu pėr tė vjerrun pushkvet, pra i zoti i krrabės a i kujt vete mendon e mos t’i lete t’u brejshin prej krijet (krimbit) (pr. 949).

Nga pikėpamja e kėtyre normave del se nė tė dy rastet e parė binte nė gjak i zoti i pushkės qė nga pakujdesia e tij nė mbajtjen e armės shkaktonte vrasjen e tjetrit, ndėrsa nė rastin e fundit binte nė gjak i zoti i shtėpisė, qė kishte pėr detyrė tė siguronte kėrrabėn ku vareshin pushkėt. Por, megjithėse kėto raste formalisht parashikonin se personi binte nė gjak, nė praktikė, si rregull i pėrgjithshėm, ato zgjidheshin me pajtimin ndėrmjet familjeve; shkaktari i vrasjes paguante ēmimin e gjakut, ndėrsa njerėzit e viktimės vinin dėrėzėnės se nuk do tė merrnin gjakun. Pajtimi bėhej mė vonė, prandaj, pas vrasjes, familja qė kishte pėr tė larė gjakun ruhej, fshihej derisa tė ndėrhynin miqtė e tė afėrmit pėr pajtimin e tė vėrtetohej se vrasja ishte kryer pa dashje (nga pakujdesia).

Po nė kėtė frymė zgjidhej problemi nė Kanunin e Skėnderbeut, nė Kanunin e Martaneshit, Ēermenikės e nė Kanunin e Labėrisė qė vepronte nė fshatrat e Vlorės, Gjirokastrės, Delvinės dhe Kurveleshit etj.

Ismet Elezi

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 4.3.2008 nė 11:38.

 
Ēėshtja u mbyll





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.