Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.7.2008, 17:11   1

Shkrim i cituar TRM: Perėndimori i 23/163 nė botė pėr gjendjen e mjedisit


Citim:
Shqipėria, e 27-a nė botė pėr mbrojtjen e mjedisit

Mund tė duket e habitshme, por politikat mjedisore po japin efekt nė Shqipėri. Kjo, tė paktėn, sipas njė prej indekseve mė tė referuara nė botė, Indeksit tė Performancės Mjedisore (Enviromental Preformance Index), qė hartohet nė mėnyrė periodike nga Universiteti i Kembrixhit dhe ai i Jeillit. Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria listohet nė vendin e 27-tė nė botė, duke lėnė pas, tė gjitha vendet fqinje dhe shumicėn e vendeve tė Bashkimit Evropian. Shqipėria ėshtė renditur nė vendin e 27-tė me 84 pikė nga 100 tė mundshme, duke barazuar me Danimarkėn dhe Malajzinė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=8280
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2008, 17:28   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Treguesi nė fjalė nuk tregon se "politikat mjedisore po japin efekt", ky ėshtė interpretim i gazetarit, treguesi thjesht tregon gjendjen e mjedisit sipas matjeve. Do mund tė quhej Treguesi i Rendimentit Mjedisor.

Fakti qė gjendja e mjedisit nė Shqipėri ėshtė "mė e mirė se ē'mendohej" nė kėtė rast do tė thotė qė (ashtu si dhe nė disa vende tė Lindjes) industria nuk ia ka pėrdhunuar ende mjedisin Shqipėrisė, po jo se ka politika konkrete mbrojtėse nga ana e qeverisė.

Me fjalė tė tjera, nėse 75% e shqiptarėve jetojnė nė Tiranė, Shkodėr, Durrės, Vlorė dhe kėto janė nga qytetet mė tė ndotura botėrisht, fakti se pjesa mė e madhe e territorit tė Shqipėrisė Perėndimore ėshtė natyrė dhe ka mungesė ndotjeje (meqėnėse s'ka kush ta ndotė), nuk do tė thotė se paskemi efikasitet politike mbrojtėse! Madje pėr shqiptarin qė jeton nė kėto qytete, treguesi nė fjalė nuk ka asnjė kuptim sepse treguesi na flet pėr mbarė territorin, jo pėr zonėn ku rron pjesa dėrrmuese e banorėve, e cila ėshtė e tejndotur duke filluar qė nga ajri i pathithshėm, uji i papijshėm, zhurma e padėgjueshme dhe idiotizmi i pėrgjithshėm qė duhet tė bėjė dhe ky pjesė nė ndotjen e mjedisit.

Citim:
The 2008 Environmental Performance Index (EPI) ranks 149 countries on 25 indicators tracked across six established policy categories: Environmental Health, Air Pollution, Water Resources, Biodiversity and Habitat, Productive Natural Resources, and Climate Change Change.

The EPI identifies broadly-accepted targets for environmental performance and measures how close each country comes to these goals. As a quantitative gauge of pollution control and natural resource management results, the Index provides a powerful tool for improving policymaking and shifting environmental decisionmaking onto firmer analytic foundations.

http://epi.yale.edu
Gjithashtu nė tregues Shqipėria ndodhet nė vendin 25, jo 27, meqėnėse merret vendi i parė si referencė kur kemi barazim pikėsh.

Treguesi na thotė qė marrė si territor nė rang shteti, mjedisi nė ShP ėshtė ende i shėndetshėm dhe kjo padyshim qė ėshtė gjė e mirė. Prej aty na mbetet veē tė bombardojmė qytetet pėr t'i hequr nga harta dhe tė ngremė ca tė tjera me arkitekturėn e planimetrinė e duhur.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2009, 17:22   3

Shkrim i cituar TRM: Shqipėria P. e 25-ta pėr mjedisin nė botė


Sipas Treguesit tė Rendimentit Mjedisor tė pėrpiluar ēdo vit nga Universitetet amerikane tė Jeilit dhe Kolumbias, Shqipėria renditet e 25-ta pėr vitin 2008, duke lėnė pas tė gjithė vendet e rajonit, pos Kroacisė qė renditet e 20-ta. Prapa nė listė qėndrojnė dhe vende si Danimarka, Luksemburgu, Australia, Hollanda etj.

Treguesi pėrmbledh tė dhėnat pėr 149 shtete, sipas 25 nėntreguesish nė fushat e shėndetit mjedisor, ndotjes sė ajrit, burimeve ujore, shumėllojshmėrisė biologjike, burimeve prodhuese natyrore dhe ndryshimit klimaterik. Nė krye tė listės qėndrojnė sivjet Zvicra, Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Kosta-Rika.

Lista mund tė shihet nė nyjen: http://epi.yale.edu/CountryScores, dhe treguesi pėr Shqipėrinė nė nyjen: http://epi.yale.edu/Albania.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2010, 17:33   4
Citim:
Mjedisi, Shqipėria lė pas rajonin. E 16-ta nė Europė

Pėrmirėsohen treguesit mjedisore nė vendin tonė. Ky ėshtė konkluzioni i nxjerrė nėpėrmjet raportit tė monitorimit Indeksi i Performancės Mjedisore i pėrpiluar nga ekspertė tė Universitetit tė Jeil dhe Kolumbias nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė raportin paraprak tė paraqitur nė Forumin botėror ekonomik nė Davos, nė bazė tė vlerėsimeve, nga 163 shtete, Shqipėria renditet e 23-ta, me 71.4 pikė nga 100 tė mundshme. Krahasuar me dy vite mė parė jemi renditur dy vende mė lart.

Me kėto tė dhėna vendi ynė lė pas tė gjitha vendet e rajonit, Maqedonia nė vendin e 73-tė, Kroacia nė vendin e 35-tė, Serbi dhe Mal i Zi tė 29, Sllovenia nė vendin e 55, Bullgaria nė tė 65-tin e Bosnie Hercegovinėn nė vendin e 98-tė.

Nė nivel europian, nga 43 shtete, vendi ynė renditet i 16-ti, duke lėnė pas jo vetėm fqinjėt por edhe vende si Spanja, Hollanda, Greqia, Irlanda, Belgjika etj. Ndėrkaq, nė Europėn Lindore dhe Azinė Qendrore renditemi tė parėt.

Indeksi i vendit pėrpilohet sipas dhjetė kategorive, siē janė ndotja e ajrit, shumėllojshmėria biologjike dhe ndryshimet klimatike, ulja e emetimeve tė gazit etj, si dhe sipas 25 performancave qė gjendjen e mjedisit jetėsor nė vend e krahasojnė me qėllimet e vendosura, tė bazuara kryesisht nė marrėveshje ndėrkombėtare.

Nė majė tė listės, si vende ekologjikisht mė tė shėndosha dhe tė cilėsuara si vende tė gjelbėrta, janė Islanda, Zvicra, Kosta Rika, Suedia dhe Norvegjia. Ndėrsa rezultatet mė tė ulėta i takojnė Republikės Qendrore afrikane dhe Siera Leone.

Nė kėtė raport paraprak, Shtetet e Bashkuara kanė shėnuar njė rėnie me 22 vende krahasuar me dy vjet mė parė, nė njė kohė qė Kanadaja dhe Kina kanė rėnė pėrkatėsisht me 44 dhe 16 vende. Raporti final pėr performancat ekologjike tė vendeve pėr kėtė vit do tė publikohet mė 12 shkurt.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=9094
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2012, 16:33   5
Citim:
Performanca mjedisore, Shqipėria e 23-ta nė Botė

TIRANĖ- Shqipėria renditet e 23 nė botė nė Indeksin e Performancės Mjedisore midis 163 vendeve tė botės. Kjo bėhet e ditur nga botimi i Environmental Performance Index i vitit 2011.

Renditja ėshtė pėrcaktuar pas studimit tė Universitetit tė Yales USA, nė bashkėpunim me qendrėn e kėrkimeve shkencore Europiane ISPRA nė Itali.

Indeksi i Performancės Mjedisore mat qėllimet mjedisore tė vendosura nė Sfidat e Mijėvjeēarit, ndėrsa ka nisur si njė projekt pilot nė vitin 2006. Qė prej kėtij viti, Qendra Yale pėr Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor ka realizuar raporte tė pėrvitshme.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.