Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Propaganda a/sh
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.9.2009, 16:03   21
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Po sjell kapitullin e pestė tė librit "Tragjedia e Voskopojės" i Dhori Falos qė ėshtė i financuar nga shoqata "Arumunėt e Shqipėrisė". Kur lexon kapitullin e pestė "Kultura", mahnitesh sepse autori nuk ka pasur mundėsi tė devijojė dhe ėshtė i detyruar tė nxjerri nė pah rolin e akademikėve dhe njerėzve tė kulturės nė Voskopojė. Dhe me veti dhe qėllime tė ēuditshme, jashtė kornizave tė tė qėnit ''vlleh''.

Citim:
V. KULTURA

“Qė nga vllahu me gunė e kėrrabė nė dorė deri te intelektuali i Akademisė qė merrej me spekulime filozofike u krye njė revolucion i madh, jo aq nga koha e gjatė qė kaloi sesa nga hopi cilėsor i kryer. Pėr t’u bėrė njė mrekulli e tillė nuk mjaftonin vetėm zhvillimi ekonomik i qendrės sonė, pasi edhe vėnde tė tjera e luajtėn mirė paranė por sikur e pėrbuzėn pak kulturėn dhe dijen. Pra, detyrimisht kemi tė bėjmė me arsye tė tjera me rrėnjė mė tė thella, tė ngulura nė racėn vllahe, nė gjak, nė traditė e trashėgimi. Vllahu dinak e i zgjuar, i gjallė e dinamik, pati tejembanė etje pėr mėsim ashtu si stėrgjyshėrit e vjetėr qė pėrvetėsuan dijet e kohės dhe i zhvilluan mė tej me aq sukses.

(...)

Pra, duhej parė e mėsuar dhe kopjuar, duhej importuar nė kėtė drejtim, ashtu si lėndėt e paprodhuara nė vend. Kur e kėrkonte nevoja vllahu i parė dinte edhe tė pėrulej pak (pėrkulem por nuk thyhem), linte provizorisht mėnjanė atė kryelartėsinė e mustaqes sė pėrdredhur, e hiqte veten tepėr naiv, tė paditur (edhe kjo njė farė diturie ishte). Shkurt, raca dinamike vllahe kishte etje pėr tė mėsuar.

(...)

Ndikuan edhe arsye tė tjera nė ngritjen e mahnitshme kulturore tė qytetit: marrėdhėniet e shumta tė qytetit me botėn e jashtme hapėn horizonte tė panjohura. Vozitjet nė krahinat e afėrta tė Greqisė e Maqedonisė (Janinė, Ohėr etj.) bėnė tė krijohen lidhje miqėsore, fisnore, njerėzore e kulturore, pėrveē atyre tė tregtisė. Kėshtu nga kėto anė erdhėn nė qytet pedagogė e intelektualė, tė dalluar e pa emėr, qėndruan provizorisht apo u vendosėn aty, tė nxitur nga konditat e mira materiale qė u krijoheshin; gjetėn strehim intelektualė kozmopolitė, pedagogė tė ndjekur nga dogmat fetare e skolastike nė vendet e tyre.

Ata sillnin me vete tė rejat nė fe, nė shkencė, nė art, nė filozofi e pedagogji. Qyteti vllah e bėnte barkun e madh, kishte nevojė pėr kuadro, pėr dituri, pėr zhvillim, si njė vend i pashfrytėzuar qė ishte. Kėshtu psh pedagogu grek Metod Antrakiti, i dėbuar nga Janina pėr pikėpamjet e veta nė favor tė rrymave filozofike franceze dhe kundėr skolastikės aristoteliane, dha mėsim nė Voskopojė gjatė periudhės 1720-1736, nė kolegjin grek tė qytetit. Por ndikimi i Perėndimit (mė tepėr indirekt) qe vendimtar.

(...)

Kolegji grek (Frondistidhio) ngritur nė vitin 1710 qe njė hop i madh cilėsor nė fushėn e kulturės. Nxėnėsit tė ardhur nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė e nga Maqedonia, futeshin nė njė ambient tė ri intelektual, pajiseshin me ide tė reja , me pikpamje filozofiko-fetare tė ndryshme nga ato tė vjetrat, stėrviteshin tė pėrdornin “arsyen” pėr abstraksione konkluzione deduktive, duke u bazuar nė “teoritė” dhe njohuritė e kohės.

Frondistidhio-ja ishte e vendosur nė qendėr tė qytetit, nė ndėrtesat ngjitur me kishėn e Shėn Kostandinit. Edhe pas prishjes sė qytetit shkolla gjendej pėrsėri aty dhe pllaka e shtruar te dera e Akademisė (Nea Akademia) u soll dhe u vendos te hyrja nė fjalė (nuk dihet ku humbi mbas kohe).

Njė rol tė madh nė kolegjin grek ka luajtur edhe heretiku Metod Antrakiti i pėrmendur mė lart. Ai ka dhėnė mėsim pėr njė kohė nė kolegj dhe futi frymėn e re tė sjellė nga Janina, mė e pėrparuar nė kėtė drejtim gjatė kėsaj kohe. I frymėzuar nga filozofė frėngj Descartes e Malenbranche, ai predikoi me zell demaskimin e skolastikės sė vjetėr, pėrmbysi dogmat e ngurta, dha metodė tė re pėr tė udhėzuar arsyen njerėzore, kėrkoi tė hidhet tutje e kaluara dhe opinionet e mara dhe rindėrtohet rishtas gjithė sistemin e njohurive.

Antrakiti, bėnte pėrpjekje pėr tė pajtuar shpirtin e trupin plot tė meta me frymėn hyjnore tė Zotit, qe optimist pėr jetėn dhe suksesin e arsyes nė gjetjen e sė vėrtetės. Nė kėtė mėnyrė u hapėn perspektiva tė Shėndosha pėr themelimin e Akademisė, duke pėrgatitur kuadro, baza teorike, pikėpamjet e ambientin kritik dhe dishepuj tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e vendit.

Duket se kėto pikpamje tė reja ishin futur e pėrkrahur mė pėrpara nė kolegjin e Janinės. Nėpėrmjet rrugės tė perėndimit (Franca), por edhe lufta kundėr tyre pati qėnė e ashpėr nga ana e dogmave fetare pėrderisa njė Antrakit i zoti detyrohet tė emigrojė me vullnet tė lirė.

(...)

Vlen tė shėnohet se gjuha frėnge duhet tė ketė qenė pėrvetėsuar nga njė pjesė pedagogėsh apo intelektualėsh pėrderisa ata spekulojnė mbi themelet e filozofisė sė atij vendi. Edhe Sevast Leontiadhi, nga Kosturi, i diplomuar nė universitetin e Padovės (Itali) nxėnės i Antrakitit, eci po nė ato gjurmė tė mjeshtrit tė vet dhe la mbresė si rektor i parė i “Akademisė sė Re” nė periudhėn 1742-48, duke pėrhapur akoma mė shumė iluminizmin Europian dhe duke i dhėnė emėr kėtij institucioni tė ri dhe qytetit tė vet.

Por padyshim qė ky hov i madh, kjo atmosfera e re kulturore rreth boshtit Janinė-Moskopolis, nxorri nė pah personalitetin mė tė shquar dhe mė tipik tė asaj kohe, voskopojarin Theodhor Kavalioti, i cili sintetizoi, komentoi, pėrhapi dhe zgjeroi idetė e reja duke u dhėnė atyre njė nuancė e kolorit vendas, duke pajtuar e harmonizuar shqetėsimet e kontradiktat e intelektualėve tė lindura nga pėrpunimi i arsyes dhe i diturisė. Ai u farkėtua nė kolegjin Marusian tė Janinės nga njė tjetėr personalitet me famė ballkanike Evgjeni Vullgaris (1716-1806), arbėresh nga Greqia , pėrkrahės i flaktė i iluminizmit dhe sidomos i pikėpamjeve tė Volterit, Lajbnicit, Volfit dhe Lokut.

Ky mjeshtėr i zoti i nguliti nxėnėsve tė vet pothuajse moshatar, koncepte filozofike tė reja, duke e bazuar burimin e njohurive nė pėrvojėn, duke ndihmuar ndijimin nga mendimi liberal, tolerant, kritik ai u bė idhulli i Kavaliotit. Por me pikėpamje idealiste, pra Zoti ekziston dhe paraqet perfeksionin e qenies e tė shpirtit, ide kėto qė do t’i trashėgojė paskėtaj e pėrgjithmonė edhe mjeshtri i ri voskopojar.

Ngjarje mjaft e rėndėsishme nė jetėn kulturore tė qytetit ka qėnė padyshim dhe themelimi i “Akademisė sė Re”, kulmi i tėrė sistemit arsimor, qė nga shkollat e para pėr fėmijė tė vegjėl, mė vonė edhe pėr tė rriturit te kolegji grek me pedagogė tė shėnuar dhe tė ndonjė tjetėr institucioni tė tillė qė pati ekzistuar nė atė kohė. Viti i themelimit ka qėnė maksimumi 1742, nė mos mė parė.

(...)

Por cilėt qenė baballarėt e saj?... Joasaf (patriku voskopojar i Ohrit), qė me njė grup intelektualėsh voskopojarė vendosėn tė ngrenė njė institucion aq tė rėndėsishėm pėr qytetin e tyre po aq famė madh. Mirė vendimi, po financimi? Ku u gjendėn ato 694.000 aspra si ndihmė brėnda njė dite?

(...)

Ndihmė jo dhe aq simbolike dhanė, i pari drejtuesi shpirtėror Joasaf (60.000), Mitropoliti i Kosturit (60.000), Igumeni i Shėn Naumit nė Ohėr (12.000), pastaj parėsia voskopojare kurdoherė e gatshme (250.000) dhe sė fundi shtylla kurrizore e qytetit, pėrsėri esnafėt dorėlėshuar (312.000).

(...)

Nė kohėn kur rektori i parė i Akademisė pati qėnė Sevast Leontiadhi, Theodhor Kavalioti (1718-1789) duhet tė qe pedagog i saj nė moshė akoma tė re, ose tė shumtėn mori kėtė detyrė rreth viteve 1744-45 (26-27 vjeēar) meqė nuk e pranon arsyeja qė fill menjėherė tė emėrohet rektor, duke kapėrcyer disa shkallė pak a shumė tė nevojshme pėr afirmimin e tij. Pėr merita tė veēanta dhe pėr aktivitetin e tij tė dalluar nė kėtė qendėr kulturore, emėrohet rektor i saj nė vitin 1748 (jo keq si karjerė pėr moshėn 30-vjeēare).

Qė prej kėsaj dite Akademia bėri njė hop tjetėr cilėsor pėrpara e nxitur nga hovi, vrulli dhe karakteri i pėrgjegjėsit tė ri. U dallua si pėrkrahės i ideve iluministe dhe i pajisur me njė kulturė tė gjerė, ai u bė udhėheqės i lėvizjes kulturore, jo vetėm tė Voskopojės, por edhe tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė sė Jugut . Leksionet e tij mbi filozofinė, logjikėn, matematikėn, fizikėn, filologjinė hidhnin baza pėr njė kulturė tė re. Ato vėrtetonin rolin e diturisė pėr tė arritur saktėsinė, luftonin dogmat e vjetra, ashtu si paraardhėsit dhe “ustai” i tij i Janinės. Si gjithė tė tjerėt edhe Kavalioti pranon qenien e Zotit dhe bėri pėrpjekje pėr pajtimin e shkencės me fenė.

Koha ku jetoi, tradita, trashėgimia, ambienti i vendlindjes me njėzetė e katėr kisha, ceremonitė fetare me psallme, qirinj e temjan, tė gjitha kėto sė bashku me bazat filozofike tė mjeshtėrve tė kohės, bėnė qė Zoti “tė zotėronte” nė mėndje, nė shpirt e nė zemėr, tė duket i trembur dhe larguar materializmit, tė pakonceptuar drejt pėr atė kohė e pėr atė vėnd tė mėnjanuar.

Sidoqoftė ai pati merita tė mėdha. Pėrveē aktivitetit si pedagog e rektor, midis nxėnėsve vllehė e shqiptarė, ai shprehu pikėpamjet e konceptet e veta filozofike nė njė varg punimesh tė rėndėsishme, sidomos te “Logjika” e tij, Metafizika, Fizika, dhe tė tjera, qė u zhdukėn andej-kėndej, dhe fare pak mbetėn deri nė ditėt e sotme. Ato shėrbyen nė radhė tė parė pėr pėrdorim nė Akademi dhe u shtypėn nė tipografinė e Voskopojės. Leitmotivi i tij del kurdoherė nė pah: “Vetėm filozofia na jep mundėsi tė arrijmė pėrsosmėrinė, tė njohim realitetin, tė zhdukim konfuzionin dhe kontradiktat e brėndshme, pra, duhet tė studiohet dhe pėrvetėsohet dituria, tė gjitha kėto nė harmoni me fuqinė e mbinatyrshme, “Zotin”.

Ai u orvat qė kishės ortodokse t’i jepte karakter kombėtar, duke dėshiruar tė futej gjuha shqipe nė predikimet dhe pėr kėtė qėllim ndėrmori pėrkthimin e “Dhiatės sė Re”. Nė vitin 1770 botoi njė fjalor pėr tre gjuhėt e qytetit (greqisht-arumanisht-shqip), qė u shtyp nė Venetik, duke u pėrpjekur nė kėtė mėnyrė tė vlerėsonte e tė pėrhapte mė tej tė dy gjuhėt e nėnvleftėsuara tė vendlindjes, sidomos vllahēen amtare, aq shumė tė pėrdorur. (ėshtė vlleh apo shqiptar Kavalioti?! sipas autorit )

Dhe, nėse financa arriti kulmin me familjet e dėgjuara Peskara dhe Sina, padyshim qė kuintesenca e intetelektualizmit moskopolit pėrfaqėsohet nga Theodhor Kavalioti, i pasuar pastaj nga mjaft nxėnės tė tij. Meqė dallohet nė shkollat e para pėr zgjuarsi, dėrgohet nga esnafėt kulturėdashės nė kolegjin Marusian tė Janinės, ku farkėtohet mirė e bukur nga idhulli i tij Evgjeni Vullgaris.

Kthehet me njohuri tė mira teorike dhe meqė iluminizmi evropian bėhet doktrina e tij, patjetėr qė zotėron, pėrveē greqishtes dhe frėngjishten, gjuhė kjo mjaft e pėrhapur edhe nė Akademi, meqė nė Bibliotekėn e madhe ndodheshin vepra tė dijetarėve francezė tė kohės.

Le tė mundohemi tė depėrtojmė pak nė karakterin e kėtij personaliteti voskopojar, nėpėrmjet punės dhe aktivitetit tė tij. Dėshira pėr tė pėrkthyer “Dhjatėn e Re” nė gjuhėn shqipe, botimi i fjalorit tre gjuhėsh, dėshmojnė se ai, megjithėse i pėrpunuar nėpėrmjet greqishtes dhe kulturės helene, ėshtė i vetėdijshėm pėr qenien e njė atdheu as grek, as turk, por tė robėruar e tė prapambetur, atdhe ky qė shtrihet anembanė vendlindjes, pavarėsisht se shumė qytetarė tė nderuar nuk e konceptojnė dot qartė nė ato kondita.

Pra, ai bėri pėrpjekjet e para pėr vlerėsimin e shqipes, jo vetėm si nevojė e ēastit pėr nxėnėsit shqiptarė tė Akademisė (fjalori u botua pas prishjes), por edhe si afirmim zyrtar i njė gjuhe tė tillė, pra edhe i njė atdheu pėrkatės, qė detyrimisht ėshtė i tij dhe i bashkėkohėsve tė tij tė robėruar nga Turqia.

Kavalioti pėrfaqėson tendencat e ambientit intelektual tė Akademisė pėr t’u shkėputur nga administrimi prapanik turk dhe pėr njė farė vetėqeverimi (sipas modelit tė disa qyteteve evropiane), pėr t’u larguar gradualisht nga influenca e fuqishme e Patriarkanės reaksionare tė Stambollit, qė pengonte frymėn e re nė filozofi dhe nė politikėn e shteteve tė robėruara tė Ballkanit dhe, pse jo, pėr tė krijuar “bėrthamėn” e njė atdheu tė ardhshėm shqiptar, ku tė mbretėronte e mira, dija dhe vėllazėrimi. Ai, sė bashku me mjaft pasues tė vet, udhėhoqėn kėtė rrymė ideologjike pėrparimtare, qė nuk e pati jetėn tė gjatė, por tregoi se qė nė atė kohė po forcohej koncepti i njė atdheu shqiptar
.

Nxėnėsit e Akademisė mėsonin aty greqishten e vjetėr dhe tė re, gramatikėn, letėrsinė, logjikėn, filozofinė, matematikėn, fizikėn, teologjinė dhe shkenca tė tjera jo nė atė nivel e sasi si ata tė universiteteve tė dėgjuara tė asaj kohe, por sidoqoftė tė jashtėzakonshėm pėr vendin njerėzit dhe shtypjen e provincave tė largėta otomane.

“Akademia e Re” pėrgatiti intelektualė tė shumtė nga Shqipėria e jugut dhe Maqedonia, tė cilėt pajiseshin aty me njė kulturė tė mirė dhe e pėrhapėn atė nė vendet e tyre, sė bashku me frymėn e re moskopolite, duke i ngritur kėshtu emrin e vet dhe tė qytetit tė pėrmendur. Pra, hidheshin hapat e para, jo vetėm pėr njė rilindje kulturore por edhe atdhetare .

Njė pjesė e madhe prej tyre, para dhe pas prishjes tė qytetit (edhe Kavalioti vetė), shpėrndahen nėpėr Evropėn e zhvilluar dhe shquhen pėr ngritje, pėr zotėsi, pėr talent e pėr ndershmėri. Padyshim qė nė kėtė drejtim shkėlqeu mbi tė gjitha figurat e intelektualit kozmopoliti voskopojar, Kostė Xhehani (Kostė Jorgji Ēekani) qė u bie kryq e tėrthor universiteteve mė nė zė tė Evropės (gjaku nomad i stėrgjyshėrve?) dhe la emėr kudo pėr vlerat e tij tė shquara. Kėshtu, ky intelektual nomad ndjek studimet nė universitetin e Halle-s (Gjermani), prej aty shkon nė atė tė Gotingenit, pastaj qarkullon si pa gjė tė keq nėpėr Vjenė, Paris, Londėr, Leiden (Hollandė) duke parė e duke mėsuar, gjithmonė i etshėm pėr dije e njohuri.

Ashtu si “shefi” i pėrmendur i Akademisė edhe nxėnėsit e tij “mjeshtėr Kosta” ndjek rrugėn e tė parit, duke hartuar njė histori tė Skėnderbeut nė greqisht nė bazė tė veprės sė Marin Barletit, qė botohet nė Moskė mė 1812.

Pėrpjekjet pėr shqipėrimin e “Dhiatės sė Re” nė luftė me pengesat e Patriarkanės sė Stambollit (gjuhė barbare shqipja!) u vazhdua nga nxėnės tė tjerė tė Kavaliotit, ose bashkėkohės tė ndriēuar prej frymės voskopojare dhe ata tė pėrmendur pėr dije e kulturė. Peshkopi i Durrėsit Grigor Durrsaku e pėrktheu atė mė 1761 dhe mė tepėr nė njė alfabet origjinal, aspak tė ngjashėm me germat greke .

I dėgjuari Dhaskal Todhri (Theodhor Filipi), qė i ngjiste Kavaliotit, jo vetėm nga emri por edhe nga zemra e mendimet shqipėroi fragmente nga Dhiata e lartpėrmendur, si dhe pjesė liturgjike. Nė gjurmėt e voskopojarėve pėrparimtarė u mundua tė sjellė njė shtypshkronjė nė Elbasan, mė 1805 dhe u eliminua nė rrugė e sipėr.

(...)

Durrsaku i pėrmendur lė mėnjanė skeptrin e peshkopit dhe me dorėn e vet harton njė alfabet origjinal tė gjuhės shqipe qė flitet kudo, por nuk shkruhet lehtė, punė kjo jo fort e lehtė e pa vlerė.

Tjetri (Kostė Kozmopoliti) shkon edhe mė tutje duke u rikujtuar bashkėkombėsve tė vet bėmat e famshme tė Skėnderbeut dhe luftėn e “albanėve” kundėr Turqisė (pėr analogji i nxit tani tė pėrsėritin tė kaluarėn heroike).


(...)

Institucioni mė i vjetėr por jo mė pak i rėndėsishėm qe padyshim shtypshkronja e pėrmendur e Voskopojės, qė mori emblemėn e Shėn Llukajt (Shenjt pa faltore nė qytet). Edhe pėr vitin e ngritjes sė saj na jepen dy data, pak a shumė tė afėrta: nė vitin 1714 Gregor Gega, me origjinė durrsake e solli nga Venetiku atė dhe e vendosi nė Voskopojės. Shumica dėshmojnė se tipografia u soll nga Vjena mė 1720, me iniciativėn e Joasafit (pėrsėri babagjyshi fjalėrėndė) dhe nė tė punoi si drejtues, tipograf e korrektues hieromonaku Grigor Kostandini sė bashku me Grigor Voskopojarin (dy Grigorėt) ....”


Dhori Falo Tragjedia e Voskopojės f. 146-170

http://www.gazetakritika.net/Forumi/...php?itemid=933

Ndryshuar sė fundmi nga Aleksandėr : 16.9.2009 nė 16:08.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.9.2009, 17:35   22
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kur thua se nuk kishte vllehė para Car Dushanit, mė duket se tė del nė ndihmė ky "Dokumenti Anonim" i viti 1308, ku pėrshkruhet Arbėria nė detaje dhe nuk pėrmenden vllehtė askund.

https://vargmal.org/dan472
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2009, 12:21   23
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė kėtė hartė mund tė shihni toponimet vllehe nė Bosnie: Cincar(JP), Vllashiq (Q), Romania (L).

http://www.bosniafacts.info/maps/bos...erview_Map.png

Vllehtė nė pėrqindje tė vogėl edhe mund tė jenė romakė ose ilirė tė romanizuar, por nė pėrqindjen mė tė madhe janė dakė tė romanizuar, tė ardhur nga Moldavia.

Gjatė dyndjeve sllave tė cilat kaluan pikėrisht kah Moldavia, kėta rumunė i janė bashkangjitur sllavėve dhe kanė ardhur sė bashku me ta.

Kėshtu shpjegohet dy ēėshtje tė rėndėsishme.

Sė pari qė gjuha e folur nga ilirėt e romanizuar nėpėr ujdhesat dhe qytetet e Adriatikut i pėrket grupit perėndimor tė gjuhėve neolatine ka ngjashmėri mė tė madhe me italishten, kurse gjuha vllehe i pėrket grupit lindor.

Sė dyti haplogrupi I2a2 ėshtė i pėrhapur mė sė shumti nė dy qendra: Moldavi dhe Dalmaci.

Dalmatinėt e sotėm deri nė 70% kanė haplogrup I2a2, ndėrkohė qė edhe asimilimi i Mavro-vllasėve (Morlakėve) nė kroatė, ka qenė shumė i madh nė kėtė zonė. Tek boshnjakėt ky haplogrup shkon rreth 44%, kurse tek serbėt e Bosnės rreth 31%. Edhe te kėto dy etni asimilimi i vllehėve ka qenė i madh.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2009, 12:59   24
Citim:
Tiranė/ Festohet 18 vjetori i krijimit tė shoqatės sė Arumunėve tė Shqipėrisė

Arumunėt e Shqipėrisė shėnojnė tetėmbėdhjetė vjetorin e themelimit tė shoqatės sė tyre. Kjo shoqatė, ka mbledhur njė numėr tė madh tė arumunėve nė njė spektakėl me kėngė dhe valle nga tradita dhe kultura e tyre.

Muzika tradicionale arumune ėshtė e gjallė dhe mjaft e pranishme nė jetėn e pėrditshme dhe festive. Ajo ėshtė e afėrt me muzikėn toske tė stilit lab. Kjo kulturė pėrfshinė kėngė rituale, kėngė lirike, balada por edhe kėngė historike.

Shoqata kulturore Arumunet e Shqipėrisė ėshtė themeluar nė vitin 199. Arumunėt janė pakica kombėtare rumune qė quhen shpesh edhe vlleh.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=38540

Citim:
Arumunet festojne krijimin e shoqates

Shoqata e Arumuneve te Shqiperise, ka festuar krijim e saj ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme me personalitete te ambasades rumune, qytetare dhe pjese e ketij minoriteti. Femije te cilet njihnin shume mire gjuhen rumune, kane kenduar himnin kombetar te Rumanise dhe me pas kane kenduar dhe kercye, kenge e valle tradicionale te tyre.

Nderkohe drejtuesit e ketij minoriteti kane theksuar edhe rendesine e kesaj shoqate, qe sipas tyre vlen per bashkimin e traditave, gjuhes, festave kombetare te ketij minoriteti. Sipas te dhenave rezulton se arumunet perbejne edhe minoritetin me te madh ne Shqiperi.

Sipas te dhenave te Shoqates se Arumuneve shqiptare numerohen mbi 300 mije anetare, qe do te thote se perben 8-9 per qind te te gjithe popullsise se vendit.

http://www.kohajone.com/html/artikull_48264.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2010, 11:04   25
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Njė studim tjetėr i nxjerr aromunėt me haplogrup R1b, me prejardhje nga Perėndimi, me gjasė italo-veriorė, kolonė tė kohės romake.

http://dienekes.blogspot.com/2005/12...m-balkans.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.1.2010, 17:51   26
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Citim:
Vllehtė nė pėrqindje tė vogėl edhe mund tė jenė ilirė tė romanizuar
Popullsia vllehe ėshtė popullsi baritore, pra ēobenjsh. Atėherė lind natyrshėm pyetja se si u latinizuan duke mėsuar kėtė gjuhė latine kjo kategori ēobenjsh pėrpara elitave qytetare? Pra ėshtė mė e lehtė ti besohet tezės sė mbetjeve romake.

Gjuha vllehe ėshtė e pėrafėrt me rumanishten por nuk ėshtė e tillė. Ekziston njė tezė ku rreth viteve 800-1200 gjuha vulgare latine e folur nė provincat ballkanike tė Perandorisė Romake u nda nė katėr pjesė; Dako-Rumanisht ose rumanishtja e sotme, vllehisht, Megleno-Rumanisht dhe Istro-Rumanisht. Njė mundėsi e origjinės sė gjuhės vllehe ėshtė e njėjta rrugė si gjuha standarte rumune e cila konsiderohet pasardhėse e latinishtes e folur nga dakėt dhe romakėt e vendosur nė atė ēfarė sot ėshtė Rumania, ndėrsa vllehishtja konsiderohet pasardhėse e latinishtes sė folur nga thrakėt sipėr veriut tė Epirit. Konkretisht pakica latine tė ngulitura si pasojė e Perandorisė Romake. Influenca e gjuhės greke tek vllehishtja ėshtė shumė e madhe si pasojė e kishės ortodokse.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2010, 14:21   27
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Historiografia sllave pėrmend shpesh "ilirė tė romanizuar". Nuk dėshirojnė tė thonė se pushtuan trojet arbėreshe, porse gjetėn ca mbeturina tė romanizuara.

Sipas tė gjitha premisave, ilirėt e romanizuar i pėrkasin njė dialekti tė ndryshėm nga rumunėt, njė dialekt qė ėshtė mes rumanishtes nė lindje, dhe italishtes e retoromanishtes nė perėndim. Kėta ilirė tė romanizuar janė strehuar gjatė dyndjes sllave apo kanė jetuar qė nė fillim nė qytetet bregdetare e nė ujdhesa, si Raguza, Kotori, Cresi, etj.

Vllehtė, duhet tė jenė tė ardhur nga Rumania siē kanė pohuar dhe vetė. Por kanė qenė pakicė. Numri i tyre duhet tė jetė shtuar pėr shkak se emri vlleh filloi tė pėrdoret si sinonim pėr blegtorin. Edhe sot e kėsaj dite tė thuash ēoban ėshtė si tė thuash vllah. Pra ėshtė ngatėrru profesioni me etninė. Kėshtuqė male tė tėra me arbėreshė janė quajtur vlleh pėr shkak se merreshin me blegtori.

Por edhe vllehtė e mirėfilltė, qė kanė ardhur nga Romania janė dakė tė romanizuar, pra me gjak pellazg. Madje mė mirė kanė ruajtur gjakun pellazg kėta qė erdhėn tek ne, se s'kishin me kė tė pėrziheshin pėrveē se me neve, kurse ata atje nė Romani janė gjysma magjupė, ca tė tjerė sllavė etj.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2011, 22:25   28
kalimtar/e
 
Nė vitin 1978, kur po bėheshin pėrgatitjet pėr Festivalin Folklorik, rradha i erdhi "minoriteteve" dhe "vllehėt" nuk u pranuan nė Festival sepse...

Citim:
...u quajt e paarsyeshme dhe pa baza qė tė dalė folklor vlleh, deri sa s'ka pakicė kombėtare tė tillė.1

Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 15:12   29
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Qė vllehėt tė pėrbėjnė njė pakicė kombėtare (do preferoja etnike) duhet tė plotėsojnė dy kushte themelore:

- Pasjen e njė shteti amė.
- Territorialitetin.

Rumania nuk ėshtė shteti amė i vllehve pavarsisht pėrpjekjeve artificiale rumune pėr tė na nxjerr ndonjė minoritet etnik siē po pėrpiqen pak a shumė gjithė shtetet qė na rrethojnė. Pjesa e dytė, e territorialitetit, pėrsėri vllehėt nuk e plotėsojnė. Duhet njė shtrirje e rregullt me zona tradicionale siē kanė grekėt psh Dropullin. Nqs do i quanim vllehėt minoritet veē pėr nga numri atėherė i bie me i dhėnė tė drejtė minoriteti dhe kinezėve qė do jenė nja 3-4 mijė nė gjithė Shqipėrinė. Pra pas gjithė pėrēapjeve mbetemi pėrsėri tek vllehėt si minoritet kulturor.

Ndryshuar sė fundmi nga Aleksandėr : 6.3.2011 nė 17:10.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 16:54   30
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Harta tregon toponimet rumune qė pėrfundojnė me Esti

http://www.eliznik.org.uk/RomaniaHis...ponym_esti.GIF

Por e kam tė paqartė se cilat toponime nė Shqipėri pėrfundojnė me kėtė prapashtesė. Nuk kam mundur tė gjej asnjė toponim tė kėtillė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 17:09   31
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ore kėta kanė shekuj qė e marrin mallin tė skaduar, po n.q.s. ajo -esti e hartės e ka fjalėn pėr -ishtė, ėshtė prapashtesė e shqipes: purrishtė, vėrrishtė, ahishtė, breshtė, akullishtė, hithėrishtė, plehėrishtė, lirishtė (Larissa), burishtė, cungishtė, dardhishtė, diellishtė, djerrishtė, drithėrishtė, drizėrishtė, farishtė, ferrishtė, fėngishtė, fierishtė, gjethishtė, frashėrishtė, gurishtė, gropishtė, grunishtė, rrallishtė etj. etj. Pėrndryshe ia fusin nė tym me mendimin se diēka do tė mbesė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 17:26   32
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mė duket se kjo harta e shpjegon shumė mė mirė ēėshtjen:

http://upload.wikimedia.org/wikipedi...n_language.jpg

Nė bazė tė kėsaj them, se iliro-thraku kur romanizohet nė ēdo rast jep vllahun, qoftė ky i Rumanisė, Istrės, a kudo tjetėr. Ėshtė pikėrisht substrati shqip, qė ndryshon vllahishten nga gjuhėt tjera neolatine (ital. fre. span. etj).

Qė gjuhėt dalmatiane i pėrkasin grupit tė gjuhėve neolatine perėndimore, kjo ėshtė pėr atė qė gjuha venedikase ndikoi me shekuj nė kėto gjuhė, duke ua ndryshuar karakterin, dhe nė fund tė fundit, sėrish mbeten njė ndėrmjetės mes rumanishtes dhe gjuhėve neolatine perėndimore. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr retoromanishten, qė ėshtė perėndimore nga shkaku i ndikimit italian dhe frėng.

Nga ana tjetėr, mbetje romake duhet tė ketė pasur, si dhe njė lėvizje tė vllehėve nga Rumania. Kėshtu qė qėndroj mes kėtyre tri teorive.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 6.3.2011 nė 17:34.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.