Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.7.2008, 17:53   1

Shkrim i cituar Termocentrale nė Shqipėri/Z1


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2008, 17:54   2

Shkrim i cituar Konfindustria: TEC-i Kosova C dhe Shqipėria Perėndimore


Administratori i Pėrgjithshėm, Gjergj Buxhuku, nė emėr tė Konfindustrisė “shpreh shqetėsimin lidhur me njoftimet e ardhura nga procesi tenderues dhe projekti tėrėsor i ndėrtimit tė Termocentralit Kosova C projekt pėr tė cilin Shqipėria Perėndimore ka shprehur vullnetin e saj pėr tė qenė ndėr investitorėt strategjikė nė ndėrtim dhe shfrytėzim”.

Sipas tė dhėnave tė fundit, del se ka mbaruar faza e parė e procesit tė tenderimit dhe janė pėrzgjedhur disa kompani investitor/kandidat pėr fitues tė kontratės koncesionare, ndėrkohė qė shteti shqiptaroperėndimor nuk njoftohet si kandidat pėr zotėrimin qoftė edhe tė njė pjese aksionesh tė koncesionarit tė TEC Kosova “C“.

Konfindustria shpreh qėndrimin e saj se pjesėmarrja e Shqipėrisė Perėndimore si bashkaksionere nė TEC Kosova C ėshtė hap shumė i rėndėsishėm pėr krijimin e Tregut tė Hapur Shqiptar me vlera tė jashtėzakonshme nė afatgjatė pėr zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien e tė gjithė shqiptarėve.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=53144
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2009, 19:32   3

Shkrim i cituar Durrės: Bisedime fiktive pėr TEC-in e qymyrgurit


Qytetarėt e Durrėsit dhe mjedisorėt kundėrshtuan ndėrtimin e TEC-it me qymyrgur gjatė "diskutimit tė hapur" me ekspertė tė kompanisė italiane "ENEL". Debatet janė pėrqendruar nė ndikimin nė mjedis tė kėtij investimi, pasi TEC-i me dy njėsi do tė ketė si lėndė bazė qymyrgurin e importit, ndėrsa prodhimi i energjisė prej tij do tė eksportohet pėr nevojat e tregut italian.

Edhe nė kėtė debat shumė pyetje s‘kanė mundur tė marrin pėrgjigje, ndėrkohė qė pėr shumė intelektualė vendorė vendimi pėr ndėrtimin e TEC-it 1'600 MW ėshtė marrė tashmė pa pėlqimin e vendorėve dhe diskutimet e tilla me publikun janė thjesht njė veprim rutinė pėr tė plotėsuar praktikat dhe pėr tė pėrfshirė sa pėr sy e faqe komunitetin nė vendime tė rėndėsishme tė kėsaj natyre.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=57850
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2009, 16:48   4

Shkrim i cituar Vlorė: Miratohet TEC-i 100MW naftė/gaz


Termocentrali i Vlorės, me kapacitet 100 MW ka marrė miratimin e Entit Rregullator tė Energjisė pėr nisjen e punės. Leja. Sipas testeve qė po kryhen tani, prodhimi i energjisė do tė nisė nė mesin e qershorit 2009. Nga tė dhėnat qė paraqet zyrtarisht ERE, mėsohet se "dokumentacioni i drejtuesve tė KESH-it, tė cilėt kanė nė varėsi Drejtorinė e TEC-it tė Vlorės, janė pėrmbushur nė pėrgjithėsi tė gjitha detyrimet teknike, pėrveē asaj financiare, e cila ėshtė shtyrė pėr t‘u paguar nė njė kohė tjetėr".

TEC-i do tė djegė naftė (me nėn 0.1% squfur) dhe gaz natyror (kur ka gjendje nė vend) me cikėl tė kombinuar duke prodhuar energji elektrike jo vetėm nga gazi, por edhe avulli, duke kapur parametra rendimenti mbi 50 pėr qind.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62208
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.6.2009, 16:17   5

Shkrim i cituar Verior: Defekti nė Kosova A shkakton ndėrprerje tė rrymės


Pėr shkak tė njė defekti, blloku 3 i TEC-it Kosova A ka ndalur punėn, duke shkaktuar kėshtu shkurtime tė ashpra nė gjithė shtetin e Veriut, ndėrkohė qė kthimi nė punė i kėtij blloku pritet tė bėhet mė sė largu deri pasnesėr.

Zėdhėnėsi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha se tashpėrtash konsumatorėt janė duke u furnizuar, kategoria A - 5:1, B - 4:2 dhe C - 3:3.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=37386
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2009, 23:13   6

Shkrim i cituar Verior: Merret vendimi pėr TEC tė ri 2000 MW, €3 mld


Shteti i Veriut ka marrė vendimin pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri, prej 2000 megavatėsh. Ndėrtimi i tij, thuhet se do tė bėhet nė dy faza, duke e ndarė atė nė dy pjesė prej 1000 megavatėsh. Projekti vlerėsohet se do tė kushtojė mbi 3 miliardė euro dhe ndėrtuesi i TEC-it do tė zgjidhet me tender.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/07/090715_kosova_termocentral.sh...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.7.2009, 12:32   7
Citim:
AAK-ja kundėr vendimit pėr 'Kosova e re'

Aleanca pėr Ardhmėninė e Kosovės me shqetėsim tė madh ka pėrcjellė vendimin e Qeverisė sė Kosovės, tė 15 korrikut, 2009, pėr kushtet dhe kriteret e ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike nė Kosovė, nė kuadėr tė Projektit “Kosova e Re”.

AAK vlerėson qė ky vendim ka mangėsi tė shumta procedurale, ėshtė shquar me njė nguti dhe jotransparencė ndaj qytetarėve tė Kosovė, me injorimin e plotė tė rekomandimeve tė komunitetit tė ekspertėve tė kėsaj fushe, dhe pėr mė shumė, nė bazė tė njohurive tė para, nuk garanton qė ndėrtimi i “Kosovės sė Re” do tė ndihmojė, nė mėnyrė thelbėsore, zhvillimin ekonomik tė Kosovė.

Qytetarėve tė Kosovės dhe ekonomisė kosovare, u nevojitet njė furnizim i pandėrprerė me rrymė elektrike. AAK ėshtė e mendimit qė vendimi i Qeverisė sė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me Kornizėn afatmesme tė zhvillimit tė sektorit energjetik, tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės.

AAK vlerėson qė pėr kėtė shkak, si dhe duke marrė parasysh rėndėsinė kapitale tė Projektit “Kosova e Re”, Kuvendi i Kosovės duhet tė jetė autoriteti final i marrjes sė vendimit pėr kushtet dhe kriteret e ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike nė Kosovė, nė kuadėr tė Projektit “Kosova e Re”.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=24101
Citim:
Kosovė, opozita kundėr qeverisė: Po falet pasuria e vendit

Vendimi i qeverisė sė Kosovės pėr ndėrtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, me kapacitet 2 mijė MĖ, dhe dhėnia me koncesion e minierės sė Sibofcit pėr njė periudhė 40-vjeēare, ėshtė komentuar nga opozita nė Kosovė si falje e pasurisė sė vendit dhe vendim qė do ta ēojė Kosovėn drejt realitetit si vendi mė i ndotur nė Evropė, qė do ta pengojė atė tė jetė edhe pjesė e BE-sė.

Kjo ishte deklarata qė dha dje Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), Lulzim Zeneli.

“Ėshtė njė vendim qė Lidhja Demokratike e Dardanisė e konsideron tė dėmshėm, dėmton drejt pėr sė drejti interesat e shtetit tė Kosovės. Ėshtė pėr habi sjellja e qeverisė sė Kosovės ndaj pasurive tė Kosovės, ndaj njė resursi qė ėshtė konsideruar nė interes strategjik pėr shtetin, na sjell para dilemave dhe pikėpyetjes sė madhe, se deri ku mund tė shkojnė kėta njerėz”, tha ai.

Sipas tij, qeveria e Kosovės, jo vetėm nė kėtė rast qė injoroi rekomandimet e ekspertėve, jo vetėm qė ofendoi Kuvendin e Republikės sė Kosovės si miratuese e strategjisė e zhvillimit tė energjisė sė Kosovės, por sjellja e kryeministrit dhe qeverisė sė Kosovės nė kėtė rast, ai tha se i bėjnė qė tė kuptojnė qartė se ata (ekzekutivi) udhėheqin nga parimet e interesave personale, apo individuale edhe atėherė kur goditet interesi i shtetit tė Kosovės.

Ndėrsa partia ORA, ka deklaruar se dhėnia me koncesion pėr 40 vjet e thėngjillit tė Sibovcit do tė bėjė qė kosovarėt tė jetojnė nė ambientin mė tė ndotur, madje sipas tyre kjo do tė jetė pengesė qė vendi t’i bashkohet Bashkimit Evropian, citon “Express”.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=30733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.7.2009, 20:37   8
Citim:
KESH zhvillon tenderin, nė shtator nis puna e plotė pėr termocentralin

TEC-i i Vlorės sapo ka pėrfunduar zhvillimin e tenderit pėr blerjen e rreth 30 milionė litrave naftė. Tashmė ėshtė bėrė e ditur qė termocentrali me kapacitet 100 megavat do tė funksionojė me lėndė tė parė, naftėn, por qė KESH garanton impaktin nė minimum pėr kabinetin.

Drejtues tė TEC-it garantojnė se cilėsia e naftės do tė jetė ndėr mė tė mirat. Njė tjetėr avantazh pėr Korporatėn Elektroenergjetike Shqiptare do tė jetė sigurimi i sasisė, vetėm nė rastet kur do tė kėrkohet, edhe pse kontrata mund tė jetė lidhur para 2-3 muajsh. E gjithė kjo masė bėhet pėr tė shmangur luhatjet e ēmimit nė bursat ndėrkombėtare.

Pak ditė mė parė, nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Sali Berisha foli me superlativa pėr TEC-in e Vlorės. Kreu i qeverisė e cilėsoi si projekt ambicioz, ndėrsa garantoi njė pastėrti pėr mjedisin, edhe pse lėnda e parė qė do tė pėrdoret pėr prodhimin e energjisė elektrike, do tė jetė nafta.

Megjithatė, plani i KESH-it nė tė ardhmen mbetet zėvendėsimi i lėndės sė parė nga naftė nė gaz natyror. Tashmė qė ligji i ri ka hyrė nė fuqi, qeverisė nuk i mbetet veēse tė lidhė marrėveshje me kompani private pėr furnizimin e vendit me gaz natyror.

E gjithė vlera e investimit pėr ndėrtimin e TEC-it arriti nė rreth 100 milionė euro, ku pjesa mė e madhe u sigurua nga kredia e marrė nė bankat private, por edhe nga donatorė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68223
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2009, 20:50   9
Citim:
Bullgaria dorėzohet - ‘Kosova e Re’ shpresa e Ballkanit

Prishtinė, 2 gusht - Eksponentė tė rėndėsishėm tė qeverisė sė re tė Bullgarisė deklaruan sė fundmi se ky vend ka nevojė tė rishikojė angazhimet e veta nė projektet strategjike energjetike dhe tė pranojė realitetin e shifrave.

Kreu i ri i Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė, Martin Dimitrov, tha se projekti pėr njė central bėrthamor me fuqi tė instaluar prej 2000 megavat, ėshtė tepėr i kushtueshėm dhe mund tė kėrcėnoje stabilitetin financiar tė kėtij vendi.

(...)

Projekti i Bullgarisė ishte parė si shpresė pėr tė gjithė Ballkanin, por tash duke se ndėrtimi i Termocentralit “Kosova e Re” nė vendin tonė do tė jetė shpresa e vetme pėr Ballkanin.

Qeveria e Kosovės ka marrė vendim mė 15 korrik pėr fillimin e projektit pėr ndėrtimin e Termocentralit Kosova e Re. Vendimi parasheh njė strategji me pesė pika veprimi, ku secila fazė do tė shkojė paralelisht me tjetrėn, pėr tė zgjidhur, siē ėshtė thėnė, problemin kronik tė energjisė nė Kosovė.

Ky parashihet tė jetė projekti mė i madh qė ka nisur tė realizojė deri tash Kosova me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kostoja e kėtij projekti, sipas llogaritjeve tė tanishme, parashihet tė jetė deri nė 3.5 miliardė euro.

Vendimi pėr Termocentralin "Kosova e Re" parasheh edhe dhėnien me koncesion tė minierės sė Sibovcit pėr 40 vjet kompanisė qė do ta fitojė tenderin pėr ndėrtim tė termocentralit tė ri.

Nevojat e Kosovės mendohet tė jenė nga 700 deri nė 800 megavat, por Qeveria mendon ta eksportojė rrymėn. Qeveria po ashtu ka nė plan edhe ndėrtimin e njė hidrocentrali nė Zhur, me kapacitet prej 300 megavatesh.

Rajoni jonė ėshtė nėn krizė tė thellė energjetike dhe nė vitin 2012, kriza pritet tė pėrkeqėsohet, pėr shkak se nė atė kohe parashikohet qė edhe Bullgaria, i cili ėshtė vendi i vetėm suficitar nė rajon, do tė mund tė prodhojė mė pak se sa kėrkesa pėr konsum.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=26190
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2009, 22:10   10
Citim:
Tėrhiqet edhe konzorciumi gjermano-amerikan

Kompania gjermane EnBW dhe partneri i saj amerikan WGI ėshtė tėrhequr nga gara pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri tė Kosovės, prej 2 mijė megavatesh, kanė bėrė tė ditur kėto kompani tė hėnėn.

EnBW ėshtė kompania e dytė qė tėrhiqet pas asaj gjermane RWE, qė e bėri tė njėjtėn gjė muajin e kaluar.

“Tė dyja, EBW dhe partneri ynė, kemi pėrfunduar sė fundi njė shqyrtim tė mundėsive tė investimit dhe strategjive dhe i ka rivendosur prioritetet e projekteve tė huaja”, thuhet nė njė njoftim tė EnBW, tė cilin ia kanė dėrguar agjencisė, Reuters.

Qeveria e Kosovės ka bėrė tė ditur se ende nuk ka marrė njė njoftim zyrtar nga EnBW dhe se nuk ka plan qė tė hapė njė tender tė ri.

Dy grupe tė huaja, italianėt ENEL dhe Korporata Publike e Energjisė e Greqisė, Sencap, dhe njė tjetėr qė pėrfshin kompaninė ēeke CEZ dhe AES tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ende janė nė garė pėr ta fituar tenderin pėr ndėrtimin e termocentral.

Vendimi i EnBW dhe WGI vjen njė muaj pasi Qeveria vendosi rregulla tė reja pėr ndėrtimin e termocentralit, duke kėrkuar nga investitorėt qė ta pėrfundojnė projektin nė dy faza, e jo nė njė fazė, siē fillimisht parashihej nė tenderin e 2006.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../12949/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2009, 23:16   11
Citim:
Vihet nė punė TEC-i i Vlorės

Dje ėshtė vėnė nė punė termocentrali i Vlorės, vepra mė e re energjetike nė vend. Lajmi konfirmohet pėr gazetėn “Agon” nga Muharrem Stojku, nėndrejtor i pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare. Sipas tij, TEC-i ndodhet nė fazėn e komisionimit tė energjisė, ndėrkohė qė aparaturat janė vėnė nė punė dhe kjo vepėr energjetike ka nisur funksionimin normalisht.

“Tashmė i kemi kryer provat nė termocentralin e Vlorės. Vepra ėshtė vėnė nė punė dhe ndodhemi nė fazėn e komisionimit tė energjisė. Kemi parashikuar qė gjatė muajit tetor tė pėrfitojmė nga TEC-i i Vlorės njė sasi energjie, qė nė total do tė arrijė nė 45 milionė kilovat orė”,- shprehet Stojku.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka pėrmbushur kėshtu objektivin e saj pėr vėnien nė punė tė kėtij TEC-i brenda muajit shtator. Ky afat u la nė qershor, kur u kryen edhe provat e para nė kėtė vepėr energjetike, nė prani tė kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, dhe ambasadorit italian nė Tiranė, Saba D’Elia.


http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=9820&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2009, 09:38   12
Citim:
Nė fillim tė muajit nėntor do tė nisė punėn Termocentrali i Vlorės, njė nga investimet kapitale mė tė mėdha tė 20 viteve tė fundit, nė fushėn e energjetikės nė Shqipėri. Kontribuues ėshtė edhe qeveria gjermane me investimet e rėndėsishme tė saj.

"Ėshtė vepra e parė prodhuese qė bėhet nė Shqipėri pas 30 vjetėsh. TEC`i do t`i shėrbejė gjithė Shqipėrisė dhe gjithė komunitetit. Ėshtė pothuajse 100 megavat, d.m.th 7-8 pėr qind e gjithė fuqisė energjetike qė prodhon Shqipėria dhe do tė shesė energji, pra do hedhė energji nė treg nė fillim tė muajit nėntor", tha ministri i Ekonomisė dhe i Energjitikės, Dritan Prifti.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18194/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2009, 15:44   13
Citim:
BE kėrkon mbylljen e "Kosova A"

Bashkimi Evropian ka kėrkuar qė Kosova tė mbyllė termocentralin mė tė vjetėr tė energjisė nė Evropė pėr shkak tė ndotjes sė jashtėzakonshme. Bėhet fjalė pėr centralin "Kosova A", i cili ka vetėm 3 njėsi operuese, nga 5 qė ka gjithsej.

Ky termocentral punon me qymyr dhe duhet tė mbyllet pa diskutim brenda vitit 2017, sipas kėrkesave tė Komisionit Evropian. Kreu i Komisionit Evropian nė Kosovė, Renzo Davidi, ka thėnė se "Kosova A" ka njė teknologji ndotėse 100 herė mė tė lartė se standardet e BE-sė.

Kosova ka nė plan tė ndėrtojė njė tjetėr central energjie me fuqi 2000 megavat, por muajin e shkuar projekti u ndėrpre pėr shkak tė mungesės sė interesit nga investitorė tė huaj.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=5496
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.11.2009, 20:21   14
Citim:
Takohet Komitetit Drejtues i projektit TC “Kosova e Re”

Sot nė Ministrinė e Energjisė dhe Minierave, ėshtė mbajtur takimi i anėtarėve tė Komitetit Drejtues tė projektit Kosova e Re nėn udhėheqjen e Ministres sė Energjisė dhe Minierave, Justina Shiroka –Pula.

Tė pranishėm ne takim ishin edhe ministrat tjerė tė Qeverisė sė Kosovės dhe kryesues tė rregullatorėve tė pavarur pėr Miniera dhe Energji, ku u diskutua rreth zhvillimeve lidhur me projektin Kosova e Re.

Diskutimet janė pėrqendruar nė analizėn e zbatimit tė projektit pas tėrheqjes sė dy ofertuesve pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes nė ekonominė globale qė ka shkaktuar kufizimin e vėllimit dhe kostos sė mjeteve financiare qė janė nė dispozicion pėr realizimin e projekteve tė tilla.

Nė takim u theksua se ėshtė me rėndėsi qė kėta faktorė tė merren parasysh nė kontekstin e vazhdimit tė transaksionit dhe pėrmbylljen me sukses tė kėtij projekti.

Pas analizės sė bazės ligjore nga kėshilltarėt ligjorė tė projektit ėshtė vėrtetuar se projekti mund tė vazhdojė edhe me dy ofertues. Megjithatė, u tha nė takim se ėshtė e domosdoshme qė tė vlerėsohet nėse kjo paraqet mėnyrėn dhe procesin mė tė mirė pėr tė nxjerrė pėrfitime maksimale pėr Kosovėn.

Nė fillim tė javės sė ardhshme, mė 17 nėntor 2009, do tė mbahet takimi i radhės i Komitetit Drejtues nė tė cilin do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore, USAID, Komisionit Evropian dhe pjesėmarrėsve tė tjerė nė kėtė proces.

Nė kėtė takim kėshilltarėt e transaksionit pas analizave tė bėra do t’i rekomandojnė Komitetit Drejtues opsionin optimal pėr projektin i cili mund tė zbatohet me sukses dhe nė afatin sa mė tė shkurtė.

Rekomandimi dhe vendimet e mundshme do tė bazohen nė zbatueshmėrinė e projektit nė kushtet aktuale tė ekonomisė globale; synimet e Strategjisė sė Energjisė 2009-2018 (dokument i aprovuar nga Qeveria e Kosovės ditė mė parė) dhe maksimalizimin e pėrfitimeve pėr Kosovėn.

http://www.rtklive.com/new/?cid=8,1&newsId=33480
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2009, 23:14   15
Citim:
Reagime pėr dhe kundėr rishpalljes sė tenderit pėr Termocentralin Kosova e re

Procesi i ndėrtimit tė Termocentralit Kosova e re do tė nisė nga fillimi. Tėrheqja e dy konsorciumeve ndėrkombėtare, dhe kriza ekonomike globale kanė ndikuar qė qeveria vendore tė marrė vendim pėr rishpallje tė tenderit pėr kėtė termocentral.

Luan Shllaku, njohės i ēėshtjeve energjetike thotė pėr Radio Kosovėn (RTK) se vendimi pėr rishpallje tė tenderit mund tė jetė i qėlluar, nėse qeveria synon qė me kėtė ta rrisė konkurrencėn, pavarėsisht se ėshtė vonuar disa muaj.

Nė rast se qeveria e menaxhon mirė kėtė vonesė, atėherė gjatė muajve tė ardhshėm ardhja e njė konkurrence tė fortė, do tė mund t’i sillte Kosovės mė shumė pėrfitime, thotė Shllaku.

Nga ana tjetėr, kryetarja e Komisionit parlamentar tė energjetikės, Myzejene Selmani, thotė qė nga fillimi i procesit tė Termocentralit Kosova e re, apo Kosova C, ai ka qenė jotransparent, dhe, pas largimit tė dy investitorėve tė fundit, ėshtė ditur se do tė dėshtojė.

Kurse ish-ministri i energjisė, Ethem Ēeku, kritikon qeverinė pėr mungesė vullneti pėr vazhdimin e projektit tė nisur nga ai, dhe u vonua shumė pėr tė marrė hapa tjerė, dhe praktikisht tani Kosova gjendet nė pikėn zero, sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje.

Ndryshe, ministrja e Energjisė dhe Minierave nė takimin e djeshėm tė komitetit drejtues tė Termocentralit Kosova e re, tha se blloku i parė i termocentralit tė ri do tė ketė 500 megavat dhe mė vonė, do tė ndėrtohet edhe njė bllok tjetėr, po ashtu me kapacitet prej 500 megavatesh, nga njė mijė megavat sa ishte projektuar mė parė.

Sipas ministres Pula, zvogėlimi i kapaciteteve ėshtė strategji e qeverisė pėr tė tėrhequr mė shumė investitorė.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=33783
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 13:57   16
Citim:
Kosova heq dorė nga termocentrali

Qeveria e Kosovės deklaroi sė fundmi pėr agjencinė e lajmeve "Reuters" se ėshtė detyruar tė heqė dorė nga projekti i dhėnies me koncesion tė ndėrtimit tė termocentralit Kosova e Re, me fuqi tė instaluar 2 mijė MW, si pasojė e mungesės sė interesit nga investitorėt dhe shqetėsimeve ambientale.

Justina Shiroka-Pula, ministre e Energjisė dhe Minierave tha se njė tender i ri pėr tė ndėrtuar njė termocentral me kapacitet mė tė vogėl mund tė hapet vitin e ardhshėm.

"Arsyeja kryesore pėr njė vendim tė tillė qe ndikimi i krizės financiare botėrore, si dhe shqetėsimet financiare", tha ajo.

Kosova pati shpresuar se do tė gjente investitorė tė gatshėm pėr tė investuar 3.5 miliardė euro, gjė qė do ta kthente republikėn mė tė re tė Europės nė njė eksportues energjie, ndėrsa tė ardhurat mund tė pėrdoreshin si levė financiare pėr zhvillimin e gjithanshėm tė Kosovės.

Dy konsorciume tė pėrbėra nga CEZ e Republikės Ēeke dhe AES e Shteteve tė Bashkuara si dhe ENEL i Italisė dhe DEI e Greqisė, patėn kėrkuar nga Prishtina tė pėrmirėsonte ofertėn pėr koncesion.

"Plani i ri ėshtė qė tė japim me koncesion ndėrtimin e njė termocentrali me kapacitet 1 mijė MW, tė pėrbėrė nga dy njėsi nga 500 megavat", tha Pula.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76513
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 22:18   17
Citim:
“Kosova e Re”, dy faza nga 500 megavatė

Prishtinė, 17 dhjetor - Qeveria e Kosovės ka marrė vendim tė enjten qė tė miratojė propozimin pėr rikonfigurimin e projektit tw kapacitetit energjetik “Kosova e Re”.

Projekti pėrfundimisht do tė ketė kapacitet prej 1 000 megavatėsh, pėrkatėsisht nė fazėn e parė do tė ndėrtohen 500 megavatė dhe po kaq nė fazėn e dytė.

Ky vendim hedh poshtė propozimet e disa zyrtarėve tė Qeverisė qė “Kosova e Re” tė bėhet projekt pėr furnizim me rrymė tė vendeve tė rajonit.

Pėrveē ndryshimit tė kapaciteteve tė projektit “Kosova e Re”, Komiteti drejtues pėr realizimin e kėtij projekti ka kėrkuar qė punimet nė fushėn e Sibovcit jugperėndimor tė fillojnė menjėherė, nė mėnyrė qė tė furnizohen me thėngjill blloqet e tashme tė termocentraleve tė KEK-ut.

“Propozojmė qė menjėherė tė fillojė zgjerimi i fushės sė linjitit nė Sibovc pėr termocentralet ekzistuese “Kosova A’, ‘Kosova B’ dhe termocentralit ‘Kosova e Re’, ka thėnė Pula.

Kryeministri Thaēi ka thėnė se faktorėt qė kanė ndikuar nė rikonfigurimin e projektit “Kosova e Re” janė tė shumtė, por njė rol tė veēantė e ka pasur situata e krijuar nė tregjet financiare botėrore.

Megjithatė, siē ka bėrė tė ditur ai, arsyeja kryesore pėr tė rikonfiguruar kėtė projekt ka qenė nevoja pėr tė pėrshpejtuar realizimin e tij.

Mė parė disa zyrtarė tė Qeverisė kishin insistuar se ky projekt do tė sigurojė rrymė pėr vendet e rajonit pasi qė ai t’i plotėsojė nevojat pėr furnizim me rrymė tė Kosovės.

Ideja pėr rikonfigurimin e projektit “Kosova e Re” ka ardhur pas tėrheqjes sė dy ofertuesve gjermanė, duke lėnė nė garėn pėr ta marrė projektin konsorciumin italiano-grek “ENEL & Sencap” dhe atė ēeko-amerikan “CEZ &AES”.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,5946
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2010, 22:17   18
Citim:
Qeveria rikonfiguron "Kosovėn e Re”, riftohen investitorėt

Prishtinė, 17 janar - Qeveria e Republikės sė Kosovės ka paralajmėruar mbajtjen e konferencės sė investitorėve pėr sektorin e energjetikės nė tė cilėn pritet tė marrin pjesė rreth 30 kompani me renome ndėrkombėtare.

Kėto kompani qė vijnė nga vende tė ndryshme si: India, Kina e SHBA-ja kanė shprehur interesim tė ofertojnė pėr ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ka njoftuar Justina Shiroka-Pula, ministre e Energjisė dhe e Minierave, nė mbledhjen e Qeverisė, tė mbajtur tė shtunėn.

Sipas ministres Pula, kjo konferencė ėshtė organizuar pas rekomandimeve tė Bankės Botėrore dhe Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim (USAID).

“Konferenca e investitorėve do tė mbahet mė 20 dhe 21 janar nė “Hotel Grand”. Pėrmes kėsaj synohet tė bėhet joshja e investitorėve dhe t’u jepen informata plotėsuese rreth 30 kompanive tė interesuara qė vijnė nga vendet e ndryshme si: Gjermania, SHBA-ja, Zvicra, Kroacia, Greqia, Turqia, India, Kina e Maqedonia”, ka theksuar Pula, duke shtuar se nė kėtė listė nuk janė futur kompanitė e parakualifikuara mė herėt pėr projektin “Kosova e Re”.

Pas rikonfigurimit tė kėtij projekti ėshtė vendosur qė termocentrali i ri tė fillojė me kapacitete prodhuese prej 500 megavatė energji elektrike.

“Ėshtė vendosur qė tė shkohet me 500 plus 500 MWh. Qeveria do t’i ketė aksionet e veta nė kėtė projekt pėrmes minierės sė Sibofcit dhe “Kosovės B”, e cila do tė inkorporohet nė projektin e ri”, ka shtuar Pula.

Promovimi i pasurive tė linjitit qė ka Kosova nga ekspertėt dhe opozitarėt shihet si rikthim nė pikėn zero tė projektit “Kosova e Re”.

Sipas Nazim Hoxhės, ekspert i fushės sė energjetikės, deklarimet publike tė ministres Justina Shiroka-Pula janė mė shumė deklarata politike se sa vlerėsime tė ekspertėve pėr projektin e termocentralit tė ri”.

“Nuk ėshtė mendim profesional i saj. Nuk ka kompani tė interesuara pėr kėtė projekt siē deklarohet. Numrin prej 30 investitorėve e rrisin kompanitė joserioze tė cilat shpeshherė nuk e dinė edhe natyrėn e projektit”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se kėshtu ka ndodhur me disa kompani qė kanė ardhur nga Turqia nė kohėn kur ai ishte kėshilltar i ministres Justina Shiroka-Pula.

Sipas tij, ashtu diē kanė bėrė drejtuesit e kėsaj ministrie nė kohėn e ish-ministrit Et’hem Ēeku ashtu bėjnė edhe tash.

“Vetėm veprojnė ashtu siē i rekomandohet nga USAID-i. Organizatat e huaja japin vetėm projekte ideore”, ka shtuar Hoxha. Sipas tij, nė rastin e kėtij projekti ėshtė dashur tė merret edhe vlerėsimi i institutit “Inkos”, i cili bėn studime nė fushėn e energjetikės.

Organizimin e njė konference tė investitorėve pėr projektin “Kosova e Re”, Et’hem Ēeku, deputet nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe ish-ministėr i Energjetikės, e quan si regres tė projektit pėr termocentralin.

“Ky ėshtė kthim nė pikėn zero pėr projektin e termocentralit. Nė vend se tė pėrgatitet pakoja tenderuese pėr kėtė projekt, Qeveria e Kosovės ende merret me promovim tė pasurive tė linjitit”, ka theksuar Ēeku duke shtuar se kompanitė e mėdha tashmė i dinė potencialet e Kosovės, por mungon interesimi i tyre tė investojnė nė kėtė vend.

“Kriza ekonomike si dhe ndėrhyrjet e shtetit serb nė sektorin e energjetikės nė Kosovė janė problemet qė i largojnė investitorėt potencialė”, ka thėnė Ēeku.

Ndėrkaq deputeti Driton Tali nuk beson se pėr kėtė projekt janė tė interesuar rreth 30 kompani tė huaja. Sipas tij qeveria e tanishme e ka humbur sensin e pėrgjegjėsisė publike.

“Njėherė e kundėrshtonin projektin prej 1 mijė megavatesh dhe nuk e aprovonin projektin prej 500 megavatesh me arsyetimin se nuk do tė ketė tė interesuar nėse reduktohen kapacitetet.

Ėshtė pak e besueshme qė tash pėr tė njėjtin projekt tė shprehin interesim 30 kompani”, ka theksuar Tali.

Sipas tij, ky projekt ėshtė ndryshuar shpeshherė pėr arsye misterioze.
“Ėshtė dhėnė njė arsye fėmijėrore qė po ndryshohet pėr shkak tė ambientit pėr shkak tė konferencės pėr mjedisin qė u mbajt nė Kopenhagė”, ka theksuar Tali.

Ndėrkaq, arsyetimi i MEM-it se nuk ka pasur tė interesuar pėr projektin e termocentralit pėr shkak tė krizės ekonomike sipas deputetit Tali ėshtė i paqėndrueshėm.

“Ky arsyetim ėshtė dhėnė nė muajin tetor nė kohėn kur kriza ekonomike tashmė ka kaluar”, ka shtuar Tali.

Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, vitin e kaluar nga projekti i ndėrtimit tė termocentralit “Kosova e Re”, janė tėrhequr dy konsorciume gjermane dhe nė garė pėr ta marrė projektin patėn mbetur konsorciumi italiano-grek “ENEL & Sencap” dhe ai ēeko-amerikan “CEZ &AES”.

Pėr kėtė Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re”, pati vendosur qė tė rishpallet shprehja e interesit pėr kėtė projekt.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,8838
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.1.2010, 14:37   19
Citim:
Ekspertėt: Realizimi i projektit Kosova e Re nuk mund tė fillojė para vitit 2011

Zvarritja e projektit tė Termocentralit “Kosova e re”, dhe vonesa nė marrjen e vendimit rreth rikonfigurimit tė tij ėshtė sinjal shumė i keq pėr investitorėt potencialė. Kėshtu vlerėson sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, duke theksuar se vonesat nė kėtė proces kanė komplikuar gjendjen dhe kanė shkaktuar vėshtirėsi nė procedimin e mėtejshėm tė projektit.

“Realisht vonesat qė ka shkaktuar ky projekt na kanė sjellė para njė situate kur ne tani kemi tėrheqjen e dy investitorėve potencialė pėr kėtė projekt dhe me kėto ndryshime duhet tė mendojmė mirė se kėnd e kemi nė fokus pėr tė investuar nė kėtė projekt. Sigurisht do tė kemi shqetėsime te dy ofertuesit tjerė qė kanė shprehur interes”, ka thėnė Rukiqi.

Bazuar nė ecurinė e deritashme tė procesit, shqyrtimit tė mundėsive pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri, realizimi i tij nuk mund tė fillojė para vitit 2011, thotė Rukiqi.

Por, eksperti i ekonomisė, Isa Mulaj, thotė se ndėrtimi i termocentralit tė ri ėshtė vetėm ēėshtje kohe, dhe pavarėsisht vonesave, dy kompanitė qė kanė mbetur nė garė do tė vazhdojnė konkurrencėn pėr tė fituar tenderin.

“Shkaku se ato do tė bėjnė garė nė fitimin e kėtij tenderi ėshtė se qeveria do t’iu ofrojė atyre privilegje shumė tė mėdha, si miniera e Sibovcit dhe mungesa e kapaciteteve energjetike nė rajon...”, ka theksuar Mulaj.

Ndėrkaq, kryetarja e Komisionit tė energjetikės, Myzejene Selmani, kritikon qeverinė qė pėrmes zvarritjes sė kėtij procesi, pasqyron njė gjendje jo tė mirė para investitorėve tė huaj, duke shtuar njėkohėsisht se kjo zvarritje shkakton dėme tė mėdha edhe pėr buxhetin dhe ekonominė e Kosovės nė tėrėsi.

Qeveria e Kosovės miratoi dje vendimin pėr rikonfigurimin e kėtij projekti, sipas tė cilit parashihet ndėrtimi i kapaciteteve, fillimisht prej 500 megavatesh, me mundėsi zgjerimi deri nė 1 mijė megavat. Sipas ekspertėve, nė rast se fillon vitin e ardhshėm, ndėrtimi i njė blloku, do tė zgjasė deri nė vitin 2016.

Termocentrali i ri qė ėshtė planifikuar tė ndėrtohet nė Kastriot, shumė afėr Prishtinės, do tė shfrytėzojė rezervat e papėrdorura ende tė thėngjillit. Kjo do t’i japė vendit mė tė varfėr nė Evropė njė ndihmesė tė madhe nė tė ardhura buxhetore dhe vende pune pėr njė periudhė disavjeēare. Por, ekspertėt patėn adresuar kritika edhe pėr shkak se termocentrali i ri do tė jetė njė ndotės i jashtėzakonshėm i ambientit.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34681
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2010, 00:35   20
Citim:
TEC-i i Vlorės pas disa ditėsh pėr prodhimin e energjisė

Vlorė – TEC-i i Vlorės pritet tė jetė i gatshėm pas disa ditėsh pėr prodhimin e energjisė elektrike, pasi tė pėrfundojė plotėsisht procesi i provave me ngarkesė (komisionimi).

Drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku ka deklaruar, se komisionimi i pėrgjithshėm i objektit do tė bėhet nė datėn 15 shkurt nė prani tė pėrfaqėsuesve tė palėve dhe kompanisė ndėrtuese italiane, TECMOND.

"Nė 15 shkurt do tė mbyllen tė gjitha procedurat e provės sė pėrgjithshme nė ngarkesė dhe TEC-i do tė jetė gati pėr t’u futur nė procesin e prodhimit", tha Stojku. Ai sqaroi se janė marrė tė gjitha masat dhe ėshtė siguruar sasia e nevojshme e lėndės djegėse(naftė) pėr kėtė qėllim.

Pėr shkak tė situatės sė favorshme hidrike qė ka aktualisht vendi, kreu i KESH shtoi se pas provės, TEC-i do tė mbahet nė gatishmėri, ndėrsa nė periudhėn e verės do tė bėhet pjesė e prodhimit tė energjisė elektrike.

Ndėrtimi i TEC-it tė ri, 7 km nė veriperėndim tė qytetit tė Vlorės, pėrbėn investimin e parė pas rreth tre dekadave nė sistemin e prodhimit tė energjisė nė vend.

Sistemi i prodhimit tė TEC-it do tė jetė i alternuar. Turbina e gazit do tė realizojė 2/3 e kapacitetit tė prodhimit tė TEC-it, ndėrsa ajo e avullit do tė gjenerojė pjesėn tjetėr tė kėtij kapacitetit.

Punimet pėr ndėrtimin e TEC-it nė Vlorė nisėn nė shtator 2007. Projekti me njė vlerė prej rreth 92 milionė euro, ėshtė financuar nga Banka Botėrore, Banka Evropiane pėr Rindėrtim e Zhvillim(BERZH), Banka Evropiane e Investimeve(BEI), si dhe KESH.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...litet&nr=10940
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:14.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.