Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.9.2012, 21:02   41
Citim:
"Kosova A" mbetet njė krokodil
Luan Shllaku

Nėse kam rėnė nė lumė dhe mė ėshtė sulur njė krokodil, nuk do tė jetė aspak e rėndėsishme pėr mua se a ėshtė krokodili i madh apo i vogėl, ai do tė mė hajė gjithsesi!

Ka kohė qė nuk e kemi parė njė ekip mė tė fortė nė promovim publik, siē ishte ai i futjes nė punė tė njė pjese tė teknologjisė prodhuese (elektrofiltrave), tė njėrės pjese tė TC “Kosova A” (faza e pestė vetėm), qė e gjitha ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e TC-ve tė KEK-ut. Kaq shumė ministra, ambasadorė dhe drejtorė nuk kishte as kur e promovuam "asfaltin e madh"!

Por ky gėzim i derdhur para TC “Kosova A” nuk u pėrcoll gjithkund. Jo se investimi i bėrė nė elektrofiltra nuk ėshtė i rėndėsishėm, dhe se nuk ėshtė lėvizje e mirė drejt njė mjedisi tė pastėr, por te shumė institucione dhe qytetarė solli dilema se a ka vlerė qė tė futen 25 milionė euro nė diēka qė mund tė punojė vetėm 4-5 vjet, sepse nė vitin 2017 duhet mbyllur kėto njėsi; te tė tjerėt solli dyshime se kjo qeveri a mendon me tė vėrtetė ta mbyllė “Kosovėn A” deri nė vitin 2017, pėr t'i respektuar rregullat e pėrcaktuara nga BE-ja, qė vetė i ka pranuar dhe shumė herė zėshėm i ka thėnė? Nė gjashtė muajt e kaluar, tė paktėn, e kam dėgjuar shumė herė ministrin e Zhvillimit, drejtorin e KEK-ut dhe shumė zyrtarė tė tjerė, duke thėnė se Qeveria do ta respektojė obligimin pėr t'i mbyllur tė gjitha njėsitet prodhuese tė “Kosova A”. A do ta bėjnė me tė vėrtet kėtė punė? Duket se jo...!

Janė tė paktėn dy arsye qė na bėjnė tė dyshojmė nė deklaratat e tyre: njė, e drejtpėrdrejtė, nga ZRrE para disa ditėsh "rrodhi " haptas pėrcaktimi i KEK-ut se TC ”Kosova A” do tė ndėrpresė punėn nė 2020! Dhe njė argument i tėrthortė ėshtė se drejtori i KEK-ut, zoti Gjuka, siē pėrcjellin mediet, thotė se “Kosova A” do tė mbyllet atėherė kur tė futet nė punė “Kosova e re”. Pėr kėdo qė di fare pak pėr kėtė investim, e di fare mirė se “Kosova e re”, kėshtu siē ėshtė duke shkuar tash, nuk mund tė futet nė punė para vitit 2020.

Zaten, mė ėshtė dukur gjithmonė i dyshimtė orientimi i KEK-ut qė tė investojė tash miliona euro nė njėsitet qė jemi duke i pėrgatitur t'i mbyllim shpejt. Informacionet qė rrodhėn nga fjalimet e atyre qė shtypėn butonin e startit tė elektrofiltrave dje ishin spektakulare, tė bukura pėr t’u dėgjuar, por tė paktėn ishin vetėm gjysmė tė vėrteta. Cila ėshtė e vėrteta e kėtij investimi qė na e sollėn si shpėtim ekologjik i vendit?

E para, kur thuhet se emisioni i pluhurit zvogėlohet 15 herė, nuk ke thėnė gjė. Ti mund ta zvogėlosh emisionin 15 herė, dhe ai tė mbetet akoma mbi vlerat e lejuara me standarde tė BE-sė. Tė shprehesh nė pėrqindje, se 15 herė ėshtė 1500%, ėshtė shprehi e atyre qė akoma fshehin informacion. Mė kujtohet se nė kohėn e Enver Hoxhės nė Shqipėri rezultatet e fabrikave nė fund tė vitit shpreheshin vetėm me pėrqindje, krahasuar me periudhat e mėparshme, dhe gjithmonė prodhohej mė mirė se vitin e kaluar, por kurrė nuk thuhej se si ishte ai prodhim nė krahasim me kapacitetet e instaluara ose me prodhuesit e fortė jashtė vendit. Ajo qė pritja tė thuhej ishte se faza 5 e TC, tash e tutje do tė emetojė x% mė pak se standardi i lejuar evropian qė ėshtė 50 mg nė njė metėr kub normal tė gazit. Matjet qė ishin bėrė mė parė nga njė instituti finlandez, treguan se TC “Kosova A” emeton deri nė 40 herė mė shumė se ky standard. Nėse thoni tash se 15 herė e keni zvogėluar emisionin e pluhurit me kėta elektrofiltra tė rinj, a mos po ngelin akoma shumė herė tė tjera qė emetohen mbi kėtė standard? Pėr ta hequr kėtė dyshim, ju lutem pėrcilleni punėn, dhe na thoni cili ėshtė saktėsisht emisioni i pluhurit nė ajėr?

E dyta, po edhe nėse kjo fazė e ka sjellė emisionin e pluhurit nėn standardin evropian, ne akoma jemi shumė larg pėr tė thėnė se problemi u zgjidh, siē thatė nė promovim. Sepse qytetarėt nuk marrin frymė nė maje tė oxhakut, pėr ta zgjedhur tash tė gjithė ne kėtė oxhak ku do tė banojmė dhe marrim frymė nė tė ardhmen. Ne do tė vazhdojmė tė thithim sasi enorme tė pluhurit, qė na vjen nga fazat e tjera tė “Kosovės A” dhe “Kosovės B”, qė pavarėsisht reduktimit tė bėrė nė fazėn 5, ėshtė akoma shumėfish mbi normat e lejuara. E kam thėnė disa herė mė parė kėtė metaforė: nėse kam rėnė nė lumė dhe mė ėshtė sulur njė krokodil, nuk do tė jetė aspak e rėndėsishme pėr mua se a ėshtė krokodili i madh apo i vogėl, ai do tė mė hajė gjithsesi, siē do tė vazhdojė tė na i "hajė" mushkėritė pluhuri i dalė nga “Kosova A dhe B”, pavarėsisht se tash kontributi i fazės 5 ėshtė mė i vogėl. Situata nuk do tė ndryshojė dukshėm as pas vendosjes sė elektrofiltrave nė dy faza tė tjera, pas njė kohe.

E treta, duhet shpjeguar qytetarėve se pluhuri nuk ėshtė i vetmi ndotės i termocentraleve. Dhe se elektrofiltrat veprojnė vetėm mbi pluhur, dhe s'kanė fare efekt mbi dyoksidin e sulfurit, oksidet e azotit, monoksidin e karbonit dhe shumė ndotės tė tjerė qė janė edhe mė tė dėmshėm se pluhuri. Pra, me vendosjen e elektrofiltrave nuk mund tė konstatojmė se i kemi zgjidhur problemet e ndotjes sė atij njėsiti, siē u tha shumė herė dhe me shumė pompė, nė inaugurimin e para dy ditėve.

E katėrta, tė investosh miliona nė njė termocentral tė stėrvjetruar, dhe madje vetėm nė njė segment tė punės sė tij, atė tė minimizimit tė pluhurit tė emetuar, e t'i lėsh anash parametrat e tjerė katastrofalė qė ky TC i ka, dhe jo vetėm ata ambientalė por edhe prodhues, ėshtė shkurtparėse, dhe jo pėr t’u promovuar me aq mburrje. Nuk do tė hyj nė detaje, por secili inxhinier e di se sa linjit shpenzon ky termocentral pėr tė prodhuar njė kilovat orė, dhe se shpenzimi i rritur i linjitit pėr njėsi prodhuese tė energjisė do tė thotė se mė shumė tokė kemi mihur, mė shumė linjit kemi djegur, mė shumė hi kemi prodhuar, dhe mė shumė ndotės kemi emetuar. Dhe mė shumė punė duhet bėrė pėr ta prodhuar at 1 kilovat orė, shumė mė shumė se ai 1 kilovat qė e prodhojmė nga “Kosova B”, dhe akoma mė shumė se ai qė do ta prodhojmė nė “Kosova e re”, nėse e bėjmė njė ditė.

E pesta, ėshtė ndoshta mė e rėndėsishmja: u futėm nė sherr me BE-nė! Tashmė e kemi parė reagimin e tyre, i cili ishte shumė me vend! I pėrkthyer nė njė gjuhė paksa tė ekzagjeruar, ata thonė: si t’ ju besojmė, dhe si t’ ju ndihmojmė rrjedhimisht, kur asnjėherė nuk e kemi tė qartė se ato qė i thoni edhe do t'i realizoni! Thonė po ashtu se Banka Botėrore do ta tėrheqė garancinė e dhėnė pėr ndėrtimin e TC “Kosova e re”.

Fjala e folur publikisht brenda njė diskursi kosovar dhe i bėrė kosovarēe fatkeqėsisht, e ka njė efekt tjetėr te jokosovarėt: ata fillimisht besojnė, pastaj zhgėnjehen dhe pėrfundimisht ēojnė duart nga pėrkrahja e tyre. E ne jemi tė njohur me "besėn" tonė? Ta provojmė tash e tutje te vendimmarrėsit. Le tė mos na thonė pėr gjėra, por le tė na e japin besėn se, p.sh., do ta mbyllin TC “Kosova A” nė vitin 2017! Nėse edhe besėn e shkelin, atėherė ua shohim ADN-nė dhe i kuptojmė tė gjitha!

http://koha.net/?page=1,9,114640
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.9.2012, 21:00   42
Citim:
BE-sė i pėlqen zotimi i Qeverisė pėr mbylljen e “Kosova A” mė 2017

Prishtinė, 13 shtator - Zyra e BE-sė ėshtė inkurajuar nga deklaratat e fundit tė Qeverisė sė Kosovės pėrmes tė cilave ajo ka siguruar zotimin e saj pėr tė zbatuar standardet e BE-sė pėr emetim brenda afatit tė caktuar, respektivisht mbylljen e termocentralit “Kosova A” deri nė vitin 2017.

BE-ja do tė jetė aleate nė kėtė drejtim dhe ėshtė e gatshme qė tė mbėshtesė financiarisht mbylljen e “Kosovės A”.

Si pjesėmarrėse e Traktatit pėr Komunitetin e Energjisė, Kosova ka pranuar obligimin ligjor pėr tė zbatuar standardet e BE-sė pėr emetim. Kosova, si tė gjitha palėt e Komunitetit pėr Energji, ėshtė zotuar qė tė zbatojė Direktivėn e BE-sė pėr Impiantet e Mėdha me Djegie nga fundi i vitit 2017.

Duke e pėrmbushur obligimin, Kosova jo vetėm qė e dėshmon se ėshtė njė partnere e besueshme nė traktatet ndėrkombėtare, mirėpo nė tė njėjtėn kohė edhe do tė ketė ndikim tė madh dhe pozitiv nė mjedisin pėrreth termocentraleve me djegie thėngjilli, si dhe nė shėndetin e banorėve qė jetojnė nė zonat pėrreth.

http://koha.net/?page=1,3,115137
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.9.2012, 23:03   43
allianz
 
Citim:
Luan Shllaku
= Soros.

Tani dmth. doli vetė kreu i "fondacionit".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2012, 19:33   44
Citim:
“Kosova e Re” mbeti pa menaxher

Prishtinė, 24 tetor - Lorik Haxhiu mė nuk do tė jetė udhėheqės i projektit energjetik “Kosova e Re”. Ai ka dhėnė dorėheqjen nga projekti qė e ka drejtuar qė nga fillimi, njofton Zyra pėr Informim e Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, tė martėn, raporton sot “Koha Ditore”. Nuk jepen hollėsi pėr arsyen e dorėheqjes.

Haxhiu nuk ka pasur marrėdhėnie pune me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, por ka qenė i angazhuar si bashkėpunėtor i jashtėm - menaxher i projektit. Angazhimi i menaxherit tė ri pritet tė bėhet nėpėrmjet konkursit. Ekipi e ekspertėve qė ka punuar nė kėtė projekt e qė ėshtė angazhuar pėrmes konkursit do tė vazhdojė punėn, ndėrsa pritet tė angazhohet vetėm pasardhėsi i Haxhiut.

Gazeta ka kontaktuar me Lorik Haxhiun, por ai nuk ka dashur tė jepte asnjė sqarim rreth arsyes se dorėheqjes sė tij. Ai e ka lėnė projektin qė e ka udhėhequr pėr mė shumė se gjashtė vjet nė udhėkryq, pas heqjes sė termocentralit “Kosova B” nga pako tenderuese. Nė pėrgjigjet zyrtare tė MZHE-sė thuhet se ende nuk ėshtė caktuar data se kur pritet tė mbahet Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re”.

Haxhiu ka qenė udhėheqės i kėtij projekti edhe nė kohėn kur ky termocentral parashihej tė kishte kapacitet prej 2000 megavatėve. E nė atė kohė ekzekutivi drejtohej nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ndėrsa zyra qė menaxhonte kėtė projekt ka qenė nėn drejtimin e Bankės Botėrore.

Edhe pas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Haxhiu vazhdoi tė drejtojė projektin mė tė madh nė Kosovė, ndėrtimin e termocentralit. Gjatė qeverisjes sė PDK-sė projekti disa herė ka ndryshuar. Fillimisht i ishte ndryshuar emri, e pastaj edhe kapacitetet. Por, pas tėrheqjes sė dy prej kompanive qė kanė qenė nė garė pėr tė investuar nė kėtė projekt, Qeveria Thaēi kishte vendosur qė tė shpallte njė tender tė ri pėr kėtė projekt. Shpallja e tenderit tė ri bėri qė tė gjitha kompanitė e parakualifikuara herėn e parė tė humbin interesin pėr kėtė projekt.

Nė tenderin e dytė ishte planifikuar qė termocentrali tė kishte kapacitet prej 900 megavatėve. Por, nė “heshtje”, Qeveria e Kosovės kishte vendosur se kapaciteti i instaluar fillestar tė ishte vetėm 600 megavat, e jo 1000 siē ishte thėnė nė fillim. Nė kuadėr tė projektit ishte futur edhe termocentrali ‘Kosova B’, qė u kundėrshtua nga opozita e shoqėria civile. Me gjithė kundėrshtimet, Kosova B mbeti nė pako tenderuese deri nė shpalljen e kohės pėr pranimin e ofertave qė njihet si tender. U desh qė kompanitė qė kanė qenė nė garė tė kėrkojnė heqjen e Kosovės B nga pakoja, qė tė bindet edhe qeveria tė bėjė njė gjė tė tillė.

Pas heqjes se Kosovės B, projekti “Kosova e Re” ka mbetur nė udhėkryq. Ministri nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore” ka thėnė se tė gjitha aspektet rreth kėtij projekti pritet tė vendosen, pasi janė lėvizur pas ndryshimeve nė pakon tenderuese. Madje, ministri Beqaj kishte paralajmėruar se mund tė ketė njė proces tė ri tenderues pėr kėtė projekt, qė ka nisur qysh nė vitin 2006.

http://koha.net/?page=1,13,120289
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2013, 21:37   45
Citim:
Termocentralet me qymyr, vdekjeprurėse (Video)

Sipas njė raporti tė Bankės Botėrore tė lėshuar nė vitin 2010, nga djegia e qymyrit nė Termocentralin “Kosova A”, janė regjistruar 835 vdekje tė parakohshme, 310 raste tė reja tė bronkitit kronik, rreth 23 mijė raste tė reja tė sėmundjeve respiratorė dhe rreth 12 mijė vizita emergjente. Kėto shifra alarmante tė dėmtimit tė shėndetit tė popullatės kanė shtyrė Konsorciumin Kosovar tė Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm KOSID, tė lansojė sot fushatėn mediale, e cila ka tė bėjė me vetėdijesimin e popullatės mbi ndotjet e ambientit qė shkaktohen nga djegia e qymyrit.

Nezir Sinani nga KOSID, ka thėnė se nė shtator tė vitit tė kaluar Banka Botėrore kishte lėshuar njė studim mbi ndotjen e mjedisit nė Kosovė, ku fokus i veēantė i jepej ndikimit tė ndotjes nė shėndetin e njeriut.

Kėto tė dhėna sipas Sinanit, janė alarmante pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe nė kėtė aspekt ai tha se shoqėria civile e ka analizuar njė studim tė tillė dhe ka kėrkuar edhe pėrgjigje shtesė nga institucionet relevante, se pse edhe me kėtė dėm qė po i bėhet popullatės po insistojnė nė ndėrtimin e njė termocentrali tė ri.

“Raporti nė fakt ka vlerėsuar se nė vitin 2010 si pasoi e ndotjes sė ajrit nga djegia e qymyrit si pasoi janė regjistruar 835 vdekje tė parakohshme, ka pas 310 raste tė reja tė bronkitit kronik, 22 mijė e 900 raste tė reja tė sėmundjeve respiratorė ndėr fėmijė. 11 mijė e 600 vizita emergjente nėpėr spitalet e vendit dhe krejt kjo qytetarėve tė Kosovės i ka kushtuar mė shumė se 100 milionė euro shpenzime, vetėm brenda njė viti pėr t’u shėruar nga ndikimet e ndotjes sė ajrit nė shėndetin e tyre”, ka thėnė ai.

Pėr t’i dėshmuar kėto tė dhėna Shoqata re Pulmologėve tė Kosovės, ka bėrė njė studim tė detajuar, duke krahasuar regjionin e Prishtinės me atė tė Prizrenit, mbi incidencėn e sėmundjes sė kancerit tė mushkėrive.

Drejtori i Klinikės sė Pulmologjisė sė QKUK-sė, Gazmend Zhuri ka thėnė se gjatė kėtij studimi kanė vėnė nė pah se prevalenca e sėmundjes sė kancerit tė mushkėrive nė regjionin e Prishtinės ėshtė dyfish mė e madhe krahasuar me atė tė Prizrenit.

“Pėr t’i dėshmuar kėto tė dhėna ne nė vitin e kaluar me kolegėt e mi nga Prizreni kemi bėrė njė studim krahasues mes regjionit tė Prishtinės dhe regjionit tė Prizrenit. Faktikisht i kemi krahasuar tė dhėnat mbi kancerin e mushkėrive, sėmundje e cila ėshtė jashtėzakonisht me incidencė tė lartė nė regjionin e Prishtinės posaēėrisht. Ky studim ėshtė bėrė nga viti 2006 deri nė vitin 2010 dhe kemi konstatuar se nė regjionin e Prishtinės qė pėrfshinė, Prishtinėn, Obiliqin, Podujevėn dhe fshatrat pėr rreth, ekziston njė numėr mė i madh i pacientėve tė cilėt kanė sėmundjen e kancerit tė mushkėrive. Diku dyfish ėshtė numri mė i madh se nė regjionin e Prizrenin”, ka thėnė ai.

Po ashtu, nė kėtė konferencė drejtues tė KOSID-it kanė thėnė se edhe pse Qeveria e Kosovės dhe Banka Botėrore janė nė dijeni mė kėto fakte, vazhdojnė tė pėrkrahin njė projekt pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri nė vend, i cili sipas tyre, nėse ndėrtohet, do ta burgoste Kosovėn edhe pėr 40 vjetėt e ardhshme nė njė mjedis tė ndotur, ku jeta e fėmijėve do tė jetė e kėrcėnuar nga ndotja nė oborrin ku jetojnė.

Ata kėrkojnė forma tjera tė prodhimit tė energjisė dhe kundėrshtojnė ashpėr ndėrtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

Fushata mediale, e cila do tė transmetohet nė televizionet nacionale, ėshtė punuar me pėrkrahjen nga Asociacioni Amerikan i Pulmologėve, Asociacioni Kosovar i Pulmologėve, Sierra Club, European Climate Foundation dhe Forumi pėr Iniciativa Qytetare./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,55,159487
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2013, 23:47   46
allianz
 
Citim:
Konsorciumin Kosovar tė Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm KOSID

...

Asociacioni Amerikan i Pulmologėve, Asociacioni Kosovar i Pulmologėve, Sierra Club, European Climate Foundation dhe Forumi pėr Iniciativa Qytetare
= Soros.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.2.2013, 18:40   47
Citim:
Beqaj: Mbyllja e "TC Kosova A" krahas ndėrtimit tė TC tė ri

Kosova ka nevojė pėr energji, mbi tė gjitha Kosova ka nevojė pėr shėndet. Pėr kėtė arsye Qeveria ka dhėnė limit kohor fundin e vitit 2017 pėr mbylljen e "TC Kosova A", tė cilin e ka marrė si obligim nė raport me BE-nė, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Kėto komente ministri i MZHE-sė i bėri gjatė vizitės sė ekspozitės “Jeta pa Kosovėn A” qė ėshtė hapur Shtėpinė e Kulturės nė Fushė Kosovė, ku tė pranishėm ishin edhe Joost Koorte, Zv.Drejtor i KE-sė pėr Zgjerimin, Jan Peter Olters, drejor i Bankės Botėrore pėr Kosovė, zyrtarė tė Zyrės sė KE-sė nė Prishtinė dhe zyrtarė tė Komunės sė Fushė Kosovės.

Ai tha se Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim me BE-nė ka bėrė edhe grupe punuese tė cilat kanė njė plan operativ, tė cilat qė nga tani fillojnė me pėrgatitjet teknike dhe ligjore pėr ta mundėsuar mbylljen e “Kosovės A”.

"Aq shpejt sa do tė ndėrtojmė ne kapacitetin e ri, aq mė shpejt do ta mbyllim “Kosovėn A”. Obligimet qė i kemi marrė nga KE nuk janė pėr shkak tė KE-sė, por ngritjen e cilėsisė sė jetės tė qytetarėve tė vendit. Andaj sa mė shpejt tė na pėrkrah KE dhe BB pėr t’i ndėrtuar kapacitetet e reja aq mė shpejt do tė mbyllim ‘Kosovėn A’," tha Beqaj.

Sipas tij, tė gjitha diskutimet qė po i bėjmė tani dhe aktivitetet e shoqėrisė civile, tė cilat nė njėfarė forme kundėrshtojnė ndėrtimin e kapaciteteve tė reja, janė kontribut pėr t’ia zgjatur jetėn “Kosovės A”.

Kreu i MZHE-sė tha se vendi po aq sa ka nevojė qė ta mbyllė “Kosovėn A”, ka nevojė qė t’i ndėrtojė kapacitetet e reja dhe maksimizimin e energjisė tė ripėrtėritshme. Pėr kėtė qėllim, vitin e kaluar Qeveria ka dhėnė njė licencė pėr 24 MW pėr hidroenergji nė komunėn e Deēanit, ndėrsa me 28 dhjetor tė vitit tė kaluar ka paraliēencuar mbi 100 MW pėr energji tė ripėrtėritshme nga uji.

“Ajo ēka jemi duke bėrė ėshtė qė tė kemi sa mė pak energji nga linjiti, e sa mė shumė energji nga burimet e ripėrtėritshme, por energji tė cilėn qytetarėt tanė mund ta paguajnė”, tha Beqaj pėr tė shtuar se detyrė e Qeverisė ėshtė qė tė kemi furnizimin stabil me energji, tė pėrballueshme nga qytetarėt, e cila i pėrshtatet mė sė miri standardeve ambientaliste tė BE-sė, qė njėherė ėshtė edhe pėrcaktimi ynė. Me kėtė rast, Beqaj tha se janė duke punuar me KE-nė dhe BB pėr njė konferencė tė donatorėve pėr energjinė e qėndrueshme ku do ėt diskutohet edhe mbyllja e “Kosovės A” dhe burimet e ripėrtėritshme, qoftė nga uji, era apo solare.

Nga ana e tij, Jost Korte, Zv.Drejtor i KE-sė pėr Zgjerimin tha se para se tė vinte nė ekspozitė ishin nė "TC Kosova A", ku ka parė punėn e mirė qė ėshtė bėrė pėr ndėrrimin e filtrave qė ėshtė nė tė mirė tė vet punėtorėve tė KEK-ut dhe qytetarėve tė Kosovės.

“Ėshtė e qartė qė jetėgjatėsia ėshtė mė e shkurtė se nė rajon pėr shkak tė pluhurit dhe kjo ėshtė njė arsye me tė cilėn duhet tė merremi dhe mė vjen mirė qė ministri, Besim Beqaj ėshtė shumė i pėrfshirė nė kėtė aspekt, me vendosjen e kėtyre filtrave dhe me punėn nė ndėrtimin e kapaciteteve tė reja gjeneruese qė do tė mundėsonte pastaj mbylljen e “Kosovės A”.

Ai tha se si pėrfaqėsues i Komisioni Evropian ėshtė shumė i kėnaqur qė tė ndihmojė ministrin qė tė arrij rezultate. Dhe kjo ėshtė njė ndėrmarrje e pėrbashkėt nga Kosova, KE, BB dhe me siguri edhe BERZH-i, prandaj shpreson qė projekti i mbylljes sė ”Kosovės A” dhe projekti i ndėrtimit tė TC Kosova e Re do tė fillojė shumė shpejt.

Ndryshe, ministri Beqaj me bashkėpunėtorė para vizitave qė u ka bėrė sot "TC Kosova A" dhe ekspozitės “Jeta pa Kosovėn A”, ka zhvilluar njė takim me Jost Korte, Zv.Drejtor i Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin, Rud van Enk, Zėvendėsshef i Njėsisė sė pėr ēėshtjet e Kosovės, Sindi van den Bogert zyrtare pėr politika nė kėtė njėsi, zyrtarė tė Zyrės sė KE-sė nė Prishtinė dhe Jan-Peter Olters, drejtor i BB-sė pėr Kosovėn. / kosovasot /

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/b...it-te-tc-te-ri
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2013, 22:44   48
Citim:
'Kosova e Re', investimi mė i madh privat

BB-ja vlerėson dobinė e debatit pėr energjinė

“Kosova Sot”: Tani e kemi njė tender pėr “Kosovėn e Re”. BB-ja ėshtė e pėrfshirė nė kėtė proces. Si e vlerėsoni zvarritjen e kėtij projekti tė madh?

Peter Olters: Projekti i termocentralit “Kosova e Re”, njė investim pėr zėvendėsimin e termocentralit “Kosova A”, qė ėshtė ndotės i madh dhe shumė joefikas, ėshtė investimi mė i madh nga sektori privat nė historinė e Kosovės. Ėshtė njė projekt jashtėzakonisht kompleks nė aspektin teknik dhe financiar, i cili - pėr shkak se pėrfshinė teknologjinė e thėngjillit - ėshtė kapur nga organizatat e shoqėrisė civile, si vendore ashtu edhe ndėrkombėtare, si fushėbetejė pėr strategjitė globale tė energjisė. Nė kėtė sfond, Kosova ka pasur nevojė pėr njė

debat tė hapur pėr njė strategji tė energjisė dhe investimet e nevojshme, do tė thotė pėr tė arritur kėto tri objektiva nė tė njėjtėn kohė, respektivisht (i) pėr tė garantuar furnizim tė mjaftueshėm me rrymė nė ēdo kohė;

(ii) pėr tė siguruar qė ekonomitė familjare dhe firmat qė veprojnė nė Kosovė tė mund tė paguajnė rrymėn dhe (iii) pėr tė minimizuar kostot socio-mjedisore nga njė pėrzierje e energjisė qė eventualisht do tė zgjidhet dhe ndėrkohė duke respektuar - siē ėshtė pėrkushtuar si palė nėnshkruese e Traktatit tė Komunitetit pėr Energji – ‘acquis communautaire’ tė Bashkimit Evropian pėr mjedis. Ky ėshtė dėshmuar nė fund tė fundit si debat produktiv dhe Kosova ka gjetur njė konsensus minimal bazė pėr tė shfrytėzuar aq energji alternative sa ėshtė e mundshme dhe pėr t’u mbėshtetur nė aq energji tė prodhuar nga fosilet sa ėshtė absolutisht e nevojshme...Mė gjėrėsisht mund t'a lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės KOSOVA SOT).

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/k...-i-madh-privat
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2013, 10:34   49
Citim:
“Kosova e re” zbret nė 600 megavat

Projekti energjetik “Kosova e Re” sėrish ėshtė korrigjuar. Kapaciteti i planifikuar i prodhimit ėshtė ulur nga 2.100 megavat, sa ishte projektuar nė fillim, ėshtė ulur nė 600 megavat.

Po ashtu nga pakoja tenderuese ėshtė hequr termocentrali “Kosova B” dhe njėsia e mihjes. Sipas ristrukturimit tė ri investimi nė TC “Kosova e Re” pritet tė jetė plotėsisht privat, ndėrsa shtetit i mbetet tė mbajė pronėsinė e linjitit, me tė cilin do tė furnizojė termocentralin e ri dhe ato ekzistuese.

“Termocentrali do tė zhvillohet nė bazė tė ‘Industrial Emissions Directive’ dhe teknologjitė mė tė mira nė dispozicion, qė janė standardet mė tė larta tė aplikueshme nė Bashkimin Evropian”, thuhet nė kėtė komunikatėn e MZHE-sė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,126277
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.