Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1943-1944: Mbretėria II (Shqipėria e bashkuar II)
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.7.2008, 17:01   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Punim 1943: Herman Nojbaheri, diplomati i Rajhut III nė Shqipėri (mision)


Emri:  nojbaher.jpg
Shikimet: 826
Madhėsia:  28,7 KB
Herman Nojbaher
Herman Nojbaheri (1893-1960), anėtar i hershėm i Partisė Nacional-Socialiste tė Austrisė, ka qenė kryebashkiak i Vjenės (mars 1938 – dhjetor 1940) dhe mė pas iu ėshtė bashkuar forcave gjermane tė shėrbimit tė jashtėm si specialist nė ēėshtjet ekonomike pėr Evropėn Juglindore. Ai veproi nė Rumani, Bullgari, Greqi (tetor 1942) dhe pėrfundimisht nė Beograd nė gusht 1943 si i dėrguar i veēantė i Zyrės sė Jashtme gjermane pėr Evropėn Juglindore. Nga 11 shtatori i 1943-it, pas rėnies sė Italisė, ai u emėrua dhe pėrgjegjės pėr Shqipėrinė dhe punoi ngushtė me Vermahtin deri nė kapitullimin e Gjermanisė nė 1945-n. Nė 1946-n, Nojbaheri u arrestua nga amerikanėt dhe u dėrgua nė Beograd, ku nė 1951-in, u dėnua me burgim si kriminel lufte meqenėse mbėshteti forcat gjermane si diplomat dhe ekonomist. Ai u lirua nė nėntor 1952 kur dhe u kthye nė Austri. Nojbaheri ėshtė autor i librit “Sonderauftrag Südost, 1940-45” (Misioni special Juglindje, 1940-45) Gotingen, 1956, nė tė cilin jep me hollėsi veprimtarinė e tij tė rangut tė lartė pėr llogari tė Gjermanisė nacional-socialiste nė Ballkan. Libri pėrfshin dhe kreun e mėposhtėm pėr Shqipėrinė:



Themelimi i njė shteti

Pak flitej pėr Shqipėrinė kur mora urdhrin nė shtabin e Fyrerit nė fund tė gushtit 1943, i cili mė caktonte si “tė dėrguar tė veēantė tė Zyrės sė Jashtme pėr Evropėn Juglindore”. Viktor Emanueli ishte ende mbret atje dhe Luogotente mbante frerėt e pushtetit nė emėr tė tij. Gjermania kishte njė zyrė konsullore qė drejtohej nga herr Shlipi. Por nė 8 shtator, kur gjeneral Ajzenaueri njoftoi armėpushimin me Italinė, Shqipėria u bė e njė rėndėsie tejet tė lartė pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik mbi kanalin e ngushtė tė Otrantos. Pėr kėtė arsye do tė merrem mė parė me Shqipėrinė pėrpara se tė merrem me Serbinė dhe Malin e Zi, megjithėse kjo nuk ndjek kronologjinė reale tė misionit tim.

Plani i punės pėr detyrat e mia nė Shqipėri ishte i pazakontė pėr shkak tė formulimit lakonik. Ribentropi mė thirri nė Beograd dhe mė informoi se Fyreri kėrkonte “njė Shqipėri tė pavarur me nismėn e saj”. Fluturova ditėn e mėpasme, nė 11 shtator, drejt Divizionit Gjerman tė Elbasanit. Njė avion i posaēėm do tė mė sillte dhe specialistin e gjuhės shqipe dhe tė gjendjes gjeografike e politike nė vend; dhe ky do tė mė shoqėronte nė Shqipėri. Unė duhet tė merrja Tiranėn me anėn e kėtij divizioni dhe tė plotėsoja kėshtu detyrėn.

Tri javė mė parė, nė shtabin e pėrgjithshėm, kisha arritur tė merrja disa njohuri sipėrfaqėsore rreth gjendjes politike nė Shqipėri dhe kisha takuar dy politikanė shqiptarė qė dėshironin tė flisnin me mua menjėherė pas kapitullimit tė Italisė. Ata ishin Xhafer Deva, i cili kish lozur rol politik nė krahinėn e Kosovės, dhe Vehbi Frashėri, biri i kryetarit tė mėpasėm tė Kėshillit tė Regjencės, Mehdi Bej Frashėrit, i cili nė atė kohė ishte ende nė internim, duke jetuar me tė bijėn e tij Medien nė njė hotel nė Romė.

Ishte pasdite vonė kur zbulova se nuk kishte aerodrom nė Elbasan. Nuk kish as kohė sakaq pėr tė ndryshuar tėrė ekspeditėn pėr tė marrė vetura, kėshtu qė vendosa, pa u kėshilluar me shtabin e pėrgjithshėm, mėngjesin e 11 shtatorit tė fluturoj drejt e nė Tiranė, e cila ish ende nėn kontrollin e trupave italiane. Njė kompani e avancuar parashutiste fluturoi para meje duke zbarkuar nė Durrės. Armiku ishte mjaft pranė, mu bri Adriatikut. Pėr tė demonstruar praninė e forcave tė armatosura gjermane, tre Ju52 dhe 60 trupa tė Divizionit tė Brandenburgut (Abwehr II) zbarkuan nė aeroportin e Tiranės mu pėrpara avionit tim Heinkel III. Xhafer Deva vinte me njė avion Storch drejt e nga Mitrovica. Koha e tij afronte.

Pas njė fluturimi tė kėndshėm mbi malet madhėshtore dhe tė egra, Tirana u duk nė horizont nga minaretė dhe fusha e blertė nė rrėzė tė malit tė Dajtit. Nė atė ēast nuk dija gjė rreth kushteve tė aeroportit italian ndaj dhe urdhėrova avionin tė shkonte drejt ndėrtesės kryesore. Prej saj gufoi njė turmė e shqetėsuar oficerėsh dhe ekuipazhi italian. Kėta ushtarė tė mjerė, pa anije qė t’i kthente nė shtėpi e tash nė mėshirėn e ish-aleatėve tė tyre, ishin nė grahmat e kuptueshme tė dėshpėrimit. Zbrita nga avioni. Ishte e vėshtirė pėr turmėn e trazuar tė shquante se cili isha unė me uniformėn e zezė diplomatike qė nuk po mė njihnin. Por sasia e arit nė kasketėn time, kopsat e arta dhe palat e mirėhekurosura tė uniformės sime vinin nė dukje se duhet tė isha funksionar i lartė i ndonjė njėsie tė panjohur ushtarake. Mu tregua njė kasolle e vogėl nė pjesėn e majtė tė aerodromit. Atje kishte personel tokėsor gjerman. Avioni u kthye nė atė drejtim. Djemtė tanė me pantallona tė shkurtra dhe nė humor tė mirė dukeshin tė gėzuar me mbėrritjen tonė. Konsulli i pėrgjithshėm, Shlip, mė priti nė limuzinėn e tij.

Ē'skenė! Me mijėra ushtarė italianė tė armatosur ngjesheshin rrugėve nė grupe nervoze. Ish kjo njė betejė qė humbnin nė mjedis armiqėsor. Duhet tė ketė qenė vetėvrasėse pėr ta t’u bėnin rezistencė aleatėve tė tyre tė mėparshėm. Ata prisnin ardhjen e gjermanėve nga ēasti nė ēast. Tė luftonin? Tė dorėzonin armėt? Tė ziheshin rob, ndėrsa atdheun e kishin kaq pranė, por aq tė paarritshėm? Kėto trupa tė shkaktonin veēse keqardhje, tek ishin braktisur nė fatin e tyre nga rrjedha e ngjarjeve. Ata pa dėshirė i nėnshtroheshin veturės sonė dhe ushtarėt pėrshėndesnin sapo shikonin kasketėn e mbuluar nė ar. Ecnim ngadalė mes turmave pėr nė konsullatėn e pėrgjithshme.

***

E rraha gjendjen me herr Shlipin dhe herr Fon Shajgerin, specialistin pėr Shqipėrinė qė mė shoqėronte nga shtabi i pėrgjithshėm. Shajgeri, dikur oficer i shtabit tė pėrgjithshėm austro-hungar, kish jetuar nė Shqipėri pėr mbi njėzet vjet duke ndjekur Luftėn e Parė Botėrore dhe pėrbėnte enciklopedi mė vete pėr ēėshtjen e farave, fiseve e familjeve shqiptare. Gjendja ishte tepėr e ngatėrruar. Pjesė tė Shqipėrisė sė Jugut ishin nė duart e partizanėve komunistė, tė cilėt italianėt ishin pėrpjekur t’i shtypnin, por pa sukses. Kjo ishte dhe arsyeja se pse divizioni gjerman u dėrgua nė Elbasan para kapitullimit tė Italisė. Kėta partizanė do tė bėheshin luftėtarėt e ardhshėm tė qėndresės guerile. Luftėtarėt nacionalistė (Balli Kombėtar) tė cilėt ishin tėrhequr nė male pas pushtimit italian, pėrbėnin mė pak rrezik, sepse ata nuk ishin armiku i tyre kryesor. Si nė Greqi dhe nė Jugosllavi, armiqtė kryesorė ishin dhe kėtu komunistėt.

Shqiptarėt e kishin tė qartė se ne kishim ndėrhyrė pėr arsye tė pastra ushtarake, pėr tė ruajtur kurrizin nga sulm i mundshėm aleat nga pėrbri ngushticės sė Otrantos. Nuk mbaj mend asnjė veprim armiqėsor kundėr forcave gjermane tė bėrė nga popullata. Pėr mė tepėr, Gjermania kishte emėr tė mirė nė Shqipėri. Ky emėr kish vuajtur pak pėr shkak tė heshtjes gjermane gjatė pushtimit italian tė Shqipėrisė nė 7 prill 1939, por gjermanėt ishin ata qė sakaq po ēarmatosnin ushtrinė italiane nė Shqipėri e me kėtė rast po shtonim dhe arsenalin tonė ushtarak. Popullata kishte ende kujtime tė mira nga metodat e kujdesshme tė ndėrhyrjes austro-hungare gjatė Luftės sė Parė dhe kjo e bėnte kudo ndėrhyrjen gjermane tė mirėpritur. Disiplina e lartė tė trupave tona elitė qė silleshin miqėsisht me popullsinė civile, i bėri pėr vete kėta burra krenarė malesh qė e kishin pėr zakon tė tyrin mbajtjen e armėve.

Trupat e Ballit Kombėtar nuk u pėrleshėn kurrė me trupat tona. Ata ose shpėrbėheshin ose i kanalizonin krejt energjitė nė luftė kundėr partizanėve nė jug. Vetėm Abaz Kupi, i cili e mbante veten si zėvendės tė Ahmet Zogut, qėndroi nė malet rreth Tiranės dhe Shkodrės, me sa duket me mijėra mbėshtetės. Me tė ishin dhe disa oficerė britanikė tė ndėrlidhjes. Ne nuk e ngacmuam, dhe ata nuk na ngacmuan. Ai kishte emėr tė mirė nė vend dhe nė tetor tė 1943-shit, Asambleja Kombėtare i dėrgoi pėrshėndetje zyrtare nė male. Kjo nuk na shqetėsoi. Nuk kishte asnjė lloj proteste kundėr nesh. Ajo ishte njė mirėnjohje pėr njė luftėtar lirie qė kishte qėndruar kundėr Italisė, vendit qė i kishte aneksuar dhe pushtuar atdheun.

Kaq do tė mjaftonte pėr tė vendosur sfondin politik tė ngjarjeve pėr ditėt nė vazhdim e tash po i rikthehem misionit tim:

Shtabi gjerman kishte kėrkuar Shqipėrinė tė pavarur dhe me nismėn e saj.


vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2008, 19:09   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kjo ish nė atmosferė, por atmosfera ishte gjithashtu e ngarkuar nė mėnyrė ogurzezė. Thashetheme tė pėrhapura nga agjentė tė zellshėm, dilnin orė e ēast e bėnin fjalė pėr ndėrhyrje britanike, prej tė cilave arrita nė pėrfundimin se njė ndėrhyrje e tillė as qė do tė ndodhte. Qė prej kohėve tė Romės sė lashtė shqiptarėt kanė pasur njė strategji tradicionale pėr t’u bėrė ballė pushtimeve. Ka qenė zakon i kėtij kombi tė vogėl, por luftarak, malėsor qė u bėn ballė grabitqarėve mė tė mėdhenj, duke i kėrkuar ar e armė mė tė fortit dhe duke ia marrė kėto mė tė dobėtit kur ėshtė nė tėrheqje. Kanė jetuar pėr shekuj nė male. Por tani ishte e pasigurt se kujt do t'i mbetej pushteti. Italianėt ishin mundur dhe ishin ēarmatosur, me ndihmėn e zellshme tė shqiptarėve anembanė vendit. Sasi tė pamasa armėsh u shfaqėn tashmė nė kullat e gurta tė fermave shqiptare. A do tė qėndronin dot mė gjermanėt aty, ndėrsa nė anėn tjetėr tė Adriatikut po shtyheshin mbrapsht pėr nė veri nga forca superiore aleate? A duhej shpallur njė Shqipėri e madhe nė rrethanat e ushtrisė gjermane? A duhet tė pritet pėr zbarkimin e aleatėve dhe tė luftohen ata atje?

Dy burra, secili mė vete, u pėrpoqėn tė ngrenė njė komitet pėrfaqėsues kombėtar qė do tė shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe do tė merrte frerėt e vendit nė dorė me qeveri tė pėrkohshme: veterani Ibrahim bej Biēaku i Elbasanit dhe Xhafer Deva i Mitrovicės. Pati negociata ditė e natė. Nė mėnyrė qė tė ruanin paprekshmėrinė e “nismės sė tyre”, unė refuzova tė marr pjesė nė kėto bisedime tė ashpra dhe qėndrova nė pritje. Por gjithsesi diēka bėra. Nė mbrėmjen e 12 shtatorit fluturova pėr nė Beograd pėr tė shmangur ēdo shfaqje trysnie ndaj dy palėve. Nė 13 shtator u ktheva nė Tiranė dhe prita krijimin e Komitetit Kombėtar, pa u lajmėruar pėr ecurinė e punės. Gjithnjė u kisha theksuar miqve tė mi se ishte nė interesin jetėsor tė vendit qė ushtria gjermane dhe diplomatėt gjermanė tė kenė njė qeveri tė qėndrueshme kombėtare me tė cilėn tė merren vesh. Pėrndryshe, ndėrhyrja nė administratėn dhe ekonominė vendore do tė ishte e pashmangshme. Nėse asnjė njeri i pėrgjegjshėm nuk do tė bėnte pėrpara pėr tė marrė fatin e vendit nė dorė, atėherė do tė paraqitej nevoja pėr njė regjim pushtues, diēka qė donim ta shmangnim.

Nė 14 shtator dy grupet ujdisėn qė Komiteti tė kryesohet nga Ibrahim beu. Duhej pėrbėrė prej 20 figurash tė njohura dhe tė respektuara. Partitė politike nuk kishin kurrfarė rėndėsie kėtu. Pranova vizitėn e pėrfaqėsisė nė Konsullatėn e Pėrgjithshme. Profesor Zallari, i cili fliste gjermanishte tė rrjedhshme, mė informoi nė gjuhė pasionante dhe tė pėrsosur se Komiteti Kombėtar ishte themeluar dhe kishte shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Komiteti priste qė Qeveria e Rajhut Gjerman tė njihte pavarėsinė e kėsaj Shqipėrie tė bashkuar. Me ndėrgjegje tė pastėr isha nė gjendje t’i informoja kėta burra se do t’ia pėrcillja kėrkesėn e Komitetit Kombėtar pa asnjė vonesė tė mėtejshme Qeverisė Gjermane dhe se kjo pajtohej sakaq me detyrėn time nė terren.

Ceremonia e improvizuar ishte veēanėrisht solemne. Gjallėria dhe entuziazmi i kėtij ēasti historik u ndėrpre nga mikpritja e zonjės Shlip e cila solli pije qė u pranuan me gėzim nga etėrit e etur tė kombit.

Tė njėjtėn ditė kreva njė vizitė zyrtare nė Komitetin Kombėtar qė ishte mbledhur nė ndėrtesėn e Kryeministrit dhe tė nesėrmen u ktheva nė Beograd. Pas njė qėndrimi tė shkurtėr atje u nisa fluturim drejt Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė dorėzuar raportin tim. Hitleri, i cili kishte njė interes tė ndezur pėr kėtė kėnd tė fundit romantik tė Evropės, dukej tepėr i kėnaqur me rrjedhėn e ngjarjeve.

Shpejt isha sėrish nė Shqipėri. Komiteti Kombėtar kishte marrė pėrsipėr qeverisjen e pėrkohshme nėn Ibrahim bej Biēakun. Xhafer Deva kishte marrė nė dorė Punėt e Brendshme. Gjithēka qė ishte drejtuar mė parė nga italianėt kish pushuar sė funksionuari: administrata, sistemi gjyqėsor, policia, xhandarmėria, ushtria, me pak fjalė tė gjitha veēoritė themelore tė shtetit kishin pushuar sė qeni. Gjithēka qė kish mbetur ishte rrjeti tradicional i marrėdhėnieve familjare, farave dhe fiseve me ligjet dhe strukturėn e tyre solide. Ushtarėt gjermanė jepnin idealin e rregullit, megjithėse ishin thjesht miq.

Dhe ishin thjesht miq. Kur Komanda Supreme e Forcave tė Armatosura Gjermane dėrgoi njė Komandant Ushtarak pėr Shqipėrinė, unė protestova ndaj Ministrit tė Jashtėm gjerman se ky ishte njė gabim, dhe i tėrhoqa vėmendjen pėr sovranitetin e Shqipėrisė sė re, tė cilėn ne e kishim dėshiruar dhe njohur, dhe pėr faktin se nuk kishte asnjė kompetencė gjermane nė ēėshtjet e administratės dhe ato ligjore. Gabimi i pranua menjėherė dhe Komandanti Ushtarak pėr Shqipėrinė u ricaktua si “gjenerali gjerman pėr Shqipėrinė” i cili kishte detyrė tė pėrfaqėsonte interesat e Forcave tė Armatosura Gjermane pranė Qeverisė Shqiptare. Marrėdhėniet midis gjeneralit dhe qeverisė dhe mes trupave gjermane dhe popullsisė shqiptare mbetėn tė shkėlqyeshme deri nė fund.

Shqetėsimi i parė i qeverisė sė pėrkohshme ishte mbledhja e Asamblesė Kombėtare nė mėnyrė qė tė formohej qeveria mbi bazėn e kushtetutės sė vjetėr tė Zogut. Asambleja u mblodh nė tetor nė Pallatin Mbretėror. Unė informova qeverinė e pėrkohshme pėr njohjen qė Gjermania i bėri pavarėsisė sė Shqipėrisė duke i dorėzuar letrėn pėrkatėse Kryetarit tė Komitetit Kombėtar, Ibrahim bej Biēakut.


Zonja Lycen, e vetėdijshme pėr rėndėsinė historike tė kėtij dokumenti siguroi njė fletė pergamen, por kjo nuk ishte krejt ēfarė kėrkonim. Ishte e nevojshme vula dhe njė shirit. Nuk kisha vulė por gjetėm zgjidhje. Vėrtetuam me anė tė poshtėshkrimit se njė kopje e dokumentit do tė ruhej nė arkivat e Konsullatės sė Pėrgjithshme Gjermane dhe ky vėrtetim u vulos me vulėn buzėtrashė tė Konsullatės sė Pėrgjithshme. Tashmė dokumenti i pėrmbahej kushteve tė etikės lindore qė i kushtonte rėndėsi hollėsive tė tilla me tepėr se ajo perėndimore.

U prita nga njė rojė e improvizuar nderi qė pėrbėhej nga 10 burra tė shtatit ushtarak, asgjė e vėshtirė pėr kėta dinarikė. Ngjita shkallėt dhe hyra nė sallėn ku ishte mbledhur Komiteti Kombėtar. Nė kėsi rastesh jo thjesht ecet, por duhet mbajtur hap ceremonial. U mbajtėn gjithashtu dhe fjalime e replika. Pėrderisa nuk kishte veprime tė mėtejshme nga ana protokollare, ngritėm dolli me verė pėr sovranitetin e Shqipėrisė. Ishte njė ngjarje tepėr e kėndshme.


vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2008, 21:39   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
***

Nė ditėt e mia tė para tė caktimit nė Shqipėri, kėrkova tė di se cilat qenė figurat mė nė zė tė vendit. Shpejt kuptova se njė njeri ishte ai qė gėzonte respekt tė pėrbotshėm: Mehdi bej Frashėri. As ofertat e as kėrcėnimet italiane nuk e bėnė dot kėtė oficer tė vjetėr perandorak otoman tė pranojė aneksimin e atdheut tė tij. Rėndėsia e kėtij personi e kishte detyruar Italinė ta internonte nė Romė, ku jetonte me vajzėn e tij Medien nė njė hotel tė kėndshėm, por me liri tė kufizuar lėvizjeje. Pas kapitullimit tė Italisė, i dėrgova kėtij burri njė avion Heinkel III dhe e solla nė Tiranė. Ky avion solli gjithashtu me vete dhe kartėmonedhat e vjetra shqiptare qė mbaheshin nė Banca d’Italia pėr llogari tė Bankės Kombėtare Shqiptare. Banka Kombėtare Shqiptare ishte ngritur nga specialistė italianė dhe ishte e organizuar mė sė miri.

Mehdi bej Frashėri, asokohe 74 vjeē, ishte njė njeri tepėr mbresėlėnės. Ai vinte prej njė familjeje nė zė bejlerėsh feudalė dhe e kish nisur karrierėn e tij nė Turqinė Ballkanike si zyrtar i administratės publike, duke shėrbyer mė vonė si pasha nė Liban dhe Egjypt. Ai qėndronte si njė shtatore mbijetojė prej perandorisė otomane. Gruaja e tij ishte turke, njė zonjė dinjitoze dhe me hijeshi. Mehdiu fliste tė paktėn tetė gjuhė, por jo gjermanisht. Rėndom flisnim italisht bashkė.

Ai i shikonte zhvillimet e fundit me njė farė rezervimi. Kur kuptoi se nuk ishte ēėshtje regjimi pushtues gjerman, u aktivizua mė gjallėrisht nė fatin e vendit tė tij. Apelimet e flakta nė adresė tė detyrės sė tij patriotike nė Asamblenė Kombėtare e nxitėn tė marrė postin e kryetarit tė parė tė Kėshillit tė Regjencės, i cili pėrfshinte dhe nga njė pėrfaqėsues ortodoks dhe katolik. Kėshilli kryesohej prej tyre nė alternim. Por ai ishte sidoqoftė pėrfaqėsuesi i vetėm i pėrhershėm, duke qenė se kolegu i tij ortodoks u sėmur dhe pėrfaqėsuesi katolik, i pari i franēeskanėve tė Shkodrės, at Anton Harapi, e refuzoi postin si tė papajtueshėm me detyrat e tij si prift katolik, duke qenė se njė post i tillė do ta detyronte tė vendoste pėr dėnimet me vdekje. Kjo ishte muzikė pėr veshėt e pashės sė vjetėr.

Asambleja e sapozgjedhur Kombėtare dhe Kėshilli i Regjencės i zgjedhur prej saj caktuan njė qeveri pėrfundimtare. Rexhep Mitrovica, nga Kosova, u caktua Kryeministėr. Xhafer Deva, ministėr i Brendshėm dhe Vehbi Frashėri, sekretar i shtetit pėr Punėt e Jashtme. Kushtetuta e Zogut u ruajt. Mbreti u zėvendėsua nga Kėshilli i Regjencės. Asambleja Kombėtare i shkėputi tė gjitha lidhjet me Italinė dhe krijoi njė lidhje me Forcat e Boshtit. Gjithēka shkonte mė sė miri, por jo dhe pa ndonjė turbullirė. Njė grup partizanėsh, tė njohur pėr rrėmbimin e tyre, qė kishin marrė pjesė nė ēarmatosjen e njėsiteve italiane, sollėn njė top italian nė distancė zjarri dhe goditėn Pallatin Mbretėror ku ishte mbledhur Asambleja Kombėtare. Personat nė fjalė ikėn nga sytė kėmbėt kur panė ushtarėt gjermanė, tė cilėt rivunė qetėsinė. Askush nuk u lėndua. Tėrė incidenti duket se i shkonte pas festes veēorive tipike tė shqiptarit, duke qenė se shqiptarėt janė njė nga popujt e botės mė tė dhėnė pas shkrepjes sė armėve. Pushka nuk ėshtė vegėl pėr shqiptarin, por pjesė e trupit tė tij. Miku qė ka vizituar shtėpinė e shqiptarit nderohet nė largim me shkrepje armėsh nė distancė tė caktuar. Automatikėt e rinj ofronin kėsisoj mundėsi tė reja e tė pakufishme pėr kėtė ceremoni. Nė njė vend kaq tė dhėnė pas armėve, njė pėrgjigje me artileri ndaj ceremonisė sė qeverisė dukej gjėja mė e pėrshtatshme dhe aspak e gabuar nga ana protokollare.


***

Mehdi bej Frashėri, nėse mė lejohet tė jap mendim, ishte themeluesi i njė kategorie tė re nė ligjin ndėrkombėtar. Ai propozoi qė Gjermania duhej ta njihte asnjanėsinė e Shqipėrisė. Ajo duhej tė ishte njė “asnjanėsi relative”. Shqipėria i konsideronte Forcat e Armatosura Gjermane, tė sjella nė Shqipėri thjesht pėr arsye ushtarake, si miq tė shtetit shqiptar, pavarėsisht asnjanėsisė shqiptare mes palėve ndėrluftuese. Qeveria Shqiptare do tė vepronte kundėr ēdo lloj spiunazhi qė vinte nė rrezik paqen e brendshme tė vendit. Nėse armiqtė e Gjermanisė do tė sulmonin me trupa qė kishin natyrė njėsitesh ushtarake, Shqipėria do tė qėndronte asnjanėse.

Atėherė ishte qė e pėrcaktova sovranitetin shqiptar si “sovranitet relativ”. Forcat e Armatosura Gjermane, si miq tė popullit shqiptar, kėrkonin trajtim miku nė njė vend ku kishin hyrė pėr shkak domosdoshmėrie ushtarake. Gjermania e njihte sovranitetin e Qeverisė Shqiptare me njė kufizim tė vetėm – qė do tė na duhej t’i kundėrviheshim njė qeverie qė i jepte mbėshtetje armiqve tanė. Pėr kėtė arsye, sovraniteti i Shqipėrisė ishte “relativ” nė emėr tė sigurisė tė trupave tona.

Ramė dakord pėr kėtė formulim dhe Shtabi i Pėrgjithshėm mbajti shėnim zyrtar pėr “asnjanėsinė relative” tė Shqipėrisė.


Nuk kam pasur asnjė problem me Shtabin e Pėrgjithshėm pėr ēėshtjet shqiptare, sepse nuk kishte askėnd atje qė t’ia kishte idenė rreth kėtij kėndi tė mrekullueshėm tė Evropės. Pėr kėtė arsye askush nuk mė dilte kundėr. Pėr mė tepėr, kishte tepėr vullnet tė mirė nė Gjermani pėr kėtė vend pak tė njohur. Mund tė shtoj nė lidhje me kėtė se fama legjendare e heroit kombėtar shqiptar, Skėnderbeut (shek. XV) dhe autori mė i lexuar pėr rininė (tash mes 10 e 80 vjetėsh) gjermane, Karl Maji, autor i librit “Nė tokėn e shqiptarėve”, e shpjegojnė sė miri kėtė vullnet tė mirė.

Por gjithsesi, pak njerėz e dinin qė ky vend i vogėl malor ka nxjerrė legjione romake, perandorė romakė, mercenarė e gjeneralė bizantinė, vezirė tė mėdhenj dhe kedivė egjyptianė dhe se vetė papa ka lėshuar urdhrin “Mbrojtės i kristianizmit” pėr Skėnderbeun.


vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2008, 22:57   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
***

Forcat e Armatosura Gjermane, me maksimumin e dy divizioneve, kishin nevojė pėr fonde pėr tė paguar shpenzimet e tyre nė Shqipėri pėr ndėrtimin e rrugėve dhe tė fortifikimeve, si dhe pėr blerjen e prodhimeve vendase etj. Fillimisht kėto fonde u mbuluan nė formėn e huave nga ministri i Financave, por nė njė vend tė tillė tė vogėl, fondet ishin tė kufizuara. Kishte mungesė letre pėr botim valute. Pėr fat tė mirė kartėmonedhat nuk mund tė shtypeshin mė pasi blloqet shtypėse kishin humbur nė Itali. Nė kėto rrethana, i paguam tė gjitha shpenzimet tona nė ar dhe mallra ushqimore. Prej rezervave tė arit qė mė ishin caktuar pėr pėrdorim nė Greqi, hodha ar nė tregun e lirė nė Shqipėri dhe i dhashė kartėmonedha Forcave tė Armatosura. Kjo futje e vazhdueshme ari natyrisht qė forcoi valutėn vendase e cila qėndroi nė qarkullim deri nė fund. Monedha mė e pėrdorur e artė nė Shqipėri ishte napoloni (20 franga ari). Pėr krahasim lira e artė vlente mė pak. Nė Greqi ishte e kundėrta. Kjo nuk kishte tė bėnte me sasinė e arit nė monedha. Vlera e monedhave tė arit caktohej thjesht nga popullariteti i tyre. Ajo qė kėrkohej mė tepėr pas napolonave ishin automatikėt. Cilido kishte mjaft nga tė dyja dhe i shpėrndante lirisht ishte i mirėpritur kudo.

Prapavija jonė mbrohej nga brigada shqiptare nėn udhėheqjen e fiseve dhe farave pėrkatėse. Ata na ruanin kryesisht nga grupet partizane qė kishin nisur tė dukeshin disi pas zbehjes sė fatit tė Gjermanisė. Ka pasur natyrisht probleme tė ndryshme me vullnetarėt dhe ndihmėsit tanė. Njė herė njė luftėtar nga malėsia dhe shpura e tij u pajisėn me kamionė, armė dhe napolona dhe mandej thjesht u zhdukėn me to nė mes tė njė reje tė hatashme pluhuri. Gjenerali i Vafen SS-ve dhe i policisė, Fictumi, i cili vepronte si kėshilltar teknik pėr themelimin e njė force policore shqiptare, ma raportoi rastin tejet i zemėruar dhe u trondit edhe mė kur pasi mbarova sė lexuari raportin e tij, shpėrtheva nė tė qeshura. Nė ato ēaste pėrfytyroja si ta kisha para syve luftėtarin e zhdėrvjellėt, tė armatosur deri nė dhėmbė tek i thoshte lamtumirė me njė shikim tė flaktė dhe gjeste heroike Fictumit tonė, i cili kishte pėr vete prirje romanticiste dhe madje e kish lexuar dhe ai Karl Majin. Kushedi ē’personazh i mrekullueshėm do ketė qenė hajni ynė i nderuar.

Kėta banorė malesh kanė njė fjalė nderi dhe e mbajnė. Ata e quajnė Besa. Besa ėshtė njė prej veēorive themelore tė shoqėrisė patriarkale tė shqiptarėve, sė bashku me gjakmarrjen dhe mikpritjen. Ai qė shkel besėn, humb nderin dhe nuk pranohet mė nga bashkėsia. Besa nuk jepet lehtė dhe nuk ėshtė e lehtė tė merret, por nėse jepet, mbahet. Kur ėshtė ēėshtje pėr jetė a vdekje, njeriu ėshtė i detyruar tė ketė besėn e burrave mbi tė cilėt mbėshtetet. Kjo fjalė e nderit ėshtė institucioni pėr tė cilin njihen mė shumė shqiptarėt. Zhvillimi i qytetėrimit perėndimor nuk ka ē’tė mirė t’i japė kėtij institucioni.


***

Kur mora nė dorė detyrėn nė Shqipėri, ka pasur aplikantė nė Kosovė pėr divizionin mysliman tė SS armatosura "Hanxhar", i cili ishte ngritur nė Bosnjė. Me mbėshtetjen e Kaltenbunerit, ia arrita ta bėj Himlerin tė ndalojė rekrutimin e shqiptarėve pėr divizionin sepse kjo binte ndesh me politikėn tonė tė neutralitetit. Por rajhsfyreri SS, i cili kishte dėgjuar shumė pėr regjimentet elitė tė Bosnjė-Hercegovinės nė mbretėrinė austro-hungare, pėrfundimisht ia arriti qėllimit tė tij. Ai mori autorizim prej Hitlerit nė vitin 1944 pėr ngritjen e divizionit malor tė SS tė armatosura tė quajtur "Skanderbeg" pėr nevojat e luftės me partizanėt nė kufijtė e vendit. Nė fillim pati humbje tė rėnda nė njė avancim tė udhėhequr keq nė territor partizan gjatė fazave tė para tė stėrvitjes. Unė nuk isha aspak i lumtur me ngritjen e kėtij divizioni, por qeveria shqiptare nuk e kishte aspak problem, sepse shpresonte se kjo trupė do tė shėrbente si bėrthamė pėr njė ushtri dhe forcė policore tė mirėstėrvitur kombėtare. Divizioni e kishte shtabin nė Prizren. E ndalova vendosjen e tij nė zonėn e Mitrovicės qė kishte mbetur me Serbinė, sepse kisha frikė se do ta tepronin kundėr popullsisė serbe tė atjeshme. Serbė e shqiptarė nuk kanė dhe dashuri tė madhe pėr njėri-tjetrin.

Pas rėnies sė Jugosllavisė nė korrik tė 1941-it, rajoni i Kosovės i banuar fillimisht nga shqiptarėt, u bashkua me Mbretėrinė e Shqipėrisė tė ngritur nė 1939. Shqiptarėt nuk humbėn aspak kohė sė nxjerri jashtė vendit sa mė shumė serbė tė mundnin. Ata qė u dėbuan u detyruan nga tė fuqishmit e zonės tė paguanin taksė nė ar pėr t’u lejuar tė dalin nga vendi. Ata fare qartė po ndiqnin shembullin e dhėnė nga Rajhu Gjerman me taksėn tonė tė emigrimit. Kur gjenerali Nediē m'u ankua hidhur personalisht pėr kėtė gjė, i rekomandova Qeverisė Shqiptare qė t’i jepte fund dėbimit tė serbėve. Duke parė se ndėrhyrja ime nuk pati ndonjė sukses, kėrcėnova se do tė jepja dorėheqjen nga detyra dhe se do t’ia lija nė dorė ndonjė tjetri mbrojtjen e Shqipėrisė nga qėllimet ekspansioniste tė Bullgarisė. Xhafer Deva qė kishte ndikim nė Kosovė, mė premtoi se do tė ndėrhynte dhe e bėri kėtė me sukses. Megjithatė, dėmi i madh ishte bėrė qė nė 1941-in.

Bullgarėt ankoheshin vazhdimisht "pėr bullgarė qė vriteshin nė Shqipėrinė lindore", ku nuk kishte virtualisht asnjė kokė bullgari. Ata e bėnin kėtė punė nė mėnyrė qė tė bindnin Gjermaninė t’u lejonte pushtimin e kėtyre territoreve "kėrcėnuese". Dėrgova kolonelin Fon Kohutek, anėtar i stafit tim nė Beograd, nė zonėn e Liqenit tė Ohrit pėr tė bėrė njė analizė politike tė vrasjeve qė ishin kryer atje gjatė muajve tė fundit. Nuk kishte as dhe njė bullgar tė vetėm mes tė vrarėve. Pothuaj tė gjitha vrasjet vinin nga gjakmarrje, ēėshtje familjare e fisnore ose vrasje pėr motive tė dobėta. Njė prej vrasjeve ishte vrasje me pagesė e njė komunisti ndaj njė komunisti tjetėr. Disa raste nuk mund tė zbardheshin mė. Duke parė analizėn e hollėsishme, njė pushtim i trojeve shqiptare nga bullgarėt nuk dukej aspak i nevojshėm, pėrfundim ky qė ma uli sė tepėrmi reputacionin nė qarqet bullgaromėdha. Isha qė mė parė nė listėn e tyre tė zezė pėr rolin qė luajta nė parandalimin e referendumit tė popullsisė sė Trakės.


vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2008, 23:56   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
***

Kryeministri Rexhep Mitrovica vuante nga njė sėmundje e mushkėrive dhe dha dorėheqjen nė qershor tė 1944-s. I sėmurė siē ishte, nuk mund tė ofronte shumė. Skena politike u sundua nga konflikti mes Shqipėrisė sė vjetėr (Mehdi bej Frashėri) dhe Shqipėrisė sė re (Xhafer Deva). Xhafer Deva dha gjithashtu dorėheqjen nė qershor 1944 pėr trajtim mjekėsor nė Gjermani dhe u angazhua nė vazhdim me krahinėn e Kosovės.

Kėshtu pėrjetova tre javė tė njė krize qeveritare shqiptare tė cilėn nuk do ta harroj kurrė. Prej kėtij ēasti e mė pas nuk rekomanduam asnjė kandidat. Ditė pas dite bėheshin kombinime tė reja, informata, kundėrinformata, ndikime, kundėrndikime. Kusarėt e famshėm tė politikės nxorėn kokė dhe prezantoheshin nė shtėpinė e bukur pėrdhese ku kisha vendosur shtabin nė Tiranė. Miq tė nderuar erdhėn nė qytet dhe me truprojet e tyre qėndruan nė hotelin e bukur Dajti, tė ngritur nga italianėt, nė mėnyrė qė tė ishin nė afėrsi kur ministri i ri i Financave tė merrte nė dorėzim postin. Pushkėt dhe automatikėt e mirėvajisur tė rojeve tė kėtyre dinjitarėve i jepnin hotelit njė pamje luftarake.

Pėrfundimisht u shtira sikur i kisha humbur krejt shpresat pėr zgjidhje tė shpejtė dhe u largova nga vendi me avion, pa i thėnė askujt lamtumirė. Nuk e di nėse ky gjest pati ndikim mbi gjendjen, por pak pas ikjes time, mė i pafavorizuari i tė gjithėve e mori postin: Fiqri Dino, njė djalė nga Dibra. Ai kishte lidhje tė mira me Abaz Kupin, shtabi i tė cilit ishte nėn kontrollin britanik.

Nė fillim tė kandidaturės sė tij Fiqri Dino mė kish thėnė se do t’i merrte nė dorė frerėt e qeverisė vetėm nėse Gjermania pajiste dy divizione malore shqiptare (me tanke). Jam ende i bindur sot se kjo kėrkesė vinte drejtpėrdrejt nga Abaz Kupi, i cili e kishte menduar kėtė me ndihmėn e oficerėve britanikė tė ndėrlidhjes, nė mėnyrė qė tė merrte njė arsenal tė mjaftueshėm pėrpara tėrheqjes gjermane, qė nuk do tė vononte, dhe kėto t’i pėrdorte pėr zbythjen e partizanėve.

Kjo avitje nga kreu i fundit i inteligjencės britanike nė Shqipėri thjesht mė forcoi bindjen se atyre u duhej tė negocionin me ne gjatė tėrheqjes sonė nga Ballkani (Gjermania e kishte humbur tashmė luftėn sido qė tė ishte) nė mėnyrė qė trupat gjermane tė mund tė qėndronin nė Shqipėri, tė mbronin bazat e tyre pa lėnė asnjė armė tė binte nė duart e popullsisė, derisa tė evakuoheshin “nė mėnyrė tė respektuar” si tė burgosur lufte. Sugjerime tė tilla ishin bėrė nga shėrbimi ynė i fshehtė dhe pėr divizionin tonė (Gjenerali Lanc) nė Greqinė veriore. Nuk duhet harruar se hyrja perėndimore nė Shqipėri ishte bllokuar nga Moska dhe britanikėt duhet t’i kushtonin vėmendje puēit komunist, qė pashmangshmėrisht dhe ndodhi.

Nė dijeni tė krejt kėtyre kisha pėrshtypjen se gjėrat e kishin tejkaluar tashmė fazėn e tyre humoristike.


***

Takimet

Kam shkruar tashmė pėr Mehdi bej Frashėrin. Ai e la vendin bashkė me familjen dhe njė numėr dinjitarėsh gjatė tėrheqjes sė ushtarėve gjermanė. Djali i tij Vehbiu u vendos nė Vjenė si vjenez. Djali i tij i dytė ishte i dhėnė pas Anglisė e madje dukej si anglez. Kreu i familjes ishte njė patriot i vėrtetė shqiptar, as gjermanofil, as anglofil, as egėrsisht kundėr italianėve teksa kishin fuqinė nė atdheun e tij. Ai mbante hijen e sė kaluarės sė tij si zyrtar i lartė i njė perandorie tė madhe fundin e sė cilės kish pėrjetuar. Mandej kishte rutinėn dhe dinjitetin e njė burri qė ka pasur gjithnjė mjaft pėrgjegjėsi mbi shpatulla. Me bashkatdhetarėt e tij do tė ishte miku ynė nė Vjenė dhe nė Kicbyel. Si gjithė shqiptarėt e tjerė u largua dhe ai nga Tiroli me urimet e mia mė tė mira, pak pėrpara pushtimit amerikan, duke iu drejtuar Italisė dhe Zvicrės.

Rivali i Mehdi beut nė qeveri ishte ministri i Brendshėm, Xhafer Deva, i cili ishte armiku numėr njė i komunistėve. Ai i mbijetoi njė atentati ku u vra ndihmėsi i tij. Nė fakt sipas kufijve tė rinj, Xhafer Deva nga Mitrovica ishte tashmė "shtetas serb" siē ma tha dikur me hidhėrim gjenerali Nediē.

Pas rivendosjes sė Shqipėrisė sė pavarur, Xhafer Deva sė bashku me 1000 bashkėatdhetarė lėvizi pėrmes Pejės, Prishtinės dhe Prizrenit pėr nė Tiranė. Thirrja e tij pėr burrat e vet ishte “Terrorit me terror!”. Ai donte t’u tregonte komunistėve dhėmbėt dhe ashtu bėri, sipas mėnyrės vendase. Nė Shkodėr njė numėr komunistėsh ishin strehuar nė misionin katolik qė u shkatėrrua me atė rast.

Xhafer Deva kishte pėr qėllim tė qėndronte nė vend pas tėrheqjes sė trupave gjermane dhe tė zhvillonte luftė guerile. Nė ēastin e fundit gjermanėt ia mohuan pajisjet e nevojshme teknike pėr kėtė lloj lufte, kėshtu qė nė mungesė armatimi u largua nė Kroaci dhe mbėrriti nė Vjenė nė dhjetor tė 1944-s. Pėr herė tė fundit u pamė nė Kicbyel (Tirol).

Nuk e di se sa njerėz tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė gjatė kohės tonė atje ranė nė duart e komunistėve. Por e di pėr tre prej tyre qė u arrestuan, i pari i franēeskanėve, at Anton Harapi, kryeministri i fundit, Ibrahim bej Biēaku qė pasoi Fiqri Dinon dhe profesor Zallari qė ishte zv.folės i parlamentit. Zallari fliste rrjedhshėm gjermanisht dhe kish studiuar filozofi dhe letėrsi gjermane. Nuk e di pse qėndroi nė vend. Besoj se kjo i ėshtė dukur detyrė e tij morale.



[Fragment nga: Hermann Neubacher, Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten (Göttingen 1956), f.105-121. Pėrkthyer nga gjermanishtja nė anglisht nga Robert Elsie. Prej aty nė shqip nga mesdimr.]
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.