Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1944-1992: Republika III
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.7.2008, 11:04   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 1945: Shqipėria Veriore nė pranverėn e 1945-ės (raport britanik) - Agresioni komunist


Nga: B.D. Destani (ed.), Albania & Kosovo: Political and Ethnic Boundaries, 1867-1946. Documents and Maps. Slough: Archive Editions, 1999, p. 939-944.
Hyrja: R. Elsie. Pėrkthimi: mesdimr.

Citim:
Lufta e Dytė mbaroi nė Evropė nė 7 maj 1945. Forcat gjermane ishin tėrhequr nga Kosova nė 19 nėntor 1944 gjatė tėrheqjes drejt veriut, duke e lėnė rajonin nė gjendje turbullt dhe pasigurie. Diplomati britanik i karrierės, Ralf Skrajn Stivensėni, i cili ka shėrbyer nė Spanjė gjatė luftės civile spanjolle dhe qė do tė bėhej mė vonė ambasador i Britanisė nė Egjypt, u ndodh nė Jugosllavi gjatė tėrheqjes gjermane dhe dėrgoi raportin e mėposhtėm ndaj Forin Ofisit (Zyrės sė Jashtme), duke pėrshkruar gjendjen e trazuar tė ngjarjeve nė Kosovė dhe Maqedoni perėndimore nė pranverė tė 1945-ės.


Beograd, 21 prill 1945

1. Kam nderin tė raportoj se ka pasur njė numėr treguesish gjatė muajve tė fundit se trazira serioze kanė ndodhur mes popullatės shqiptare tė Kosovės dhe pjesės veriperėndimore tė Maqedonisė.

2. Zonat nė fjalė kanė qenė gjatė gjithė luftės armiqėsore ndaj Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe duket se deri mė sot lėvizja partizane nuk ka gjetur simpati apo mirėkuptim atje. Kjo ndodh pėr njė sėrė faktorėsh, kryesori i tė cilėve ėshtė shtypja e pakicės shqiptare nga qeveria jugosllave midis 1920-ės dhe luftės sė sotme. Kjo ka nxitur ndjenjat irredentiste shqiptare nė Kosovė, tė cilat u ushqyen nga Lidhja e Prizrenit qė mė pas u quajt Komiteti i Kosovės, themeluar nė 1920 nga prijėsit dhe pronarėt shqiptarė tė tokave pėr tė vepruar kundėr sundimit serb. Kur, pra, shteti jugosllav kapitulloi dhe orekset shqiptare u kėnaqėn me pėrfshirjen nė Shqipėri tė tė gjithė rajonit tė Kosovės dhe Maqedonisė veriperėndimore, italianėt gjetėn tek kosovarėt bashkėpunėtorė tė gatshėm. Kosovarėt u rekrutuan nė 1941-shin nė njė rojė tė armatosur qė u krijua nga gjeneral Prenk Prevezi, dhe ishte pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e kufijve tė rinj dhe pėr mbajtjen e rendit brenda kėtyre kufijve. Kosovarėt pėrfituan nga rasti pėr t’u hakmarrė ndaj kolonėve serbė dhe shumė prej tė fundmėve u detyruan tė ikin pėr strehim matanė kufirit nė Serbi dhe Mal tė Zi ku ose iu bashkuan partizanėve ose ēetnikėve. Forcat e Kosovės nė inkursionet e tyre matanė kufirit serb u sollėn me egėrsi maksimale kundėr serbėve qė i kundėrshtonin. Me kapitullimin e italianėve, popullariteti i tė cilėve kishte rėnė me zgjatjen e pushtimit tė tyre, gjermanėt i shfrytėzuan mė mirė elementėt irredentistė mes kosovarėve. U fol pėr dhėnien e autonomisė Kosovės dhe kjo u realizua pjesėrisht kur Kosova ngiti Asamble Kushtetuese gjysmė-autonome nė Prizren nė mars 1944. Gjermanėt arritėn t’i zgjerojnė njėsitet e mėparshme luftarake tė formuara nė Kosovė, nė rang tė divizionit SS Skanderbeg prej 7’000 shqiptarėsh tė udhėhequr nga oficerė gjermanė. Ky u krijua nė mars 1944. Nė tė njėjtėn kohė mbledhja e prijėsve shqiptarė nė Maqellarė dhe Rugovė vendosi pėr krijimin e njė komiteti ushtarak pėr Kosovėn dhe ndėrmori fushatė rekrutimi nė gjithė territorin. Kėto fushata kishin sukses tė konsiderueshėm. Roja kufitare u fuqizua, u krijuan njėsite policore shqiptare qė u pėrdorėn si pėrforcime nė Serbi dhe madje dhe nė Francė dhe nė Vendet e Ulėta.

3. Pėrballė njė kundėrshtari tė tillė, lėvizja partizane nė Kosovė asnjėherė nuk arriti pėrmasa tė konsiderueshme. Prej 1941-shit u bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar njė farė mbėshtetjeje mes shqiptarėve dhe, gjatė atij viti, dy tė dėrguar tė Titos, Ali Dushanoviēi dhe Miladin Popoviēi, besohet se kanė qenė tė pranishėm nė mbledhjen e Partisė Komuniste Shqiptare. Kėta u arrestuan nė Shqipėri nė 1942-shin, por u arratisėn mė tej me ndihmėn e komunistėve shqiptarė dhe me sa duket vazhduan tė mbajnė lidhje mes partizanėve jugosllavė dhe Partisė Komuniste Shqiptare duke u pėrpjekur tė ngrenė lėvizjen partizane nė Kosovė e Metohi (Kosmet). Kjo lėvizje ishte pėrgjegjėse drejtpėrdrejt tek Tito dhe pėrbėhej gjysmė nga serbė e gjysmė nga shqiptarė, mes tė cilėve figuronin Mehmet Hoxha dhe Fadil Hoxha. Kosmet-i u detyra tė kufizohej nė veprimtari thjesht politike, kryesisht duke u pėrpjekur tė zbusė ndjenjėn antiserbe mes kosovarėve. Pėrpjekje u bėnė pėr ngritjen e njė organizate politike partizane nė Kosovė dhe u krijuan disa komitete nacionalēlirimtare. Lidhjet mbaheshin me partizanėt serbė, malazezė dhe maqedonė dhe nė 1944 u mbajt dhe konferencė nė Kolgecaj ku ishin tė pranishėm partizanėt serbė dhe malazezė.

4. Megjithė mungesėn e veprimtarisė ushtarake nė Kosovė, njėsitet shqiptare tė Kosovės luftuan qė herėt me Ushtrinė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave, si nė Maqedoni, ashtu dhe nė Serbi, nėn komandėn e shtabit tė atyre zonave. Nė 1942, dy batalione tė Kosovės u formuan nė kodrat nė perėndim tė Tetovės dhe luftuan me Brigadėn e I-rė Maqedone derisa u transformuan nė Brigadėn e I-rė tė Kosovės, me 800 krerė, nė qershor tė 1944-ės. Fillimisht kjo brigadė pėrbėhej nga serbė tė arratisur, por nė qershor tė 1944-ės vlerėsohet se 30% e saj ishin shqiptarė. Njė brigadė tjetėr e Kosovės prej 400 krerėsh, sipas gjasave e krijuar nė Skopska Crna Gora gjatė fillimit tė 1944-ės, ndodhej nė zonėn nė lindje tė hekurudhės Nish-Shkup. Pjesė tė shtabit tė Kosmet-it gjendeshin nė territor serb nė jug tė Radanit dhe mbroheshin me njė batalion prej 100 kosovarėsh. Kosmet-i nuk kishte marrė karakter ushtarak para vitit 1944 dhe nė gusht kur ndodhej nė zonėn e Pejė-Gjakovės iu bashkua Brigada e I-rė e Kosovės nga Maqedonia. Gjithsesi, forcat partizane nė Kosovė mbetėn tė dobėta dhe dėshtuan sė marri me vete ndonjė lėvizje tjetėr tė rezistencės, prej tė cilave mė e rėndėsishmja ishte ajo e ngritur nga Gani Kryeziu, njė pronar tokash nga zona e Gjakovės. Marrėdhėniet mes Kryeziut dhe Kosmet-it ishin korrekte dhe mendohet se mund tė jenė kryer operacione tė pėrbashkėta ushtarake, por pėr shkak se Kryeziu nuk bashkohej me ta, ai shkaktoi zemėrimin e Kosmet-it qė besohet se mandej i ka kėrcėnuar jetėn. Pėr mė tej, pėrpjekjet e Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave pėr tė dėrguar trupa nė Kosovė ishin tė dėshtuara. Qėndresa qė iu bė nga roja shqiptare e Kosovės ishte fanatike dhe, Korpusi i II-tė jugosllav duke u pėrpjekur tė ēajė pėr nė Mal tė Zi, nė maj, sė bashku me forcat serbe tė gjeneral Popoviēit, nė korrik, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Gjilan, u zmbrapsėn tėrėsisht. Pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė plotė nė Kosovė dhe tė ashpėrsisė sė shqiptarėve kundėr serbėve, shumica e partizanėve e shihnin me pesimizėm mundėsinė e marrjes sė Kosovės pa luftė. Nė pėrgjithėsi shumica e partizanėve qė kishin tė bėnin me pakicėn shqiptare gjatė luftės, si psh. gjeneral Vukmanoviē Tempo, shpesh shpreheshin se shqiptarėt janė banditė tė pandreqshėm qė duhen vėnė nėn thundėr me metoda mizore pasi tė ēlirohej vendi. Pakica shqiptare e Maqedonisė veriperėndimore, shumė prej tė cilėve i pėrkisnin Ballit Kombėtar, mbaheshin veēanėrisht pėr banditė.

5. Fakti se Kosmet-i arrinte tė ekzistonte nė Kosovė vinte falė mbėshtetjes qė kishte nga Fronti Nacional-Ēlirimtar i Shqipėrisė. Aq e ngushtė ishte ndėrlidhja e Kosmet-it me FNĒ-nė saqė oficerėt britanikė qė depėrtuan nė Kosovė nė fund tė 1943-shit besonin se Kosmet-i ishte degė e FNĒ-sė. Por gjithsesi FNĒ-ja duket se e njihte Kosmet-in si pjesė tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe jo si tė vetėn, dhe gjatė verės sė 1944-ės, Hoxha e njohu botėrisht Kosmet-in si dhe se Kosova bėnte pjesė nė sferėn e ndikimit tė Titos. Prej Maqedonisė, Tempoja mbante lidhje e vazhdueshme me FNĒ-nė dhe nė verė tė 1944-ės, operacione tė pėrbashkėta janė kryer nga Ushtria Nacional-Ēlirimtare Jugosllave dhe Fronti Nacional-Ēlirimtar shqiptar kundėr gjermanėve dhe Ballit Kombėtar nė Maqedoninė veriperėndimore.

6. Ndėrsa gjermanėt filluan tė tėrhiqen dhe fuqia e FNĒ-sė nė Shqipėri tė shtohet, armiqtė e FNĒ-sė u detyruan tė hidhen nė malet bri kufirit jugosllav dhe sipas gjasave shumė prej tyre kanė kaluar nė Kosovė dhe Maqedoninė veriperėndimore. Forcat e FNĒ-sė lėvizėn pas tyre brenda kufirit jugosllav.
vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 11:40   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ėshtė interesante, sakaq, tė shihet terminologjia e britanikut sepse prej aty del qėndrimi zyrtar i Mbretėrisė sė Bashkuar.

- Dardania dhe Maqedonia janė "toka jugosllave".
- Nacionalistėt shqiptarė janė "banditė".
- Shqiptarėt kur ngrihen kundėr serbėve janė "irredentistė".
- Vihet re njėfarė keqardhjeje pse shqiptarėt e Dardanisė nuk janė komunistė...

Kam pėrshtypjen se vetė personi nė fjalė ėshtė komunist pavarėsisht se britanik, e tradhton lart e poshtė terminologjia qė pėrdor, ose nėse nuk ėshtė ky vetė atėherė duhet marrė parasysh pėrfundimi logjik se "raportet" nė fjalė prodhohen, pėr sa i pėrket ca gjėrave thelbėsore dhe nga terreni, nga jugosllavė e ky thjesht bėn papagallin.

Nė raporte tė tilla ata si ky qė flasin me "besohet", "mė duket", "ka gjasa", i bėjnė bisedat me zyra, vula dhe funksionarė dhe as qė ia kanė idenė se ē'bėhet realisht nė terren, kur bėhet fjalė pėr punė terreni. Ashtu shpjegohet dhe indinjimi i kėtij pėr "egėrsinė a ashpėrsinė" e shqiptarėve kundėr serbėve. Pėr pak sa nuk na quan dhe terroristė, qė do tė thotė sėrish qė ky njė pjesė tė materialit e ka tė burimit tė pastėr jugosllav dhe ose nuk disponon neuronet e duhura pėr analizė, ose i thotė ato qė thotė nė vetėdije tė plotė...

E kam mu para syve mėnyrėn se si ėshtė mbledhur, "pėrpiluar" dhe dėrguar njė raport i tillė... Sidoqoftė kjo nuk ia ul vlerat raportit, sepse "shumė gjėra" kuptohen nga ky raport...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 12:05   3
kalimtar/e
 
Citim:
Thėnė nga mesdimr

Forcat e FNĒ-sė lėvizėn pas tyre brenda kufirit jugosllav.
Ja si diskreditohen edhe mė shumė komunistėt. As ky miku i tyre nuk e fsheh dot qė FNĒ-ja nuk u fut nė Dardani pėr tė luftu gjermanėt, por pėr tė ndjek shqiptarėt kundėrshtarė. Pėr t'i dhėnė dhe njė ndihmė vllait jugosllav Tito nė masakrimin e popullsisė shqiptare.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 12:29   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
7. Nga ana jugosllave, me tėrheqjen e gjermanėve UNĒJ-sė iu dha rasti i parė tė hyjė nė Kosovė. Gjatė kėsaj kohe pesimizmi i zymtė i partizanėve sllavė pėr tė marrė me vete kosovarėt pėsoi shndėrrim tė beftė. Pati mjaft dezertime nga njėsitet kuislinge kosovare. U krijuan dy brigada tė reja partizane tė Kosovės deri nė fund tė tetorit dhe dy tė tjera ishin nė formim e sipėr. Kosovarėt dhe shqiptarėt (?! – prkth.) nė Maqedoninė veriperėndimore u raportuan se po luftonin gjermanėt ndėrsa kėta tėrhiqeshin. Ndėrkohė sulmi partizan bullgar mbi Kosovėn i detyroi ēetnikėt e Skopska Crna Goras dhe tė jugut tė Kopanikut (tė fundmit nėn urdhrat e Zika Markoviēit) tė kthehen nė Kosovė dhe tė luftojnė pėrkrah gjermanėve dhe njėsiteve tė tyre kosovare. Nė jug tė Malit tė Zi, partizanėt u raportua se kishin bėrė qė disa prej ēetnikėve tė Xhurishiēit tė bashkonin forcat me prijėsit katolikė tė Shqipėrisė veriore nė zonėn nė veri tė liqenit tė Shkodrės. (?! - prkth.) Me fundin e dhjetorit tėrheqja e armikut mori me vete dhe gjysmėn e divizionit Skanderbeg. Pjesa tjetėr ose dezertoi, ose u la me qėllim prapa dhe gjasat janė qė tė paktėn njė pjesė e ēetnikėve tė kenė qėndruar dhe nė malet e Kosovės dhe nė ato tė Sanxhakut. Skopska Crna Gora nuk u pastrua asnjėherė siē duhej nga UNĒJ-ja dhe ka gjasė qė rreth 1’000 ēetnikė tė kenė mbetur nė zonė. Nė Kosovė dhe nė rrethinat e maleve tė atjeshme qėndroi njė bėrthamė rezistence pėrfundimtare tė dėshpėruar ndaj partizanėve, qė pėrbėhej nga gjysma e mbetur e divizionit Skanderbeg dhe mbetjet e ēetnikėve juglindorė serbė tė Kopanikut (?! - prkth.) tė cilėt ishin kompromentuar aq shumė saqė nuk kishin mė shpresa ujdie me partizanėt. Pėr mė tej, nė veri tė Shqipėrisė ishin pėrqendruar tė gjithė elementėt armiqėsorė ndaj FNĒ-sė dhe popullata e prapambetur (jo miqėsore ndaj partizanėve) e Maqedonisė veriperėndimore, tė cilėt dhe para lufte njiheshin pėr banditizėm. Ka mundėsi gjithashtu qė disa prej ēetnikėve tė Xhurishiēit tė kenė mbetur nė sasi rreth kufijve me Malin e Zi.

8. Pėr ca kohė pas pushtimit tė Kosovės nga partizanėt dhe bullgarėt nuk pati mė raporte trazirash. Garnizonet serbe, malazeze dhe maqedone kishin hyrė nė shumė prej qyteteve dhe trupat e FNĒ-sė kaluan mes Kosovės duke iu drejtuar Malit tė Zi pėr tė ndihmuar nė dėbimin e gjermanėve prej atje. Rrjedhimisht duket se ka pasur njė rėnie tė numrit tė garnizoneve nė zonė dhe nė shkurt u dėgjuan zėra tė ulėta pėr trazira. Njė raport jo i hollėsishėm amerikan pohon se nė shkurt nė Kosovė u organizua njė kryengritje nga Balli Kombėtar me 7’000 burra tė cilėt u shtypėn vetėm pas pėrdorimit tė gjashtė divizioneve tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave. Veē kėtij raporti nuk ka shumė fakte tė drejtpėrdrejta pėr kryengritjen apo tė njė lėvizjeje tė gjerė tė forcave tė UNĒJ-sė pėr t’iu kundėrpėrgjigjur. Megjithatė nė mes tė marsit, trupa dalmate (?! – prkth.) sė bashku me tanke u raportuan se kaluan pėrmes Shqipėrisė nė drejtim tė Maqedonisė. Nga Maqedonia veriperėndimore erdhėn shumė raporte trazirash. Nė fillim tė shkurtit, Divizioni i 49-tė thuhet se u angazhua nė luftime pranė Kiēevit, dhe nė 28 shkurt njė bandė irredentistėsh tė Ballit Kombėtar shqiptar sulmuan dy batalione tė ELAS-it nė komandėn e Gocit (sllavomaqedonė qė vepronin mė parė nė Greqi) tė cilėt kishin kėrkuar strehim nga Maqedonia greke nė zonėn e Gostivar-Kiēevit, duke vrarė rrugės 50 grekė. Trupat maqedone, sė bashku me Gocin u raportua se morėn kundėrmasa dhe e mundėn Ballin Kombėtar. Nė 2 mars, 200 tė burgosur shqiptarė u sollėn nė Shkup nga Gostivari. Tė gjithėt burra mes 17 e 30 vjeēėsh nė zonėn Strugė-Gostivar u mobilizuan dhe mė vonė raporti thotė se komandantėt vendorė ishin lėnė tė lirė tė mobilizonin dhe krejt burrat mes 35 dhe 45 vjeēėsh. Prej njė fshati nė Radushė qė numėronte 125 shtėpi, kishin mbetur vetėm 8 burra. Morali i kėtyre trupave ishte natyrisht tepėr i ulėt dhe njė numėr i madh dezertoi, me sa duket pėr t‘u bashkuar me rebelėt shqiptarė. Nė 29 mars, bandat e udhėhequra nga Xhema dhe Mifaili qė vepronin nė zonėn Tetovė-Gostivar, u raportua se kishin lėvizur nė drejtim tė Kosovės pėr t’iu bashkėngjitur ēetnikėve dhe njė komandanti shqiptar (?! - prkth.) tė quajtur Xhafer Bej qė vepronte kundėr Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Jugosllave. Para se tė largoheshin kėto trupa bastisėn tre fshatra pranė Gostivarit duke vrarė tėrė partizanėt anėtarė tė komiteteve nacionalēlirimtare. Si reprezalje pėr kėtė, njėsitet maqedone dogjėn fshatra dhe i ēuan tėrė burrat nė burgun e Shkupit.

vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 12:39   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Termat:

- kuislingė,
- trupa dalmate,
- raport i "pahollėsishėm" amerikan,
- 'kosovarė' dhe 'shqiptarė',
- banda irredentiste,
- prapambetje
- etj.

merrini parasysh sepse tregojnė jo vetėm procesin psikologjik (njė sy qorr, njė vesh shurdh kur ėshtė nevoja) qė pėrdor mbledhėsi i raporteve gjatė kohės qė pėrpilon raportin pėrfundimtar, por madje vė nė pah dhe njohuritė (skandaloze) dhe ndjenjat e tij tė simpatisė dhe antipatisė pėr palėt pėrkatėse.

Britaniku nė fjalė nuk kupton (ose me vetėdije tė plotė, ose nga paaftėsia) se kundėr shqiptarėve nė Maqedoni po bėhej gjenocid dhe ky gjenocid justifikohej me mėnyra nga mė tė ndryshmet.

Pėr mė tej, kėto pėrrallat "e bashkėpunimit tė shqiptarėve me ēetnikėt" nuk e di nga ēfarė substance i ka, po nqs nuk i ka nga ndonjė kaēurrel substancash mbetet tė jenė direkt nga Radio Beogradi, pa pėrpunimin as mė minimal tė informacionit qė pėrcjell. Sepse personi nė fjalė supozohet se po raporton, por kur flet pėr "ēetnikė" i nis fjalitė me "ka gjasa", "besoj", "hamendas".

Kėto "gjasa" tregojnė mosnjohje tė terrenit dhe gjendjes. Ose nėse marrim parasysh faktin qė ai e anashkalon, apo ka njė farė mospėlqimi kundrejt raportit amerikan, kuptojmė se raporti amerikan thotė sende qė bien ndesh me informacionin e britanikut (qė i vjen kėtij drejt e nga Beogradi, n.q.s. nuk ėshtė raport i mirėfilltė jugosllav dhe ky vetėm e transmeton si tė tijin).

Nė tėrėsi pozicioni i kėtij britaniku duket i kompromentuar dhe i lidhur pas propagandės zyrtare tė Beogradit, qė nga terminologjia deri tek interpretimi i ngjarjeve qė janė siē do t'i kishte shkruar cilido funksionar jugosllav pėr arsye shtetėrore dhe politike zyrtare tė shtetit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 13:08   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
9. Nė Kosovė, Miladin Popoviēi, i dėrguari i hershėm i Titos pranė partizanėve shqiptarė, u vra nė Prishtinė nė 12 mars. Nga 1 prilli, veprimtaria kosovare dhe ēetnike nė Kosovė u raportua nė rritje e sipėr dhe Brigada e XII-tė Maqedone u dėrgua nga Shkupi pėr tė ndihmuar, sipas burimit, katėr brigadat e tjera maqedone dhe njė numėr brigadash serbe qė vepronin tashmė nė zonė. Trazira duket tė ketė vazhduar dhe nė Maqedoninė veriperėndimore dhe nė 7 prill dy brigada tė OZNA-s (policisė) u shfaqėn nė Shkup duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė Qeverisė Federale tė Maqedonisė pėr pėrforcime. Zona e rrethuar nga kufiri shqiptar, malet e Sharrit, Shkupi, malet e Karapshicės, Brodi, Kiēevi dhe duke pėrfshirė dhe Tetovėn e Gostivarin deri nė Dibėr, u raportua nė 16 prill se ishte tash zonė lufte pėr shkak tė pėrmasave alarmante qė kishte marrė atje kryengritja shqiptare. Forca tė mėdha u angazhuan duke pėrfshirė kėtu Brigadėn e I-rė Kalorėse tė Shkupit, brigadat 8, 9 dhe 16 maqedone dhe trupa tė tjera tė paidentifikuara nga zona e Bitulės. Gjithashtu trupat e ELAS-it nėn Gocin nė zonėn e Gostivarit ishin angazhuar nė luftė mbrojtėse. 7’000 shqiptarėt e zonės sė Shkupit ishin futur nė pyje dhe 140 kishin dezertuar nga stacioni elektrik i bashkisė brenda njė dite tė vetme. Brenda nė vetė Shkup flitej vazhdimisht pėr trazira shqiptare dhe 12’000 shqiptarė thuhej se ishin deportuar me forcė nga Kumanova, Gjilani dhe Vranja pėr nė Banat. Nuk ka informacion tė pavarur pėr kėto raporte, por nga fundi i marsit flitej nė Beograd pėr shqiptarė qė dėrgoheshin nėn forcėn e armėve marsh drejt veriut pėrmes qytetit dhe njė raport amerikan bėn fjalė pėr pėrhapjen e tifos mes shqiptarėve nė Banat. Nga Spliti vijnė raporte mes 5 dhe 8 prillit pėr mbėrritjen e tre grupeve me kosovarė, qė arrinin deri nė 2’000 burra, disa prej tė cilėve tė ruajtur dhe se thuhej se ishin mobilizuar nė Kosovė pėr tė spastruar zonėn nga fraksionet turbulluese pas trazirave nė lagjet e Prishtinės.

10. Nė bisedat e fundit me stafin tim, gjeneral Velebiti mė konfirmoi se gjendja nė Kosovė ėshtė trazuar dhe kjo vjen kryesisht pėr shkak se gjermanėt kanė hedhur parashutistė nė zonė. Kėta thuhet se u pritėn nga Divizioni Skanderbeg. Megjithatė ai thotė se trazirat tashmė kanė pėrfunduar nė masėn mė tė gjerė falė bashkėpunimit pėr shtypjen e kryengritjes nga Ushtria Nacional-Ēlirimtare Shqiptare, mungesa e ndryshimit racor tė tė cilėve prej rebelėve dhe simpatia e tė cilėve ndaj synimeve tė partizanėve ka bėrė pėrshtypje tė thellė. Prania e trupave tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Shqiptare nė zonė konfirmohet dhe nga raporti amerikan i 25 marsit, pėr sa i pėrket asaj se divizioni i 5-tė i UNĒSH-sė ndodhet nė Kosovė dhe ka shtab nė Mitrovicė. Gjeneral Velebiti tha se nė cepin veriperėndimor tė Maqedonisė kishte njė nivel tė caktuar banditizmi, por puna ka qenė kėshtu dhe para 1941-shit. Ministri pėr Maqedoninė bėri dhe ai pak a shumė tė njėjtin koment.

11. Nė Skopska Crna Gora e cila ishte gjatė gjithė luftės bazė ēetnike dhe shqiptare (?! - prkth.) ėshtė raportuar gjithashtu se pėrbėn vatėr trazirash. Qė nė fillimet e janarit njė batalion maqedon u raportua tė pėrleshej me ēetnikėt pranė Preshevės, dhe atje ėshtė folur gjatė pėr qėndresė tė armatosur. Nė fillim tė prilli, zona u raportua e bllokuar dhe njė dėshmitar okular tha se ka parė 200 ēetnikė tė mirėarmatosur nė njė fshat 20km nga Shkupi. Njė raport i mėvonshėm qė erdhi bėn fjalė pėr 4’000 burra nė zonė. Besohet se qėndrimi i fundit pak a shumė shovinist i Qeverisė Federale Maqedone ka shkaktuar pakėnaqėsi nė radhėt e serbėve tė Maqedonisė dhe qendra kryesore e rezistencės serbe ndaj regjimit maqedon besohet tė jetė nė Skopska Crna Gora.

vijon...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 13:10   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Nė pjesėn mė sipėr propaganda duket se arrin kulmin. Por, nė mos tjetėr, mund tė kuptojmė se sa tė manipulueshėm janė "specialistėt" si ky qė nuk kupton se kur thuhet se "po luftojmė ēetnikėt", domethėnė qė "po zhdukim sa mė shumė shqiptarė tė mundemi duke jua shitur pėr luftė kundėr ēetnikėsh".

A nuk ju bėn tė mendoni fakti se "ēetnikėt" e raportit hasen nė Preshevė, Tetovė, Gostivar, Prishtinė, Shkodėr etj? "U shtynė", thotė, "ēetnikėt nė zonėn e Mbishkodrės dhe luftuan sė bashku me katolikėt shqiptarė kundėr ushtrisė jugosllave". Ushtria jugosllave u lėshua ku kishte rezistencė shqiptare, duke kryer shfarosje dhe arrestime masive, dhe nė sytė e aleatit si ky mė lart e shiti pėr luftė kundėr ēetnikėsh. Sllavėt kanė bėrė masakra nėn bekimin e koqeve britanike.

Po fundja nuk ėshtė dhe aq ēudi, se djali i Ēėrēillit ishte kėshilltar nė shtabin e Titos ndėrkohė: https://vargmal.org/dan2074.


***


Dhe njė vėrejtje pa lidhje me raportuesin. UNĒSH-ja ndodhej nė Dardani (nė atė kohė tokė e shtetit shqiptar) pėr tė vrarė nacionalistėt shqiptarė si dhe pėr t'i dorėzuar Dardaninė Titos. E sqaron dot njeri se pėr ēfarė "nacional-ēlirimi" e kishte fjalėn "Ushtria Nacional-Ēlirimtare" nė fjalė ndėrkohė qė bėnte kėto punė?... Cilin komb po "nacional-ēlironte"?

Citim:
e, mungesa e ndryshimit racor tė tė cilėve prej rebelėve dhe simpatia e tė cilėve ndaj synimeve tė partizanėve ka bėrė pėrshtypje tė thellė.
Pra komunistėt tanė, megjithėse tė njė race me nacionalistėt shqiptarė, (siē thotė burimi sllav qė i ka shkruar raportin britanikut) i bėnė pėrshtypje tė thellė "vėllezėrve sllavė" se si ėshtė e mundur qė kėta shqiptarėt gjeografikisht mė poshtė janė aq ndryshe ideologjikisht nga kėta shqiptarėt gjeografikisht mė lart, saqė janė mė tė egėr se dhe vetė sllavėt kundėr tyre.

Dhe me siguri kėta shqiptarėt gjeografikisht poshtė, duhet tė jenė ndjerė krenarė pėr pėrshtypjen e thellė qė i kanė bėrė "vėllezėrve jugosllavė" dhe pėr vlerėsimin qė kanė marrė ndėrkohė qė ndihmonin "vėllezėrit" nė asgjėsimin e elementit shqiptar...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2008, 14:19   8
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
12. Nė njė raport tė fundit pėr shtyp mbi pritjen qė marshall Titos i bėri 25 pėrfaqėsuesve nga Kosova qė kishin ardhur pėr takimin e fundit tė Skupstinės serbe qė udhėhiqej nga Mehmet Hoxha, kryetari i Kėshillit Nacional-Ēlirimtar pėr Kosovėn dhe Metohinė, marshall Tito e bėri tejet tė qartė se gjendja nė Kosovė nuk ishte e kėnaqshme, ndėrsa pėrfaqėsuesit shfajėsoheshin me mangėsitė qė kishte popullsia. Marshalli tha se kishte ende njė numėr tė caktuar reaksionarėsh dhe obskurantistėsh, jo vetėm nė Kosovė e Metohi, por dhe nė Shqipėri, dhe kur foli pėr rishpėrndarjen e drejtė tė tokave tha se kjo nuk do tė ishte aspak e vėshtirė meqenėse aq shumė prej pronarėve tė tokave nė Kosovė kishin punuar pėr armikun. Ai foli gjithashtu dhe pėr klikat qė mė parė kishin punuar pėr armikun dhe qė tash i ishin kthyer sėrish armikut. Duke debatuar se reaksionarėt ishin vetėm njė pakicė e zhurmshme ai tha se ishte gati t’i jepte amnisti atyre qė njimend qenė gėnjyer. Kur iu premtoi shkolla nė shqip dhe tė drejta tė tjera pakicash, ai vuri nė dukje se nuk mund tė prisnin asnjė tė drejtė nėse mė parė nuk bėnin detyrat e tyre dhe theksoi rėndėsinė e mobilizimit tė tyre nė ushtrinė jugosllave. Ai i kėrkoi kosovarėve tė zhdukin vetė tė gjitha njollat nga reputacioni i Kosovės. Ai vuri nė dukje se me shumė prej disidentėve do tė mjaftonte thjesht bindja e tyre pėr drejtėsinė e kauzės partizane, pėrderisa kishin ardhur nė Kosovė thjesht sepse nuk po bindeshin dot pėr kėtė drejtėsi. Ai tha se duhet tė pėrdorin masa tė rrepta pėr ta korrigjuar kėtė qėndrim. Duke se kjo ishte njė referencė indirekte pėr ardhjen nė Kosovė tė elementėve kryesorė anti-FNĒ tė Shqipėrisė, njė detyrim qė binte mbi shpatullat e trupave tė FNĒ-sė aty. Pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk e mohuan ekzistencėn e elementėve subversivė, por kėrkuan lehtėsim pėr shkak se diēka e tillė vinte nė masė tė gjerė nga mungesa e edukimit tė popullatės.

13. Arrestimi i fundit i Gani Kryeziut, i cili pėrgjatė luftės, pėrveē kur u internua nga italianėt, qėndroi gjallėrisht kundėr armikut, tregon frikėn e regjimit tė tashėm prej cilido udhėheqėsi rreth tė cilit mund tė formohet ndonjė lloj opozite.

14. Qė shqiptarėt e Kosovės, pas tėrė viteve tė keqtrajtimit tė tyre nga ana e qeverisė jugosllave, do tė pėrfshihen nė shtetin jugosllav pa asnjė qėndresė, sidomos pas lojės sė zgjuar qė bėnė gjermanėt me qėllimet irredentiste tė shqiptarėve, duket e tepėrt tė ndodhė. Qė ka pasur qėndresė serioze ėshtė e qartė, megjithėse nuk dihet nėse fuqia kryesore e kėsaj rezistence ėshtė thyer apo jo. Megjithatė duket se mobilizimi nė shkallė tė gjerė dhe deportimi pėr nė pjesė tė tjera vendit si dhe arrestimi i prijėsve tė mundshėm, si psh. Kryeziu, e kanė paralizuar, tė paktėn pėrkohėsisht, atė. Njoftimi se Kosova do t’i bashkėngjitet njėsisė federative serbe nė tė ardhmen, mund ta ndezė sėrish atė, por duket se njė njoftim i tillė nuk do tė ishte bėrė nėse qeveria ndjente se thumbi i fundit i qėndresės shqiptare nuk ishte hequr.

15. Nė rrethinat e egra tė Maqedonisė veriperėndimore, duket se qėndresa shqiptare vazhdon, por raporti i njė prej brigadave tė fundit tė OZNA-s qė mbėrriti nė Bitulė, mund tė dėshmojė se kjo ėshtė nė rėnie. Ka prova se bandat e ēetnikėve kanė vepruar sė bashku me rebelėt e Kosovės (?! - prkth.) pranė kufirit shqiptar, por baza e tyre kryesore duhet tė jetė sipas gjasave Skokpska Crna Gora, megjithėse shumė prej tyre mund tė jenė nė Kopanik, ku janė lėshuar parashutistė sė fundi nga gjermanėt. Kėta, sidoqoftė, u raportua se janė arrestuar aq lehtė sa duket e pamundur qė forcat e qėndresės tė jenė tė konsiderueshme.

16. Nė Sanxhak ėshtė bėrė fjalė pėr njė lėvizje rezistence, hamendas ēetnikėsh qė quhen “Shqiponjat e bardha” (Beli Orli), por konfirmimi pėr ekzistencėn e tyre mungon krejt, saqė duket mė tepėr se janė forcė mitologjike.

17. Nuk ėshtė e pamundur qė nė Kosovė, Skopska Crna Gora a dhe nė pjesė tė Kopanikut e Sanxhakut tė ketė terren tė favorshėm pėr elemente tė pakėnaqura nga anė tė tjera tė Serbisė. Me pėrjashtimin e mundshėm tė Sanxhakut, ata janė larg qendrės sė Serbisė dhe mundėsia pėr tė shkuar atje nė numra tė mėdhenj nga pjesė tė tjera tė Serbisė do tė qe gjė e vėshtirė. Sanxhaku, nėse i marrim parasysh numrin e popullsisė, ka luajtur gjatė gjithė luftės njė rol tė dalluar nė lėvizjen partizane dhe duket e pamundur qė tė ketė atje lėvizje rezistence. Pėr mė tepėr pėr organizimin e njė rezistence efikase rebelėt shqiptarė dhe serbė do duhet tė bashkojnė forcat, sidomos kur duket se vendi mė i mundshėm ku ka bėrthamė tė mjaftueshme rezistence pėr tė mundėsuar rebelim me shpresė pėr t’ia dalė mbanė ėshtė Kosova dhe Maqedonia veriperėndimore. Aq e madhe ėshtė pakėnaqėsia dhe pėrēmimi me tė cilin serbi e shikon shqiptarin saqė s’ka asnjė gjasė qė serbėt tė mendonin tė bėnin diēka tė tillė. Vetėm serbėt qė nė rrjedhėn e viteve duke luftuar partizanėt e kanė kompromentuar aq shumė vetveten saqė e kanė bėrė tė pamundur qė tė falen nga regjimi i ri, janė ata qė i janė drejtuar kėsaj alternative si lėvizje e fundit e dėshpėruar para likuidimi tė sigurt.

18. Po i dėrgoj kopje tė kėtij raporti dhe ministrit Rezident tė Mesdheut Qendror, shkėlqesisė sė tij ambasadorit nė Athinė, nėnkolonelit Klark, Misionit Ushtarak 37 nė Bari dhe Pėrfaqėsisė Britanike nė Beograd.

Ralf Skrajn Stivensėn
fund
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:19.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.