Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.8.2008, 03:34   2

Shkrim i cituar Lindor: Sllavėt shtyjnė miratimin e ligjit pėr gjuhėn shqipe


Deputetėt e Parlamentit tė Maqedonisė, gjatė mbledhjes sė radhės kanė vendosur qė debatin pėr miratimin e ligjin pėr Gjuhėn Shqipe, tė shtyjnė pėr sesionin tjetėr parlamentar. Ligjin nė fjalė nuk ėshtė miratuar nga presidenti Cervenkovski disa ditė mė parė, mosmiratimin e tė cilit ai e kishte paralajmėruar si kusht pėr kthimin e partive tė opozitės nė Parlament.

Situata politike nė Maqedoni e ka prishur ekuilibrin e marrėveshjeve, ndėrsa hidhen vazhdimisht akuza dhe kundėrakuza midis palėve. Kėsaj here, partitė nė koalicion VMRO-DPMNE nuk dėshiruan tė hapnin njė debat tė tillė tani pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė shumta.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqflash&LajmID=25136&flashkat=BotaSh...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.8.2008, 13:21   3
Bir_i_Shqipes
 
ēfar drerqin ka ai Thaēi njėher, sepse mesa di presidenti nuk e miratoi sepse nuk po vjen nė parlament Thaēi.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 6.8.2008 nė 13:07. Arsyeja: ė dhe ē

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2008, 15:36   4

Shkrim i cituar Shkup: Pėr shqipen shteti nuk ka para


Pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe ashtu si edhe gjatė dy muajve tė kaluar do tė mbetet i cunguar, pėr shkak se nė propozim buxhetin pėr vitin ardhshėm nuk parashihen mjete pėr vėnien nė praktikė tė zyrtarizmit tė gjuhės shqipe. Edhe pse me Ligjin pėr pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe, Ministria e Financave obligohet tė sigurojė mjete pėr implementimin praktik nė gjitha institucionet, deri mė tani janė punėsuar vetėm 15 pėrkthyes nė Parlament, ku edhe respektohet pėrdorimi zyrtarė i shqipes, por jo edhe nė institucionet tjera.

Qytetarėt shqiptarė edhe mė tej, gjatė komunikimit me institucionet shtetėrore, ballafaqohen me injorim tė gjuhės sė tyre amtare. Tė shpeshta janė rastet kur kėrkesa e parashtruar nė gjuhėn shqipe nuk pėrfillet dhe "harrohet" nė arkivat i institucionit pėrkatės.

Nė Qeverinė e Maqedonisė zbatimin nė praktikė tė pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe e arsyetojnė me mungesėn e kuadrove profesionale, por gjithsesi pranojnė mungesėn e financave.

"Ende jemi nė fazėn pėrgatitore, nė shumė institucione mungon kuadėr profesionist pėrkthyes dhe lektorė. Problem tjetėr janė edhe mjetet financiare, sepse nė buxhetin e vitit qė po e lėmė pas nuk janė paraparė mjete pėr pėrkthyes apo lektorė. Nė dhjetor, Sekretariati pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, do tė del me tė dhėna konkrete pėr pėrfaqėsimin e drejtė tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore dhe institucionet ku haset vėshtirėsi nė implementimin praktikė tė pėrdorimit zyrtarė tė gjuhės shqipe", thotė zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku.

Zėdhėnėsi qeveritar paralajmėron se sė shpejti Sekretariati pėr implementimin e MO-sė do tė formojė Inspektorat pėr mbikėqyrjen e ligjeve qė burojnė nga kjo Marrėveshje.

Ndėrkaq, pėrveē problemeve me tė cilėt ballafaqohen qytetarėt, edhe komunat tė cilat udhėhiqen nga kuadro shqiptarė gjatė komunikimit zyrtar drejtpėrsėdrejti ballafaqohen me problemin e njėjtė. Rasti i freskėt sė fundmi ishte ai refuzimit qė ia bėri Gjykata Kushtetuese pėrgjigjes nė gjuhėn shqipe Komunės sė Tetovės, me arsyetimin se komunikimi nė kėtė institucion zhvillohet kryekėput nė gjuhėn maqedonase dhe alfabetin cirilik.

Pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe aktualisht ka filluar tė praktikohet nė Parlamentin e Maqedonisė, ku tė gjitha publikimet, pėrveē gjuhės maqedonase shpėrndahen edhe nė gjuhėn shqipe, ndėrsa deputetėt shqiptarė tė gjitha propozim ligjet i marrin edhe nė gjuhėn amtare.

Nėnkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti, thotė se nė kėtė institucion janė pranuar pesėmbėdhjetė pėrkthyes, tė cilėt do tė punojnė nė ngritjen e nivelit tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe. Ndryshe, nė bazė tė Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve tė bashkėsive, gjuha shqipe mund tė pėrdoret pėrkrah gjuhės maqedonase nė komunikimit me institucionet shtetėrore.

Ligji parashikon qė qytetarėt shqiptarė kanė tė drejtė qė institucioneve lokale mund t'u drejtohen edhe nė gjuhėn shqipe, ndėrsa institucionet janė tė obliguara qė pėrveē se nė gjuhėn maqedonase, tu pėrgjigjen edhe nė gjuhėn shqipe.

http://www.koha.com.mk/a04.html

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 19.11.2008 nė 03:31.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2008, 10:44   5

Shkrim i cituar IRJM: Shqipja ende e shtypur nga sllavėt dhe pasiviteti i shqiptarėve


Tetė vjet nga Marrėveshja e Ohrit, e cila detyron Maqedoninė tė sillet si shtet multietnik, 100 vjet nga Kongresi i Manastirit dhe shqipja jo vetėm se nuk ka pėrdorim zyrtar nė nivel tė institucioneve shtetėrore, por nuk pėrdoret si duhet as nė nivel lokal nė Shqipėrinė Lindore.

“Parė nė mėnyrė kronologjike shqipja dhe kultura shqiptare nė Maqedoni kanė qenė tė diskriminuara deri vonė, mirėpo tani po tentohet qė tė eliminohet ky diskriminimin e, qė ėshtė diēka shumė pozitive”, thotė Abdulaqim Ademi, nėnkryetar i Qeverisė pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit.

Ademi, pranon e shqipja nuk gėzon trajtim tė barabartė me gjuhėn maqedonase, mirėpo, thotė se “me Ligjin e gjuhės ėshtė vėnė njė bazė e shėndoshė pėr avancimin e statusit tė gjuhės shqipe”.

Ky pėrgjithėsisht ka qenė edhe konstatimi i tribunės “Dallimet gjuhėsore dhe roli i pushtetit lokal nė kultivimin e tolerancės”, qė u mbajt, tė mėrkurėn, nė kuadėr tė aktiviteteve pėr shėnimin e 100 vjetori tė Kongresit tė Alfabetit.

Pėr rastet si Shkupi, Dollneni, Krusheva, apo ndonjė komunė tjetėr, ku gjuha shqipe nuk pėrdoret nė asnjė formė, nėnkryetari i Bashkėsisė sė Njėsive tė Vetėadministrimit Lokal (BNJVL), Nevzat Bejta, thotė se nuk mjafton vetėm presioni i BNJVL-sė. “Presioni duhet tė bėhet nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese” pohon ai.

Bejta, mė tej thotė se “ka ca kryetarė, qė ende nuk e kanė ēliruar veten nga shovinizmi dhe nacionalizmi, sikurse ėshtė kryetari i Qytetit tė Shkupit, Trifun Kostovski apo disa tė tjerė, tė cilėt jo vetėm qė nuk u shėrbejnė kėrkesave tė qytetarėve por e shkelin edhe Kushtetutėn”.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3314
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2008, 11:43   6

Shkrim i cituar Shkup: PDSH do tė kėrkojė shqipen gjuhė zyrtare nė tė gjitha nivelet


Partia Demokratike Shqiptare sė shpejti do tė riaktualizojė ēėshtjen e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė Maqedoni, pas miratimit tė njė ligji nga shumica aktuale nė parlament.

Nisma e partisė mė tė madhe opozitare shqiptare vjen pas rekomandimeve dhe pėrfundimeve tė Komitetit pėr Mbikėqyrje tė Kėshillit tė Evropės, se pozita duhet t’i mundėsojė opozitės qė tė ndėrhyjė pėr dhėnien e zgjidhjeve nė Ligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve. Tani, PDSH do tė kėrkojė qė gjuha shqipe tė jetė zyrtare nė tė gjitha nivelet e shtetit.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=1946
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.5.2009, 19:07   7

Shkrim i cituar IRJM: Shqipja e bastarduar e ministrive


Varianti nė gjuhėn shqipe nė shumicėn e faqeve elektronike tė dikastereve shtetėrore funksionon me gabime tė panumėrta gjuhėsore. Edhe pse vetėm njė numėr i vogėl ministrish disponojnė variant tė faqeve nė gjuhėn shqipe, ndėrsa tė tjera zotohen se janė nė pėrgatitje e sipėr, shqipja e pėrdorur ėshtė jo vetėm larg asaj standarde, por nė shumė raste gabimet janė qesharake.

Pėr mė tej germa si "ė" dhe "rr" mungojnė, ose nė vend tė "ė" pėrdoret dhe "e". Megjithatė, kėto gabime kapėrdihen lehtė nė krahasim me fjalitė e ndėrtuara nga pėrkthime mekanike nga sllavomaqedonishtja, tė tejmbushura me zhargon.

Vetėm tre ministri kanė tash pėr tash dhe variant shqip tė faqes: Ministria e Arsimit, Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Ekonomisė. Pėr ministritė e tjera variantet shqip tė faqes janė "nė pėrgatitje e sipėr" kėtu e disa vjet.

Gjuhėtarėt paralajmėrojnė njė krizė qė nuk lidhet vetėm me pėrdorimin e drejtė tė gjuhės teknike por dhe me gjuhėn e pėrditshme qė pėrdoret nė shumė dikastere tė qeverisjes vendore e qendrore, nė media, apo edhe mė gjerė.

http://www.koha.com.mk/a09.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2009, 11:13   8

Shkrim i cituar Shkup: PDSH kėrkon shqipen si gjuhė zyrtare nė krejt legjislativin


Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka pohuar se do tė kėmbėngulė qė nė debatin e caktuar pėr Ligjin pėr Parlamentin, mė 17 gusht tė zyrtarizohet pėrfundimisht pėrdorimi i shqipes si gjuhė e dytė zyrtare nė tė gjitha nivelet e institucionit legjislativ tė IRJM-sė.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../12196/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2009, 12:35   9
Citim:
PDSH kėrcėnohet me braktisjen e Parlamentit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ėshtė gati tė braktisė Parlamentin e Maqedonisė, nė rast se kėrkesat e saj pėr zyrtarimin e plotė tė gjuhės shqipe dhe Ligji pėr amnisti pėr rastin e Sopotit, nuk do tė hyjnė nė rend dite nė Parlamentin e Maqedonisė, gjatė seancave tė radhės.

Ky paralajmėrim ėshtė dhėnė sot nga ana e shefit tė grupit tė deputetėve tė PDSH-sė, Imer Aliu, i cili pas kėtyre sinjaleve, do tė zhvillojė njė takim me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.

“Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-sė, Nikola Gruevski i gjetur para njė presioni tė KE-sė pėr mosimplementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe zgjidhjen katastrofale pėr mospėrdorim zyrtar tė gjuhės shqipe, po shfrytėzon krijesat e tij politike Demokracinė e Re qė nėpėrmjet kinse amandamenteve tė saj pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe nė Parlament, tė diskreditojė kėtė tė drejtė tė garantuar me Kushtetutė”, ka theksuar deputeti i PDSH-sė, Imer Aliu.

Kjo parti ka vlerėsuar se Parlamenti i Maqedonisė ėshtė shndėrruar nė institucion ku shkatėrrohen tė drejtat e shqiptarėve dhe qėllimisht nuk merren parasysh iniciativat e tyre.

“Pikėrisht pėr kėtė, unė si koordinator i grupit parlamentar sot do tė realizoj takim me kryeparlamentin Veljanovski dhe mė pas do tė vendosim se cili do tė jetė veprimi im i mėtutjeshėm nė Parlament”, ka theksuar deputeti Aliu, duke insistuar qė Ligji pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe dhe Ligji pėr Amnisti pėr rastin e Sopotit tė vendosen nė rend dite nė seancat e ardhshme parlamentare.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3475
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.8.2009, 16:45   10
Citim:
Ligj i ri pėr gjuhėn shqipe nė Maqedoni

Ligji pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Maqedoni ėshtė i cunguar dhe ėshtė mė se e nevojshme qė nėpėrmjet rregullave parlamentare tė mundėsohet njė ligj i ri me tė cilin do tė mund tė rregullohet pėrdorimi paralel i gjuhės shqipe me atė maqedonisht nė mbarė territorin e Maqedonisė.

"Kjo nėnkupton se ende duhet punuar nė kėtė drejtim. Pse e votuam ligjin e tillė? Pasi qė nuk ekzistonte fare ky ligj. Pasi qė i tėrė opinioni ishte i bindur se nuk mund tė miratohej njė ligj i tillė", - ėshtė shprehur Ermira Mehmeti nga radhėt e BDI-sė, duke shtuar se kristalizimi i ēėshtjes pėr implementimin e ligjit tė gjuhėve ėshtė mė se i domosdoshėm.

Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi, i ka ofruar kryetarit tė Parlamentit, Trajko Veljanovski, ndryshimet e ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, tanimė tė miratuara, me tė cilat ndryshime gjuha shqipe do tė trajtohej si gjuhė zyrtare edhe nė ato vendbanime ku pėrqindja e shqiptarėve arrin deri 20%. Nėse nuk ka disponim pėr kėtė iniciativė, PDSH-ja paralajmėron tėrheqjen e grupit parlamentar nga Parlamenti.

Tabelat dygjuhėshe nė Manastir dhe Gjevgjeli, si dhe nė hyrjet e territorit tė Maqedonisė, gjuhė shqipe nė qeveri dhe udhėheqja e mbledhjeve kuvendore nė gjuhėn shqipe, - janė tė gjitha kėto pjesė e ambicieve pėr pėrdorimin paralel tė gjuhės shqipe krahas maqedonishtes nė Maqedoni.

Lideri i DR-sė, Imer Selmani, nė takimin e liderėve qė u mbajt javėn e kaluar ka kėrkuar qė me ligjin e Parlamentit qė duhet tė miratohet nga mesi i muajit gusht tė zgjidhet edhe pėrdorimi i dygjuhėsisė nė kuvendin ligjvėnės.

“Tė kemi me tė vėrtetė implementim adekuat tė gjuhės shqipe nė nivel zyrtar”, - theksoi Selmani.

“Ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve ėshtė miratuar vitin e kaluar dhe se tani ėshtė e nevojshme tė kalohet nė pėrdorimin praktik tė tij”, - ka thėnė Kryeministri Nikolla Gruevski duke shtuar: "Ėshtė kjo njėra nga sfidat nė pjesėt e implementimit tė Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit".

VMRO-ja Popullore e ish-kryeministrit Lubēo Georgievski, i cili ėshtė edhe nėnshkrues i Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit, ėshtė kundėr pėrdorimit tė dygjuhėsisė nė mbarė territorin e Maqedonisė, pasi qė siē vlerėson partia, kjo do tė paraqiste njė mundėsi pėr destabilizim tė marrėdhėnieve ndėretnike nė vend.

Gjuha shqipe duhet tė rregullohet me ligj si gjuhė e dytė zyrtare nė Parlament, qeveri, nė komunikimin publik dhe nė tė gjitha organet dhe institucionet shtetėrore, por jo edhe tė pėrdoret nė mbarė territorin e Maqedonisė.

Janė kėto disa nga reagimet e ekspertėve pas iniciativės sė bllokut shqiptar politik nė Maqedoni pėr zbatimin e gjuhės shqipe nė nivel shtetėror.

"Nuk ėshtė e natyrshme nėse nė mbledhjen kuvendore njė deputet drejtohet nė gjuhėn shqipe, ndėrsa ministri, i cili ėshtė shqiptar tė drejtohet nė gjuhėn maqedonase. Nėse ai ėshtė anėtar i qeverisė, sipas kėsaj arsye ai duhet tė flasė nė gjuhėn maqedonase, ndėrsa deputeti shqiptar tė flasė nė gjuhėn shqipe", - deklaron profesori Xheladin Murati, ligjėrues i gjuhėve dhe kulturave nė Universitetin e Shtulit.

Shkrimtari Resul Shabani vė theksin se shqiptarėt kudo qė jetojnė, pa marrė parasysh numrin e banorėve nė atė rrethinė, duhet tė fitojnė tė drejtėn qė me pushtetin qendror, organet dhe institucionet shtetėrore tė komunikojnė nė gjuhėn shqipe.

Nė kėtė kontekst Shabani thekson: "Gjuha shqipe duhet tė pėrdoret nė tėrė territorin e Maqedonisė, por jo edhe nė Vallandov, ku nuk ka shqiptarė. Por atė ta pėrdorin institucionet dhe ministritė".

Profesori i katedrės sė gjuhės maqedonisht, Ludmill Spasov, nė Fakultetin Filozofik tė Shkupit, paralajmėron se ėshtė i mundur “federalizimi linguistik dhe politik i Maqedonisė. "Nėse nė tėrė territorin e Maqedonisė, edhe atje ku nuk ka banorė shqiptarė, tė pėrdoret gjuha shqipe si gjuhė e dytė zyrtare, atėherė kjo nuk mund tė ketė arsye politike, por lė tė nėnkuptohet si federalizim linguistik tė shtetit".

Doktori i shkencave Zhidas Daskallovski nė Qendrėn pėr Hulumtim dhe Krijim tė Politikave nė Shkup, ėshtė i bindur se Maqedonisė i kėrcėnohet rreziku i njė lloj federalizimi, nė rast tė miratimit tė njė ligji tė ri pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe.

"Ēdo ligj duhet menduar mirė, si dhe nevojitet njė llogari e mirė financiare pėr shpenzimet e pėrkthyesve e kėshtu me radhė. Nėse kėto shifra janė tė larta dhe nėse kjo paraqet njė ngarkesė pėr buxhetin shtetėror nė kėtė krizė financiare duhet tė insistohet qė ky ligj tė shtyhet pėr njė kohė mė tė volitshme".

Daskallovski dhe Spasov arrijnė nė konkluzionin se me njė vullnet tė mirė tė tė gjitha partive politike nė Parlament duhet tė shqyrtohet ēėshtja e statusit tė gjuhės shqipe dhe kurrsesi ajo tė mos bėhet pengesė e procesit eurointegrues tė Maqedonisė.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20153

Citim:
Shasivari: Gjuha shqipe zyrtare, jo nė pėrdorim zyrtar
02/08/2009 09:27:00

Pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe edhe mė tej mbetet ēėshtje e hapur pėr shkak tė interpretimeve tė ndryshme apo zgjidhjeve tė ofruara nė kundėrshtim me pėrcaktimet e marrėveshjes sė Ohrit.

Kėshtu vlerėson pėr Alsat eksperti pėr ēėshtje kushtuese, Jeton Shasivari, duke komentuar debatet dhe iniciativat e fundit tė partive politike pėr rregullimin e pėrdorimit tė gjuhės shqipe me ligjin pėr punėn e Kuvendit apo sjelljen e njė ligji krejt tė ri pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe.

Shasivari thotė se Marrėveshja kornizė e Ohrit dhe amendamenti 5 kushtetues qartazi e garanton gjuhėn shqipe si zyrtare, si njė e drejtė kolektive e qytetarėve qė pėrbėjnė 20 pėr qindėshin dhe kjo gjuhė mund tė pėrdoret nė organet e pushtetit qendror dhe nė organet e pushteti lokal nė pajtim me ligjin.

“Zyrtarizimi i gjuhės shqipe mbetet ēėshtje e hapur edhe pėrskaj ligjit pėr gjuhėt qė u miratua para njė viti. Mendoj se duhet bėrė dallimin e qartė tė gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare dhe pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe si njė e drejtė individuale e qasjes sė qytetarit shqiptarė ndaj organeve tė shtetit. Mendoj se nė esencė bėhet fjalė pėr njė qasje tė gabuar ndaj kėsaj ēėshtje, e cila ende mė tepėr e segmenton, e degradon gjuhėn shqipe nė tė gjitha institucionet e shtetit. Ėshtė njė shembull praktikė pėrderisa gjyqtari shqiptar nuk mund ta udhėheq procedurėn gjyqėsore nė gjuhėn shqipe, pėrderisa prokurori publik shqiptar nuk mund t'i kryejė punėt zyrtare nė gjuhėn shqipe, pėrderisa personi zyrtar tatimor qė i pėrket 20 pėrqindėshit nuk mund ta udhėheqė procedurėn administrative nė gjuhėn shqipe", thotė Jeton Shasivari, profesor universitar.

Shasivari arsyeton kėrkesat e partive politike opozitare shqiptare DR e PDSH pėr zyrtarizim tė plotė tė gjuhės shqipe. Megjithatė sipas tij partitė politike shqiptare ēėshtjen e pėrdorimit tė gjuhės shqipe e pėrdorin edhe pėr pėrfitime tė politikės ditore.

“Vetė fakti se kjo ēėshtje nuk ėshtė e mbyllur herė pas here gjatė veprimtarisė politike krijon edhe kėrkesa tė tilla qė ēėshtja e gjuhės shqipe tė zyrtarizohet njėherė e pėrgjithmonė nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mund tė ecin pėrpara pėrsa i pėrket tė drejtės sė tyre gjuhėsore si njė gjuhė zyrtare dhe mendoj se kėrkesa tė tilla do tė ketė edhe nė tė ardhmen pėrderisa kjo ēėshtje ėshtė ēėshtje e hapur”, vlerėson profesori Jeton Shasivari.

Kohė mė parė DR-ja e Imer Selmani ka kėrkuar pėrdorim tė plotė gjuhės shqipe nė parlamentin republikan, derisa edhe PDSH-ja nė Marrėveshjen e re parasheh pėrdorimin e plotė zyrtarė tė gjuhės shqipe, ndryshe nuk pėrjashtojnė edhe mundėsin e braktisjes sė kolltukėve tė parlamentit.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/17199.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.8.2009, 23:32   11
Citim:
Njė mal i tėrė mes shqipes dhe zyrtarizmit
Vedat Memedaliu

Shkup, 3 gusht - Ligji aktual i gjuhės shqipe ėshtė i cunguar, ndėrsa nuk gjen pėrdorim tė drejtė nė institucionet shtetėrore. Kėshtu kanė theksuar ekspertė, por edhe partitė shqiptare nė opozitė, sipas tė cilėve, zgjidhja e problemit mund tė evitohet vetėm me njė Ligj tė ri, i cili do tė respektonte Marrėveshjen e Ohrit dhe Kushtetutėn e Maqedonisė.

Naser Zyberi thotė se zgjidhja mė e mirė nė Ligjin pėr gjuhėn shqipe do tė ishte sjellja e njė ligji tė ri, i cili do t'i pėrmblidhte gjitha sferat me njė formulim tė pėrgjithėsuar. Ai thotė se Ligji aktual ka shumė defekte, duke u nisur nga mospėrfshirja e shumė sferave nė ligj ku zbatimi praktik i dispozitave ligjore, madje shėnon ngecje. Sipas Zyberit, janė probleme tė disa natyrave duke filluar nga lėmia e Financave, Ekonomisė, noterisė, gjyqėsorit ku shqipja ėshtė tėrėsisht e pėrjashtuar.

"Pėr shembull, ligji pėr ēekun ose kambialet, i cili thotė se me Ligj plotėsohen nė gjuhėn maqedonishte dhe shkrimin cirilik. Apo, Ligji pėr noteri ku thotė se dokumentet plotėsohen dhe vėrtetohen nė gjuhėn maqedonishte dhe shkrimin cirilik", tregon Zyberi.

Sipas tij, gjuha shqipe ėshtė parcialisht e futur nė disa ligje, si nė atė pėr procedurėn penale dhe kontestimore, ku nuk kėrkohen procedura nė shqip, por vetėm pėrkthime.

"Madje, nė Parlament shqipja funksionin parcialisht, ku deputeti shqiptar pyet ministrin nė shqip, ndėrsa ai i pėrgjigjet nė maqedonisht. E njėjta gjė vlen edhe nė Qeveri, pastaj mė librat amzė ku nuk ka certifikata tė lindjes nė dygjuhėsi", thotė ai.

Ai pohon se shqipja tėrėsisht ėshtė e rregulluar vetėm nė mbishkrimet e rrugėve, nė komunikimin mes organeve tė pushtetit lokal dhe qendror me qytetarėt, por nuk bėhet zbatimi praktik i saj me ligj.


Atje ku nuk pėrdoret shqipja

Nė vet Parlamentin dhe Qeverinė e Maqedonisė shihet qartė se sa shqipja gjen vendin e saj me Ligjin pėr gjuhėt, tė miratuar kohė mė parė nga koalicioni qeverisės VMRO-BDI.

Derisa nė Parlament, deputetėt kanė tė drejtė tė flasin nė gjuhėn shqipe, seancat e Parlamentit udhėhiqen vetėm nė maqedonisht. Ministrat shqiptarė nė secilėn seancė kushtuar pyetjeve tė deputetėve, pėrgjigjen vetėm nė maqedonisht. Nė shqip nuk kanė tė drejtė tė flasin as nė mbledhjet e Qeverisė.

Pastaj, shembull se si Ligji i shqipes i miratuar muaj mė parė nuk ėshtė i kompletuar dhe nuk i plotėson kėrkesat e shqiptarėve, tregojnė vet seancat gjyqėsore nė qytetet me shumicė shqiptare.

Nė Tetovė, seancat gjyqėsore zhvillohen nė gjuhėn maqedonase, edhe pse gjykatėsi, prokurori dhe avokati janė shqiptarė. Kėtu, sipas Ligjit pėr gjuhėn shqipe, vetėm pala mund tė flet nė gjuhėn shqipe. Por kjo ka qenė edhe mė parė. Madje, nėse pala ėshtė i nacionalitetit kinez, shteti ėshtė i obliguar t'i gjejė pėrkthyes gjyqėsor. Kėshtu ndodh edhe nė gjykatėn e Gostivarit, Strugės dhe gjithė qyteteve tjera.

Thirrjet e gjykatės pėr procese gjyqėsore po ashtu janė vetėm nė maqedonisht. Edhe lutjet e ndryshme drejtuar gjykatave duhet tė jenė nė maqedonisht, pasi tė njėjtat mund tė mos merren parasysh nėse janė edhe nė gjuhėn shqipe.

E njėjta situatė ėshtė edhe te notarizimi i dokumenteve. Pėrkundėr asaj se notari dhe pala qė, shembull bėnė shitje-blerje janė shqiptarė, verifikimi i dokumentacionit bėhet nė gjuhėn maqedonase.

Mandej, edhe gjobat kundrejt pjesėmarrėsve nė komunikacion nga ana e policisė shkruhen nė gjuhėn maqedonase, ndėrkohė qė urdhrat komanduese nė polici dhe ushtri as qė guxojnė tė jepen edhe nė shqip, nėse komandanti ėshtė shqiptar.

Pėrveē kėsaj, nė asnjė institucion zyrtar nuk figuron gjuha shqipe. Nė Parlament, Qeveri, ministri, nė Akademinė e Shkencave tė Maqedonisė dhe nė organe tjera, mbishkrimet dhe dokumentet janė ekskluzivisht nė gjuhėn maqedonase.



BDI pranon tė metat e Ligjit

Tė metat e Ligjit pėr gjuhė janė pranuar edhe nga partia shqiptare nė pushtet - BDI, lideri i sė cilės, Ali Ahmeti, ka thėnė se "e mira ėshtė se ėshtė sjellė njė Ligj, ndėrkohė qė mė pas, me anė tė amendamenteve e njėjta mund tė pėrmirėsohet".

Edhe zėvendėskryeministri Abdyalqim Ademi kohė mė parė ka thėnė se Ligji i shqipes nuk i plotėson tė gjitha kėrkesat e shqiptarėve, por qė sipas tij, ėshtė njė hap pėrpara pėrmbushjes sė Marrėveshjes sė Ohrit. Ai, njėjtė sikur lideri i tij, ka theksuar se nėpėrmjet amendamenteve, Ligji pėr shqipen mund tė pėrmbushet.

Ndėrkohė, nė PDSH informojnė se Ligji aktual i shqipes ėshtė ligji mė nėnēmues pėr shqiptarėt, ndėrsa thirren nė Ligjin qė muaj mė parė, partia e Thaēit ka dorėzuar nė Parlamentin e Maqedonisė. Ky ligj, sipas zyrtarėve tė PDSH-sė, parasheh qė shqipja tė jetė zyrtare nė tėrė territorin e vendit.

Edhe deputetja e DR-sė, Flora Kadriu, pohon se ligji aktual i shqipes nuk pėrputhet me Kushtetutėn e Maqedonisė dhe frymėn e Marrėveshjes sė Ohrit, pasi siē thotė ajo, vetė defincioni i saj ėshtė ofendues.

Ky ligj, sipas saj, ėshtė sjellur pa praninė e opozitės, qė tė reagojė me qėndrimet e veta apo tė intervenojė rreth pėrmbajtjes sė saj, ndėrsa paraqet njė projekt politik tė VMRO-sė e BDI-sė, ku DR-ja nuk mund ta pranojė si tė tillė.

"Tė hapet pėrsėri debat rreth Ligjit qė tė mund i njėjti tė ndryshohet dhe plotėsohet dhe tė mund tė vendos shqipen si gjuhė tė dytė zyrtare, pasi me Kushtetutėn nė amendamentin 5, dėshmohet se gjuhė zyrtare ėshtė maqedonishtja, por edhe ajo qė e pėrdorin mė sė paku 20 pėr qind e popullatės", thotė Kadriu.

http://www.koha.com.mk/a01.html

Citim:
Kėrkohet zyrtarizmi i gjuhės shqipe nė Maqedoni

Partitė politikė shqiptare nė Maqedoni kėrkojnė zyrtarizmin e gjuhės shqipe. Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka kėrkuar nga Kuvendi i Maqedonisė tė miratojė shumė shpejt ndryshimet nė ligjin pėr pėrdorimin e gjuhėve, ku gjuha shqipe do tė bėhej gjuhė zyrtare.

Nėse nuk pranohet kjo kėrkesė, PDSH thotė se do tė tėrhiqet nga Kuvendi i Maqedonisė.

http://www.rtklive.com/?categoryId=3&newsId=38537
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.8.2009, 17:31   12

Shkrim i cituar IRJM: Mungon gjuha shqipe nė institucione


Pėrkundėr normave kushtetuese dhe ligjore pėr detyrim tė dygjuhėsisė nė qytetet ku pjesa dėrmuese e popullatės ėshtė shqiptare, nė shumė institucione nė Dibėr mbishkrimet vazhdojnė tė jenė vetėm nė pseudobullgarisht.

Qytetarėt pyesin ku qėndron faji pėr mosrespektimin e gjuhės shqipe, ndėrsa ēėshtja ėshtė ngritur shpesh dhe nė tubime tė ndryshme, por reagimet deri tani kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt, teksa problemi vazhdon pėr vite me radhė.

http://www.koha.com.mk/a08.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 12:44   13
Citim:
Nga 254 rrugė nė Kumanovė, vetėm dy nė shqip

Shumica e emėrtimeve tė objekteve publike nė qytetin e Kumanovės vazhdojnė tė emėrtohen me emra tė personaliteteve maqedonase.Tė pėrzgjedhurit shqiptarė nė kėshillin e Kumanovės as qė kanė tentuar pėr tė ngritur inisiativa pėr ndryshiim e kėsaj gjendjeje diskriminuese.

Qyteti i Kumanovės ka gjithsejtė 254 rrugė tė cilat emėrtohen me emrat e personalieteve maqedonase ndėrsa vetėm dy prej tyre mbajnė emra tė presonaliteve shqiptarė, edhe ate nga emra tė partizanėve si Bajram Shabani dhe Ibe Palikuqa.

Ngjajshėm ky fenomėn qėndron edhe me emėrtimin e shumė objekteve tjera nė qytetin e Kumanovėsė si : sheshi i qytetit, objektet ekonomike, kulturore , gjithashtu pėrfshirė kėtu edhe katėr emėrimet e shkollave tė mesme tė cilat mbajnė emrat e heronjėve dhe personaliteteve maqedonase dhe serb.

Qyteti i Kumanovės numėron 13 bashkesi vendore , ku vetėm njėra prej tyre mban emrin e personaliteti shqiptar.

Drejtuesit e qytetit tė Kumanovės kanė deklaruar se kėto emėrtime kanė mbetur qysh nga koha e kaluar dhe nuk janė nė kompetenca tė komunės tė bėjė ndyshimin e tyre, njofton korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA.

Me Ligjin e decentralizimit i cili pėr pushtetin lokalė, rezervonė kompetenca dhe pėrgjegjėsi mė tė mėdha, pritet qė kėto diskriminime dhe padrejtėsi tė cilat me dekada u bėhėn Kumanovarėve tė evitohen drejtė pėrmirsimit.

Qytetarėt e Kumanovės kanė filluar tė reagojnė ndaj kėtyre diskriminimeve, ata kanė filluar me ndryshimet faktike qė disa Bashkėsi vendore ti emėrtojnė ndryshe nga emėrtimet zyrtare, kėshtu bashkėsinė vendore “Hristijanė Todorovski Karposh” e kanė emėruar “Skenderbeu” ndėrsa Bashkėsin vendore “Centar” e kanė emėrtuar “Qendėr”, lagjen e shqiptare e cila mban emėrtimin nėnēmues “Divlena nasellba” e kanė emėrtuar “ Lagja e Trimave” e kėshtu me rradhė.

Kėto diskriminime ndaj qytetarėve tė Kumanovės kanė filluar kohė mė parė kurse fatkeqėsisht ato vazhdojnė edhe sot e tutje.

Kėshilltarėt shqiptarė tė zgjedhur nga vota e popullit, vazhdojnė tė jenė tė shurdhėr ndaj kėtyre padrejtėsive dhe diskriminimeve tė gjithat janė prezente nė tė gjitha sferat e jetės.

http://www.ina-online.net/Default.as...eac106294&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 21:35   14
Citim:
Ivanov uron shqiptarėt pėr Ditėn e alfabetit

Kryetari i Republikės sė Maqedonisė, Gjorgje Ivanov me rastin e 22 nėntorit ditės sė alfabetit nė gjuhėn shqipe pjesėtarėve tė bashkėsisė shqiptare u dėrgon telegram urimi.

“Mė paraqet nder dhe kėnaqėsi tė veēantė qė kėto festa mund ti festojmė bashkėrisht dhe tė rikujtohemi se rruga pėr unifikimin dhe afirmimin e alfabeteve nuk ka qenė aspak e lehtė. Me kėtė rast do tė doja qė deri te ju dhe deri te tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Maqedonisė tė dėrgoj njė porosi: Alfabetet dhe gjuhėt janė urė pėr pėrforcimin e mėtutjeshėm tė bashkėjetesės, mirėkuptimit tė ndėrsjellė, tolerancės dhe bashkėpunimit nė interes tė zhvillimit tė mėtutjeshėm tė shtetit tone dhe realizimin e interesave tona strategjike e ato janė Republika e Maqedonisė sa mė shpejt tė bėhet pjesė e NATO-s dhe Bashkimit Evropian". (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...233d322ff&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2009, 10:56   15
Citim:
Pėrdorimi i shqipes nė faqet e internetit tė ministrive varet nga ministrat

Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė faqet e Internetit tė ministrive varet nga dėshira dhe vullneti i vetė ministrit qė drejton atė dikaster. Pėrdormi i gjuhėve nė faqet zyrtare tė ministrive dhe institucioneve tė ndryshme nė Internet nuk ėshtė e rregulluar me ndonjė akt ligjor.

Nga gjithsej 15 ministri, aq sa numėron Qeveria e Maqedonisė, gjuha shqipe lexohet vetėm tek ato dikastere qė drejtohen nga ministrat shqiptarė, me njė pėrjashtim tė vogėl, gjuha shqipe lexohet edhe nė faqen e Internetit tė Ministrisė sė Transportit, ndėrsa nė Ministrinė e Brendshme, versioni shqip ėshtė nė pėrpunim e sipėr. Gjuha shqipe mungon edhe nė faqen e Qeverisė dhe Presidentit.

“Kjo ēėshtje nuk ėshtė e rregulluar deri tani dhe ne edhe mė herėt kemi alarmuar pėr kėtė situatė. Pėr momentin po punohet nė pėrgatitjen e njė informacioni i cili pėrmban propozim konkluzione, i cili do tė futet nė procedurė qeveritare dhe nga kjo pritet tė dalė njė vendim qeveritar me tė cilin do tė obligohen tė gjitha organet shtetėrore, me tė vetmen arsye qė nė tė ardhmen mos t’i lihet vullnetit tė institucioneve shtetėrore, mirėpo kjo gjė tė rregullohet edhe me njė vendim qeveritar, me tė cilin do tė parashikohet qė tė gjitha organet shtetėrore duke filluar nga ministritė, faqet e e tyre tė internetit ti kenė nė tre gjuhė nė atė maqedonase, shqipe dhe angleze”, tha Shefik Duraku, zėdhėnės i Qeverisė.

Duraku, pėrmendi edhe rastin me faqen www.uslugi.gov.mk, e cila ofron shėrbime pėr qytetarėt e Maqedonisė.

“Njė shembull shumė konkret, tek faqja e internetit www.uslugi.gov.mk qė ėshtė nė maqedonisht, ajo ėshtė e nevojshme pėr qytetarėt sepse ajo faqe pėrmban informacione qė i shfrytėzojnė qytetarėt. Prej aty mund tė merėn aplikacione pėr tė marrė dokumentacione personale dhe qytetarėt shqiptarė tė RM-sė nuk mund tė marin aplikacione nga kjo ueb faqe, sepse ty janė vetėm nė maqedonisht. Dhe kjo ėshtė njė ēėshtje shumė praktike, ėshtė nevojė e qytetarėve qė neve besojmė se do ta zgjidhim kėtė punė”, deklaroi Shefik Duraku, zėdhėnės i Qeverisė.

Nga sot filloi tė funksionojė edhe versioni shqip i faqes sė Internetit tė Agjencisė pėr Zbulim.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/21014.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2009, 18:57   16
Citim:
Institucionet e Tetovės frymojnė vetėm maqedonisht

Tetovė, 2 dhjetor - Asnjė nga institucionet kulturore nė Tetovė nuk mban emrin e ndonjė personaliteti shqiptar edhe pse nė kėtė qytet shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn absolute.

Dy institucionet mė tė vjetra, Qendra pėr Kulturė dhe Biblioteka e Qytetit mbajnė emrat e figurave emblematike maqedonase nga e kaluara komuniste. Qendra pėr Kulturė mban emrin "Ilo Anteski-Smok" kurse biblioteka e qytetit "Koēo Racin". Ndėrsa, dy institucionet tė cilat kanė dy vite qė janė themeluar, Galeria e Arteve dhe Teatri i Tetovės nuk kanė asnjė emėr, njėjtė si edhe Muzeu i Tetovės.

Nga Komuna e Tetovės sqarojnė se objektet e sipėrpėrmendura nuk janė nė kompetencė tė tyre, por tė Ministrisė sė Kulturės.

"Ne kemi bėrė kėrkesė pėr ti ndryshuar emrat deri nė Ministri tė Kulturės, por ata nuk na japin as pėrgjigje", ka thėnė Iljaz Halimi, shef i Sektorit pėr veprimtari publike nė Komunėn e Tetovės.

Nga Ministria pėr Kulturė thonė se themelues tė institucioneve kulturore janė vetė ata me pėlqim tė Qeverisė, ndėrsa sqarojnė se kėrkesa pėr emėrim vjen nga vetė institucionet.

"Nė pajtim me nenin 21 dhe me nenin 24 tė ligjit pėr kulturė, themeluesi i institucionit, nė kėtė rast institucionit nacional ėshtė Qeveria e Maqedonisė, nė aktin e themelimit e pėrcakton pamjen, kohėn, titullin, lokacionin, veprimtarinė, mjetet, pronėn, organizatėn dhe udhėheqjen", ka thėnė Anita Jovanovska, zėdhėnėse e Ministrisė sė Kulturės.

Nė pėrgjigjen e saj me shkrim Jovanovska nuk saktėsoi procedurėn e ndryshimit tė emrave, por nė bisedė telefonike, tha se njė gjė tė tillė duhet ta iniciojnė vetė udhėheqėsit e institucioneve kulturore, ndėrsa pjesa tjetėr i ngelet ministrisė.

Ndėrkaq, pėrveē se nė Komunėn e Tetovės dukuri e ngjashme mbizotėron edhe nė qytetet e tjera me shumicė shqiptare. Sipas tė dhėnave zyrtare tė publikuara nė ueb faqen zyrtare tė kėsaj Ministrisė sė Kulturės, asnjė nga institucionet kulturore nuk mban emėr shqip.

Edhe nė Gostivar Qendra pėr kulturė mban ende emrin "ASNOM", ndėrsa Teatri Shqiptar i Shkupit nuk ka emėr. Pa emra apo me emra maqedonas janė tė gjitha institucionet kulturore nė tė gjitha qytetet e Maqedonisė ku shqiptarėt pėrbėjnė shumicė. Pėrveē institucioneve kulturore nė Tetovė, asnjėra nga pesė shkollat e mesme nuk mbajnė ndonjėrin nga emrat e personalitetev shqiptare, por vetėm emra tė personaliteteve tė historisė maqedonase dhe datave me rėndėsi po pėr komunitetin.

Shkolla e mesme e gjimnazit mban ermin e rilindėsit maqedonas "Kiril Pejēinoviē", shkolla teknike atė tė partizanit maqedonas "Mosha Pijade, ashtu si[ mbajnė emrat edhe shkolla e mesme e mjekėsisė "Nikolla Shtejn" dhe ajo tekstile "Gjoce Stojēevski".

Vetėm shkolla e mesme ekonomike "8 Shtatori", qė ėshtė themeluar pas viteve '90-ta, nuk mbajnė emra partizanėsh, por emėr qė ndėrlidhet me pavarėsimin e shtetit.

Kėto janė vetėm disa nga emrat e shkollave ku shumica e nxėnėsve janė shqiptarė, ndėrsa emrat e institucioneve mbeten tė pandryshuar edhe pas gati 20 viteve tranzicion tė pavarėsisė dhe tetė vite tė nėnshkrimit tė Marėveshjes sė Ohrit.

Ndėrkaq, pėrveē shkollave tė mesme, nė rajonin e Tetovės ka edhe 7 ēerdhe pėr pėrkujdesje tė fėmijėve, pesė prej tė cilave janė nė qytet, njė nė Jegunovc dhe njė nė Nerasht dhe qė tė gjitha janė nė kuadėr tė njė institucioni i cili mban emrin "Mlladost".

http://www.koha.com.mk/a02.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 11:36   17
Citim:
Struga nuk respekton dygjuhėsinė

Strugė, 8 dhjetor - Nė komunikimin e jashtėm dhe tė brendshėm tė administratės komunale nė Strugė, pėrdorimi i gjuhės shqipe lenė shumė pėr tė dėshiruar. Gjuha shqipe pėrdoret nė varėsi tė dėshirės sė tė punėsuarve varėsisht nga pėrkatėsia etnike, edhe pse pėrdorimi i saj ėshtė i detyrueshėm me ligj.

Tė punėsuarit maqedonas nė administratėn e Komunės sė Strugės, nė relacionet zyrtare me qytetarėt dhe nė pėrdorimin e brendshme, nuk e pėrfillin fare gjuhėn shqipe dhe vazhdojnė ta pėrdorin vetėm gjuhėn maqedonase.

Kjo mė sė miri verifikohet nga njė pjesė e tė punėsuarve shqiptarė, tė cilėt me kusht anonimiteti, ankohen se nė disa sektorė ku udhėheqin kuadro maqedonas, gjuha shqipe pėrdoret shumė pak ose nuk pėrdoret fare.

Si shembull tė diskriminimit tė pėrdorimit zyrtarė tė gjuhės shqipe, tė punėsuarit sjellin shembuj tė shumtė, ndėrsa si mė flagrant pėr kėtė, dėshmojnė vėrtetimin pėr marrjen e pagės mujore.

"Neve pėr ēdo muaj na pėrsėritet i njėjti fenomen nga Sektori i financave rreth raportit financiar tė pagės, tė cilin na e sjellin vetėm nė gjuhėn maqedonase. Gjithashtu edhe shumė udhėzues pėr udhėtimet zyrtare apo pėr qėllime tė tjera, janė vetėm nė gjuhėn maqedonase edhe pse gjuha shqipe ėshtė zyrtare nė Komunėn tonė. Kjo ndodh pėr njė kohė tė gjatė dhe deri tani asgjė nuk ka ndryshuar nė kėtė drejtim" ankohen disa tė punėsuar nė administratėn e Komunės sė Strugės.

Ndėrkaq, lidhur me ankesat e disa tė punėsuarve pėr mosrespektimin e dygjuhėsisė nė Komunėn e Strugės, kryetari Ramiz Merko, shprehet se bėhet fjalė pėr formalitete tė cilat nuk kalojnė pėr nėnshkrim te ai. Nėse kėto pretendime janė tė sakta, Merko thotė se kjo ēėshtje do tė rregullohet shumė shpejt.

"Pėrdorimin i gjuhės shqipe gjen pėrdorim tė gjerė nė komunė dhe dita-ditės po zgjerohet", thekson ai. Ndėrkaq, tė punėsuarit nė administratėn komunale potencojnė se mė shumė vėshtirėsi pėrdorimi i gjuhės shqipe has nė komunikimin zyrtar institucionet e nivelit vendor dhe atij qendror.

http://www.koha.com.mk/a09.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 19:56   18
Citim:
Delir etnik edhe nė spotet pėr eurointegrimin

Shkup, 9 dhjetor - Tonet ultra nacionaliste dhe etnokrate tė spoteve tė financuara nga Qeveria, mbulojnė me tė njėjtin ritėm, ashtu si edhe aspirimi pėr tė qenė pjesė e integrimeve euroatlantike tė vendit. Nga njėri spot nė tjetrin, notat e ekzagjerimit, kulti i maqedonasve rriten, ashtu si edhe tė ēdo segmenti tjetėr qė pėrjashton shqiptarėt.

Spotet e financuara nga arka e tė gjithė taksapaguesve i dedikohen vetėm njė audience tė caktuar, ndėrkohė qė as denjojnė tė flasin me gjuhėn e pjesės tjetėr.

Pėrveē ciklit "Maqedonia e pėrjetshme", edhe spotet e tjera, mes tyre edhe njė syresh ku anketohet mendimi qytetar pro integrimeve euroatlantike, asnjė prej tė intervistuarve edhe pse tė shumtė nė numėr, nuk ėshtė shqiptar.

Po me gjithė vėrejtjet dhe kritikat negative, jo vetėm nga pala shqiptare, por edhe nga opinioni mė i gjerė, kahu tendencioz i tyre nuk ka pėsuar asnjė lloj devijimi. Pohimet qė vijnė nga Qeveria janė kontradiktore.

Zėdhėnėsi Martin Martinovski thotė se elementi multietnik gjendet nė ēdonjėrin prej spoteve, madje rezervat lidhur me to, pėr Martinovskin janė tė pakuptueshme.

"S'e di se pėr cilin spot bėhet fjalė dhe nuk jam i informuar pėr vėrejtje, mund tė them se multietniciteti pasqyrohet nė tė gjitha spotet e Qeverisė", thotė Martinovski.

Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi Shefik Duraku pohon tė kundėrtėn. Sipas tij, thuajse pėr ēdo spot tė realizuar, ka pasur vėrejtje nga pjesa shqiptare. Por me gjithė kritikat e adresuara dhe premtimin e marrė pėr mospėrsėritjen e tyre, asgjė nuk ka ndodhur me spotin pasardhės.

Glorifikimi nė pėrmasa tė frikshme i kultit maqedonas ka pasuar edhe mė tej pas asnjė lloj ndryshimi. Por sherri mes dy partnerėve tė koalicionit ka nisur me spotin, nė tė cilin sfumohet kontributi i BDI-sė nė arritjet qeveritare.

Konflikti i vetėm mė i zėshėm mes partnerit shqiptar dhe atij maqedonas tė koalicionit ka kulmuar sidomos kur nė spotin partiak tė VMRO-sė, jo vetėm qė janė pėrdorur pa asnjė lloj autorizimi imazhet e ministrave shqiptarė dhe deklaratat e tyre, por edhe nuk ėshtė vendosur logoja e BDI-sė.

" Ne vazhdimisht kemi bėrė vėrejtje, por asnjė prej tyre deri tani nuk ėshtė pėrmirėsuar. Pas ēdo spoti kemi marrė premtimin se nuk do tė pėrsėriten dhe vetėm kaq", thotė Duraku.

Skandalet me spotet e financuara nga Qeveria mbeten tė paprekura. Nga hartimi e deri nė jetėsimin e kėtyre projekteve, konspiracioni nė kabinetin e kryeministrit ėshtė i madh.

Nė Qeveri pohojnė se askush nuk konsultohet lidhur me kėto ēėshtje dhe asnjė prej ideve nuk bėhet publike. Injorimi i elementit shqiptar dhe mospėrfshirja e simboleve nė asnjė prej sekuencave tė tyre, shoqėrohet edhe nė rastet e pėrdorimit tė gjuhės shqipe.

Nė shumė prej shpalljeve tė Qeverisė, reklamave qoftė televizive, apo tė shkruara, varianti nė gjuhėn shqipe i tyre ėshtė edhe mė skandalozi. Gabimet drejtshkrimore janė sa tė paimagjinueshme, po aq edhe qesharake dhe spikasin vetėm nė kėtė gjuhė.

Nė kėto raste, gabimet sa trashanike nė dukje, po aq edhe tė qėllimshme, thuhet se janė incidente qė ndodhin nga agjencitė tė cilat marrin pėrsipėr pėrkthimin e tyre dhe rėndom kryhen nga pėrkthyes maqedonas qė mendohet se zotėrojnė gjuhėn shqipe.

http://www.koha.com.mk/a01.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 00:21   19
Citim:
Shqiptarėt plotėsojnė dokumentet financiare vetėm nė maqedonisht

Institucionet financiare dhe ekonomike vendore dhe bankat akoma nuk aplikojnė gjuhėn shqipe nė dokumentacionet e tyre.

Kjo ēėshtje vazhdon tė jetė e harruar, dhe deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė nismė rreth kėsaj apo hapja e debatit se a ka bazė ligjore dhe hapėsirė pėr t`u aplikuar gjuha shqipe nė tė gjitha dokumentacionet dhe sidomos fletėpagesat e pėrditshme, tė cilat ata i bėjnė nėpėr sportele.

Edhe nė valutėn shtetėrore pėrveē se mungojnė elemente qė shfaqin nė masė tė konsiderueshme multietnicitetin nė vend, aty nuk pėrdoret gjuha shqipe.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti thekson se para se tė realizohet kjo ēėshtje, shqiptarėt sipas tij kanė prioritete mė tė rėndėsishme qė gjuha shqipe tė gjejė zbatimin e duhur.

“Ka shumė prioritete tė tjera pėr t`u implementuar se sa kjo ēėshtje qė lidhet me sferėn financiare. Prioritet parėsor ėshtė qė gjuha shqipe tė gjejė zbatimin e saj nė evidencat bazike nė shkolla, nė administratėn e institucioneve tė pastra shqiptare, nė nivel tė qeverisjes lokale ku janė tė pastra shqiptare.

Derisa kėtu nuk vazhdon implementimi i plotė i gjuhės shqipe, atėherė ēėshtja e fletėpagesave apo dokumentacioneve tjera tė sferės pagesore mbetet vetėm si njė prioritet i dytė. Pėrderisa nuk realizojmė prioritetet e para, atėherė nuk kemi ēka tė flasim pėr tė dytat”, ka theksuar Bexheti, duke shtuar se pėr kėtė nė Maqedoni nuk ekziston sė paku njė bankė shqiptare.

Ish-ministri i Ekonomisė, Xhevdet Hajredini thekson se kjo ēėshtje ėshtė delikate, pėr shkak tė unitarizmit tė shtetit dhe mungesės sė vullnetit politik. “Pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe nuk e kemi edhe atje ku e kemi shumė lehtė dhe lere mė atje ku ėshtė e vėshtirė pėr t`u realizuar dhe praktikisht e pamundur. Sepse formularėt e fletėpagesat qarkullojnė nė tėrė territorin e Maqedonisė dhe ato duhet tė jenė sa mė tė thjeshta, sepse janė ēėshtje delikate e mund tė vijė deri tek gabimi. Nė njė shtet unitar kjo ēėshtje ėshtė e fundit dhe sė pari duhet tė drejtojmė gjėrat mė tė lehta e pastaj kėto tė tjerat”, ka theksuar eksperti pėr ēėshtje ekonomike, Xhevdet Hajredini.

Sipas tij, njė ēėshtje problematike ėshtė se njė pjesė e kuadrove shqiptare qė punojnė nė organet shtetėrore jo vetėm qė nuk kanė njohuri pėr gjuhėn maqedonase, por ata kanė probleme edhe me njohjen e gjuhės sė tyre amtare.

Ministria e Ekonomisė ėshtė e thirrur pėr t`u deklaruar rreth kėsaj ēėshtje dhe se ministri Fatmir Besimi ka bėrė tė ditur se do tė jap pėrgjigjen e tij lidhur me kėtė ēėshtje qė mbetet e heshtur dhe nuk zgjon debat tek shqiptarėt nė Maqedoni. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...0712b0cb0&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2010, 23:11   20
Citim:
Shoferėt shqiptarė do tė dėnohen maqedonisht!

Librezat e shoferėve tė lėshuara nga MPB-ja ku evidentohen shkeljet e ligjit nė komunikacion, qytetarėt mund t’i marrin vetėm nė gjuhėn maqedonase. Nga MPB thonė se tė njėjtat nuk konsiderohen si dokumente udhėtimi ose identifikimi, prandaj nuk e shohin tė arsyeshme t’i japin edhe nė gjuhėn shqipe, si gjuhė zyrtare qė e flasin mė shumė se 20 pėr qind e qytetarėve tė Maqedonisė.

Madje, nga MPB thonė se vendimin pėr shtypjen e kėtyre librezave vetėm nė gjuhėn maqedonase, e mbėshtesin nė amendamentin 5-tė tė Kushtetutės.

“Dhėnia e Librezave tė shoferėve ėshtė e rregulluar me vendim tė ministrit dhe i njėjti vendim ėshtė pėrgatitur nė pajtim me Kushtetutėn dhe amendamentin 5 tė tij, ku parasheh dhėnien e librezave tė shoferėve ekskluzivisht nė gjuhėn zyrtare tė shtetit, gjegjėsisht nė maqedonisht. Do tė theksoj arsyen - bėhet fjalė vetėm pėr evidencė tė MPB-sė qė lidhet me shkeljet e ligjit nė komunikacion”, deklaroi Ivo Kotevski – zėdhėnės i MPB-sė.

Profesori i sė drejtės kushtetuese, Osman Kadriu thotė se MPB thirret nė amendamentin 5 tė Kushtetutės sė Maqedonisė ku thuhet se, “...Gjuhė tjetėr zyrtare qė e flasin sė paku 20% e qytetarėve, gjithashtu, ėshtė gjuhė zyrtare dhe alfabeti i saj, siē ėshtė pėrcaktuar me kėtė nen. Dokumentet personale tė qytetarėve, tė cilėt flasin gjuhė zyrtare tė ndryshme nga gjuha maqedonase, lėshohen nė gjuhėn maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe nė atė gjuhė dhe alfabetin e saj nė pėrputhje me ligjin....”

Sipas Osmanit, Ministria e Brendshme, i shfrytėzon mangėsitė e kėtij amendamenti kushtetues.

“Nė amendamentin e 5-tė nė tė cilin thirret MPB-ja nė mėnyrė tė pėrgjithshme garantohet gjuha shqipe si gjuhė zyrtare nė nivel tė shtetit. Shumė institucione janė lėnė jashtė ligjit duke pėrfshirė edhe ēėshtjen konkrete pėr tė cilėn ėshtė kompetente MPB-ja. Meqenėse nė ligj nuk ėshtė I rregulluar zbatimi I gjuhės shqipe nė kėto sfera, MPB-ja thirret nė atė se faktikisht nuk ka dispozitė ligjore e cila atė e obligon, pėrveē tė akteve dokumentacionit personal dhe identifikues. Me tė vėrtet ka njė vakum juridik nė rregullativėn pozitive pėr pėrdorimin dhe zbatimin e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare”, tha Osman Kadriu – profesor i sė drejtės kushtetuese.

Ky ėshtė skandali i radhės i MPB-sė pas harxhimit tė pasaportave nė dy gjuhė, maqedonisht dhe shqip, pėr tė cilėt nuk ka paralajmėrim se kur qytetarėt shqiptarė do tė mund t’i marrin.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/22691.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:18.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.