Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.8.2008, 10:31   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gėrmime nė Vlorė


Citim:
Kėrkime arkeologjike pas 50 vjetėsh nė Amanti

“Amantia 2008". Keshtu quhet e ekspedita e perbashket arkeologjike shqiptaro-amerikane, qe ka nisur ditet e fundit, ne Parkun Kombetar Arkeologjik te Amantias, 40 km larg qytetit te Vlores.

Behet fjale per nje bashkepunim mes Institutit te Arkeologjise, Universitetit te Sinsinatit ne SHBA dhe Zyres se Parkut Arkeologjik Amantia-Orikum, financuar nga Qendra per Trashegimine Shqiptare dhe e mbeshtetur nga "Packard Humanite Institute". Ky projekt ben te mundur rikthimin e kerkimeve arkeologjike ne qendren e Amantias, pas nje periudhe rreth 50-vjecare, qe nuk eshte vezhguar.

Nga ana e tij, arkeologu amerikan David Hernandez, i cili eshte pjese e grupit te studiuesve ne kete projekt e ka pare si teper te rendesishem per arkeologjine ne Shqiperi. Projekti konsiston ne ndertimin e hartes topografike me mjete dixhitale, duke percaktuar ne ardhmeri vendin ku do te mund te germohet per te zbuluar ato pasuri, qe koha dhe shekujt kane fshehur nen dheun e Amantias.

Survejimi do te pershkoje murin rrethues te qytetit dhe objektet e tjera arkeologjike, qe jane zbuluar perpara viteve '90. Zbulimet arkeologjike ne kete qender te lashte ilire filluan ne vitin 1949, me nje ekspedite arkeologjike te kryesuar nga Hasan Ceka, Skender Anamali dhe Frano Prendi, te cilet rane ne gjurmet e stadiumit te Amantias, veper e ilireve, ndertuar ne shekullin III p.e.s.

Ne 18 vitet e fundit, kjo eshte ekspedita e pare arkeologjike ne kete qyteze antike, 680 metra mbi nivelin e detit dhe qe pasqyron qyteterimin e lashte ne Ilirine e Jugut.

http://www.kohajone.com/html/artikull_29578.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2008, 13:27   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
27/08/2008  / Suela Furriku

Arkeologėt zbulojnė nė qytetin e Amantias njė terakotė (kallėp) me figurėn e njė gruaje.

Gjatė njė ekspedite informative pėr rilevimin topografik tė territorit tė Parkut Arkeologjik tė Amantias nė afėrsi tė fshatit Plloēė tė rrethit tė Vlorės, njė grup i vogėl arkeologėsh kanė zbuluar rastėsisht njė terakotė prej balte tė pjekur nė formė kallėpi me figurėn e njė gruaje qė prej tyre dyshohet se bėhet fjalė pėr njė portret tė perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės.

Terakota qė pėrbėn formėn “negative” tė portretit tė perėndeshės e cila ėshtė gjetur nė pozicion tė pėrmbysur, pothuajse nė sipėrfaqe tė pjesės qendrore tė bllokut tė banesave antike qė janė tė vendosura sipėr kurrizit tė kompleksit shkėmbor, ka pėrmasat 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi.

Portreti i brendashkruar nė njė kallėp prej balte paraqet njė fytyrė mjaft tė bukur tė njė gruaje, flokėt e saj nė tė dy anėt e fytyrės, njė kurorė tė vendosur sipėr flokėve, pjesėn e sipėrme tė krahut tė majtė, pjesėn e pėrparme tė trupit dhe gjoksin e mbuluar me njė hiton transparent qė mund tė konsiderohet si e ngjashme me disa portrete tė tjera tė Afėrditės, perėndeshė e bukurisė dhe njėkohėsisht nėna e Erosit, perėndisė sė dashurisė.

Sipas arkeologut prof. Dhimitėr Ēondi, qė sė bashku me kujdestarin e parkut, njė nga banorėt e “kalasė” i quajtur Agim, i cili ishte i pari qė e preku objektin e rrallė antik, “bėhet fjalė pėr njė pjesė kallėpi me baltė tė pjekur qė duket fare qartė se ėshtė pėrdorur nga mjeshtrit poēarė tė prodhimeve tė artizanatit apo artistėt e njohur amantė, pėr tė prodhuar nė seri skulptura tė vogla balte apo bronzi me tė cilat zbukuronin mjediset e banesave tė tyre familjare ose i shisnin tek banorėt e qyteteve pėrreth si, Olimpia (Mavrovė), Orikum, Bylis, Treport etj”.

Arsyet qė i bėjnė arkeologėt tė dyshojnė se bėhet fjalė pėr njė portret tė perėndisė sė bukurisė janė tė shumta: vendi i gjetjes, mėnyra e veshjes transparente, gjoksi i zhvilluar, hiret e fytyrės, kurora mbi flokė dhe mbi tė gjitha, prania nė Amantia e tempullit tė Afėrditės. Pėrtej njėrės prej shtatė hyrjeve tė evidentuara deri tani nė muret fortifikuese tė qytetit, nė pjesėn jugperėndimore lartėsohej tempulli i Afėrditės.

Njė nga arkeologėt e njohur shqiptarė qė ka marrė pjesė nė disa ekspedita arkeologjike nė Amantia, prof. Neritan Ceka, nė librin e tij “Udhėtim nė kėshtjellat ilire” (Migjeni, 2006) shkruan: “Udhėtari mund tė vinte re menjėherė se Amantia ishte qytet i artit. Nėpėr rrugė tė zinte syri skulptura tė vendosura pėr zbukurim. Te tempulli i Afėrditės mund tė gjeje njė numėr tė madh figurash balte tė punuara nga poēarėt e qytetit, qė paraqisnin perėndeshėn”. Ndėrsa arkeologu i parė qė e ka vizituar dhe pėrshkruar Amantian, profesori austriak Karl Paē, sipas prof. Cekės, nė librin e tij pėr kėrkimet arkeologjike nė Shqipėri botuar nė vitin 1904, pėr Plloēėn fshatin e vendosur sipėr rrėnojave tė qytetit antik shkruante: “Fshati i vendosur nė shpatin perėndimor tė kodrės ėshtė plot me mbetje antike, tė cilat janė nxjerrė nga grumbuj gurėsh. Secila nga tė 28 shtėpitė ka nė mure apo nė oborr njė koleksion tė vogėl antikash”. Rreth 50 vjet pas austriakut Karl Paē, nė rrėnojat e Amantias nisėn ekspeditat e para arkeologėt shqiptarė Skėnder Anamali, Hasan Ceka dhe Frano Prendi, e disa dekada mė pas edhe nxėnėsit e tyre, Neritan Ceka e Vasil Bereti.


Survejimi arkeologjik zbulon rastėsisht objektin e rrallė

Nė fakt, projekti arkeologjik i nisur nga Instituti i Arkeologjisė, Universiteti i Sinsinatit dhe zyra e Parkut Arkeologjik tė Amantia-Orikumit, sipas drejtorit tė kėsaj zyre, Gėzim Llojdia, nuk ka lidhje me gėrmimet arkeologjike, por vetėm me marrjen e informacionit nė terren pėr pėrgatitjen e njė harte tė saktė dixhitale pėr kėtė qytet antik e mjaft tė rėndėsishėm tė Ilirisė sė Jugut qė prej dy vjetėsh administrohet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si njė nga 7 parqet arkeologjike tė Shqipėrisė.

Nė grupin e arkeologėve tė kėsaj ekspedite survejuese-informative, qė ėshtė pararendėse e ekspeditės qė parashikon gėrmime tė mirėfillta arkeologjike gjatė vitit 2009, bėjnė pjesė arkeologė vendas dhe tė huaj, si arkeologu sarandjot as. prof. Dhimitėr Ēondi, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes i Universitetit Sinsinati nė SHBA, arkeologia angleze mast. Emili Glass dhe dy studentė shqiptarė Mirgen Shametaj dhe Mentor Osmani. Ecuria e punimeve tė kėsaj ekspedite informative ėshtė ndjekur nga afėr edhe nga drejtorja e Institutit tė Arkeologjisė tė Tiranės prof. Shpresa Gjongecaj dhe arkeologu i njohur i kėtij instituti prof. Ilir Gjipali.

Puna e grupit tė pėrfshirė nė kėtė projekt ka nisur 10 ditė mė parė duke filluar me survejimin topografik dixhital tė stadiumit sportiv tė Amantias, njė objekt madhėshtor nė formė patkoi nė shkallėt e tė cilit mund tė uleshin rreth 3 mijė spektatorė, i cili, si vetė qyteti, daton nė shekullin IV-II p. K. dhe qė ėshtė njė nga tre tė tillėt qė janė zbuluar deri tani nė krejt territorin e Ballkanit. Mė tej ėshtė vazhduar me objektet e tjera monumentale si muret rrethuese fortifikuese rreth 2 mijė metra tė gjatė dhe tė vendosur si vazhdim i prerjeve shkėmbore pėrreth qytetit, shtatė portat hyrėse, tempullin e Afėrditės, nekropoli, agoraja, komplekset e banesave, akropolin e vendosur nė pikėn mė tė lartė tė qytetit nga ku nė njė ditė me ajėr tė pastėr mund tė dallosh qartė dy qytetet e tjera tė sė njėjtės periudhė, Bylisin dhe Olimpian.

Pikėrisht, nė momentin kur arkeologu Dh. Ēondi dhe kujdestari i parkut, i quajtur Agim, pas verifikimeve tė bėra mbi njė planimetri tė ndėrtuar vite mė parė nga arkeologu Neritan Ceka, tek zbrisnin pėrmes bllokut tė banesave ndėrtuar mbi masivin shkėmbor, para tyre, pothuajse nė njė sipėrfaqe tė zbuluar nga reshjet, u shfaq pjesa e pasme e njė pllake tė kuqėrremtė balte tė pjekur. “Forma e saj e ndryshme nga mijėra tjegulla, tulla dhe mbetje tė tjera prej qeramike dhe balte, tėrhoqi vėmendjen tonė dhe pasi e morėm nė dorė, pamė se nė pjesėn e mbuluar gjendej gjurma e qartė e “negativit” tė njė portreti tė pastėr femre.

Pavarėsisht se pamja e brendashkruar nė terakotėn lexohej lehtėsisht, pėr arkeologėt e entuziazmuar sė tepėrmi nga gjetja, ishte e vėshtirė tė dalloheshin tiparet e portretit. Pėr tė krijuar njė ide mė tė afėrt pėr pėrkatėsinė dhe pėrngjashmėrinė e figurės me portretet mė tė njohura tė lashtėsisė, ata iu drejtuan skulptorit gjirokastrit Stefan Papamihali (Skulptor i merituar). Nė bashkėpunim me artistin gjirokastrit, ata mundėn tė realizojnė njė kopje prej balte tė portretit qė pas kėsaj u duk se ishte e ngjashme me disa portrete tė njohura tė perėndeshės sė bukurisė Afėrditės, tė zbuluara mė parė nga arkeologė tė ndryshėm. Megjithatė, pas marrjes nė dorė dhe studimit mė tė hollėsishėm tė portretit tė nxjerrė nga kallėpi prej skulptorit gjirokastrit, specialistėt e arkeologjisė qė e gjetėn atė, nuk pėrjashtuan mundėsinė qė portreti i gjetur, pėr shkak tė kurorės, t’i pėrkiste motrės sė Zeusit, Demetrės, perėndeshės sė pllenimit, bujqėsisė, familjes dhe martesės. Sidoqoftė, terakota e zbuluar krejt rastėsisht, sipas prof. Shpresa Gjongecaj, do t’u nėnshtrohet studimeve mė tė hollėsishme.


Objekte tė tjera tė gjetura nė Amantia

Qysh nga fillimi i shekullit tė kaluar, plot 100 vjet mė parė, kur nė rrėnojat e qytetit tė artistėve, tregtarėve, sportistėve, vrapuesve, mundėsve dhe boksierėve u shfaq silueta e arkeologut austriak Karl Paē, e deri nė ditėt e fundit tė zbulimit tė portretit tė rrallė tė Afėrditės, nga nėntoka e Amantias janė zbuluar dhjetėra dhe qindra koleksione objektesh antike. Sipas shkrimeve tė tij, nė kėtė fshat qė atėherė numėronte rreth 28 shtėpi, brenda rrėnojave kishte plot mbetje antike tė nxjerra nga rrėnojat dhe se “secila nga tė 28 shtėpitė ka nė mure apo nė oborr njė koleksion tė vogėl antikash”. Mandej Paēi u bind se kishte zbuluar Amantian, vetėm kur mes koleksioneve me monedha bronzi tė ofruara nga fshatarėt, ai dalloi qartė monedhat me emrin e qytetit. Tradita e koleksionimit tė antikave ka vazhduar dhe vazhdon. Njė nga banorėt e shtėpive qė gjenden brenda parkut kishte grumbulluar njė koleksion me tė paktėn 50 monedha tė ndryshme tė cilat sikurse shprehet vetė, kėrkon qė t’ia shesė institucioneve tė shtetit pasi pjesėn mė tė madhe e ka tė trashėguar nga tė parėt e fisit tė tij. Edhe prof. N. Ceka nė shkrimet dhe studimet e tij e konsideron Amantian si njė nga qytetet me profil dhe traditė artistike. Nė Amantia dhe pėrreth saj janė zbuluar dhjetėra monedha tė qytetit ku ėshtė stampuar vetė Zeusi me rrufenė e tij, skulptura dhe relieve artistike qė paraqesin hyjninė e pyjeve, Panin, perėndinė e verės dhe teatrit Dionisin, perėndinė e shėndetit, Asklepin etj.

Sipas Neritan Cekės, objektet mė tė hershme tė gjetura nė Amantia i pėrkasin shek. V p.e.s. kur u ndėrtua kėshtjella. Por, muret fortifikuse, kullat dhe portat e shumta tė hyrjes nė qytet tė habisin edhe sot me pamjen e tyre madhėshtore tė ndėrtuar me blloqe guri drejtkėndor, trapezoidak dhe poligonal, me stadiumin e rrallė, me tempullin e Afėrditės, agoranė apo nekropolin me varre monumentalė. Nėse infrastruktura rrugore qė tė ēon nė kėtė perlė tė vėrtetė tė antikitetit do tė ishte mė e favorshme pėr lėvizjen e vizitorėve dhe turistėve, Amantia do tė sfidonte me siguri edhe shumė site me emėr brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10029
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2008, 13:32   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Vlorė: Ekspeditė shqiptaro-zvicerane nė Orik


Citim:
26/08/2008

Ditėt e para tė shtatorit do tė nisnin me njė ekspeditė nė Orikum tė qytetit bregdetarė tė Vlorės. Ekspedita ėshtė njė bashkėpunim shqiptaro-zviceran, ndėrsa kėrkimet do tė fillojnė nė mjediset e Parkut Arkeologjik tė Orikumit, tė cilat do tė fokusohen nė disa aspekte tė caktuara tė kėtij qyteti antik.

Drejtori i parqeve arkeologjike “Amantia-Orikum”, Gėzim Llojdia, ėshtė shprehur se kjo ekspeditė do tė punojė pėr tė realizuar gėrmime nė kodrėn e Paleokastrės tė kėsaj qyteze, ku pritet tė ketė rezultate mjaft tė mira.

Ekspedita drejtohet nga arkeologu, Myzafer Korkuti dhe pėrbėhet nga specialistėt, Vasil Bereti, Saimir Shpuza dhe njė grup arkeologesh zviceranė.

Kjo ekspeditė ėshtė e para e kėtij lloji qė realizohet nė parkun e Orikumit, qysh nė vitin 1958, kur u zbulua kjo qytezė antike. Ekspedita e mėsipėrme pason dy tė tjera qė kanė nisur gjatė kėtij muaji nė zonat me interes arkeologjik, nė rrethin e Vlorės.

Gėzim Llojdia tha se “Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me interesimin e ministrit Ylli Pango dhe drejtorit tė Trashėgimisė Kombėtare, Olsi Lafe, e ka shpallur kėtė sezon “Vera arkeologjike”.

Llojdia bėri tė ditur se ekspedita e parė filloi punėn nė gjirin e Vlorės, nė kuadrin e projektit “Liburna”, me drejtues specialistin Adrian Anastasi, drejtor i Arkeologjisė Nėnujore dhe G. Volpe, rektor i Universitetit tė Foxhias (Itali). Kjo ekspeditė, e pėrbėrė nga 18 specialistė, ku pėrfshihen edhe studentė italianė tė arkeologjisė, ka nisur punėn pėr pėrpilimin e hartės arkeologjike tė zonės nėnujore tė gjirit tė Vlorės e mė gjerė.

Krahas kėsaj, sipas Llojdjes, ėshtė nė proces, survejimi arkeologjik shqiptaro-amerikan i Parkut Arkeologjik tė Amantias, i cili ėshtė njė projekt i pėrbashkėt, i Institutit tė Arkeologjisė, Universitetit tė Sinsinatit (SHBA), Zyrės sė Parkut Arkeologjik tė Amantia-Orikumit, i financuar nga Qendra pėr Trashėgiminė Shqiptare, qė mbėshtetet nga Packard Humanite Institute. Objektivi i kėtij projekti ėshtė grumbullimi i informacioneve nė terren, me synimin e pėrgatitjes sė hartės dixhitale, pėr kėtė qytet antik.

Nė grupin e arkeologėve tė kėsaj ekspedite survejuese-informative, qė ėshtė pararendėse e ekspeditės qė parashikon gėrmime tė mirėfillta arkeologjike gjatė vitit 2009, bėjnė pjesė specialistė shqiptarė e amerikanė, prof. Shpresa Gjongecaj, drejtore e projektit dhe drejtore e Institutit tė Arkeologjisė, arkeologu i kėtij instituti, prof. Ilir Gjipali. prof. as. Dhimitėr Ēondi, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes, i Universitetit Sinsinati nė SHBA, arkeologia angleze Mast etj.

Gjatė punės sė kėsaj ekspedite, u zbulua terakota e portretit tė perėndeshės Afėrditė, qė pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme pėr historinė e arkeologjisė shqiptare.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=9996
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 13:00   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Amantia siē na e la Animali?!
Gėzim Llojdia / Drejtor i Parqeve Arkeologjike Amanti dhe Orik

Arkeologė, udhėtarė, e gjeografė antikė tė huaj, nė pėrpjekje 1000-vjeēare pėr tė lokalizuar qytetin antik tė Amantias, dėshmi dhe polemika qė i ka mbledhur pėr herė tė parė arkeologu Skėndėr Animali nė njė punim tė vitit 1972. Pėrderisa ka munguar njė dokument mbishkrimor si mbėshtetje pėr tė identifikuar Amantian, nė njėrėn apo tjetrėn rrėnojė, pėr kėtė punė janė pėrdorur tė dhėnat e burimeve tė shkruara dhe tė dhėnat e arkeologjisė.

Tani pėr tani interpretimi mė i drejtė i kėtyre burimeve ėshtė ai qė e vendos Amantin nė rrėnojat e lashta tė Ploēės


Qyteti antik i Amantias gjendet i shtrirė nė kreshtėn e njė kodre mes dy majave nė kėmbė tė njė vargu kodrinash. Kjo qendėr e hershme ilire e shtrirė nė hapėsirė dhe nė kohė, sot ka rrėnojat e saj nė 15 ha tė parkut arkeologjik tė Amantias, lindur e lulėzuar nė 10 shekuj nė ndryshim e pasurim tė vazhdueshėm. Kodra ku ka jetuar pėr 1 mijė vjet qyteti ilir i Amantias ka formė koni. Ajo ėshtė pjesė e veēuar nga vargmali, qė pėrthyhet me njė pėrrua.

Qyteti antik, rrėnojat dhe gjurmėt e tij janė zbuluar nė fshatin Ploēė tė rrethit Vlorė, ato gjenden nė njė kodėr 34 km larg nga qyteti i lashtė i Aulonės.

Skėnder Animali ėshtė ndėr tė parėt qė na jep pėrpjekjen e parė pėr ta lokalizuar Amantian. Nė njė punim tė vitit 1972, Animali sjell tė dhėna dhe dokumente tė reja:

Vepra e Pukėvilit mbahet e para vepėr ku arkeologu ka gjetur gjurmėn e parė tė Amantias qė e pėrshkruan nė udhėtimet e tij.

Sipas Pukėvilit, rrėnojat e Amantias gjenden pranė fshatit Nivicė tė Kurveleshit, ku kishte “njė akropol me mure ciklopike, me restaurime mė tė vona, midis tė cilave copa shtyllash e mbishkrime”. Edhe vetė Pukėvili pėr tė argumentuar lokalizmin e Amantias nė Nivicė ka sjellė dėshminė e Ps. Skylaksit dhe Tabelen Peutingeriane. I njė mendje me Pukėvilin ėshtė edhe V.M.Lik. Edhe ai i vizitoi rrėnojat e Nivicės dhe pa atje mbeturinat e qytetit tė lashtė tė Amantias. Pėr tė provuar se nė Nivicė duhet kėrkuar Amantia, ai radhiste tė dhėnat e gjeografėve e tė itinerareve antike, duke shtuar edhe ngjarjet nga lufta civile midis Ēezarit dhe Pompeut. Vendosja e qytetit ilir Amantia, nė rrėnojat e Nivicės, pas Pukėvilit e Likut, u pranua edhe nga studiues tė tjerė tė shek. XIX, tė cilėt u morėn me gjeografinė antike.

Kundėr kėtij lokalizimi doli H. Kiperti, i cili e ēoi Amantian nė luginėn e lumit Shushicė, diku afėr fshatit Brataj. Amantian e vendosėn nė Nivicė edhe numismatėt e parė, qė studiuan monedhat e kėtij qyteti. Kėshtu bėri edhe Tomasheku nė Enciklopedinė Pauly-Visova, nė artikullin pėr Amantian. Nivica mbeti si vend i mundshėm i Amantias ende pėr njė kohė, derisa nė kėtė krahinė tė Ilirisė sė Jugut, nuk u zbuluan rrėnoja qytetesh tė tjerė tė lashtė. Gjendja ndryshoi me zbulimin e mbeturinave tė njė qyteti tė lashtė, nė fshatin Ploēė nė malėsinė e Vlorės.

Nė “Itinerarin” e tij tė Orientit, nė vitin 1861, E. Izambert u mor me ēėshtjen e lokalizimit tė Amantias. Izamberti tregon se arriti nė Ploēė, duke u nisur nga gradishta e Hekalit (Mallakastėr) dhe se rrėnojat, qė shihen rreth kodrės, i pėrkasin qytetit tė Amantias. Nė paragrafin kushtuar Amantias ai pėrshkroi edhe disa monumente, qė kishte parė gjatė qėndrimit nė Ploēė.

Midis tyre, Izamberti shėnonte muret e akropolit prej tė cilit kishin mbetur vetėm themelet, dhe se, nėn kėmbėt e mureve rrethues, shihen gjurmė tė shumta varresh tė skalitura nė shkėmb. Ai kishte parė edhe njė mur me 14 kontraforte, mbeturinat e qemerėve tė njė porte dyfishe dhe 11 shkallė tė njė stadiumi antik. Nė itinerarin e tij, E. Izamberti jep edhe disa tė dhėna burimore dhe ėshtė i mendimit se emri i vjetėr i Amantias ka qenė Thronion. Gėrmadhat e Ploēės si vend i qytetit Amantia, i njohu edhe gjeografi G. Kora. Duke pėrshkruar njė udhėtim tė tij nė Shqipėrinė e Jugut, Guido Kora tregon se si mė 29 shtator tė vitit 1875, para se tė ngjitej nė malin e Kudhėsit, kishte vizituar kalimthi rrėnojat e Amantias. Ai nuk thotė drejtpėrdrejt se kėto gėrmadha i kishte parė nė fshatin Ploēė, megjithatė nė hartėn qė i ka bashkangjitur udhėtimit tė tij, Amantia ėshtė vėnė nė kėmbėt e malit tė Kudhėsit, aty ku sot ndodhet fshati Ploēė.

Edhe G. Kora nuk parashtron ndonjė argument nė mbėshtetje tė lokalizimit tė tij.

Tė dy kėta autorė nuk qenė njohur, me sa duket, nga dijetarėt, tė cilėt mė vonė lokalizuan Amantian nė rrėnojat e Ploēės. Udhėtimet e Izambertit dhe tė Kores nuk i njohu as edhe botanisti A. Baldagi, i cili 20 vjet, pas G. Kores, i vizitoi rrėnojat e lashta tė Ploēės.

Dy herė, nė vitet 1892 e 1894, ai u ndal nė “shkėmbin e madh mbi tė cilin ngrihen nga ato rrėnime tė ashtuquajtura pellazgjike, tė cilat ka tė ngjarė qė asnjė arkeolog nuk i ka studiuar”, por vetėm mbasi kishte lexuar librin e Karl Pachit mbi Sanxhakun e Beratit, ai i vuri emrin Amantia rrėnojave tė Ploēės. Nė vitin 1903, arkeologu Paul Treger nė njė njoftim arkeologjik nga Shqipėria dhe Maqedonia, shkruante pėr ekzistencėn e disa skulpturave dhe mbishkrimeve nė Ploēė, por pa thėnė ēfarė paraqitnin ato dhe cili ka qenė emri i lashtė i vendit.

Monumentet arkeologjike tė fshatit Ploēė i studioi edhe K. Pachi, i cili mbasi shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike, e vendosi Amantian nė rrėnojat e Ploēės. Me Pachin, kėrkimet pėr lokalizimin e Amantisė, hyjnė nė njė fazė tė re, nė tė cilėn nuk janė mė udhėtarėt ose studiues tė tjerė, qė gjurmojnė kėtė problem, por arkeologėt e historianėt. Ai u kushtoi njė vėmendje tė posaēme tepricave tė lashta tė Ploēės, atyre monumenteve, qė mundi tė shikonte mbi tokė gjatė qėndrimit tė tij tė shkurtėr nė kėtė fshat. Ėshtė interesant tė thuhet se arkeologėt, qė erdhėn nė kėtė fshat, Pachi e tė tjerė, nuk i pėrshkruajnė muret rrethues, tė cilėt kalojnė pėrqark majės shkėmbore tė Ploēės dhe qė ruhen mjaft mirė nė pika tė ndryshme, as edhe monumentet tė cilat, para tyre, i kishte sinjalizuar. E. Izamberti. K. Pachi dhe mė vonė Ugolini - u tėrhoqėn mė tepėr pas monumenteve tė shpėrndara nė fshat, nėpėr shtėpitė e oborret. Karl Pachi duke gjetur nė Ploēė monumente tė ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjesė arkitektonike tė shumta e tė rėndėsishme u pėrpoq “tė pagėzojė” me njė emėr rrėnojat e atjeshme, tė cilat, sipas tij, provonin “qenien e njė qyteti disi tė madh”. Pėr tė gjetur kėtė emėr, ai iu drejtua, nė radhė tė parė tė dhėnave tė autorėve grekė e latinė pėr kėtė trevė tė Ilirisė sė Jugut. Gjatė leximit tė teksteve tė njė vargu autorėsh antikė, gjeografė e historianė, Pachi vėrejti se nė kėtė krahinė tė Ilirisė sė Jugut pėrmendeshin gati pėrherė Apolonia, Bylisi, Amantia dhe Oriku. Vendet ku ngriheshin qytetet Apolonia, Bylis e Oriku ishin pėrcaktuar me kohė. Mbetej Amantia. Rrėnojat e Ploēės i pėrgjigjeshin shumė mirė largėsive tė dhėna midis Apolonisė e Amantias, nga gjeografėt dhe itineraret antike. Sipas Pachit, njė provė tjetėr pėr lokalizimin e qytetit Amantia nė rrėnojat e Ploēės, ishin monedhat dhe materialet arkeologjike tė kohės sė vonė antike. Kėta tė fundit, sipas tij, provonin lajmin e tradicionit tė shkruar antik, qė e bėnte Amantian qendėr peshkopale.

Si mbėshtetje pėr lokalizimin e Amantias nė Ploēė, shėrbeu edhe kulti i pėrhapur i Zeusit tė Dodonės, tė vėrejtur tek monedhat, i cili, sipas Pachit, shtrihej nė gjithė anėn perėndimore tė gadishullit deri nė Shkodėr. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore nė Ploēė erdhi edhe arkeologu B. Page. Nė njė artikull tė tij, Page ka kumtuar pėr njė mbishkrim dhe njė reliev tė gjetur nė Ploēė, pėr teprica muresh me teknikė shumė primitive dhe pėr materiale tė tjera arkeologjike tė shpėrndara nėpėr fshat.

Ai u shpreh gjithashtu pėr identifikimin e Amantias nė rrėnojat e Ploēės, duke shtuar se midis monedhave tė gjetura, aty, me shumicė janė monedhat e Amantias. Me ēėshtjen e lokalizimit tė Amantias nė rrėnojat e Ploēės u mor edhe L. M. Ugolini, mė parė shkarazi nė vėllimin ku janė pėrmbledhur shėnimet e njė udhėtimi tė bėrė nė vitin 1924 nė vendin tonė dhe mė vonė, nė njė kumtesė tė posaēme pėr Amantian.

Nė kumtesėn e tij, Ugolini, mbasi ka paraqitur mendimet e shfaqura pėr lokalizimin e Amantias ka radhitur e interpretuar, sipas mėnyrės sė tij tė gjitha burimet e shkruara antike, tė cilat bėjnė fjalė pėr kėtė qytet. Duke u nisur nga tė dhėnat e kėtyre burimeve tė shkruara pėr krahinėn midis Bylisit e Orikut (krahinė nė tė cilėn gjendej Amantia), nga largėsitė midis Apolonisė e Amantisė, nga mungesa e rrėnojave tė qyteteve tė tjera tė lashta pėrreth, nga gjetja vetėm nė Ploēė e njė numri tė madh monedhash prej bronzi me legjendėn Amantian, nga zbulimi i njė tok monumentesh arkeologjike dhe mė nė fund nga ruajtja e emrit tė lashtė Amantia nė trajtėn e sotme Amonicė, nė njė fshat pranė Ploēės, - Ugolini pėrfundonte se Ploēa duhet njohur si vendi i Amantias sė lashtė. Nė njė shėnim ai sqaronte se mėnyra e kėrkimit tė tij ka qenė e ndryshme, nga ajo e Pachit dhe se ai kishte pasur mundėsi tė konsultonte veprėn e kėtij tė fundit, vetėm kur ishte nė pėrfundim tė studimit tė tij. Mėnyra e kėrkimit, pėr lokalizimin e Amantias ka qenė, nė pėrgjithėsi e njėjtė pėr tė gjithė ata, qė janė marrė me kėtė ēėshtje.

Pėrderisa ka munguar njė dokument mbishkrimor si mbėshtetje pėr tė identifikuar Amantian, nė njėrėn apo tjetrėn rrėnojė, pėr kėtė punė janė pėrdorur tė dhėnat e burimeve tė shkruara dhe tė dhėnat e arkeologjisė. Me rėndėsi ėshtė sigurisht mėnyra e interpretimit tė tyre. Tani pėr tani interpretimi mė i drejtė, i kėtyre burimeve ėshtė ai qė e vendos Amantian nė rrėnojat e lashtė tė Ploēės. Shumė mirė i pėrgjigjet Ploēa-Amantia ngjarjeve historike tė krahinės sonė, fqinjėsia e saj me Bylisin e Orikun. Gjithashtu me vlerė tė madhe janė monumentet e ndryshme tė zbuluara nė Ploēė (stadiumi, mbeturinat e njė tempulli, fragmentet arkitektonike, skulpturat etj.), tė cilat provojnė praninė nė kėtė vend tė njė qyteti ilir tė rėndėsishėm. Mbishkrimet, sidomos ato qė bėjnė fjalė pėr organe e funksionare shtetėrore, janė tregues par ekzistencėn me rrėnojat e Ploēės tė njė qendre me njė organizim politik tė tipit skllavopronar qė mbeti si e tillė edhe nė kohėn e pushtimit romak, e cila nuk mund tė jetė veēse Amantia. Mė nė fund, provėn mė tė qartė na e japin monedhat me legjendėn Amantian, tė cilat nė Ploēė gjenden me shumicė, kurse nė qendrat e tjera fqinje, ose mungojnė ose janė tė rralla. Me mendimin se rrėnojat e Ploēės i pėrkasin Amantias sė lashtė u bashkuan, nė pėrgjithėsi, dijetarėt, tė cilėt mė vonė, u morėn me tė kaluarėn e kėtij qyteti ose me probleme tė historisė e gjeografisė sė Ilirisė sė Jugut. Njė lokalizim tė ri kėrkoi, gjatė Luftės sė Parė Botėrore G. Fieiti, i cili studioi vendet e luftės midis Ēezarit e Pompeut nė Durrės, ai shfaqi mendimin se pėrveē rrėnojave tė Ploēės, duhen pasur parasysh edhe rrėnojat e zbuluara nė fshatin Klos tė Mallakastrės. Mendimin e Feitit e kundėrshtoi dhe e shpjegoi si tė pamundshėm K. Prashnikeri. Sipas tij, “tė gjitha tė dhėnat qė kemi mbi pozicionin e Amantias duket se flasin mė parė nė tė mirė tė Ploēės se sa nė favor tė Klosit ose tė paktėn ato nuk flasin mė shumė kundėr Ploēės sesa kundėr Klosit”. Amantian e ka vendosur nė Klos edhe Hamondi, nė dy harta, qė paraqesin Epirin nė epokėn helenistike dhe rrugėt romake tė kėsaj krahine. Njė mendim tė ri ka dhėnė W. Pajakovski, i cili ka propozuar Ploēėn si vend pėr lokalizimin e Bylisit. Kujtojmė se argumentet e sipėr-renditura dhe vetė topografia e krahinės nuk i mbėshtesin dy identifikimet e reja.

Kėrkimet nė rrėnojat e Ploēės filluan tė bėhen sistematike vetėm pas ēlirimit. Nė vitin 1949, njė ekspeditė e Muzeut Arkeologjik-Etnografik tė Tiranes, studioi monumentet e ndryshme arkeologjike qė ruheshin ende nė fshat, gjurmoi muret rrethues tė akropolit, tė pastudiuara deri atėherė. Ekspedita ra nė gjurmėt e stadiumit tė lashtė tė parė nga E. Izamberti dhe qė mė vonė nuk gjetėn gjurmues tė tjerė. Nė njė shesh tė vogėl nėn akropol, u zbuluan substruksionet e njė tempulli dhe pranė tij mbeturinat e njė kishe paleokristiane. Njė vit mė vonė, nga sektori i arkeologjisė u bėnė gėrmime nė vendin ku ishin parė shkallėt e stadiumit dhe tė njė varreze. Kėrkimet e bėra nė Ploēė edhe nė vitet e pastajme, treguan se njė pjesė e monumenteve, qė shiheshin mbi sipėrfaqe kishin qenė gėrmuar edhe mė parė. Banorėt pleq tė fshatit i kujtonin ende gėrmimet qė ka bėrė gjatė vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qėndruar mjaft kohė aty. Ata nuk morėn vesh fare u zbulua, gjatė kėtyre gėrmimeve, sepse materialet e gjetura u morėn. Nga ushtarėt italiane kur u larguan sė andejmi. Gėrmimet nė stadiumin e Ploēės vazhduan edhe nė vitet 1952-‘53 dhe 1957. Nė vitin 1962 u bėnė prova gėrmimi nė njė tarracė, qė shtrihej nė anėn jugperėndimore tė akropolit, ku dukeshin gjurmė muresh. Gėrmimet e vjetra kishin prekur, nė kėtė tarracė monumentin dhe stratigrafinė.

Gjatė kohės, qė u zhvilluan fushatat e gėrmimeve, u vazhdua studimi i monumenteve tė ndryshme tė ruajtura nė fshat, nė tarracat rreth majės shkėmbor tė akropolit dhe u eksplorua rrethina e Amantias: Nė kėto kėrkime u zbuluan vendbanime tė fortifikuara, varre e monumente tė ndryshme arkeologjike, deri thellė nė luginėn e lumit tė Shushicės. Nė gėrmimet dhe nė punimet bujqėsore tė mėvonshme, nė Ploēė, janė gjetur materiale tė shumta arkeologjike. Kėto gjetje dhe materialet e pėrshkruara nga K. Pagi, B. Page e L.M. Ugolini, tregojnė shumė qartė se rreth shkėmbit tė Ploties ka qenė vendosur, nė kohė tė lashtė, njė qytet ilir, i cili sidomos pas shek. IV p.e.s. kishte arritur njė zhvillim ekonomik, shoqėror e kulturor mjaft tė madh. Monumentet e dala nė dritė, nė rrėnojat e Ploēės bukur mirė e pėrligjin emrin, qė Amantia ilire ka pasur nė kohė tė lashtė.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=19733
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 22:48   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulime tė reja arkeologjike nė qytezėn antike tė Orikut

Zbulime tė reja arkeologjike kanė dalė nė dritė nė qytezėn antike tė Orikut. Kėtė herė bėhet fjalė pėr njė kompleks banesash, tė cilat janė zbuluar nė kėtė park arkeologjik,i cili ndodhet 25 kilometra nė jug tė qytetit tė Vlorės.

Sipas arkeologėve njė kompleks banesash mbi 2400 vjeēare, qė u zbulua javėt e fundit nė qytezėn antike tė Orikut ishte i mbuluar me njė shtresė bimėsie.

Sipas tyre ky kompleks u zbulua nė pjesėn juglindore tė qytetit antik ishte i mbuluar me njė bimėsi tė dendur mesdhetare, me njė lartėsi 1.5-2 metra, si dhe materiale tė tjera tė ngurta.

Pėr kėtė shkak punimet nisėn nė pranverė tė kėtij viti pas njė periudhe parapėrgatitore nė konsultim me arkeologun Neritan Ceka dhe njė grup specialistėsh zviceranė, qė gėrmuan njė vit mė parė nė zonėn e emėrtuar Paleokastėr. Ata shfaqėn mendimin se pėrveē pjesės shkėmbore tė gdhendur, struktura e banesave vazhdon nė katin e dytė me material druri.

Zbulimet arkeologjike tregojnė se kompleksi i banesave, i pėrbėrė nga 11 grupe, me nga 2-3 ndėrtesa secili, shtrihet nė njė territor prej mė shumė se 2500 metra katrorė.

Arkeologėt tregojnė se ky kompleks pėrfaqėson vetėm njė pjesė tė arkitekturės urbanistike tė qytetit, kufizimi me rrugėt e drejta (shkallaret), qė ngjiten nė kodėr, tregon zbatimin e sistemit “Hipodamik”, qė i pėrket shekullit tė IV p.e.s.

Sipas tyre tipi i banesės me "Megaron", me oborr tė brendshėm ku ka gropa pėr grumbullimin e ujit, alternohet me ndėrtesa tė thjeshta njėkthinėshe dhe dyqane nė pjesėn e poshtme. Kompleksi i banesave mbi 2400 vjeēare ėshtė pjesėrisht i vizitueshėm, por puna do tė vazhdojė me intensitet pėr integrimin e tij nė pjesėn tjetėr tė qytetit, pėr ta pėrfshirė nė guidėn e kėtij objekti pėr turistėt e huaj.

Tė gjitha kėto parashikohen tė jenė gati brenda 3 muajve, ndėrkohė qė puna e arkeologėve do tė vazhdojė me sistemimin e shkallės jugore dhe akropolin, qė do tė jenė gati deri nė fund tė kėtij viti.

Qyteti antik i Orikut, si pjesė e Parkut Kombėtar Arkeologjik Amantia-Orikum, vlerėsohet si njė objekt me vlera nė funksion tė zhvillimit tė turizmit.

Veē formave tė njohura, siē janė ato tė pėrgatitjes sė fletėpalosjeve e materialeve tė tjera, pėr promovimin e tij shfrytėzohet interneti, kontaktet me agjenci turistike lokale, kombėtare etj.

Nė janar tė vitit 2006, qyteti antik i Orikut, u shpall Park Arkeologjik Kombėtar. Pjesa mė e madhe e gjurmėve tė kėtij qyteti, ndodhen nėn tokė dhe nėn sipėrfaqen e ujėrave tė lagunės qė gjendet shumė pranė.


Tė dhėna historike

Qyteti antik i Orikut pėrmendet pėr herė tė parė nga historiani grek Skylaksi nė shek VI-V p.e.s. nė veprėn e tij “Lundrimi”, ku ai pėrcaktohet me emrin Jeriko, si njė port nė detet Jon dhe Adriatik.

Oriku ėshtė krijuar nga fisi pellazg i Eubeasve, tė cilėt, pas shkatėrrimit tė Trojės, u kthyen nė tokat e tė parėve, ku themeluan qytetin e Orikut.

Dėshmi e fortė pėr kėtė, ėshtė edhe fakti se Teatri Antik i Orikut, i ndėrtuar nė shek III-II p.e.s. ėshtė identik me atė tė Trojės. Kapaciteti i teatrit shkon nga 400-600 spektatorė. Ai ėshtė pėrdorur pėr mbledhje publike, pėr shfaqje tė ndryshme dhe nė epokėn romake ( shek III-I p.e.s.) u shfrytėzua pėr tė organizuar ndeshje me gladiatorė dhe kafshė tė egra.

40 metra nė jugperėndim tė Teatrit, ndodhet Altari, ku flijoheshin kafshė tė ndryshme pėr nder tė perėndive.

Nė faqen lindore tė Akropolit zbresin dy palė shkallė tė gdhendura nė trupin shkėmbor tė kodrės, me gjerėsi 2.5 metra, qė kufizojnė ambiente ndėrtesash publike, tė skalitura thellė nė gurė.

Gjithashtu, nė hapėsirėn e qytetit janė zbuluar edhe pesė puse me thellėsi deri nė 20-23 metra, qė shfrytėzoheshin pėr ujė tė pijshėm nė ato raste kur ujėsjellėsi binte nė duart e armikut.

Mes tyre pėrfshihet edhe Pusi i Shenjtė, njė nga objektet mė tė rėndėsishme tė Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Orikut, ndėrtimi i tė cilit daton nė shekullin V p.e.s. Ai ka njė thellėsi prej 12 metrash. Nė tė kryhej riti i mbushjes sė ujit, pėrpara se tė kryhej riti i blatimit tė dhuratave ndaj hyut (perėndisė), nė Tempullin e Apollonit.

Gėrmimet e fundit kėtu janė bėrė tė paktėn 22 vjet mė parė, kur u zbuluan njė pjesė e amfiteatrit, nekropoli, shkallėt qė tė ēonin tek akropoli, etj.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.10.2009, 11:14   6
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulohet muri rrethues i shek. III p.e.s.

Nė Parkun Arkeologjik tė Orikut janė gjetur gjurmėt e murit rrethues tė qytetit. Kėtė vit kur edhe nisėn ekspeditat arkeologjike, synimi ishte tė gjendej baza e hershme e qytetit. Pikėrisht gjatė kėtyre kėrkime ata kanė hasur nė njė fragment muri, i cili i pėrket periudhės shekullit III p.e.s., si edhe gjurmė mė tė vona, tė cilat i pėrkasin periudhės sė Justinianit.

Gjatė kėrkimit, arkeologėt janė ndeshur nė njė material tė pasur arkeologjik. Muri rrethues nuk ėshtė i vetmi. Ata kanė gjetur edhe amfora tė cilat mendohet se i pėrkasin shekullit V-VI p.e.s., tė cilat mund tė kenė shėrbyer pėr transport vaji ose vere. Amforat e gjetura janė dėshmi i hershmėrisė sė qytetit antik tė Orikut.

Gonata Consagra pjesėtar i ekspeditės zvicerane qė po kryen gėrmime nė Orik, shprehet se synimi i kėtyre sondazheve ėshtė jo vetėm njohja mė e mirė monumenteve tė qytetit, por edhe krijimi i njė kronologjie sa mė tė sakte pėr sitin. "Zbulim i murit, dhe tė dhėnat e pėrftuara prej tij me siguri do tė shėrbejnė qė Parkut Arkeologjik tė Orikut t‘i shtohet numri i vizitorėve", u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik, Gėzim Llojdia.

Ekspedita e pėrbashkėt zviceriano-shqiptare udhėhiqet nga drejtori shqiptar, Vasil Bereti, dhe drejtori zviceran, Jean Paul Descoeudres. Ajo ėshtė e pėrbėrė nga njė ekip prej 11 studiuesish dhe studentėsh tė Universitetit tė Gjenevės, si dhe rreth 10 punonjės shqiptarė.

Prej njė muaji gėrmimet filluan pėr tė zbuluar detaje tė reja mbi murin rrethues tė qytetit antik. Ky ėshtė viti i dytė i punės i kėsaj ekspedite nė Orikum.

Gėrmadhat e qytetit antik tė Orikut (Pashalimani i sotėm), gjenden nė pjesėn mė jugore tė gjirit tė Vlorės dhe 42 km nė jug tė Apolonisė, nė njė skelė tė futur brenda bregut mbi kodrėn qė mban emrin Paleokastėr, e lartė 20 m mbi nivelin e detit. Vetėm pėr tre muajt e fundit, Parku Arkeologjik i Orikut ėshtė vizituar nga 1500 turistė tė huaj.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=72114
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 09:22   7
Citim:
Perendesha Aferdita simbol i Amnatias antike

Edhe pse kanė kaluar dy vjet qė nga zbulimi i ekspeditės shqiptaro-amerikane nė territorin e Parkut Arkeologjik tė Amantias, 40 km larg Vlorės, zbuloi njė terakotė prej balte tė pjekur nė formė kallėpi me figurėn e njė gruaje, qė u pėrcaktua si portreti i perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės, sot, ende nuk ėshtė arritur tė zbulohet skulptura e saj.

Terrakota ka pėrmasa 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi dhe paraqet njė fytyrė mjaft tė bukur tė njė gruaje me flokė qė i zbresin nė tė dy anėt e fytyrės dhe njė kurorė mbi kokė, me pjesėn e sipėrme tė krahut tė majtė, pjesėn e pėrparme tė trupit dhe gjoksin e mbuluar me njė hiton transparent, qė konsiderohet njė veshje joshėse.

Terrakota, ose sikurse e quajnė tashmė, forma "negative" e portretit tė perėndeshės, u gjet nė pozicion tė pėrmbysur, thuajse nė sipėrfaqe nė pjesėn qendrore tė bllokut tė banesave antike tė qytezės Amantia.

Terrakota ka pėrmasa 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi dhe paraqet njė fytyrė mjaft tė bukur tė njė gruaje me flokė qė i zbresin nė tė dy anėt e fytyrės dhe njė kurorė mbi kokė, me pjesėn e sipėrme tė krahut tė majtė, pjesėn e pėrparme tė trupit dhe gjoksin e mbuluar me njė hiton transparent, qė konsiderohet njė veshje joshėse. Kjo figurė ėshtė shumė e ngjashme me tė tjera portrete tė Afėrditės, perėndeshės sė bukurisė dhe nėnė e Erosit, perėndisė sė dashurisė.

Vendi ku u gjet terakota me figurė ku spikasin elementė tė njė veshje transparente, gjoks tė zhvilluar, linjat e fytyrės, kurora mbi flokė dhe mbi tė gjitha fakti qė nė pjesėn jugperėndimore tė Amantias ndodhet tempulli i Afėrditės, i bindėn arkeologėt se terrakota i pėrkiste kėsaj perėndeshe.

"Ky pėrfundim u pėrforcua mė tepėr kur u arrit tė prodhohej njė kopje prej balte e portretit nė bashkėpunim me skulptorin gjirokastrit Stefan Papamihali", thotė njė nga pjesėtarėt e ekspeditės sė pėrbashkėt, Gėzim Llojdia. Ai sqaron se, disa muaj mė vonė pas studimeve, u arrit nė konkluzionin se, figura nė terakotė ka shumė ngjashmėri me disa portrete tė njohura tė perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės, tė zbuluara mė parė nga arkeologė tė ndryshėm nė vend.


Kulti i Afėrditės, i pėrhapur nė Amantia

Kulti i Afėrditės rezulton mjaft i pėrhapur nė qytezėn antike tė Amantias. Kjo perėndeshė nė kėtė qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos, ose pėrendeshe e dashurisė se lirė. Llojdia sqaron se pėrveē formave tė tilla deri tani nuk ėshtė arritur tė zbulohet ndonjė paraqitje skulpturale e perėndeshės Afėrditė.

"Dikur, nė rrėnojat e Amantias ėshtė zbuluar njė pllakė e vogėl guri qė ishte qė ishte njė kushtim pėr perėndeshėn Afėrdita nga ana e Aristos, bijės sė Aleksandrit", thotė Llojdia

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=29617
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2012, 21:33   8
Citim:
Zbulohet nė Vlorė, njė punishte veglash e epokės sė paleolitit

Njė vendbanim i hershėm i periudhės sė paleolitit ėshtė zbuluar ditėt e fundit nė Zvėrnec tė Vlorės. Bėhet fjalė pėr njė punishte veglash, qė konsiderohet ndėr mė tė mėdhatė nė vendin tonė.

Arkeologu i Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve nė Vlorė, Novruz Bajrami, tha dje pėr "Gazeta Shqiptare", se vendbanimi shtrihet nė sheshpushimet mes tri kodrave tė Zvėrnecit.

Gėrmimi nė kėtė zonė ka filluar dy vjet mė parė nga kjo drejtori, dhe deri mė tani janė nxjerrė nė dritė 10 mijė objekte. Kėto tė fundit sipas Bajramit janė vegla prej stralli, bronzi dhe kocke, ndėrkohė qė nuk mungojnė edhe disa copa qeramike.

"Ne kemi gjetur aty 10 mijė objekte gjatė punės sonė. Zona gjendet rreth 10 kilometra nga qyteti i Vlorės, dhe ka qenė e banuar nė tri periudha tė ndryshme historike, gjatė paleolitit, neolitit dhe kohės sė bronzit. Nga zbulimet tona arrijmė nė pėrfundimin se vazhdimėsia e jetės aty shtrihet nė 30 mijė vite", - sqaron arkeologu.

Gjetja e njė numri tė madh veglash stralli, kocke e bronzi sipas arkeologut Bajrami, tregon qė nė kėtė vend ka pasur njė punishte veglash pune. Nuk mund tė pėrcaktohet qartė se ēfarė hapėsire ka zėnė ajo, pėr shkak tė erozioneve qė ka pėsuar zona herė pas here, apo qoftė edhe ndryshimi i vendndodhjes sė bregdetit.

"Ka zėnė njė hapėsirė tė konsiderueshme kjo punishte, por nuk mund tė pėrcaktohet saktėsisht, sepse nė kaq shumė shekuj erozioni ka ndikuar. Ajo shtrihet nė dy zona, Zvėrneci A dhe Zvėrneci B. Ėshtė nė dy sheshpushimet mes kodrave tė Zvėrnecit, afėr bregdetit", - bėn me dije Bajrami.


Triporti

Nė skajin verior tė Gjirit tė Vlorės gjendet qyteti antik i Triportit, ku sipas disa studiuesve duhet kėrkuar dhe Aulona antike.

"Ėshtė njė qytet i fortifikuar, i rrethuar me mur mbrojtės me sip. 30 ha. Ka pasur gjetje tė shumta qeramike, kryesisht amfora, por fakti ėshtė se pjesa kryesore e qytetit sot gjendet nėn nivelin e detit. Tė dhėnat flasin se ekspeditat arkeologjike tė viteve '50-'70 gėrmuan nė sitet arkeologjike tė rrethit tė Vlorės duke nxjerrė nė pah qytetet kryesore tė periudhės sė antikitetit", - shkruan Gėzim Llojdia.

Sipas tij, qe nė kėtė kohė qė u zbuluan Amantia Oriku, Olympia, Cerja, Triporti dhe mjaft monumente tė tjera. Pas viteve '80, gėrmimet, siē rezultojnė tė dhėnat, kanė qenė mė tė pakta. Pas viteve '90, u shuan fare ekspeditat arkeologjike.

"Ndriēimi, qė u hapi udhė gėrmimeve arkeologjike, ishte ngritja e parqeve arkeologjike, tė cilat sollėn si rezultat afrimin e ekspeditave arkeologjike nė rrethin e Vlorės. Mirėpo edhe kjo rreze dritėsimi zgjati fare pak", - thekson Llojdia.

Viti 2011 rezultoi me asnjė ekspeditė arkeologjike ndėr sitet kryesore qė ka rrethi i Vlorės. Ka qytete antike apo qendra tė fortifikuara si Olympia, Cerja, Triporti, qė kėrkojnė gėrmime.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=117016
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2013, 22:07   9
Citim:
Amantia, nė duart e arkeologėve

Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė bėn publike zonat ku do tė bėhen gėrmime arkeologjike gjatė vitit 2013. Sė shpejti, harta arkeologjike nėnujore e bregdetit shqiptar

Qyteti i Amantias u ėshtė shtuar zonave qė Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė miratoi pėr tė bėrė gėrmime gjatė vitit 2013. Projekti pėr tė “zbuluar Amantian” do tė nisė nė qershor dhe pritet tė eksplorojė qytetin nė tė gjitha drejtimet. Duke qenė se gjendja e tanishme ėshtė e pamundur pėr tė filluar gėrmime nė sit, puna do tė nisė ngadalė. Qėllimi i projektit ėshtė identifikimi i tė gjitha elementeve arkitektonike tė tė gjitha periudhave tė shpėrndara nė sit, brenda fortifikimit dhe tė ripėrdorura nė muret e banesave. Drejtues tė projektit Amantia do tė jenė dr. Elio Hobdari dhe Jamarbėr Buzo. Gėrmime gjatė kėtij viti do tė vazhdojnė edhe nė zonėn e Butrintit, nė fshatin Kodėr tė Tepelenės, nė luginėn e Langaricės nė Vjosėn e Sipėrme. Projekti “Neoloti i hershėm nė Shqipėri” i nisur si bashkėpunim me Universitetin e Cincinatit SHBA, do tė vazhdojė gėrmimet nė Vashtėmi, pėr mbylljen e gėrmimeve nė kėtė vendbanim dhe kryerja e vėzhgimit dhe e gėrmim kontrolli nė Dajlanin e Ri nė Treport, ku janė evidentuar gjurmė tė njė vendbanimit neolitik. Gėrmime do tė ketė nė anėn jugore tė liqenit tė Maliqit, nė Apoloni. Nė kėtė tė fundit ato do tė jenė tė pėrqendruara nė dy sektorė, nė sektorin e banesave romake G dhe nė agoranė e qytetit, tė cilat kanė si qėllim studimin e unitetit urbanistik tė qytetit nė periudha tė ndryshme tė jetės sė qytetit. Gėrmime do tė ketė dhe nė Hadrinopol, Foinikė, Rorumin romak tė Butrintit, Antigonea, Dimal, Orikum, Shkodėr, Bylis, Lezhė, Koman. Tė gjitha kėto gėrmime, pėrveē arkeologėve shqiptarė, drejtohen dhe nga arkeologė tė huaj. Gėrmimet arkeologjike nė qytetin e Orikumit, tė cilat janė pėrqendruar nė zonėn pranė murit nė afėrsi tė lagunės, i konsideruar si muri i portit tė qytetit dhe nė nekropolin e qytetit, do tė drejtohen nga dr. Saimir Shpuza prej Institutit tė Arkeologjisė dhe prof. Jean Paul Descoeudres nga Universiteti i Gjenevės, Zvicėr. Shpuza dhe Descoeudres do tė drejtojnė edhe gėrmimet nė Shkodėr. Monumenti i 40 shenjtorėve nė Sarandė do tė jetė sėrish objekt i gėrmimeve, kryesisht nė ambientet jashtė kishės: gėrmime nė pjesėn perėndimore tė kishės: pjesa e jashtme e sterna 5 dhe 6, shkallarja veriore e jugore dhe dokumentimi grafik e pėrpunimi i materialit arkeologjik. Interesante janė edhe gėrmimet nė Lezhė, nė varreza dhe kala, tė cilat do tė drejtohen nga dr. Etleva Nallbani (Shkolla franceze e Romės) dhe dr. Elvana Metalla (Instituti i Arkeologjisė). Fortifikimi i qytetit tė Durrėsit nė periudhėn e vonė antike, do tė jetė sėrish objekt studimi. Kėtė vit, gėrmime me karakter sondazhi do tė fokusohen nė anėn e brendshme tė murit rrethues pranė portės sė mundshme tė kullės trekėndore.

Shqipėria e pasur nėn ujė

Bregdeti shqiptar ėshtė konsideruar gjithnjė si njė hapėsirė e madhe, e cila fsheh thesare nėn ujė. Sipas drejtorit tė Institutit tė Arkeologjisė, Luan Pėrzhita, “sė shpejti do tė jetė gati harta e tė gjitha qendrave arkeologjike qė janė nėn ujė, anije tė mbytura etj., tė cilat nė shumė vende tė botės shfrytėzohen pėr turizėm”. Harta arkeologjike nėnujore e bregdetit shqiptar do tė realizohet nėn drejtimin e Adrian Anastasit, njohės i mirė i arkeologjisė nėnujore dhe dr. Jeff Royal nga Fondacioni “RPM Nautical”, Universiteti i Karolinės Lindore dhe SHBA. Sipas pėrfaqėsuesve tė kėtij projekti, do tė kryhet jo vetėm skanimi i zonave me potencial tė lartė arkeologjik nga Gjiri i Vlorės deri nė derdhjen e Shkumbinit, por edhe testime nė breg, ku do tė pėrqendrohen nė bregdetin e Jonit, i cili ka qenė objekt i skanimeve gjatė viteve tė shkuara.

Samimi: Pasuria jonė nėn tokė

Genc Samimi, njohės i mirė i trashėgimisė kulturore, mund tė flasė gjatė pėr “Mozaikun e Tiranės” ku nė vitin 1987 do tė niste punė pėr tė mos u larguar mė deri sa doli nė pension. Vetėm nėntė vjet nga zbulimi i tij, ajo ēfarė sot reflekton hapėsira pėrreth mozaikut ėshtė falė pėrkushtimit tė Samimit. Teksa flet pėr zbulimet e tjera tė bėra gjatė viteve nė kėtė zonė, Samimi ndalet pikėrisht nė vitin e zbulimit tė kėtij mozaiku mė 1972, ku sipas tij, gėrmimi nuk ėshtė bėrė i plotė. Gjatė viteve 2003-2004, punimet e sistemimit tė rrugėve dhe instalimeve tė ndryshme tė bllokut “Partizani” zbuluan pranė rrethimit tė monumentit pjesė tė tjera tė kompleksit. Mė kryesoret kėtu ishin vaskat e fermentimit tė mushtit tė rrushit, por edhe pjesė tė tjera muresh nė dy pika tė ndryshme. Brenda kėtij kompleksi u zbuluan tri stela varresh tė periudhės romake. Gėrmimet e fundit pėrforcuan mendimin se kemi tė bėjmė me njė vilė fshatare, ndėrkohė qė nuk ėshtė gjetur asnjė e dhėnė pėr transformimin nė bazilikė paleokristiane tė mbėshtetur nga autorėt e gėrmimit tė parė tė viteve ’70. Duke u nisur nga ky sit arkeologjik, qė sipas Samimit fsheh ende njė pasuri nėn tokė, qė mund ta bėnte mė tė plotė historinė e sė shkuarės sė qytetit, gėrmimet arkeologjike janė tė rėndėsishme jo vetėm pėr tė mėsuar tė shkuarėn, por dhe pėr tė pasur njė portret tė plotė tė kulturės sonė. “Gjithė pasuria jonė ėshtė nėn tokė. Por askujt s’i ka interesuar tė bėhen gėrmime”, thotė Samimi. Sipas tij, interesat e vogla meskine tė njerėzve qė kanė nė dorė kėtė punė, kanė sjellė qė shumė zbulime tė mos vazhdohen mė tej. Shqipėria ėshtė njė territor i ri pėr sa u pėrket gėrmimeve arkeologjike, duke qenė se gjatė komunizmit harta e zonave ku bėheshin gėrmime ishte e kufizuar, dhe njė pjesė e gėrmimeve nuk vazhdoheshin. Duke qenė se nė qytete ndėrtimet kanė humbur gjurmėt e zonave tė cilat mund tė gėrmoheshin, sitet arkeologjike, apo zonat e shpallura monument kulture duhet tė vazhdojnė tė hulumtohen nga arkeologėt. Sipas Samimit, shteti duhet tė ketė njė strategji pėr sa i pėrket trashėgimisė kulturore.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...e-arkeologeve/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2013, 21:04   10
Citim:
SOS trashėgimia, Amantia po shkatėrrohet, shteti nė gjunjė

Dy studiuesit e brezit tė tanishėm tė arkeologjisė shqiptare kanė mbetur tė shastisur, kur ndėrsa kanė shkuar tė punonin kėtė fundjavė, janė gjendur pėrballė shkatėrrimeve tė fundit nė Amantia. Gėrmime klandestine, marrje tė dukshme objektesh, zhvendosje dhe dėmtime gjithfarėlloj. Ato janė sot aq shumė prezente nė qytet sa nuk tė lėnė mė tė jesh i qetė. Por mė e tmerrshme pėr dy arkeologėt janė gėrmimet pa sens dhe masive tė personave tė ndryshėm tė paautorizuar, qė nga komuniteti nuk "identifikohen", por qė kuptohet se duhet tė jenė fare tė njohur.

Kėshtu qė, Elio Hobdarit dhe Jamarbėr Buzos, dy punonjėsve tė Institutit Arkeologjik qė po merren me Amantian, s'u ka mbetur mė asgjė, pėrveēse tė bėjnė telefonat e radhės pėr alarm dhe tė fotografonin pėr dokumentim.

Por, s'ia vlen vallė? Kjo ėshtė dilema e sotme e arkeologėve shqiptarė? Tė sensibilizojnė apo thjesht tė pajtohen me situatėn! Nė kėtė rast tė fundit s'kanė mėdyshuar, kanė vėnė alarmin kudo nėpėr rrethe shkencore dhe nė autoritetet lokale dhe ato tė policisė.

Alarmi i tyre ka ardhur pak orė para botimit tė kėtij artikulli, kur kanė sensibilizuar pėr situatėn nė Amantia dhe sidomos dėmtimin e njė monumenti funeral tė njohur, qė njihet nė mėnyrė konvencionale si "Varri i Ēifutit". Ky i fundit, aktualisht objekt i punės sė tyre arkeologjike (nė pėrputhje me projektin e aprovuar nė KKA), ėshtė dėmtuar aq rėndė saqė tashmė mendohet qė tė jetė i parikuperueshėm nė tėrėsinė e tij si monument. Puna nė tė filloi qė nė korrik tė kėtij viti, por pa mundur tė vazhdonte, ngaqė vandalėt jo vetėm kanė thyer blloqet e gurit in situ nė monument, por edhe kanė gėrmuar nė disa pika nė tė me qėllim grabitjen. Fatkeqėsisht mania e "thesarkėrkuesve" shqiptarė dhe historitė fantatomatike tė ekzistencės sė thesareve, qė fryhen nga forca tė panjohura, po inkurajojnė kudo dėmtime masive tė trashėgimisė kulturore nė Shqipėri. "Nga gėrmimet voluminoze me mjete tė mekanizuara kėtu po vazhdohet me gėrmime masive nga individė qė pėrveē grabitjes, po shkatėrrojnė monumente edhe aty ku kjo nuk sjell njė pėrfitim. Problemi ėshtė qė kjo po bėhet kulturė dhe komuniteti ndjehet si nė vitet mė tė errėta tė Shqipėrisė, ku shteti ėshtė krejt absent", thotė Elio Hobdari nė njė bisedė telefonike nga siti qė po shqyrtojmė nė kėtė artikull.

Policia ėshtė shumė larg kėtij problemi, sipas specialistėve, megjithėse nė rastin e dėmtimeve, hasur fillimisht qė nė muajin korrik, u kalua me denoncim. Deponimet e bėra nga arkeologėt iu pėrcollėn edhe drejt kryetarit tė atėhershėm tė komunės Sevaster. Nė kėto kushte, duke parė shkatėrrimet janė bėrė sėrish veprimet e nevojshme edhe me policinė dhe u informuan institucionet pėrgjegjėse nė vartėsi tė Ministrisė sė Kulturės (struktura e vjetėr), Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare nė Vlorė dhe Kėshillit Kombėtar tė Arkeologjisė. Por duke ditur shkrehjen e shtetit nė muajt e fundit, kuptohet se nuk ėshtė bėrė asgjė. Vandalėt kanė vazhduar dhe puna e tyre ka qenė sistematike, njėsoj si edhe nė shumė site arkeologjike tė vendit.

Pėr arkeologėt, njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj katrahure mbetet pa asnjė dyshim edhe prania e kantiereve tė ndėrtimit tė dy rrugėve, Kotė - Ploēė dhe Ploēė - Amonicė. E megjithatė, ėshtė kaq e rėndė situata, saqė arkeologėt janė shumė skeptikė pėr rikthimin e mundėsisė sė ruajtjes sė tij. Pėr tė kuptuar rėndėsinė e faktit, arkeologėt sensibilizojnė se: "Nekropoli monumental i Amantias duhet parė si njė nga pasuritė mė tė rėndėsishme arkeologjike tė Shqipėrisė dhe se duhet shpallja e njė emergjence qė tė shikohet ruajtja nga fenomeni i shkatėrrimit".

Kjo do tė thotė qė arkeologėt, nė kėto kushte jo vetėm nuk mund tė punojnė, por u duhet tė bėjnė ēmos tė sensibilizojnė pėr masat pėr ndalimin e kėtij fenomeni. Nėse kjo nuk frenohet, atėherė ky vend nuk mund tė konsiderohet mė asesi Parku Arkeologjik, ashtu si nuk mund tė merret asnjė lloj aktiviteti jo vetėm gėrmues, studiues dhe restaurues, por edhe promovues. Ē'ėshtė mė e keqja ėshtė se komuniteti i shikon nga keqbėrėsit, por s'ka mundėsi dhe fuqi t'i ndalojė ata!

Projekti

Dy arkeologėt kanė kohė qė po merren me njė projekt, ku fillimisht po punohet pėr tė hedhur dritė mbi mungesėn e zonifikimit arkeologjik (nė kompetencė tė institucioneve vartėse tė Ministrisė sė Kulturės) dhe e inventarit tė monumenteve nė kėtė sit, qė ende duken nė sipėrfaqe. Problemi ėshtė fare i pazgjidhur, pasi nė nekropolin shumė tė gjerė, konturet ende nuk janė identifikuar plotėsisht. "Me gjithė kėrkimet sipėrfaqėsore tė bėra nė raste tė ndryshme, siti asnjėherė nuk i ėshtė nėnshtruar njė kėrkimi tė pėrgjithshėm (survey) qė tė pėrfshijė tė gjithė sipėrfaqen, nė tė cilėn duhet tė ketė qenė shtrirė vendbanimi dhe nekropoli. Ky ėshtė realizuar pjesėrisht, deri tani, nga ekipi i Institutit tė Arkeologjisė". Ajo qė propozojnė arkeologėt synon tė eksplorojė Amantian nė tė gjitha drejtimet, por qė kuptohet nė kėtė stad ėshtė e pamundur tė fillohet njė gėrmim nė shkallė tė gjerė nė sit. "Synohet qė i gjithė siti tė mbulohet me njė kėrkim sipėrfaqėsor (survey). Nė veēanti zonat ku kjo nuk ėshtė bėrė mė parė. Deri tani janė vėzhguar sektorėt e nekropolit nė verilindje, juglindje (Bregu i Varreve) dhe jug (Vėrri dhe Vrakal), si dhe pjesėrisht sipėrfaqja brenda fortifikimit", shkruhet nė projektin e tyre.

. . .

Por ky ėshtė synimi, ndėrsa realiteti ėshtė shumė larg. Amantia po humbet dhe po transformohet prej grabitėsve dhe pamundėsisė sė shtetit pėr tė vėnė dorė. Ky ėshtė problemi i vėrtetė. Njė problem, qė e tregon shtetin shqiptar tė dorėzuar jo vetėm financiarisht, por edhe moralisht para vrasėsve tė monumenteve.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...je-152493.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2013, 21:07   11
Citim:
Arkeologėt: Oriku u themelua nga autoktonėt,nuk ėshtė ndėrtim Eubeas, i pėrket shekullit tė 6

Emri:  oriku.JPG
Shikimet: 899
Madhėsia:  52,4 KBIshte folur per nje themelim Eubeas, por i perket shekullit te 6 dhe eshte autokton.

Behet fjale per Orikun e Lashte. Germimet e fundit te arkeologove shqitare e franceze tregojne per nje rezultat te ri persa i perket prejardhjes se qytetit te Orikumit dhe krijimit te tij. Arkeologet mendonin se kishin zbuluar nje teater te ndertuar nga banoret e ishullit Eubea, ne Egje, por rrenojat i perkasin nje vepre hidrike.

Qyteti antik i Orikut shtrihej mbi kodren e emertuar paleokaster. Germadhat gjenden nė pjesėn mė jugore tė gjirit tė Vlorės nė njė skelė tė futur brenda bregut, e lartė 20 m mbi nivelin e detit. Nė pjesėn mė tė lartė tė Kodres se Paleokastres, ka njė shesh tė vogėl ku ishte vendosur qyteti. Nga veriu, ajo vjen pak e thepisur ndėrsa nga lindja, deri nė afersi tė kėnetės, ulet me anė tė dy tarracave natyrore te ngushta.

Ekspozimi I objekteve te fundit tregojne se ne Orik nuk kishte teater.

Kodra e Paleokastrės, me siperfaqe rreth 5 hektare, qarkohej prej njė muri mbrojtės 950 m tė gjatė. Nė pjesėn e sipėrme tė saj gjendej njė mur i dytė, i cili krijonte akropolin.

Germimet klandestine po e rrezikojne ate.

Oriku u shfrytėzua prej romakėve nė luftėrat kundėr ilirėve dhe maqedonasve dhe luajti rol nė luftėn civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė e pushtoi ne vitin 214 para eres sone.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=32080
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2014, 22:58   12
Citim:
Si u zhduk mozaiku 2400-vjeēar pėr tokė bujqėsore

Emri:  mozaiku-cerje.jpg
Shikimet: 936
Madhėsia:  41,8 KB
Fragment nga mozaiku i Mesaplikut , Vlore Foto Harilla Koēi

VLORE, 10 Shkurt/ATSH-Harilla Koēi/- Kjo fototografi qė risjell nė vemendje Agjencia Telegrafike Shqiptare paraqet pjesė nga njė prej objekteve tė rralla tė zbuluara 50 vjet mė parė nė Ēerje, njė prej qyteteve antike nė rrethin e Vlorės.

Prej kėtij objekti, gjini e pikturės monumentale tė lashtėsisė, tashmė ka mbetur vetėm kjo foto, sepse mozaiku u shkatėrrua pėr tė hapur tokė buke(?!)
Studiuesi Gėzim Llojdia tregon pėr ATSH-nė se ky objekt i rrallė u zbulua nė vitin 1964 gjatė gėrmimeve pėr ēeljen e tokave tė reja, pranė shtratit tė njė lumi, nė afėrsi tė fshatit Mesaplik, 45 km nė lindje tė Vlorės, nė vendin e quajtur “Kisha e Kaēorit” nga dhe mori emrin. “Nė njė gur tė kėtij mozaiku janė tė gdhendura dy figura, dielli, qė nė tė vėrtetė mund tė duken si dy planetė”, thotė Llojdia.

Sipas tij, figura e parė identike me tė dytėn, paraqet njė rreth tė plotė, pas tė cilit vjen njė tjetėr brenda tė parit, mė pas i treti dhe nė fund rrethi mė i vogėl sa grushti. Kjo figurė e gdhendur ėshtė dėshmia e vetme pėr ekzistencėn e dikurshme tė mozaikut.

Mozaiku i Kaēorrit ishte pjesė e gjurmėve arkeologjike tė qytezės antike tė Ēerjes, njė nga mė tė vjetrat e zbuluara nė Qarkun e Vlorės dhe mė gjerė. Pranė tij mendohet tė ketė qenė njė banjo publike, ndėrkohė qė janė zbuluar edhe gurė tė punuar me mjeshtėri dhe kolona e statuja femrash nė mermer. Kjo tė bėn tė mendosh se mozaiku ėshtė pjesė e njė ndėrtese publike qė i pėrket shekullit 3-4 p.e.s.

Pėr tė plotėsuar tablonė e vlerave tė kėsaj qendre tė antikitetit ku jetonin kaonėt, Llojdia evokon historikun e saj qė lidhet me njė nga periudhat mė tė rėndėsishme, atė tė shtrirjes sė fesė sė krishterė. Pushtimet nga lindja dhe perėndimi shkaktuan njė rėnie tė re ekonomike-shoqėrore kulturore, prandaj kaonėt si tė gjitha provincat romake tė lindjes dhe perėndimit pranuan tė pėrqafonin fenė e krishterė, duke menduar se aty do tė gjenin shpresėn e shpėtimit, ēka u shoqėrua me lindjen e faltoreve tė para tė ritit tė krishterė qė mė vonė u kthyen nė peshkopata, qė vareshin nga Bazilika e Mesaplikut.

Kjo histori e pasur pėrforcohet edhe nga elementė tė tjerė tė zbuluar vite mė vonė nė kėtė zonė, ku veēohet Mozaiku i Dytė i Mesaplikut qė u gjet nė vitin 1979 nė qendėr tė fshatit me tė njėjtin emėr, pranė njė kishe tė vjetėr qė dėshmon praninė e artit paleokristian.

Gjatė gėrmimeve nė njė territor mė te gjerė nė kėtė zonė, nė vende qė lidhen me praninė e kishave tė dikurshme, janė gjetur relike, forma tjegullash, enė balte, pllaka mermeri, qypa etj.

Dy mozaikėt e zbuluar nė kėtė kompleks arkeologjik, njė nga qendrat mė tė njohura tė antikitetit, janė objekte tė rralla, tė vlerėsuara si monumente kulture. Por, ato patėn edhe dy fate tė ndryshme.

Mozaiku i Mesaplikut, ose i Kaēorrit, u shkatėrrua pėr t’ja lėnė vendin njė sipėrfaqe prej 80 metra katrore tokė bujqėsore(!), i dyti ėshtė nė ruajtje nė Drejtorinė e Monumenteve tė Kulturės.

http://www.ata.gov.al/si-u-zhduk-moz...ore-46934.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.