Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.8.2008, 21:18   1

Shkrim i cituar Gėrmime nė Sarandė (Butrint, Finiq etj.)


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.8.2008, 08:34   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gėrmime nė Finiq, Sarandė


Citim:
Qyteti i Finiqit do te jete gjate muajit shtator ne qender te germimeve arkeologjike. Ky lajm behet i ditur nga Institutiti Arkeologjik, ku mesohet se ekspedita e Finiqit do te nise ne 2 shtator dhe do te perfundoje ne 2 tetor, me synimin per te vazhduar germimet ne kete kryeqender te Epirit.

Pjese e gurpit qe do te studioje dhe germoje ne kete zone jane 30 persona, mes te cileve arkeologe shqiptare dhe italiane, si dhe studente dhe diplomante, te cilet do te perqendrohen ne zbulimin e teatrit te qytetit si dhe varrezave antike te tij.

Projekti i Foinikes (Finiqit) eshte projekt i perbashket i Insitutit te Arkeologjise me Universitetin e Bolonjes ne Itali dhe ky eshte viti i nente i germimeve dhe kerkimeve ne territorin e tij. Kerkimet, te financuara ne pjesen me te madhe nga Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Italise, jane drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian ne Shqiperi si dhe nga Insituti i Arkeologjise se Shqiperise, nen drejtimin e Prof. Sandro De Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj.

Gjate ekspedites arkeologjike te vitit te kaluar u germua ne dy sektore te ndryshem; i pari perreth nje monumenti interesant te lidhur me kultin (tempull), i pajisur me dysheme dhe zbukuruar me mozaik dhe me dy hyrje. Ky tempull ndodhej ne qender te nje territori te gjere te perbere nga te pakten tre monumente te tjera, ku vlen te permendet nje altar i madh, te gjithe te ndertuar ne nje siperfaqe te madhe me dysheme te bere prej nje shtrese tullash dhe tjegullash si dhe gure zalli.

Me ne lindje te ketij monumenti germimet nxoren ne drite nje sektor te dyte te nekropolit, te karakterizuar nga shume varre te periudhes helenistike te tipeve te ndryshme, te cilet dhane nje inventar te pasur me qeramike dhe nje gur varri (stele) me mbishkrim te shekullit IV p.e.s.

Ne veri te kodres se Foinikes, ne rreze te vargut te kodrave qe shkojne nga Stiari ne Mesopotam ndodhet edhe vendbanimi i Matomares.

Qyteti i Finiqit ka nje histori te lashte. Ai ka qene kryeqendra e kaoneve, ndersa ne shekullin III u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit.

http://www.kohajone.com/html/artikull_30449.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2009, 22:19   3

Shkrim i cituar Butrint: Kthehet koka e rrėmbyer e Zojs-Asklepit


Ėshtė rikthyer nė Butrint koka e Zojs-Asklepit, e cila u grabit nga muzeu i Butrintit nė vitin 1991 dhe mė vonė u shfaq nė Romė ku dhe qėndroi pėr vite me radhė. Marrėveshja me palėn italiane pėr rikthimin e kokės sė Zojsit ėshtė bėrė e mundur nga ambasada e shtetit Perėndimor nė Itali.

http://www.shqipmedia.com/2009/05/kt...it-ne-butrint/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.8.2009, 16:52   4

Shkrim i cituar Sarandė: Vazhdojnė gėrmimet nė manastirin e 40 shenjtorėve


Citim:
Zbulimet e reja zbardhin “sekretet” e Manastirit tė 40 Shenjtorėve

Arkeologu i Mesjetės sė Vonė nė Institutin e Arkeologjisė, pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė, Skėnder Muēaj tregon ekskluzivisht pėr gazetėn “Albania” mbi zbulimet mė tė fundit qė kanė rezultuar gjatė gėrmimeve tė sivjetshme, tė cilat ēojnė nė zbardhjen e historisė sė Manastirit tė 40 Shenjtorėve.

Nga Saranda, ai rrėfen se pėr tė shtatin vit me radhė, arkeologėt shqiptarė po gėrmojnė nė mjedisin e Manastirit tė 40 Shenjtorėve, pėr tė hedhur dritė mbi historikun e kėsaj qendre kulti e pelegrinazhi, unikale nė gjirin e Mesdheut.

Deri tani, nė kėtė vend ėshtė zbuluar numri mė i madh i amforave qė janė gjetur nė Mesdhe; mbi 8000 tė tilla, ndonėse tė thyerra, pėrbėjnė njė pasuri tė madhe pėr arkeologjinė shqiptare e mė gjerė.

Interesant ėshtė fakti se kėto amfora kanė ardhur nga zona tė ndryshme, siē shpjegon Muēaj; Siria, Palestina, Libani, pellgjet e Detit tė Zi, Turqia, Tunizia, Libia, Italia etj. Po kėshtu, janė zbuluar muret e nėndheshme dhe dy shkatėrrimet qė ky manastir ka pasur ndėr vite, tė cilat janė shkaktuar sė pari nga ushtria greke dhe herėn e dytė nga anglezėt, gjatė Luftės II Botėrore.

Manastiri i 40 Shenjtorėve ėshtė njė ndėr monumentet mė tė mėdha nė botėn mesdhetare. Ai paraqitet si rast unikal, njė kishė e madhe me njė pjesė tė saj nė nėntokė; ka pasur shumė ambjente pa dritė, tė cilat kanė shėrbyer pėr kultin e pelegrinėve.

Sipas hipotezave tė deritanishme tė arkeologėve, Muēaj tregon se ka shumė mundėsi qė nė kėtė kishė tė vinin banorė nga vise tė largėta tė Europės Perėndimore, tė cilėt ishin nisur pėr pelegrinazh drejt tokės sė shenjtė tė Jeruzalemit.

Sipas krahasimeve qė janė bėrė, ngjashmėritė e kėtij manastiri me kishat e Jeruzalemit janė shumė tė mėdha, megjithatė, arkeologu Muēaj pohon se kulti i 40 Shenjtorėve e ka origjinėn nga Armenia.


Kulti i 40 Shenjtorėve

Legjioni XII, Rrufeja, njė nga repartet e famshme tė ushtrisė romake nė atė kohė, u arrestua nė Armeni dhe u persekutua nga Perandoi Licin, (viti 317) bashkėsundues me Kostandinin e madh. Perandori Licin i dėnoi 40 ushtarėt, duke i futur nė njė liqen tė ngrirė dhe ata vdiqėn pa hequr dorė nga besimi i tyre te krishtėrimi.

Sipas legjendės, ushtarėve kristianė ju vunė para dy alternativa, teksa i kishin nxjerrė lakuriq nė mes tė dimrit; ose tė ndėrronin fenė dhe tė bėnin njė banjo me ujė tė ngrohtė, ose tė pranonin vdekjen tė zhytur nė ujin e akullt tė liqenit...

Mė vonė, ky kult u pėrhap nė vendet e Azisė tė Largėt, e prej andej nė Kostandinopojė e gjetkė. Nė vendin tonė mendohet se kulti i “40 Shenjtorėve” i pėrket fundit tė shek.V dhe shek.VI.


Shkatėrrimi nga grekėt dhe anglezėt

Manastri i 40 Shenjtorėve ka qenė nė kėmbė deri nė 1944, kur u bombardua nga armata angleze qė ishte e pozicionuar midis Korfuzit dhe Sarandės. Anglezėt mendonin se nė manastir qėndronte njė garnizon gjerman, kėshtu qė e bombarduan manastirin nga flota e tyre ushtarake detare.

Para bombardimit, kėto mure ishin 13 metra tė larta, 5 metra nėn tokė dhe 8 metra mbi tokė. Pjesa e mbitokės u shkatėrrua krejtėsisht gjatė sulmit tė flotės angleze, ndėrkohė qė shtresa nėntokėsore e kėtyre mureve u dėmtua nė vende tė ndryshme.

Sipas arkeologėve, manastiri ka pasur dėmtime edhe nė vitin 1878, koha para Kongresit tė Berlinit, nė prag tė Lidhjes sė Prizrenit, kur ushtria greke e hodhi nė erė njė njė pjesė tė nėntokės sė Manastirit tė 40 Shenjtorėve.

“Gjurmėt e shpėrrthimit tė barutit dhe tė shpėrrthimit anglez tashėm janė tė dokumentuara dhe tė identifikuara nga ne”, thotė Skėnder Muēaj.

Nė kėtė monument, gjatė Luftės II Botėrore kanė qendruar edhe reparte tė ndėrlidhjes (Postės) dhe artiljerisė bregdetare italiane… Me kapitullimin e Italisė, personali u largua por njė pjesė e tij u kapėn rrobėr dhe mė pas u pushkatuan nga gjermanėt.


Zbulimet

“Aktualisht, jemi nė fundin e kėsaj ekspedite; kemi gėrmuar tė gjithė pjesėn nėntokėsore tė manastirit dhe jemi duke mbyllur gėrmimet nė mbitokėn e kishės”, tregon Muēaj pėr gazetėn.

Gjithashtu, ai pohon se ka mbetur e pa gėrmuar njė pjesė e pagėzimoreve tė manastirit, tė cilat kanė qenė tė shumta. Pikėrisht, prania e kėtyre vatrave tė pagėzimit brenda njė vendi pėrbėn njė rast unikal nė Mesdhe dhe tregon se manastiri, sipas tė gjitha gjasave i kishte kėto pagėzimore pėr t’u ardhur nė ndihmė pelegrinėve qė vinin njė ditė tė caktuar, mė 9 mars qė ėshtė dita e 40 shenjtorėve, apo edhe nė data tė tjera.

Arkeologėt kanė zbuluar gjatė ekspeditės mė tė fundit edhe banjėn termike, furrėn, qė pėrgatiste ujin e ngrohtė pėr ata qė do tė pagėzoheshin.


Dishepujt dhe pikturat murale

Nė dhomat e Manastirit janė zbuluar mė parė edhe disa piktura murale. Njė nga kėto afreske i pėrket njė dishepulli dhe konsiderohet ndėr mė tė vjetrat e bizantit. Faltoret e ndryshme nėntokėsore ndohen pėrgjatė njė korridori oval dhe siē thamė mė lart, ato duhet tė kenė qenė funksionale pėr pelegrinėt qė ndaleshin nė kėtė manastir.

Pėr tė gjithė ata qė duan ta vizitojnė kėtė monument unikal, Manastiri i 40 Shenjtorėve ndodhet nė kodrėn pėrbri Kalasė sė Lekurėsit, vetėm 4 kilometra rrugė larg nga Saranda.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19788
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2009, 20:07   5

Shkrim i cituar Sarandė: Shembet 6m mur arkeologjik nė Finiq


Citim:
Shemb murin arkeologjik, do tė zgjeronte banesėn e vet

SARANDĖ - Njė banor i komunės sė Finiqit ka hedhur tėrėsisht pėrtokė njė mur arkeologjik me dimensione 3.2 metėr tė lartė e mbi 6 metra tė gjatė, qė daton nė shekullin e VI p.e.s., pėr t’i hapur rrugė ndėrtimit tė banesės vetjake, qė gjendet nė pjesėn e poshtme tė fshatit, poshtė rrugės sė fshatit.

Ziso Lluci, kryetari i komunės sė Finiqit, ka saktėsuar tė martėn pėr gazetėn “Metropol” se objekti i dėmtuar nuk bėhet fjalė pėr murin e ujėsjellėsit tė Justinianit, qė ndodhet nė rrugėn kombėtare, por njė mur nė ndodhet nė fshatin Finiq me vlera arkeologjike, qė daton nė shekullit VI p.e.s.”.

“Sapo kemi konstatuar prishjen e murit arkeologjik, institucioni i pushtetit vendorė ka denoncuar personin qė e kreu kėtė akt tė shėmtuar dhe pėr kėtė arsye shtetasi Thoma Fani, autori i prishjes sė objektit monumental ėshtė larguar nė drejtim tė Greqisė, ku ėshtė rezident”, thotė Lluci, duke sqaruar se, keqbėrėsi kishte ardhur nga Greqia me idenė pėr tė liruar truallin pėr rikonstruksion dhe me siguri punimet do tė vazhdojnė pas rrėnimit tė murit arkeologjik.

Sipas Llucit, kjo nuk ėshtė hera e parė qė pėrballen me sjellje tė tilla asgjėsuese tė kulturės. Ndėrkohė, Lluci ka shpjeguar se kjo vjen edhe nga mungesa e njohjes sė tyre.

“Mangėsi nė kėtė njohje kemi edhe ne si komunė, pasi me gjithė kėmbėnguljen tonė dhe kėrkesėn e pėrsėritur ndaj misionit arkeologjik italo-shqiptar pėr tė pasur njė hartė me vendndodhjen e tyre, kjo ėshtė plotėsuar vetėm dy javė mė parė”, u shpreh Lluci.

Ndėrkohė, i menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i Drejtorisė sė Monumenteve tė Kulturės tė Sarandės, tė cilėt pasi janė njohur mė ngjarjen e lartpėrmendur kanė marrė masat pėr tė sensibilizuar komunitetin nė kėtė zonė.

Ilir Papa, drejtor i kėsaj drejtorie, pohoi se nuk ėshtė fjala pėr murin e ujėsjellėsit tė Justinainit dhe se ai ka qenė njė mur “i fshehur” nė thellėsi tė banesave tė banorėve tė Finiqit, tė cilėt nė mėnyrė tė qėllimshme nuk raportojnė pranė institucioneve tė specializuar, pėr shkak tė pėrvetėsimit tė truallit.

“Institucioni ynė ka reaguar menjėherė, duke identifikuar vlerat e shkatėrruara dhe duke raportuar pėr atė qė ka ndodhur njė ditė mė parė nė komunėn e Finiqit. Dua tė falėnderojė kryetarin e kėsaj komune, i cili ka sensibilizuar organet kompetente pėr kėtė shkatėrrim qė i ndodhi objektit monumental”, pėrfundon deklaratėn Ilir Papa.

Rrėnimi i murit arkeologjik ka ndodhur 20 metra nėn rrugėn kryesore qė pėrshkon fshatin e Finiqit. Ajo nuk ka lidhje me rrugėn e re qė ėshtė duke pėrfunduar dhe qė lidh me asfalt qendrėn e fshatit me pjesėn mė arkeologjike tė tij, me Akropolin, teatrin antik etj. E. Molla

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62285
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2009, 18:14   6

Shkrim i cituar Butrint: Mbi shtatoren e zbuluar para 7 vjetėsh


Citim:
Minerva apo personalitet perandorak i Butrintit?!

SARANDĖ - Rreth shtatė vjet mė parė nė qytetin antik tė Butrintit, rreth 15 kilometra larg qytetit tė Sarandės, arkeologu Dhimitėr Ēondi sė bashku me disa arkeolog italianė, tė cilėt po zbatonin njė projekt tė pėrbashkėt, zbuluan fare rastėsisht njė shtat mermeri me pėrmasa mė tė mėdha se ato natyrore.

Duke u nisur nga forma jo e zakonshme e saj, nė fillim arkeologu Ēondi i paraqiti medias se ajo mund tė pėrfaqėsonte perėndeshėn Minerva, pasi shumė pranė vendit ku u gjet objekti monumental, ishte zbuluar rreth 30 vjet mė parė njė dedikim kushtuar kėsaj perėndeshe.

Dhe nė tė vėrtetė, nė pamje tė parė, vėshtruar me sytė e amatorit, statuja duket sikur paraqet njė shpend gjigand. Tashmė, qė vitet kanė kaluar, vetė arkeologu Ēondi ka ndėrruar idenė e tij, kjo fal studimit shkencore qė ka ndėrmarrė ai sė bashku me Iris Pojanin, specialiste e objekteve historike.

Sipas zbuluesit tė kėsaj statuje, Dhimitėr Ēondi, gjatė gėrmimeve qė janė ndėrmarrė nė vitin 1982, ėshtė gjetur njė mbishkrim kushtuar Minervės, i cili lexohet si mė poshtė:
“Ky vend i shenjtė dedikuar perėndeshės Minerva, mbretėreshės sė Perėndive, u ndėrtua nga Octalius Mystes me shpenzimet e veta nė tokėn qė i ishte dhėnė atij nga kėshilli i qytetit”.
“Qė nė kohėt e gėrmimeve tė arkeologut italian Luiēi Ugolinit, e gjithė zona nė lindje tė Teatrit antik ėshtė interpretuar si Forumi Romak, ose ėshtė konsideruar si pjesė e agora-forumit. Kjo do tė thotė se forumi, zemra monumentale e kolonisė mund tė ketė qenė lokalizuar kėtu, duke pėrfshirė edhe strukturat nė fjalė. Pra, e ashtuquajtura skulpturė e Minervės mund tė qėndronte e ekspozuar dikur nė Forum”, shprehet Ēondi.

Statuja mbi natyrore togatit prezanton njė personazh me njė togė mbėshtjellė rreth trupit tė saj. Shtatorja ėshtė prej mermeri pentelik. Lloji i veshjes i pėrket njė manteli toge tė tipit exiglul pa sinus.

Elementėt qė kanė mbetur prej togės janė nė pjesėn ballore skajet e togės me pala qė bien poshtė gjurit, nė tė djathtė gjurmė palash e kindesh tė togės, nė pjesėn e pasme pėrsėri skajet fundore e pjesė tė kėpucėve dhe gjithashtu gjurmė tė ēizmeve - veshje tipike e patricėve tė kohės.

Sipas Ēondi, statuja ishte realizuar tė ekspozohej ballazi, vendosur nė njė nish ose pėrkundėr murit pėr shkak se pjesa e prapme ėshtė thuajse e papunuar.

“Koka e shtatores duhet tė ketė qenė punuar veēmas, pasi nė pjesėn e sipėrme ruhen ende gjurmė tė thellimit apo kavitetit ku vendosej koka. Kėshtu duke qenė se gjatėsia e ruajtur e statujės ėshtė 198cm, duke u nisur nga pika e bashkimit, llogaritet pėrmasa origjinale e togatit me gjithė kokė, qė duhet tė ketė qenė rreth 240 cm”, tė shpjegon Ēondi, duke nėnvizuar se “nė njė stad tė dytė, togati origjinal mendohet tė jetė seleksionuar pėr ripunim nga njė skulptor apo njė atelie skulptorėsh”.

Sipas tij, skulptori qė ka ndėrmarrė kėtė vepėr ėshtė pėrpjekur tė shndėrrojė statujėn nė njė tjetėr shtatore me pėrmasa mė pranė atyre jetėsore, duke reduktuar volumin e pėrgjithshėm.

“Procesi i kėtij reduktimi fillon qė nga kėmbėt, duke u ngjitur nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Por statuja origjinale ishte e vėshtirė tė transformohej nė njė ekzemplar tjetėr pėr arsye se proporcionet e reja ishin tė gabuara”, shton Ēondi.

Mė tej, arkeologu me pėrvojė nė jug tė vendit, thekson se, datimi i procesit tė parė dhe tė dytė tė ripunimit duket i vėshtirė pėr tu pėrcaktuar. Ripėrdorimi i statujave ka qenė njė proces i zakonshėm gjatė periudhės romake.

“Sipas njohurive tė mia, ai fillon nė periudhėn kur sundoi Kaligula dhe u pėrhap mė shumė gjatė kohės sė Flavėve. Ky proces i ripunimit haset edhe gjatė antikitetit tė vonė. Sipas gjykimit tonė, procesi i ripunimit tė skulpturės duhet tė ketė ndodhur gjatė fundit tė shekullit tė IV dhe fillimit tė shekullit V p.e.s.”, tė thotė Ēondi.

Duke u nisur nga shkalla e ruajtjes, identifikimi i saktė i skulpturės mesa duket shumė i vėshtirė tė pėrcaktohet saktėsisht.


Studimi i skulpturės


Pamja dhe forma e pėrgjithshme e skulpturės lė pėrshtypjen e njė funksionari lartė tė lartė tė Perandorisė. Ai ka veshur njė togė tė shkurtėr republikane dhe kėpucė aristokratėsh. Pozicioni i skulpturės bėn tė mendojmė se ajo mund tė paraqesė pse jo edhe figurėn e njė oratori.

Arkeologu, njėherazi zbuluesi i statujės, Dhimitėr Ēondi, duke marrė nė konsideratė dimensionet e skulpturės mbi pėrmasat natyrore, nuk ka dyshim qė togati kolosal pėrfaqėson njė figurė tė rėndėsishme politike pėr Butrintin. Mos vallė njė Perandor apo ndonjė person qė ka lidhje me familjen perandorake?

“Mbishkrimet, skulpturat dhe monedhat provojnė tė dyja supozimet e mėsipėrme. Monedhat e prera nė Butrint, pėr shembull, mbajnė mbishkrimin Colonia Augusta. Kjo dedikim i ėshtė kushtuar si Lucius Domitius Ahenobarbus edhe Germanicus, qė tė dy personazh tė shquar nė kėtė qytet, pse jo edhe atė tė ndonjė patroni tė qytetit”, tregon Ēondi.

Kėsaj radhe nė ndihmė tė identifikimit vijnė vizatimet, me detajet e mbetura tė togės. Ato na lejojnė qė ta lexojmė mė qartė skulpturėn. Kėshtu vizatimet na udhėheqin tek njė rikonstruksion i mundshėm i njė portreti tė njė zyrtari aristokrat romak ose ndoshta edhe tė njė perandori.

“Portretet e Augustit dhe Agripės janė pjesė e koleksionit tė skulpturave tė Butrintit, tė gjetura afėr teatrit gjatė gėrmimeve tė Ugolinit. Studimi i kėtyre kokave tregon qė dimensionet e tyre pėrputhen me dimensionet e njė koke tė mundshme tė togatit”, shton Ēondi.

Datimi i punės origjinale mund tė bazohet nė stilin e asaj, ēka mund tė shihet nga toga dhe nė krahasimin me numrin e madh tė skulpturave tė togateve. Kėshtu togati shfaq ngjashmėri me togatin pa kokė nga Kopenhagėn.

“Stili i togės sė shkurtėr sugjeron qė datimi i punės origjinale i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė para Krisht. Toga i pėrket tipit exigua pa sinus qė datohet nė periudhėn republikane tė vonė. Megjithatė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė skulptura ti pėrkasė periudhės sė hershme perandorake, duke adoptuar njė stil arkaizant tė togės. Konteksti arkeologjik ku ėshtė gjetur kjo statujė meriton kėrkime tė mėtejshme pasi ato mund tė na japin njė informacion mė tė gjerė pėr organizimin e hapėsirės publike tė Butrintit nė periudhėn Romake”, pėrfundon shpjegimin arkeologu me pėrvojė, Dhimitėr Ēondi.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62538
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2010, 10:57   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Zbulohet njė objekt arkeologjik nė rrugėn e Butrintit

Sarandė, 3 prill - Punimet pėr zgjerimin e rrugės Kanali i Ēukės-Butrint janė bėrė shkas pėr zbulimin e njė objekti tė ri arkeologjik nė Manastir, qė pritet t’i shtohet itinerarit turistik kėtė verė.

Gėrmimet e firmės sipėrmarrėse tė punimeve, qė nė fillim janė ndalur nė territorin nė afėrsi tė lapidarit kushtuar 5 dėshmorėve nė Manastir, pasi nga vėzhgimi i kryer mė parė nga arkeologėt, ėshtė konstatuar prania e njė objekti arkeologjik.

Kėtė e ka pėrforcuar edhe informacioni i dhėnė nga bariu Pelivan Muho, qė ka kullotėn e bagėtive nė afėrsi tė Manastirit, i cili ka qenė njeriu i parė qė ka sinjalizuar firmėn e ndėrtimit pėr tė punuar me kujdes nė kėtė territor.

Ai ka treguar se kishte parė shfaqjen e njė muri antik. Objekti i zbuluar ėshtė njė mur nė formė rrethore, nė tė cilin bie nė sy mungesa e ēimentos dhe pėrdorimi vetėm i gėlqeres sė lėndės lidhėse mes gurėve tė pėrdorur. Fillimisht arkeologėt kanė menduar se kishin tė bėnin me njė bazilikė, por duket se kjo ide ka rėnė dhe puna pėr identifikimin dhe datimin e tij vazhdon.

Disa arkeologė janė shprehur se ky ėshtė njė ndėrtim qė i pėrket periudhės romake. I ndodhur shumė afėr Murit tė Demės dhe Manastirit tė Shėn Gjergjit, ai ėshtė cilėsuar njė monument qė i shtohet itinerarit tė guidave turistike tė kėsaj zone.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,16865
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2010, 10:00   8
Citim:
Ekspeditat “mėsyjnė” Butrintin

Ekspeditat verore “mėsyjnė” Butrintin. Muaji korrik ėshtė mė intensivi pėr sa i pėrket zbatimit tė projekteve. Pėr tė shtatėmbėdhjetin vit radhazi, fondacioni “Butrinti” i ėshtė kthyer Parkut Arkeologjik me shkollėn verore.

Esmerald Kola, specialist i kėtij fondacioni, tregon pėr katėr drejtimet kryesore ku ėshtė pėrqendruar puna me projektet e kohėve tė fundit. Ato kanė prekur konservimin dhe konsolidimin e disa monumenteve arkeologjike, kanė thelluar kėrkimin shkencor, ndėrkohė qė janė trajnuar studentė vendas e tė huaj nė fushėn e arkeologjisė e njėkohėsisht me ta janė pėrfshirė nė kėtė proces edhe banorėt vendas.

Nė kėto ekspedita janė pėrfshirė rreth 30 studentė dhe 11 arkeologė shqiptarė, 20 studentė dhe arkeologė tė huaj, si dhe 90 banorė, kryesisht nga fshati mė i afėrt me Butrintin, fshati Shėndėlli.

Njė ndėr projektet ka parashikuar pastrimin e vegjetacionit prej monumenteve, ndėrkohė qė janė konsoliduar mure dhe mozaikė.

Nė fushėn e konservimit veēohet si mė i rėndėsishėm projekti pėr konsolidimin e mureve rrethues mesjetarė, si dhe konservimi i mozaikėve tė Pallatit tė Trikonkės, qė ėshtė ndėr monumentet mė tė rėndėsishme.

Kola thotė se falė punės sė bėrė pėr konservimin e mureve rrethues mesjetarė tė qytetit antik dhe pjesės sė akropolit, si dhe zonės sė backfillit tė disa monumenteve, kėto zona u pėrfshinė nė itinerarin e vizitave tė Butrintit.

Valbona Hysa, drejtuesja e projekteve tė njė fondacioni tjetėr qė vepron nė Butrint prej 10 vjetėsh, “Trashėgimia shqiptare”, thotė se programet e kėrkimeve shkencore arkeologjike janė tė lidhura ngushtė me trajnimin e arkeologėve tė rinj. Sipas saj, ekspeditat e vitit 2010 janė fokusuar nė vazhdimin e studimit tė zonave tė njohura, por edhe nė zbulimin e zonave tė reja nė brendėsi dhe pėrreth Parkut Kombėtar tė Butrintit. Tė tilla ajo pėrmend zonėn arkeologjike tė Shėndėllisė. Atje ėshtė bėrė i mundur zbulimi i varreve antikė dhe i njė mauzoleu, qė konsiderohet identik me atė tė Nikopolit.

“Puna jonė survejuese ka nisur pas ndėrtimit tė hartės gjeologjike tė kėsaj zone, hartuar nga gjeologė anglezė nė vitin 2000”, shprehet Hysa.

Mė tej ajo thekson se do tė pėrpiqen ta rindėrtojmė arkeologjinė e Vrinės edhe pse truallit arkeologjik i janė shkaktuar dėmtime tė shumta nė vite, pasi ai ka qenė mbjellė me patate.

Para zbulimeve dhe studimit tė kėsaj zone nė 2008-n mendohej se kishim tė bėnim thjesht me njė zonė peshkimi, ndėrsa vulat e zbuluara nga studiuesja amerikane Dana Phelips dhe objekte tė tjera pėrforcuan mendimin se kjo pėrfaqėson njė zonė vendbanimi, qė nė kohėn e Augustit mori zhvillim tė madh.

Kėsaj ekspedite i ėshtė bashkėngjitur edhe njė grup studentėsh, tė ardhur nga universiteti “Eqrem Ēabej” i Gjirokastrės, tė udhėhequr nga pedagogu i tyre, arkeologu Dhimitėr Ēondi.

http://216.75.13.41/index/kulture/74...b79d13d79.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2010, 23:52   9
Citim:
Restaurohet thesari i Finiqit

Rreth 182 monedha argjendi tė zbuluara pak kohė mė parė nė rrethinat e Finiqit, janė restauruar sė fundmi nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeomentrisė.

Sė bashku me monedhat ishte edhe njė unazė argjendi me shqiponjė me njė kokė.

Tė saponxjerra nga nėntoka, kėto monedha ishin tė mbuluara nga produktet e korrozionit, tė gjitha jeshile dhe tė pėrziera me baltė. Shefi i laboratorit, Frederik Stamati, shprehet se nė gjendjen fillestare ato nuk mund tė lexoheshin e rrjedhimisht thesari nuk mund tė studiohej.

“Eksperienca jonė bėri qė tė kaloheshin me sukses problemet e restaurimit. Rezulton qė ky thesar tė jetė venecian, rreth shekullit XII. Nėse do tė mundohemi tė klasifikojmė monedhat, me njė vėshtrim tė parė do tė dallojmė gjashtė tipa, prej tė cilave, dy janė mė tė mėdha. Rezulton se jo tė gjitha monedhat janė prej argjendi tė pastėr. Ato me kryq, qė pėrbėjnė grupin e dytė pėr nga madhėsia, janė prej bakri, tė lara me njė shtresė tė hollė argjendi. Tė tjerat janė prej argjendi tė pėrzier me bakėr. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pse produktet e korrozionit ishin jeshile. Pak prej tyre janė me njė argjend mė tė pastėr. Nė pėrgjithėsi monedhat ruhen mirė, por ruajtja e tyre e mėtejshme kėrkon njė kujdes tė veēantė, qė vjen nga pėrmbajtja e bakrit nė to”, shprehet Stamati.

Pas restaurimit, jo vetėm qė monedhat u bėnė plotėsisht tė lexueshme, por u pa edhe mėnyra se si janė prerė. Sipas specialistit, ato janė prerė me gėrshėrė e pastaj ėshtė realizuar stampimi i faqes dhe shpinės.

Pas restaurimit, kėto monedha janė tė gatshme t’u nėnshtrohen studimeve nga specialistėt numizmatė, tė cilėt mund tė pėrcaktojnė mė qartė periudhėn historike nė tė cilėn janė pėrdorur, tė gjejnė ndikimet ekonomike, lidhjet tregtare dhe rrethanat nė tė cilat poseduesi i kėtij thesari u detyrua t’i fshinte nėn tokė.

Sipas Stamatit, nuk ėshtė hera e parė qė nė rrethinat e Finiqit zbulohen thesare tė kėsaj natyre. Mė parė janė gjetur dy tė tjerė, madje mė tė mėdhenj dhe qė tani janė tė ekspozuar nė Muzeun Arkeologjik tė Butrintit.

http://216.75.13.41/index/kulture/da...be2a5005d.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 05:43   10
Citim:
Sarandė, zbulohen shkallė tė teatrit antik nė Finiq

Disa shkallė prej guri, qė mendohet se i pėrkasin periudhės sė shek. V-III p.e.s., janė zbuluar sot nė teatrin antik tė Finiqit, rreth 8 km larg Sarandės. Objekti arkeologjik u zbulua nga ekspedita italo-shqiptare, qė ka nisur gėrmimet prej 10 vjetėsh nė kėtė objekt.

Finiqi, me emrin e lashtė, Foinikia, njihej nė lashtėsi si kryeqendėr e Kaonėve, ndėrsa nė shekullin III-tė u bė kryeqyteti i gjithė shtetit tė Epirit. Sipas studiuesve, Foinikia ka qenė qyteti mė i fortifikuar i Epirit.

Vendbanimi i lashtė ngrihej nė njė kodėr, nė formėn e njė anijeje tė pėrmbysur, ndėrsa fshati i sotėm ndodhet nė rrėzė tė kėsaj kodre. Nė zonėn e Akropolit, qė nė periudhėn bizantine u shndėrrua nė baptister, kohė mė parė u zbulua njė thesar i vogėl.

Po ashtu, nė Finiq u zbulua njė teatėr me kapacitet tė madh si dhe janė gjendur tri cisterna qė i pėrkasin periudhės midis shekujve tė V-tė dhe tė III-tė p.e.s.

Prej vitit 2000 njė mision arkeologjik i Universitetit tė Bolonjės (Itali) kryen rregullisht gėrmime arkeologjike nė kėtė qendėr, ndėrsa nė mars tė vitit 2005 Finiqi u shpall Park Arkeologjik Kombėtar.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=29356

Citim:
Zbulohen nė Finiq gjashtė ndenjėse tė teatrit antik

“Ėshtė njė moment qė shėnon njė hov tė ri nė punėn e arkeologėve pėr nxjerrjen nė dritė tė teatrit tė madh tė Epirit e Ilirisė sė Jugut”, kėshtu e ka quajtur arkeologu Dhimitėr Ēondi, zbulimin e djeshėm nė Finiq tė gjashtė ndenjėseve prej gurit tė teatrit tė kėtij qyteti antik.

Ekspedita italo-shqiptare ka nxjerrė nė dritė dje gjashtė ndenjėset e teatrit tė Finiqit, i cili, sipas tė dhėnave, ėshtė dhjetė herė mė i madh se ai i Butrintit. Ndėrkaq, profesor Ēodni thotė se do tė duhen vite pėr ta zbuluar tėrėsisht kėtė teatėr me shkallaret e saja, ndėrkohė qė Finiqi vlerėsohet si vendbanim arkeologjik nga mė tė pasurit.

Nė mėnyrė tė veēantė veēohen akropoli nė kodrėn e Finiqit dhe Nekropoli qė gjendet nė pjesėn aktuale tė banuar tė Finiqit tė sotėm. Gėrmimet qė po kryhen nė Bazilikėn dhe teatrin e Finiqit, kryesohen nga drejtoresha e Institutit Arkeologjik nė Tiranė, Shpresa Gjongecaj, dhe nga profesor Sandro de Maria pėr palėn italiane.

Nė prag tė promovimit tė njė bashkėpunimi shumėvjeēar shqiptaro-italian, qė do tė bėhet kėto ditė, mėsohet se gėrmimet qė po kryhen nė Bazilikėn e Finiqit, sipas profesorit tė Arkeologjisė nė Universitetin e Bolonjės, Enriko Xhorxhi, puna ėshtė njė fazė mjaft interesante. Kėto gėrmime do tė ndihmojnė arkeologėt dhe studiuesit pėr rindėrtimin e hartės sė vendbanimit antik, si dhe rivitalizimin e sitit, duke synuar qė ai tė bėhet i vizitueshėm.

http://216.75.13.41/index/kulture/97...7f0e132f1.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2011, 07:31   11
Citim:
Zbulohen nė Butrint pjesė tė dyshemesė sė Forumit Romak

Butrinti ėshtė njė prej vendeve mė tė pasura arkeologjike nė Shqipėri. Sė fundmi arkeologėt kanė hedhur dritė nė njė nga ndėrtimet mė tė rendėsishme tė periudhės romake.

Bėhet fjalė pėr dyshemenė e Forumit Romak, nje objekt arkeologjik i pėrmasave tė rendėsishme kulturore dhe historike jo vetėm tė kėsaj zone.



http://www.voanews.com/albanian/news...124015494.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2012, 22:45   12
Citim:
Butrint, zbulime te rėndėsishme

Objekte te tjera te rėndėsishme dalin ne drite nga nėntoka e qytetit antik te Butrintit ne Sarandė. Pėrveē qeramikės se shumte dhe monedhave, mes te cilave njė prej argjendi, arkeologet kane zbuluar portikun e njė forumi mbi 2 mije vjeēar, qe dyshohet te jete fundosur gjate lėkundjeve sizmike. Brenda tij gjendet kisha me e vjetėr e Butrinti, si dhe 13 varre qe i pėrkasin shekullit te 6-te.

“Forumi ėshtė monumenti me i rėndėsishėm pas teatrit dhe me i madh. Dimensionet e tij prej 75 metra gjatėsi dhe 21 metra gjerėsi, tregojnė se ėshtė nga Forumet me te mėdha te provincave romake dhe njėkohėsisht me i ruajturi. Pas njė lėvizjeje sizmike, gjithēka u mbulua dhe materiali i groposur nuk u pėrdor dot pėr ndėrtime te reja. Ne kėtė moment ne po zbulojmė portikun, disa kolonada qe do te jete njė pike e rėndėsishme pėr tu vizituar,” ėshtė shprehur arkeologu Dhimiter Ēondi.

“Kjo ėshtė ndėrtesa me e rėndėsishme e periudhės romake dhe i shton parkut arkeologjik te Butrintit njė monument gjigant. Aty shihet qarte njė periudhe 2000-vjeēare ndėrtimore. Bie ne sy faza mesjetare qe fillon ne shekullin e 16 dhe poshtė saj bie ne sy ndėrtimi ne shekullin e peste p.e.s. Ne kėtė zone gjendet kisha e pare me e vjetėr ne Butrint,” shprehet arkeologu amerikan, David Hernandez.

Ekspedita shqiptaro-amerikane do te vazhdoje gėrmimet edhe gjate muajit qershor ne parkun kombėtar te Butrintit qe shtrihet ne njė sipėrfaqe prej 15 hektarėsh.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ure&Itemid=209
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2012, 22:06   13
Citim:
Zbulimet e reja nė Butrint

Butrinti antik ka zbuluar kėtė verė pėr arkeologėt surpriza tė reja nė mozaik. Hapėsira e njohur si dhoma me maska pėr herė tė parė ka zbuluar pėr vizitorėt dhe studiuesit njė hapėsirė tė re tė zbukuruar me mozaik gurėsh tė pėrmasave mė tė vogla tė gjendura ndonjėherė nė Butrint.

E vlerėsuar si njė prej veprave tė artit antik, nder mė tė bukurat e gjetura ndonjėherė nė Shqipėri, dyshemeja e dhomės me maska, njė mjedis nė funksion tė teatrit tė dikurshėm tė Butrintit, paraqitet e zbukuruar me 5 figura antropomorfe nė trajtėn e maskave tė teatrit, 3 meshkuj dhe 2 femra. Arkeologėt thonė se mozaikėt dhe afreskat zbukuronin dikur tė gjithė kėtė hapėsirė,raporton Top Channel.

Ata besojnė se ndėrtimi i pėrket shekujve tė parė tė p.e.s. dhe hapėsira qė po restaurohet kėto ditė ėshtė fundi i njė korridorri tė gjatė tė mbuluar me mozaik me pėrmasa 4 metra e 40 centimetra me 31 metra.

E mbėshtetur prej Institutit tė Arkeologjisė, Fondacionit Butrinti dhe Parkut Kombėtar ekspedita ka nxjerrė nė dritė kėto ditė edhe mozaikė tė tjerė qė paraqesin figura atropomorfe, objekte gjeometrike, simbolikė tė mjaftueshme tė lidhur me kultin e Dionisit si dhe njė teknikė tė lartė tė punimit tė tyre nė kupolat e harqeve tė ndėrtesės sė Trikonkės.

Klejdi Zgurro, njėri prej restauratorėve, thotė se gjetjet janė optimiste dhe zbulimet nė mozaik do tė rrisin tėrheqjen pėr parkun dhe do tė ndihmojnė studiuesit tė kryejnė vlerėsime rreth jetės kulturore nė kėtė qytet nė shekujt e parė pas Erės sė Re.

Ekspedita kėrkimore e rreth 15 arkeologėve, restauratorėve, vullnetarėve dhe punėtorėve ka nisur nė fillim tė muajit korrik dhe tashmė gjendet nė fazėn e konkluzioneve.

http://www.koha.mk/kulture/16456.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2013, 22:57   14
Citim:
Sarandė, gjenden nė Parkun Kombėtar tė Finiqit 2 monedha tė vjetra

SARANDE-Njė bari 25 vjeēar nga Saranda i ėshtė drejtuar Drejtorisė sė Monumenteve nė Muzeun Arkeologjik tė Sarandės, ku ka pohuar gjetjen e dy monedha tė vjetra, nė Parkun Kombėtar tė Finiqit. Monedhat janė nė madhėsinė e njė 10 dhe 20 lekėshi, nė ngjyrė tė florinjtė dhe bronxtė, ku nė kėtė tė fundit dallohet njė dhi duke vrapuar.

Florand Kanushi, banor i fshatit Shijon, pohon se i ka gjetur monedhat nė sipėrfaqe tė tokės, pas shirave tė rrėmbyeshėm, pranė njė ulliri. Disa ditė pas gjetjes sė monedhave, bariu 25 vjeēar i ėshtė drejtuar Muzeut Arkeologjik tė qytetit bregdetar, pasi ka vendosur t’i kėmbejė ato kundrejt njė shpėrblimi.

Nė vjeshtėn e kaluar, nė Parkun e Finiqit, ku u shėnuan dėshmi tė reja pėr periudhėn e fund shekullit tė IV-tė dhe fillim shekullit tė 3-tė, para erės sonė, gėrmimet arkeologjike tė ekspeditės sė pėrvitshme italo- shqiptare u ndėrprenė.

Drejtuesi i ekspeditės, Prof Sandro de Maria, pohoi se nė vazhdim pritet qė tė gėrmohet, duke e thelluar nė njė informacion mė tė plotė shtresėzimin kohor. Profesori italian apeloi pėr mė shumė kujdes nga komuniteti pėr pasuritė arkeologjike.

Qyteti antik 2300-vjeēar i Finiqit, me njė mbrojtje natyrore, 7 km nė lindje tė qytetit tė Sarandės, shtrihet 283 metra mbi nivelin e detit dhe nga kodra mund tė kundrosh njė panoramė tė tė gjithė luginės, deri te liqeni i Butrintit dhe bregdeti i zonės sė Sarandės.

Jeta nė kėtė zonė fillon qė nė periudhėn pre historike. Gjatė viteve, kjo zonė u transformua nė njė zonė qendėr urbane, me akropol tė fuqishėm. Foinike ishte qendra e Kaonisė, seli e koinonit tė Kaoneve dhe kryeqytet i Koinonit tė Epiriotėve, nga viti 232 p. erės sė re, kur njohu njė mirėqėnie, pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik.

Teatri i Foinikes kishte njė kapacitet prej 12 mijė vendesh, i ndėrtuar nė shek 2 dhe 3 pas Krishitit. Verėn e kaluar, teatrin e vizituan turistė tė shumtė. Si zonė arkeologjike, Parku i Finiqit shtrihet nė njė siperfaqe 150 ha. Nė rrezen perėndimore tė kodrės shtrihet fshati i banuar Finiq dhe rruga e lidh kėtė zonė me pjesėn tjetėr tė luginės.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ra-120960.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2013, 23:52   15
Citim:
Arkeologji, gėrmime edhe nė Monumentin e 40 Shenjtorėve

Edhe pse arkeologjia shqiptare ka jo pak probleme, sėrish arkeologėt shqiptarė nuk do tė mungojnė nė zonat arkeologjike. Mes ekspeditave tė kėtij viti ėshtė dhe ajo nė Monumentin e 40 Shenjtorėve nė Sarandė. Drejtues i kėsaj ekspedita ėshtė Prof. Dr. Skėnder Muēaj nga Instituti i Arkeologjisė, dhe ajo do tė zhvillohet gjatė sezonit tė verės. Fushata e gėrmimeve e vitit 2011 nė kishėn e 40 Shenjtorėve do tė synohet nė disa drejtime kryesore. Nė gėrmimet e ambienteve jashtė kishės, gėrmime nė pjesėn perėndimore tė kishės, pjesa e jashtme e sterna 5 dhe 6, shkallarja veriore dhe jugore dhe nė dokumentimi grafik dhe pėrpunimi tė materialit arkeologjik. Ekspedita qė do tė zhvillohet kėtė vit nė kėtė zonė, ėshtė nė vazhdimėsi. Ndėrkaq qė kjo ekspeditė nuk do tė jetė me praninė e tė huajve, por do tė jetė vetėm me drejtues shqiptarė. Sa i takon ekspeditave tė tjera qė janė zhvilluar apo dhe do tė vijojnė, kanė dhe ndihmėn e bashkėpunimit mes universiteteve tė huaja, si ato italiane, etj.

http://www.sot.com.al/kultura/arkeol...enjtor%C3%ABve
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:38.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.