Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.11.2011, 21:21   41
Citim:
Pėrfshihet nga zjarri treni i pasagjerėve Tiranė- Durrės, s’ka tė lėnduar

TIRANE- Njė zjarr pėrfshiu sot lokomotivėn e trenit tė linjės Tiranė- Durrės. Zjarri fillimisht ka rėnė nė motorin e lokomotivės duke u shpėrndarė mė pas nė pjesė tė tjera.

Treni ishte nė lėvizje nė kohėn e rėnies sė zjarrit, ne afersi te Sukthit, ndėrsa kishte dy vagonė me rreth 50 pasagjerė.

Mėsohet se nuk ka patur asnjė tė lėnduar nga zjarri, pasi mashinistėt kanė arritur tė shkėpusin dy vagonėt me pasagjerė nga lokomotivė. Pak kohė mė vonė ėshtė shuar tėrėsisht zjarri.

Ende nuk ka tė dhėna lidhur me shkaqet qė kanė ēuar nė rėnien e zjarrit.

http://www.panorama.com.al/tipike/pe...ka-te-lenduar/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2011, 21:04   42
Citim:
Topi dekreton katėr ligje tė rėndėsishme

Tiranė – Katėr ligje tė miratuara me konsensus tė gjerė nė Parlament, u dekretuan sot nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi.

Ligjet e dekretuara janė: “Kodi Detar i Republikės sė Shqipėrisė”, “Kodi Hekurudhor i Republikės sė Shqipėrisė”, ligji “Pėr Bankat nė Republikėn e Shqipėrisė”, si dhe ligji “Pėr sigurinė e pėrgjithshme tė produkteve joushqimore”.

Kėto ligje u miratuan pak ditė mė parė nė Parlament dhe kėrkonin shumicė tė cilėsuar votash prej 84 kartonėsh jeshil. Me dekretimin e kėtyre ligjeve, ato tashmė hyjnė nė fuqi. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/45890
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2011, 09:23   43
Citim:
Ligji bėn njė ndarje e qartė mes infrastrukturės hekurudhore dhe pėrdoruesve tė saj

Ndryshimet qė iu bėnė Kodit Hekurudhor, ndryshime, tė cilat pritet tė hyjnė sė shpejti nė fuqi, do tė liberalizojnė tregun e transportit hekurudhor nė vend. "Kėto ndryshime ligjore ishin pjesa e mbetur e detyrimeve qė vendi ynė duhet tė pėrmbushė nė kuadėr tė integrimit evropian sa i pėrket transportit hekurudhor", thotė pėr ATSH-nė, Zamir Ramadani, drejtori i Pėrgjithshėm i Hekurudhave Shqiptare (HSH).

Tashmė, edhe ligjėrisht kryhet njė ndarje e qartė dhe e plotė mes infrastrukturės hekurudhore dhe pėrdoruesve tė saj. Pėrveē ndarjes, tregu i pėrdoruesve tė infrastrukturės hekurudhore liberalizohet. Ramadani shpjegon se, tashmė do tė krijohet njė ent rregullator pėr transportin hekurudhor, i cili do tė jetė njė strukturė krejt e pavarur nga Hekurudha Shqiptare.

Njėkohėsisht, pritet edhe krijimi i njė enti qė do tė kryejė licencimin e pėrdoruesve tė infrastrukturės hekurudhore. Liberalizimi i tregut do tė bėjė tė mundur qė pėrdoruesit e infrastrukturės tė paguajnė pėr kėtė gjė. Aktualisht, njėsia e transportit tė udhėtarėve dhe njėsia e transportit tė mallrave paguajnė pėr pėrdorimin e linjave hekurudhore.

"Nė tė ardhmen kjo do tė jetė e njėjtė edhe pėr pėrdorues tė tjerė, publikė ose privatė, nėse duan tė hyjnė nė treg", shpjegon Ramadani.

Para pak kohėsh, Hekurudha Shqiptare (HSH) u ristrukturua plotėsisht, nė pėrmbushje tė kushteve tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit (MSA). "MSA e bėri tė detyrueshėm njė riorganizmin tė tillė", thotė Ramadani. Ndėrmarrja tani ėshtė ndarė nė pesė njėsi tė pavarura nga njėra-tjetra: njėsia e udhėtarėve, njėsia e mallrave, njėsia e infrastrukturės, njėsia e mjeteve lėvizėse, dhe njėsia e mbėshtetjes logjistike.

HSH ėshtė ndėrmarrje nė pronėsi publike, e organizuar si shoqėri aksionere. Rrjeti hekurudhor ka njė shtrirje prej afro 400 km, nga Hani i Hotit nė Vlorė dhe nga Durrėsi nė Pogradec. Rrjeti hekurudhor i amortizuar dhe mjetet tejet tė vjetra, shtuar kėtu edhe rėnien e vėllimit tė transportit qė kryhet me hekurudhė, bėjnė tė domosdoshėm subvencionimin e saj.

Aktualisht, qeveria jep nga buxheti nė formė subvencioni gati afro 4 milionė euro ēdo vit, ndėrsa investimet arrijnė nė 2 milionė euro. Tani, pas ristrukturimit, subvencioni mbulon njėsinė e transportit tė udhėtarėve.

Sot, nė vend, trenat udhėtojnė me shpejtėsi mesatare 35 km/h deri nė 40 km/h, qė ėshtė afro 10 herė mė pak se shpejtėsia e trenave nė vendet e Bashkimit Evropian. Transporti i mallrave ėshtė njė sektor, i cili ka tregues tė mirė, ndėrsa transporti i udhėtarėve ėshtė nė rėnie. Infrastruktura e dobėt ka larguar udhėtarėt, duke e ēuar numrin e tyre deri nė 2 milionė pasagjerė nė vit, shumė herė mė pak se disa vite mė parė.

Rehabilitimi i linjės Durrės-Tiranė konsiderohet i rėndėsishėm pėr HSH, pasi kėtu edhe potenciali ėshtė i madh. Nė rajonin mes dy qyteteve banon afro gjysma e popullsisė sė vendit, ndėrkohė qė edhe biznesi ėshtė shumė i zhvilluar. Rehabilitimi i plotė i kėsaj linje parashikon, qė aty treni tė lėvizė me shpejtėsinė deri nė 120 km nė orė. Ramadani shpjegon se, projekti parashikon rehabilitimin e trasesė, tė shinave, rrethimin dhe mbrojtjen e gjithė gjatėsisė sė linjės me qėllim shmangien e aksidenteve, etj.

"Gjatė vitit 2012, ne do tė pėrgatisim projektin pėr zbatimin e planit tė rehabilitimit tė linjės Durrės-Tiranė, thotė Ramadani. Pėr zbatimin e planit nevojiten afro 120 milionė dollarė dhe nė momentin qė ne do tė kemi projektin e zbatimit do tė jemi nė gjendje qė tė kėrkojmė fondet e duhura, pėrfundon drejtori i HSH, Zamir Ramadani.

http://www.rilindjademokratike.com/R...aktualitet.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2011, 00:56   44
Citim:
Linja hekurudhore pa sinjalistikė, rritet numri i aksidenteve

Kohėve tė fundit ka ndodhur njė numėr i madh i aksidenteve pėrgjatė linjės hekurudhore nė rrethinėn e Pejės qė jo rrallė herė kanė pėrfunduar tragjikisht.

Pėr banorėt e komunės sė Pejės vazhdon tė jetė shumė shqetėsuese nė vendkalimet e trenit, si pasojė e mungesės sė sinjalistikės pėrkatėse, si dhe hapjes sė vendkalimeve ilegale nga ana e qytetarėve.

Pėrgjegjėsit komunalė thonė se po bėjnė pėrpjekje qė tė vendoset sinjalistika nė vendkalimet e trenit me qėllim tė evitimit tė aksidenteve.

Shani Berisha nga zyra pėr moblitete thotė se sa i pėrket kompetencave dhe mundėsive tė komunės kanė marrė disa hapa pėr pėrmirėsimin e kėsaj gjendjeje por prapė se prapė kjo gjendje ėshtė shqetėsuese.

“Mungesa e sinjalizimit pėrgjatė hekurudhės pengon qarkullimin e lirė tė njerėzve, si dhe ndikon tek aksidentet e shumta qė shumė herė kanė pėrfunduar edhe me vdekje, sa i pėrket nivelit lokal jemi pėrpjekur tė vendosim disa shenja dhe njė barrikadė”, ka thėnė Berisha.

Berisha tregoi se tek rrugėt lokale nuk ka barriera , barriera ėshtė nė afėrsi tė stacionit tė hekurudhės dhe ajo barrierė ėshtė e funksionalizuar nga personat e autorizuar nė kėtė drejtim.

“Ne kemi bėrė njė marrėveshje bashkėpunimi me hekurudhėn e Kosovės, ku kuvendi komunal ka participuar me dy punėtorė tė specializuar tė cilėt punojnė nė stacionin e trenit, po ashtu komuna ka ndėrtuar edhe shtėpizėn pėr vendqėndrimin e tyre”, ka thėnė ai.

Ndėrsa kjo gjendje ėshtė shqetėsuese edhe pėr Policinė Rajonale tė Pejės, e cila ka ndėrmarrė disa hapa pėr parandalimin e aksidenteve, por prapė se prapė numri i aksidenteve vazhdon tė mbetet mjaft i lartė.

Enver Dreshaj, zyrtar pėr hetimin e aksidenteve nė Policinė Rajonale tė Pejės, thotė se ėshtė mjaft shqetėsues numri i aksidenteve pėrgjatė vijės hekurudhore.

“Numri i aksidenteve pėrgjatė vijės hekurudhore nė territorin e Pejės ėshtė mjaft i lartė dhe shqetėsim i madh vjen nga vendkalimet ilegale pėr tė cilėn janė pėrgjegjės vetė qytetarėt. Nė rajonin e Pejės janė 30 vendkalime legale dhe 4 kalime ilegale qė janė mjaft shqetėsuese pėr punėn tonė”, deklaroi Dreshaj.

Policia u bėn thirrje qytetarėve tė mos krijojnė vendkalime ilegale pėrgjatė hekurudhės pasi kjo shton numrin e aksidenteve, tė cilat shpesh kanė pėrfundim fatal. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,85,140355
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2012, 10:30   45
Citim:
Nuk ka para pėr linjėn hekurudhore Kosovė-Shqipėri

Nė fund tė nėntorit do tė pėrurohet 60 kilometėrshi i autorrugės Morinė – Merdar. Linja ajrore Prishtinė – Tiranė ka pėrpjekje qė tė rikthehet nė funksion. Ndėrsa, me gjithė planet dhe premtimet, tani pėr tani, nuk do tė ketė investime pėr ndėrtimin e linjės hekurudhore qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė. Kėshtu ėshtė thėnė tė premten, nė Prishtinė, nga ministri i infrastrukturės sė Kosovės, Fehmi Mujota dhe ai i transporteve dhe punėve publike tė Shqipėrisė, Sokol Olldashi.

Tė dy ministrat kanė biseduar edhe pėr njė varg ēėshtjesh qė kanė tė bėjnė me hapėsirėn e lartė ajrore, e cila, aktualisht ėshtė kompetencė e NATO-sė.

Sa i pėrket rikthimit tė vijės ajrore Prishtinė – Tiranė qė llogaritet tė jetė ndėrprerė pėr shkak tė konkurrencės qė i ka bėrė autorruga, ministrat kanė vendosur tė gjejnė modalitete dhe lehtėsira qė sėrish nė kuptimin ekonomik ta bėjmė mė tė arsyeshme kėtė linjė ajrore.

Ministri Mujota, ka bėrė tė ditur se me gjithė pėrpjekjet dhe lehtėsirat, kjo do t’i mbetet tregut tė vendos.

“Aq mė mirė ėshtė tė rikthehet kjo vijė ajrore. Ne tani biseduam edhe pėr disa detaje tė lehtėsimeve qė do tė vendosim si Qeveri e Kosovė nė raport me atė nė Tiranė dhe besojė se ekipet profesionale teknike do tė gjejnė kėtė mėnyrė, por ne mendojmė se ka njė rėndėsi edhe simbolike edhe tė interesit tjetėr qė vija ajrore Prishtinė- Tiranė tė ekzistojė”, ka thėnė ai.

Ministrat e tė dyja vendeve nuk kanė lėnė asnjė alternativė transporti qė lidh kėto dy vende pa e diskutuar. Por, kur ėshtė pėrmendur linja hekurudhore, ministri Olldashi ka deklaruar se nuk ėshtė koha tė shpenzohet pėr tė.

Linja hekurudhore mes kėtyre dy shteteve ka qenė edhe premtim i pėrbashkėt i kryeministrit Hashim Thaēi dhe atij tė Shqipėrisė, Sali Berisha.

“Ne po punojmė edhe pėr fizibilitetin e njė linje hekurudhore qė do tė lidhė Shqipėrinė me Kosovėn. Sigurisht qė ėshtė njė vepėr infrastrukturore qė do tė kėrkojė mobilizime tė mėdha financiare dhe tė jemi realist se nuk ėshtė periudha mė optimale pėr tė menduar pėr shpenzime kolosale siē e do linja e tillė hekurudhore por kjo nuk na pengon ne qė tė ecim hap pas hapi. Tė ecim nė atė drejtim duke filluar me studimin e fizibilitetit, mė pas me projektimin e linjės hekurudhore pėr tė kaluar nė njė tė ardhme, shpresojė jo tė largėt, tė realizimit faktik tė njė vepre tė tillė”, ka thėnė ai.

Sa i pėrket portit tė Shėngjinit, qė tė dy Qeveritė ka kohė qė janė pajtuar qė tė jetė nėn menaxhimin e autoriteteve tė Kosovės. Ministrat janė deklaruar se nuk mund t’i detyrojmė transportuesit e Kosovės qė ta shikojnė si njė alternativė kėtė port, siē e shikojnė tani alternativė portin e Durrėsit. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,142012
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2012, 23:03   46
Citim:
Hekurudhat e Kosovės pa Kod Ndėrkombėtar

Nė kohėn kur Hekurudhat e Kosovės filluan tė funksionojnė si dy kompani tė ndara, atėherė kryesues i Bordit tė Hekurudhave, Sejdi Hoxha, kishte deklaruar se sė shpejti pritet tė merret edhe Kodi Ndėrkombėtar.

“Sė shpejti Train-kos do tė ketė Kodin Ndėrkombėtar Hekurudhor dhe do tė mund tė operojė edhe nė tregun evropian”, kishte deklaruar atėherė ky zyrtar i lartė. Bėhen tani mbi 5 muaj nga ajo kohė dhe Train-kos, ende duket larg pajisjes me Kod Ndėrkombėtar. Tash kryesuesi i bordit tė Infra-kos, Sejdi Hoxha ishte i zėnė tė prononcohej pėr kėtė ēėshtje. Kurse, drejtori i Bizneseve Operuese nė Train-kos, Besim Asllani, pėr Radion ”Blue Sky” deklaroi se nuk ka asnjė lėvizje nė kėtė drejtim.

“Fatkeqėsisht jo, nuk ka ndonjė lėvizje. Fatkeqėsisht ende nuk e kemi marrė Kodin e Hekurudhave ku janė tė anėtarėsuar tė gjitha vendet e tjera”, tha ai.

Asllani tha se nga zyrtarėt e lartė tė Bashkimit Ndėrkombėtar tė Hekurudhave, kanė marrė porosinė se nuk mund tė anėtarėsohen, pa u anėtarėsuar Kosova nė Kombet e Bashkuara. “Fatkeqėsisht nuk kemi arrit asnjėherė qė kėrkesa jonė tė del nė Asamble, d.m.th. ėshtė bllokuar nga pjesa menaxheriale e atij mekanizmi. Ēdo herė kanė dhėnė arsyetime se nuk do tė depėrtoni, nuk do tė ketė sukses, pėr shkak se nuk jeni anėtar tė OKB-sė...”.

Ndryshe, Kosova ka njė linjė ndėrkombėtare tė qarkullimit tė trenit, ndėrmjet Prishtinės e Shkupit. Mirėpo, lokomotivat duhet tė ndėrrohen nė kufi, me ēka krijohen vonesa mbi 1 orė. Asllani theksoi se sė shpejti do tė arrihet marrėveshje me palėn maqedonase pėr tė evituar ndėrrimin e lokomotivave. Kjo nuk ėshtė e ndėrlidhur me Kodin Ndėrkombėtar, theksoi Asllani.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=56723
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2012, 13:09   47
Citim:
Projekt pėr “rikthimin” e trenave

Tiranė, 18 shkurt Situata e rėnduar e transportit hekurudhor ka bindur njėrin prej donatorėve mė tė rėndėsishėm pėr tė ndihmuar qeverinė shqiptare pėr rikthimin e traditės pėr tė udhėtuar me tren. BERZH ėshtė institucioni qė ka pranuar tė asistojė Ministrinė e Transportit pėr hartimin e dy studimeve, nė mėnyrė qė tė identifikohet mė qartė forma sesi do tė ndėrhyhet, dhe mė pas vėnia nė zbatim tė opsionit pėr dhėnien me koncesion.

Zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka, thotė se projekti ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr zhvillimin e transportit nė vend. Paraprakisht, BERZH-i ka hartuar njė raport, ku veēon gjendjen kritike tė trenave nė Shqipėri, pėrfshi linjat e transportit dhe sinjalistika.

“Linjat janė nė gjendje pune, por nė kushte shumė tė kėqija. Pajisjet janė tė vjetra dhe kanė nevojė pėr rinovime. Sistemi i sinjalizimit ėshtė pothuajse tėrėsisht pėrtej afatit tė funksionimit”, thotė BERZH, duke bėrė me pėrgjegjėsi mungesėn e fondeve tė mjaftueshme pėr mirėmbajtjen e sektorit.

Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim thotė, ndėr tė tjera, se trenat kanė nevojė pėr shėrbim tė rregullt dhe me cilėsi, nė mėnyrė qė tė tėrhiqen pasagjerėt dhe tė reduktohet mbingarkesa e rrugėve.

Aktualisht, numri i pasagjerėve ka rėnė ndjeshėm, gati 10-fish, nė raport me vitin 1994, ndėrsa transporti hekurudhor pėrdoret kryesisht, tashmė, vetėm pėr ngarkesat e industrisė sė ēelikut, ēimentos etj.

Objektivi i pėrgjithshėm i projektit ėshtė rigjallėrimi i hekurudhave shqiptare, duke garantuar siguri, ku nė fokus tė veēantė do tė jetė rehabilitimi i linjės hekurudhore Durrės-Tiranė.

Studimi dhe konsulenca e BERZH-it do t’i japė mundėsi qeverisė tė nxisė firmat private tė investojnė, pėrmes skemės sė koncesionit.

Nė fillim, BERZH do tė orientohet drejt vlerėsimit financiar dhe ekonomik tė tė gjithė rrjetit hekurudhor, mė pas studimi i trafikut, dhe nė fund sektorėt se ku mund tė investohet (sipas segmenteve/pozicionit gjeografik). Projekti nis zbatimin nė shtator tė 2012-s dhe do tė zgjasė nėntė muaj, kurse vlera e tij ėshtė rreth 1.2 milionė euro.

Aktualisht, infrastruktura e dobėt ka larguar udhėtarėt, duke e ēuar numrin e tyre deri nė 2 milionė nė vit, kur vite mė parė ishte disa herė mė shumė.

Mungesa e fondeve dhe vetė tregu e bėn sektorin hekurudhor mė pak rentabėl se linjat e tjera tė transportit, aq sa ēdo vit nė bilancin ekonomik Drejtoria e Hekurudhave raporton humbje 1 milion euro.

Megjithatė, Ministria e Transporteve po mendon qė tė paktėn pėr linjėn Tiranė-Durrės, ku ėshtė e pėrqendruar gati 40 pėr qind e popullsisė, tė vendosė kushte tė reja udhėtimi, ku kryesori ėshtė shpejtėsia e lėvizjes.

Sot trenat udhėtojnė me shpejtėsi mesatare 35-40 km/h (rreth 10 herė mė pak se nė BE), kur dihet se kapaciteti ėshtė mė i madh, pėr shkak se nuk kanė trafik dhe janė tė sigurt.

Zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka, njohės i mirė i sektorit hekurudhor, deklaroi pak kohė mė parė se, ėshtė bėrė njė studim pėr linjėn e trenave Tiranė-Durrės, dhe njė projekt me synim vendosjen e sinjalistikės, masave tė reja tė sigurisė dhe lėvizjen me shpejtėsi deri nė 120 km/h.

Qeveria shqiptare jep nga buxheti nė formė subvencioni gati 4 milionė euro ēdo vit, ndėrsa investimet arrijnė nė 2 milionė euro, por sėrish sektori del me humbje, ndėrsa kushtet vijnė duke u pėrkeqėsuar.

Tentativat pėr ta rikthyer sektorin nė ditėt e tij tė lavdishme kanė qenė tė shumta, ku nuk kanė munguar projektet dhe studimet, madje edhe kompani tė huaja koncesionare, nga Sllovenia apo Estonia, por gjendja paraqitet aq kritike sa pėr ta vendosur nė binarin e duhur na duhen disa miliarda euro.

Pėr tė rikonstruktuar njė kilometėr linjė hekurudhore nė zonat fushore duhen tė paktėn 3 milionė euro, kurse nė zonat kodrinore 5 milionė, dhe nė malore 8 milionė euro. “Me 440 kilometra linjė qė kemi ne, do tė na duhen 3 miliardė euro”, thotė Noka.

http://koha.net/?page=1,3,88413
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2012, 10:14   48
Citim:
Dy muaj ndėrprerje, rifillojnė lėvizjen trenat e linjės Vlorė- Tiranė

Vlorė - Rivihet nė punė mas dy muaj ndėrprerjeje pėr shkak tė avarisė nė fshatin Mostar, treni i linjės Tiranė- Vlorė dhe anasjelltas. Por qytetarėt shprehen tė pakėnaqur me ndryshimin e orarit, qė parashikon nisjen e trenit tė parė nė orėn 5:00 tė mėngjesit.

Shqetėsimi i qytetarėve i ėshtė bėrė i ditur edhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Hekurudhave nga e cila pritet njė vendim pėr ndryshimin apo jo tė orarit. Ndėrkohė ēmimi i biletės nuk ka ndryshuar duke vazhduar tė jetė 300 lekė. Rifillimi i punės sė kėsaj linje hekurudhore megjithatė nuk ėshtė shoqėruar me pėrmirėsim tė kushteve nė vagona.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/31768
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2012, 22:25   49
Citim:
Shkurtime masive nė hekurudhė

Hekurudha shqiptare ka nisur shkurtimet masive nga puna. Pas dy ditėsh dalin te papune 225 punonjės, ndėrsa 200 te tjerėve do t`u ndėrpritet kontrata ne muajin maj.

Pėrveē kėtyre largimeve, do te filloje pagesa me 50% te rrogės ne disa sektorė te punės. Sipas sindikatės shkurtimet nuk duhen bere masivisht, por duke u bazuar ne vjetėrsinė e punės. Kreu i sindikatės ka akuzuar qeverinė se nuk po merr masa pėr vjedhjet e aksesoreve te rėndėsishėm te hekurudhės, duke nxjerre jashtė funksioni disa linja.

Ndėrsa drejtori i pėrgjithshėm i hekurudhės pohon se shkurtimet po bėhen ne baze te kodit te punės. Sipas drejtuesve te hekurudhės nuk behet fjale pėr krize ne kėtė sektor por pėr ristrukturim te tij.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...omi&Itemid=210
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.3.2012, 17:35   50
Citim:
Tritol hekurudhės Vorė Shkodėr

Tiranė, 3 mars 2012 - Njė shpėrthim i fuqishėm tritoli ka ndodhur nė mesnatė nė hekurudhėn Vorė Shkodėr. Shpėrthimi ka dėmtuar rėndė njė pjesė tė kėsaj hekurudhe nė vendin e quajtur Gramėz.

Shpėrthimi ka ndėrprerė lėvizjen e trenave, ndėrkohė qė punonjės tė hekurudhės po punojnė pėr rivėnien nė funksion tė hekurudhės.

Fatmirėsisht nė momentin e shpėrthimit nė hekurudhė nuk kishte asnjė tren. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorėve.

http://www.kosova.com/artikulli/80170

Citim:
Tritol hekurudhės Vorė-Shkodėr, rinis lėvizja e trenave

TIRANĖ- Rinis lėvizja nė hekurudhėn Vorė-Shkodėr, e cila u dėmtua gjatė natės pas njė shpėrthimi.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Hekurudhurave, sipas sė cilės tashmė lėvizja e linjės kryhet pa problem.

Sipas policisė njė shpėrthim i fuqishėm tritoli ka ndodhur nė mesnatė nė hekurudhėn Vorė-Shkodėr. Shpėrthimi ka dėmtuar rėndė njė pjesė tė kėsaj hekurudhe nė vendin e quajtur Gramėz.

Shpėrthimi ka ndėrprerė lėvizjen e trenave deri nė mesditė, ndėrkohė qė punonjės tė hekurudhės punuan pėr rivėnien nė funksion tė hekurudhės.

Fatmirėsisht nė momentin e shpėrthimit nė hekurudhė nuk kishte asnjė tren. Paraprakisht mendohet se shkaku i vendosjes sė tritolit mund tė ketė qenė qėllimi i autoreve pėr tė marrė hekurin pėr skrap.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2012, 20:54   51
Citim:
Hekurudhat pėr skrap, grabisin shinat nė Lezhė- Milot

Emri:  hekurudha1.jpg
Shikimet: 197
Madhėsia:  27,7 KBLezhė - Grabitja nė shinat e linjės Lezhė-Milot vė nė alarm Hekurudhėn. Njė natė mė parė nė kėtė segment janė grabitur 300 pllaka metalike si edhe aksesorė tė tjerė tė shinave, duke rrezikuar seriozisht lėvizjen e trenave. Denoncimet nga Hekurudha pranė policisė janė bėrė pėr dy grabitje nė fshatin Manati dhe Spiten, por deri tani asnjė prej autorėve nuk ėshtė identifikuar dhe ndaluar.

Hetimet e policisė janė shtrirė nė dy pista: atė tė grabitjes sė elementėve metalikė dhe shitjes pėr skrap si edhe atė tė grabitjes sė qėllimshme pėr tė nxjerrė jashtė funksionit linjėn hekurudhore. Grupet e punės kanė zėvendėsuar pjesėrisht pllakat metalike, pasi nuk kanė bazė materiale pėr tė zėvendėsuar tė gjithė aksesorėt e vjedhur. Pėr shkak tė amortizmit tė rrjetit hekurudhor por edhe tė grabitjes sė aksesorėve, ėshtė njoftuar qė treni tė mos lėvizė me shpejtėsi mė tepėr se 5 km nė orė nė kėtė linjė.

Teknikėt e linjės hekurudhore thonė se grabitja e pllakave metalike mbetet mė problematike nė segmentet Lezhė-Zejmen dhe Lezhė-Grykė Zezė, kryesisht nė afėrsi tė rrugėve automobilistike.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/32539
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2012, 08:15   52
Citim:
Emri:  4f5e6497d6d8c.jpg
Shikimet: 190
Madhėsia:  23,0 KBDel jashtė funksionit linja hekurudhore Guri Kuq-Librazhd

Pogradec - Del jashtė funksionit linja hekurudhore Guri Kuq-Librazhd. Shkak ėshtė bėrė amortizimi rėndė i linjės hekurudhore drejt Gurit tė Kuq, por edhe kriza qė ėshtė duke pėrjetuar ndėrmarrja e transportit hekurudhor nė shkallė vendi.

Konfirmimi bėhet nga ish punonjėsit e kėsaj linje, qė punonin nė kėtė stacion skajor, tė cilėt me njė urdhėr nga Ndėrmarrja e Transportit Hekurudhor janė pushuar nga puna.

Mė i amortizuar dhe mė i dėmtuar ėshtė aksi hekurudhor Guri i Kuq - Librazhd. Nė mjaft vende janė hequr, jo vetėm bullonat e tranversat e trasesė, por edhe vetė shinat, tė cilat vidhen nga banorėt. Ndėrkohė qė pjesėt e tjera metalike vidhen pėr t'u shitur pėr skrap.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/33059
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.3.2012, 17:01   53
Citim:
Vidhen shinat, bllokohet treni Vlorė Tiranė

Vlorė, 23 mars 2012 - Ajo qė ka ndodhur sot nė hekurudhėn shqiptare, ka mundur tė ndodhė dikur nė Perėndimin e egėr amerikan. Treni i linjės Vlorė Tiranė ėshtė bllokuar mėngjesin e sotėm si pasojė e mungesės sė shinave nė hekurudhė.

Sipas informacioneve, heqja e pjesėve metalike tė hekurudhės nė fshatin Zhamė tė Lushnjės e ka bėrė tė pamundur lėvizjen e mėtejshme tė trenit. Dyshohet qė pjesėt metalike tė jenė vjedhur gjatė natės sė kaluar, pėr t'u shitur pėr skrap.

http://www.kosova.com/artikulli/80822

Citim:
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2012, 22:41   54
Citim:
Amortizimi i hekurudhės, del nga shinat vagoni

Amortizimi i tepėrt i sistemit hekurudhor ėshtė bėrė shkak pėr daljen nga shinat tė trenit tė mallrave tė linjės Elbasan – Hani i Hotit.

Nga tė dhėnat e para mėsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orė 16:00 nė afėrsi tė fshati Bubq tė rrethit tė Krujės. Krijimi i kėsaj situate ka shkaktuar edhe bllokimin e linjės sė trenave Vorė- Shkodėr.

Policia e Krujės tha se pritet ndėrhyrja e specialistėve tė hekurudhės pėr tė normalizuar situatėn, nė mėnyrė qė tė rikthehet sėrish lėvizja e trenave pėr transportin e mallrave.

Amortizimet nė sistemin hekurudhor janė bėrė shpesh shkak pėr daljen e vagonėve nga shinat, duke shkaktuar edhe viktima.

Hekurudha shqiptare gjendet prej vitesh nė kolaps total pėr shkak tė mungesės sė investimeve.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...shinat-vagoni/

Citim:
Rrėnimi i hekurudhės shqiptare

Hekurudha Shqiptare nuk ka mė lekė qė tė paguajė punėtorėt e saj. Pavarėsisht shkurtime tė shumta kėtė fillim viti, gjendja e bilancit tė pagave ėshtė e mjerueshme. Nga 1 280 punonjės qė kanė mbetur, pas 300 shkurtimeve tė bėra, shumica prej tyre kanė kaluar me pagesė tė reduktuar me 50%.

Pagėn e plotė e pėrfitojnė vetėm punonjėsit e sektorit tė transportit, ku pėrfshihen mashinistėt, fatorinot, kontrollorėt dhe drejtuesit e trenave, ndėrsa pjesa tjetėr, duke nisur nga sektorėt ndihmės, siē janė mirėmbajtėsit e hekurudhės, punėtorėt e repartit mekanik, baza mekanike, administrata, e tė gjithė ndėrmarrjes prej mė se tre muajsh janė nė listė pagesa me 50% tė pagės, por edhe kėto para nuk i kanė marrė prej dy muajsh.

Gjendja ėshtė kaq e rėnduar sa qė tashme pėr tė siguruar fondin e pagesė pritet qė tė shitet skrap nga vagonėt dhe lokomotivat e kėsaj ndėrmarrje dhe me tė ardhurat e siguruara tė bėhet edhe likuidimi i pagave. Punonjėsit e reparteve ndihmėse tė shqetėsuar janė detyruar qė tė braktisin punėn pasi sapo paraqiten largohen. Ndėrmarrja ėshtė nė ditėt e saj mė tė vėshtira. Nė bisedė me sindikalistėt e hekurudhės mėsohet se pėr tė zgjidhur situatėn e vėshtirė financiare ėshtė shitja e rreth 2 mijė ton skrap, qė shoqėria i ka nė pronėsi. Kėtė na e konfirmoi nė kontaktin telefonik, Osman Meta, kreu i Sindikatės se Hekurudhės. Ai bėn me dije se pritet qė kėto ditė tė shitet skrapi hekurudhor qė tė sigurohet fond pėr pagat. “Janė 1 280 punėtorė qė nuk kanė marrė pagat pėr arsye se kjo ndėrmarrje nuk ka fonde, ndėrsa puna nė hekurudhė transporti ėshtė nė kolaps tė plotė. Nėse nuk do tė gjendet njė zgjidhje e shpejtė pas datės 10 Maj do tė nisin protestat e punėtorėve tė hekurudhės nė tė gjithė vendin’’, shprehet Meta.

Zamir Ramadani, Drejtor i Pėrgjithshėm i Hekurudhave ka deklaruar se janė vetėm dy muaj, marsi dhe prilli qė punėtorėt nuk janė paguar. “Ka krizė, nuk ka tė ardhura dhe po gjemė mėnyra tė tjera pėr tė siguruar fondet. 90% e punėtorėve kanė kaluar nė bordero me 50% dhe kėtu pėrfshihet edhe administrata, sepse bllokimi i tė gjitha kontratave tė transportit tė mallrave me linjėn hekurudhore ka sjellė kėtė situatė tė rėndė”, shprehet Ramadani.

Ai tha se pritet qė brenda dy ditėve nė vijim do tė shpėrndajmė njė pagė, ndėrsa deri nė fund tė javės sė ardhshme do tė sigurojmė fonde pėr tė shpėrndarė pagėn e njė muaji tjetėr, gje qė do ta normalizonte situatėn disi. /M.Brunga/

http://www.shekulli.com.al/shekulli/...hes-shqiptare/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2012, 22:37   55
Citim:
Alarmi i hekurudhave nė Durrės, 160 kalime tė paligjshme

Emri:  4fc35eaca89ac.jpg
Shikimet: 161
Madhėsia:  14,8 KBDurrės - Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave nė Durrės vė alarmin per kalimet e paligjshme nė linjėn hekurudhore. Janė rreth 160 kalime tė tilla tė cilat funksionojne prej vitesh dhe pėrvec rrezikut pėr jetėn e kalimtarėve demtojne edhe hekurudhen. Zonat me problematike jane ato nga Plepat deri ne Rrogozhine.

"E vetmja pengesė ėshtė qė ne nuk rrisim shpejtėsinė nė lėvizje pėr tė rritur sigurinė, jemi tė detyruar tė lėvizim me qarkullim tė ngadaltė. Kjo pėr tė vetmen arsye se banorėt kanė bėrė ndėrtime shumė pranė, qė ėshtė jashtė rregullave teknike. Bėjnė kalime tė paligjshme pėr tė kaluar nė krahun tjetėr, kur nuk ndodh nė asnjė vend tjetėr. Lėvizjet mbi shina ėshtė e ndaluar nė mėnyrė kategorik ", tha Edmond Dobi, drejtor i njesise se infrastruktures.

Kalimet mbi trasenė hekurudhore kanė bėrė qe te ulet ndjeshem edhe shpejtesia e levizjes se trenave, te cilet prej 20 vjetėsh e kane humbur konkurrencen me mjetet e tjera te transportit te udhetareve. Ndėrkohė amortizimi i linjave, defeketet e vazhdueshme dhe vjedhjet per skrap, e kane vene ne veshtiresi te madhe mirembajtjen e linjes hekurudhore ne gjithe vendin.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/38973
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2012, 23:37   56
Citim:
Vjedhjet e shinave, policia merr nė mbrojtje hekurudhėn

Drejtoria e Pėrgjithshme e Hekurudhave dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Shtetit kanė arritur mes tyre njė marrėveshje bashkėpunimi dhe bashkėrendimi tė punėve dhe aksioneve pėr identifikimin dhe kapjen e ēdo vjedhėsi nė linjat e hekurta.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Hekurudhave Shqiptare, zoti Zamir Ramadani, deklaroi pėr “Standard” se muajt e fundit ka pasur vjedhje tė shpeshta tė pjesėve metalike nė linjat e hekurudhės, gjė e cila ka vėnė nė vėshtirėsi serioze stafin e makinistėve dhe punonjėsve, por edhe duke rrezikuar jetėn e pasagjerėve.

“Ne i bėmė thirrje pėr ndihmė dhe bashkėpunim Policisė sė Shtetit, e cila na u pėrgjigj me urgjencė”, - ka thėnė zoti Ramadani, i cili mė tej shton: “Transporti me shina, pas problematikave dhe vėshtirėsive, pas zbatimit tė reformave pa kthim, po nis rrugėn e gjatė tė rimėkėmbjes dhe zhvillimit. Trenat kanė nisur rrugėt e tyre tė transportimit tė pėrditshėm tė pasagjerėve, por edhe tė mallrave, duke garantuar siguri absolute. Mendoj se arritja e marrėveshjes me Policinė e Shtetit dhe ndihma e pakursyer nga zoti Burgaj do tė rrisė performancėn e Hekurudhės dhe sigurinė e jetės sė pasagjerėve”.

Zoti Ramadani tha se “ashtu si ēdo vit, Hekurudha Shqiptare ėshtė pėrgatitur pėr tė realizuar me sukses transportin e udhėtarėve qė frekuentojnė plazhin e Durrėsit dhe tė Golemit dhe kjo pa dyshim ka pasur edhe ndihmėn e Policisė Shtetit, e cila po gjendet pranė problemeve tona”. Deri tani, Policia e Shtetit ka evidentuar dhe penalizuar mbi 44 persona, tė cilėt nė disa raste janė ndaluar dhe arrestuar nga forcat e saj, duke vjedhur mjetet dhe pajisjet hekurudhore.

Krahas trenave tė udhėtarėve, qė lėvizin ēdo ditė nė linjėn Tiranė - Durrės - Tiranė, qė u shėrbejnė frekuentuesve tė plazhit tė Durrėsit, pėr periudhėn nga data 23 qershor deri nė datėn 26 gusht 2012, nė kėtė linjė do tė shtohet dhe njė tren udhėtari, qė do tė shėrbejė ēdo ditė, me nisje nga stacioni Tiranės nė drejtim tė Durrėsit nė orėn 07:30 dhe nė kthim nga Durrėsi nė drejtim tė Tiranes nė orėn 19:45.

Gjate sezonit veror 2012, frekuentuesve tė plazhit tė Durrėsit do t’u shėrbehet me tre trena udhėtarėsh, tė cilėt garantojnė kushte modeste udhėtimi me nisje nė mėngjes nga Tirana nė drejtim tė Durrėsit dhe me katėr trena udhėtarėsh nė kthim pasdite nga Durrėsi nė drejtim tė Tiranės.

Drejtori Ramadani tha: “Qysh nga data 12 maj 2012, nė stacionin e Shkozetit pranė Plazhit tė Durrėsit, qėndrojnė tė gjithė trenat e udhėtarėve pėr t’u shėrbyer frekuentuesve tė plazhit. Nė kėtė stacion ėshtė vendosur edhe shėrbimi i biletarisė pėr pajisjen me biletė tė udhėtarėve qė udhėtojnė me trenat tanė. Nė dispozicion tė kėtij shėrbimi janė vėnė nė gatishmėri 12 vagonė tė tipit gjerman, qė kanė njė komfort tė mirė si dhe lokomotivat e nevojshme pėr realizimin e tėrheqjes pa shqetėsime tė trenave tė udhėtarėve”.

Gjithashtu, Hekurudha Shqiptare ka marrė tė gjitha masat pėr tė realizuar pastrimin dhe larjen ēdo ditė tė vagonėve tė udhėtarėve si nė stacionin e Tiranės, ashtu dhe nė stacionin e Durrėsit dhe Elbasanit.

Hekurudha Shqiptare ka rritur nivelin e bashkėpunimit dhe bashkėveprimit me Policinė e Shtetit, si pėr sigurimin e rendit nė trenat e udhėtarėve, ashtu dhe nė stacionin Shkozet pėr gjithė sezonin veror 2012.

Gjithashtu janė marrė masa tė plota dhe pėr t’u shėrbyer sa mė mirė frekuentuesve tė plazhit tė Golemit, qė lėvizin me tren nga Elbasani, Peqini, Rrogozhina, Kavaja e Tirana.

Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ramadani, tha: “Gjatė gjithė sezonit veror 2012, prania e forcave tė policisė do tė jetė nė ēdo kohė e minutė, deri nė garantimin e sigurisė absolute pėr linjat e trenat dhe dėrgimin nė burg tė tė gjithė atyre qė tentojnė tė prekin trenat dhe shinat, tė cilėt pėr t’i shitur ato pėr 5 apo 10 mijė lekė tė vjetra, shpesh kanė vėnė nė rrezik jetėn e qytetarėve”.

http://www.standard.al/index.php/kro...tje-hekurudhen
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2012, 22:21   57
Citim:
Olldashi: Hekurudhat me koncesion

Emri:  9y649x77.jpg
Shikimet: 140
Madhėsia:  15,1 KBMinistria e Punėve Publike dhe Transportit po pėrgatit tė gjitha procedurat pėr dhėnien me koncesion tė shėrbimit tė transportit hekurudhor shqiptar. Kėtė e ka bėrė tė ditur ministri Olldashi, gjatė konferencės sė tretė ndėrkombėtare pėr investimet e huaja nė Shqipėri. Olldashi ka thėnė se, hekurudhat dalin me humbje pėrsa i pėrket transportit tė qytetarėve, por janė kosto eficiente pėr transportin e materialeve dhe mallrave pėr pėrdorim nga bizneset.

Ministri i Transportit, gjithashtu, ka ftuar investitorėt tė bėhen pjesė e ndėrtimit tė hekurudhės Shqipėri, Maqedoni, Bullgari si pjesė paralele e korridorit tė tetė. Ministri i Turizmit, Aldo Bumēi, ka njohur investitorėt e huaj me mundėsitė e shumta qė ofron Shqipėria nė sektorin turistik. Veē larmisė sė shumtė turistike qė ofron vendi, numri i vizitorėve po vjen gjithnjė e nė rritje, u shpreh Bumēi.

Sipas tij, shėrbimi i hotelerisė ėshtė i pazhvilluar dhe ka nevojė pėr investime tė mėtejshme. Ndėrkohė, brenda kėtij viti pritet tė vihen nė funksionim 14 impiante tė trajtimit tė ujėrave tė zeza pėrgjatė bregdetit shqiptar, duke garantuar kėshtu njė cilėsi mė tė mirė uji dhe kushte pėr pushuesit. Gjithashtu, ministri Olldashi u shpreh gjatė konferencės se, ka filluar studimi i fizibilitetit pėr ndėrtimin e aeroportit tė Sarandės, qė pritet tė lehtėsojė lėvizjen e turistėve nė rivierėn shqiptare, por edhe nė pjesėn veriore tė Greqisė.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...koncesion.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.8.2012, 22:24   58
Citim:
Shqipėri-Mali i Zi bashkėpunim pėr sektorin hekurudhor

TIRANE - Shqipėria dhe Mali i Zi do tė bashkėpunojnė pėr sektorin hekurudhor, pėrfshirė edhe ndėrtimin e njė stacioni tė pėrbashkėt nė Tuz tė Malit tė Zi.

Marrėveshja e nėnshkruar nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe homologu i tij malazez Andrija Lompar, detajon procedurat qė do tė ndiqen nė transportin hekurudhor mes dy vendeve.

Pėr palėn shqiptare kjo marrėveshje konsiderohet shumė e rėndėsishme, duke pasur parasysh se e vetmja lidhje ndėrkombėtare e hekurudhės shqiptare ėshtė ajo pėrmes Malit tė Zi.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.8.2012, 22:49   59
Citim:
Shqipėri-Mal i Zi, bashkėpunim pėr hekurudhat

TIRANE- Shqipėria dhe Mali i Zi nėnshkruan njė marrėveshje tė re bashkėpunimi nė hekurudhė, pėrfshi ndėrtimin e njė stacioni tė pėrbashkėt nė Tuz tė Malit tė Zi. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, ministria e Transporteve bėn tė ditur se, marrėveshja e nėnshkruar nė Podgoricė mes ministrave respektivė tė Transporteve, Sokol Olldashi dhe Andrija Lompar, detajon procedurat qė do tė ndiqen nė transportin hekurudhor mes dy vendeve. Olldashi e konsideroi kėtė marrėveshje mjaft tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, duke pasur parasysh se e vetmja lidhje ndėrkombėtare e Hekurudhės Shqiptare ėshtė ajo pėrmes Malit tė Zi.

Pėrmes vendit fqinj, nė itinerarin Elbasan-Durrės-Bajzė-Tuz, Hekurudha Shqiptare kryen njė volum shkėmbimesh prej rreth 300 mijė ton, sasi kjo qė e bėn aksin hekurudhor Vorė-Bajzė mė rentablin nga pikėpamja ekonomike.

Nė takimin e tyre Olldashi dhe Lompar diskutuan edhe idenė e ngritjes sė njė grupi tė pėrbashkėt me pėrfaqėsues nga institucione tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi pėr adresimin e problemeve tė Liqenit tė Shkodrės dhe thellimit tė mundshėm tė shtratit tė lumit Buna dhe tė liqenit nė itinerarin ujor Shkodėr-Virpazar. Tė dy palėt ranė dakord tė pėrshpejtojnė ritmet e punimeve nė akset rrugore Hot-Tamarė-Vermosh nė territorin shqiptar dhe Plavė-kufi nė territorin malazez, duke i dhėnė kėsaj rruge njė karakter ndėrshtetėror, pasi pritet qė nė pėrfundim ajo tė jetė aksi mė i shkurtėr pėr tė lidhur zonat e Plavės dhe Gucisė, pėrmes territorit shqiptar, me Podgoricėn.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2012, 21:49   60
Citim:
Amortizimi i hekurudhės, dalin nga shinat dy vagonė pasagjerėsh

Durrės - Amortizimi i linjės hekurudhore pėr pak sa nuk ka shkaktuar njė tragjedi nė trenin e udhėtarėve. Sipas njoftimit tė policisė sė Durrėsit, nė 7 gusht rreth orės 17.30 nė lagjen e Plazhit ka dalė nga shinat treni i linjės Elbasan- Tiranė. Nga shinat kanė dalė dy vagonė pasagjerėsh, por qė fatmirėsisht nuk ka pasur dėme nė njerėz apo materiale. Nga hetimet paraprake sipas efektivėve shkak pėr ngjarjen ka qenė distancatori nė ndėrresėne shinave, i cili ka qenė i dėmtuar.

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se nė ndėrresėn e shinave Nr. 31, lokomotiva me Nr. 1060  e linjes Elbasan ? Tirane me dy vagona pasagjeresh ka dale nga shinat. Si pasojė e ngjarjes nuk ka dėme nė njerėz apo materiale. Po nga veprimet e para rezultoi se shkak eshte bėrė distancatori ne kete ndėrrese, i cili ka qene i demtuar e per pasoje ka bėrė qė treni tė dalė nga shinat", thuhet nė njoftimin e policisė sė Durrėsit.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/44342
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:26.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.