Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2012, 20:15   61
Citim:
Kosova dhe Shqipėria, gati pėr hekurudhėn e pėrbashkėt

Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipėrisė, qė tė riaktualizojmė, t’i shtrojmė ēėshtjet nė tavolinė, t’i shohim me ekspertėt, ta shohim fizibilitetin se sa ėshtė fizibile dhe cilat janė mundėsitė dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovės, shteti i Kosovės ėshtė shumė i interesuar pėr t’u lidhur me Shqipėrinė edhe me hekurudhė.

Pas lidhjes pėrmes autorrugės Durrės - Morinė - Merdar, Kosova ėshtė e gatshme tė ketė njė lidhje tjetėr me Shqipėrinė nėpėrmjet njė linje hekurudhore, thonė autoritetet nė Prishtinė. Sipas tyre, por edhe ekspertėve tė kėsaj fushe, me gjithė efektin pozitiv tė autorrugės, rruga hekurudhore mes Kosovės dhe Shqipėrisė, do tė ishte njė mundėsi e mirė pėr tė ulur edhe mė shumė koston, si dhe pėr tė stimuluar zhvillimin ekonomik.

Agron Thaēi, drejtor i Hekurudhave tė Kosovės, ka deklaruar pėr median kosovare se ekzekutivi i vendit ėshtė i gatshėm pėr realizimin e kėtij projekti. Pėr kėtė qėllim, ai bėn tė ditur se kanė pasur disa takime me autoritetet nė Shqipėri pėr tė shikuar mundėsitė financiare pėr fillimin e ndėrtimit tė linjės hekurudhore qė do tė lidhte kėto dy shtete.

“Ne kemi biseduar me autoritete nga hekurudhat e Shqipėrisė, qė tė riaktualizojmė, t’i shtrojmė ēėshtjet nė tavolinė, t’i shohim me ekspertėt, ta shohim fizibilitetin se sa ėshtė fizibile dhe cilat janė mundėsitė dhe burimet financiare. Qeveria e Kosovės, shteti i Kosovės ėshtė shumė i interesuar pėr t’u lidhur me Shqipėrinė edhe me hekurudhė”, - thotė Thaēi pėr Radion Evropa e Lirė.

Megjithatė, Thaēi tregon se kjo gatishmėri duket vėshtirė e realizueshme pėr shkak tė kostos financiare, terrenit tė papėrshtatshėm dhe gjatėsisė sė hekurudhės nė shtetin shqiptar.

“Bėhet fjalė nga shteti shqiptar prej 83 kilometra, me njė konfiguracion shumė-shumė tė vėshtirė, ndėrsa nga ana jonė bėhet fjalė pėr 17-20 kilometra, me njė terren shumė tė pėrshtatshėm. Prandaj, ne jemi nė bisedime, ėshtė vullneti i Qeverisė shqiptare dhe asaj kosovare, por tė shohim nė vitet nė vazhdim, ndoshta pas 1-2 vjetėsh”, - shton Thaēi.


Linja hekurudhore

Krijimi i njė linje hekurudhore ėshtė i domosdoshėm dhe i nevojshėm, thotė edhe Florim Grajēevci, profesor nė Universitetin e Prishtinės. Sipas tij, krijimi i infrastrukturės hekurudhore, do tė sillte mundėsi tė reja tė zhvillimit tė ekonomik ndėrmjet kėtyre dy shteteve.

“Krijimi i njė lidhjeje hekurudhore Kosovė - Shqipėri, ndoshta pėr momentin duket e pakapshme, por unė shpresoj se njė ditė do tė jetė domosdoshmėri dhe do tė realizohet. Nevoja ėshtė jashtė zakonisht e madhe, sepse me hapjen e linjės hekurudhore Kosovė - Shqipėri, krijohet mundėsia e daljes sė mallrave nga deti Adriatik pėrmes portit tė Durrėsit, nė Evropėn Juglindore. Unė me xhelozi e shikoj qė ky projekt duhet tė realizohet, kurdo qė tė bėhen kushtet”, - shprehet profesori Grajēevci.

Qė nga ndėrtimi i autorrugės Durrės - Morinė nga ana e Shqipėrisė dhe pjesės tjetėr tė rrugės Morinė - Merdar, tė quajtur “Ibrahim Rugova”, ndėrtuar nga Kosova, janė shtuar ndjeshėm marrėdhėniet tregtare dhe fluksi i turistėve ndėrmjet dy shteteve. Por realizimi i njė lidhjeje edhe me trena do tė sillte njė faqe tė re nė transportin midis dy vendeve, si pėr udhėtarė, ashtu edhe pėr mallrat. Funksionimi i njė linje hekurudhore Kosovė - Shqipėri, sipas ekspertėve, do tė ulte ndjeshėm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit tė shkaktuar nga djegia e karburanteve.

Po ashtu, linja hekurudhore Prishtinė - Prizren - Tiranė - Durrės, i mundėson dalje mė tė lehtė Kosovės nė portet shqiptare, sidomos nė portin e Shėngjinit, port ky qė shėrben kryesisht pėr Kosovėn.

Problemi mund tė trajtohet vetėm nė kuadrin e gjithė rinovimit tė rrjetit hekurudhor shqiptar, pasi nė pjesėn e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė edhe vėshtirėsia financiare dhe ndėrtimore e njė projekti tė tillė, shumė tė leverdishėm. Pėr kėtė, ministria e Transportit ka ndėrmarrė hapin e shpalljes sė njė tenderim pėr hartimin e njė strategjie gjithėpėrfshirėse, qė tė synonte ristrukturimin e sektorit hekurudhor shqiptar, i cili aktualisht ka mbetur ndėr tė paktėt sektorė tė ekonomisė, qė jo vetėm ėshtė nė pronėsi tė shtetit, por, pėr mė keq, subvencionohet nė mėnyrė tė vazhdueshme prej tij, vit pas viti. Tė gjithė qytetarėt janė tė ndėrgjegjshėm se kushtet e udhėtimit nė vagonėt me trena tė vjetėr e tė amortizuar, janė jashtė kohe. Ndėrkohė, gjithnjė e mė shumė mallra po lėvizin me trena, kryesisht nga pjesa veriore e vendit, drejt Evropės, ose prej saj, duke kaluar nga pika kufitare hekurudhore me Malin e Zi.

http://www.standard.al/index.php/eko...n-e-perbashket
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2013, 12:59   62
Citim:
Dalin nga shinat tre vagona tė trenit

Librazhd, 10 mars 2013, NOA – Tre vagonė tė trenit tė mallrave kanė dalė nga shinat nė afėrsi tė stacionit tė Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatė mbrėmjes sė djeshme. Treni i mallrave tė linjės Prrenjas- Elbasan- Durrės kanė dalė duke bllokuar linjėn hekurudhore.

Aksidenti ka ndodhur nė vendin e quajtur Kthesat Dragostunjės, rreth 5 kilometra larg stacionit tė Librazhdit. Shkak i aksidentit dyshohet amortizimi i hekurudhės.

Tre vagonė kanė qenė tė ngarkuar me mineral hekur nikeli. Drejtoria e Pėrgjithshme e Hekurudhave ka bėrė tė ditur se paraditen e sotme janė marrė masa pėr tė normalizuar situatėn dhe zhbllokuar linjat e shinave.

http://www.noa.al/news/artikull.php?id=288693
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2013, 22:35   63
Citim:
Ligji i Hekurudhave aspak i lehtė pėr ta zbatuar nė praktikė

Prishtinė, 7 maj 2013 - Nė mbledhjen e sotme tė Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri u shqyrtua raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ tė Hekurudhave (ARH), pėr vitin 2012, tė cilin e prezantoi kryesuesi i bordit, Halit Gara.

Mes tjerash Gara tha se edhe nė vitin 2012, ARH-ja ka vazhduar aktivitetin e vet nė pėrmbushjen e misionit tė vėnė sipas ligjeve nė fuqi.

Ai sqaroi se Ligji i Hekurudhave ėshtė miratuar nė fund tė vitit 2011, duke shtuar se viti 2012 ka qenė shumė dinamik pėr kėtė institucion nė tė gjitha aspektet dhe se kanė filluar me ristrukturimin. "Kjo nėnkupton qė ligji ėshtė mė i miri qė kemi pasur deri mė sot, por aspak i lehtė pėr ta zbatuar nė praktikė", vlerėsoi Gara, duke shtuar se ndryshimet nė kėtė institucion kanė filluar konform ligjit dhe se kanė filluar me ndryshimin e rregulloreve ekzistuese edhe akteve tjera nėnligjore, pėr zbatim tė plotė tė ligjit.

Pasi shpalosi aktivitetet e ARH-sė pėrgjatė vitit 2012, tė arriturat dhe sfidat me tė cilat ėshtė pėrballur Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, kryesuesi i bordit, Halit Gara, si dhe Drejtori i pėrgjithshėm i ARH-sė, Enis Berisha, u pėrgjigjėn nė pyetjet e shumta tė anėtarėve tė komisionit, lidhur me gjendjen e hekurudhave nė vend, me theks tė veēantė nė pjesėn veriore tė Kosovės, si dhe pėr kodin, licencimet, statistikat e infrastrukturės, tė hyrat vetanake dhe shumė ēėshtje tjera.

Krejtėsisht nė fund, pas njė diskutimi tė gjerė rreth kėtij raporti, komisionit aprovoi atė pėr procedim nė seancė plenare, duke kėrkuar nga ARH-ja qė tė sjellė njė raport shtesė nė komision pėr ēėshtjet qė u ngritėn nė kėtė takim.

http://www.kosova.com/artikulli/93298
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.5.2013, 13:46   64
Citim:
Drejt shkatėrrimi hekurrudha Rrogozhinė- Pogradec

Elbasan - Segmenti hekurudhor Rrogozhinė- Pogradec, po shkon drejt shkatėrrimit tė plotė. Prej disa muajsh,vjedhėsit nuk po kursejnė asnjė lloj materiali nė kėtė segment. Drejtoria rajonale hekurudhore ka bėrė mbi 70 denoncime nė polici, por deri tani nuk ka asnjė tė dėnuar. Edhe nė rastet kur vjedhėsit janė shoqėruar nė polici ata nuk janė mbajtur aty mė shumė se 24 orė. Drejtori Petrit Tola shprehet me shqetėsim pėr rrezikun e madh pėr aksidente nė kėtė linjė.

Pėr shkak tė kėsaj situate dramatike trenat e pasagjerėve apo tė mallrave, jo vetėm qė ecin me shpejtėsi tė ulėt, por shpesh herė detyrohen tė ndalojnė nė pjesė tė rrėnuara plotėsisht. Vjedhėsit pėrdorin leva hekuri e ēelėsa tė madhėsive tė ndryshme pėr tė ēmontuar pllakat lidhėse mes dy shinave, pjesėt metalike i shesin pėr skrap dhe tranversat prej duri i shesin si lėndė drusore pėr ndėrtim.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/63801/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2013, 22:53   65
Citim:
Berisha: Rivitalizim rrjetit hekurudhor shqiptar

Komisioni Europian po kryen njė studim mbi rrjetit hekurudhor shqiptar, ēka mė pas nė bashkėpunim me qeverisė shqiptare, do tė sjellė edhe nisjen konkrete tė punės pėr rivitalizimin etij. Ky fakt u konfirmua nga kryeministri Sali BErisha, gjatė bashkėbisedimit me bizneset nė Elbasan.

Gjatė fjalės sė tij, kreu i qeverisė tha se njė nga projektet mė tė afėrta ėshtė bashkimi hekurudhor me Maqedoninė, qė do ta kthejė hekurudhėn shqiptare nė njė rrjet transporti ndėrkombėtar. Bashkimi hekudhuror mes Shqipėrisė dhe Maqedoninė ėshtė edhe njė ndėr detyrimet qė secili shtet ka ndaj projektit tė Korridorit 8, qė do tė lehtėsojė qarkullimin ndėrkombėtar pėr njerėzit dhe mallrat.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-shqiptar.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2013, 08:43   66
Citim:
Vjedhin hekurudhėn pėr skrap

Emri:  51d6a85ef0774.jpg
Shikimet: 97
Madhėsia:  12,7 KBPogradec - Tre persona janė arrestuar gjatė natės nė Pogradec pėr vjedhje. Sipas tė dhėnave zyrtare Jakup Hyzellari, 54 vjeē, Erjon Nace, 24 vjeē, dhe Erjon Beqiri, 27 vjeē ishin duke vjedhur nė hekurudhėn Lin- Guri i Kuq.

Ata do i shisnin materialet pėr skrap dhe u kapėn teksa po nxirrnin pllaka dhe gozhdė tė shinave tė trenit nė afėrsi tė stacionit hekurudhor tė Gurit tė Kuq ? Lin. Gjithė materiali i vjedhur u sekuestrua dhe pėrbėn provė material pėr vjedhjen.


http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/65688/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.