Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.10.2006, 15:00   1
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Artikull Ēėshtje drejtshkrimi


Kjo ēėshtje po hapet me qėllim qė tė ndreqen disa gabime kryesore drejtshkrimi. Nuk do tė pėrfshihen tė gjitha rregullat e drejtshkrimit tė shqipes, por rastet mė tė rėndomta qė hasen nė log ose gabime tė pėrgjithshme.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2006, 15:31   2
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

1. Shkronjat e mėdha


1.1. Emrat e kombeve, popujve apo banorėve tė njė vendi, krahine, qyteti, fshati etj. janė emra tė pėrgjithshėm dhe shkruhen me shkronjė tė vogėl: dalmatėt, ilirėt, romakėt, gjermanėt, krutanėt etj.

1.2. Emrat e pėrveēėm tė botės mitologjike dhe tė tregimeve folklorike, shkruhen me shkronjė tė madhe: Bindi, Pani, Mitra, Zeusi, Minerva, Krishti, Buda, Apolloni, Muhamedi etj; Hirushja, Syqenėza, e Bukura e Dheut, Dhevėshtruesi etj; por shkruhen me shkronjė tė vogėl emrat e pėrgjithshėm tė kėtyre lėmive si: zanė, perėndi, zot, allah, qipull, shenjt etj.

1.3. Emrat e stinėve, e muajve dhe e ditėve tė javės shkruhen me shkronjė tė vogėl: pranverė, verė, vjeshtė, dimėr; kallnor, fror, qershor, korrik, dimėror etj.; e hėnė, e martė, e shtunė etj.

1.4. Emrat, gradat dhe titujt e funksioneve shtetėrore, ushtarake, politike, fetare etj. shkruhen me shkronjė tė vogėl: mbretėresha Teuta, perandori Julian, ministri i Jashtėm E.E., ministri i Brendshėm, deputeti E.E., presidenti i Republikės etj.; shefi i shtabit, komandanti Romel etj; princ Karl Topia, dukė Tanushi etj.; doktor profesor E.E., dekani E.E. etj.; papa Piu, peshkopi Mihal, at Gjeēovi etj. (Nė raste tė veēanta kur kėto tituj janė bėrė pjesė e pandarė e njė emri tė pėrveēėm, shkruhen me shkronjė tė madhe: Vrana Konti (Kont Urani), Princ Vidi etj.)

1.5 Titujt e gazetave, tė revistave e tė librave vendosen gjithnjė mes thonjėzash dhe iu shkruhet me tė madhe vetėm fjala e parė si dhe ēdo emėr i pėrveēėm nė pėrbėrjen e titullit: "Studime historike", "Studime filologjike", "Panorama", "Gazeta shqiptare", "Koha ditore", "Gjurmime albanologjike", "Zėri i arbėreshėve" etj. Tė njėjtin rregull ndjekin dhe botimet e huaja kur jepen sipas shkronjave shqip: "Der shpigel", "Frankfurter algemajner cajtung", "Herald tribjun", "Nju-Jork tajms" etj.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2007, 15:01   3
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

2. Emrat e huaj tė pėrveēėm


2.1. Emrat e huaj tė pėrveēėm shkruhen siē shqiptohen dhe sipas shkronjave shqipe e jo sipas shkronjave, hieroglifeve apo logografive tė gjuhėve pėrkatėse: Bethoven, Dvorzhak, Bop, Gėte, Andersen, Grim, Li Bo etj; Stokholm, Oslo, Sidnei, Pragė, Kėln, Rejkjavik, Liverpul, Czintinshanj etj. Nė shkrime kėrkimore, burimore etj. (apo kudo ku duket e nevojshme pėr saktėsim) origjinali mund tė shtohet nga pas nė kllapa.

2.2 Emrat e huaj tė pėrveēėm marrin mbaresa dhe lakohen plotėsisht sipas rregullave gramatikore tė shqipes: vendimi i Hagės, jo vendimi i Hagė; fushata e Frederikut IV, jo fushata e Frederik IV; Vladimir Putini i tha Xhorxh Bushit, jo Vladimir Putin i tha Xhorxh Bush; e dėgjova prej Zhak Shirakut, jo e dėgjova prej Zhak Shirak; nė koncertin e Moxartit, jo nė koncertin e Moxart; nga ishulli i Borneos, jo nga ishulli i Borneo; Argjentina mundi Paraguain, jo Argjentina mundi Paraguai etj.
fronti polar nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 09:15.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.