Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 3.9.2008, 00:08   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Fisher: "Pėr Zogun ka dokumente nė arkivat e Beogradit"


Citim:
E njeh mirė historinė e vendin tonė dhe veēanėrisht atė tė monarkisė, pėr tė cilėn ka shkruar edhe njė libėr voluminoz, kohė mė parė me titull “Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitetin nė Shqipėri”.

Dje nė Tiranė, profesor Fischer, kumtoi tezėn e tij “Kontributet zogiste nė zhvillimin e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve”. Ndėrkohė nė njė bisedė me median ai shprehet se, historia e monarkisė dhe ajo shqiptare duhet tė rishikohet. Pėr kėtė bazohet edhe nė arkivat e Beogradit, e cila sipas tij, ėshtė njė nga arkivat mė tė mėdha, qė ka mė shumė sesa Shqipėria, materiale tė panjohura pėr Mbretin Zog. Po ē’mendon ai pėr kėto 80 vite monarki nė Shqipėri, cilat janė sipas tij periudhat e arta, cilat ishin arsyet qė nė 1939 Shqipėria iu “la” Italisė, rishkrimi i historisė shqiptare dhe projektet e reja pėr tė.

Sot ndodheni nė 80-vjetorin e Monarkisė Shqiptare dhe lidhjet tuaja me Shqipėrinė dhe historinė e saj janė tė hershme. Ē’ju tėrheq nga ky vend dhe ē’ju bėn ta doni kaq fort?

Tė them tė drejtėn, nė pėrgjithėsi nė Amerikė ka kaq shumė njerėz qė merren me studime. Unė personalisht kam studiuar dhe jam tashmė studiues nė Universitetin e Kalifornisė. Sigurisht jam i interesuar pėr historinė, por dua tė njoh historinė e Shqipėrisė dhe kryesisht vitet e errėta tė saj, ato ’70. Nė pėrgjithėsi unė merrem me studimin e mbretėrive, por historia shqiptare mė tėrhoqi dhe e zgjodha kėtė histori pėr ta ndjekur mė tej dhe mė pas pėr tė shkruar njė libėr rreth tij, tė cilin e pėrfundova disa vite mė parė. Mendoj se kjo histori ėshtė interesante dhe ekzotike, madje totalisht e panjohur. Sigurisht unė e di si kanė qenė vitet ’70 nė Shtetet e Bashkuara, por kjo kėtu mu duk njė temė ideale pėr t’u ndjekur.

Ju si njė studiues qė e njihni mirė historinė e vendit tonė, sot pas 80 vitesh si e shihni Monarkinė Shqiptare dhe cilėn nga periudhat do tė veēonit?

Monarkia ka pasur gjėrat pozitive dhe negative tė saj. Megjithatė, ajo qė unė mendoj ėshtė se pozitivja ka mbizotėruar mė shumė kėtu. Do tė veēoja periudhėn qė nga 1920 deri nė fund tė viteve ’30, pasi pėr mua ishin vitet mė produktive, si nė fushėn ekonomike dhe atė sociale.

Nė kohėn e oborrit mbretėror, mbizotėronte dhe periudha mė e madhe e unitetit nė vend. Kur Zogu erdhi nė fuqi nė vitet ’20 ai gjeti kryesisht njė anarki dhe nuk kishte njė sistem ekzistues politik. Padyshim ai solli organizimin, solli krijimin e njė sistemi dhe i vuri gjėrat disi me kėmbė nė tokė, gjė pėr tė cilėn kishte mė shumė nevojė Shqipėria asokohe. Mendoj se demokracia as nuk mund tė ishte e diskutueshme apo e nevojshme nė vitet ’20. Por ajo qė duhej ishte krijimi i njė sensi uniteti nacional. Dhe kjo ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, madje shumė tė rėndėsishėm.

Megjithatė, nė 1939 Ahmet Zogu ia la Shqipėrinė Italisė...

Mendoj se ai nuk kishte shumė zgjidhje, duke qenė se u pushtua nga Italia. Por nga ana tjetėr mendoj, se pėr shqiptarėt duhet tė kishin ndėrtuar njė formė rezistence. Eshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktosh se nė ēfarė situate ndodhej ai. Gruaja e tij nė atė kohė sapo kishte lindur, ndėrsa ai ishte i shqetėsuar pėr familjen e tij. Megjithatė siē edhe thashė mė parė, Zogu duhet tė kishte ndėrtuar pak mė shumė rezistencė dhe se imazhi i tij nė Shqipėri do tė kishte mbetur mė pozitiv.

Ka mėse dy vjet qė debatohet pėr rishkrimin ose jo tė historisė sė Shqipėrisė, ju ē’qėndrim do tė mbanit pėr kėtė aspekt?

Absolutisht jam dakord. Historia e Shqipėrisė, nuk ėshtė vetėm historia e Shqipėrisė, por ėshtė pjesė e historisė sė tė gjithėve. Kur dikush shkruan njė libėr, njė kapitull pėrmban njė periudhė tė pėrcaktuar kohe. Por gjithashtu reflektojnė periudhėn e tyre dhe gjithkush vendos njė pjesė tė vetėn nė shkrimin e njė historie. Por unė nuk mendoj se dikush do tė ulet dhe do tė mund tė shkruajė njė histori perfekte apo biografinė perfekte tė Shqipėrisė. Padyshim ne si historianė shpresojmė qė tė japim njė kontribut dhe pėr mė tepėr, tė tjerėt ta shikojnė si tė vlefshėm kontributin tonė dhe tė krijojmė njė histori tė mirė, pėr tė ndėrtuar njė pamje tė qartė tė gjėrave. Por absolutisht mendoj se ēdo gjė duhet tė rishkruhet, ēdo gjė duhet tė riciklohet, kjo bėn pjesė nė procesin e punės sė ēdo historiani dhe tė ndėrtimit tė historisė, ėshtė njė koncept shumė i gjallė qė tregon vazhdimėsinė.

Po a ka fakte tė reja pėr tė rishkruar historinė e mbretėrisė shqiptare?

Gjithmonė ka fakte tė reja. Edhe tani qė janė lidhur mjaft marrėdhėniet me Perėndimin, nėse shkon nė arkivat e Londrės apo tė Uashingtonit dhe tė kėrkosh mbi shkrimet e historisė vite mė parė gjen material tė bollshėm, qė sjell fakte tė reja. Ka gjithmonė materiale pėr tė folur dhe pėr tė shkruar.

Po tė marr si shembull njė studiues qė ka folur pėr Shqipėrinė ėshtė Dan Perez, i cili ka kaluar gjashtė muajt e fundit dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Beograd, tanimė ka zbuluar dosje tė tėra materialesh qė kanė lidhje me Zogun. Madje, mė ka sugjeruar se koleksioni i tij atje ėshtė mė i madh sesa koleksioni i arkivit kėtu. Ndaj mendoj se deri tani njerėzit, qė janė marrė me Zogun nuk e kanė kėrkuar kėtė dhe prandaj them se, ka gjithnjė material tė ri dhe se historia ėshtė njė proces nė vazhdimėsi.

Arkivat nė Beograd mendoj se kanė njė pikė shumė e rėndėsishme, fillimi pėr tė gjithė individėt pėr tė cilėt rishkruhet historia.

Pėrsa i pėrket pjesės sė komunizmit, a ka ndikuar ajo nė dėmtimin ose jo tė historisė sonė?

Unė mendoj se jeta sociale, ėshtė ajo qė shėrben pėr tė treguar njė kėnd vėshtrimi. Ndėrkohė nga ana tjetėr historia i shėrben politikės dhe kjo ėshtė diēka nga e cila ne duhet tė largohemi sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

Historia duhet tė distancohet dhe tė jetė e pavarur nga procesi politik, nė tė kundėrt, ajo nuk ėshtė objektive dhe nuk i shėrben as qėllimit tė vetė historisė dhe as interesave tė vendit. Ndaj patjetėr politika duhet tė pastrohet sa mė shumė tė jetė e mundur nga historia dhe shkrimi i saj.

Kjo ishte njė nga arsyet qė ju bėri tė shkruani edhe librin...

Siē e pėrmenda unė jam njė profesor historie, Universiteti i Kalifornisė propozoi njė temė dhe unė nisa kėrkimet. Ka qenė njė temė mjaft interesante dhe unė jam i kėnaqur qė jam marrė gjatė kėsaj kohe me historinė shqiptare.

A keni ndonjė projekt tė ri tashmė?

Po kam njė projekt qė po vazhdoj dhe jam nė procesin e shkrimit tė disa gjėrave. Kam marrė materiale tė ndryshme tė historisė sė pėrgjithshme tė Ballkanit. Por disa janė nga Shqipėria, disa nga vendet e ish-Jugosllavisė dhe unė po i mbledh tė gjitha bashkė pėr tė gjetur njė kuptim tė pėrgjithshėm nėpėr njė vijė tė mesme, gjė qė shpresoj qė historianėt ta bėjnė edhe kėtu.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=18563
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.9.2008, 00:11   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Fisher: "Zogu ėshtė mė pozitiv se Enver Hoxha"


Citim:
Historiani anglez, Bernd Fischer, i cilėsuar si mė objektivi nė paraqitjen e historisė sė Zogut, deklaron se historia ėshtė nė proces tė vazhdueshėm rishikimi. Po ashtu, edhe ajo e mbretit shqiptar. Por ai nuk futet nė debatin shqiptar, ku pretendohet se njė pjesė e historianėve e kanė shtrembėruar figurėn e Zogut, e tė tjerė do ta ndreqin. Fischer thekson se ka shumė dokumente arkivore pėr t'u studiuar dhe kėto duhet tė bėhen nė kohė. Sapo ka pėrfunduar njė botim, ku flet jo vetėm pėr Zogun, por edhe Enver Hoxhėn. Nė njė krahasim mes tė dyve, mbretin e cilėson mė pozitiv.

Nė kėtė pėrvjetor tė Monarkisė ėshtė ndezur debati pėr rishikimin e historisė sė Zogut. Cili ėshtė opinioni juaj?

Gjithmonė kam deklaruar se historia duhet riparė, sepse nė ēdo 10-vjeēarė ka shumė dokumente tė reja qė dalin nė dritė. Shembulli mė i fundit ėshtė njė student qė e kam takuar nė Tiranė, me tė cilin fola para disa javėsh. Ai kishte qenė nė Beograd dhe mė tregoi se nė arkivat e atjeshme ka dokumente pėr Zogun, tė cilat mendoj se shumė njerėz qė kanė punuar dhe studiuar pėr kėtė periudhė, nuk i kanė parė. Kjo ėshtė e kuptueshme, sepse nuk ėshtė e mundur qė ēdo historian tė shohė tė gjitha dokumentet qė ndodhen nėpėr arkiva. Rishikimi i historisė ėshtė njė proces normal, po ashtu edhe historia e Zogut. Shpresoj qė tė merren parasysh gjithė kontributet qė kanė dhėnė njerėz tė tjerė nė kėtė studim.

Ju keni shkruar librin "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri". Gjatė kėsaj kohe keni rėnė nė kontakt me dokumente tė reja, qė ndoshta pėrmbysin edhe pikėpamje?

E kam shkruar qė herėt librin, mė 1998. Janė tė shumta materialet qė kam shfletuar gjatė kėsaj kohe. Edhe nė arkivat kryesore, tė tilla si ai i Uashingtonit ose Londrės. Ato funksionojnė duke e bėrė tė pranishėm materialin nė mėnyrė graduale. Ka edhe materiale sekrete tė cilat nuk vihen asnjėherė nė dispozicion. Shumė kohė pasi kam shkruar librin, kam gjetur nė arkiva materiale tė OSS, shėrbime inteligjente si CIA sot, qė gjatė Luftės sė II Botėrore operuan nė Shqipėri. Nuk munda t'i bėja prezente nė botimin e parė, por njerėzit duhet t'i njohin.

Diskutimi mbetet mbi objektivitetin e historisė, qoftė edhe e rishikuar. A mundet qė kjo figurė tė ndėrtohet nė tė dyja dimensionet, kontributet, por edhe dėshtimet?

Kėshtu duhet tė ndodhė, ndryshe nuk mund tė kuptohet historia. Nė librin tim jam pėrpjekur tė jem shumė objektiv. Them se kam bėrė njė pėrpjekje ta shoh nga kontributet, por edhe nga dėshtimet. Asnjė qenie njerėzore nuk mund tė jetė perfekte. Zogu kishte shumė dėshtime, si tė gjithė ne, por i binin mė shumė nė sy pėr shkak tė pozicionit. Ai erdhi nė pushtet kur kishte shqiptarė, por jo Shqipėri. Kontributi kryesor i tij ishte krijimi i hapave drejt bashkimit dhe i konceptit tė kombėsisė shqiptare. Ėshtė e vėshtirė ta cilėsosh, por kjo ėshtė merita kryesore.

Do tė vazhdojė puna juaj nė studimin e kėsaj periudhe historike?

Sapo kam botuar njė libėr tė titulluar "Tė fortėt e Ballkanit". Njė kapitull ia kam kushtuar mbretit Zog dhe Enver Hoxhės. Shpresoj qė pėr 5-6 muaj tė vijė edhe nė shqip.

Si vjen Enver Hoxha nė kėndvėshtrimin tuaj?

Enver Hoxha ėshtė figurė mė negative. Ėshtė e qartė qė ai ndėrtoi komunizmin mė tė kontrolluar dhe pėr dekada tė tėra e la Shqipėrinė shumė pas. Edhe ai ka kontributet e veta, por mė pėlqen tė mendoj qė Zogu ka mė shumė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42821
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.9.2008, 00:14   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Libra nga Bernd Jyrgen Fisheri
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.9.2008, 12:54   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Mendoj se ai nuk kishte shumė zgjidhje, duke qenė se u pushtua nga Italia. Por nga ana tjetėr mendoj, se pėr shqiptarėt duhet tė kishin ndėrtuar njė formė rezistence. Eshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktosh se nė ēfarė situate ndodhej ai. Gruaja e tij nė atė kohė sapo kishte lindur, ndėrsa ai ishte i shqetėsuar pėr familjen e tij. Megjithatė siē edhe thashė mė parė, Zogu duhet tė kishte ndėrtuar pak mė shumė rezistencė dhe se imazhi i tij nė Shqipėri do tė kishte mbetur mė pozitiv.
Siē kam lexu dikund, nė L2B populli norvegjez ishte vetė qė e pėrcolli mbretin nė njė vend tjetėr, pėr ta ruajtur. Qė nuk mė duket e ēuditshme tė ketė ikur Zogu.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:25.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.